Showing posts with label HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE. Show all posts
Showing posts with label HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE. Show all posts

EKONOMIA E ILIRISE NË PERIUDHËN ROMAKE


http://eseshkolle.blogspot.com/
EKONOMIA E  ILIRISE  NË PERIUDHËN  ROMAKE

Gjatë shekullit I e.s. në bregdetin e Ilirisë jugperendimore  kishte katër qytete koloni, si Buthroti (Butrinti), Bylis, (Hekali), Dyrrachu (Durrësi), Skodra (Shkodra) dhe municipiumi i Lisit (Lezha). Në rrethin e interesave strategjike të Romës përfshihej dhe qyteti i vogël i Orikut (Pashaliman) si dhe Apolonia. Ne Butrot kolonia u vendos përtej Vivarit, në fushen e Vrinës, ku u krijua një lagje me plan urbanistik që bazohej në ndarjen centuration me insula dhe rruge, krijimin e një forumi dhe furnizimin me uje të freskët nga burimet e Xarës nëpërmjet akuaduktit.Ekzistonin gjithashtu edhe forma ndermjetese te vendbanimëve :a)Civitas (qendra autonome). Qytete si Gurëzeza, Margelliçi etj., te cilat gjate Iuftës romako-maqedonase kishin mbështetur këta të fundit, u dogjen dhe u shkretuan nga romakët.b)Vicus vendbanim  i  vogel civil ne Perandorine Romake, me karakter urban os rural; i vendosur prane nje fortese, me qellin sigurimin e sherbimeve dhe nevojave per kete të fundit,nen varesine e nje  kolonie romake. Në fillim të shek. II të erës sonë, territori bujqësor i qytetit të Dyrrahut arrinte deri në Skampin (Elbasan) që ishte një fshat “vicus” i varur nga Dyrrahu.

Shndërrimi i disa qyteteve në koloni romake dhe ngulimet e një popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikës dhe i prodhimit, shfrytëzimi i minierave dhe ndërtimi e rindërtimi i rrugëve dhe në përgjithësi situata e rëndë që iu imponua ilirëve, veçanërisht duke filluar nga shek. I e.sonë.Ne territoret e Ilirisë juridiksioni romak  fillon me 168 p.Kr., me mbarimin e luftës së tretë iliro-romake, kur një pjese ketyre territoreve u perfshin  në provincen romake te Maqedonise. Një pjesë e koinoneve mbetën formalisht te pavarura, duke ruajtur ende formën tradicionale të administnimit autonom nën protektoratin romak. Koinonet me baze federative u shpërbenë dhe disa qytete u njohën si koinone të veçanta. Ekonomia  romake në Iliri krahas principeve dhe teknologjisë që ajo përpunoi u mbështet edhe në traditat e ekonomisë helene duke u ndjekur ne rradhe te pare ne praktikat ekonomike  qe ofronin ish poliset e Dyrrahut e të Apolonisë.Por  edhe pse huazoi disa teknologji të ekonomisë greke, prodhimi  romak nuk ishte një fotokopje e ekonomisë helene.Nje forme e organizimit te punes ishte edhe kolonati,ose dhenia e tokes bujqesore  me qera .Kolonet personat qe merrnin toke me qera  duhej te jepnin 1/3 prodhimit dhe te punonin 12 dite ne muaj  ne token e aristokracise skllavopronare.Nga mbishkrimet e shek.II/I para Kr. qe jane gjetur ne jug te Ilirise, njihesh me tregetare, kolegjet e pocerisë , te argjentareve etj. 
Ekonomia Qytetare
Në Ilirinë e Jugut koloni romake koloni romake të konsoliduara ishin Skodra, Dyrrahu, Bylisi dhe Buthroti, kurse në Ilirinë e Veriut dhe të brendshme si koloni të rëndësishme qenë Narona, Salona,  Skupi,etj . Përfaqësuesit e shtresës së pasur, financonin shfaqje teatrale, garat sportive dhe luftërat e përgjakshme të gladiatorëve. Të hollat për të gjitha këto nxirreshin nga puna e skllevërve dhe e masës së gjerë të popullsisë së varfër. Banorët vendës ishin të paktë, sepse qenë dëbuar që në fillim, madje edhe nga zonat periferike bujqësore, nuk kishin të drejta politike dhe kryenin punë të rënda si punëtorë krahu, druvarë, barinj etj. Në veprën e tij : “Mbi ekonominë fshatare” shkrimtari romak Varroni shkruan për ekzistencën në shek. I të erës sonë të fshatarëve të varur, të skllavëruar në borxhe, që sipas tij gjendeshin me shumicë në Iliri dhe punonin në vende e në kushte të vështira.
Funksionarë të tjerë të qytetit ishin edilet (aediles), të cilët kujdeseshin për ndërtimet publike e furnizimin e popullsisë, kuestorët (questores), që kishin nën kontrollin e tyre arkën e shtetit.
Në krye të këtyre qyteteve ishte ai i Apolonisë, ku u ruajtën krahas autonomisë së brendshme edhe traditat kulturore-artistike helenistike, gjuha greke dhe punishtja monetare, ku priteshin monedha deri në fillim të shek. III të erës sonë. Statusin e vjetër helenistik  dhe një autonomi të brendshme ruajtën edhe qytetet Amantia e Foinike.
Në krahinat ilire, përveç qyteteve-koloni në shekujt e parë të erës sonë një rol të rëndësishëm kanë luajtur disa qendërbanime të vogla të quajtura municipe, të cilat kanë pasur një vetëqeverisje më të kufizuar. Municipet zotëronin gjithashtu prona tokësore në periferinë e afërt,ndersa  zejtaria e tregtia nuk kanë qenë aq të zhvilluara Një municip i tillë ka qenë Ulpiana në Dardani (afër Prishtinës), e ngritur në fillim të shek. II të erës sonë pranë një qendre minerare, që u bë shpejt qendra kryesore e krahinës.
Ne periudhen e hershme romake në Dyrrachium   u ndertuan amfiteatri,termat,banesa me peristil. Atje kishte shatërvanë me ujë të pijshëm të freskët të furnizuar nga akuedukti  15 km I gjatë, kishte teatro, palestra, banja publike të mbushura me biblioteka dhe dyqane, tregje dhe kanalizime funksionale. Në qytetin e Dyrrachiumit, kishte rezidencën mëkëmbësi I  perandorit. Klasat e ulëta plebeje dhe të mesme jetonin në qendër të qytetit, i mbushur me banesa , ose insula. Shtresës së lartë u takonte një furnizim falas të grurit ,e drejta per t’u  argëtuar nga lojërat e gladiatorëve e perfitime te tjera  .
Dyrrachiumi romak që ngjante hendek të madh mes të pasurve dhe të varfërve, ishte një qender  e madhe e urbanizimit mesdhetar, aq sa në atë kohë konsiderohej nje Romë e Dytë .
Romakët ndërtuan Dyrrachiumin sipas principeve romake .Në  prodhimit e materialeve të ndërtimit të  tullave etj, zbatohej masa e këmbes romake , Ndërsa për prodhimin e objekteve metalike sillnin kallëpe nga Roma etj.)
Në qytetin kozmopolit të Dyrrachiumit  fliteshin të gjitha gjuhet mesdhetare,kishte shumë familje romake të aristokracisë ,nje numur tavernash (lat:Tabernae),dyqane per tregëtimin e mallrave të lluksit etj. Qyteti i Dyrrachiumit me një numër të madh banorësh , kërkonte  sasi të jashtëzakonshme të ushqimit të përditshëm, si grurë ,mish, djathra, vajra, perime dhe verëra. Midis perimëve dhë frutave kishte: kungull, qepë, kopër, çikore, selino dhe panxhar, si dhe fiq, mollë dhe dardha.Ne ndërtimin e anijeve, romakët u dalluan vecanërisht pas legalizimit të Dyrrachiumit si koloni nga Augustit rreth  vitit 27 pes
Klasa e prodhuesve te lire perbehej pergjithesisht nga shtresa  e plebejve te  qytetit dhe te fshatit dhe te  , d.m.th. nga zejtaret dhe fshataret qytetare romake. Dyrrachiumi si qender  e madhe te shtetit romak ishte njëkohësisht edhe një qytet ku shfrytëzohej  sklleveria  .
Prodhimet kryesore .
Italikët kishin njohuri të mira për tokat dhe natyrën e Ilirisë, siç e tregon dhe një tekst i autorit antik Straboni që thote se : « Gjithashtu i ngrohtë dhe frytdhënës është ky vend (Iliria), se është plot me ullishta e me vreshta të mira përveç në disa vende të pakta, ku toka është fare e ashpër…Sa për tokën përtej bregdetit, është gjitha malore, e ftohtë dhe shpesh bie dëborë, edhe më tepër nga veriu, aq sa vreshtat janë të rralla, si në vëndet malore dhe ato fushore ».( Straboni vepra , VII, 317).
Tullat si material bazë në degën  e ndërtimit në kolonite   romake të Ilirisë së Jugut , deshmohen nga vulat e qeramisteve pronare italike dhe ilire të vendosura mbi to.
Zejtaria  e tekstilit,ishte një zeje e rëndësishme në botën ilire të periudhës  romake. Prodhimi i leshit dhe lirit ishin artikujt kryesore  per veshje.
Pervec verës greke dhe prodhimeve të Apollonisë dhe Durrësit, vetë Ilirët prodhonin një verë të tyren nga mjalti. Kjo e dhënë na vjen nga Aristoteli i cili thekson se ishte një prodhim primitiv i verës dhe se rezultati ishte një pije shumë e fortë dhe shumë e ëmbël.
Nga Plini mësojmë se vera më e njohur ilire ishte varianti  balisca. Kjo vreshtë që ishte bërë e njohur në territorin e Dyrrachiumit, ishte eksportuar edhe në Romë, para periudhës së Augustit. Plini thekson se kjo lloj bime ishte shumë e ngjashme me cocolubilis që rritej në Spanjë dhe njihej në Romë falë karakteristikave të saj : pjellorinë
dhe rezistencën. Emri basilisca, është një fjalë ilire dhe do të thotë« bimë me vila ». Me sa duket, konsumimi i madh i verës që bëhej në Romë kish bërë të mundur edhe importimet e vreshtave nga provincat. Edhe autori tjeter Kolumnela flet për verën balisca, i cili e quan një verë të cilësisë së dytë por që vjetërohet shumë mirë
dhe pas pesëmbëdhjetë vjetësh nuk dallohej më nga verërat e cilësisë së parë.
Gjithashtu njihen rastet kur vera, ashtu si dhe vaji prodhoheshin me metoda shtëpiake,sidomos në krahina shumë të varfra.  Plini na njofton për dy lloje të tilla verërash, lora dhe vappa. Këto verëra ishin të një cilësie shumë të ulët dhe me shumë pak jetëgjatësi. Ato konsumoheshin shumë nëpër territoret rurale.
Elemente të tjera që flasin indirekt në favor të një prodhimi lokal të verës janë objektet metalike që shërbenin për krasitjen dhe vjeljen e rrushit. Objekte të tilla metalike duket se janë gjetje të zakonshme për shumë qendra në Iliri si për shembull, Irmaj,Dimal, Selcë dhe Antigone. Në antikitet shohim përdorimin e disa varianteve të
këtyre veglave në varësi të moshës së vreshtit dhe madhësisë se tij.
Sikurse për verën, edhe për vajin kemi informacion se para ardhjes së romakëve, gjatë periudhës klasike.
 Në Epir dhe Maqedoni prodhohej një lloj vaji prej yndyrnash me origjinë shtazore. Këtyre varianteve alternative që njiheshin në këto territore, po ti shtojmë edhe faktin se vënia në funksionim e një punishteje vaji kërkonte një investim shumë të madh, dhe se vetë pema e ullirit kërkonte shumë kohë për të dhënë prodhim, arrijmë në mendimin se tregu vendës plotësohej pjesërisht nga importet.
Është e qartë se shumica e emrave e pronareve që paraqiten në amforat e periudhës republikane u takojnë prodhuesve italikë,disa duken se kanë origjinë greke dhe vetëm një emër është me origjinë ilire, GENTI , eshte vulosur në një  amforë që  vjen nga Durrësi.
Ndërtimet .
Në ndërtimtari u zhvilluan stile të reja në arkitekturë nga pèrzierja e traditës lokale me stilet e arkitekturës së Greqise së lashtë. Përdorimi  i  harkut dhe qemerit, i materialeve dhe teknikave te reja në ndërtim ndihmoi ne krijimin e veprave publike madhështore, te tilla si akuaduktet, bazilikat, amfiteatrot, termet, rrugët publike, si dhe ndërtimet private, vila, domuse etj.
Shumë rinovime praktike romake u adoptuan nga modele të hershme greke. Inxhinieria romake ashtu si dhe inxhinieria ushtarake romake përbënin një pjesë të madhe të superioritetit teknologjik romak dhe kontribuuan në ndërtimin e  rrugëve, urave, akueduktëve, banjave publike, teatrove dhe arenave.
Romakët njiheshin mjaft mirë për arkitekturën e tyre, që grupohet bashkë me traditat greke në "Arkitekturën klasike". Megjithëse kishte shumë ndryshime nga arkitektura greke .
Vetë kolonia romake ishte nje qyteze ose lagje periferike e një qyteti ekzistues me privilegje te veçanta, e krijuar në territoret e pushtuara të Perandonise Romake.
  territorin e Ilirise ne  hapesirat  qytetare ekzistuese, si ne agoraja ose akropol, u bene  rindërtimi ose ndertimi i monumenteve te reja në to, si forumi (Butrot, Dyrrah) amfiteatri (Dyrrah), teatri (rindërtim i teatrove te periudhes helenistike ne Butrot, Bylis, Apoloni etj., ose ndërtimi i teatrove të reja ne  Hadrianopol(Sofratikë) dhe Orik, odeoni (Apoloni), biblioteka (Apoloni, Dyrrah), tempujt eDianës në Apoloni; Eskulapit në Butrot etj.), domuset (Butrot, Dyrrah, Apoloni), akuaduktet (Butrot, Dyrrab) etj. Një ndërtim te ri social me karakter shërbimi perfaqesojne termet, të zbuluara në qendrat urbane (Butrot, Dyrrah, Lis etj.), në stacionet rrugore (Ad Quintium, Pistum) ose në banesat private (Diaporit).
Ne formulimin e stileve  arkitektonike romaket kontribuan ne futjen e elementeve te rinj sic jane harku,qemeri dhe kubeja e  huazuar nga arkitektura etruske.Ne kete kohe si shpikje ishte edhe betoni  romak ,I formuar nga llaci me gure te thyer perzier me  pluhur vullkanik.Tipik ky beton ndeshet ne koloseun e Romes  ( viti 90 pas Kr.).
Nje rol nxites ne zhvillin e arkitektures romake luajten edhe principet e rekomanduar nga Vitruvi (Vitruvius).Ai  ishte  arkitekt, inxhinier i ushtrise romake në vitet 50 — 26 p.Kr.,dhe  ka lënë një veper te rendesishme per ndërtimin,  “De architectura” (Mbi arkitekturen), që është një manual i mirëfilltë i arkitektures romake. Vepra është e ndare në 10 libra që përshijne te gjithe elementet e urbanistikës dhe arkitekturës. Dëshira e tij ishte të ruante traditën klasike greke në projektimin tempujve dhe ndërtesave publike romake. Vitruvius, ishte një arkitekt dhe inxhinier i kohes se Cezarit dhe Augustit.
Një risi e vecantë ishte  Castrumi (lat.) vendbanim i fortifikuar, i perkohshem (me shtylla druri të ngulura mbi ledhe), ose i përhershëm (me mure prej blloqesh guri ose tulle), te ndërtuar per strehimin e një reparti ushtarak romak.castret  ndertoheshin  zakonisht ne terrenet fushore dhe pranë rrugëve tregtare per mbrojtjen e tyre. Kane planimetri katrore ose drejtkendore, me mure  që mbroheshin nga kulla në çdo cep dhe pergjate tyre.
Kampi në të cilën qendronte një njësi e ushtrise  ose një legjion romak me qëllime të mbrojtjeje .
Ne territonin e Shqiperise castra gjenden pergjate rrugeve antike si Skampini ne via Egnatia, Vigu pergjate rrugës Lissus — Naissus, si dhe Paleokastra pergjatë rruges nga Apolonia në Nikopolis.
Romakët ndërtuan shumë akueduktë për të furnizuar qytetet dhe vendqëndrimet industriale me ujë dhe për të ndihmuar bujqësinë e tyre .
Qytetet te rëndësishme të Ilirisë kishin furnizime të bollshme me ujë të sjelle  nga akueduktët  nga kodrat, nganjëherë në një distancë të konsiderueshme. Akueduktët  romake  ishin ndër veprat e tyre më të jashtëzakonshëm dhe më të suksesshëm të inxhinierisë. Ujësjellësi ishte ndërtuar mbi nje sistem muresh dhe harqesh, per furnizimin me ujë te pijshëm te qyteteve nga burimet e largeta ujore.
Ne  Ilirinë  e lashtë në disa prej qyteteve njihen akuaduktet antike te Dyrrahut (shek. II m.Kr.), Butrotit (shek. I p.Kr.), dhe kalasë së Melanit (shek. VI m.Kr.). Cdo banese e aristokratike e ketyre qyteve kishte një burim në peristyliumin e kopshtit te tij. Ndersa  qytetaret e varfër  e merrnnin ujë për përdorim shtëpiak nga burimet publike në rrugë.
Një nga risitë e arkitekturës Romake ishte “Amfiteatri” i cili nuk ekzistonte në Greqinë e lashtë. Amfiteatri  u krijua duke bashkuar dy teatro .Prej tyre u formua  ndertesa e hapur pubiike, me forme eliptike ku zhvilloheshin ndeshjet me gladiatore. Ne qender te tij ndodhej arena, e cila rrethohej nga te katër anët nga kavea. Hyrjet dhe daijet e publikut per ne kavea ose te gladiatoreve në arene, kryheshin nepërmjet galerive me qemer, vomitorium-eve. Amfiteatri i vetëm i gjetur ne Shqiperi është ai i Dyrrahut, i ndërtuar në fihliit te shek. II m.Kr. Ka formë eliptike me diameter 136 m, lartësi 20 m dhe kapaeitet prej 15000 — 20000 vendesh, çka e ben me te madhin në Ballkan. Pas shek. IV m.Kr. ky amfteatër nuk u përdor me si vend shfaqjesh dhe galerite e tij u përdorën per varrime dhe per ndërtimin e kapelave paleokristiane e bizantine.
Termet [lat. therma)ishin  banjot  publike në qendrat urbane ose banesat private romake. U trajtuan si strukura te medha në qender te qyteteve antike, duke patur karakter shoqeror. Ambientet kryesore te termeve ishin: tepidarium (ambient i ndermjetem, ose dhoma e ngrohte), prefurnium (furra per ngrohjen e ajnit dhe të ujit), kaldarium (dhoma e nxehte), frigidarium (dhoma e ftohtë). Ne disa raste termeve u shtoheshin dhe ambiente te tjera, si  atriumi (oborri), apodyterium (dhoma e zhveshjes), sudatorium (dhoma e djersitjes), leonieum (dhoma me ajer te nxehte), natatio (pishina per larje) dhe palestra (hapësira per ushtrime)..
Ne rastet kur termet kishte  palestër, perpara kryerjes se procesit te larjes në kete ambient praktikoheshin ushtrime fizike ose sporte të ndryshme. Termet perdoreshin kryesisht nga burrat, por ne disa raste atyre u shtoheshin ambiente te vecanta per grate.
Ne territonin e vendit tone ndeshen termet publike ne qytetet antike te Butrotit, Dyrrahut, Bylisit, Lisit etj.; termet pranë stacionit rrugor Ad Qiuntum; termet private brenda banesave, si në vilën ne Diaponit etj. Ne shek. V - VI m.Kr. Me hyrjen e besimit të krishtere, nje pjese e termeve u shnderruan ne bazilika, si ne rastin  e asaj te Lezhes, Vrinës në Butrint, por u ndërtuan edhe terme te reja, si ajo e Bylisit.
Në shekullin e parë p.e.s, romakët filluan gjerësisht të përdorin betonin. Betoni u shpik në fund të shekullit të parë p.e.s. Ishte një çimento e fortë e cila rrjedh nga pozzolana dhe shpejt zëvendësoi mermerin si materialin kryesor të ndërtimit dhe mundësoi shumë ndërtesa që më parë nuk mund të bëheshin. Gjithashtu në shekullin e parë p.e.s, Vitruviusi shkroi:” De architectura”, mundësisht traktati i parë i plotë i arkitekturës në histori. Në fund të shekullit të parë p.e.s. Mozaikët filluan të përdoren shumë gjatë Perandorisë pasi u gjetën modele të tyre në Iliri, Greqi etj.
Ndërtimi i një rrjeti rrugësh efikas mespërmes Perandorisë dramatikisht shtoi fuqinë dhe influencën e Romës. Ato u ndërtuan fillimisht që të lejonin legjionet romake të hidheshin shpejt në veprim. Por këto autostrada kishin gjithashtu rëndësi të madhe ekonomike, duke përforcuar rolin e Romës si kryqëzim rrugësh tregtare – origjina e shprehjes "të gjithë rrugët të çojnë në Romë". Qeveria romake ruajti stacionet e rrugëve që mundësonin rifreskim për udhëtarët përgjatë rrugës, ndërtoi ura që ishin të nevojshme dhe vendosi një sistem një sistem ndërlidhës për ndërrimin e kuajve herë pas here.
Banesa romake  ishte pjese e nje kuartalli.Insulat (kuartallet)quheshin  blloqet  kuadratik  te banesave ,qarkuar nga te gjitha anët me rrugë, te një qytet antik romak.Cdo insul perbehej nga nje ose me shume domuse.Domusi  ishte banesa ne qytetet romake  ku jetonte një familje e pasur.Ajo thirej ndryshe  banese  me peristil  sepse kishte oborr të brendshëm katërkëndor, te qarkuar nga një portik me kolona (peristil) dhe ambiente banimi. Ne Pompej kemi banesen tipike me peristil.Dhoma kryesore tabliumi,gjendej midis vestibulit (hyrjes),dhe dhe daljes ne oborr, i rrethuar nga triclinumi (dhoma e ndenjes).Dhomat e tjera qe sherbenin per fjetje  quheshin cubiculat.Kthinat  ne ane te rruges perdoreshin zakonisht si dyqane(taberna).
Ambienti qendror ishte atriumi, i rrethuar me një portik kolonadash. Atriumi qe  ishte thelbi i shtëpisë romake. Tiparet më të spikatur të atrium ishin compluvium dhe impluvium. Ambient religjoz ishte  altari, ku qëndronte statuja e perëndisë mbrojtëse te familjes .
Tablinium-i (dhoma e ndenjjes dhe e studimit)  .vendi ku mbaheshin librat e llogarise (tabulae) si dhe të gjithë biznesi dhe letrat e tij private. Tablīnumi ishte  rrethuar nga dhoma, me lule, pemë, dhe  me një burim në mes . Tablīnumi shihte rreth e qark oborrin e brendeshem qe u quhej  peristylium.Dhomat e gjumit (cubicula) ,Dhoma e  ngrėnies (triklinium)zinte nje vend tevposacem ne domus. Zakonisht nuk hahej mėngjes dhe për drekë hahej normalisht. Për të pasurit, darka shërbehej përpara orës katër të pasdites dhe zgjaste tre deri katër orë. Duart laheshin midis ndrimit të  pjatave të ndryshme. Një perandori u shërbehej  njëzet e dy pjata në festat e tij në darkë. Të varferit hanin perime, peshk, kripë dhe pinin vaj ulliri. Pak mish hahej: në fakt, disa veta që hanin mish e quanin më shumë si mundim. Kur miqtë kërkonin sandalet e tyre, kjo do të thoshte se ata do largoheshin.
Përvec  dhomave të  gjumit në banesën peristil kishte ,dhoma ngrënie, bibliotekë, kuzhine, aneks kuzhine, , banja private trikliniumi (dhoma ku priteshin miqtë); hortus-i (kopshti);, së bashku me strehim të thjeshtë të nevojshme për një numër te skllevërve; si dhe  dyqanet me dyer perballe rrugës.
Ne vendin tone banesa të tila me peristil  jane gjetur në Apoloni, Bylis, Antigone, Finiq, Butrot etj.  Me shtresat e mesme e te varfra lidhen banesat me hajat (Mashkjeze, Selce e Poshtme, Apoloni), dhe ato me gjysmë kati (Cuka e Ajtoit dhe Mashkjezë). Ne periudhën romake në Apoloni ndeshet banesa e tipit domus në formë pallati prej 3600 m2, ndërsa në zonat rurale në formën e vilave, si ajo e Diaporitit né Butrint. Ne antikitetin e vonë dhe në mesjete vazhdojnë te perdoren banesat me hajat dhe gjysmë kati si në zonat urbane, ashtu edhe ne ato rurale, ndërkohë që shfaqet edhe një tip i ri banese, banesa kullë.
Vila romake ishte nje  vendbanim rural pavarur me karakter prodhues dhe rezidenca prone e nje individi te pasur në Ilirinë e  lashte. Shembujt me te hershem te vilave ishin  struktura te ngjashme me fermat, të njohur  si villa rustica, ku perreth nje rezidenee banin gjendeshin punishte, hambare, stalla, ambien te tjera ndihmëse, si dhe toka bujqesore.
Bujqësia
Roma konfiskoi  tokat më të mira e pjellore, të cilat i shpalli “ager publicus”, prona të shtetit romak,me te ciat u krijuan ekonomitë e mëdha bujqësore, latifondet. Latifondet gjendeshin kryesisht në fushat, zonat e ulëta kodrinore dhe në luginat e ulëta të lumenjve, më tepër pranë rrugëve të mëdha, sepse ato furnizonin me prodhime bujqësore qendërbanimet e mëdha.. Përreth Buthrotit ka pasur prona të mëdha tokësore Pompon Atiku, që i përkiste parisë skllavopronare romake, kurse në Ulpianë e të Skup, e gjetkë në Dardani, zotëronte prona të gjera tokësore familja patrice romake e Turëve.
Bujqësia ishte degë kryesore e ekonomisë në antikitet me të cilën ishte e angazhuar pjesa më e madhe e popullsisë . Për pjellorinë e territorit të Ilirëve na flasin edhe burimet historike. Për shembull, Herodoti më 478 p.e.s. tregon se rrotull Apollonisë kishte toka shumë pjellore që zotëroheshin nga aristokracia vendëse. Ndërkohë që Skymni tregon për tokat pjellore të Ilirisë, ndërsa Straboni shkruan për ullishtat dhe vreshtat e këtij vendi.
Zhvillimi i bujqësisë në periudhën helenistike duket të ketë qenë i rëndësishëm. Kjo shihet te shfaqja e fermave bujqësore në territoret përreth qyteteve dhe nga zbulimi I veglave bujqësore nga gërmimet arkeologjike, si për shembull në Melgushë, Antigone,
Irmaj e Dimal. Ky zhvillim i bujqësisë gjatë shekujve III-II p.e.s. pati si rrjedhojë rritjen e prodhimit, madje edhe në nivele eksporti, po të kemi parasysh faktin se tregtarët italikë shkonin në Epir jo vetëm për të eksportuar prodhimet e tyre, kryesisht verë e vaj, por ndoshta edhe për t’u furnizuar me grurë.
Në bujqesi gjeti përdorim  parmenda me  rrota e tërhequr nga  qetë. Per blurjen e dritherave krahas mokrës së gurit ,u futën në përdorim edhe mullinjtë e ujit.
Për një ekonomi bujqësore të zhvilluar na informojnë indirekt edhe të dhënat historike mbi grabitjen e grurit të parthinëve dhe epirotëve nga romakët. Ndërkohë që në zonën e Korçës, zbulimi i shumë pitosave na bën të mendojmë për praninë e shumë ndërtimeve me karakter bujqësor, ku depozitohej prodhimi.
 Gjatë luftës së dytë të Maqedonisë, në vitin 199 p.e.s., konsulli romak Sulspicius kaloi nëpër Dasareti dhe e furnizoi ushtrinë e tij me prodhimet që i ofronte krahina, për më tepër që banorët nuk kishin bërë asnjë lloj rezistence.
Edhe hambarët e mëdhenj të zbuluar në Qesarat na ofrojnë një shembull të jashtëzakonshëm të sasisë së prodhimit bujqësor, si dhe të mënyrës së ruajtjes së tij.
Në rast se në periudhën helenistike burimet antike dhe të dhënat arkeologjike dokumentojnë një prodhim të madh bujqësor, në periudhën romake kemi shfaqjen e një strukture të re që lidhet me ekonominë dhe prodhimin. Kjo strukturë përfaqësohet nga vilat që përbëjnë dhe ndërtimet më të rëndësishme në territorin rural të periudhës romake.
Vilat përfaqësojnë  në vetvete një institucion ekonomik që organizon punën dhe prodhimin bujqësor në fshat. Vëzhgimet e pakta të realizuara e bëjnë të vështirë krijimin e një kuadri të qartë të shpërndarjes së tyre dhe si rrjedhojë edhe të organizimit të bujqësisë në fshatin ilir.
Përsa i takon pranisë së vilave në Ilirinë e jugut, ato i gjejmë kryesisht rrotull territoreve të kolonive romake, pasi në këto qytete jetonte një elitë, e cila zotëronte toka të shumta. Për shembull, në zonën e Shkodrës janë të identifikuara dy vila, njëra që mendohet e shekullit II e.s., e gjetur në qytet24, dhe një tjetër në fshatin Melgushë.
Ndërsa rrotull kolonisë së Dyrrahut shohim praninë e vilave romake në Luz të vogël,Kryemëdhenj dhe Bashtovë
Diaporiti është një nga vilat ku përvec bujqësisë  zhvillohen në të, edhe ndërtimi i
furrave të qeramikës .
Blegtoria
Rritja e kafshëve në Epir përbënte aspektin ekonomik më të zhvilluar dhe më të organizuar. Këtë fakt e konfirmojnë edhe autorët antikë, si për shembull Varroni që merr tek epirotët shembujt më të mirë të rritjes së kafshëve. Ndërsa Plini nga ana e tij përmend demat e Epirit si më të mirët dhe për këtë meritën kryesore ia atribuon Pirros, i cili kishte treguar një kujdes të madh për rritjen e tyre. Rritja e kafshëve nga epirotët përmendet edhe nga Çezari, i cili vë në pah cilësinë e mirë të dhenve që rriten në masë të konsiderueshme në këtë rajon.
Blegtoria epirote me siguri ka pasur si rrjedhojë edhe zhvillimin e disa produkteve të tjera, si për shembull prodhimin e qumështit, përpunimin e mishit dhe prodhimin e leshit.
Sipas Varronit, që prodhimi i leshit të ishte i një cilësie të mirë, dhentë duhej të mbaheshin në ferma të mbuluara. Ndërsa Plini na përmend si me nam leshin e Histrisë dhe Liburnisë .Leshi i prodhuar në Epir eksportohej dhe përpunohej në Itali. Për më tepër, edhe rritja e kafshëve, që nga shekulli II p.e.s. ndodhej kryesisht në duart e sipërmarrësve italikë.
Përveç leshit dhe mishit, nga rritja e bagëtive në antikitet ishte mësuar të përftohej edhe djathi. Janë sërish autorët antikë që na informojnë se për këtë prodhim njihej shumë zona e Dardanisë, e cila prodhonte caseus dardanicus (djathë).
Një kafshë tjetër e rritur nga epirotët është kali. Një tekst i Virgjilit ku përmenden kuajt e Epirit, na bën të mendojmë se edhe ata eksportoheshin në Romë duke qenë se i vlerësonin për cilësitë e tyre.
Varroni mbetet informacioni kryesor për ekonominë ilire dhe epirote, meqë i ka shëtitur vetë këto vende. Ai ka mbledhur informacione të sakta kur ishte pjesë e ushtrisë së Ilirikumit në vitet 78-77 p.e.s. dhe më pas shoqëronte Pompeun në luftën e tij kundër piratëve si dhe gjatë qëndrimit në Dyrrah përgjatë luftës civile. Ndër të tjera, ky autor na informon për ekzistencën e buajve të egër në Dardani si dhe për qentë molosë që ishin të mëdhenj e të zinj, të cilët përdoreshin shumë për ruajtjen e bagëtive. Një informacion tjetër me vlerë i Varronit për një artikull tjetër që eksportohej në Itali, është mbi kërmijtë e Ilirisë, shumë
të njohur në Romë .
Element tjetër i rëndësishëm i ekonomisë ilire ishte dhe peshkimi. Me shumë mundësi ky aktivitet ishte i përqendruar në qytetet bregdetare të Ilirisë, por nuk duhet të harrojmë dhe pasurinë e lumenjve dhe liqeneve me peshq. Për shembull, Straboni përmend liqenin e Ohrit si një vend ideal për kripjen dhe tharjen e peshkut.
Minierat
Një nga degët e ekonomisë që mori një zhvillim të madh në krahinat ilire në shek. I-III të erës sonë dhe për të cilën pushtuesit treguan një zell të madh ka qenë shfrytëzimi i minierave. Pas pushtimit të Ilirisë edhe minierat e arit, të argjendit, të bakrit e të hekurit të Dalmatisë, të Dardanisë e të viseve të pirustëve u bënë prona të shtetit romak dhe patën një rëndësi të madhe për perandorinë. Flori, historian i shek. I-II të e.sonë, tregon se pas kryengritjes së viteve 6-9 romakët i shtrënguan dalmatët “të gërmojnë tokën dhe të nxjerrin prej saj arin”. Më vonë minatorët dalmatë e pirustët u dërguan me forcë për të punuar në minierat e provincës së Dakisë.
Minierat janë aspekti i ekonomisë ilire më pak i njohur deri më sot. Në këtë kontekst, burimet e autorëve antikë përbëjnë pikënisjen e studimit të tyre.
 Studimi i minierave përmban shumë vështirësi që lidhen kryesisht me identifikimin e tyre. Sidomos këto
vështirësi janë më të mëdha për periudhën pararomake, kur shfrytëzimi i minierave bëhej vetëm në sipërfaqe, pa hapje galerish. Në territorin e Shqipërisë njihen vetëm sporadikisht disa galeri minierash antike. Studjuesi Italian L.Ugolini që  para luftes se Dyte boterore na sinjalizon se kishte parë gjurmë të nxjerrjes së minareleve pranë Lissus-it, pranë lumit Fand , por i konsideron këto galeri si të periudhës mesjetare. Përsëri Ugolini na bën me dije se në Pukë një shoqëri italiane që kishte marrë me koncesion një minierë, kishte rënë në gjurmët e një galerie romake. Një tjetër minierë antike është konstatuar  në Gjegjan të Kukësit. Jo  vetëm minierat, por edhe përpunimi i metalit njihej shumë mirë nga ilirët. Për këtë,përveç burimeve antike na vjen në ndihmë edhe ikonografia e monumenteve sepulkrale.Për shembull, nga Dasaretia, edhe kjo një zonë e pasur me minerale, na vjen një stelë  e shekullit III e.s. ku paraqiten dy hekurpunues .
Straboni na informon se Iliria, ashtu si dhe Mezia, ishte e njohur për minierat e hekurit.
Tit-Livi, kur përshkruan riorganizimin që i bënë romakët territorit ilir pas luftës me Gentin, thotë se ata e ndaluan shfrytëzimin e minierave të argjendit dhe të arit nga ilirët,por i lejuan të vazhdonin shfrytëzimin e minierave të hekurit dhe bakrit. Teksti i Tit-Livit hedh dritë edhe mbi faktin se minierat ishin një burim i rëndësishëm ekonomik për romakët dhe se me pushtimin e Ilirisë këto miniera vihen nën kontrollin e tyre direkt. Ndërkohë kuptojmë se para ardhjes së romakëve, minierat ishin dhënë me koncesion dhe se sipërmarrësit i paguanin taksa mbretit Gent. Ky rast përbën të vetmin shembull, nëpërmjet të cilit kuptojmë se mbretërit ilirë aplikonin një politikë taksash. Kjo tregon se në njëfarë mënyre ekonomia antike ilire ka pasur një organizim shtetëror, gjë që vërtetohet edhe
nga disa informacione që na vijnë nga autorët e asaj kohe. Në rastin e mbretit Gent, atij iu konfiskua nga romakët një pasuri shumë e madhe, e përbërë nga 27 ponde ari, 19 argjendi, 13 000 denarë dhe 120 000 monedha argjendi të Ilirisë. Ndoshta ky akumulim i madh pasurie mund të ishte pjesërisht rrjedhojë e kësaj politike taksash dhe pjesërisht rrjedhojë e aktivitetit pirat që kryenin ilirët.
Para ardhjes së romakëve në Iliri kishim një aktivitet të rëndësishëm minerar. Këtë situatë e dëshmon dhe prerja e një sasie të konsiderueshme monedhash argjendi nga Damastioni.
Një seri e këtyre monedhave paraqet edhe veglat e punës që përdoreshin në miniera, si për shembull çekiçi apo lingotat.
Në periudhën romake, gjatë sundimit të Neronit, disa nga minierat në Iliri arrinin të prodhonin deri 50 shufra  ar në ditë. Minierat e arit autorët antikë i vendosin kryesisht në Dalmaci. Në këtë provincë, nga mbishkrimet e zbuluara
deri më sot, njohim edhe prokuratorët (procuratores) që dërgoheshin nga Roma për të ndjekur punimet në këto miniera. Ndërsa për periudhën e Trajanit mësojmë se fisi ilir i pirustëve u zhvendos në Transilvani nga ky perandor, pikërisht sepse konsideroheshin si minatorë me shumë eksperiencë. Emrat e kësaj popullsie ilire shfaqen më pas edhe në mbishkrimet e gjetura në Daki. Në kohën
Augustit,
ky i fundit i dha urdhër Viviut, mëkëmbësit të Dalmacisë, që të detyronte popullsinë vendase për të punuar në minierat e xeherorëve. 
Përveç mineraleve, Iliria njihej edhe për burimet e bitumit, një element ky shumë i shfrytëzuar në antikitet, sidomos për izolimin e strukturave të  anijeve. Sipas  STRABONIS,( Geographica, VII, 5, 
8): “Në krahinën e apolloniatëve është një vend i quajtur Nymfe, një shkëmb aty nxjerr zjarr dhe nën këtë rrjedhin burime të vakëta dhe asfalt, mbasi,siç shihet qartë, digjen plisat e asfaltit. Aty pranë ka një minierë, mbi një kodër; me kohë gropat e minierës mbushen përsëri dhe dheu që bie në to, shndërrohet në asfalt, sikurse e thotë Poseidoni.” Edhe autorët e tjerë antikë japin informacion për këto burime, te të cilat ishte ndërtuar edhe një orakull. Zjarri i Nymfeut prezantohet edhe në monedhat perandorake të prera në Apolloni.Ashtu si minierat, edhe guroret përbënin një element të rëndësishëm të jetës ekonomike në Iliri. Për shembull, rasti i Bylisit është shumë i veçantë, sepse gurorja ndodhet brenda territorit të qytetit. Studimet e deritanishme në të kanë treguar se kjo gurore është përdorur intensivisht gjatë periudhës perandorake romak. Ndërkohë gurorja e Karaburunit është nga më të përdorurat në antikitet, sidomos nga qytetet e Orikut dhe Apollonisë, që e kishin këtë gurore burimin kryesor të materialit ndërtues . Një tjetër gurore ndodhet në fshatin Shkallë, pranë Butrintit. Kjo duket se ka shërbyer më shumë për ndërtimet e Butrintit dhe Çukës së Ajtoit. Gjurmët e nxjerrjes së gurëve janë ende të dukshme në këto gurore.Përveç mineraleve, këto zona ishin shumë të pasura edhe me pyje, që përbënin gjithashtu një degë të rëndësishme të ekonomisë për romakët. Edhe në këtë rast janë tekstet e autorëve antikë që na japin pak informacion. Për shembull mund të përmendim rastin e Statilius Taurus që përdori pyjet e zotërimeve të tij rrotull Dyrrahut, për të ndërtuar një amfiteatër prej druri në Romë.Toka dhe bagëtitë ishin baza e pasurisë në antikitet. Për këtë edhe pushtimi romak pati si synim marrjen në zotërim nga elita romake të pronave të mëdha. Shkatërrimet e Pal Emilit në Epir, luftërat civile në Iliri apo korrupsioni i guvernatorëve romakë të periudhës republikane na krijojnë idenë se në shekullin I p.e.s. gjendemi përballë një territori të shkatërruar. Për më tepër fenomeni i braktisjes së qendrave ilire në këtëperiudhë çoi edhe në braktisjen e kulturave bujqësore, duke krijuar një lloj shkëputjeje. Po t’u shtojmë këtyre fenomeneve edhe kolonizimin romak që çoi në një rindarje të pasurisë dhe të pronave, arrijmë në mendimin se shekulli I p.e.s. përbën një moment kyç në transformimin e ekonomisë ilire. Format e vjetra të prodhimit u zëvendësuan nga ato të romakëve, të cilët riorganizuan hapësirën rurale, modifikuan thellësisht pronësinë dhe mënyrat e punimit të tokës. Sidomos dalja në skenë e vilave bëri që rreth tyre të organizohej e gjithë jeta ekonomike. Ato bënë që të rritej prodhimi bujqësor dhe format e prodhimit të modernizoheshin. Por, siç tregojnë edhe autorët antikë, ekonomia familjare luante një rol të rëndësishëm, paralelisht me atë të pronave të mëdha bujqësore.Megjithatë, përveç këtyre ndryshimeve radikale që ndodhën me pronësinë e tokës dhe me riorganizimin e prodhimit bujqësor, vihet re edhe një farë vazhdimësie në disa site me karakter agrar, siç është rasti i fermave helenistike të fortifikuara që shndërrohen në vila. Po ashtu edhe në zonat malore, interesi i Romës për të pasur në miniera një forcë punëtore të specializuar, bëri që edhe atje të kemi vazhdimësi të formave të organizimit pararomak. Këta shembuj tregojnë se ato zona që nxirrnin përfitime ekonomike të rëndësishme, vazhduan të shfrytëzoheshin edhe me ardhjen e romakëve.Në përgjithësi ekonomia antike ilire ishte një ekonomi autokonsumi, por informacionet e autorëve të asaj kohe hedhin dritë mbi faktin se mbretëritë, koinonet apo qytetet luanin një rol drejtimi në ekonomi që ndoshta kishte të bënte me shpërndarjen e pasurisë natyrore dhe me organizimin e saj. Qoftë mbretëritë, koinonet, fiset apo qytetet kishin një territor të tyrin në zotërim, çka përbënte dhe territorin e tyre ekonomik. Si rrjedhojë e këtij fakti mendojmë se kemi të bëjmë me një ekonomi shumë të fragmentuar lokalisht dhe që shtrihej deri në kufijtë e pushtetit politik të mbretit, koinonit apo qytetit.


ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQËROR I ILIRËVE NË PERIUDHEN HELENISTIKE



http://eseshkolle.blogspot.com/                 ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQËROR I ILIRËVE NË PERIUDHEN HELENISTIKE
Zhvillimi  gradual i ekonomisё
Njё shtytje pёr zhvillimin ekonomiko – shoqёror solli themelimi i kolonive nё brigjet iliriane  (shekujt 7 – 6 para Kr.). Me hapjen e tregjeve tё vogla por tё organizuara tё kolonive, u krijuan kushtet parёsore pёr shfrytёzimin sistematik tё prodhimeve bujqesore dhe  blegtorale. Shtimi dhe zgjerimi i vendbanimeve dhe i qyteteve ilire që nga shekulli i 4-tё para Kr.e ne vazhdim na dёshmon pёr njё shtrirje tё tillё tё popullsisё e cila do tё ishte e mundur vetёm me njё ndryshim tё tillё tё lidhjeve ekonomike. Megjithatё, zona e krahina te vecanta si ardanet pirustet,kaonёt apo fisete tjere , tё cilёt kishin nёn kontrollin dhe nёn shfrytёzimin e tyre burime natyrore prodhimtare me sasi dhe cilёsi, duket qё ishin nё gjёndje tё shtonin popullsinё e tyre edhe pёrpara shekullit tё 4te para Kr. megjithёse me ritme mё tё ngadalshme.
Paralelisht, po aq sa Kaonёt por edhe taulantet ,labeatet jo vetёm kishin dalje nё det, por kufizoheshin edhe me territore tё kolonive korkyrase  duke favorizuar kёshtu tregtimin direkt tё produkteve tё tyre. Pёr tё njёjtin qёllim, Molossёt, qё nga fillimi i shekullit tё IV para Kr. u detyruan tё zbrisnin drejt jugut deri nё gjirin e Ambrakisё . Njёkohёsisht, Amantёt u shtynё nё gjirin e Aulonёs dhe pёrfituan njё pjesё tё brigjeve midis Apollonisё dhe Orikut.
Shoqёritё epirote, me marrёdhёniet e ekuilibrit me natyrёn dhe mirёqёnien, qё sollёn tek banorёt e tyre, do tё mbeteshin ndoshta nё esencёn e tyre fisnore, por grumbullimi dhe administrimi i pasurisё kolektive nga prijёsit e tyre ishte e aftё tё pёrforcojё njё pakicё tё privilegjuar. Nga votimet çliruese tё skllevёrve, qё duken nga fillimi i krijimit tё qyteteve dhe tё hyrjes sё shkrimit, rezultojmё se tё paktёn aty nga fundi i shekullti tё 5tё para Kr., ishte formuar systemi i skllavopronarisё private si edhe i pronёsisё.
Shfrytёzimi gradual i mundёsive qё sollёn tregjet e kolonive kishin si rezultat gjithnjё e mё shumё vartёsine e ekonomisё vendase tё Kaonёve dhe te pjeseve te tjera te Ilirise JP nёn influencёn Korinthase. Kjo mardhenie  sigurisht nuk u bё nёn presioni e askujt, tё paktёn deri sa erdhi çasti i nje lloj polarizimi qё do tё çonte nё luftёn e Peloponezit.
Lindja e ekonomisë qytetare.
Periudha që përfshin shek. V deri në shek. II p.e.r. është quajtur «Periudha e ekonomisë qytetare ilire». Ajo lidhet me lindjen dhe zhvillimin e qyteteve ilire dhe epirote, proces që u arrit në sajë të zhvillimit të brendshëm ekonomik të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit.
Lindja dhe zhvillimi i qytetit antik në territorin e Shqipërisë është i lidhur padyshim me lulëzimin e rendit skllavopronar. Vetëm shfrytëzimi i punës së skllavit bëri të mundur të realizoheshin ndërtime gjigante për nivelin e atëhershëm të forcave prodhuese, siç janë muret rrethuese të qyteteve dhe në përgjithsi fortifikimet e asaj periudhe.
Zhvillimi i mëtejshëm i mjeteve dhe metodave të sulmit, siç ishte për shembull përdorimi i «deshëve» për shkatërrimin e portave dhe të mureve nga njëra anë, dhe nga ana tjetër kërkesat estetike të shoqërisë skllavopronare, bënë që të ndryshojë teknika e ndërtimit të mureve për t´i bërë ato më të qëndrueshme dhe njëkohësisht më të bukura. Ndërtime të rëndësishëm ishin tempujt dhe godinat e tjera shoqërore, rrugët dhe portat e qytetit.
Shumë fortifikime të periudhës qytetare ilire  janë vazhdim i atyre të periudhës së parë të hekurit (shek. XII-V p.e.r.). Mjaft të përmendim rastet, kur muret e ndërtuara me gurë të latuar mbështeten mbi mure prehistorike apo janë vazhdim i tyre, si në Butrint, Symizë, Zgërdhesh, Lis, etj.
Gurët, që formonin faqet e këtyre mureve, gdhendeshin me kujdes, duke u dhënë forma poligonale, trapezoidale ose drejtkëndëshe, me qëllim që të puthiteshin mirë me njëri-tjetrin për t´i rezistuar goditjes së makinave gurëhedhëse dhe deshëve.
Në këtë kohë lindën kullat, që shërbenin për të kontrolluar dhe mbrojtur muret midis tyre (kurtinat) nëpërmjet goditjeve nga anët, ndërsa sistemi mbrojtës i hyrjeve u perfeksionua së tepërmi. Qytetet e fortifikuara zinin nganjëherë sipërfaqe të konsiderueshme, që kapnin 20-40 ha, ndërsa gjatësia e mureve mbrojtëse arrinte nga 2 deri 4 km. Niveli teknik dhe estetik i këtyre ndërtimeve dëshmon për ekzistencën e arkitektëve dhe teknikëve të aftë për zgjidhjen e detyrave të ndërlikuara që u nxirrnin përpara ndërtimet mbrojtëse.
Duke bërë një klasifikim të qyteteve të fortifikuara ilire, sipas shtrirjes planimetrike të linjave mbrojtëse të tyre, janë dalluar dy tipa qytetesh  .
Tipin e parë e përbëjnë ato qytete që kanë një akropol në majë të një kodre, ndërsa qyteti shtrihet në shpatet e saj. Në raste të tjera, si në Lis e Zgërdhesh, qyteti shtrihej në njërin shpat të kodrës dhe përbëhej nga akropoli në majë dhe qyteti i poshtëm, që ishte i rrethuar gjithashtu me mure mbrojtëse. Një tip tjetër përbënin qytetet, si Dimali, Margëlliçi, Irmaj etj., që u ngritën mbi kodra, të cilat kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë dhe rrethoheshin me një mur të vetëm pa pasur akropol.
Një rrugë të veçantë zhvillimi ndoqi Klosi (Nikae) qytetarët e të cilit pasi u zgjerua mjaft qyteti, u shpërngulën në një kodër përbri, vetëm disa  kilometra  larg së parës, në Bylis ku krijuan një lagje apo më mirë një qytet të ri të fortifikuar, duke krijuar kështu një «dyqytet». Këtij shembulli duhet t´i shtojmë Beratin (Antipatrea) me Goricën  . Si duket, me zgjerimin e qytetit antik të Beratit u banua dhe u fortifikua kodra e Goricës, që ndodhet në anën tjetër të lumit të Osumit..
Përveç qyteteve të fortifikuara kishte dhe shumë kështjella që rrethonin sipërfaqe më të vogla, kryesisht me karakter ushtarak. Qytetet në të shumtat e rasteve ndërtoheshin mbi kodra, që zinin një pozitë qendrore në krahinën që zotëronin. Ato dominonin një fushë pjellore, një zonë blegtorale, apo të pasur me miniera, si Damastioni. Që në fillim të shek. IV p.e.sonë mësojmë se ky qytet kishte hedh ne qarkullim monedhat e tij prej argjendi.
Ndërsa kështjellat zinin shpesh pika kyçe në rrugët që të çonin për në qendrat kryesore, ose rrethonin këto të fundit. Një nga këto rrugë ishte ajo që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, e quajtur më vonë Egnatia si dhe degëzimet e saj, rrugët që përshkonin luginën e Devollit, Osumit etj.
Zhvillimi ekonomik e shoqëror i Ilirisë gjatë epokës së hekurit dhe veçanërisht gjatë shek. VII-V p.e.sonë kishte përgatitur kushtet për lindjen e qyteteve dhe të jetës qytetare. Siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit dhe të qendrave protourbane që u krijuan si rezultat i zhvillimit të zejtarisë, të bujqësisë, të blegtorisë, si edhe të intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit me botën greke. Kjo dëshmohet nga prania e gjerë e qeramikës së importuar korinthike e jonike dhe më pas edhe nga prodhimet e kolonive greke në Dyrrah e në Apoloni, të cilat kishin hyrë në marrëdhënie të ngushta me prapatokën ilire.
Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare ishte një dukuri me karakter ekonomik e shoqëror tërësisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisë antike të tregut që u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkëmbimi. Kjo është e lidhur me shkëputjen e plotë të zejtarisë nga bujqësia, me krijimin e mënyrës antike të prodhimit dhe me zbatimin e punës së skllavit në degët e ekonomisë.
Edhe nga pikëpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime të tilla, nëpërmjet të cilave të dallohet qartë qyteti i kësaj kohe. Megjithatë, prej qyteteve antike, rrënojat e të cilave ruhen në vendin tonë, mund të pohohet se qyteti i mirëfilltë në Iliri formohet kryesisht gjatë shek. IV p.e.sonë. Në këtë kohë kemi edhe dëshmitë e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike..
Qytetet e mëdha zënë një pozitë qendrore në krahinën që zotërojnë dhe shtrihen në një hapësirë prej 30-40 ha, siç është rasti i Bylisit, i Antigonesë, i Lisit etj., dhe janë të mbrojtura me mure të fuqishme.
Duke folur për qytetet e kësaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, që do të thotë qytete të vogla, me sa duket ende në shkallën fillestare të zhvillimit të tyre. Demosteni, në shek. IV p.e.sonë përkundrazi, përdor termin poleis që do të thotë qytet. Ndryshimi që vërehet në termat e përdorur prej këtyre dy autorëve nuk duket të jetë i rastit; ai shpreh me sa duket një diferencim që u bëhet këtyre qendrave urbane ilire dhe që lidhet me karakterin e tyre. Pak dritë mbi këtë çështje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si “qytetin më të fortë” midis qyteteve të Dasaretisë. Duket se disa qytete kishin mundur të ecnin përpara dhe të dalloheshin prej të tjerave. Interes të veçantë paraqet në këtë drejtim Damastioni, i cili është dhe i pari qytet ilir që pret monedha. Burimet tregojnë se ky qytet gjendej në shpinë të zonës bregdetare, diku midis kësaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur për këtë Straboni në shekullin e parë shkruan kështu: “Pas Epidamnit dhe Apolonisë gjer te malet Keraune ndodhen bylinët, taulantët, parthinët dhe brygët; aty afër gjenden dhe minierat e argjendit në Damastion..”. Mungesa e të dhënave më të sigurta ka penguar që ky qytet të lokalizohet me saktësi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve të monedhave të tij, ai duhet kërkuar në krahinat e brendshme ilire, diku në lindje të Drinit të Sipërm.
Pasazhi i Strabonit ka një rëndësi të veçantë dhe për një fakt tjetër. Ai tregon se Damastioni qe një qytet që lindi dhe u zhvillua në një zonë të pasur me miniera, të cilat, me sa duket përbënin edhe bazën ekonomike të tij. Shfrytëzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisë së përpunimit të metaleve qenë degët kryesore të kësaj ekonomie. Karakteri i saj bëhet i qartë edhe nga simbolet që mbajnë monedhat e qytetit, të cilat paraqesin midis të tjerash çekanin e minatorit dhe shufrat metalike.
Damastioni është, kështu, shembulli i një qyteti zejtar të përparuar të kësaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet në burimet, jo vetëm si qyteti më i fortë midis qyteteve të Dasaretisë, por edhe si kryeqendër apo qendër rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundësi që qytetet e tjera më të vogla, ato që Diodori i quan polisma, do të kenë qenë qendra njësish gjeografiko-ekonomike, ku do të ketë mbisunduar ekonomia bujqësore-blegtorale me ndonjë degë të kufizuar të zejtarisë.
Vendosja e ekonomisë skllavopronare .
Qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative,ku popullsia e tyre përbëhej nga masa e gjerë e prodhuesve zejtarë, bujq e blegtorë, nga pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe aristokracia e vjetër fisnore që përbënte parinë e qytetit.
Masën kryesore të popullsisë e formonte fshatarësia e lirë, por burimet bëjnë fjalë edhe për një popullsi fshatare të varur. Theopompi në veprën e tij “Filipika” shkruan se “ardianët kanë 300 mijë prospelatë si helotë...”. Me prospelatë (skllever )autorët e vjetër kuptonin një popullsi të varur që merrej me punimin e tokës dhe që u jepte zotëruesve të saj si detyrim një pjesë të prodhimit. Duke i krahasuar prospelatët e ardianëve me helotët e Spartës, Theopompi e përcakton edhe më mirë gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe këta ishin, sikurse helotët, një popullsi e nënshtruar që pas pushtimit ishin shpronësuar dhe ishin kthyer në gjendje vartësie. Nuk kemi prova nëse kjo ishte një popullsi e huaj apo një fis tjetër ilir që pësoi këtë fat; numri i tyre gjithashtu duhet të jetë i tepruar, por mbetet i padiskutueshëm fakti që kemi të bëjmë me një masë popullsie mbi të cilën ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
Midis ilirëve ky nuk ishte një fenomen i veçantë për ardianët. Një shekull më vonë Agatharkidi në veprën e tij “Evropaikon” do të pohojë se “dardanët kanë kaq shumë skllevër (ai i quan këta me emrin “dullos”), sa dikush kishte 1 000, kurse të tjerë edhe më shumë. Secili nga këta në kohë paqeje punon tokën, kurse në kohë lufte merr pjesë në ushtri duke pasur si prijës zotin (“despotes”) e tij”.
Prania e një popullsie të varur e të shfrytëzuar ekonomikisht midis ilirëve, është një dëshmi e rëndësishme për të përcaktuar karakterin dhe strukturën e shoqërisë ilire. Siç tregojnë të dhënat e autorëve antikë, popullsia e varur e tipit prospelatë-helotë-penestë përfaqësonte në këtë kohë në Iliri një formë të hershme të skllavërisë që ekzistonte në disa nga popullsitë kryesore ilire. Kjo kategori njerëzish përdorej në masë në punimet bujqësore dhe mbase edhe në shfrytëzimin e minierave. Zotërit e tyre (despotët) duket se banonin në qendrat e vogla të fortifikuara ose në qytete. Kohën më të madhe ata e kalonin në luftëra dhe jo rrallë me dëfrime. Theopompi na thotë se sunduesit e prospelatëve ardianë “çdo ditë deheshin, bënin mbledhje dhe shtroheshin në gosti, të dhënë pas të ngrënit e të pirit”. Pjesën tjetër të popullsisë e përbënte masa e fshatarëve të lirë që luante, me sa duket, ende një rol kryesor në prodhimin shoqëror.
Përveç përfitimit nga puna e popullsisë vendase, shtresa e pasur siguronte të mira materiale nëpërmjet grabitjes kolektive të popujve fqinjë me anë të luftërave. Tributet e përvitshme që detyroheshin të paguanin popujt e nënshtruar tregojnë se këto grabitje kryheshin në mënyrë sistematike.
Kështu në shek. IV p.e.sonë, shoqëria ilire paraqitet si një shoqëri e ndarë në klasa e shtresa shoqërore. Kjo shoqëri njihte atëherë format e hershme të varësisë skllavopronare, prandaj edhe ishte një shoqëri skllavopronare. Lindja e qyteteve ndihmoi për thellimin e diferencimit shoqëror, sepse duke u bërë qendra të rëndësishme të zejtarisë dhe të tregtisë ato i dhanë hov rritjes së prodhimit, shkëmbimit me para dhe shfrytëzimit të punës së huaj.
Pa mbivlerësuar peshën dhe rolin e qytetit ilir në këtë periudhë të hershme mund të thuhet se ai vepron jo vetëm si bartës i skllavopronarisë, por edhe si përçues i saj në botën fshatare që e rrethon. E lidhur me qytetin me anë të marrëdhënieve ekonomike dhe e varur prej tij përmes këtyre marrëdhënieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo që ndodhej rreth qyteteve nuk është më bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani marrëdhënie vartësie në formën e skllavërisë së tipit helot.
Askekte të aktivitetit ekonomik.
Iliria, që ka një relicv me te favorshem se Epiri. Por ashtu si dhe rajonet ë tjera re gadishullit ballkanik ,Iliria goditej edhe nga të korra të këqija dhe nga zia e bukes.
Ka të dhëna burimore se tregtaret italiane interesoheshin te blinin  nga rajoni adriatiko-jonian i Ilirikut prodhime ushqimore, lekure dhe drurë, por edhe prodhime artizanale, minerale, katran, bitum, dhe njekohesisht shesnin prodhime te sjella nga Italia e Jugut.
Vera dhe vaji kanë qenë prodhime të rëndësishme në antikitet. Përveç rolit të tyre ushqimor, ato luanin edhe role të tjera kryesore. Për shembull vera përdorej në ceremonitë fetare, mortore dhe në mjekësi, ndërsa vaji për parfume, në mjekësi, për ndriçim si dhe për të lyer trupin.Shpërndarja e verës dhe vajit italian nuk kryhet në një territor të panjohur nga tregtarët antikë. Kolonët korintas dhe korkyras ishin të parët që integruan bregdetin e Adriatikut lindor në një rrjet të gjerë shkëmbimesh me botën greke. Fundi i shekullit III p.e.s. është shumë i rëndësishëm përsa u takon shkëmbimeve tregtare në Adriatik. Në këtë kohë fillon të dobësohet monopoli egjean. Në këto kushte tregtarët italikë të verës dhe vajit monopolizuan tregtinë e këtyre rajoneve që mbetën jashtë influences së ishullit të  Rodit. Italianët e vendosur që në shekullin e II p.e.s. në Iliri luajtën dhe rolin kryesor në futjen e verës italike në këto territore. Këto amfora, prodhuar në shekujt III-II  p.e.s. në Siçili dhe Magna Grecia, dëshmojnë dhe për shkëmbimet e para në masë Ekzistenca e ekonomisë familjare lidhet direkt edhe me problemin e monetarizimit
të ekonomisë antike tek ilirët. Në këtë kuadër nuk është e rastit që gjetjet monetare në territorin rural janë shumë të pakta, çka tregon se nuk kemi të bëjmë me një ekonomi monetare, sepse mbiprodhimi ishte një fenomen i rrallë. Monedha, megjithëse pritej që në shekullin IV p.e.s. nga Apollonia e Dyrrahu dhe më pas në shekullin III kemi një shtim të konsiderueshëm të atelieve monetare, nuk arriti të luante një rol kryesor në shkëmbimet ekonomike. Në këtë kontekst, mendojmë se nuk kemi të bëjmë vërtet me një ekonomi monetare dhe se monedha ka luajtur një rol dytësor. Monetarizimi i ekonomisë lidhet direkt me mbiprodhimin dhe ishte pikërisht pjesa e mbiprodhuar që përjashtohet nga autokonsumimi dhe që mund të shitej kundrejt një vlere monetare ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut duke reflektuar situatën politike në rajon. Amforat greko-italike i gjejmë pothuajse në të gjitha qendrat ilire. Duke ditur se rolin kryesor në shpërndarjen e prodhimeve e luanin kolonitë greke të Durrësit dhe Apollonisë
Një tjetër prodhim, qe meriton të permendet në mënyrë te veçantë, jane vreshtat, kryesisht ato te krahinës se Dyrrahut.  Varietetet e rrushit te rajonit Bordelais ne Francë mendohej se kishin prejardhjen nga krahina e Dyrrahut Edhe Plini i Vjetri mburrte cilësine e rrushit  duke e krahasuar varietetin e quajtur balisca ne Dyrrah me coccolobis-in e Spanjës.
Nga Iliria e jugut eksportohej ne Greqi lenda drusore, jo vetem per ngrohje, por edhe per armaturat dhe per ndertimin e anijeve, dhe vecanërisht Korkyra ishte e interesuar  per te riperteritur floten e saj.
Antizanati familjar ilir  mundesonte prodhimin ne tezgjah te veshjeve me lesh deleje, prodhimin e kepuceve dhe sendeve prej lekure, ato te veglave te drurit  te nevojshme per bujqesine ose pen blegtonine. Kishte zejrare të  specializuar ne punime me delikate, si metalurgjia ose ne punime qenamikes së hollë.. Ne fakt, qenamika e perdorimit të perditshem me shpesh ishte veprimtani e punishteve familjare, ashtu sic ishte  edhe ndertimi i shtepive te banimit apo i haureve per bagetine. Antigonea, ne huginen e Drinos, ne Kaoni, eshte e njohur per punimin artizanal te veglave bujqesone: Sopatave , draperve , belave, masheve per tredhje etj.Qysh  ne epoken e Bronzit te Vone, iliret punonin bakrin dhe bronzin.Iliretb shquheshin  në prodhimin e sepatave,te cilat jane përdorur kryesisht si nje mjet shkembimi, ne nje ekonomi para-monetane Disa nga keto punime jane realizuar sipas modeleve vendese, si sepatat te quajtura skutarine ose Skodrane, kurse disa te tjera jane riprodhime te formave egjease ose jane te importuara.
Zhvillimi i qyteteve, u bashkëshoqerua naryrshëm ne një lulèzim të zanateve te ndertimit,te drejtuar nga  arkitektët te cilët shquhen nga formirni i tyre për imitimin e  modeleve  greke në Magna Grecia, Siçili, Epir, Maqedoni dhe ne qytetet koloni, Në mjaft qenderbanime kishte ishin të njohur muratorët, gurëgdhendësit, karpentieren, zdrukthtaret e të  tjerë zanatcinj.
Minierat
Shfrytëzimi i minierave bëhej vetëm në sipërfaqe, pa hapje galerish. Në territorin e Shqipërisë njihen vetëm sporadikisht disa galeri minierash antike.Studjuesi Italian I shek te kaluar L. Ugolini na sinjalizon se ka parë gjurmë të nxjerrjes së minareleve pranë Lissus-it, pranë lumit Fand dhe Bulgjer, por i konsideronkëto galeri si të periudhës mesjetare. Përsëri Ugolini na bën me dije se në Pukë një shoqëri italiane që kishte marrë me koncesion një minierë, kishte rënë në gjurmët e një galerie romake. Një tjetër minierë antike është sinjalizuar në Gjegjan të Kukësit. Jo vetëm minierat, por edhe përpunimi i metalit njihej shumë mirë nga ilirët. Për këtë, përveç burimeve antike na vjen në ndihmë edhe ikonografia e monumenteve sepulkrale. Për shembull, nga Dasaretia, edhe kjo një zonë e pasur me minerale, na vjen një stelëe shekullit III e.s. ku paraqiten dy hekurpunues .Autori antik ,Straboni na informon se Iliria, ashtu si dhe Mezia, ishte e njohur për minierat e hekurit.Përveç mineraleve, Iliria njihej edhe për burimet e bitumit, një element ky shumë I shfrytëzuar në antikitet, sidomos për izolimin e anijeve. Straboni na informon për praninë e burimeve të asfaltit në territorin e Apollonisë. Edhe autorët e tjerë antikë japin informacion për këto burime, te të cilat ishte ndërtuar edhe një orakull. Zjarri i Nymfeutprezantohet edhe në monedhat perandorake të prera në Apolloni. Megjithatë, deri sot nuk kemi asnjë gjurmë arkeologjike të shfrytëzimit të tyre në antikitet.Ashtu si minierat, edhe guroret përbënin një element të rëndësishëm të jetës ekonomikenë Iliri. Për shembull, rasti i Bylisit është shumë i veçantë, sepse gurorja ndodhet brenda territorit të qytetit. Studimet e deritanishme në të kanë treguar se kjo gurore është përdorur intensivisht gjatë periudhës perandorake romake. Ndërkohë gurorja e Karaburunit është nga më të përdorurat në antikitet, sidomos nga qytetet e Orikut dhe Apollonisë, që e kishin këtë gurore burimin kryesor të materialit ndërtues . Një tjetër gurore ndodhet në fshatin Shkallë, pranë Butrintit. Kjo duket se ka shërbyer më shumë për ndërtimet e Butrintit dhe Çukës së Ajtoit. Gjurmët e nxjerrjes së gurëve janë ende të dukshme në këto gurore.
Përveç mineraleve, këto zona ishin shumë të pasura edhe me pyje, që përbënin gjithashtu një degë të rëndësishme të ekonomisë për romakët. Por është e pamundurtë gjejmë gjurmë arkeologjike të shfrytëzimit të pyjeve në antikitet. Edhe në këtë rast janë tekstet e autorëve antikë që na japin pak informacion. Për shembull mund të përmendim rastin e Statilius Taurus që përdori pyjet e zotërimeve të tij rrotull Dyrrahut,për të ndërtuar një amfiteatër prej druri në Romë.
Shfrytezimi i nëntokes ishte një sektor i rendesishem i veprimtanisë në Iliri. Damastioni, ishte qyteti më i njohur per mineralet e tij te pasura me argjend . Per nxjerrjen e rnineraleve, per te cilat  korintasit ishin shumë re interesuar, u perdor një krah pune i bollshem, dhe në  pjesën të madhe, duket se ishin skllever, Një roj të dukshëm luajti gjithashtu ngritja e punishteve per përpunimin e rnineralit për t’u eksportuar në rradhë të parë në Greqi.
Për prodhimin e eneve prerj balte në Dyrrah kishte furra qe imitonin shumë mire prodhimet e Italise se jugut, ose vazot e Megarës.Ne prodhimin e enëve por edhe të materialeve të ndërtimit kishte punishte edhe ne Apolloni,Dimal , Bylis , Margelliç e ne qytete te tjera. Nga prodhimet e tyre bie në sy një numëer i madh i emrave të pronarëve  ilire dhe jo greke: Bato, Epikado, Genti, Glaukia, Platori, Pleurati, që kanë vulosur ne prodhimet e tyre  markat personale .
Zejtaria, bujqësia e blegtoria
Lindja e qyteteve i dha një shtytje të re zhvillimit të degëve të ndryshme të ekonomisë ilire.
Zejtarinë e shfrytëzimit të minierave dhe të përpunimit të metaleve ilirët e njihnin dhe më parë, por asnjëherë si tani ajo nuk paraqitet si degë e veçantë e një qyteti, siç është rasti i Damastionit. Në shek. IV në zejtarinë e punimit të metaleve nuk vihet re ende ndonjë ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës. Por tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më intensive si në shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e degëve të veçanta të zejtarisë metalpunuese. Bie në sy në mënyrë të veçantë rritja e prodhimit të armëve, që përbëjnë në këtë kohë gjetjet më të shumta nëpër nekropolet në krahasim me zbukurimet.
Megjithatë, nuk pati ndonjë përparim, në fushën e zejtarisë së prodhimit qeramik, madje importi e dobësoi për një kohë këtë degë të zejtarisë ilire. Punishtet e specializuar te qeramikes helenistike te zbuluara ne Dyrrah,Apolloni,Antigone,Fonike etj  zotëronin pajimet e nevojshme për realizimin e të gjitha etapave të prodhimit, që nga përgatitja e argjilës (vaskat e larjes) deri tek pjekja (furrat), ku rreth një mjeshtri-prodhues i kallëpeve punonin  një numër të caktuar artizanë-skllevër e çirakë. Nga derdhja e shlikerit (brum balte i perpunuar ne trajte qulli) ne kallëpet prodhoheshin figurina prej balte të pjekur në sasira të konsiderueshme, duke bërë të mundur hedhjen e tyre ne treg.
Ndërkaq në fushën e ndërtimeve ndodh një revolucion i vërtetë. Mjeshtrat e ndërtimit shquhen në shek. IV për aftësitë e tyre arkitektonike e teknike dhe për njohuritë e thella në fushën e artit të fortifikimeve, që i zbatonin në nivelin më të përparuar të kohës, ashtu si në shumë vise të tjera të botës mesdhetare. Muret rrethuese të qyteteve të ndërtuara në stilin poligonal janë dëshmia më e qartë e arritjeve në këtë fushë.
Të dhënat për bujqësinë dhe blegtorinë e ilirëve për shek. IV janë të varfra. Autorët bashkëkohës, si Aristoteli, Skymni, etj., nuk bëjnë tjetër veçse përsërisin Hekateun, për shkak të njohjes ende të pamjaftueshme të Ilirisë; megjithatë Iliria për autorët grekë ishte vendi i një bujqësie e blegtorie të zhvilluar, tokat pjellore të së cilës shfrytëzoheshin vende-vende në mënyrë intensive dhe që krahas kulturave bujqësore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), në kullotat e pasura rritnin bagëti të mira të racës.
Bujqësia ishte degë kryesore e ekonomisë në antikitet me të cilën ishte e angazhuar pjesa më e madhe e banorëve antik. Për pjellorinë e territorit të Ilirëve na flasin edhe burimet historike. Për shembull, Herodoti më 478 p.e.s. tregon se rrotull Apollonisë kishte toka shumë pjellore që zotëroheshin nga aristokracia vendëse. Ndërsa Straboni shkruan për ullishtat dhe vreshtat e këtij vendi.
Në periudhën helenistike  shfaqen   fermat bujqësore në territoret përreth qyteteve .Zbulimi i veglave bujqësore nga gërmimet arkeologjike, si për shembull në  Antigone, Irmaj e Dimal shpreh një dëshmi te këtij aktiviteti. Ky zhvillim i bujqësisë gjatë shekujve III-II p.e.s. pati si rrjedhojë rritjen e prodhimit, madje edhe në nivele eksporti, po të kemi parasysh faktin se tregtarët italikë shkonin në Epir jo vetëm për të eksportuar prodhimet e tyre, kryesisht verë e vaj, por ndoshta edhe për t’u furnizuar me grurë.
Për një ekonomi bujqësore të zhvilluar na informojnë indirekt edhe të dhënat historic mbi grabitjen e grurit të parthinëve dhe epirotëve nga romakët. Ndërkohë që në zonën e Korçës, zbulimi i shumë pitosave na bën të mendojmë për praninë e shumë ndërtimeve me karakter bujqësor, ku depozitohej prodhimi. Duke qenë se bujqësia ishte dega më e përhapur e ekonomisë në antikitet, ajo kërkonte angazhimin e një numri të madh krahu pune. Ky krah pune përbëhej nga fshatarë të lidhur ngushtë me tokën, nga skllevërit, si dhe nga disa njerëz të lirë. Këtë gjë e pohojnë aktet  e lirimit të skllevërve në Butrint.
Përsa u takon marrëdhënieve të fshatarëve me tokën, kemi disa informacione nga autorët antikë, ku kuptohet se toka tek ilirët jepej me qira. Sipas autorit antik : “Të gjitha tokat punohen nga skllevër ose njerëz të lirë, ose nga të dyja palët bashkë; nga të lirët ose kur i punojmë vetë siç bëjnë shumë të varfër me familjarët e tyre, ose me njerëz të paguar, atëherë kur më të lirët kryejnë punët më të rëndësishme, siç janë vjeljet dhe korrjet, dhe këta quhen prej tonëve oberari; këta edhe sot gjenden me shumicë, në Azi,Egjypt dhe në Ilirik. Mbi të gjitha këto dua të them se është më mirë që vendet e vështira të punohen me njerëz me pagesë sesa me skllevër, gjithashtu edhe në vendet më të shëndosha, ata të ngarkohen me punët bujqësore më të rënda siç janë tharja e frutave, vjeljet e korrjet.”
Blegtoria
Një vend të rëndësishëm ne ekonominë antike ilire zinte blegtoria shtegtare e cila shtrihej në zona malore dhe fushore: rritja te dhenve dhe e dhive, por edhe të bagëtisë se trashe, qeve  dhe kuajve , që duheshin per të pajisur kavalerine, e cila në Greqinë e Veriut dhe në Iliri ishte  me e madhe se në Greqine Qendrore dhe Jugore. Perpjekjet e Pirros per te inkurajuar përmirësirnin e racave te gjedhit te trashe dhe te imët nëpermjet nje scleksionimi rigoroz, sic tregon autori antic, Plini i Vjetri ,ky synim pati ndikim te madh ne gjithë llirinë e  Jugut. Pelqeheshin veçanerisht dhente qe ishin në sasi e në tufa të  shumë te medha në Epir.
Rritja e kafshëve në Epir përbënte aspektin ekonomik më të zhvilluar dhe më të organizuar. Këtë fakt e konfirmojnë edhe autorët antikë.Ndërsa Plini nga ana e tij përmend demat e Epirit si më të mirët dhe për këtë meritën kryesore ia atribuon Pirros, i cili kishte treguar një kujdes të madh për rritjen e tyre.Blegtoria epirote me siguri ka pasur si rrjedhojë edhe zhvillimin e disa produkteve të tjera, si për shembull prodhimin qumështit, përpunimin e mishit dhe prodhimin e leshit. Sipas Varronit, që prodhimi i leshit të ishte i një cilësie të mirë, dhentë duhej të mbaheshin në ferma të mbuluara. Ndërsa Plini na përmend si me nam leshin e Histrisë dhe Liburnisë që u përngjan fijeve të flokut. Fatkeqësisht gërmimet arkeologjike nuk kanë identifikuarende ndërtime të tilla të mbuluara me çati. Ne nuk njohim as punishtet ku bëhej ky përpunim i leshit, megjithëse kjo industri duhet të ketë qenë nga më kryesoret po të kemi parasysh sasinë e madhe të prodhimit dhe të fitimit. Në këtë kontekst, kur të dhënat arkeologjike për momentin mungojnë, mund të supozojmë se leshi i prodhuar në Epir eksportohej dhe përpunohej në Itali. Për më tepër, edhe rritja e kafshëve, që nga shekulli II p.e.s. ndodhej kryesisht në duart e sipërmarrësve italikë. Përveç leshit dhe mishit, nga rritja e bagëtive në antikitet ishte mësuar të përftohej edhe djathi. Janë sërish autorët antikë që na informojnë se për këtë prodhim njihej shumë zona e Dardanisë, e cila prodhonte caseus dardanicus (djathë) që klasifikohej si prodhim I cilësisë së lartë. Një kafshë tjetër e rritur nga epirotët është kali. Një tekst i Gjeorgjikeve të Virgjilit ku përmenden kuajt e Epirit, na bën të mendojmë se edhe ata eksportoheshin në Romë duke qenë se i vlerësonin për cilësitë e tyre.Ndër të tjera, ky autor na informon për ekzistencën e buajve të egër në Dardani si dhe për qentë molosë që ishin të mëdhenj e të zinj, të cilët përdoreshin shumë për ruajtjen e bagëtive. Një informacion tjetër me vlerë i Varronit për një artikull tjetër që eksportohej në Itali, është mbi kërmijtë e Ilirisë, shumë të njohur në Romë dhe nga më të mëdhenjtë në treg.
Prodhimi i dritherave sigurohej nga fusha dhe pllaja mjaft te gjera në Shqiperine Qendrore ( fusha e Muzeqesë, fusha Kavajes në veri  të Shkumbinit, rrafshnalta e Korçes etj.), edhe pse zonat bregdetare janë shpesh laguna e keneta që  prekeshin  nga malarja.
Element tjetër i rëndësishëm i ekonomisë ilire ishte dhe peshkimi. Me shumë mundësi ky aktivitet ishte i përqendruar në qytetet bregdetare të Ilirisë, por nuk duhet të harrojmëdhe pasurinë e lumenjve dhe liqeneve me peshq. Për shembull, Straboni përmend liqenin e Ohrit si një vend ideal për kripjen dhe tharjen e peshkut.
Të dhënat arkeologjike i vërtetojnë këto njoftime. Parmenda e paraqitur në buzët e një pitosi gjetur në fushën e Korçës, si dhe figurat simbolike të paraqitura në monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë, apo në monumentet varrimore të kohës, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollëkut, simbol i pjellorisë dhe i begatisë, u bëjnë jehonë pasurive të tokës ilire dhe zhvillimit që kishin marrë bujqësia e blegtoria ilire në këtë kohë.
Edhe ne Ilirinë Jugore ,gjate periudhes helenistike ,zhvillimi i bujqesise varej nga qarkullimi bujqesor i rregullt .Ne ultësirën pranadriatike ,fushën e Korces  mbilleshin periodikisht,drithera ,bime leguminoze dhe  vajore , etj. Nje perhapje te madhe kishte kultura e rrushit dhe prodhimi veres.Ne Ilirine malore kishte lendina shume te medha ku rriteshth rracat me te mira te kuajve.
Ashtu  sikurse edhe ne qytetet e  tjera helenistike, edhe ne Dyrrah ,Apolloni,toka ishte pasuria kryesore e  aristokracise dhe  njëkohesisht, siperfaqja e punueshme, shërbente si nje mjet saktë per te siguruar ushtrine. Ne parim e gjithe toka i perkise mbretërisë ilire (bazileut).Zakonisht ajo punohej nga duart e fshatarëve, dhe nga te ashtuquajturit njerez te mbretit; pjesa kryesore e prodhimit të punes se tyre shkonte në favor te mbretit, te te afermve te tij dhe te ushtareve. Bibliografi:
1.Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë. Burime të zgjedhura për histroinë e Shqipërisë, vëll. I, Tiranë, 1965.
2.Historia e Popullit shqiptar,Tirane 2002.


           

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME