Energjia në fizikë



http://eseshkolle.blogspot.com/Energjia  në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet.
Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë "J", për nder të Xhejms Xhaulit.
Puna dhe ngrohtësia kanë të njëjtën njësi energjie, por janë koncepte fizike krejtësisht të ndryshme.
Energjia ndodhet në çdo sistem mekanik të veçuar.
Format e energjisë
Energjia kinetike
Objektet që lëvizin kanë energji kinetike, energjinë e lëvizjes. Sa më shpejt të lëvizë diçka, aq më shumë energji kinetike ka. Ndërsa kur e ul shpejtësinë, ajo humbet energji kinetike. Ne jetën e përditshme , hasim shumë shpesh në raste që kanë të bëjnë me energjinë kinetike. Për njehsimin e energjisë kinetike përdorim formulën:
Energjia potenciale
Është trajtë e energjisë mekanike e kushtëzuar prej pozitës reciproke të trupave ose të molekulave të njëjtit tip. Energji potenciale kanë trupat të cilët janë të aftë të kryejnë punë për shkak të pozitës, p.sh. Teli i lakuar, tjegullat në kulm, librat në rafte etj.
Shndërrimi i energjisë
Energjia nuk mund të krijohet apo shkatërrohet. Kjo do të thotë se sasia e energjisë në Gjithësi është gjithnjë e njëjtë. Sa herë që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë tjetër. Kjo gjë ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë kafshët.
Shndërrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë me rrota dhe e lidhim me një trup me një rrotull te palëvizshme. Trupi i varur ka një lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose të lartësisë. Kur ne do ta lëshojmë trupin energjia e tij e lartësisë do te shndërrohet ne energjinë e lëvizjes se karrocës me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej llojeve te energjisë janë energjia mekanike, e lartësisë, e lëvizjes, energjia kimike, e ushqimit qe përcillet ne muskuj, energjia bërthamore qe përdoret për energjinë elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet ne lëvizje çlirojnë nxehtësi. Dielli është një burim energjie termike dhe dritore.
Ligji i ruajtjes së energjisë
Ligji i ruajtjes se energjisë thotë qe : Energjia as nuk mund të krijohet as nuk shkatërrohet, por mund të transformohet nga një formë në një tjetër.
Rëndësia e energjisë për shoqërinë
Thënie mbi energjinë
"Energjia dhe këmbëngulja ndryshojnë gjithçka". Benjamin Franklini
"Energjia është e njëjtë me dëshirën dhe qëllimin." Sheril Adams
"Energjia është një kënaqësi e amshueshme, dhe kush dëshiron, por nuk vepron, përhap murtajën." Uilliam Blejk
"Synimet ju ndihmojnë të kanalizoni energjitë tuaja në veprim. " Les Braun

Puna
Fuqia (fizikë)
Entropia
Termodinamika
Eksergjia
Energjia e lirë
Energjia kimike
Ushqimi na jep energjine e nevojshme per te cilen ka nevoje qeliza qe te funksionoj,është energjia qe ndodhet ne lidhjet qe bashkojne mes tyre atomet qe formojn molekulat e ushqimeve,e quajtur ENERGJI KIMIKE.Te gjitha substancat qe ushqehemi,qofshin ato qe vijn nga kafshet/bimet permbajne energji kimike qe shfaqet si flake dhe nxehtesi kur digjen ushqimet. Energjia qe mund te perdoret nga qelizat permbahet ne molekulen e nje sheqeri te thjështë ,te glukozes.Reaksjoni i djegies se glukozes,qe ne qeliza clron energjin e nevojshme per veprimtarine e tyre,quhet frymemarrje qelizor. Fotosinteza është procesi me ane te te cilit perdorin energjine e diellit per prodhuar.duke u nisur nga CO2 dhe nga H2O ,molekula organike te pasura me energji kimike si glukoza.


Energjia diellore
Energjia diellore (ose solare) mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmes fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë.
Me energji diellore nënkuptohet energjia (termikeo-elektrike) e prodhuar nga shfrytëzimi i drejtpërdrejte te energjisë se rrezatuar nga Dielli drejt Tokës. Në çdo moment Dielli transmeton drejt orbitës 1367 Watt për metra katror. Sasia e energjisë diellore që arrin në sipërfaqen e tokës është shumë e larte, gati dhjetëmijë here me e larte se gjithë energjia e përdorur nga njeriu. Energjia Diellore bën pjesë në grupin e energjive te rinovueshme si Biomasa, Biokarburanti, Gjeotermike, Hidroenergjetike, Eolike etj. Teknologjitë kryesore për prodhimin e energjisë termike dhe elektrike nga dielli janë :
Paneli Diellor Termik
Paneli Diellor me përqendrim
Paneli fotovoltaik
Shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike quhet ndryshe fotovoltaik.
Elektriciteti (greq. ήλεκτρον, ilektron = qelibar) është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedha e ngarkesës. Kjo përfshin shumë dukuri të mirënjohura fizikore si rrufeja, fushat elektromagnetike dhe rrymat elektrike, dhe është vënë në përdorim industrial në elektronikë dhe fuqinë elektrike. Këto koncepte të lidhura, por të dallueshme janë më të njohura nga terme më të sakta :
Fusha elektrike - është një efekt i krijuar nga një ngarkesë elektrike që ushtron një fuqi në sendet e ngarkuara në afërsinë e saj.
Forca elektrike - është aftësia e një fushe elektrike për të vepruar, zakonisht matet në volt (V).
Rryma elektrike - është lëvizja apo rrjedha e pjesëzave të ngarkuara elektrike, matet në amper (A).
Energjia elektrike - është energjiae fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.
Fuqia elektrike - është përqindja me të cilën energjia elektrike kthehet apo ndryshohet në një formë energjie tjetër, si drita, ngrohtësia apo energjia mekanike.
Ngarkesa elektrike - është një lidhje e vetive të ruajtura të disa pjesëzave nënatomike, të cilat përcaktojnë ndërveprimine tyre elektromagnetik. Lënda e ngarkuar elektrikisht ndikohet dhe krijohet nga fushat elektromagnetike.
Elektromagnetizmi- është një ndërveprim themeltar.
== Historia e elektricitetit Elektreciteti është nje emertim i pergjithshem per llojllojshmerinedukurive qe ndodhin nga praniadhe rrjedhja e ngarkeses.'


Ligjet e termodinamikës
Në termodinamikë, janë katër ligje me vlefshmëri të përgjithshme, aq sa ato nuk varen nga detalet e bashkëveprimit ose sistemit që studiohet. Prandaj, ato mund të aplikohen/zbatohen në sistemet tek të cilat nuk dihet asgjë, veçse balanca e energjisë dhe transferimi/shkëmbimi i materies. Shembujt e tillë përfshijnë parashikimin e Einstein – it për emisionin spontan në shek.XX dhe hulumtimet e tanishme në termodinamikën e vrimave të zeza (black holes).
Katër ligjet janë:
-Ligji i zeros në termodinamikë, i cili thotë se ekuilibri termodinamik është një relacion ekuavalencial
Nëse dy sisteme termodinamike janë në ekuilibër termik me sistemin e tretë, atherë ato dy sisteme janë në ekuilibër termik me njëri
tjetrin.
-Ligji i parë i termodinamikës, rreth konservimit/ruajtjes së energjisë
 Rritja e energjisë së një sistemi të mbyllur është e barabartë me sasinë e energjisë së shtuar sistemit me anë të nxehtësisë,
 minus sasinë e humbur të të punës së bërë të
sistemit në rrethinë.
-Ligji i dytë i termodinamikës, rreth entropisë
Entropia totale e një sistemi të izoluar termodinamik tenton të rritet sa herë që i afrohet
vlerës maksimale.
-Ligji i tretë i termodinamikës, rreth temperaturës absolute
Kur sistemi asimptotikisht i afrohet temperaturës zero absolute të gjitha proceset pothuaj mbarojnë dhe entropia e sistemit
asimptotikisht i afrohet vlerës minimale.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME