Familja dhe roli i saj ne shoqeri



http://eseshkolle.blogspot.com/ 
Tema:Familja dhe roli i saj ne shoqeri

“Familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe nga shteti”. Të tjerë e përcaktojnë si një grup që karakterizohet nga mendimi praktik, bashkëpunimi ekonomik dhe riprodhimi. Sidoqoftë, familja është grupi natyral dhe kryesor në shoqëri, që ka të drejtë mbrojtjeje nga shteti e shoqëria. Aty përfshihen marrëdhënie të bashkëjetesës së çiftit dhe të fëmijëve, apo të adoptuarve dhe mbiemri (jo domosdoshmërish). Në familje fillon dhe formohet personaliteti njerëzor në procesin e ndërveprimit shoqëror.
Familja i rrit, i përgatit fëmijët dhe i nxjerr në shoqëri. Familja ka dy funksione themelore: riprodhimin biologjik shoqëror dhe përgatitjen e individit qytetar. Nga perspektiva e prindit, familja shërben si mjet i pjellorisë me synim shumimin, edukimin dhe shoqërimin e fëmijëve. Ndërsa përkufizimi i Merriam-Webster për familjen është: ” Njësia themelore në shoqëri e cila tradicionalisht përbëhet nga dy prindër që krijon fëmijët e tyre, gjithashtu përfshihen edhe njësi të tjera shoqërore, të ndryshëm, që dallojnë por janë të lidhura dhe të barabarta si familjet tradicionale (familje me vetëm njërin prind).”.
Ekzistojnë shumë përkufizime për familjen si nga sociologë ashtu edhe nga antropologë të vendeve të ndryshme. Sipas antropologut George Murdock familja është ”një grup social që karakterizohet nga mendimi praktik, bashkëpunimi ekonomik dhe riprodhimi. Ajo përfshin të rritur të të dy gjinive, ku të dy duhet të mbajnë një lidhje të miratuar nga shoqëria dhe një ose më shumë fëmijë, të vetin ose të adoptuar (birësuar), nga të rriturit që bashkëjetojnë seksualisht.”.
Familja shqiptare po tronditet, po i humbet disa vlera tradicionale dhe po shfaq shenja dobësimi të strukturës, sidomos të moralit. Kjo fillon te çifti, tek ata që krijojnë familjen. Aty ndikojnë dukshëm faktorët shoqërorë dhe psikologjikë, të cilët dobësojnë marrëdhëniet në çift dhe pastaj tronditin gjithë familjen..Çifti krijon familjen, këtë qelizë bazë të shoqërisë. Nga shëndeti i kësaj lidhjeje varet mbarështimi i familjes dhe “produkti” që kjo i jep shoqërisë.
Nëse sot dëgjojmë për tragjedi familjare, për krim, vetëvrasje, për dhunë, për grindje, për vajzat që marrin rrugën e prostitucionit, për djemtë që hidhen në krahët e drogës për të gjetur “lumturinë” ose për të organizuar trafikun e saj, për braktisje të bebeve, për incest, kjo do të thotë se lidhja e çiftit dhe familja nuk ka funksionuar mirë.
Familja në vete përmban një grup të njerëzve shtëpiakë, zakonisht të bashkuar nga lindja ose martesa, ose nga marrëdhënie të ngjashme – duke përfshirë bashkëjetesën, adoptimin, mbiemrin dhe (në disa raste) pronësia (siç ka ekzistuar në Perandorinë Romake).
Familja mund të quhet si bashkësi parësore njerëzore, ku individi së pari takohet me kushtet e jetës shoqërore, të cilat ia përcaktojnë atij kornizën, në të cilën ai mund të zhvillohet si person; kështu që mund të themi se personaliteti njerëzor formohet në procesin e ndërveprimit shoqëror.Në shumë shoqëri, familje quhet vetëm ajo e njohur nga ligji ose sisteme të ngjashme normative. Edhe pse shumë të tjerë duke përfshirë edhe sociologë, marrëdhëniet familjare i kanë konsideruar vetëm lidhjet e gjakut, shumë antropologë kanë kundërshtuar duke thënë se njeriu duhet ta kuptojë nocionin e lidhjes së “gjakut” metaforikisht dhe që shoqëritë e ndryshme duhet ta kuptojnë familjen nga koncepte të tjera dhe jo nga lidhjet gjenetike.
Zyra e regjistrimit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara familjen e ka përkufizuar si ”dy apo më shumë persona të lidhur nga lindja, martesa, ose adoptimi të cilët jetojnë së bashku”.
Neni 16(3) I Deklaratës së të Drejtave të Njeriut thotë: ”Familja është grupi natyral dhe kryesor në shoqëri dhe ka të drejtë për mbrojtje nga shoqëria dhe shteti.”.
Sociologjia dhe antropologjia, familjen e konsiderojnë si funksion thelbësor të reproduktimit biologjik, shoqëror ose të dyja bashkë-shoqëria. Nga pikëpaja e fëmijëve funksionet e familjes janë drejtuese: ajo shërben për t’i orientuar ata në shoqëri dhe kulturë. Ndërsa nga perspektiva e prindërve familja shërben si mjet i pjellshmërisë më synim shumimin, edukimin dhe shoqërimin e fëmijëve
Struktura e familjes tradicionale varet nga marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, ndërmjet bashkëshortëve ose nga të dyja. Antropologët përmendin tre lloje të familjes:
matrifokale (amësore)
konsanguinile (gjaklidhëse)
konjugale (bashkëshortore)
Mirëpo kjo ndarje ka të bëjë me familjet “ideale”. Të gjitha shoqëritë mund të tolerojnë shmangie nga këto familje ideale vetëm në raste incidentesh (siç janë vdekja e njërit anëtar të familjes)..
Lloji i familjes matrifokale përbëhet nga nëna dhe fëmijët e saj – zakonisht nga pasardhësit e saj biologjikë, edhe pse pothuajse secila shoqëri pranon edhe fëmijët e adoptuar. Ky lloj i familjes është i përhapur në vendet ku femrat kanë burime për t‘i rritur fëmijët vetë ose aty ku meshkujt janë më shumë të angazhuar se femrat. Disa shoqëri vendase në Amerikën Jugore dhe Melanezi (Australi) janë matrifokale.
Familja konsanguinile ekziston në forma të ndryshme, por rasti më i shpeshtë përbëhet nga nëna dhe fëmijët e saj, dhe njerëz të tjerë zakonisht nga familja e nënës. Ky lloj i familjes është i përhapur aty ku nëna nuk ka burime për të rritur fëmijët vet, babai zakonisht nuk është i pranishëm, dhe zakonisht kur prona trashëgohet. Atëherë kur meshkujt zotërojnë pronë të rëndësishme, familjet konsanguinile përbëhen nga burri dhe gruaja, fëmijët e tyre dhe anëtarë të tjerë nga familja e burrit.
Familja konjugale përbëhet nga një ose më shumë nëna dhe fëmijët e tyre, ose një e më shumë baballarë. Ky lloj i familjes paraqitet zakonisht aty ku ndarja e punës kërkon të dy gjinitë edhe meshkujt e edhe femrat, dhe në familjet që janë shumë të angazhuara. Ky tip i familjes ndryshe quhet edhe si familje nukleare (bërthamë) dhe është ideale ose mbizotëruese në shoqëritë eskimeze.
Të flasim sot në përgjithësi për martesë-bashkëshortësi dhe për familje është mjaft vështirë, sepse shumëçka është ndërruar apo është gjithnjë duke u ndërruar sipas vendeve dhe rrethanave. Me një gjë gati të gjithë pajtohen: martesa dhe familja janë në krizë të madhe dhe pothuaj pa shtegdalje.
Ja disa fakte të pamohueshme: ka gjithnjë e më tepër shkurorëzime, gjithnjë e më pak fëmijë-lindje, numri i dështimeve (abortusit) shtohet dita-ditës, si dhe bashkëjetesa pa kurorë civile dhe fetare (kishtare). Rinia e sotme e shtyn, largon, në disa raste edhe e dëbon martesën dhe familjen si institucion, aq sa në shtetet e pasura përendimore dhe në SHBA rritet numri i atyre që s’martohen fare-singl-s; rritet dhuna ndaj femrave (prostitucioni) si dhe ndaj fëmijëve-deri te pedofilia-keqpërdorimi i tyre epshor, SIDA, alkoholizmi, droga, banditizmi, terrorizmi.
Para këtyre fakteve të pamohueshme  sipas disa hulumtimeve moderne njerëzit sot martohen për këto motive:
30 % që mos të mbesin të vetmuar, sidomos në pleqëri;
30 % që të jenë të dashur prej dikujt;
20 % për t’u liruar prej familjes së prejardhjes;
10 % për nevoja seksuale (më shumë mashkulli se femra);
10 % për t’u afruar, bashkuar dhe jetuar në dashuri (9).

Ja disa shkaktarë të kësaj situate:
-Privatizimi i lidhjeve afektive, seksit dhe moralit, si dhe privatizimi i kurorës dhe familjes, sikurse çdo gjë të ishte thjesht private: punë për mua, si më pëlqen mua, jetojmë së bashku aq sa kemi dobi, interes, dashuri, sa dhe si na pëlqen neve…Për çiftat e ri martesorë më askush s’ka kujdes sistematik, ku janë, si jetojnë, sikurse mos t’ishin më pjesë e familjes dhe e shoqërisë. Tek ne shqiptarët gjendja është edhe më e keqe, sepse martesa paraqitet si qëllim i jetës, prandaj, mjafton që të martohesh mire, ta gjejsh një burrë apo grua të mirë, të bukur, të shëndosh,… dhe çdo gjë automatikisht do të jetë në rregull.
Ata si të rinjë, pa përvojë, shpeshherë nuk janë në gjendje t’i përshtaten njëri- tjetrit, ta njohin, ta pranojnë, nderojnë dhe dashurojnë në tërësi, përpos në mënyrë truporo-epshore, e kjo s’mund të zgjasë shumë dhe nuk i bënë të lumtur dhe të sigurtë në jetë.
Familja sot gjithnjë e më tepër ngushtohet, sepse njeriu modern pjesën dërmuese të jetës e kalon në punë, jashtë shtëpisë, në marrëdhënie me të tjerët, aq sa shtëpia gati shndërrohet në hotel, ku çifti martesor janë të lodhur,  të mërzitur, dhe si të tillë më tepër ndeshën se takohen.
 -Pluralizmi i mendimeve dhe qëndrimeve, botëkuptimeve, popujve, gjuhëve, kulturave, feve…është një sfidë e madhe për mbarë njerëzimin. Kjo bashkëjetesë s’është aspak e lehtë dhe automatike, por kërkon punë, edukatë, angazhim, mundësi dhe aftësit të mëdha adaptimi.
Njeriu gjithnjë e më pak merret me vetveten, kurse të tjerët shpesh i trajton si hall, vështirësi, rrezik, ngarkesë…Gjendja e tillë e tensionuar-ngarkuar paraqet martesën dhe familjen si një lloj strehimi para botës dhe shoqërisë gjithnjë e më pak njerëzore.

Familja është dhe duhet të jetë shkëmbimi i gjithanshëm i jetës, të mirave, begative, përvojës…me dashuri dhe për dashuri, ku prindërit e kanë rolin primar, ndërsa fëmijtë janë lidhëza mes vetes dhe me prindëreve…..




Bibliografia


Zyhdi Dervishi   “Grate ne syrin e ciklonit te sfidave dhe prespektiva”Shtepia Botuese Jerusalemi,Tirane 2001

Dr. Lush Gjergji, Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri, Drita, 1990


Frasheri Pandi M. “Familja shqipetare”.Botonjes Isamil Mal Osmani,Tirane 1944

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME