Showing posts with label ESE LETRARE. Show all posts
Showing posts with label ESE LETRARE. Show all posts

DHUNA NE FAMILJE EDHE NDAJ FEMIJEVE - ESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona, femijet rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences. Te dhenat qe jane marre nga anketimet pohojne se ndaj femijeve te tyre ushtrohet dhune jo vetem nga babai, po edhe nga nena, si ne familjet shqiptare rurale, ashtu dhe ne ato qytetare. Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te Lexo me teper.....
dhunshem ndaj femijeve te tyre. Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre, duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe, se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia, se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre, se vajzat me mire te zemerohen me nenat, qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare, se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj.Psh: Nje nene qe ushtronte sistematikisht dhune ndaj vajzes se saj gjimnaziste, per t'a shtruar sic shprehet ajo ne nje bisede me koleget e saj, petagoge ne universitetin e Tiranes, nder te tjera thote:Une e qelloj dhe do ta qelloj time bije deri ne diten qe ajo do te marre diplomen e Universitetit. Une do te perpiqem ta ruaj vajzen time nga ky mjedis i infektuar me gjithfare “virusesh” shoqerore qe shkaktojne trauma te pariparueshme, vecanerisht per vajzat. Lus perendine te mos mbylle syte pa e diplomuar time bije. Ne shoqerine shqiptare diploma e universitetit, jo vetem te jep tjeter personalitet, por eshte edhe nje fare mburoje prej te ligave qe te vijne dhe andej nga nuk i pret. Ceshtja e ndikimit te dhunes se prinderve ndaj femijeve dhe adoleshentet eshte nje nga me te nderlikuarat e me te diskutuarat jo vetem ne studimet sociologjike, psikopetagogjike etj, por edhe ne bisedat e perditshme. Diskutime te tilla gjallerohen ndjeshem ne periudha ndryshimesh te vrullshme shoqerore e kulturore. Studiues te ndryshem kane sjelle argumente te shumellojshme pro dhe kunder funksioneve afirmative dhe disfunksioneve te dhunes se prinderve te ushtruar ndaj femijeve te tyre. Te dhenat e ketij anketimi provojne se mjaft prej grave, ne familjet ku jane rritur, kane perjetuar dhunen e prinderve dhe jane te prirura te justifikojne ushtrimin e dhunes ndaj femijeve te tyre. Rreth 62.10% e grave vleresojne kryesisht funksionet pozitive te dhunes te ushtruar nga prinderit ndaj femijeve, qe i detyron ata te shmangin gabimet ose fajet e te jene me te disiplinuar, si faktore qe i mbron nga shkarjet morale dhe nga perdorimi i droges. Nje bashkeqytetare thote: Ndoshta ne shqiptaret e perdorim dhunen ndaj femijeve edhe ngaqe jemi te stresuar ose me sakte te friksuar per te ardhmen e femijeve tane. Pasi e perdorim dhunen ndaj femijeve behemi pishman si dreqi, por edhe te mos e perdorim dhunen friksohemi me shume kur mendojme se femijet mund te futen ne ndonje qorrsokak, prej ku nuk mund te dalin gjithe jeten… Prinderit ne Shqiperi, vecanerisht nenat ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences si mase profilaktike, per t'i mbrojtur ato nga leproza e veseve te shumta qe kane molepsur shoqerine e diteve tona. 17,62% e te anketuarve pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme. Pervoja jetesore dhe studimet social-psikologjike tregojne se, vecanerisht djemte, qe ne femijeri dhe ne moshen e adoleshences kane qene te ekspozuar ndaj dhunes familjare te ushtruar drejtperdrejt ndaj tyre, ose ndaj anetareve te tjere te familjes. Ky perfundim konfirmohet dhe nga gjeografia sociale e kronikes se zeze ne realitetin shqiptar. Sipas te dhenave qe gjenden ne zyren e statistikes te prokurorise se pergjithshmete republikes se Shqiperise gjate vitit 1998 rreth 41.1% te krimeve kunder jetes se tjetrit si vrasje, plagosje, grabitje me dhune, rrembim personi, etj. Jane kryer nga te rinj te grupmoshes 19-26 vjec. Nga studimi i sfondit familjar te personave te rinj qe kane kryer vepra penale me shkalle te larte agresiviteti kunder jetes se tjetrit rezulton se shumica e tyre jane rritur e socializuar ne mjedise familjare ku ushtrohet dhune, ku, vecanerisht meshkujt me te rritur, flasin sistematikisht per modele sjelljesh perverse, per krime e dhune kunder te tjereve etj. Ne disa krahina e qytete te vogla te shqiperise se mesme familjet ose fiset ku socializohen te rinj te tille te prirur per veprime kriminale me shkalle te larte rrezikshmerie karakterizohen nga opinioni si familje ose fise te tersta, si sera te dhunes e te krimit. Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po kontrakton e tjeterson pothuajse te gjithe sistemin e marredhenieve ndermjet njerezve. Perpjekjet per te kufizuar dhe sheruar nje semundje te tille sociale eshte e domosdoshme te fillojne me crrenjosjen e mendesive te prinderve, qe ne forma te ndryshme justifikojne dhunen e ushtruar ndaj femijeve te tyre. KONKLUZION: Kjo arrihet me aftesimin e prinderve per te miredukuar femijet jashte formave te dhunshme te detyrimit, me kulturimin e mekanizmave psikokulturore, qe shmangin elementet e konfirmimit ne marredheniet e femijeve me prinderit dhe me te tjeret. Çdo informacion shtese, opinion, mendim, vleresim apo shkrim qe ka te beje me temen eshte mese i mirepritur.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

TEMA: DHUNA NE FAMILJE -ESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Dhuna kundër grave në Shqipëri duhet të analizohet në kontekstin e kulturës dhe traditave shqiptare. Studimi i dhunës në familje është i komplikuar, sepse ajo është një fenomen që ndodh prapa dyerve. Njerëzit nuk preferojnë të flasin mbi këtë çështje sepse ata e konsiderojnë atë çështje private dhe burim turpi. Gjithashtu,
ky problem mbështetet nga mentaliteti tradicional dhe patriarkal që është thellësisht i rrënjosur në kulturën shqiptare Rrënjët e keqtrajtimit të vazhdueshëm të grave shqiptare nga burrat janë të vjetra dhe të thella dhe janë të lidhura me mungesën e respektit. Duket kontradiktor fakti që Kanuni (Kodi i ligjeve zakonore të përdorura në pjesën veriore të Shqipërisë) përfshinakte që e deklarojnë gruan si të paprekshme.Mbështetur në aktet dhe kundra aktet mbi gruan ngrihet pyetja: Pse gruaja konsiderohej e paprekshme? Sepse ajo nevojitej për të lindur fëmijë, për t’u kujdesur për fëmijët dhe anëtarët e tjerë tëfamiljes dhe për punët e shtëpisë. Nga kjo pikpamje, ishte e vështirë të pranohej barazia e gruas me burrin. Sipas Kanunit, gruaja është një objekt që merr frymë, ajo është një pasuri dhe si e tillë nuk mund të respektohet nga anëtarët meshkuj të familjes. Kanuni përmend faktin se burrat kanë të drejtë të rrahin dhe të fyejnë publikisht bashkëshortet e tyre nëse bashkëshortet nuk u binden atyre. Nëse gruaja “nuk sillet mirë ndaj të shoqit burri ka të drejtë “ t’i presë një shirit nga brezi i saj ose t’i presë një tufë nga flokët e saj dhe ta lërë atë. Burri mundet t’i presë flokët gruas së tij, ta çveshë atëlakuriq, ta përzërë atë nga shtëpia në sy të të afërmve dhe më pas ta ngasë atë me shkop mes përmes gjithë fshatit. Më tej në Kanun thuhet: Nëse burri e rreh gruan e tij, ai nuk quhet fajtor dhe prindërit e saj nuk mund të bëjnë asnjë ankesë për burrin që e ka rrahur. Nëse burri e rreh gruan deri në gjakosje, dhe ajo ankohet tek prindërit, burri duhet të japë shpjegime. Në Kanun sqarohet se, burri mund ta vrasë gruan e tij në dy raste, për tradhëti dhe mosmikpritje.Për këto dy akte të pandershmërisë, burri e vret gruan e tij, nuk kërkon mbrojtje dhe nuk hyn në hakmarrje, pasi prindërit e gruas së tij të vrarë e kanë marrë çmimin e gjakut të saj kur i kanë dhënë dhëndërrit një fishek ditën e dasmës, për të garantuar sjelljen e saj.Pesëdhjetë vjet të sundimit komunist nuk e fshinë qëndrimin patriarkal të lidhur me Kanunin. Shumë gra akoma e shikojnë pozitën e tyre sociale nën ndikimin e këtyre ligjeve zakonore. Shpesh thuhet se Kanuni është burimi kryesor për pozitën e diskriminuar të grave në shoqërinë shqiptare, argument ky shumë i diskutueshëm e ndofta spekulativ. Çështja e historisë së pozitës së nënshtruar të grave në shoqërinë shqiptare në këtë shekull ka nevojëpër një analizë më të plotë, duke marrë në konsideratë shumë faktorë, si nivelin shumë të ulët të zhvillimit ekonomik e shoqëror, nivelet e larta të varfërisë, mungesën e stabilitetit politik, faktin që çështja e identititetit dhe e integritetit territorial shqiptar mbizotëruan jetën e vendit dhe lëvizjet politike brënda tij, mungesën ë një kulture politike demokratike, nivelin e ulët arsimor, mungesën e lëvizjeve të gjëra emancipuese shoqërore etj. Kanuni është vetëm një nga këta faktorë dhe vepronte vetëm në një pjesë të vendit. P.sh. në jug nuk vepronte Kanuni, por kishte përsëri fejesa në djep.Një analizë e tillë mungon në studimet ekzistuese, dhe ne ndjehemi të detyruar të prezantojmë nevojën për një analizë të plotë të fenomenit dhe të situatës së gruas në atë kohë. Autorë të tjerë janë përpjekur, gjithashtu, të analizojnë natyrën e këtij fenomeni në Shqipëri. S. Gjipali dhe L. Ruci në studimin e tyre Gruaja shqiptare: Hezitime dhe Perspektiva, përpiqen të shpjegojnë influencën e vështirësive ekonomike në pozitën e varur të gruas shqiptare: Gjithashtu duhet të kuptojmë situatën e grave shqiptare gjatë gjysmës së fundit të shekullit tonë dhe progresin që ato kanë bërë … Shqipëria ishte dhe vazhdon të jetë një vend me një popullsi fshatare mbizotëruese (64 % e popullsisë aktualisht jeton në fshat) ... Prapambetja intelektuale dhe materiale krijoi kushte për nënvlerësimin dhe keqtrajtimin e gruas (mjafton të themi se rrahja e gruas konsiderohej gjë normale) .Për një kohë të gjatë studimet dhe të dhënat mbi dhunën në familje kanë munguar plotësisht. Në vitin 1996, shoqata e grave “Refleksione”, organizoi të parin studim kombëtar mbi dhunën në familje, financuar nga Programi PHARE Democracy. Në këtë studim S. Miria jep të dhënat e para që tregojnë se 64 % (nga 849 gra) e grave të intervistuara pranojnë të kanë përjetuar dhunë fizike, emocionale dhe seksuale. 64% e grave të intervistuara pranojnë se ato janë ndjerë të dhunuara fizikisht apo shpirtërisht nga partneri i tyre ose nga anëtarë të tjerë të familjes… 35 % e të intervistuarvekanë qënë dëshmitare të dhunës serioze fizike e psikologjike në familjen e tyre të origjinës.Permasat e këtij problemi mund të kuptohen duke marë në konsideratë të dhëna tëtjera nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza. Në më pak se 5 vjet të ekzistencës së saj,Linja ka marrë më shumë se 5000 telefonata. Në periudhën 1996-2000, më shumë se 400gra janë këshilluar ballëpërballë. Klientet kanë qënë nga të gjitha rrethet e vendit. Një fakt tjetër për frekuencën e fenomenit është numri i klienteve të trajtuara në Strehëzën për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara në një periudhë kohore më të shkurtër se dy vjet. Kjo Strehëz, e ngritur në Tiranë, është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri dhe mbështetet nga donatorë të huaj. Rreth 32 gra dhe 40 fëmije janë trajtuar në këtë Strehëz në 18 muaj aktivitet. Kërkesat për strehim janë shumë më të mëdha se kapacitati i Strehëzës. Strehëza pothuaj çdo muaj ka një ose dy kliente mbi kapacitetine saj. Numri i rasteve të kthyera (të papranuara) është pothuaj i barabartë me sasinë e klienteve të trajtuara në Strehëz. Këto të dhëna na ndihmojnë të kuptojmë se dhuna ndaj gruas nuk ndodh rastësisht, por ajo është një fenomen i përhapur në Shqipëri. Fenomeni përfshin të gjitha moshat dhe besimet fetare.
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Ese: "Nëse humbet guximin atëherë ke humbur vetveten!" . ESE ARGUMENTUESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/


http://eseshkolle.blogspot.com/Nëse humbet guximin atëherë ke humbur vetveten. Ajo çfarë e mban gjallë një njeri dhe e dallon atë nga të tjerët janë vlerat nga të cilat ai karakterizohet. LEXO ME SHUME...
Një prej atyre vlerave është guximi. Çdo qenie njerëzore në këtë planet i është dhënë guximi si dhuratë. Megjithatë, ka shumë pak njerëz këtë dhuratë dinë t’a përdorin në mënyrën e duhur ose nuk e përdorin fare. Guximi është një nevojë e evolucionit të popullit tonë. Pa guxim, afrikano- amerikanët do të ishin ende të mbërthyer në skllavëri, nëse nuk do të kishte qenë guximtar dikush apo disa, skllavëria do të ishte në përmasa akoma më të mëdha. Guximi mund të gjendet në forma të ndryshme. Një shembull i guximit mund të gjendet tek në një ushtar. Ai rrezikon jetën e tij çdo ditë thjesht për të mbrojtur jetët tona. Ne mund të shohim edhe guximin në një shok klase, ai i cili përballet me humbjen e një prindi dhe sërish ai përpiqet të vazhdojë jetën e tij. Mbi të gjitha, guximi është instinktive. Shpesh, ai është një nxitje e emocionit të momentit që të lë pak kohë për të menduar veprimet dhe pasojat që ata lënë. Njerëzit e guximshëm nuk hezitojnë. Duhet të kemi guxim të përballojme çdo situatë me të cilën na përball jeta. Nëse humbasim guxim bashkë me të do humbasim një pjesë të personalitetit tonë, të tjerët do të na shikojnë me sy tjetër. Të jesh guximtar nuk do të thotë që të jesh absolutisht fitimtar. Pse? Çdo njeri duhet të dijë sesi të përdorë virtytet e tij, nëse ai nuk di të përdorë të mirat e tij atëherë edhe e mira bëhet e pavlerë për të. E njëjta gjë vlen edhe për guximin. Nëse një njeri nuk di të përdorë guximin në mënyrë të mençur, në kohën dhe vendin e duhur atëherë guximi është i dëmshëm për të. Janë shumë shembuj të cilët tregojnë se kur guximi nuk përdoret në mënyrë të mençur kthehet në një të keqe e cila nuk quhet më guxim, por sjellje e pakujdesshme e gabuar, si për shembull: guximi që adoleshentët kanë për të ngarë makinën me shpejtësi duke shkelur rregullat e qarkullimit apo duke lëvizur me makinë edhe kur nuk kanë patentë, sjellje që në shumë raste kanë qenë pasojë e aksidenteve. Nga ana tjetër, përdorimi në mënyrë të mençur i guximit, në momentin e duhur dhe për gjëra jo të dëmshme për veten dhe të tjerët, është tregues i një personi të suksesshëm dhe jo të një personi të humbur. Shembujt e guximtarëve të mençur janë të shumtë, si nxënësit që marrin guximin të konkurojnë në një olimpiadë të fizikës duke ditur që konkurrenca dhe vështirësia është e fortë, marrin guximin të tregojnë apo dhe të njohin veten në sfida të ndryshme. Siç edhe Shekspiri ka thënë, “Guxo të bësh atë çka i ka hije njeriut; kush guxon më tepër, nuk është njeri”. Si përfundim, guximi i përdorur në mënyrën dhe masën e duhur është tregues i vetes të suksesshme si kundër përgjigje e ndrojtjes dhe guximit të shfrenuar LEXO ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' - ESE ARGUMENTUESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
http://eseshkolle.blogspot.com/

Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
http://eseshkolle.blogspot.com/ E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por është ajo që vlen. E vërteta dhe gënjeshtra janë dy anë të një medaljoni të njëjtë. Ato nuk bëjnë pa njëra tjetrën. A do kishte kuptim e vërteta në qoftë se nuk do kishte gënjeshtër? Po gënjeshtra a do ekzistonte po të mos kishte të vërtetë? Jo, natyrisht që jo, sepse nëse nuk do të ekzistonte e kundërta nuk do të dihej rëndësia e një fakti. LEXO ME SHUME...

E vërteta për shumë njerëz është miku më i mirë dhe për shumë të tjerë është armiku kryesor. Njerëzit të cilët jetojnë dhe duan të ecin në hapat e të vërtetës rrugës pengohen edhe nga të vërteta të hidhura, por sërish duan të vazhdojnë dhe ecin në rrugën e saj. Mirëpo, ka nga ata njerëz, ku e vërteta e të tjerëve nuk i pëlqen sepse i prishet interesi i tyre ose thjesht nuk ia duan të vërtetën e mirë tjetrit. Nga ana tjetër, ka nga ata njerëz që duan të mohojnë të vërtetën e hidhur sepse nuk i pëlqen shija e saj! A ja vlen të pranohet një e vrëtetë edhe pse ajo nuk na pëlqen? Situatat janë nga më të ndryshmet pjesë e të cilave janë njerëz të mirë dhe jo të mirë, ku e vërteta mund të jetë shumë e dhimbshme dhe e papranueshme, por ja që është një e vërtetë. Pse ja vlen që të besohet një e vërtetë? E vërteta ja vlen që të besohet edhe kur është e papranueshme, e pabesueshme në mënyrë që të gjendet një mënyrë më e mirë për të vazhduar më tej, për të krijuar situata që të kënaqemi nga të vërteta të reja, të vërteta të pëlqyeshme. Në qoftë se shoqëria nuk do të kishte pranuar të vërtetat e hidhura do të kishte qëndruar në vend, pa lëvizur dhe e mbytyr në dëshpërim, por e ka parë të domosdoshme të ndërtojë rrugë të reja për t’u kënaqur nga të vërteta me shije të ëmbël. E kundërta është e domosdoshme për të kuptuar rëndësinë e çdo gjëje, por kjo nuk do të thotë që duhet të gënjejmë që të dimë rëndësinë e të vërtetës, përkundrazi, duke ditur vlerën “zero” që ka gënjeshtra, duhet të pranojmë të vërtetën edhe pse mund të jetë e hidhur, sepse ajo nuk është e pavlerë. LEXO ME SHUME... 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANE - ESE LETRARE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


 Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund LEXONI ME SHUME...
ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare. Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten ilire,arber deri sot te ne shqiptaret. Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur shpresen gjalle, por sot une ndihem krenare qe gjaku paraardhes diti ta shkruaje vete fatin e tij, diti ta luftoje fatin e tij dhe mesoi ta ndryshonte ate. Ne qiejt bashkekohore valevit e pacenuar liria, rrjedh e lumtur gjuha shqipe, levizin te denje ne tokat e tyre shqiptaret sepse te paret tane e deshen dheun e tyre, me gjak mbollen frutin e lirise dhe me nder luftuan per te qene fitimtare. Ata jane frymezimi yne fisnik,jane historia jone e skalitur me heroizem, jane eterit e tokes qe une dua dhe jetoj per te realizur endrra. Ata jane poezia qe rimon ne gojen e cdo patrioti, jane lumi qe kthjellteson vargjet e lavdishme te himnit legjendar. Sot e shohim qiellin me te paster sepse shpirterat hyjnore ndriten dhe pas vdekjes, sot sodisim malen me kersheri sepse pemet e larta u bene lapidare per heronjte dhe sot deti duket perrallor sepse te paret tane lundruan per te zhdukur dallget qe sillnin nenshtrim. Faqet e histories shqiptare kullojne lufte, gjak, nder, lavdi dhe liri te cilat shpirtezojne zemrat e atyre qe e deshen atdheun,e deshen te ardhmen dhe mbi te gjitha deshen ekzistencen e tyre. Gjaku qe mbajme ne vena,vyrtytet qe rrisim ne shpirt dhe fati qe kemi trasheguar jane vepra me humane e forteses fisnike ilire. Dheu mbi te cilin ndertojme te ardhmen,ligjet e skalitura te nderit dhe gjuha e arte shqipe jane skulptura qe arberit e ngriten per te mbledhur shqiperine rreth shkelqeimit te saj. LEXONI ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ESE:JETE PARALELE (KENEDI, HRUSHOVI, ENVER HOXHA) DHE MODELE UDHEHEQJEJE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


  ESE:JETE PARALELE (KENEDI, HRUSHOVI, ENVER HOXHA) DHE MODELE                                                     UDHEHEQJEJE 


SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik dy superfuqite ne krye te dy blloqeve kundershtare Lindjes dhePerendimit.Politikat e kunderta dhe lufta e ftohte ishin ato qe pasuan Lexo...
politiken ebashkepunimit.Sic e dime Lufta e Ftohte ishte nje rivalitet ne fushen politike, ekonomike ,kulturore edhe ushtarake por ne kete plan ajo qendroi ne gjendje te “ftohte “ sikurse morri edheemrin. Ballafaqimi kryesisht ndermjet SHBA-se dhe BS nuk arriti kurre ne konflikt tedrejtperdrejte.Mjetet te cilat u perdoren ishin te shumta duke nisur nga propaganda e ndryshmeduke mberitur deri tek armet berthamore.Deri ne vitet 1996 Lufta e Ftohte midis dy superfuqive vazhdoi por pati edhe periudha te uljes setensionit e te zhvillmit te bisedimeve .Bisedimi dypalesh ishte nje forme e re ne mardhenietnderkombetare i cili mori jete ne kohen kur ne SHBA ishte ne pushtet Xhon Kenedi dhe ne BSNikita Hrushovi.Ishin keto dy figura thelbesore dhe dy modele udheheqjeje te cilat ndryshuan rrjedhen engjarjeve dhe mardheniet midis ketyre dy superfuqive.Nga njera ane qendronte presidenti i SHBA-ve Xhon Kenedi i cili i dha botes portretin e njeAmerike te re , me nje vision te gjere e te gatshem per te ndihmuar ne zgjidhjen e problemevedhe ruajtjen e paqes ne bote.Ishte Kenedi ai qe ne tetor te vitit 1962 kaperceu me zgjuarsine e njestrategu konfliktin e mundshem nuklear me Bashkimin Sovjetik qe kishte vendosur raketat neKube 90 milje larg Amerikes.Ishte durimi dhe vendosja e Kenedit ajo qe e nxorri Ameriken tepaprekur nga ky konflikt i mundshem tanime mund te kthehej ne nje konflikt ushtarak.Vizioni itij per kombin Amerikan ishte i gjere .Ai besonte se SHBA-ja ishte nje komb i madh dhe se etille ishte edhe detyra qe ky komb kishte.Me veprat, fjalet dhe ekzistencen e tij ai i jepte jeteidealit qe kishte .Kjo pasqyrohej me se miri ne zbritjen e njeriut ne Hene e bere realitet ne 20korrik 1969.Kenedi besonte se SHBA-te duhet te mundoheshin te mbanin nje Europe te bashkuardhe keshtu mund te vendosej paqe ne bote .Ky mendim ishte ai qe i dha shtyse politikes sebashkepunimit me BS.Nga ana tjeter ishte Nikita Hrushovi ai qe solli ndryshimet politike dhe sociale. Hrushovi ishte aiqe denoi krimet e Stalinit, kultin e individit dhe diktaturen e tij
Hrushovi u përpoq se si tandryshonte Bashkimin Sovjetik. E para, si mund ta bënte ekonominë më efektive, ekonomia ecentralizuar funksionon në se je fokusuar në një drejtim si Industrializimi apo industria gjatëLuftës. Mos harrojmë që në atë kohë edhe ekonomia amerikane ishte në nje mënyrë ecentralizuar. Në se përpiqesh që të manaxhosh gjithçka, atëherë duhet që ta bësh atë në menyra tëndryshme. Hrushovi ishte i pari i cili mendoi që ta decentralizonte ekonominë sovjetike. Së parinë nivelin e Distrikteve dhe pastaj në atë të Drejtorëve.Gjate viteve te pushtetit te tij u krijuanbazat per nje liberalizem brenda komunizmit po ashtu ishte ky udheheqes qe me pervojen e tij nderkombetare zgjodhi politiken e bashkebisedimit dhe negocimit me SHBA per nje kontrollberthamor. Ai u mundua për ta ndryshuar Bashkimin Sovjetik në një mënyrë më demokratike.Keshtu nepermjet ketyre dy udheheqesve u be e mundur kalimi drejt mareveshjeve per kufizimine provave berthamore ne atmosfere dhe te krijimit te nje linje te drejperdrejte te konsoliduarndermjet dy superfuqive.Keshtu bashkebisedimet paqesore shenuan fillimine “ores se arte “.Nderkohe qe ndryshe nga qendrimi i ketyre dy udheheqesve paraqitet Enver Hoxha.Diktatorishqiptar qendroi strikt idealeve te tij , idealeve te marksizem-Leninizm.I orientuar drejt bllokut telindjes dhe kur ky bllok ndryshoi “ ideologji” ai u nda perfundimisht. Ai perdori disa menyra perte mbajtur pushtetin e tij diktatorial. Sloganet, nje kult dhe disipline e personalitetit te Hoxhes,ishin te pranishme ne Shqiperi. Por ekzistonte njekohesisht nje zhvillim ekonomik i paket dhenje konspiracion, krahasuar me pjesen tjeter te Europes Lindore, si dhe Perendimin. Perveç njetrupe diplomatike dhe pak biznesmene te lejuar brenda vendit vetem per pak dite ne ate kohe,Shqiperia pranonte rreth 5000 turiste ne vit. Ne kufi, nje berber zyrtar rruante mjekrat dheshkurtonte floket. Ata largonin pothuajse çdo mjet leximi dhe urdheronin qe pantallonat engushta, minifundet dhe pantallonat e shkurtra te zevendesoheshin me rroba te gjata. Nese nukzbatoheshin keto rregulla, vizitoret nuk hynin ne Shqiperi ndryshe nga çdo vend tjeter ne Europe.Ne baze te strategjise se Enver Hoxhes per t’u mbeshtetur secili ne forcat e veta, vendi kishtengritur nje baze industriale primitive, por te shumellojshme. Relativisht e pasur me minerale perpopullsine e saj prej dy milione banoresh, Shqiperia kishte vajra sulfurore dhe furnizontepothuajse te gjitha nevojat e saj energjetike dhe pjesen me te madhe te lendes se pare, si dhe tekerkesave per ndertim.Me vone Enver Hoxha u nda politikisht me vendet diktatoriale per tradheti ideologjike ndajparimeve te proletariatit .Enver Hoxha i izoluar nga Lindja dhe Perendimi se bashku pershtatikursin e ndertimit te soccializimit me forcat e veta sic e thashe e me lart duke u pozicionuar sivend ii vetem Stalinist ne gjithe bllokun komunist.Keshtu kemi tre drejtues shtetesh te ndryshem , botekuptime, menyra udheheqjeje, menyrashveprimi. Lexo me shume...

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ESE : ESHTE TEPER E VESHTIRE TE FALESH KUR SHPIRTIN TA PUSHTON DHIMBJA.

ESE : ESHTE TEPER E VESHTIRE TE FALESH KUR SHPIRTIN TA PUSHTON 
DHIMBJA. 
Koha sheron gjithçka. Dhimbjet, plaget, te meson te kerkosh falje, te meson tefalesh. Por kur dhimbja te pushton shpirtin te falesh te duket e pamundur. Thone se
te gabosh eshte njerezore por te falesh eshte hyjnore. Dhe nese ti e do veten tende aq pak sa ta lesh ate ne doren e dhimbjes e te urrejtjes atehere kurre nukdo te jesh i afte as te falesh por as te meritosh faljen e dikujt tjeter. Per njemoment kur je e lenduar apo e zhgenjyer, ndjen se gjithçka ka humbur kuptimin qedikur kishte dhe ta falesh kete dhimbje te duket e pamundur. Sa me shume rritesh aq me shume e kupton se eshte e kote te vazhdosh duke mbajtur meri e inate nezemer, do jete gjithmone diçka qe do te te ndaloje te jesh e lumtur, te qeshesh mete vertete. Nje gje qe prishet njehere nuk do mundet kurre te kthehet ashtu siçishte ne fillim. Eshte njesoj si nje pasqyr e cila thyhet dhe sado te mundohemi tingjisim copat e saj, nuk do na japi me pasqyrimin tone te sakte. Besimi per njerezit eshte shume I veshtire per tu fituar e mjafton vetem nje cast per ta humbur ate.Une mendoj se njerezit e forte dijne dhe duhet te falin sepse falja sipas mendimittim nuk do te thote qe nje raport te kthehet ashtu siç ishte ne fillim por qetesia per shpirtin tend. Ne qofte se fal dike ne rradhe te pare duhet bere per te shpetuar veten tende nga dhimbja. Por gjithashtu e di shume mire se shpesh here nuk arrin te komandosh dot as ndjenjat pozitive e as ato negative. Dhimbja eshte nje ndjenje negative e nuk te lejon dot te mendosh ashtu siç duhet. Kemi shume pak kohe per te qene te lumtur e mendoni pak nese kete kohe duhet ta harxhojme dukembajtur lendime e trishtime ne shpirt. Mos prit asnjehere qe falja kundrejt dikujt te vije te ty. Duhet te jesh vete ti qe te kuptosh se gjerat duhet ti fitosh perfshire ketu dhe aftesine per te falur e per te bere diçka te mire per jeten tende. Nuk jane te dobet apo pa karakter ato persona qe arrrijen te falin. Ata kane kuptuar kuptimin e jetes. Se nuk ja vlen te kesh nje peng ne zemer kur mund ta largosh ate, nuk ja vlen te ndihesh keq me veten tende kur fajin nuk e ke ti. Dhe mbi te gjitha duhet te dish se per sa kohe je gjalle, duhet te ndihesh gjalle, duhet te falesh veten tende sepse duke falur veten tende arrin te falesh edhe te tjeret,duke falur te tjeret behesh nje njeri I madh. Nuk ka dhimbje me te madhe se nje ndjenje qe nuk te lejon te jetosh I qete. Kujdesu vete per veten tende e ke per ta kuptuar se cfare ka me shume rendesi. Eshte vertete e veshtire te falesh por do te jete akoma me e veshtire te jetosh me dhimbje ne shpirt. Pas nje dite me shi do te vije nje dite me diell. Pas nje falje te sinqerte do te vije diçka me e bukur dhe me e vertete. Mjafton te kemi besimin te vetja jone dhe atehere kemi per ta ndiereshpirtin e lire. Do te jemi me te lumtur, me te qete, me te sigurt.

LEXO ME SHUME ...

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ESE TE GATSHME

ESE TE GATSHME 






Esefilozofike "Jeta"


































ESE : “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdine ka nevoje per zemernjerezore qe e cmon dhe e do”















Ese"Miqesia"

http://eseshkolle.blogspot.com/Qe me lindjen e njeriut ka lindur dhe nevoja te mos jete vetem.Per te mbijetuar atij I duhej te qendronte me te tjere te llojit te tij .Por tani kohet kane ndryshuar .Njeriut nuk I duhet me te mbrohet nga kafshet e egra por nga dicka me e madhe me e eger dhe me e pameshirshme sic jane vete njerezit.Kjo shpjegon nevojen per miqesine …

Miqesia eshte nje marredhenie qe mund te ndertohet ne shume forma.Ajo ka per qellim t’I beje njerezit te ndihen me mire ,me te sigurt ,sikur nuk jane te vetem ne problemet e tyre por kane dike qe jo t’ua zgjidhe por thjesht t’I degjoje ato.Por si cdo gje tjeter qe ka nje fillim dhe nje mbarim , edhe miqesite nuk jane te perjetshme.Kjo ndodh sepse perkrah perditshmerise hyjne smira ,intrigat ,konkurenca etj,veti kto qe kane lindur qe me njerezimin dhe po shtohen per shkak te individualizmit njerezor.Vete jeta eshte kthyer ne nje lufte per mbijetese ne cdo hallke te saj .Prandaj pertej deshires se madhe nuk mund te krijojme dhe te mbajme kurre nje miqesi te sinqerte e dashamirese.Jo vetem me nje mik por edhe me nje te aferm apo te familjes kthehemi ne nje moment te caktuar ne rivale e konkurrente te forte.Megjithate ne emer te kesaj “mbijetese” ne nuk kemi pse humbasim te gjitha virtytet me te mira te cilat duhen vite per t’u fituar.Dhe ne nj e moment hedhim poshte vite te tera pune.
Eshte bere zakon qe ne fillim te shohim anen negative.Por kjo edhe pse nje arme mbrojtese s’eshte e thene qe duhet perhere.Duhet te mendojme pozitivisht duke pare anet me te mira te tjetrit.Duhet ta pranojme shokun apo mikun per ate qe eshte dhe jo per ate qe do donim ne te ishte.
Cdokush prej nesh I ka te dyja anet e medaljes sepse askush nuk eshte I persosur.Nese do mendonim cdo moment te gjithe keshtu do te jetonim ne paqe me veten ne rradhe te pare por edhe me te tjeret.Nuk duhet te behemi njerez te sukseseve por te vlerave.






Ese letrare : A jam une nje artiste?


Teksa hedh një vështrim kritik ditëve që kalojnë,shoh se rrjedha e tyre nuk është aspak e mbuluar nga një mantel i errët i monotonise. E dua jetën,ndaj dhe luftoj për të.Nuk është kurrsesi një lufte e ashpër,por jo dhe e lehtë. është një lufte e përditshme me një qëllim të vetëm:t’i jap ngjyrë ditëve të mia.

Fundja nuk është dhe aq e lodhshme,pasi mjafton të shoh pak tek vetja për të plotësuar veten dhe për ti dhënë formë botës sime shpirtërore,sepse arti që jeton brenda meje i fal asaj ëmbëlsinë e një të sapolinduri,gjallërinë e pranverës dhe zellin luftarak .Nuk me duhet një ekspozite madhështore apo një skenë gjigande për të shpalosur artin tim. Mjafton një mori ngjyrash të hedhura bukur në fletën e bardhë apo një fragment kënge të kënduar spontanisht për ti treguar vetes se çfarë jam e aftë të bëj,ndonëse në vend të një publiku madhështor mund të jetë thjeshtë familja apo miqtë e mi më të mirë. E si mund ti rezistoj un nje muzike të bukur por e mërmëritur nën zë apo shoqërin&eu ml; e një kënge ritmike pa disa hapa të shpejtë dhe të saktë?
Dhe për këto nuk me nevoiten duatrokitje dhe as një diplomë akademike për t’i treguar gjithë botës për botën time. E dashuroj të bukurën,dhe kur do dicka arrin ta realizosh atë me zell duke i dhenë një formë më të bukur asaj që i jep kuptim jetës,sepse un e dua jetën,i dua njerëzit dhe mbi të gjitha i dua dhe i mbroj vlerat e mia.
Fundja vetë dashuria për jetën vërteton më së miri se arti rritet brenda teje të bën ta shohësh botën e jashtme me një fytyre tjetër ,më të bukur dhe më të gjallë .E pra ,un jam një artiste dhe askush s’më ndalon dot te qënit e tille,ndonëse kjo ndoshta nuk ju bind aspak!


ESE BUKURIS, SI PERCEPTOHET BUKURIA


Bukuria. Si perceptohet.
Shpesh e kemi pyetur veten ne nje pike te jetes: cfare eshte bukuria, pas te ciles thuren kaq shume poema, kenge dhe industri te tera? Pasi analizova arrita ne perfundimin qe bukuria nuk eshte gje tjeter vecse vetebesim. Shume njerez ne boten e sotme e shohin bukurine thjesht si paraqitjen e jashtme te dikujt. Dhe ne fakt nuk e kane gabim: sigurisht qe bukuria fizike ekziston, dhe madje eshte teper terheqese, godet syrin ne momentin e pare...por keto njerez shpesh deshtojne ne perceptimin e bukurise se brendshme. Vetebesimi dallohet dhe ne jeten e perditshme, kur dikush merr komplimenta per nje prerje te re te flokeve apo nje veshje te re, fillon dhe ndihet me mire, me me shume vetebesim dhe dita merr nje kthese pozitive. Vetebesimi rrit vetevleresimin tone, i cili i jep njeriut nje pikepamje me pozitive per jeten, dhe kjo nevojitet per nxjerre bukurine e brendshme te nje njeriu.
Perceptimi mbi bukurine eshte sigurisht mjaft i gjere, duke e bere nje teme komplekse, dhe prandaj ka dhe mjaft pikepamje per bukurine. Nje shembull i tille eshte nje grup etnik ne Afrike te cilet besojne qe te kesh unaza rreth qafes te cilat ta zgjasin ate, i ben te bukur. Po ashtu si ne Kine ku kembet e vogla merren si shembull i bukurise dhe njerezit kane krijuar metoda per mosrritjen e tyre. Keto jane vetem disa shembuj te disa traditave antike lidhur me bukurine fizike; te shohesh ate te brenshmen eshte nje menyre tjeter per te pare bukurine. Njerezit kane filluar te besojne qe vetebesimi dhe bukuria jane te nderlidhura. Ne kerkim te evidencave per te mbeshtetur kete argument, me erdhi ndermend nje shembull i perditshem: Kur dikush ka vetebesim duket qe ne sjellje pasi ka tendence te vishet me gjera qe i shkojne, rregullohet per tu dukur sa me mire dhe nga ana e jashtme, kujdesen per veten dhe per me teper buzeqeshin me teper. Buzeqeshjet jane gjithmone te bukura. Kur sheh qe ai vetebesim qe rrezatohet i ben te gjithe te tjeret rreth teje te ndihen me mire, kupton qe bukuria i rrethon te gjithe. 
Sigurisht bukuria eshte subjektive, por gjithcka mjafton eshte pak vetebesim dhe te jemi mendjehapur te arrijme te shohim te gjithe bukurine qe na rrethon cdo dite. Streset qe hasim ne jete ndonjehere na bejne te harrojme te shohim perreth dhe te mos perceptojme te gjithe gjerat e bukura qe na rrethojne. Le te ndalojme te gjithe nje moment dhe te harrojme gjithcka...a nuk duket cdo gje me bukur tani?

ESE Letrare: "Ti dashuri je liri, ti dashuri je roberi"


Bazuar ne liriken e L. Poradecit
"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Roberi"
Pa dyshim qe per njeriun, ndjenja me e bukur qe mund te provoje ne jete eshte dashuria. Ajo dashuri e cila eshte nje force madhore, te ngre peshe shpirtin, te ben me te mire, nje force universale dhe
misterioze njekohesisht. Per dashurine jane thurur poema, romane te tera, jane bere serenata, flijime dhe sakrifica, qe ne fillimet e njerezimit. Dashuria na vjen ne shume forma, dashuri per nje djale ose vajze, dashuri per atdheun, dashuri per prindin, per jeten apo dhe per sende ndonjehere. Mirepo sado qe kjo ndjenje me gjithe lartesine e saj na mbush me gaz dhe emocion, nuk eshte gjithmone kaq shperblyese.
Dashuria eshte bipolare, ajo nuk vjen gjithmone me gaz e lumturi, dashura ka vuajtje, ka brenga me rrjedhen e vrullshme qe sjell.
Kur nje njeri dashuron, ai harron gjithcka te trishte dhe fluturon me mendime per vashen e bukur apo djalin e zemres. Behet njeri me i mire, dashuron dhe gjerat me te vogla qe gjen cdo dite perreth, ndihet sikur do te pushtoje boten. Padyshim qe dashuria i jep njeriut nje force sa tokesore aq edhe qiellore ne shpirt. Dhe gjithe keto gjera pozitive e bejne njeriun me te lire, te afte te beje gjithcka, me forcen dhe vullnetin e duhur per te arritur dhe me te pamunduren.
Mirepo dashuria nuk ka vetem keto ane te mira te saj, sic permendem dhe me pae, ajo eshte bipolare.
Dashuria shpesh na ben te vuajme, na roberon shpirtim me skutat e saj te erreta dhe kthetrat qe nuk te leshojne, dashuria na roberon. Ajo na roberon kur personi i cili duam nuk na e kthen ndjenjen e paster. Dhe njeriu thyhet ne shpirt, zemra i copetohet, por dashurine nuk mund ta lere dot menjane...ajo qendron aty, e palevizur dhe kokeforte. Dashuria eshte roberuese kur personi i zemres ndodhet larg, i distancuar...dhe ne ndjejme mall, nje mall akoma me roberues se refuzimi, nje mall vajtues. Sado qe perpiqemi te mbledhim copat e zemres se roberuar dhe ti ngjisim serish, ajo na e thyen serish, nuk do tja dije.
Megjithate, sado roberuese ne shpirt apo sado me jete dhe gaz te na mbushe dashuria, mund te themi qe ajo eshte nje ndjenje universale, e paperseritshme dhe mbi te gjitha e domosdoshme per njeriun. Dashuria eshte eliksiri i jetes, ajo na ben qe te bejme cmendurite me te medha. Dashuria thyen cdo barriere, ajo kerkon ne kembim vetem pak besim.




Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME