Ndërtimet me karakter Profan (laik)
Fortifikimet e qyteteve:
Gjatë shekujve IV-VI një numër i madh sistemesh të tilla mbrojtëse, të organizuara në forma të ndryshme, u ngriten në tërë Ilirine bizantine.
Qytetet kryesore ku u investua në fortifikime nga ana e pushtetit qendror me fondet e buxhetit janë:
Fortifikimet e qyteteve:Fortifikimet e tipit Kastella (Kështjella).
Në mbrojtje të kufijve, si dhe për të kontrolluar rrugët e brëndshme më të rëndësishme të Ilirisë, kanë funksionuar një seri pikash fortifikimi, kastella, me madhësi të ndryshme, formë kryesisht katërkëndëshe, ose të ngjashme me të e ndonjëherë, në përshtatje me terrenin, e rrumbullakosur ose e çrregullt.
Kishte kulla dhe hyrje të mbrojtura me hyrje kullë ose dy kulla anësore. Kostoja e tyre ishte e lartë pasi ishin ndërtime më moderne ushtarakeJustinian Prima (Caricin Grad, në jug të Nishit), Dyrrah, Bylis, Butrint e qytete të tjerë.
Fortifikimet e qyteteve:
Gjatë periudhës së Konstandinit të Madh (310-340 e.s.) u ngritën Kastrat në Pejë, Bushat, Vig, Scampis, Paleokaster etj. Të gjitha ishin investim nga buxheti i shtetit romak.
Sipas Prokopit në të katër provincat ilire të Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve nga perandori Justiniani I (shek. VI e.s.) u restautruan, ose u ngriten mbi 180 fortifikime.
Këto sollën vende pune, injeksion pë zhvillim të ekonomisë lokale e rajonale, zhvillim të bisnesit të ndërtimit.Ndërtime qytetare:
Në këtë periudhë kemi zvogëlimin e sipëfaqes së qyteteve në raport me ato romake.
Një pjesë e teatrove, amfiteatrove, stadiumeve, tregjeve, banjove e godina të tjera të mëdha publike u shkatërruan, ndërsa një pjesë tjetër e tyre u rinovuan, ndonjëherë me përmasa më të vogla. Shembull shumë i qartë në këtë drejtim do të ishte qyteti Dyrrachionit.
Në periudhën antike e vonë nuk ka ndonjë novacion të veçantë në fushen e ndërtimeve
Sheshe - Forume – Kolona:
Forumet dhe komplekset e mëdha ndërtimore të periudhës antike e vonë, janë trashëguar nga periudha më të hershme.
Përjashtim bën vetëm sheshi qendror i qytetit të Dyrrahut i cili ka formë të rrumbullakët (Macellum/Forum ).
I shtruar me pllaka mermeri prekonesian dhe i rrethuar me një seri kolonash. Ka mundësi që monumenti të jetë ngritur në kohën e perandorit Anastas I (491-518), i cili bëri shpenzime të mëdha për rindërtimin e qytetit të tij të lindjes, ku ngriti dhe një mur të ri rrethues.
Rrugë:
Të dhënat nga zbulimet arkeologjike, burimet historike e epigrafike dëshmojnë për një shfrytëzimin intensiv të rrugës Egnatia dhe investime në ikonstruksion dhe mirëmbajtjen e saj.
Tregtoheshin mallra të ndryshme të prodhimit romak dhe ato te vendeve ekzotike (prodhime të farketarisë, qeramikës, qelqit, etj.).
Rrugët e tjera e kishin humbur rëndësinë ose nuk shfrytëzoheshin më.
Nymfeu dhe termat:
Nymfe ishin çezmet publike ku njerëzit pinin ujë. Kur akuaduktet nuk përdoreshin më u ndërtuan në shumë qytete çezma publike nga pushteti qendror dhe lokal në shumë qytete të ilirisë.
Termat vazhduan që të përdoreshin edhe në periudhën antike të vonë. Ato ishin në pronësi të shtetit ose të privatit. Risi ishte se tani termë mund të kishin edhe personat privatë në banesën e tyre. Këto ishin klasa të pasura me mundësi investimi për të ngritur këto godina.
Kishat:
Pjesa më e madhe e kishave është zbuluar brenda mureve rrethuese të qyteteve (butrint, Bylis, Scodra etj) por krahas tyre jane identifikuar edhe bazilika extraurbane (në Lissus, Arapaj, Lin, Mesaplik, Amantia etj.).
Në kishat e mëdha dhe luksoze, kolonat, kapitelet, amboni dhe altari, importoheshin nga ishujt Prokonezos (Marmara) ose Propontis (deti Marmara) afër Konstantinopojës (Stamboll).
Ndërtimet me karakter Sakral (Kishtar)
Kishat:
Pjesa më e madhe e kishave është zbuluar brenda mureve rrethuese të qyteteve (butrint, Bylis, Scodra etj) por krahas tyre jane identifikuar edhe bazilika extraurbane (në Lissus, Arapaj, Lin, Mesaplik, Amantia etj.).
Në kishat e mëdha dhe luksoze, kolonat, kapitelet, amboni dhe altari, importoheshin nga ishujt Prokonezos (Marmara) ose Propontis (deti Marmara) afër Konstantinopojës (Stamboll).
Kishat:
Ndërtimi i godinave ishte financuar nga buxheti i shtetit Bizantin, nga vetë kisha ose nga individë privat.
Objekte të ndryshme si kapitelet, tavolina e altarit, statuja, kollonat etj ishin importuar të gatshme ose gjysëm të gatshme nga rajone të ndryshme të perandorisë bizantine.
Kisha kishte në pronësi shumë toka bujqësore dhe kafshë të ndryshme.
Në të gjithë perandorinë bizantine në shek. IV-VI e.s. kisha merrte taksën e 1/10 e prodhimit mbi të gjithë popullsinë.
Kisha nuk tatohej nga asnjë taksë e të shtetit bizantin.
Priftërinjt me ligjet e shtetit bizantin ishin pjesë e administratës perandorake dhe merreshin edhe me qeverisjen e vendit dhe ekonominë
Prodhime të zejtarisë
Në këtë grup përfshihen objekte të shumëllojshme, në përmasa të vogla dhe të punuar me materiale të ndryshme: pajisje dhe veshje liturgjike, dhurata dhe artikuj luksi, sende të përdorimit të përditshëm, etj.
Objektet janë përgatitur në argjend e më rrallë, ar; përdorim të gjërë ka patur gjithashtu bronxi, qelqi, gurë të ndryshëm, baltë, copë leshi ose mëndafshi.
Kur flasim për zejtarinë bizantine duhet të kemi parasysh dy çështje: së pari, është e vështirë të përcaktohet vendprodhimi i objekteve, mbasi gjatë tregtisë ato kanë lëvizur në distanca të largëta dhe së dyti artisti-prodhues mund të ndryshonte lehtazi vendqendrimin e tij.
Objektet prej argjendi, bie fjala, në një kohë më të vonë mund të jenë shkrirë dhe ripërdorur për të përgatitur diçka tjetër, prandaj dhe origjinalet e ruajtura janë të rralla.
Shkëmbimet tregtare në shek. IV-VI e.s. orientohen në:
Greqia
Konstandinopoja
Longobardët (Italia Veriore)
Fiset gote (pjesa verilindore e ballkanit)
Kemi një rritje e dukshme e prodhimit vendas të zejtarisë në prodhimin e veglave të punës, armëve dhe të e Dyndja e Barbarëve:
Shekuj IV-VI e.s. njihet edhe si periudha e dyndjeve barbare të hunëve, gotëve, avarëve, sllavëve, longobardëve etj.
Pushtimet dhe luftrat ndikuan në uljen e këmbimeve dhe tregtisë me Italinë Veriore, Ballkanin Qendror e Lindor dhe Pjesët e tjera të Europës.
Rajonet tregtare me të cilën kryhej tregtia në shek. IV-VI e.s. janë Konstandinopoja, Greqia, Italia e Jugut, Mesdheu Lindor dhe Afrika Veriore.
pajisje ushtarake, stolive, poçaria etj (Dyrrah, Scodra, Lis
Pasiguria që u ndje në rrugën Egnatia gjatë kohës së migracionit të popujve solli si rrjedhojë një rritje të dukshme të trafikut detar.
Në përballimin e fluksit të ri të qarkullimit të mallrave më të favorizuarit ka qenë portet e bregdetit adriatiko-jonian: Dyrrahu, Olcinium, Aulona, Onchiamos etj.
Gjatë periudhës së antikitetit të vonë linjat më të rrahura detare ishin itineraret: Dyrrhachion - Kërkyra – Patras - Korinth; Dyrrhachion – Brindizi - Otranto; Dyrrhachion – Olcinium - Ravena.
Objektet, me prejardhje nga qendrat prodhuese dhe tregtare te Mesdheut, të zbuluara në qytete të Illyricumit Jug-perendimor, mund t’i qemtosh në disa aspekte:
1-Në prodhimet e skulpturës dekorative arkitektonike paleokristiane të porositura nga ateliete e Egjeut (Prekonesi e Thasos).
2- Amforat me prejardhje tipologjike mesdhetare lindore (amfora e Samos, Puljeze, Qipriote etj).
3-Në prodhimet e argjendarisë bizantine të përbëra nga stoli, tokëza, brosha, aplika etj. vijnë nëpërmjet via Egnatias nga Konstandinopoja, nga deti nga rajonet Afrikane dhe pjesa lindore e Mesdheut.
Veçori të qarkullimit monetar bizantin në Ilirinë jugperendimore
Provincat e Iliriciumit, Epirus Nova, Epirus Vetus etj. si pjesë përbërëse e Perandorisë Bizantine ishin nën ndikimin e saj politik, ekonomik e administrativ.
Si të tilla në disa nga qytetet dhe qendrat rurale të banuara të asaj kohe, gërmimet arkeologjike të kryera në vendin tonë, kanë nxjerrë në dritë një material të konsiderueshëm me monedha perandorake bizantine.
Në periudhën e Anastasit I kishte vetëm katër punishte në gjithë perandorinë.
Por pushtimet e Justinianit I në Ballkan, Afrikën e Veriut, Itali dhe Spanjë, sollën si pasojë rritjen e numrit të tyre. Punishtet kryesore në Lindje ishin ato të kryeqytetit, Kostandinopojë, dhe fqinjëve, Nikomedia dhe Kyziku në pjesën Aziatike të Helespontit, Antioku në Siri, Aleksandria në Egjypt, dhe Selaniku në Ballkan.
Punishtet kryesore perandorake në perëndim ishin Kartagjena në Afrikën e Veriut dhe Ravena në Adriatik.
Shenjat e zakonshme të punishteve vendoseshin kryesisht me shkurtimin e emrit të vendit (p.sh. CON për Kostandinopojën, NIKO për Nikomedinë), të cilat përdoreshin më shumë për prerjet prej bakri.
). Punishtet e mëdha u ndanë në oficina, gjatë periudhës së vonë romake dhe asaj të hershme bizantine. Këto dallohen nëpërmjet numrave grekë që vendoseshin nën shenjën e vleftës: A alpha = 1, B beta = 2 etj ( në Kostandinopojë ishin pesë të tilla, A, B, Δ, Γ, Є ).
Në periudhat e hershme legjendat janë zakonisht në latinisht dhe ndjekin formulat e periudhës së vonë romake.
Titulli i dallueshëm perandorak mori formë në shek. IV, me DN ( Dominus Noster, Zoti ynë ), që i paraprin emrit të perandorit, dhe PP ( Perpetus, i përjetshëm ) AVG ( Augustus ) që e ndjek atë.
Termi latin augustus nuk e kaloi dot shek. VIII, u zëvendësu në monedha nga një varg termash ekuivalent në gerqisht si: despotes (katalogu, nr 596-98), basileus ose autokrator. Epitete të tilla si:” en Christo, en Theo” ( në Krisht, në Zot ) janë mjaft të përdorshme.
Vetë poziconi gjeografik i provincave dhe i themave në brigjet e Detit Adriatik, prania e një ndër porteve më të mëdha të kohës – ai i Dyrrhachionit, dhe e Via Egnatia-s artieria kryesore lidhëse mes Lindjes e Perëndimit, ndikoi në një zhvillim të vrullshëm ekonomik dhe tregtar, e për rrjedhojë dhe për një qarkullim të monedhave perandorake.
Në 498 me reformën monetare të Anastasi-t I, u fut në qarkullim një monedhë prej bakri e njohur si Follis. Kjo monedhë do të ishte një ndër prerjet evidente në 6 shekujt e periudhës së mesjetës së hershme.
Numri i monedhave bizantine të gjendura në vendin tonë është relativisht i madh. Gjeografikisht kemi një shpërndarje të gjërë të vendgjetjeve të shtrira gati në të gjithë territorin e Shqiperisë.
Kjo shpërndarje nuk ka të njëjtin intensitet kudo.
Vihet re një përqëndrim më i madh kryesisht në Ultësirën bregdetarë dhe në mënyrë të veçantë në qytetet Skodra, Lis, Dyrrah, Aulona, Buthrot. Këto ishin qendrat kryesore dhe portet më të rëndësishme të kohës për këtë provincë.
Monedha e kësaj kohe gjenden edhe në gjithë krahinat e brendshme të territorit tonë si: Pogradec, Korçë, Krujë, Dajt etj. si dhe në qendërbanime të vogla të fortifikuara apo kështjella në zona të thella malore.
Në disa krahina të brendshme malore nuk janë gjetur, tani për tani monedha bizantine.
Monedhat bizantine të zbuluara në territorin e Shqipërisë janë kataloguar në disa faza:
Në fazën e parë bëjnë pjesë monedhat që nisin me Anastasi I (Follis me shenjën M me vlerën 40 nummi)
Faza e dytë i përket perandorit Justini-n II
Faza e tretë perandorit Justinianin I. Vendin kryesor e zënë monedhat e prera nga Justiniani I pasi janë zbuluar në një numër më të madh në raport me ato të dy perandorëve të tjerë.