Tiparet e Romantizmin si ngritje(riperteritje) ne kulture
Letersia romantike shqiptare eshte nje zhaner I letersise romantike .Romantizmi eshte nje epoke dhe shkolle letrare universale qe ka prekur te gjitha letersite kombetare te Europes.Ne letersine kombetare europiane romantizmi eshte vetem nje epoke letrare .kurse ne boten shqiptare eshte nje ringjallje kulturore .Shume jane shkrimtaret romantik shqiptare nder keta ata me te medhenj jane .Jeronim de Rada, Zef Skiroi dhe Naim frasheri .Keta perfaqesojne tipin e autorit romantic shqiptare .Kulti I ndjenjes dhe I natyres ,subjektet e jashtezakonshme dhe herojt me dilema shpirterore ,mbeshtetja ne folklor dhe gjuha e pasur figurative ,te gjitha keto jane disa nga karakteristikat kryesore te romantizmit .
Romantizmi shqiptare perfajsohet me vepren e Jeronim de Rades Zef Serembes nder arbereshet e Italise dhe me vepren e Naim Frasherit ,Ndre Mjedes qe jetuan e punuan me afer shqiptareve te roberuar.
Duhet thene se me romantizmin fillon poezia e vertet shqiptare
Zhvillohet poema me subjekt duke filluar me Kenget e Milosaos e Jeronim de Rades ,Kenga e sprasme e Bales (Gavril Dares ),Historia e Skenderbeut dhe Qerbelaja (Naim Frasheri) ,Mili dhe Hajdhia ( Zef Skiroi)dhe Lahuta e Malcis ( GJergj Fishta )
Pasurohet tematikisht dhe emocionalisht poezia lirike me spontanitetin befasues te Serembes ,per te vazhduar me Lulet e veres te Naimit Baba Tomorri I Cajupit
Juvenilja e Mjedes lirikat e Asdrenit etj.
Me romantizmin poezia shqiptare njohu nje nga zhvillimet e veta kulmore ,pasuroi format e shprehjes poetike duke shfrytezuar ne menyre me te plote pasurine polisemike te gjuhes shqipe,levroi pothuaj te gjitha llojet e lirikes dhe epikes duke u mbeshtetur ne poezin gojore dhe pervojat e letersise boterore , perdori struktura te larmishme metrike dhe stofike duke eksperimentuar me sukses fleksibelitetin dhe mundesite e tjera te organizimit ritmik te gjuhes shqipe ,krijoi nje system vlerash emocionale per te cilin ndihmuan me individualitetin e tyre te spikatur dhe talentin e papeseritshem .