Showing posts with label ESE FILOZOFIKE. Show all posts
Showing posts with label ESE FILOZOFIKE. Show all posts

Ese - Ironia

http://www.fakultete.blogspot.com/ Esse - Ironia... veçanërisht ajo sokratike.
Ka një ironi elementare e cila ngatërrohet me njohjen dhe që, e tillë si art, është bijë e zbavitjes. Sigurisht, ironia është tepër morale për të qenë vërtet artiste, dhe tepër mizore për të qenë vërtet komike. Megjithatë, ja një tipar që i përafron : arti, komikja dhe ironia bëhen të mundshëm vetëm aty ku çtendoset ngutshmëria jetike. Por ironisti është ende më i çliruar se komiku ; sepse ky i fundit, shpesh nxiton të qeshë vetëm për të mos qarë, njëlloj si ata frikacakët që i flasin me zë natës së zezë për t’i dhënë vetes zemër ; këta mendojnë se do ta largojnë rrezikun thjesht duke ia zënë emrin me gojë, dhe bëjnë kështu si të lirë, me shpresën që t’ia kalojnë në shpejtësi rrezikut. Ironia, e cila nuk ua ka më frikën befasirave, luan me rrezikun. Kësaj here, rreziku është në një kafaz ; ironia shkon ta shohë, e
përqesh, e provokon, e tall dhe e mirëmban për riprodhimin e vet ; madje ajo do të rrezikojë edhe përmes hekurave të kafazit, që zbavitja të jetë po aq e rrezikshme sa e mundur, për të përfituar kështu iluzionin e plotë të së vërtetës ; ajo luan me frikën e saj të paqenë, dhe nuk lodhet së ngadhnjyeri mbi këtë rrezik të mrekullueshëm që vdes në çdo çast.
Ç’është e vërteta, loja mund të përfundojë keq, dhe Sokrati ka vdekur nga kjo ; sepse ndërgjegja moderne nuk i ngacmon ashtu pa u ndëshkuar krijesat e përbindshme që terrorizonin ndërgjegjen e vjetër. Megjithatë, fryma e ironisë është pikërisht fryma e shkrehjes, dhe ajo përfiton nga qetësimi më i vogël për ta rifilluar sërish lojën. Kështu, gjatë historisë së vet, mendimi ka përshkuar disa oaze ironie ; këto janë epokat e « jetës skolastike » dhe talljeve të lira ku mendimi merr frymë sërish dhe çlirohet nga sistemet e ngurta që e shtypnin ; brezat e ironistëve ndërrohen me breza tepër seriozë, ashtu si në jetën individuale, tragjikja ndërrohet me moskokëçarjen. Shfaqja e Sokratit në fund të shekullit të V-të p.e.s, përfaqëson kështu këtë ironi të parë të adoleshencës e cila pason tek ne periudhën e frikave dhe rrëmbimeve të rinisë. Ironia sokratike është një ironi pyetësore ; me pyetjet e veta, Sokrati shpërbën kozmogonitë masive të Jonianëve dhe monizmin mbytës të Parmenidit. Le të shënojmë fillimisht se Sokrati është një sofist, ashtu si Prometeu një titan ; por ai është një sofist që ka « përfunduar keq », një sofist që tallet edhe me sofistikën, edhe me shkencën e meteorëve. Në thelb, fryma e humanizmit dhe debatit që fryn tek këta sharlatanë, është vetë fryma e Sokratit ; Xhorxhias, duke argumentuar në favor të mosqenies, përpiqet të na mashtrojë, ashtu si dhe Abderitani Protagoras, i cili është një virtuoz i « antilogjisë ». Për shembull, ashtu si Sokrati, Sofistët e pranojnë karakterin e mësueshëm të virtytit, por për arsye aq të dyshimta sa Sokrati i Protagoras duket sikur thotë se ky virtyt është i papërcjellshëm ; sepse ai kërkon shkencën dhe jo kleçka apo receta. Ajo çfarë Sokrati iu qorton tregtarëve orvietanë (ashtu si më vonë Auguste Comte ndaj Saint-Simon), është se ata e kanë vënë parmendën para qeve, se improvizojnë aty ku do të duhej analizuar, dhe se shkurt, kanë rënë në përafërsitë e rëndomta të probabilizmit. Sofistit, me sofist : Sokrati çjerr maskën e këtij sherri (debati), dhe mashtrimin e këtij « arrivizmi » ; Sokrati i bën shoshë me pyetje tregtarët e fjalive të bukura, dhe ndjen një ngazëllim të vërtetë tinzak kur ua shpon tepritë e tyre të elokuencës, kur ua shfryn tollumbacet e mbushura plot me një dije të kotë. Sokrati është ndërgjegja e Athinasve, njëherësh ndërgjegja e tyre e qetë dhe ajo e rënduar ; domethënë, në funksionet e tij, gjejmë dy rrjedhojat e ndryshme të ironisë, sipas asaj që kjo na çliron nga frikat tona apo na privon nga bindjet që kemi. Nga njëra anë, Sokrati i zbavit Athinasit ; Schelling e krahason me Dionisin, zotin e ri falë të cilit qielli i shkretë i Uranosit do të mbushet me këngë dhe zhurma. Nga ana tjetër, Parmenidi është Kronosi i filozofisë, që gëlltit, qysh në zanafillë, veçantitë konkrete, shumësinë, lëvizshmërinë, tjetërsinë. Sokrati, me natyrë dioniziake, e vë në lojë këtë unitet të pangopur, këtë parim kronian që rëndonte mbi larminë e hareshme të dallimeve ; Sokrati ka diçka prej sharlatani, xhongluesi, qenieje gëtike ; ai e deh qytetin e vjetër të fortë e të ngurtë, themelon më në fund një dije njerëzore, të flatruar, të hollë e të zgjuar, në fushën e së cilës do të ushtrohet analiza e Aristotelit. Kështu, mbi Athinasit fryn një erë çmendurie ; demoni i dialektikës i cyt të rinjtë në sheshe dhe kryqëzime ; Alqibiadi lëshohet në gjithfarë fjalësh të çuditshme për të tërhequr vëmendjen e qytetit… Eshtë Sokrati, njeriu demonik, ai që i tremb qytetarët, që i deh me dialektikë dhe ide të mprehta ; tani e tutje, në Greqi ka vend për mendime të shkathta dhe të lira, për kritikë pjellore. « Kur të dëgjoj ty, i thotë Alqibiadi në tavolinën e poetit Agaton, më rreh zemra më shumë se nga vallja e koribantëve… » ; dhe ai e krahason Sokratin herë me një silen, e herë me satirën Marsias, që janë qenie dioniziane. Por gjithashtu, Sokrati është i vetmi njeri që mund ta bëjë Alqibiadin të skuqet ; i vetmi që e bën të kuptojë se të jetosh ashtu siç bën ai, s’ia vlen të jetosh fare. Gjithçka duket e papërfillshme në krahasim me nderimin e mrekullueshëm dhe prekës që Alqibiadi i bën Sokratit në fund të Gostia të Platonit. Alqibiadi është ca i pirë, thjesht aq sa duhet për të folur në tërë lirshmërinë e shtytjes së parë. « Pra më duhet t’i largohem atij duke i mbyllur veshët ashtu si për sirenat… Ai është i vetmi që zgjon tek unë një ndjesi për të cilën askush s’do të më besonte të aftë : për turpin përballë një njeriu tjetër ; … dhe them se shpesh do të doja që të mos ekzistonte fare.

ESE TE GATSHME

ESE TE GATSHME 






Esefilozofike "Jeta"


































ESE : “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdine ka nevoje per zemernjerezore qe e cmon dhe e do”















Ese letrare: Te falesh eshte hyjnore.


Njerëzit janë krijesa të lindura me atributet dhe dobësitë e tyre.Te gjithe ne bejme pjese ne shoqerine njerezore.Por, shoqeria ku jetojme sot eshte shume e padrejte. Ashtu siç nuk janë të pakta momentet
kur engjëjt i kane zili, po ashtu nuk janë të pakta dhe çastet kur djajtë shokohen nga sjellja e njerezve.
Për njerëzit që kanë dhënë zemrat e tyre në kërkim të mirëkuptimit është e pamundur të mos mendojnë për faljen e të tjerëve. Pikërisht siç dëshirojnë të jenë falur, ata gjithashtu dëshirojnë të falin.
Gjithçka për krijesat, në jetë ose jo, është paraqitur me anë të mirëkuptimit përmes humanitetit. Në sajë të shpresës së tyre për mirëkuptim, njerëzit mund të ngrihen mbi retë e errëta që kërcënojnë horizontin e tyre dhe të gjuajnë mundësinë për të parë me lehtësi botën e tyre. Këta fatbardhë që janë të vetëdijshëm për krahët e ngritura për mirëkuptim, kalojnë jetën në mes melodive që gëzojnë shpirtrat e tyre.
Ata që falin janë nderuar me mirëkuptim. Një njeri që nuk di të falë, nuk mund të shpresojë të jetë i falur. Ata që mbyllin rrugën e tolerancës, janë përbindësha që kanë humbur humanizmin e tyre. Këto monstra që nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë të prirur të largojnë vetveten nga mëkatet e tyre, kurrë nuk do të ndjehen të lehtësuar për mirëkuptim.
Ne qofte se duam te ndryshojme boten,ta bejme ate me te drejte,duhet ta fillojme ndryshimin nga vetja.Te jemi me tolerante dhe te falim sa me shume!



Ese letrare : A jam une nje artiste?


Teksa hedh një vështrim kritik ditëve që kalojnë,shoh se rrjedha e tyre nuk është aspak e mbuluar nga një mantel i errët i monotonise. E dua jetën,ndaj dhe luftoj për të.Nuk është kurrsesi një lufte e ashpër,por jo dhe e lehtë. është një lufte e përditshme me një qëllim të vetëm:t’i jap ngjyrë ditëve të mia.

Fundja nuk është dhe aq e lodhshme,pasi mjafton të shoh pak tek vetja për të plotësuar veten dhe për ti dhënë formë botës sime shpirtërore,sepse arti që jeton brenda meje i fal asaj ëmbëlsinë e një të sapolinduri,gjallërinë e pranverës dhe zellin luftarak .Nuk me duhet një ekspozite madhështore apo një skenë gjigande për të shpalosur artin tim. Mjafton një mori ngjyrash të hedhura bukur në fletën e bardhë apo një fragment kënge të kënduar spontanisht për ti treguar vetes se çfarë jam e aftë të bëj,ndonëse në vend të një publiku madhështor mund të jetë thjeshtë familja apo miqtë e mi më të mirë. E si mund ti rezistoj un nje muzike të bukur por e mërmëritur nën zë apo shoqërin&eu ml; e një kënge ritmike pa disa hapa të shpejtë dhe të saktë?
Dhe për këto nuk me nevoiten duatrokitje dhe as një diplomë akademike për t’i treguar gjithë botës për botën time. E dashuroj të bukurën,dhe kur do dicka arrin ta realizosh atë me zell duke i dhenë një formë më të bukur asaj që i jep kuptim jetës,sepse un e dua jetën,i dua njerëzit dhe mbi të gjitha i dua dhe i mbroj vlerat e mia.
Fundja vetë dashuria për jetën vërteton më së miri se arti rritet brenda teje të bën ta shohësh botën e jashtme me një fytyre tjetër ,më të bukur dhe më të gjallë .E pra ,un jam një artiste dhe askush s’më ndalon dot te qënit e tille,ndonëse kjo ndoshta nuk ju bind aspak!


Ese filozofike: Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdinë, ka nevojë për një zemër njerëzore që e çmon dhe e do


Cdo faze e jetes, cdo vit, dekade apo shekull kane folur per lavdine njerezore , per menyrat si ajo eshte fituar , per ndikimet e saj mbi jeten , mbi mendjen e njeriut gjithashtu kane folur per ato zemra qe e kane perkrahur kete lavdi.
Realiteti njerezor tregon dhe pranon qe ka njerez qe per merita, per vlera apo per arsye te vecanta kane shkelur podiumin e lavdise, e kane pushtuar ate me gjithe forcen e tyre.
Ne cdo fushe te jetes ku punohet, luftohet ose ndertohet me pune ,mund e djerse, ne menyre te ndershme apo jo , me guxim,trimeri apo jo dallohen njerez te cilet kapen fort pas lavdise e arrijne ate dhe gozhdojne kembet aq fort sa nuk shkeputen me prej saj.Ka plot njerez te cilet te njohin per keto cilesi por ka edhe nga ata qe nuk te kane pare dhe njohur kurre me pare . E te gjithe keta njerez c’bejne ?Flasin e cmojne lavdine tende ne jete.
Cdo gje eshte e ndertuar me dy ane ashtu sikurse eshte medalja nje simbol tanime i konsumuar. Edhe ne aktivitetin tend lavdioz merr pjese pozitivja ashtu sikurse edhe negativja.Pozitiviteti lidhet me merita ,vlera apo gjithcka qe ty te ben te arrish me ndershmerine e plote kete lavdi.Negativiteti lidhet me ato antivlera qe gati po shtohen shume keto dite ,lidhet me: babezine, intrigen ,me hakmarrjen . Rruga ku te cojne keto?E lehte. Ne boten e turbullt, ne cekuilibrimin e meritave dhe lavdise.Disa njerez kur ke fame apo lavdi per arsye te shpresave te ushqejne per perfitimin e tyre vetjak , te perkrahin dhe te nxisin qe te vazhdosh ne rrugen qe ke ndermare, disa te tjere per arsye xhelozie apo zilie ndonese jo hapur,ne menyre teper te maskuar mundohen si e si te zbehin lavdine . Intriga eshte ajo arme e mprehte e luftes kunder lavdise. 
Ne te gjitha peripecite e jetes pro dhe kundra gjithmone lind dhe egziston nevoja e pranise se dikujt e cili te ngroh me pranine e tij njelloj sikur je afer nje vatre zjarri.Gjithnje eshte e nevojshme dashuria se pa te nuk ka jete, nuk ka kuptim as fjala lavdi . Edhe kur je njeriu më me fame , më me lavdi duhet prania e nje zemre njerezore qe te te tregoje ne cdo moment se cili je , te te tregoje vlerat qe ti ke, duhet nje zemer qe te cmon e te do perjetesisht, te mbush me dashuri dhe te frymezon per te ecur perpara ne rrugen me te drejte, te ndershme dhe te pa gabuar , qe te qorton ne momentet e duhura , te keshillon dhe inkurajon dhe kjo zemer njerezore nuk ka emer tjeter vec :ZEMRA E NENES!


Ese filozofike : C'eshte njeriu?

Jemi njerez dhe shpesh e konsiderojme veten si superiore, zoterues te tokes ku jetojme dhe te afte te marrim  lehte ate c'ka duam. A eshte e drejte t'a qujme veten si qenien me komplekse? Pse duhet te konsiderohemi ne maje te piramides se evolucionit kur ka plot kafshe te tjera me aftesi qe ne nuk i kemi?
Nuk jemi as vrapuesit e as notaret me te shpejte, shqisat tona kane ndijime shume me te dobeta se te kafsheve te tjera, nuk jemi ata qe orientohen lehte me diellin, nuk mund te shohim mire naten, dhe perseri mbahemi si qeniet me te forta, me te pershtatura dhe dominante ne planet.

C'jemi? U be mijera vjet qe nuk pergjigjemi dot. Kemi arritur te zhbirojme galaksite, te ndajme atomin, te gjurmojme driten, dhe ende s'jemi marre me veten tone. Ka nje pengese, ndoshta sepse njeriu e ka te veshtire te perkufizoje veten e vet, e ka te veshtire te eksperimentoje me specien e vet, ose ndoshta mendja jone eshte e projektuar ne ate menyre qe te mos zbuloje te fshehtat tona.
Disa thone se njeriu eshte nje kafshe me arsye. Kafshe na bejne instiktet. Instiktet na shtyjne te plotesojme nevojat baze per te jetuar. ID-ja, thote Frojdi, eshte nje pjese e erret, ne nendergjegjen tone, ku ne menyre kaotike zhvillohen instiktet : uria, etja, uria seksuale dhe ruajtja nga dhimbja. Keto i kemi te perbashketa me gjithe kafshet, ndersa ato qe na diferencojne jane deshirat tona dhe kufizimet qe na ve shoqeria.
Egoja na ben te realizojme nje set funksionesh psikologjike : gjykimin, ambicjen deluzionin, agresivitetin , etj ,me pak fjale gjitcka qe mund te na duhet per te plotesuar nejovat qe vijne nga zeri i brendshem i instikteve. Superegoja eshte ajo c'ka e frenon instiktet tona kafsherore, na ben njerez te afte te jetojme ne nje shoqeri ku ka ufizime moralee  shoqerore. Ndersa instiktet na shtyjne te veprojme ne nje menyre teresisht te lire, superegoja na kufizon, na tregon c'eshte e mire e c'eshte e keqe, si duhet te veprojme drejt ne nje mjedis nderveprues.

Me kete analize, s'mund te themi qe jemi teresisht te krijuar nga natyra, dhe teresisht ne dore te saj. Njeriu ka ne dore sjelljen e tij, pershtatjen dhe intelektin. S' mund te konsiderohemi si kafsha me e sofistikuar pa futur ne loje arsyen tone, ate c'ka na diferencon dhe na ben te bashkeveprojme. Pa tolerance, pa komunikim, qenia njerezore, e cila dikur jetonte e vetme, si nje gjuetare e thjeshte, nuk do te organizohej per te krijuar struktura me komplekse, ku ndeshen bashke interesat e perbashket, por dhe ato te ndryshme.

Njeriu eshte nje epiqender emocionesh dhe ndjenjash. Ngacmimet me te forta njerezit i marrin nga nje proces i vecante; jo nga dhimbja apo uria sic mund te ndodhte tek kafshet, por nga ngjarje, ndodhi qe shkaktojne emocione. Njerezit kane thene qe vdekja eshte vdekja e tjetrit, qe dashuria eshte motorri qe leviz boten... Njerezit ia atribuojne jeten e vet ndjenjave, jane pre e tyre. Ndjenjat influencojne aq shume sa cdo veprim joni varet nga to, nga gjendja jone shpirterore. Njerezit shtrojne pyetjen nese duhet vepruar me arsye apo me zemer. Njerezit besojne dhe kane shprese, me pak fjale jemi shume te vecante, pikerisht nga kjo pjese qe na ben njerezore, nga ndjenjat humane, ato qe na mbrojne nga instiktet e egra qe duan thjesht mbijetese.

Kjo teme eshte shume e gjere, madje dhe e kote, por njekohesisht dhe mbreteresha e temave, nese arrijme t'i vejme kuroren.




ESE ME TEME DASHURIA

Te jem e sinqerte eshte pakez e veshtire per mua si nja adoleshente 16 vjecare ta perkufizoj ndjenjen me te bukur ne bote, dashurine. Kam menduar gjate per kete gje dhe akoma vazhdoj te mendoj. Mendoj se eshte casti per te bere nje dallim per fjalen “dashuri” sepse eshte nje term teper i g
jere.thote se kur dashuria midis dy qenieve humane merr persiper karakteristika te lidhura me romantizmin si malli, deshira, pasioni apo bashkimi fizik, kjo, percaktohet si dashuri romantike qe dallon se teprmi nga ndjenja e dashurise se perzemert qe ne ndjejme kundrejt pjesetareve te familjes apo personave te tjere shume te afert me ne. Une, tani dua te flas per dashurine romantike, nje nga lakmite me te medha te njerezimit.
Kohe me pare rastesisht lexova nje shprehje te Herman Hesse qe thote se dashuria eshte aftesia e te interpetuarit dhe e te kuptuarit.
Dashuria eshte nje ndjenja me e fuqishme qe ekziston, motorri i vertete i botes, eshte ajo qe na ben zgjohemi cdo mengjes me nje qellim, eshte ajo qe na con perpara ne cdo cast.
Dashuria, nje subjekt i pafund per kenge, poezi, romanca, filma, nje muze e privilegjuar per te gjitha artet, nje shtepize ku te gjithe artistet kane gjetur strehe.
Dante ne Komedine Hyjnore shkruante: “Dashuria eshte ajo qe leviz diellin e yjet e tjera.”
Te dashurohesh me te vertete do te thote te hysh ne nje dimension tjeter, te ndryshosh planet ndoshta edhe univers. Do te thote te largosh qendren e botes tende e ta drejtosh drejt nje pike tjeter referimi. Fari i mendjes sone ndriçon nje imazh te vetem dhe gjithe pjesa tjeter mbetet nje sfond i bardhe e i pajete. Ky imazh mbizoteron gjithmone ne qenien tone e eshte perhere me ne, ne pune,ne shkolle,ne udhetime, pra ne cdo cast ai eshte i ngulitur si nje damke ne mendjen e zemrat tona. Une besoj se ne fillojme te dashurojme atehere kur njohim intimitetin shpirteror te personit tjeter, detajet me te vogla te tij gjera qe te tjereve mund tju duken teper te parendesishmee vulgare. Ne fiilojme te dashurojme atehere, kur ne arrijme te kuptojme se si do te vepronte e ne nje situate e se si do te sillej ne nje tjeter pra botekuptimin e tij, kur me nje shikim te vetem arrin ti komunikosh çdo gje qe kishe per ti thene, kur nuk ka nevoje per fjale sepse thellesia e syve i ka thene te gjitha, e me e rendesishmja kur arrin ta pranosh personin tjeter me gjithe difektet e te mirat qe ka.
Tek “Nje shetitje e paharrueshme“ Nicholas Sparks shkruan se dashuria ne fillim do t´ju bej te qeshni e pastaj do te qani, por gjithsesi ajo do te mbetet dicka e paharrueshme njesoj si shetitja qe ben nen yje Xhemi dhe Londoni. Me te vertete do te qajme ne nje cast, por do jemi duke lotuar per dashurine. Dashuria mund te na zhgenjeje e te na e thyej zemren ne 1000 copeza ama me mire te dashurosh e te humbesh sesa mos e njohesh kurre cdo te thote dashuri.
Ti jepja dashurise nje perkufizimin timin, personal nuk ishte aspak e lehte por mendoj se me cfare kam pare e perjetuar, ja dola mbane. Do te me pelqente ta mbyllja kete esse qe cuditerisht rezultoi dicka e kendshme me shprehjen me te bukur per mendimin tim te nje njeriu te madh Aristotelit :“Dashuria eshte kompozimi i nje shpirti te vetem qe jeton ne dy trupa te ndryshem.”


Ese me Teme Jeta

Jeta … Nje fjale e cila permban kaq ndjenja por mbizoteron egoizmi. Egoizem si mund ta perkufizojme me nje term kete fjale e cila permban shume. Por te tille mund te quajme kohen e cila kalon pa pritur askend e duke menduar vetem per veten e saj, por koha eshte jeta. Hidh nje shikim
rrotull e sheh shume gjera por thelle brenda vetes nuk e kupton pse ekzistojme e bashke me ate qe sheh dhe ti vete nuk e ke kuptuar se cila eshte arsyeja pse eksistojme e ne ate cast kupton se sekondat, minutat, ditet, javet, muajt e vitet kane ikur pa te lajmeruar e ne cast kupton qe ashtu sic koha kishte kaluar ashtu do te kalonte perseri e casti I fundit kur ti e mendon kete eshte ne castet e fundit te jetes, e ti vdes pa e kuptuar si kaloi koha e ti ike nga ajo bote pa shijuar kohen e cila duket se te tradhetoi e te lodhi. 


E kur perseri mendon per te shkuaren shume gjera do te doje te ndryshoje, por sa keq qe koha nuk te jep mundesine te kthehesh ne te shkuaren e larget e cila duket sikur te ishte dje. E perseri sheh rrotull e kerkon ndonje gje qe nuk ka ndryshuar, por jo sepse dhe ajri ka ndryshuar, dhe qielli ka levizur edhe dielli nuk te pershendet me si dikur e as pemet nuk peshperisin, duket sikur ne ato caste koha per ty ka ngrire e nuk kalon , e jane pikerisht ato caste deshperimi qe ti deshiron te mbarojne sa me shpejt. 



Nata ra e kupton qe ajo erresire kaq e thelle e pafundme edhe plot ngaterresa te shfaq para syve jeten ne te cilen jetojme, nje labirint I vertete por pa dalje, fundi I labirintit eshte vdekja e cila duket se vjen shpejt. Por dhe vdekja do tia vlente nese ata qe ti le mbrapa do te ishin te lumtur por jo , vdekja sjell vetem trishtim por eshte I vetmi cast kur ti mendon se sa dhurate e vlefshme te ishte bere por qe nuk e shijove dot se nuk dite te menaxhoje kohen. Lumturia e dhimbja jane pjese e kohes e kalojne por a do te kishte lumturi pot e mos rrinte perkrah saj dhe dhimbja, por a do ekzistonte jeta pot e mos ishin keto ndjenja?! Pergjigjen do e kerkonim ne zemrat tona e zemra do ten a thoshte… Jo nuk do te ekzistonte sepse castet e dhimbshme te bejne te kuptosh vleren e lumturise e nese e kupton vleren e lumturise do te perqafoje jeten e do te pajtoheshe me kohen. 



“Koha eshte flori” e “Jeta eshte thesar “ e kemi per detyre ti ruajme ti vleresojme e ti duam. Shih perseri rrotull tani, bisedo me kohen e jeta perseri do te te perqafoje.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME