Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te lugines se Shkumbinit te Mesem dhe arrin deri ne Leskovik. Ai ka pozite gjeografike shume te pershtetshme per zhvillim ekonomikm sepse lidhet me rruge automobilistike dhe bekurudhore me rajonet e tjera te vendit. Gjithashtu, nepermjet rrugeve automobilistike ai lidhet me rajonet e tjera shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise, me ashtet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera me ne lindje. Ky rajon ka ndertim te larmishem
gjeologjik, me te cilin lidhen pasurite e shumta minerare si: minerali i hekur-nikelit, minerali i kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Ne kete rajon gjenden edhe qymyrguri, lende ndertimi te shumta e te Iarmishme etj. Relievi ka shtrirje te madhe ne drejtim vertikal (nga 200 m deri ne lartesine 2523 m ne Gramoz). Ai perbehet nga malet, gropat, fushegropat dhe luginat, te cilat nderthuren e nderpriten me njera-tjetren. Gropat, fushegropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, neper te cilat kalojne rruget automobilistike. Malet formojne dy vargje kryesore: perendimorin dhe lindorin. I pari (perendimori) fillon te gryka e Shkumbinit ne veri dhe, me nderprerje, vazhdon deri ne afersi te Leskovikut ne jug. Ne veri te tij ngrihen malet e Polisit dhe te Shpatit, qe ne jug bashkohen ne malin e Gurit te Zi, te Gurit te Topit dhe te Valamares. Ne vazhdimin jugor shtrihen njera pas tjetres malesia e Voskopojes, ku ndodhet fshati klimaterik me te njejtin emer, malesia e Vithkuqit dhe e Kolonjes, me reliev shume te copetuar. Vargu i dyte (lindori) ne veri fillon me masivin e madh malor te Shebenikut, i pasur me mineral hekur-nikeli dhe kromi. Pas nderprerjes ne gropen dhe liqenin e Ohrit, vargu vazhdon me Malin e Thate. Midis fushegropes se Korces dhe lugines se Devollit te Siperm shtrihen malet e Moraves dhe me ne jug te tyre lartesohet mali i Gramozit, me reliev te copetuar dhe kullota te shumta. Fushegropat dhe gropat e formuara nga fundosjet tektonike kane shtrirje me te madhe se ne te gjitha rajonet e tjera. Midis tyre dallohen: Fushegropa e Korces, me e madhja dhe nder fushat me t rendesishme te Shqiperise, ndodhet rreth 850 m mbi nivelin e detit. Dallohet per relievin e saj krejt te rrafshet. Pjesen veriore te saj e zinte keneta Maliqit, qe u tha artificialisht ne vitet e para pas clirimit te vendit. Ajo ka tok shume pjellore dhe eshte shume e populluar. Ne te ndodhet qyteti i Korces dhe ai i Maliqit, si dhe shume fshatra. Fushegropa e Perrenjasit shtrihet midis malit te Shebenikut dhe malesise se Mokres, rreth 600 m mbi nivelin e detit. Per shfrytezimin e saj bujqesor u desh bonifikimi dhe siste-mimi i saj. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i ri i Perrenjasit. Gropa e Pogradecit shtrihet ne jug dhe ne perendim te liqenit te Ohrit, 700 m mbi nivelin e detit. Pas bonifikimit te pjeses lindore dhe sistemimit te saj, eshte kthyer ne nje fushe pjellore. Ketu ndodhet qyteti i bukur dhe turistik i Pogradecit. Gropa e Prespes se Madhe shtrihet ne lindje te Malit te Thate dhe vazhdon edhe jashte kufijve politike te Shqiperise. Eshte e perbere nga gelqeroret, ne te cilet eshte shume i zhvilluar procesi i karstit. Gropa e Kolonjes, mbi 1000 m mbi nivelin e detit, shtrihet ne jug te fushegropes se Korces. Siperfaqja e saj eshte e copetuar nga deget e lumit te Osumit. Qendra me e madhe e banimit eshte qyteti i Ersekes. Luginat kane perhapje te madhe. Midis tyre dallohen: Lugina e Shkumbinit te Siperm shtrihet midis malit te Shebenikut ne lindje dhe vargut Polis-Valamare ne perendim. Dallohet per relievin teper te thyer dhe grykat e shumta. Eshte e pasur me mineral hekur-nikeli. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i Librazhdit. Lugina e Devollit te Siperm shtrihet ne lindje te maleve te
Moraves, mbi 900 m mbi nivelin e detit. Ne yen te saj ndodhet fusha e Bilishtit, me toka pjellore, si dhe qyteti me te njejtin emer. Klima dallohet per ndikim te dukshem kontinental, qe shprehet ne dimrin e ashper dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushegropat bien pak reshje. Debore bie ne te gjithe rajonin, por ne lindje dhe ne lartesi te maleve ka rastisje shume me te madhe. Hidrografia, ne krahasim me rajonet e tjera, eshte me e varfer ne lumenj, nder te cilet me kryesoret jane rrjedhjet e siperme te Shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni eshte i pasur me liqene te medha (i Ohrit dhe Prespes), me rendesi ekonomike, turistike etj. dhe me shume liqene akuilnajore (Valamare, Shebenik). Tokat jane me shume pjellore ne fushegropat dhe pjeserisht no gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni. Bimesia perbehet kryesisht nga dushqet, mjaft te demtuara, nga shkurret mesdhetare kryesisht etherenese, nga pyjet e ahut e te haloreve dhe nga kullotat alpine ne lartesite e maleve. Rajoni Juglindor ka pozite dhe kushte shume te pershtashine natyrore pershatashme zhvillimin etij ekonomik: pasuri te shumta natyrore, reliev te larmishem, ne te cilin dallohen sidomos fushegropat, gropat dhe luginat me toka te shumta per bujqesine; klime te pershtatshme per drithera, panxharsheqeri, zarzavate, foragjere, molle, kumbulla etj.; hidrografi te pasur ne liqene dhe bimesi kryesisht dushqe.
Moraves, mbi 900 m mbi nivelin e detit. Ne yen te saj ndodhet fusha e Bilishtit, me toka pjellore, si dhe qyteti me te njejtin emer. Klima dallohet per ndikim te dukshem kontinental, qe shprehet ne dimrin e ashper dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushegropat bien pak reshje. Debore bie ne te gjithe rajonin, por ne lindje dhe ne lartesi te maleve ka rastisje shume me te madhe. Hidrografia, ne krahasim me rajonet e tjera, eshte me e varfer ne lumenj, nder te cilet me kryesoret jane rrjedhjet e siperme te Shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni eshte i pasur me liqene te medha (i Ohrit dhe Prespes), me rendesi ekonomike, turistike etj. dhe me shume liqene akuilnajore (Valamare, Shebenik). Tokat jane me shume pjellore ne fushegropat dhe pjeserisht no gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni. Bimesia perbehet kryesisht nga dushqet, mjaft te demtuara, nga shkurret mesdhetare kryesisht etherenese, nga pyjet e ahut e te haloreve dhe nga kullotat alpine ne lartesite e maleve. Rajoni Juglindor ka pozite dhe kushte shume te pershtashine natyrore pershatashme zhvillimin etij ekonomik: pasuri te shumta natyrore, reliev te larmishem, ne te cilin dallohen sidomos fushegropat, gropat dhe luginat me toka te shumta per bujqesine; klime te pershtatshme per drithera, panxharsheqeri, zarzavate, foragjere, molle, kumbulla etj.; hidrografi te pasur ne liqene dhe bimesi kryesisht dushqe.
PopuIlim I hershem dhe I vazhdueshem Rajoni Juglindor ka popullim shume te hershem. Ne shekullin e fundit popullsia e ketij rajon eshte shtuar me ritme te ngadalshme. Ne menyre te vecante kjo dukuri eshte e theksuar ne rrethet Korce, Kolonje, Devoll dhe pjeserisht Pogradec. Ne disa zona, si Voskopoja, Vithkuqi etj. ka pasur pakesim te popullsise se tyre. Ne keto zona mbizoteron popullsia me moshe te madhe. Shtimi i vogel i popullsise eshte i lidhur me largimet jashte vendit para vitit 1945 dhe pas vitit 1992, me largimin e popullsise ne rajonet e tjera te vendit dhe ne pergjithesi me numrin me te pakte te lindjeve. Ne te njejten kohe ka edhe rrethe si ai i Librazhdit dhe disa zona fshatare me lindje me te shumta. Dendesia e popullsise dhe shperndarja e saj gjeografike Dendesia mesatare e popullsise eshte 75 banore per km2. Kjo dendesi ndryshon nga 17 banore per km ne zonat malore deri ne mbi 200 b/km2 ne fushegropen e Korces e ne luginen e Devollit, ku ka kushte me te pershtashme per jetese. Ne fushegropen e Korces popullsia u rrit sidomow pas bonifikimit te saj. Ne drejtim te zonane malore zvogelohet numri dhe madhesia e vendbanimeve. Kohet e fudnit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra gati jane shpopulluar. Qendrat e banuara fshatare te Rajonit Juglindor, ne pergjithesi, jane te perqendruara, madje disa prej tyre kane edhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushegropes se Korces, lugines se Devollit, gropes se Pogradecit etj.), kurse ne rrethin e Librazhdit ka edhe fshatra te shperndara, ne te cilat banesat jane vendosur larg njera-tjetres. Popullsi fshatare dhe qytetare Edhe ne kete rajon mbizoteron popullsia fshatare, qe ze rreth 70% te popullsise, kurse, pjesa tjeter banon ne qytete. Perqindjen me te larte to popullsise qytetare e ka rrethi i Korces kurse me te uleten, rrethi i Librazhdit. Shtimi natyror i popullsise qytetare eshte i ulet. Dallohet Korca dhe Erseka. Rritja e popullsise se qyteteve eshte e lidhur me shume me ardhjen e popullsise nga zonat fshatare malore. Popullsia fshatare dhe sidomos ajo qytetare ka tradita te pasura kulturore, qe kane ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare. Pet t’u permendur jane perpjekjet per arsimin dhe shkollen shqipe (ne Korce u hap shkolla e pare shqipe me 7 Mars 1887). Rajoni ka tete qytete:Korca, Pogradeci, Librazhdi, Perrenjasi, Bilishti, Maliqi, Erseka dhe Leskoviku. Nder to me kryesoret jane: Korca eshte qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet me kryesore te te gjithe Shqiperise. Ndodhet rreth 850 m mbi nivelin e detit. Eshte qender e rret hit dhe e prefektures me te njejtin emer. Ai eshte vendosur ne rreze te kodrave qe ndodhen ne perendim te maleve te Moraves. Me pas qyteti u shtri ne drejtim te fushes. Korca i ka fillimet e veta ne kalane e shekullit te XV. U rrit shume shpejt si nje qender qytetare pas renimit te Voskopojes. Ne te u zhvillua tregtia dhe zejtaria. Ne fillim te shekullit XX Korca ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te te gjitha trevave shqiptare. Edhe me vone Korca u zgjerua dhe ne te u zhuilluan disa dege te rendesishme te industrise, sa ajo tekstile, ushqimore, inekanike, elektrike etj. Ajo eshte nje qencler e rendesishme kulturore dhe arsimore. Pogradeci ndodhet rreth 700 m mbi nivelin e deflt, ne buzen jugore te liqenit te Ohrit. Eshte bashki dhe qender e rrethit me te njejtin emer. Eshte ngritur ne nje vendbanim te lashte. Qyteti u zgjerua sidomos ne dhjetevjeteshat e fundit si nje qender e industrise se drurit, e industrise ushqimore etj. dhe sidornos si qender turistike. Per bukurine e vecante, klimen e shendetshme, tradzten e pasur te gatimit dhe mjedisin e paster, ai pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj. Bilishti, Librazhdi dhe Erseka jane qendra te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane edhe qendra ekonomike sidomos per industrine ushqimore. Maliqi dhe Perrenjasi u shnderruan ne qytete me zhvillimin e industrise ushqimore (sheqerit) tek i pan dhe te mineralit te hekur-nikerit tek i dyti. Rajoni Juglindor ka popullim shume te hershem. Per shkak te largimeve te shumta dhe te shtimit te pakte natyror, popullsia e tij eshte rritur mepak se ne disa rajone te tjera. Ka dendesi mesatare te popullsise. Pjesa me e madhe e saj jeton ne fushegropat, gropat dhe luginat. Ne fshat banon rreth 70% e popullsise. Dallohet per tradita te pasura kulturore. Ka tete qytete, nder te cilat me te rendesishmet jane Korca dhe Pogradeci.
Mledis i pershtashem per zhvillimin e bujqesise ne fushegropa, gropa dhe lugina Tharja e kenetave bonifikimi sistemimi i shtreterve te lumenjve dhe sigurimi i ujitjes artificiale i kthyen fushegropata e Corkes, te Perrenjasi dhe gropen e Pogradecit ne zonat me pjellore jo vetem te rajonit, por edhe te te gjithe vendit. Edhe ne disa zona te tjera, (gropa e Kolonjes, lugina e Devollit te Siperm etj.) sistemimi i tokave dhe sigurimi i ujitjes artificiale rriten aftesite prodhuese te tokave bujqesore. Edhe ne shpatet e lugines se Shkumbinit te Siperm, te kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja, te cilat shume shpejt u demtuan nga erozioni, prandaj prodhimi bujqesor ne to nuk pati sukses. Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te Republikes se Shqiperise Rajoni Juglindor ze nje nga vendet kryesore. Ne prodhimin e pergjitheshem bujqesor te rajonit vendin kryesor e ze dega e bujqesise, por perqindja qe ago ze ne kete prodhim, ne vitet e fundit po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral. Ne pjesen me te madhe te tokave te punueshme jane kultivuar me bimet e arave, vecanerisht drithera, ne te cilat dallohet gruri, mishri, sidomos ne fushegropat, gropat dhe ne luginen e Devollit te Siperm. Ne tokat e punueshme te lartesive kultivohet edhe thekra. Nga bimet industriale eshte kultivuar me shumice panxharsheqeri (ne fushegropen e Korces, ne luginen e Devollit te Siperm) dhe dugani, didomos ne rajonet kodrinore perreth fushegropes se Korces. Siperfaqja e mbjelle me bime te arave dhe me bime industriale ne vitet e fundit eshte pakesuar, sepse ato jane zevendesuar me bime te tjera, sidomos me foragjere, qe perdoren si ushqim per blegtorine, dhe perime e patate. Nder kulturat e drunjta dallohen mollet e kumbullat sidomos ne fashegropen e Korces, ne gropen e Pogradecit dhe te Kolonjes, ne luginen e Devollit etj.; qershia dhe arrat ne luginen e Shkumbinit, ne Leskovik etj.; geshtenjat ne rrethinat perendimore te gropes se Pogradecit; ureshtat ne zonen e Pogradecit, Librazhdit ejt. Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata jane perqendruar me shume ne fushegropat, gropat dhe ne Iuginen e Devollit, kurse nga te imetat dhente mbareshtohen ne zonat fushore dhe kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malesine e Vithkuqit, Kolonjes, Mokres etj), ne gropen e Prespes etj. Kushte te pershtashme per zhvillimin e industrise Keto kushte lidhen me pasurite e shumta natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjaft te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industrise: energjetike, minerare, e drurit, ushqimore, e veshjeve etj. Industria energjetike. Sic thame, ky rajon eshte shume i pasur me qymyrguri, i cili eshte nxjerre ne shume miniera, si ne Mborje-Drenove, ne Alarup, ne Petrushe, ne Lozhan, ne Dardhas, ne Bezhan etj. Aktualisht, per mungese investimesh, shumica e ketyre minierave nuk punojne. Industria minerare ka peshe te rendesishme ne industrine e ketij rajoni, ku ndodhen minierat e mineralit te hekur-nikelit ne Pishkash, Perrenjas, Xixillas, Gur te Kuq etj.; te nikel-slikatit ne zonen e Bilishtit; te mineralit te kromit ne Katjel etj. dhe te bakrit ne malesine e Vithkuqit. Industria e drurit eshte e lidhur me shfrytezimin e pyjeve ne zonen e Germenjit, Voskopojes, Sopotit, ku ndodhen dhe stabilimentet e sharave, me fabriken dhe punishtet e perpunimit te lendes se drurit ne Pogradec, Korce, Bilisht etj. Industria ushqimore perpunon produktet bujqesore dhe biegtorale. Dallohet industria e sheqerit ne Maliq e prodhimit te pijeve alkoolike dhe freskuese ne Korce, Librazhd, Pogradec etj. Industria e lehte perfaqesohet nga industria e veshmbathjes ne Korce, ne Pogradec etj., ku prodhohen veshje te gatshme; nga fabrika e lekureve dhe e kepuceve ne Korce etj. Industria e lehte, ne kushtet e economise se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta. Artizanati ne kete rajon ka tradita te lashta. Dallohet sidomos zona e Korces, Kolonjes, Pogradecit dhe Devollit ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj. Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai hekurudhor (deri ne Pogradec). Peshen me te madhe e ka transporti automobilistik,i cili, nepermjet Qafes se Thanes, Tushemishtit, Gorices dhe nepermjet grykes se Kapshtices, eshte i lidhur edhe me vendet fqinje. Turizmi ka kushte optimale per zhviilim. Ne kete rajon mund te zhvillohet turizmi blu ne brigjet e liqenit te Ohrit dhe te Prespes se Madhe; turizmi i gjelber ne zonta fshatare, qe kane tradite te pasur te mikpritjes dhe nivel te mire kulturor te popullsise. Oferta e pasur natyrore, pozita shume e pershtatshme gjeografike, traditat e pasura, niveli i mire kulturor i popullsise krijojne kushte per zhvillimin e bujqesise, industrise, artizanatit, transportit dhe te turizmit. LEXO ME SHUME....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Tweet Follow @DIONISXHANI