Auditimi i Performances financiare



http://eseshkolle.blogspot.com/Shembull i auditimit te Performances financiare

Një analizë e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe fitimit neto duke parë ecurinë në vite.

Të ardhurat dhe shpenzimet si dhe rezultati               
                  ( në mijë lekë)

Nr
             Treguesit
 31.12.2010
1.12.2011
31.12.2012
1
Të ardhurat    
179,472, 8
193,465,1
147,819,9
2
Shpenzimet   
128,720,7
144,734,9
117,530,6
3
Fitimi neto 
46,774,9
49,850,6
27,281,1

Në vlerë fitimi neto në vitin 2012 gati është përgjysmuar ku ka ndikuar ulja e të ardhurave me rreth 23.6 %, ndërkohë që shpenzimet janë ulur vetëm me 18.8%, duke rezultuar se diferenca i takon menaxhimit jo effiçient.

Analiza e audituesit duhet të përfshijë ;
Arsyet e rënies së të ardhurave ( mbyllje e ndonjë aktiviteti ; konkurenca në treg ; ulja e çmimeve; prodhimet me cilësi të ulët etj, apo menaxhim i keq).
Arsyet e rritjes së shpenzimeve (shtimi i stokut të pa shitur apo inventareve të tjera ; shtimi i të punësuarve dhe shpenzimeve për ta ; shtim i kostove të administrimit etj, apo keqmenaxhim).

Analiza e treguesve të performancës financiare në vite.
Kjo analize kryhet duke krahasuar ose ecirine e tyre ne vite per nje njesi te audituar, ose treguesit e njesise nen auditim me ato te njesive te ngjajshme qe operojne brenda se njejtes dege te instustrise dhe ne kushte te njejta tregu etj. ( psh bankat, kompani ndertimi, etj)

Per llogaritajn e treguesve merren te dhenat e pasyrva financiare si vijon ;

Tab.nr. 1.
Treguesit
2010
2011
2012
             Treguesit
 31.12.2010
1.12.2011
31.12.2012
Të ardhurat    
179,472,800
193,465,100
147,819,900
Shpenzimet   
128,720,700
144,734,900
117,530,600
Fitimi neto 
46,774,900
49,850,600
27,281,100
Aktive qarkulluese
171,425,900
201,545,820
185,607,173
Inventaret
57,383,726
56,969,465
63,261,877
Pasivet rrjedhese
20,087,989
9,030,358
5,144,720
Kapitali i vet
258,623,734
308,474,309
288,397,362
Kosto e punes
49,249,519
47,361,748
48,656,203
Borxhi gjithsej
33,783,658
20,075,971
14,685,981
Aktivet gjithsej
292,407,392
328,550,256
303,083,343

Bazuar ne te dhenat me siper, llogariten 7 treguesit si ne vijim ( por jo vetem ). Mund te llogariten edhe me teper tregues per analiza financiare.

                 Tab. 2.    Tregues e llogaritur te performances financiare për tre vitet.
Treguesit
2010
2011
2012
Norma e fitimit nga biznesi (%)
28.3
27.3
19.3
Norma e fitimit neto  ( %)
26.1
25.7
18.4
Treguesi i likuiditetit  (në herë)
5.6
16
23.8
Treguesi i normës së kthimit të kapitalit të vet(%)
18
16
9.4
Treguesi i punës                                  (%)
38
33
41.4
Raporti i borxhit                                      (%)
11.5
6.1
4.8
Kthimi nga investimi  (%)
16
15.2
9.0


Nga sa paraqesin treguesit e llogaritur më sipër konstatojmë se performanca financiare e shoqërisë ka ardhur duke u përkeqësuar në tre vitet e fundit pothuajse në të gjithë tipet e treguesëve duke dëshmuar paaftsëi të lartë menaxhuese të parasë dhe aseteve të tjera publike, dhe konkretisht:

Fitimi nga biznesi ose nga veprimtaria kryesore është ulur sidomos në vitin e fundit me 8.3 pikë përqindje ose me 9 pikë përqindje krahasuar me të dy vitet.
E njejta ecuri paraqitet nga norma e fitimit neto norma e të cilit ka ardhur vetëm në ulje edhe pse në vitin 2011 duket sikur ka fitim të lartë në vlerë absolute. Kryesisht viti i fundit ka ulje të lartë me 7.3 pikë përqindje.
Treguesi i likuiditetit është akoma më i keq menaxhuar se çdo tregues tjetër dhe dëshmon paaftësinë e organeve drejtuese në menaxhimin e likuiditetit, rezulton se shoqëria ka patur në vijimësi para të lira të cilat i ka mbajtur të pa investuara, sidomos në vitin 2012 ku kjo paaftësi investimi e likuiditetit të lirë ka arritur kulmin.
Norma e kthimit nga kapitali i vet është përgjysmuar në vitin e fundit krahasuar me 2010. Nga 18 lekë fitim për çdo 100 lekë të investuara nga kapitali i vet  që ka qenë fitimi në vitin 2010 është ulur në 9.4 lekë në  vitin 2012.
Treguesi i punës, është treguesi më i keq që dëshmon paaftësi menaxhuese, pasi ai është rritur në një kohë kur të gjithë tregesit e tjerë janë ulur, dhe një drejtim efiçient duhet të kishte bërë të kundërtën duke e rishikuar këtë tregues.
Shoqëria nuk ka borxhe të larta të pa paguara ( në fakt të tretët nuk i paguajnë asaj).
Norma e kthimit nga investimi, sikurse të gjithë treguesit e tjerë është përkeqësuar. Paraqitet se është ulur shumë ky tregues në vitin 2012 krahasuar me vitet e para, i cili na paraqet se 16 lekë për çdo 100 lekë të investuar gjithësej (kapital i vet + borxh), ky fitim ka rënë në 9 lekë në vitin 2012.  







Vlerësimi dhe Ndjekja e debitorëve dhe arkëtimi i parasë

Referuar pasqyrave financiare gjendja e debitorëve në fund të çdo viti paraqitet si vijon:

                                                                                                Në mijë lekë
Nr.

2009
2010
2011
2012
1
Debitorë e Kreditorë të ndryshëm
3 976
3 976
3 976
3 976
2
Kërkesa të arkëtueshme
17 311
21 396
30 083
55 771

Analiza e treguesve
Është bartur në të gjitha vitet  problemi i debitorëve sipas treguesit nr. 1 më sipër, për të cilin shoqëria nuk jep asnjë informacion në lidhje me to, për origjinën si dhe për arsyet se pse nuk janë ndjekur dhe arkëtuar.

Rezulton se, edhe pse për problemin e mbledhjes së parave nga llogaritë e arkëtueshme, si rezultat i konstatimeve të auditimeve të mëparëshme është Urdhëruar nga aksioneri që organet drejtuese menjëherë të analizojnë dhe marrin masa për përmirësimin e gjendjes së tyre, rezulton se jo vetëm që nuk ka asnjë përmirësim, por gjendja e debitorëve për mall të shitur dhe të pa arkëtuar është rritur në një mënyrë shqetësuese nga viti në vit, përkatësisht me 19.1% , 28.8%, duke arritur kulmin në vitin 2012 me 46%, ose gati gjysmën e shitjeve të paarkëtuara.

Nga analiza një për një e gjendjes së debitorëve në përfudnim të këtij auditimi, rezulton se:
Subjekte publike
Drejtoria e Përgjithëshme e XXXXXX ka borxh 62 410 382. Sipas kontratës duhet të shlyente brenda 30 ditësh, ndërkohë që detyrimi vijon pasi data e faturës së papaguar është 26.02.2013. Shoqeria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor për mbledhjen e detyrimit, madje ka vijuar ti shesë këtij klienti edhe pse nuk ka shlyer faturat e mëparëshme.
Drejtoria e Përgjithëshme e XXXXXXX ka borxh nga viti 2002 për 1 511 501 lekë. Për këtë shoqëria ka zhvilluar proces gjyqësor të fituar i cili ka marrë formë të prerë si dhe ka dalë titulli ekzekutiv që me datë XX.03.20XX, percjellë përmbarimit me nr. XXX datë XX.XX.20XX. Edhe pse ka kaluar rreth 1 vit e gjysëm nga ky moment, shoqëria nuk ka asnjë rezultat të ndjekjes së zbatimit të këtij vendimi pas rreth XXX muajsh.
Një numur institucionesh të tjera publike të qeverisjes vendore, arsimore etj, debitorë nga viti 1993, dhe të pa mbledhura deri sot. Keto institucione vijojnë veprimtarinë normalisht edhe sot, si rrjedhim duhet të ishte kërkuar në rrugë ligjore arkëtimi i borxheve.

Subjekte private
Subjektet private të cilat janë aktive edhe sot në treg, dhe shoqëria vijon tu shesë produkte edhe pse ata nuk paguajnë për to dhe janë me borxh të vjetër  e të ri, janë:
1......   xxx leke.
2. .......xxx leke
..............................
Konstatohet se;
Shoqëria nuk ka kryer asnjë veprim për borxhe të para vitit 2011.
Janë nisur njoftime për debitorët me të rinj, por ato jane derguar vetëm rreth një muaj para fillimit të këtij auditimi (datë xx.xx.20xx). Ato janë formale, dhe nuk përbëjnë ndjekjen e ndonjë hapi ligjor për mbledhjen e borxhit, si të tilla nuk kanë dhënë efekt në mbledhjen e parasë.

Për sa më sipër, si dhe dëmin që i është shkaktuar shoqërisë nga mos mbledhja e parasë, dhe mos qarkullimi i saj për një kohë të gjatë dhe pa asnjë shkak përveçse mangësive të drejtimit, mbajnë përgjegjësi, XXXXXXXXXXXXXXXXXXX








Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME