Showing posts with label LETERSI. Show all posts
Showing posts with label LETERSI. Show all posts

Syri i Kalter legjenda e gjarprit gjigant qe krijoi mrekulline e natyres

Syri i Kalter legjenda e gjarprit gjigant qe krijoi mrekulline e natyres 

 Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe, burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës. Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve, ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë. Sot gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 metra. Ai ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 metra nën nivelin e luginës së Drinos. Syri i Kaltër është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Peshku që rritet dhe kultivohet këtu është pestrova, një peshk i shijshëm... Legjenda e hershme “Një herë e në një kohë, fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër... Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit... Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte... U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im...!’. E u shtri për vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasën dot. Në agoninë e ngordhjes gjarpri përplaste bishtin në faqen e malit, ku mbetën shenjat që duken. Qysh nga ajo kohë deti me malin janë të lidhur me njëri-tjetrin si baba e bir”. Përsëritja e legjendës Në tetor të vitit 2002 bukuroshja e “nënës natyrë” ishte në agoninë e vdekjes. Të gjithëve u erdhi keq, por vetëm kaq. Për koincidencë, pikërisht kur drejtuesit e Leçes erdhën në Shqipëri për të biseduar për Syrin e Kaltër, ai shteroi dhe u kthye në një sy të verbër, me ngjyrë të bardhë. Shumë njerëz në Sarandë besuan se ishte gishti i Zotit. “Ishte dënim për ata që donin ta shisnin”, pëshpëritnin. “Katër ditë luftoi uji i Syrit të Kaltër me lumin që i lëshonte nga sipër gurë dhe zhavorr”, thoshin të moshuarit. Kush e pagëzoi...? Emërtimi “Syri i Kaltër” ka lindur shumë më vonë, në vitet ’50, kur u bën studimet e këtyre burimeve për t’i përdorur në hidrocentralin e Bistricës. Thuhet se emrin, ia vuri një prej inxhinierëve të rinj, të cilit i kujtonte sytë e kaltër të së fejuarës së tij. Thonë se të gjithë inxhinierët që endeshin në këto burime e quanin kështu, sepse s’mund ta quaje ndryshe një burim aq të kaltër, me një rreth jeshil dhe me një njollë të zezë në mes. Mene Lula, një prej inxhinierëve ndërtues të hidrocentralit së Bistricës thotë se edhe pelegrinazhi që bëjnë sot nuset në ceremoninë e martesës, duke kaluar para se të hyjnë në shtëpinë e re të dhëndrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kësaj dhurate të natyrës që simbolizon pastërtinë morale, bukurinë femërore dhe hijeshinë e nuses-nimfë të dalë nga ujërat kristal, sipas legjendës së Panit të Madh. Syri i Kaltër, destinacion turistik Vizitorët të rregullt, turistët e huajdhe nuset me fustan të bardhë Syri i Kaltër megjithëse i takon administrativisht nënprefekturës së Delvinës lidhjet me turizmin dhe vizitorët i mban me Sarandën. Këndej nisen turistët vizitor për të shkuar në “çudinë” natyrore. Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2007 numri i vizitorëve të huaj në këtë pikë turistike i kaloi të 30 mijë, të ardhur nga Anglia, Danimarka, Holanda, Franca, Italia, vendet nordike, brigjet e Mesdheut, amerikanët, aziatikët, australianë e deri në Brazil. Ky vërshim ka ardhur edhe për shkak të krocierave të mëdha që zbresin në Sarandë me qindra turistë në një ditë. Të gjithë turistët e huaj që zbarkonin në këto anije gjigante turistike, një drekë patjetër kërkojnë ta kalojnë në mjediset përrallore të Syrit të Kaltër. Nëse do të llogaritësh shqiptarët mund të marrësh vetëm një informacion të përafërt, pasi ata janë disa kategori, bashkatdhetarë nga trojet shqiptare, kryesisht nga Maqedonia e Kosova, por ka edhe nga SHBA-ja. Shqiptarët brenda kufijve që u përkasin qyteteve Sarandë e Delvinë e duke shkuar deri në Tropojë, Kukës, Korçë, Tiranë, Durrës e gjithë Shqipëria, por ka edhe nxënës e mësues që vijnë nga Prishtina, Suhareka, Gjakova, Tirana e gjithë shkollat e vendit. Dasmorë të rretheve Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që vazhdojnë të aplikojnë traditën pagane të pagëzimit “të pastërtisë së çiftit”.

100 vjet vetmi

Tema: 100 vjet vetmi 

 Në kryeveprën “Njëqind vjet vetmi”, përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në një dimension alternativ, në një vend jashtë botës. Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Josè Arcadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull, një shekull plot magji dhe misticizëm. Duke u martuar Josè Arcadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashta brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci.
  Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mocando-s, shpesh herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine. Personazhet e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër, me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Macondos. Derisa arrijmë në fund, ku tërë fshati shkatërrohet nga një ciklon tropikal.

Mesazhet e autorit në “Njëqind vjet vetmi” janë të shumta. Marquez na thotë psh. që vetmia e ndjek njeriun hap pas hapi; një njeri që lufton për mos arritur pastaj në asgjë, për t’u gjetur sërisht në pikënisje. Koha përsëritet, faktet gjithashtu, duke dhënë jetë a cikle gjithmonë të njëjta ku shtypja dhe vetmia janë ndjenjat më të zakonshme. Një shekull kohë ka patur në disponim familja Buendia për t’u përmirësuar, por supersticionet dhe karakteret e degjeneruara të personazheve pengojnë çdo përmirësim. Shpesh herë personazhet e romanit kanë të njëjtat emra dhe është e lehtë për lexuesin të gabohet. Do bënte mirë të pajisej me letër e stilolaps për të shënuar tërë emrat e familjes Buendia. Nuk është një libër i thjeshtë dhe kërkon vëmendje në lexim. Por edhe pse i vështirë, jam e bindur që Macondo, ky vend jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit, magjeps çdo lexues me atmosferën e tij magjike.

shumë intervista García Márquez ka thënë se është e vështirë që në romanet e tij të mos gjesh gjë që nuk ka lidhje me realitetin. Pra realizmi i tij është magjik sepse real. Edhe pse nuk e ka shpikur Marquez-i atë.

fakt është e çuditshme si fjalët “realizëm magjik” në letërsi drejtojnë lexuesin drejt Amerikës Latine në përgjithësi e drejt Marquez-it në veçanti. Gabimisht do thoja, sepse realizmin magjik me siguri nuk e kanë shpikur latino-amerikanët. Ka ekzistuar gjithmonë në letërsi, dhe pa këtë dimension ireal ajo do të ishte e paimagjinueshme. Mjafton ti hedhim një sy tragjedive greke, Dante Alighieri-t, Cervantes për të zhgënjyer naivitetin e atyre që besojnë se realizmi magjik i përket në mënyre specifike Amerikës Latine dhe shekullit të XX. Ama Gabriel Garcia Marquez me realizmin magjik të “Njëqind vjet vetmi” pa pikë diskutimi bëhet pararendësi i kësaj rryme në letërsinë latino amerikane dhe atë botërore të ‘900. Jo për gjë autori fitoi çmimin Nobel për letërsinë në 1982.

KULTURA E KOMANIT ,DESHMI E VAZHDIMESISE ILIRO-SHQIPTARE

TEMA : KULTURA E KOMANIT ,DESHMI E VAZHDIMESISE ILIRO-SHQIPTARE
Detyrë Presioni që ushtruan popullsitë sllave gjatë shek. VII-X nuk mundi to ndryshonte karakterin etnik të shqiptareve. Ate nuk mundi ta ndryshonte as presioni bizantin që ushtrohej me anën e administratës, kishës dhe kulturës. Tiparet kulturale-etnike të shqiptarëve në shek.

Universiteti privat apo publik ?

 Në jetë tonë vjen momenti kur ne duhet të vendosim rrugën që do marrim.Vjen koha kur ne jemi të vetëdijshëm të zgjedhim drejtimin që neduam dhe që na përshtatet.Çdo kush ka prirje për ndonjë gjë, përndonjë drejtim që i pëlqen, një ëndërr që dëshiron ta bëjë realitet,por shtrohet pytja:”Universiteti privat apo public?”

Te dy kane te mirat dhe keqijat e veta,në universitetet publike jo çdo kush mund të ketë ato kushte që i dëshiron. Mund që ajo shpresë dhe ai vullnet që kapër mësim t`i humb vetëm nga mosrrespektimi i rregullave nëpër fakultete, mungesa në orët mësimore, pakujdesia dhe mosvëmendjae mësimdhënësve ndaj studentëve, mosrrespektimi i orareve tëprovimeve etj.Këto janë raste të shumta që kanë ndodhur dhe vazhdojnë ende të ndodhin nëpër universitetet publike.Kushtet e mjedisit te punes jane per te ardhur keq,laboratoret ku duhet te kryhet praktika mund te thuash qe nuk ekzistojne fare ose jane ne gjendje te mjerueshme.E kunderta ndodh ne universitet private kushtet jane nga me te mirat e mundshme,rregullat zbatohen por dihet shume mire sesi merret diploma,ne vendin tone universiteti privat nuk eshte si ne vendet e huaja qe mban rekordin,ketu ai  eshte I mire vetem per ata studente te cilet jane me te vertet te zote,atyre po qe I ofron mundesi te mira,te tjeret qe shkojne sa per te marre nje diploma vetem sa zhyten me thelle ne llum.Me te shkolluarit sot per sot po dalin nga dyert e universiteteve publike pavaresisht se cfare thuhet.
Nuk ka rendesi emri I universitetit dhe rezultati qe ke te shenuar ne nje cope letre,kudo qe te shkosh pa u futur ne provim nuk vazhdon dot me tej,prandaj ne duhet te zgjedhim ate ku statistikat tregojne se ka me shume cilesi dhe ate ku firmat kerkojne ne shume punetore.


Perdorimi i bicikletes, ja efektet pozitive qe sjell

TEMA:Pergatitja e nje fushate ndergjegjesimi per perdorimin e bicikletes
Ndotja e ambjentit,smogu,ndotja akustike jane nje shqetesim i mbare njerezimit.Zhvillimi i industrise i pakontrolluar i teknologjise sjellin me vete pasoja negative edhe ne ndotjen e ambjentit dhe demtimin e shendetit te njerezve.
Perdorimi i tepert i makinave ka sjell ndotjen e mjedisit dhe nje trafik te tepruar i cili eshte bere mbytes i jetes sidomos ne qendrat e zhvilluara urbane. Tani eshte koha qe ne jeten e perditeshme  per largesi te vogla te perdoret nje tjeter mjet sic eshte bicikleta.Perdorimi I saj do te pakesoje ndotjen e mjedisit e cila kohet e fundit po behet shqetesuese per shendetin e njerezve.Nga kjo ndotje shkakton shume semundje si kanceri i mushkerive ,semundje te ndryshme te gjakut,deformime gjenetike etj.Gjithashtu kjo ndotje ne rang boteror ka sjelle edhe krijimin e efektit sere dhe carjen e shtreses se ozonit.Nje nga pasojat e kesaj eshte shkrirja e akullnajave dhe si pasoje edhe  rritja e nivelit te ujrave te oqeaneve dhe deteve.Kjo gje sjell dhe prishjen e habitateve ujore dhe tokesore.Nje tjeter perfitim qe na vjen nga perdorimi i bicikletes eshte ndotja akustike qe eshte shkak i semundjeve te ndryshme psikologjike si depresioni.Te mirat e drejteperdrejta per shendetin jane:
1:Eleminimi i yndyrnave
Nje nga problemet e njerezve dhe sidomos femijeve dhe atyre qe jane pasive eshte obeziteti.Kjo vjen nga stili I jetes .qe njerzit zgjedhin te bejne.Njerezit zgjedhin menyren me te lehte te qarkullimit makinen kjo ka sjelle dhe shtimin ne peshe  te njerezve.Perdorimi I bicikletes sjell aktivizimin e muskujve djegien e yndyrnave qe sjellin renien ne peshe  dhe ulin rrezikun nga semundje te ndryshme si semundjet e zemres,rritje e kolesterolit ne gjk,rritjen e trysnis ne gjak etj
2:Forcimin e muskujve
3:Shtimi I mitokondrive
4:Zhvillimi I sistemit te frymemarrjes

Njerezit  duhen te te fillojne te perdorin me shume bicikletat per rritjen se cilcise se jetes se tyre po edhe per nje mirembajtje te mjdisit ku jetojne.

Reportazh - Vendlindja Ime - Permeti

Permeti ndodhet ne juglindje te Shqiperise buze lumit te Vjoses dhe rreze malit te Dhembelit,30 kilometra larg kufirit me Greqin me te cilen lidhet nepermjet pikes doganore ‘’Tre Urat’’ .Eshte 70 kilometra larg nga qendra e qarkut dhe prefektures se Gjirokastres. 230 kilometra larg Tiranes .
Nuk eshte thjesht ceshtje guresh per te gdhendur kalldreme  ,mure kishash apo ura me harqe, nuk eshte thjesht ceshtje ushqimi qofte edhe me shije unike .Eshte ceshtje arti,kulture,zemre edhe damar toke pse jo.Neqoftese do deshironit te shijonit plotesishte bukurin e ketij qytetit, duhet ta vizitoni ne maje ne muajn e trendafilave.Aroma e tyre e parezistueshme ndjehet sapo kaloni uren e Vjoses dhe hyni ne qytet , mbreteron ne cdo rruge e rrugice, derdhet nga dritaret e shtepive dhe nga ballkonet e mbushura plot prej amvisave permetare neper lulishtet qe shperthejne nga ngjyrat.
‘’Guri i Qytetit’’ eshte  kthyer ne simbol indetifikues, ndoshta jo vetem prej bukurise se natyres por edhe prej bukurise se ketyre njerezve .Mes eres se pishave e bredhave te parkut, pa bere nje banje kuruese ne Benje apo pa bere nje vizite ne Frasher ku ndonese shtepia e vellezerve rilindas eshte ne gjendje te mjeruar, fshati eshte prap i bukur dhe ka vlere te vizitohet.Te jepet mundesia jo thjeshte te shikosh rrugicat e kalldremat te zones se vjeter te qytetit por edhe fshatrat e vjetera e kishat sidomos, si ajo e Leuses dhe Kosines , ne stilin e mbrekullueshem bizantin .Per te mos kaluar tek ushqimi , tek vazot e qelqta me gliko, turshit e shumta dhe gatimet e famshme permetare te denja per nje tavolin feste me mbretereshe rakine dhe veren e zones .

Duket se nuk kishte ku te lindte tjeter nje poet si NAIM FRASHERI vecese ne nje zone si permeti per te krijuar poemen e tij te famshme ‘’Bageti e Bujqesi’’
‘’Do kendoj bagetin qe mbani ju e ushqeni o vendethit e bekuar ju mendjen ma defreni’’ shkruan Naimi dhe me kete ka parasysh permetaret e mbrekullueshem dhe natyren e rralle te vendit , ku kurora e gjelber zbukuron kryet e qytetit te vogel.
Qyteti I Permetit eshte sinonimi i nje qyteti me nje mirkepritje te ralle , qyteti i luleve,i kengeve popullore, lirike me saze , qyteti I veres dhe rakise.
Qyteti me rrugicat karakteristike me kalldrem dhe shtepi me artitekture te vecante, ndersa ne periferi ka disa ura tipike me harqe ndertime te shekullit XVII .
Eshte mekat te mos e vizitosh te pakten nje here nje qytet si Permeti .

TEMA: DHUNA NE FAMILJE -ESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Dhuna kundër grave në Shqipëri duhet të analizohet në kontekstin e kulturës dhe traditave shqiptare. Studimi i dhunës në familje është i komplikuar, sepse ajo është një fenomen që ndodh prapa dyerve. Njerëzit nuk preferojnë të flasin mbi këtë çështje sepse ata e konsiderojnë atë çështje private dhe burim turpi. Gjithashtu,
ky problem mbështetet nga mentaliteti tradicional dhe patriarkal që është thellësisht i rrënjosur në kulturën shqiptare Rrënjët e keqtrajtimit të vazhdueshëm të grave shqiptare nga burrat janë të vjetra dhe të thella dhe janë të lidhura me mungesën e respektit. Duket kontradiktor fakti që Kanuni (Kodi i ligjeve zakonore të përdorura në pjesën veriore të Shqipërisë) përfshinakte që e deklarojnë gruan si të paprekshme.Mbështetur në aktet dhe kundra aktet mbi gruan ngrihet pyetja: Pse gruaja konsiderohej e paprekshme? Sepse ajo nevojitej për të lindur fëmijë, për t’u kujdesur për fëmijët dhe anëtarët e tjerë tëfamiljes dhe për punët e shtëpisë. Nga kjo pikpamje, ishte e vështirë të pranohej barazia e gruas me burrin. Sipas Kanunit, gruaja është një objekt që merr frymë, ajo është një pasuri dhe si e tillë nuk mund të respektohet nga anëtarët meshkuj të familjes. Kanuni përmend faktin se burrat kanë të drejtë të rrahin dhe të fyejnë publikisht bashkëshortet e tyre nëse bashkëshortet nuk u binden atyre. Nëse gruaja “nuk sillet mirë ndaj të shoqit burri ka të drejtë “ t’i presë një shirit nga brezi i saj ose t’i presë një tufë nga flokët e saj dhe ta lërë atë. Burri mundet t’i presë flokët gruas së tij, ta çveshë atëlakuriq, ta përzërë atë nga shtëpia në sy të të afërmve dhe më pas ta ngasë atë me shkop mes përmes gjithë fshatit. Më tej në Kanun thuhet: Nëse burri e rreh gruan e tij, ai nuk quhet fajtor dhe prindërit e saj nuk mund të bëjnë asnjë ankesë për burrin që e ka rrahur. Nëse burri e rreh gruan deri në gjakosje, dhe ajo ankohet tek prindërit, burri duhet të japë shpjegime. Në Kanun sqarohet se, burri mund ta vrasë gruan e tij në dy raste, për tradhëti dhe mosmikpritje.Për këto dy akte të pandershmërisë, burri e vret gruan e tij, nuk kërkon mbrojtje dhe nuk hyn në hakmarrje, pasi prindërit e gruas së tij të vrarë e kanë marrë çmimin e gjakut të saj kur i kanë dhënë dhëndërrit një fishek ditën e dasmës, për të garantuar sjelljen e saj.Pesëdhjetë vjet të sundimit komunist nuk e fshinë qëndrimin patriarkal të lidhur me Kanunin. Shumë gra akoma e shikojnë pozitën e tyre sociale nën ndikimin e këtyre ligjeve zakonore. Shpesh thuhet se Kanuni është burimi kryesor për pozitën e diskriminuar të grave në shoqërinë shqiptare, argument ky shumë i diskutueshëm e ndofta spekulativ. Çështja e historisë së pozitës së nënshtruar të grave në shoqërinë shqiptare në këtë shekull ka nevojëpër një analizë më të plotë, duke marrë në konsideratë shumë faktorë, si nivelin shumë të ulët të zhvillimit ekonomik e shoqëror, nivelet e larta të varfërisë, mungesën e stabilitetit politik, faktin që çështja e identititetit dhe e integritetit territorial shqiptar mbizotëruan jetën e vendit dhe lëvizjet politike brënda tij, mungesën ë një kulture politike demokratike, nivelin e ulët arsimor, mungesën e lëvizjeve të gjëra emancipuese shoqërore etj. Kanuni është vetëm një nga këta faktorë dhe vepronte vetëm në një pjesë të vendit. P.sh. në jug nuk vepronte Kanuni, por kishte përsëri fejesa në djep.Një analizë e tillë mungon në studimet ekzistuese, dhe ne ndjehemi të detyruar të prezantojmë nevojën për një analizë të plotë të fenomenit dhe të situatës së gruas në atë kohë. Autorë të tjerë janë përpjekur, gjithashtu, të analizojnë natyrën e këtij fenomeni në Shqipëri. S. Gjipali dhe L. Ruci në studimin e tyre Gruaja shqiptare: Hezitime dhe Perspektiva, përpiqen të shpjegojnë influencën e vështirësive ekonomike në pozitën e varur të gruas shqiptare: Gjithashtu duhet të kuptojmë situatën e grave shqiptare gjatë gjysmës së fundit të shekullit tonë dhe progresin që ato kanë bërë … Shqipëria ishte dhe vazhdon të jetë një vend me një popullsi fshatare mbizotëruese (64 % e popullsisë aktualisht jeton në fshat) ... Prapambetja intelektuale dhe materiale krijoi kushte për nënvlerësimin dhe keqtrajtimin e gruas (mjafton të themi se rrahja e gruas konsiderohej gjë normale) .Për një kohë të gjatë studimet dhe të dhënat mbi dhunën në familje kanë munguar plotësisht. Në vitin 1996, shoqata e grave “Refleksione”, organizoi të parin studim kombëtar mbi dhunën në familje, financuar nga Programi PHARE Democracy. Në këtë studim S. Miria jep të dhënat e para që tregojnë se 64 % (nga 849 gra) e grave të intervistuara pranojnë të kanë përjetuar dhunë fizike, emocionale dhe seksuale. 64% e grave të intervistuara pranojnë se ato janë ndjerë të dhunuara fizikisht apo shpirtërisht nga partneri i tyre ose nga anëtarë të tjerë të familjes… 35 % e të intervistuarvekanë qënë dëshmitare të dhunës serioze fizike e psikologjike në familjen e tyre të origjinës.Permasat e këtij problemi mund të kuptohen duke marë në konsideratë të dhëna tëtjera nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza. Në më pak se 5 vjet të ekzistencës së saj,Linja ka marrë më shumë se 5000 telefonata. Në periudhën 1996-2000, më shumë se 400gra janë këshilluar ballëpërballë. Klientet kanë qënë nga të gjitha rrethet e vendit. Një fakt tjetër për frekuencën e fenomenit është numri i klienteve të trajtuara në Strehëzën për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara në një periudhë kohore më të shkurtër se dy vjet. Kjo Strehëz, e ngritur në Tiranë, është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri dhe mbështetet nga donatorë të huaj. Rreth 32 gra dhe 40 fëmije janë trajtuar në këtë Strehëz në 18 muaj aktivitet. Kërkesat për strehim janë shumë më të mëdha se kapacitati i Strehëzës. Strehëza pothuaj çdo muaj ka një ose dy kliente mbi kapacitetine saj. Numri i rasteve të kthyera (të papranuara) është pothuaj i barabartë me sasinë e klienteve të trajtuara në Strehëz. Këto të dhëna na ndihmojnë të kuptojmë se dhuna ndaj gruas nuk ndodh rastësisht, por ajo është një fenomen i përhapur në Shqipëri. Fenomeni përfshin të gjitha moshat dhe besimet fetare.
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ROMANTIZMI- TPARET DHE VECORITE E ROMANTIZMIT - LETERSI

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Traktatet teorike të periudhës së Romantizmit, esencialisht janë edhe më afër konceptimeve humaniste për botën, sepse ato afirmojnë individualizmin, antidogmatizmin, aventurën, emocionalitetin, sakrificën dashurinë për natyrën dhe rebelizmin. Praktika e letërsisë romantike ndërtohet mbi synimin e gjallërimit të gjuhës dhe të kulturës popullore, e cila ishte në linjë të njëjtë me formimin e identiteteve kombëtare. LEXO ME SHUME....
I lindur si reaksion ndaj klasicizmit, romantizmi e afirmoi anën emocionale dhe iracionale të letërsisë, për të thyer klishenë dhe sterilitetin e racionalitetit klasicist. Arti romantik e afirmoi artistin si subjekt, e bëri atë që të ndjehej si vizionar dhe të ishte aventurier në kërkim të mitologjive të së shkuarës dhe të vendeve ekzotike. Duke qenë i konstituuar mbi një dinamizëm të lëvizjes nacionale, romantizmi më pak u ndërlidh me të kaluarën e largët antike greke e romake e më shumë me mitologjitë mesjetare. Në rastin e romantizmit gjerman, një prirje drejt evokimit të vlerave të kulturës antike greke ishte evident, por jo dominant. Duke synuar zbulimin e vendeve ekzotike, disa shkrimtarë romantikë bënë edhe udhëtime në Lindje dhe atje gjetën përmbajtjet të reja të veprave të veta. Në këtë kontekst ata u inkuadruan në rrymën e orientalizmit, i cili studimin e Lindjes e përdori për gjetjen e metodave më të mira të kolonizimit dhe të eksploatimit të atyre vendeve dhe për nxitjen e intolerancës etnike, racore dhe fetare. Duke e trajtuar Orientin si të prapambetur dhe popujt e tij si të rënë nga vakti e fenë islame si regresive, disa nga shkrimtarët romantikë krijuan themelet e racizmit dhe të urrejtjes fetare, që do të aktivizohej edhe si një projekt global politik e qytetërimor. Lamartini është njëri nga autorët romantikë, i cili përligji pushtimin e botës muslimane (ose Orientit), për të dëshmuar përparësinë racore dhe fetare të Europës: “ Ky lloj suzereniteti i përcaktuar në këtë mënyrë dhe i konsakruar si një e drejtë europiane, do të përbëjë kryesisht të drejtën për të pushtuar një territor a një tjetër, si edhe bregdetin, me qëllim që atje të themelohen ose qytete të lira, ose koloni europiane, apo porte tregtare… ( Said:220) Me këso vegimesh romantiko-imperiale, u shquan edhe romantikët e tjerë francezë, si Shatobriani, Floberi, Hygoi, Nervali, Gotjeja, Bodleri, etj. Konsolidimi i një botëvështrimi imperial dhe racist nga shkrimtarët romantikë dhe nga veprat e tyre, mbetet njëra nga gjërat e çuditshme të konceptimit romantik, i cili në esencë mbështetej në individualizëm, në zhgënjim dhe në ikje nga realiteti. Si arritën që të mbajnë baraspeshën ndërmjet këtyre prirjeje asociale dhe apolitike dhe në njërën anë dhe angazhimit e propagandimit imperial, në anën tjetër? Eduard Saidi ka bërë një analizë brilante të ideve dhe të mesazheve raciste të këtyre autorëve, duke e piketuar edhe motivimin kristian, si te Shatobriani dhe motivimin racist si te Lamaritni. Lidhur me burimin e kësaj tendence raciste dhe imperiale romantike, Martin Bernali mendon se “ Romanticizmi nuk ishte thjesht një besim në parësinë e emocioneve dhe një mëshim në mosadoptueshmërinë e arsyes. Të grumbulluara rreth tyre qenë ndjesia për pejzazhetveçanërisht të egra, të largëta, e të ftohta,- admirimi për guximtarët, virtuozët dhe njerëzitprimitivë, që jetonin dhe mbruheshin në këto vende. Këto ndjenja kombinoheshin me bindjen se ashtu si peizazhet dhe klima e Europës ishte më e mirë se ajo e kontinenteve tjerë, edhe vetë Europianët ishin më superiorë. Udhëheqësit e kësaj rryme qenë ,Monteskje dhe Ruso, edhe pse rrënjët më të forta i hodhi në Gjermani dhe Britani.”LEXO ME SHUME....
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Zonja Bovari Analize

http://esseshkolle.blogspot.com/Skeda e librit
 Biografia e Autorit
 Permbledhje e pergjithshme e librit
 Informacione mbi vepren
 Analize letrare e vepres
 Tema-Ideja
 Pershtypjet per kete liber(mendime nga pyetje te bera per nxenesit qe kane lexuar kete liber
 Kritike letrare mbi librin
 Thenie te Floberit dhe te autoreve te tjere per FLoberin
• Titulli: Zonja Bovari Origjinali: Madame Bovary Gjinia: Roman Autori: Gustav Flober Shqipëroi: Viktor Kalemi Shtëpia botuese: Argeta LMG Viti: 2009 Fq. 296
• Gustav Flober lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Ruen. Ai është një nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX.Bir i njërit prej kirurgëve më të shquar të shekullit.Veç kësaj prej të atit ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi. Në shkollë të mesme Floberi u lidh ngushtë me Alfred De Puatvenin, i cili me aftësi intelektuale dhe estetike që kishte ushtroi një ndikim pozitiv mbi të. Familja e dërgoi në shkollë për tu bërë jurist, por s'kaloi shumë kohë dhe Floberin e kap një krize nervash me karakter epileptik, sidoqoftë është fakti që ai i ndërpreu studimet dhe fitoi nga prindërit të drejtën të vendosej përfundimisht në vilën e tyre të bukur te Kruasese afër Ruanit, ku sot ka mbetur një pavijon i vetëm që është muzeu i vogël i Floberit, në fillim ai aty do të jetonte me të ëmën dhe mbesën, pastaj i vetëm deri sa të vdiste. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës së tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore.
• Një nga miqtë e tij më të ngushtë të Floberit që luajti një rol thelbësor në krijimtarinë e tij, ishte dhe poeti Luigj Buile kur vdiq ky më korrik 1869 autori i "Zonjës Bovari" do të shkruante : "Kjo është për mua një humbje e pazëvendësueshme pardje varrosa ndërgjegjen time letrare, trurin busullën time "Buileja ishte tamam ndërgjegjja e Floberit poeti nuk do ta kishte shkruar kurre asnje nga veprat e tij". Rrugëtimet me frytdhënëse të Floberit ishin ato në Britani pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogël, ai pasqyroi gjithçka që përjetoi prej tyre në letrat dhe shënimet e udhëtimit • Edhe në kohën tonë kur kanë kaluar pothuajse 120 vjet nga vdekja e Gustav Floberit kur të mirat e laserit atomik, telekomunikacioni sduken me çudira, kur kompjiuterat nder veprimet fantastike që kryejnë janë futur në punë dhe për të zbërthyer shkarravinat e arta të shkrimtarit, veprat e tije mbeten gjithë jetë, sepse kanë në qendër njeriun i cili sipas tij me sakte përkufizohet me fjalën aspirate për nga vete natyra e pashmangshme që ka.
• Estetika e floberit mbeshtetet ne 2 parime kryesore,objektivizmi dhe impersonalizmin,qe lidhen ngushte me njeri tjetrin.Artisti nuk duhet ta ngaterroje artin me ndenjat dhe jeten e tij personale. • Me objektivizem,Floberi nenkupton vullnetin “per ta trajtuar shpirtin njerezor me te njejten paanshmeri qe tregojme ne shkencat fizike”.Shkrimtari nuk ka ne dore as jete as vdekje,as varferi as mireqenie,as lotin as gazin.Nuk ka rendesi cfare mendon ose ndien ai personalisht per te gjitha keto,rendesi ka fakti se sa te verteta dalin keto nga pena e tij.Floberi na vendos keshtu perpara atij qe quhej paradoks i shkrimtarit;per te qene ne lartesine e duhur,shkrimtari nuk ka nevoje t’i provoje vete ndenjat qe pershkruan,t’i jetoje vete ato cka rrefen,t’i kete njohur personazhet e t’ia marre vajit ose kenges bashke me ta.Floberi shkeputet nga tradita gjitheshekullore e artistit”te frymezuar’’ i cili nuk respekton distancen e nevojshme qe na lejon t’i shohim gjerat me qarte.Ne castin kur ndihet teper i ndezur dhe i lidhur ngushte me subjektin qe trajton ,ai e nderpret t shkruarit,derisa frymezimi t’i kaloje e mendja t’i qetesohet.”Nuk shkruhen gjerat me zemer,po me koke”:e tille eshte “formula” qe i siguroi Floberit pavdekesine.
• Artisti qe ia del ta harroje vetveten ne perfitim te vepres se tij,ka me tper shance per t’i kuptuar boten dhe njerezit.Nuk i takon artistit te beje moral,pse nuk eshte ky qellimi i letersise.Morali me i larte i nje vepre letrare eshte qe ajo te jete e bukur dhe e vertete.Keto 2 cilesi te vyera,e bukura dhe e verteta,bashkepunojne me njera tjetren me mire se cfaredo morali e se cfaredo virtyti.Neper te bukuren,e verteta del n pah me qarte,ashtu si neper te verteten e bukura shfaqet me e plote e me e hirshme.Perballe ketyre hyjneshave te artit,fjala”realizem”,s’eshte gje tjeter pervec nje term teknik,i cili sipas Floberit shpreh vetem nje prirje te vepres e asgje me teper.
• Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve. • Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj, por problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia, por varet prej personazheve të tjerë.
• Në kohën që u shkrua romani shoqëria franceze kalonte një krizë shoqërore, ekonomike, psikologjike, morale dhe filozofike. Romani ka si qëllim të demaskojë vlerat false të shoqërisë, moralin hipokrit të saj, kotësinë e letërsisë romantike dhe influencën negative të saj. Romani është vepër realiste që shquhet për pasuri të vëzhgimeve të jetës dhe psikologjisë së shoqërisë së kohës për vërtetësinë e fakteve, për përgjithësimin e madh artistik që i bëhet fenomenit Ema. • Ajo është viktimë e realitetit francez që ishte duke u bërë provincial dhe karakterizohej nga amullia dhe shpërbërja. Konflikti i romanit është ndeshja mes iluzioneve të prapambetura provinciale. Ideja e veprës është që njerëz si Ema që kapen pas idealeve false për t'iu larguar realitetit të vrazhdë përfundojnë duke rënë në një realitet edhe më të piste. • Nëse për Balzakun provinca ishte diçka që kundërshtonte Parisin, për Floberin gjithë realiteti francez po bëhej provincial. Romani fshikullon përmbysjen e principeve në Paris ku shkelja e kurorës nuk përbënte skandal. Ema me ndihmën e Leonit apo Rodolfit mundohet të imitojë modelet që ofron Parisi, sepse siç i thotë Leoni: "Në Paris kështu bëjnë të gjithë".
• Floberi luhatet mes simpatisë për Emën si viktimë e librave romantikë dhe mjedisit meskin shoqëror dhe qëndrimit kritik ndaj falsitetit të saj, egoizmit dhe trillit. Floberi depërton shpesh në mendimet e Emës. Për lumturinë ajo mendon se mund ta gjej në disa vende që "duhej ta krijonin lumturinë si ndonjë bimë të veçantë që del në një vend dhe s'bëhet dot askund tjetër". Ajo mendon se do të ishte e lumtur nëse do të shkonte diku në Skoci apo do të mund të kishte një vilë zviceriane dhe një burrë të veshur me frak dhe çizme lëkure. • Ëndrrat për këto vende të bukura janë prelud i zhgënjimit dhe tragjedisë në fund të romanit. Për Sharlin mendon se ai po të donte do ta kishte kuptuar dhe Ema do ta zbraste zemrën nga gjithçka ndiente. Ajo mendonte se sa më shumë e lidhte jeta bashkëshortore aq më tepër shkëputej shpirtërisht prej Sharlit. Mendonte se po t'i përkushtohej qeverisjes së shtëpisë do të dilte disi nga monotonia. • Shijet e holla të Emës dukeshin në çdo gjë qe zinte me dorë, ashtu siç kuptohej se nuk e kishte idenë e masës së shpenzimeve. Për njerëzit e tjerë, të ndryshëm nga i shoqi ajo mendonte se s'kishte burrë që t'i ngjante Sharlit: çdo burrë tjetër mund të kishte qenë i pashëm, i zgjuar, i ngritur, joshës, ashtu siç ishin pa dyshim burrat e shoqeve të saj të manastirit.
• Për të harruar kopshtin e përjetshëm të shtëpisë së saj, ajo shëtit shpesh nëpër rrugët e provincës ku vëren me vëmendje bimët dhe gjallesat. Për jetën në fshat mendonte se ishte shumë monotone dhe e ftohtë si ndonjë pullaz me baxhën nga veriu ku mbizotëronte mërzitja si ndonjë merimange e heshtur që thurrte rrjetën e vet në errësirë, në të gjitha skutat e zemrës se saj. Jeta e saj i dukej në kontrast me jetën e zhurmshme të Parisit. Ema dhe Sharli kanë interesa të ndryshme kulturore. • Ajo vizaton, i bie pianos, lexon libra. Sharli preokupohet vetëm për anën praktike të familjes: siguron të ardhurat, punon pafundësisht, kënaqet me poezitë që i lexon Ema, krenohet që ka një grua të tillë dhe fle me gërhima. Lindja e dashurisë mes Emës dhe Leonit do të sjellë një tronditje në dukje pozitive në jetën e Emës. • Lidhja mes tyre duket në fjalët që shkëmbejnë: miratojnë shpesh njëri – tjetrin duke shprehur shije të njëjta artistike; në gjestet: Leoni krijon afrimitet me Emën që në momentin e parë të njohjes kur vendos këmbën te shkallëza e karriges së saj; në vështrimet: ai e vështron në heshtje ndërsa Ema i ngul dy sytë e saj të mëdhenj dhe të zinj. Emës i pëlqen fakti që Leoni është një djalë i ri me shpirt të lirë dhe ëndërrimtar. Mendon se ai ka shpirt të ndjeshëm ndaj artit dhe të bukurës në përgjithësi. Monotonia në roman kuptohet në atmosferën e përgjithshme kur në fshatrat Tot dhe Jonvil koha kalon pa larmi veprimesh.
• Vetëm darkat mes të njohurish mund te ndryshojnë monotoninë. Mediokriteti dhe injoranca i mbishtohen monotonisë në Jonvil. Kjo duket në gafat që bën Omeja kur kërkon t'u mburret të pranishmëve për njohuritë shkencore që ka. Në përgjithësi jeta provinciale karakterizohet nga mungesa e argëtimit kulturor, nga mungesa e prurjeve në njerëz dhe vizitorë, mungesa e shëtitoreve dhe variacionit jetësor. Ema është që në fillim të romanit personi që s'mund të përshtatet me realitetin ekzistues, pasi trurin e saj e kanë zaptuar modelet e përftuara nga veprat romantike. • Ngjarjet e romanit morrën shkas nga një histori e vërtetë që pati ndodhur në qytetin e lindjes së Floberit. Atij i mbetej veç të realizonte përgjithësimin artistik të realitetit. Përgjithësimi ishte realist dhe lidhej me degradimin e shoqërisë franceze të kohës. Heroina është viktimë e kësaj shoqërie dhe pjesë organike e saj. Me Emën shfaqet dukuria e bovarizmit: prirja për të ëndërruar dhe për t'u zhgënjyer pafundësisht nga realiteti.
• Si mendoni tek romani Zonja Bovari e Flober Ema Bovari ishte viktime apo fajtore? Nx.1:Zonja Bovari mgjs mund te duket fajtore ne disa momente, po ta lexosh mire romanin eshte vecse nje viktime. Viktime e nje realiteti te cilit ajo nuk i perket. Por per me teper ajo eshte viktime e endrrave te saj. Duke lexuar aq shume romane te tilla romantike ku dashuria dhe pasioni ishin mbi gjithcka nen kuadrin e nje mjedisi mbytes dhe mjaft te mbyllur ne rinine e saj. Duhet te kemi parasysh disa hollesi te rinise se saj. Ajo ishte rritur ne nje kuvend ku kishte marrre mesimet e para dhe nje lloj edukate qe i kishte lezet nje femre te asaj kohe. Por ky mjedis i mbyllur dhe leximet e ketyre romaneve romantike e benin ate te futej ne nje bote te cilen ajo e kishte idealizuar gradualisht. Dhe ne momentin e perballjes me realitetin ajo nuk arrinte te shkeputej nga kjo bote endrrash romantike, te dashurise dhe pasionit. Per me teper ajo eshte viktime edhe e meshkujve, te cilet e perdoren, e mashtruan dhe me pas e hodhen si dicka te pavlere. Ajo smund te bente nje jete te tille te mbyllur me te shoqin e saj, nje njeri i ftohte deri diku qe nuk kishte endrrat e saj dhe as minimumin e deshirave qe ajo kishte. Botekuptimi mes atyre te dyve ishte kaq i ndryshem. Zoti Bovari ne fillim te romanit eshte nje djalosh interesaxhi, ai martohet me vejushen, i nxitur nga e ema, vecse per ti marre pasurine. Ne momentin qe martohet me emen, eshte casti kur Ema hyn ne dhomen dhe Zoti Bovari hedh tutje buqeten me lule, qe dikur i perkiste te ndjeres. Dhe ky gjest eshte zhgenjimi i pare i Emes nga realiteti. Ajo mendonte se mbase dhe asaj nqs do te vdiste, keshtu do ti hidhej buqeta e marteses. Me pas vizita ne keshtjellen mondane e ben ate te enderroje tej mase, duke i numeruar ditet, ja kaq dite kane kaluar qe kur ishte atje. Me kalimin e faqeve te romanit, Zoti Bovari merr tipare te tjera me te buta, dekl nje njeri i mire, por mgjt ai prape nuk del dot nga kuadri i asaj qe ishte edukuar. Ndaj me pak fjale, ashtu sic e shpreh edhe vete shkrimtari, Zonja Bovari eshte nje viktime e endrrave te saj, e realitetit dhe e meshkujve cinike, qe ndesh ne jeten e saj. Ju kerkoj ndjese nese u zgjata pak si shume, por eshte nje nder romanet e mia te preferuara.
• Nx.2:Une mendoj qe Emen nuk mund ta quajme plotesisht fajtore apo plotesisht viktime.Eshte viktime per arsyet nga me te ndryshmet,eshte viktime e jetes, e mjedisit provincial me njerezit meskine qe mbarte ,por nga ana tjeter eshte edhe fajtore. Faji i saj me i madh ishte pa dyshim TRADHETIA. Edhe pse tek Sharli ajo gjeti vetem monotoni dhe zhgjenjim, tradhetia bashkeshortore nuk mund te justifikohet asnjehere.Pastaj pse Ema nuk e mori parasysh qe ne fillim faktin qeSsharli ishte nje njeri i tille, i rendomte?nje tjeter faj i saj ishte fakti qe ajo i idealizonte shume meshkujt. ne fillim Sharlin, duke pare duart e tij "te bardha".ME pas dy te dashurit e saj te tjere, te cilet i konsideronte si meshkuj perfekt. Mendoj qe ashtu si edhe une por edhe si vete Flober kerkon ta justifikoje Emen. Fundja Ema ishte personazhi me i dashur i tij sepse ajo perfaqesonte vete Floberin. Edhe mua me vjen keq per Emen dhe tradhetine e saj mund ta shohim si nje britme te nje gruaje te deshperuar qe kerkonte te dilte nga ndrydhja dhe barrierat e nje shoqerie te prapambetur, drejt lirise, dashurise se vertete.Ema Bovari eshte si nje medalje me dy ane, ne njeren ane te se ciles na shfaqet figura e nje viktime te shoqerise dhe ne anen tjeter nje femer mekatare, qe dashuria per "te jetuar" jeten e zhyti thelle ne balten e tradhetise, egoizmit dhe cmendurise!!!
• Nx.3:Per mendimin tim Ema eshte viktime e vetes se saj dhe e realitetit qe ate e rrethon.Ajo duke jetuar ne nje manastir dhe duke lexuar romane te cilet flisnin per princa te kalter dhe per dashuri te pafundme, kujtonte se dhe ne realitet ashtu ishte, por harroi se bota ishte e mbushur me djallezi e hipokrizi. Qe ti pergjgjem pyetjes un mendoj se Ema i ka te dyja. Ajo eshte edhe fajtore edhe viktime. Eshte fajtore sepse n.q.s maredhenia e saj me Sharlin nuk po funksiononte, ajo shume mire mund te fliste me te dhe te sqaroheshin. Eshte fajtore gjithashtu se e tradhetoi ate 2 here e ne fund sepse ajo vrau veten. Do te thoni ju pse qenka fajtore se vrau veten(se te gjithe ma kane thene kete) un them se ajo e vrau veten per te shpetuar nga ajo bote e keqe pa menduar per te tjeret si p.sh. vajzen e saj Bethen. Ne nje fare menyre u tregua egosite. Dhe mendoj qe eshte viktime sepse ajo ishte rritur ne nje manastir e nuk e kishte pare boten, nuk e njihte mire ate. Ajo besonte ne romanet qe lexonte dhe enderronte shume dhe enderrimet e shumta nuk e lejonin ate te shihte realitetin.
• Nx.4: Ema Bovari nje viktime e realitetit te hidhur dhe te pameshirshem, nje femer enderrimtare dhe plot deshire per jete ndoshta realiteti aq i hidhur do ta kategoriste si nje femer imorale ,dhe te padenje per familjen gje shume e padrejt pse valle nje femer kategorizohet e tille pse nje femer nuk mundet te enderrroj? gjithcka ndodh per shkak se Ema Bovari nje qenie aq e pafajshme nuk diti te beje ndarjen e asaj jete qe shihte permes romaneve te panumert qe lexonte ne shtepin ku jetonte(tek murgeshat)dhe asaj cfare egzistonte me te vertet pas kangjellave , nje vajze qe mendonte se ndoshta do te gjente princin e endrrave te saj por fatkeqsisht ket gje nuk arriti ta shoh tek Sharli bashekshorti i saj dhe nuk ishte ai njeriu per te cilin kishte imagjinuar ai shprehte krejt te kunderten e asaj cka donte dhe serisht mendonte romanet qe kishte lexuar dhe i jepej me shume deshira per te menduar se vertet egzistonte princi ne kerkim te tij doo ndeshej me njerzimin krijesen me hipokrite qe do ta paragjykonte per veprimet e saj. Mos valle gabim qe kerkonte lumturin ? Mos valle imorale qe thjesht donte ate ckishte imagjinuar per jeten e saj? THJESHT NJE VIKTIM E REALITETIT TE HIDHUR
• Subjekti psikologjik Subjekti i romanit te pare floberian mund te permblidhet ne nje fjali me 3 veprime: Ema Bovari,grua e Sharl Bovarit,e tradheton dy here te shoqin,ia prish gjithe pasurine e paket qe ka,e ne fund helmon veten.Asgje me shume se kaq nuk ndodh ne roman dhe Floberi,me keto 3 fije,end tere vepren.Kete subjekt kaq banal dhe te denje vec per thashetheme,ai e mbush me nje mori gjerash te imeta qe nuk tregojne veprim,por shprehin gjendje.Ai pra eshte subjekt psikologjik,ku “veprimi”,”ngjarja”,”ndodhia”,domethene subjekti,zhvendosen brenda personazhit,duke dale jashte tij vetem ne te rralle,si shfaqje e asaj qe ndodh perbrenda.
• Heronj te nje epoke te lavdisshme • Per Floberin nuk ka aspekte te pershtatshem a te papershtatshem:gjithcka qe i takon jetes,mund te shnderrohet ne veper arti.Duke lexuar Zonjen Bovari krijohet bindja se,sa me afer te shohim jeten,aq me rendomte duket ajo.Shoqeria e provinces perbehet nga njerez me horizont t ngushte,moskine te vetekenaqur,pa ideale ose projekte per jeten.Ben perjashtim Ema,e cila duke mos njohur jeten,mendon se gjithcka eshte e mundur.Ema pranon te martohet me Sharlin vetem se ky i ka duart e bardha e nuk eshte fshatar.Ajo kaq ka ne dore per te ardhmen e vet dhe te tjerat ia le jetes,tek e cila beson si askush.Ne vend t burrit ideal qe Ema shpreson,Sharli eshte i zakonshem,pa ndonje veti te spikatur,medioker,mendjeceket e naiv,por shpirtbut e i sjellshem me te shoqen.
• Farmacisti Ome eshte i interesuar ta kete mire me Sharlin,prej te cilit varet edhe klientela e tij.Ai i nxit t’i operoje kemben nje topalli te varfer dhe ,pa pritur rezultatin,dergon ne gazeten e qytetin nje shkrim per “operacionin gjenial”.Por kemba gangrenizohet dhe topallit te mjere i duhet ta kepute krejt.Vetem Emes i vjen keq per te,aq sa kjo gnjarje e ftoh edhe me teper me te shoqin.Ndersa Omene nuk e vret ndergjegja,meq mendon se ka kontribuar per progresin e mjekesise.Ky gjendet te kryet e Emes ne castet e saj ne castet e saj te fundit dhe,ne vend qe ta beje te vjelle per t’ia lehtesuar vdekjen Emes.Edhe prifti Burnizien,megjithese burre babaxhan e me bindje te sinqerta,ka faj ne “komplotin” kunder Emes,sepse nuk diti ti fitoje besimin e saj..Ema ishte gati t’i kerkonte keshille,por ai,nuk e zgjta doren,e cila ndoshta do ta kishte shpetuar gruan e re nga mekati i mishit.Ky “bari i shpirterave” ka faj vetem pse eshte mendjelehte,pse i mungon takti per t’i kuptuar shpirterat qe ia kane nevojen.
• E atehere dalin te tjere burra qe jane gati t’i vene veshin nje gruaje.Leoni fillimisht duket romantik si Ema,megjithese ne nje menyre me te zbehte se kjo.Ne vijim,ai shfaqet i tille sic eshte:me karakter t dobet,i zhvendosur,qe i le ne balte miqte.Kur Ema ka nevoje per te ai gjen shkak t shkeputet,njelloj sic pati vepruar Rodolfi.Rodolfit Ema i kerkon te ikin bashke,e madje eshte gati te behet skllave e tij.Mirepo ky beqar kokoroc nuk eshte mesuar te lidhet me nje femer dhe,kur e sheh se puna ka vajtur larg,qendis nje leter qe ia dergon me sherbetorin.Ne ate leter Rodolfi ka leshuar me kujdes 2 pika uje,qe Ema t’i pandehe per lot dashurie.Kjo bie e semure nga pikellimi dhe Sharli,qe eshte mjek,nuk kupton asgje.Perkundrazi,Sharli eshte aq i verber,sa ua dorezon Emen me duart e veta edhe Rodolfit ,edhe Leonit.E pastaj kjo vete bie ne doren e tregetarit Lere,per te cilin cdo mjet qe siguron para,eshte i ndershem.Ema vdes sepse,pervec me realitetin,i duhet t ndeshet me boten mashkullore,me tregtare,notere dhe dashnore egoiste,qe i japin goditjen vdekjeprurese.Per me teper,duke qene femer,Emes i duhet te jape llogari dhe pas vdekjes,se femrat as te vdekura nuk i shpetojne gjyqit te te gjalleve.
• Floberi vuan nga “semundja” e Zonjes Bovari,nga Bovarizmi.Ema nuk eshte nga ato gra qe i jepen vesit,por jeta i ka krijuar nje boshllek ne shpirt te cilin vesi hyn dhe e mbush.Ajo eshte viktime e enderrave te saj dhe e nje burgimi shpirteror qe krijon provinca te qeniet e ndjeshme e delikate.Ka faj vetem spse enderron,pse i kerkon jetes gjera qe kjo nuk ia jep dot,pse nuk pajtohet me realitetin e rrafshet,dhe pse guxon te mbetet deri ne fund ajo qe eshte.Ema do te jete femer,sic e ka krijuar jeta,por harron se te shumten e kohes jeta sillet me krijesat e saj si nje njerke..Do te jete e bukur,te jape e te marre dashuri,te kete nje jete shpirteore interesante,sepse keshtu i njeh femrat e keshtu e njeh e boten.Te mos ishte Ema ne province,ajo ndoshta do te behej aktore,do te hapte nje sallon bukurie,apo do shkruante me pasion libra te zymte per boten e zhveshur nga pasioni,sic bente Floberi.Ky i ka dhene asaj nje emer tingellues e kuptimplote:Ema,qe te kujton foljen e gjuhes franceze aima,domethene dashruoi.Ema dashuroi dhe vdiq;ajo e kreu detyren e saj:te tjereve u mbetet te jetojne.Ajo niset romantike e romantike vdes,pa e pranuar dot nje jete qe i mbyt sistematikisht enderrat. Prirja e Zonjes Bovari per te enderruar e per tu zhgenjyer pafundesisht,eshte quajtuar “Bovarizem”.Ky term ka hyre tashme ne gjuhen e perditshme dhe tregon hendekun ekzistues mes enderres dhe realitetit.Kete hendek te pakapercyeshem Ema perpiqet ta mbushe me pasionin e saj,po realiteti eshte aq i eger,sa ia gllaberon pasionin,madje dhe jeten.Ema Bovari shnderrohet keshtu ne nje tip universal,ku secili mund te gjej dicka nga vetja e tij.
• Ne janar te 1857 Floberi akuzohet ne gjyq per hyerje ndaj moralit publik,ndjenjes fetare dhe zakoneve te shendosha,meqe ne roman nuk kishte denuar haptas heroinen e tij dhe gjestin e tradhetise bashkeshortore.Ne gjyq,Floberi dhe avokati i tij kerkojne ta reabilitojne figuren e Emes,duke saktesuar se romani rrefen historine e nje gruaje e cila rreshqet nga njeri gabim ne tjetrin,per shkak te hendekut qe egziston mes idese qe ajo ka per jeten dhe jetes ashtu sic eshte ne te vertete.Gabimet e Emes jane pasoja e edukates qe ajo ka marre,e cila e ndan nga jeta dhe e kthen ne viktime”gjysme te gatshme” Gjyqi qe Floberi e fiton ne emer te heroines se tij,ne te vertete ishte nje gjyq qe shoqeria ia beri vetvetes.Romani e vendos subjektin e tij ne province,aty ku konservatorizmi ushqehet me thashetheme e ku liria e individit shihet si krim qe duhet denuar me vdekje.Floberi e paraqet kete atmosfere ne menyre te perpikte e rreptesisht objektive,pa e zbukuruar aspak dhe pa nderhyre dhe ai vete:ky lloj pershkrimi “i pafajshem” e ben kritiken e tij me te forte se cdo lloj satire!
• Naive, e brishte dhe e vetme kunder nje bote te ndertuar nga meshkujt e per meshkujt,Ema e ndien tere padrejtesine qe ia dikton gjendja e saj si femer,ndaj Floberi shprehet:”ajo do te kishte dashur t’i mbyste burrat,t’u pershtynte ne fytyre,t’i grinte te tere.” Impenjimi i Floberit per ceshtjen qe do te shnderrohej ne debat te madh te shekullit XX,nxjerr me se miri ne pah karakterin thellesisht human t Zonjes Bovari.Ky eshte “gjyqi” i sakte qe mund t’i behej ketij romani,qe ne ate kohe u gjykua pikerisht pse prekte themelet mbi te cilat funksionojne shoqeria dhe morali.Por nje “gjyq” akoma me i madh e mbron Zonjen Bovari,e ky eshte Gjyqi i Artit. Floberi mori per subjekt nje ngjarje te vertete,per te cilen kishte shkruar gazeta lokale e Ruanit.Ai ruajti fillin e jashtem te ngjarjes,duke i dhene subjektit karakter psikologjik dhe duke e mbushur me aq shum detaje,sa e shnderron ne nje krijim krejt origjinal,qe asgje te perbashket nuk ka me ndodhine reale,pervec iluzionit te vertetesise qe krijon rrefimi.Ema Bovari e shnderruar ne tip,nuk i perkiste me as vetvetes as krijuesit te saj.
• Zonja Bovari e riperterin romanin realist te promovuar nga Balzaku,Dikensi,Thekeri,Gogoli e Stendali,duke krijuar traditen e nje realizmi te ri,i cili qendron me prane realiteti dhe logjikes se personazheve.Ema nuk ka asgje mbinjerezore,asnje egzagjerim per te mire a per te keq.Ajo nuk eshte qenie patetike,nuk vendoset as ne fund as ne maje,nuk eshte as negative,as pozitive,as e jashtezakonshme,po nje njeri ne kuptimin me te plote te fjales.30 vjet mbas Zonjes Bovari,nje tjeter shkrimtar i madh,Leon Tolstoi,rikrijoi nje Ema Bovari ruse ne tiparet e heroines se tij Ana Karenina,nderkohe qe mbas vdekjes se Floberit,dishepulli i tij Gi de Mopasan Ringjalli trajtat e “bovarizmit”ne nje Simoter te Emes,ne Zhanen e romanit “ Nje jete “.
• Ne mua ka dy veta te dallueshem,njeri qe ia ka enda fjalen e bukur,lirizmin,fluturimin e shqiponjes,tere tingellimat e fjalise dhe majat e idese; tjetri qe germon dhe e grryen te verteten deri ku s’mban me,qe ka deshire t’i nxjerre ne pah me te njejten force gjerat e vogla te jetes si ato me te medhate,qe do t’ju beje t’i ndieni thuajse materialisht gjerat qe shkruan. (Korrespondenca,janar 1852) • Artisti duhet ta krijoje vepren e vet ashtu si Perendia universin:te jete i padukshem dhe i plotfuqishem,te ndihet gjtihkund e askund te mos duket. (leter Gi de Mopasanit) • Kur shkruaja episodin e helmimit te Ema Bovarise,ne goje kisha shijen e arsenikut.Personazhet e mi imagjinare veprojne mbi mua,me perndjekin,ose me mire te them,un jam ata. (Leter Hipolit Tenit) • Lexoni e mos u jepni pas enderrimeve.Zhytuni ne studime te gjata:fitoni shprehine per pune kembengulese,se vetem kjo e ben njeriun te ndjehet mire vazhdimisht..Mos lexoni si femijet,per t’u argetuar,e as si lexojne ambicizoet,per te fituar dije.Jo,lexoni per te jetuar. (Leter Luize Kolese)
• Nga Zonja Bovari dhe Edukimi i ndjenjave ka dale e tere letersia moderne. (Teodor de Banvil,Mbi varrin e Floberit) • Nese pyesin veten c’do ti kishte munguar letersise tone sikur Floberi te mos egzisotnte,ai shfaqet teper i madh.Ndikimi i tij ne romanin francez eshte me i frutshmi e me i qendrueshmi. (Albert Tibode,Gustav Flober) • Pa Floberin,nuk do te kishte pasur Marsel Prust ne France,as Xhejms Xhojs ne Irlande.Ne rusi,Cehovi nuk do te ishte krejtesisht Cehov. (Vladimir Nabokov,Letersia) • Perpjekja per te krijua nje proze qe te kete dendesine sugjestionuese te poezise,e ben Floberin nje artist qe barazohet me me te medhenjte.E kane shenjteruar mjeshter te realizmit,cka nuk i pelqente aspak,dhe breza te tere romancieresh thone se i perkasin metodes se tij.Me sakte,ai eshte themeluesi i romanit modern,sic e kane cmuar Kafka,Xhojsi,Folkneri,ai qe shkrimtaret tane te Romanit te Ri e kane quajtur “padroni” (Moris Nado,Gustav Flober shkrimtar)
• Ndryshe nga c’ndodh me shume njerez,shperblimet shpirterore qe arti e letersia u japin deshirave per kenaqesi,nuk i mjaftuan Zonjes Bovari:ajo u perpoq te kalonte nga enderra ne veprim.Nuk ia doli mbane dhe iu desh te vrase veten.Historia e saj eshte ilustrim prekes i nje tragjedie te zakonshme,tragjedise se njeriut,qe i eshte falur dhuntia per te enderruar dhe qe shoqeria(cdo lloj shoqerie) ia ndalon t’i realizoje endrrat. (Mario Varas Llosa,Floberi ose orgjia e perjetshme)



Daniel Defoe - Jeta dhe Veprat

Daniel Defoe

Daniel Defoe (1660-1737) St. Giles Cripplegate, Londër, ishte shkrimtar, gazetar, i cili njihet me veprën e tij “Robinson Kruzo”. Ishte bir i kasapit Xhejms Fo, mbiemër të cilin meqë tingëllonte bukur Danieli e ndryshoi Defo. Ai mësoi në një shkollë fetare dhe më pas filloi tregëtinë. Duke shitur e blerë mallra të ndryshme. Në këtë mënyrë ai bëri shumë udhëtime nëpër Evropë.
Daniel Defo në fillim luftoi kundër mbretit Xheims II. Kurse më vonë u fut në ushtrinë e Uilliam III. Asaj kohe u burgos dy here, pasi kishte shkruar disa tekste kundër kishës dhe qeverisë.
Ai punoi shumë në fillimet me gazetën e tij, ku botoi më shumë se 500 shkrime me emrin e vet - më shumë se çdo shkrimtar tjetër në gjuhën angleze. Ndërkohë , duhet përmendur se ai pati një jetë shumë aktive. Vdiq në vitin 1731, në Londër.
Diçka e veçantë dhe e çuditshme ka ndodhur me këtë shkrimtar. Daniel Defo filloi të shkruante novela kur mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nxori nga dora gjëra të mrekullueshme të cilat u bën të njohura në gjithë botën.



Veptat:
                Kapiten Singellton
                Moll Flanders
                Roksana
                Robinson Kruzo





Përmbledhja
 Robinson Kruzo 
Robinson Kruzo është novela e parë e Daniel Defos, e shkruar më 1719, dhe korri një sukses të menjëhershëm dhe të paparë ndonjëherë. Daniel Defo për romanin Robinson Kruzo është mbështetur në historinë e vërtetë të një detari i titulluar Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandez, një ishull i vogël në oqeanin Pacifik. Ai jetoi atje, i vetmuar, për 28 vite me radhë dhe arriti të largohej së andejmi me ndihmën e një anijeje në vitin 1709.
Kjo novel nis me njëshkrim të Kruzos që kur ishte fmije e se lindi ndrra e tij pr tu të lundruar detet. Që në fillim të novels autori na njeh me një hyrje të veçantë duke e filluar kështu: Historia ime është e gjatë dhe zbavitëse, por.

Robinson Kruzo e kishte jetuar dikur i qetë një periudhë kohe në shtëpinë e tij në Angli. Mirëpo, dikur, ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjithë detet e botës mbarë. Aty nga viti 1659 papritur e pakujtuar ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili për në Afrikë dhe një ditë të bukur shpërtheu stuhia e cila e çau anijen dhe kështu Robinsoni së bashku me shokët e tij u gjendën në mes të dallgëve. Bënë aq e aq shumë përpjekje për të shpëtuar por u mbytën mizorisht, ndërsa Kruzo shpëtoi nga dallgët të cilat e hodhën në breg të një ishulli të vetmuar. Ky ishte një vend i çuditshëm, i egër. Kështu ai mbeti i vetëm pa ushqim, pa shokë, pa anije dhe pa asnjë mjet shpëtimi. Aty ai ndenji e jetoi për njëzet e shtatë vjet. Aty takoi edhe shokun e tij të egër Premtin. Kruzo (emri i familjes transkriptuar nga emri gjerman "Kreutznaer" ose "Kreutznär"), vendos të niset nga dok Mbretëreshës në Hull në një udhëtim në det në shtator 1651, kundër dëshirave të prindërve të tij, të cilët duan që ai të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin një karrierë në ligj. Pas një udhëtim të zhurmshëm që sheh anija e tij të mbytur nga një stuhi vicioze, epshin e tij për në det mbetet aq e fortë që ai parashtron në det përsëri. Ky udhëtim shumë përfundon në katastrofë si anije është marrë përsipër nga piratët Shitje dhe Kruzo e bëhet skllav i një Moor. Ai arrin të shpëtojë me një barkë dhe një djalë me emrin Xury, më vonë, Kruzo është miqësua nga kapiteni i një anije portugeze në brigjet perëndimore të Afrikës. Anija është në rrugës për në Brazil. Atje, me ndihmën e kapitenit, Kruzo bëhet pronar i një plantacion.
Vite më vonë, ai bashkohet me një ekspeditë për të sjellë skllevër nga Afrika, por ai është lundërthyes në një furtunë rreth dyzet kilometra në det në një ishull (të cilën ai e quan ishulli i sheh dritë në fund), në afërsi të grykëderdhjes së lumit Orinoco më 30 shtator, 1659 . shokët e tij të gjithë vdesin. Duke e tejkaluar dëshpërimin e tij, ai nxjerr  armët, mjete, dhe furnizime të tjera nga anija para se ai e thyen larg dhe zhytet. Ai vazhdon për të ndërtuar një të rrethim, në banim pranë një shpellë të cilën ai gërmoi vetë. Ai mban një kalendar duke i bërë shënon në një kryq prej druri e ndërtuar nga vetë, gjuan, rritet misri dhe oriz, rrush, shtrohet pyetja për të bërë rrush të thatë për muajt e dimrit, mëson për të bërë qeramikë, ngre dhi, etj, duke përdorur mjetet e krijuar nga guri dhe druri të cilën ai korrat në ishull, dhe miraton një papagall i vogël. Ai lexon Biblën dhe papritmas bëhet e fetare, duke e falënderuar Perëndinë për fatin e tij në të cilin asgjë nuk është e humbur, por shoqëri.

Vite më vonë, ai zbulon kanibalët armatorë cilët herë pas here vizitoni ishullin për të vrarë dhe ngrënë të burgosurit. Në fillim ai ka në plan për të vrarë ata për kryerjen e një neverie, por më vonë e kupton se ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë si kanibalët nuk kanë vetëdije dhe kryejnë një krim. Ai ëndrrat e marrjes së një ose dy shërbëtorët e liruar nga disa të burgosur, dhe në të vërtetë, kur një i burgosur ia del mbanë të shpëtuar, Kruzo e ndihmon atë, e emërtoi shokun e tij të ri "e Premte" pas ditë të javës që ai u shfaq. Kruzo ia mëson atij  anglisht. Pas një pale tjetër të vendasve arrin që të marrim pjesë në një gosti kanibal, Kruzo dhe e Premte arritur të vrasin më të madhe të vendasve dhe për të shpëtuar dy nga të burgosurit. Njëri është babai i Premtit dhe të tjeri është një spanjoll, i cili informon Kruzon se ka spanjollë të tjera në aneijen lundruese në kontinent. Një plan është hartuar, ku spanjolli do të kthehen me babain e premtit në kontinent dhe sillni të tjerët këtu për të ndërtuar një anije, që do të lundroi në një port spanjoll.
Para kthimit spanjollë, një anije angleze duket; mutineers kanë marrë kontrollin e anijeve dhe për qëllim të ngjyrës gështenjë ish-kapitenit të tyre në ishull. Kruzo dhe greva e anijes arritën një marrëveshje, në të cilën ai e ndihmon kapitenin dhe detarët luajalist të  rimarrë anije nga kryengritësit, pas së cilës ata kanë për qëllim të largohen nga e keqja e kryengritësit në ishull. Para se ata të nisen për në Angli, Kruzo i tregon ish kryengritsit se si ai ka jetuar në ishull, dhe deklaron se do të ketë më shumë burra vijnë. Kruzo më 19 dhjetor 1686 lë ishullin, dhe arrin kthehet në Angli 11 qershor 1687. 
u ktheva në Angli shëndoshe e mir, por, o cudi e madhe, e ndjeva veten krejtësisht te huaj. 2Ai mëson se familja e tij e menduan atë të vdekur. Kruzo pastaj niset për Lisbonë për të kërkuar fitimin e pasurisë së tij në Brazil, i cili ka dhënë atij një sasi të madhe të pasurisë. Në përfundim, ai e merr pasurinë e vet mbi tokë në Angli për të shmangur udhëtimin në det. I premti vjen me atë dhe gjatë rrugës ata durojnë një aventurë të fundit së bashku si ata ndal qindra e ujqërve uritur, ndërsa kalimi Pyrenees.

Mbi personazhin kryesor :
Robinson Kruzo - protagonist i romanit . Kruzo fillon romanin si një i ri në shkollë të mesme në Jork në kërkim të një karrierë. Ai babai i rekomandon te stdioj per ligjin, por Kruzon e  mallëngjehen ideja për një jetë në det, dhe rebelimin e tij të mëvonshëm dhe vendimi për t'u bërë një tregtar është pika e fillimit për aventurë të tërë që vijon. Ndjenjat e tij të paqarta, por e përsëritur e fajit mbi ngjyrën e tij të mosbindjes pjesën e parë të gjysmës së parë të tregimit dhe të na tregojnë se si frika shpesh her e dominon. Kruzo është i qëndrueshme dhe i ngadalshëm në çdo gjë që ai bën, dhe këmbëngulja e tij i siguron mbijetesën e tij përmes stuhive, skllavërimi dhe një njëzet e tetë vjet izolimi në një ishull të shkretë.

Analiza
Tregimet më të mira të fillojë me një listë themelore: gjendja fillestare, konflikti, ndërlikim, kulmi, pezullim, pajtimin, dhe përfundim.

Situata fillestare
Kruzo dëshiron të shohë botën. Babai i tij e ndalon atë.
Kruzo është i ri në shkoll të mesme. Ai është kurioz dhe dëshiron për të udhëtuar në botë dhe të lundrojnë në det. Babai i tij nuk mendon se kjo është  një ide e mirë, dhe ofron një paralajmërim se nëse largohet nga shtëpia, do te ketë  probleme. Në këtë fillim ne shohim Kruson duke sfiduar dëshirat e babait të tij dhe duke mos treguar respekt .


Konflikt
Kruzo lë shtëpinë dhe udhëton në botë. Fat i keq.
Mos harrojme se para se  Kruzo te niste jetën e tij si aventurjere ai kishte nje jetë shumë të mirë. Kur Kruzo lë shtëpinë pavarsisht se has në shumë  aventura atë duket se e ndjek gjat gjithë kohës fat i keq. Ai arrin ne afrik në Afrikë, ku  kthet ne  skllav. Pas arratisjes së tij, ai arrin Brazil, ku ai bën një jetesë për disa vite në plantacionin e tij të sheqerit

Ndërlikimet
Kruzo ngec në një ishull të shkretë
Në një udhëtim ai mbetet në një ishull të shkretë. Kruzo është vetem në një ishull, sepse askush tjetër nuk i ka mbijetuar një përmbytje. Izoluar plotësisht, ai disi arrin të mbijetojë. Ai gjithashtu ka një zgjim shpirtëror dhe fillon duke lexuar Biblën.

Kulmi
Kruzo gjen një gjurmë në rërë.
Pas shumë vitesh vetmie ne fund mësojmë se Kruzo nuk është i vetëm në ishull. Ka edhe të tjerë dhe ata janë, tmerri i tmerreve, kanibalë!

Përfundim
Kruzo ndihmon të largohet nga ishulli
Ai i bashkohet një varke të madhe angleze plotë me marinarë. Kruzo mëson se njerëzit kanë rebeluar kundër kapitenit të tyre. Pas Kruzo ndihmon për të rivendosur rendin në anije, burrat dhe kapiteni zotohen për besnikëri ndaj kruzos  dhe të bien dakord për të marrë atë në shtëpi.

Përfundim
Kruzo kthehet në shtëpi.
Kruzo pastaj kthehet në Evropë me mikun e tij, ku ai vjen në një marrëveshje të madhe të parave nga plantacione të tij sheqer. Kruzo martohet dhe përfundimisht riviziton ishullin në vitet e tij më vonë. Romani përfundon me premtimin e më shumë nga aventurat e tij në vazhdim.

Gjuha në këtë vepër është e thjeshtë dhe e kuptueshme. Ky romanë është një romanë që nuk i përket letërket letsisë për fëmijë por preferohet nga ato për mënyrën se si autori trajton ngjarjen që çdo faqe e librit ngjallë një kurjozitet të mëtejshëm dhe fëmijët janë kurjozë për leximin e librit.klithet nte novel janë të pakta .psh.: - Zotëri, zotëri! –klithte.

U shkrua në 1719, kur autori ishte 60 vjeç dhe ishte “ngopur” me përvojë jetësore dhe artistike. Subjekti nuk është i trilluar. Një ngjarje e tillë kish ndodhur në fillim të shekullit 18-të me në marinar skocez që jetoi 4 vjet në një ishull të pabanuar. Dëfo, që u njoh me këtë ngjarje të bujshme, para se ta shkruante i vuri vetes detyrë: së pari, të krijonte një tregim sa më tërheqës dhe krejtësisht të ngjashëm me një ngjarje reale; së dyti të mos largohej nga e vërteta e besueshme. Ai kaloi kështu me mjeshtëri nga fakti real (detari skocez)vnë faktin artistik (Robinsoni).

Heroi i Dëfosë, megjithë vështirsitë e shumta, e ruan deri në fund energjinë, forcën e vullnetit, interesimin për shoqërinë njerzore, ndërsa detari skocez pothuaj u bë i egër, ndonëse mbeti gjallë. Këtu qëndron ndryshimi thelbësor midis njeriut real në vetmi dhe heroit ideal të Dëfosë. Shkrimtari përparimtarë futi në figurën e Robinsonit dëshirat dhe mendimer e veta. E vuri heroin në kondita që ngjallin simpatinë e njerëzve të thjeshtë.
Ka mendime që Robinsoni, në jetën e tij në ishullin e vetmuar, na riprodhon në miniaturë epokat e ndryshme historike që ka kaluar njerzimi, që nga komuniteti primitiv deri tek civilizmi i kohës së autorit. Mendojmë se nuk është pikërisht kështu. Ai, vërtet krijon për ndriçim një kandil me dhjemë, bën enë prej balte, sajon një kapele me lëkurë dhie etj. Atij vërtetë filluan ti mungojnë shumë gjëra të domosdoshme, por ama kishte me vete përvojën njerëzore, njohuritë shkencore të marra në shkollë, të cilat e ndihmuan për t’u orientuar disi më lehtë në jetën e shkretuar të ishullit. Ajo që mbajti gjallë Robinsonin në ishullin e vetmuar ishte optimizmi.
Krahaso vazhdimishtë të keqen me të mirën dhe dilte gjithmonë në përfundimin “ka dhe më keq” pasi ai pakloi peripeci nga më të çuditshmet e përsëri del mbanë me sukses. Ktu qëndron edhe mesazhi kryesor i autorit përmes kësaj vepre: njeriu me vullnet, me punë këmbëngulse, me zgjuarsi, e mbi të gjitha me optimizëm, mund ti bëj ballë të gjitha vështirsive





Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME