Aktiviteti mbikëqyrës
Funksioni themelor i mbikëqyrjes është mbrojtja e konsumatorit, me qëllim përmbushjen në të gjitha rrethanat, të angazhimeve apo detyrimeve që shoqëritë e sigurimit kanë ndaj policëmbajtësve. AMF monitoron në mënyrë të vazhdueshme përgjegjësitë e marra nga shoqëritë e sigurimit dhe verifikon me anë të parametrave financiarë e teknikë, burimet e mjaftueshme dhe formën për përballimin e këtyre përgjegjësive. Ngritja e një sistemi raportimi periodik, siguron një bazë të dhënash për përgjegjësitë e marra nga ana e shoqërive. Analizimi i raportimeve, si dhe verifikimet në vend nëpërmjet inspektimeve,prodhojnë parametrat financiarë dhe teknikë të mjeteve që shoqëritë duhet të kenë, në mënyrë që shoqëritë e sigurimit të jenë në gjendje të përballojnë përgjegjësitë e ndërmarra.
Mbikëqyrja tradicionale
• Garanton sigurinë e institucioneve financiare nëpërmjet vendosjes së rregullave
• Rregullat janë të zbatueshme për të gjitha institucionet fi nanciare dhe përcaktohen me ligj
• Vendosje e sanksioneve në funksion të zbatimit të rregullave
Mbikëqyrja me bazë riskun
• Vlerëson biznesin e një kompanie, profi lin e riskut dhe kontekstin makro-ekonomik në dy dimensione:
a. Profi let individuale të risqeve
b. Riskun sistematik
• Analizon ndikimin që një falimentim i mundshëm mund të ketë kundrejt:
a. Policëmbajtësve
b. Sistemit fi nanciar
• Dizenjon një sistem efektiv mbikëqyrës
Avantazhet
• Menaxhim risku më i mirë
• Treg më efi çent
• Efekte pozitive ekonomike edhe në nivel makro
Sfi dat
• Kërkon më shumë eksperiencë dhe aftësi sesa modeli tradicional i bazuar në rregulla
• Hartimi i metodologjive të sofi stikuara (manual të brendshme, trainime, etj.)
• Pranimi dhe adoptimi i metodologjive nga stafi mbikëqyrës
• Model i bazuar mbi gjykim i cili mund të mos jetëgjithmonë objektiv
• Gjykimi mbikëqyrës mund të sfi dohet nga institucionet fi nanciare - vështirësi për të provuar saktësinë nga secila palë
• Modeli tërësisht i bazuar në gjykim vështirëson fazat e ndërhyrjes nga ana e Mbikëqyrjes
Kështu Fondi i Garancisë si për shoqëritë e sigurimit të jetës dhe ato të jojetës duhet të jetë në masën 370 mln lekë. I gjithë procesi i rritjes së kapitalit në të gjitha format e përzgjedhura nga shoqëritë e sigurimit është ndjekur me përparësi nga AMF.
Avantazhet per mbajtjen e policave:
• Ruajtjen e historikut të tyre në vite dhe në kompani, ku do të përfshihen edhe dëmet
• Transparencë dhe siguri më të madhe mbi rreziqet e siguruara
• Lehtësi në marrjen në sigurim
• Përqasje drejt një sistemi Bonus Malus
Avantazhet për Institucionet Financiare që ushtrojnë aktivitet në Tregun e Sigurimeve:
• Praktika të standartizuara të marrjes në sigurim
• Shkëmbim informacioni të kontrolluar
• Shmangie të abuzimeve
• Ulje të numrit të të pasiguruarve
2.4 Platformat dhe sistemet e AMF-së garantojnë në drejtim të mbikëqyrjes:
• Monitorimin e përditshëm të shoqërive të sigurimit në shitjen e policave të sigurimeve
të detyrueshme.
• Kontrollin e korrektësisë së policave nga vetë klientët.
• Automatizimin e proceseve të punës dhe rritjen e efektivitetit dhe vendimmarrjes.
• Minimizimin e gabimeve teknike nëpërmjet njësimit të përdorimit të platformave të
ndryshme nga AMF dhe operatorët e mbikëqyrur.
• Parametra të lartë të sigurisë, si nga ana fizike dhe funksionale.
Në drejtim të efektivitetit të punës së instuticionit :
• Standardizimin e infrastrukturës të rrjetit dhe të menaxhimit informatik të posteve të punës.
• Forcimin e shkallës së sigurisë së informacionit, duke marrë parasysh sistemet
kritikë të ndërtuar dhe konfi dencialitetin e të dhënave, nëpërmjet rritjes të sigurisë të
infrastrukturës informatike dhe aplikimit të rregullave në aksesin dhe përdorimin e
brendshëm.
• Përdorimin e “paketave software” të standardizuara në aktivitetin financiar të AMFsë
dhe të njohura nga organet e kontrollit apo ato tatimore, duke bërë më transparent
funksionimin e vetë Autoritetit.
2.5 Bashkëpunimi institucional
Bashkëpunimi me institucionet e vendit
AMF ka një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë,
në përmbushje të misionit të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar dhe të rritjes së
efektivitetit të rregullimit të tregjeve financiare në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë ka qenë një nga partnerët kryesorë të AMF-së në arritjen e
objektivave të përbashkëta për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve fi nanciare,
. Në komunikim të ngushtë me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave, AMF ka punuar për zgjerimin e tregut dytësor të letrave me vlerë dhe funksionimin e rregjistrave përkatës.
A U T O R I T E T I I M B I K Ë Q Y R J E S F I N A N C I A R E
Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare
Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare
AMF është anëtare e 3 organizatave ndërkombëtare të rregullatorëve të sigurimeve (IAIS),letrave me vlerë (IOSCO) dhe pensioneve (IOPS) dhe ka marrëdhënie e bashkëpunim të ngushtë me një numër të madh rregullatorësh në botë. AMF është pjesëmarrës,me kontribut aktiv, në Nënkomitetin e Bazës së të Dhënave të Ligjeve të IAIS-it. Synimi I funksionimit të kësaj strukture lidhet me shkëmbimin e përvojave të vendeve të ndryshme, hartimin dhe njësimin e standardeve për t’u zbatuar më tej nga të gjithë vendet anëtare.
Bashkëpunimi me institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët.Marrëdhëniet me donatorët vazhdojnë të jenë një faktor mbështetës, tepër i rëndësishëm,në realizimin e projekteve strategjike të AMF-së, me qëllim ngritjen institucionale si dhe për nxitjen dhe zhvillimin e hallkave të veçanta të aktivitetit të këtij institucioni.Në kuadër të monitorimit të stabilitetit makroekonomik të vendit, FMN ka ndjekur me vëmendje dhe ka asistuar punën e AMF-së në rregullimin dhe forcimin e tregjeve fi nanciare jo-bankare. FMN po asiston në mënyrë të veçantë rregullimin e sistemit të pensioneve në Shqipëri dhe për këtë qëllim ka dhënë edhe rekomandimet e saj për hapat që duhen hedhur deri në krijimin e kuadrit të plotë ligjor dhe hartimin e strategjisë së pensioneve.Përfshirja e elementëve të direktivave Evropiane në sistemin fi nanciar në Shqipëri ka nxitur bashkëpunimin e AMF-së me strukturat e Evropës së Bashkuar.
A U T O R I T E T I I M B I K Ë Q Y R J E S F I N A N C I A R E
Éshté i rëndësishëm në konsolidimin e profesionit të Aktuarit në Shqipëri, si një element tepër i rëndësishm, jo vetëm në vendosjen e standardeve, por edhe në implementimin me sukses të projekteve të të ardhmes, si Mbikëqyrja me Bazë Risku.Bashkëpunimi me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) - Po vijon puna për përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e letrave me vlerë, ku vlen të përmendet projekti i ri i ligjit të letrave me vlerë të hartuar nga Ministria e Financave, projekti në proces mbi Obligacionet e Korporatave dhe Bashkive të mbështetur nga BERZH-i. Këto projekte synojnë përafrimin me direktivat Evropiane dhe nxitjen e aktivizimit te tregut.