E DREJTA E “FORCE MAJEUR”.
Force majeure, eshte nje princip i ligjit nderkombetar detar, i cili i jep te drejten çdo anije te huaj te hyje ne çdo port ose zona te tjera te ndaluara, me ngarkese te ndaluar ne rastet kur rrezikohet anija dhe jeta e personave qe ndodhen ne bordin e saj. Te gjithe oficeret qe merren me zbatimin e ligjit ne dete duhet ta njohin mire kete doktrine sepse keq interpretimi i saj mund te sjell pasoja tragjike per anijet dhe ekuipazhet. Kjo doktrine nje vleresim te veçante ka marre pas viteve 1980, si nje vit i evenimenteve te rendesishme te ligjit nderkombetar detar, dhe i percaktimit te distances 12 milje si ujra territoriale. Duke u nisur edhe nga praktika boterore e aplikimit te kesaj doktrine po e ilustroje ate me disa gjygje te rendesishme nderkombetare te zhvilluara nen fokusin e ligjit nderkombetar, ku anije te ndryshme e kane fituar ose humbur te drejten e force majeure.
Çeshtja e pare gjygjesore ne lidhje me aplikimin e principit te force majeure eshte mbajtur ne SH.B.A ne vitn 1805 per anije Amerikane me vela Nancy, e cila e shtytur nga stuhia dhe moti i jashtezakonshem u detyrua qe te futet ne ujrat Franceze ne kundershtim me Traktatin e vitit 1798 i cili ndalonte zhvillimin e tregetise midis Amerikes dhe Frances. Dihet qe ne ate kohe Franca dhe Amerika ishim shtete armiq. Pasi u shkarkua Nancy u riparua, u ngarkua me mallra Franceze per ne Amerike, gje e cila u be shkak edhe per proçesin gjygjesor ne fjale. Ne fund te gjygjit, shefi i trupit gjykues John Marshall deklaroi se pavaresisht se anija ka thyer traktatin ne fjale dhe eshte futur ne territorin e nje shteti armik, veprimet e saj jane legale per shkak te aplikimit te principit force majeure.
Ne te njejtin perfundim pak a shume arriti edhe Dhoma e Lordeve ne Angli ne vitn 1809 per rastin e anijes Eleanor. Lordi Stowell deklaroi se “rreziqet reale dhe te paperballueshme, te provuar nga fakte dhe prova te padiskutueshme do te jene gjithmon nje pasaport me se e mjaftueshme per qenijet njerezore, qe ju jep atyre te drejten e mikpritjes ne te gjitha portet Angleze”.
Ne vitin 1818, gjygji i larte Amerikan mori ne shqyrtim çeshtjen e anijes Angleze New Jork, ne te cilen pjesa me e madhe e opnionit ishte influencur nga interpretimi i Lordit Stowell per çeshtjen Eleanor. Anija New Jork kishte ngarkur rum dhe ngarkesa te tjera ne kundershtim me Aktit te vitit 1809 per ndalimin e tregetise me Britanine dhe dominionet e saj. Kapiteni ishte i kenaqur qe po lundronte drejt Sandy Hook, New Jersey, por ai ecte me mendimin qe te shkarkonte ngarkesen n.q.s Akti i ndalimit ishte anulluar. Pasi ndeshi ne det shume te keq velat e anijes u demtuan rende dhe timoni i saj u be i pa perdorshem. Ekuipazhi insistoi qe anija ishte jashte perdormit dhe ne kete gjendje nuk mund te vazhdonte lundrimin me tej, prandaj u kthye drejt New Jorkut ku ngarkesa e saj u sekuestrua. Ne perfundim te gjygjit u deklarua qe anija nuk e gezon te drejten e force majeure, prandaj mallrat e saj sekuestrohen. Gjykatesi Levingston per çeshtjen ne fjale spjegoi:
“Rasti duhet te jete urgjent dhe i krijuar ne rrethana te rrezikshme dhe jo nga mendja e holle e nje marinari te stervitur. Duhen fakte qarta te cilet te bindin per rrezikun e humbjes se anjes dhe te ekuipazhit. Jo çdo lloje demtimi i ndodhur ne anije siç jane ngaterrimi i vealve, ose ndonje rrjedhje e vogel mund te behet shkak per thyerjen e ligjeve te tregetise. Aksidente te tilla mund te ndodhin ne çdo udhetim dhe ligjet tregetare te çdo vendi do te shkeleshin ne menyre te vazhdueshme nga aksidente te tilla”.
Rastet ne te cilat anijet e ndryshme jane perfshire ne principin force majeure jane te pa numerta, por shembujt e siper permendur jane dhene vetem per te krijuar nje ide me te qarte per aplikimin dhe evolimin e ketij principi gjat viteve.
Kur flasim per te drejten e force majeur, si nje e drejte qe e gezojne te gjitha anijet ne fatkeqesi, lind pyetja po anijet qe merren me veprimtari te paligjshme si trafikun e droges, kontrabandes a e gezojne nje te drejte te till? Edhe per kete çeshtje ligji nderkombetar dhe ai i shteteve te zhvilluara detare percakton qarte se, te gjitha anijet pa paragjykim e gezojne te drejten e force majeure, kur ata rrezikohen serizisht nga koha e keqe dhe rreziqe te tjera per anijen dhe jeten e ekuipazhit. P.sh ne Departementin e Thesarit ne SH.B.A theksohet qe:
“Akti Kombetar i Ndalimit nuk mund te aplikohet per anijet qe hyjne ne port per shkake te kohes se keqe, hyrje e cila eshte e domosdoshme. Hyrja e detyruar ne nje port ose zone te ndaluar perben nje baze te vertet perjashtimi, dhe sipas ligjit nderkombetar eshte e papershtatshme te aplikohen gjoba ose masa te tjera sekuestrimi per anijet qe futen ne raste te tilla. Ky rregull gjithashtu aplikohet edhe per mallrat qe anija ka ne bordin e saj. Por sidoqofte, keto perjashtime do te varen nga fakti se sa urgjente ishte hyrja e anijes ne fatkeqesi. Pra domosdoshmeria e nje hyrje te till duhet te jete siperore dhe provat shume bindese”.
Kuptimi dhe zbatimi i principit force majeure nga ana e kapiteve te anijeve dhe sidomos nga oficeret e Rojes BregDetare dhe Kapitenerive te Porteve ka nje rendesi te veçante. Duhet kuptuar qe kjo doktrine krijon hapesira per nje imunitet te kufizuar te anijeve ne fatkeqesi dhe standartet e kesaj doktrine eshte mire qe te vertetohen dhe pastaj te aplikohen. Nje permbledhje e gjetur e kesaj doktrine eshte bere ne botimin e vitit 1967 te Ligjit Nderkombetar Detar nga John Colombos, ne te cilin thuhet se:
“Kur nje anije futet per strehim ne nje port te huaj e detyruar nga koha e keqe, force majeure ose fatkeqesi te tjera qe e detyrojne te beje nje gje te till; ajo nuk eshte subjekt i ligjeve portuale lokale per ndonje inspektim, gjobitje, ndalime, taksa e tatime qe aplikohen ne ate port”.
Pak a shume e njejta gje theksohet edhe ne botimin e Institutit Amerikan te Ligjeve ku theksohet se “nje anije qe hyne ne port per shkake te force majeure nuk gezon nje imunitet universal nga ligjet e shtetit bregdetar, por ajo gezon imunitet te plote persa e perket aktit te hyrjes dhe posedimit te ngarkeses se rregullt apo te ndaluar”32*. Nderkohe, anijet dhe personat ne bordin e anijes mund te jene subjekt i ligjit te shteti bregdetar per ndonje shkelje te meparshme te ligjit si ndotje, kontrabande dhe krime te kryera me perpara ndaj ketij shteti. Ne qofte se kjo anije dhe personat te cilat ndodhen ne te jane shpallur ne kerkim, atehere ligjet e shtetit b/detar kane efekt veprimi mbi ta.
Pra si konkluzion, e drejta force majeure, si nje doktrine universale nuk i pajise detaret dhe anijet me “carte blanche”, te bejne çte duan dhe kur te duan. Ajo u jep atyre vetem te drejten e hyrjes ne nje zone te ndaluar me ngarkese te ndaluar vetem ne rastet ekstreme kur anija dhe ekuipazhi rrezikohen dhe per pasoj anija e ka te pamundur vazhdimin e lundrimit . Nga pikpamja e zbatimit te ligjit detar nderkombetar, percaktimi i natyres se fatkeqesive qe perbejne force majeure, eshte momenti me kritik i kesaj doktrine. Ne ligjin nderkombetar theksohet se hyrja duhet te jete e “domosdoshme” per sigurine e anijes dhe personave qe ndodhen ne bordin e saj. Por siç e pame edhe ne rastet e mesiperme ne shume raste kjo “domosdoshmeri” edhe pse nuk ka qene eshte krijuar. Si rast tipik mund te merret nje mosmarveshje gati 45 vjecare midis SH.B.A dhe Meksikes. Ne vitin 1929 Komisioni i Zgjidhjes se Pretendimeve deklaronte se qe “domosdoshmeria duhet te jete urgjente” duke spjeguar me poshte se “disa nevoja te vogla per riparimin, furnizimin ose ndonje veshtriresi ne lundrim” nuk mund te justifikojne futjen. Megjitheate, Komisioni shtoi qe nje anije qe rrezikohet te mbytet nuk duhet te presi qe te perplaset me shkembinjte ose me bregun dhe pastaj te jap sinjalin e fatkeqesise. Nje anije e till e ka te justifikueshme hyrjen ne port ose ne zonen e ndaluar mbi bazen e ushtrimit te se drejtes se “force majeure”.
Nga çeshtjet gjygjesore te dhena me siper argumentohet domosdoshmeria e kerkuar per nje perdorim legjitim te se drejtes se “force majeure”, ku perveç shkaqeve te motit mund te ndodh edhe nga faktor te tjere siç jane rrembimi i anijes nga hajdutet dhe kryengritesit , mungese karburanti, mungese uji ose ushqimesh per ekuipazhin dhe pasagjeret. Por duhet te behet e qarte se çfardo shkaqesh, pergjegjesia per vertetesin e tyre ne perdorimin e se drejtes se “force majeure ”, bie gjithmon mbi kapitenin ose pronarin e anijes. Megjitheate, kapiteni i anijes ne rrezik duhet te komunikoje me kapitenerit e porteve dhe organet e tjera te autorizuara perpara se te hyje ne portin apo zonen e ndaluar, mbi bazen e se drejtes se “force majeure”.
Jane pikerisht keto organe te cilat gjykojne ne se anija duhet te futet ose jo. Ne raste se anija futet ne kundershtim me urdherat e dhena nga organet e mesiperme atehere anija eshte subjekt i gjobitjes dhe i masave te tjera administrative. Ne kete çeshtje duhen pare me kujdese te dyja anet e problemit. Nga njera ane refuzimi i dhenies se drejtes se hyrjes se anijes kur kerkesa e saj eshte e justifikuar mund te çoje ne rrezikimin e anijes dhe te jetes se ekuipazhit dhe nga na tjeter, mbivleresimi i pretendimit per te drejten e shtrimit te “force majeure” do te çonte ne minimin e rregullave te rojes bregdetare, sigurise portuale dhe sigurise kombetare ne pergjithesi.