Angazhimi I shoqërisë për parandalimit e kriminalitetit tek të miturit dhe të rijnt



http://eseshkolle.blogspot.com/
Angazhimi I shoqërisë për parandalimit e kriminalitetit tek të miturit dhe të rijnt

Angazhimi shoqërorë për çrrënjosjen e së keqes dhe eliminimin e dukurive devijante nga shoqëria, përbën një elemente thelbësor për luftimin e së keqes.
Parandalimi I fenomeneve negative nis me vënien në shërbim të mekanizmave ekzistues komunikues-mediatik për ta ngritur vetëdijen e njerëzve për rrezikun e dukurive deivijante dhe domosdoshmërinë e kultivimit të së mirës.


 Parandalimi i kriminalitetit tek të miturit është i pandashëm dhe element thelbësor i parandalimit të krimit në shoqëri. Duke u inkuadruar në veprimtari të ligjshme dhe të dobishme për shoqërinë dhe duke treguar një prirje humaniste ndaj shoqërisë dhe ndaj jetës, të rinjtë mund të paraqesin faktor konstruktiv dhe të zhvillojnë qëndrime jo kriminogjene.
Që të parandalohet me sukses kriminaliteti tek të rinjtë, duhen përpjekje prej gjithë shoqërisë për të siguruar zhvillimin harmonik të adoleshentëve, duke kalitur dhe nxitur zhvillimin e personalitetit të tyre që nga fëmijëria e hershme.
Në këtë kontekst duhet theksuar nevojën e vënies së strategjisë nacionale gjithpërfshirëse përkitazi me delikuencën e të miturve dhe luftimin e dukurive devijante te të rinjtë.Me këtë rast, duhet të ketë një kooperim të mjaftueshëm mes organizatave qeveritare dhe jo qeveritare në këtë fushë.
Bashkëpunim i ngushtë ndërdisiplinor dhe i frytshëm ndërmjet qeverisjeve shtetërore dhe vendore me përfshirjen e përfaqësimit qytetar të sektorit privat për t'i shërbyer bashkësisë dhe agjencive të punës, përkujdesjes për fëmijët, edukimit shëndetsor, shoqëror dhe agjencive të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit duke ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin e kriminalitetit tek të miturit dhe të rinjtë.

Në këtë drejtim, duhet patur parasyshë edhe sa vijon:
Të shtohet numri i emisioneve kushtuar delikuencës së të miturve dhe dukurive devijante në mesin e rinisë, në veçanti në shkolla.Shtypi duhet inkurajuar të rinjtë duke i promovuar mundësitë për të rinjtë në shoqëri.Po ashtu, mediat, gjegjësisht televizioni, kinematografia, shtypi, duhet të jenë të tregojnë seriozitet në apstrahimin e pornografisë, dhunës, shfaqejeve përbuzëse dhe degraduese, në veçanti të fëmijëve dhe grave nga publiku. Duhet ta përdorë pushtetin që ka për parandalimin e përdorimit të drogës duke përcjellë mesazhe të qëndrueshme në një mënyrë të barazpeshuar. Duhen nxitur fushata ndërgjegjësimi efektiv mbi drogën në të gjitha nivelet.

Të orgnaizohen debate publike, tryeza të rrumbullakta e tribuna, për gjendjen e shkollave tona dhe rinisë në aspektin e dukurive devijante, sa janë prezente dhe sa luftohen.Të gjurmohet për mekanizmat më adekuat të luftimit të tyre.
Të forcohen shërbimet këshilldhënëse në shkolla, dhe nxënësit vazhdimisht të përkujtohen për rrezikun dhe pasojat e dukurive devijante si:droga, prostitucioni, alkoolizmi, bixhozi, humbja e kohës etj.

Sistemet edukuese duhet të kushtojnë kujdes dhe vëmendje të veçantë të rinjve në rrezik shoqëror. Duhen krijuar dhe përdorur plotësisht programe të specializuara parandaluese dhe materiale edukative, programe mësimore, pikëpamje dhe mjetet përkatëse.
Përmes nje larmie programesh edukative, mësuesit dhe të rritur të tjerë si dhe trupa studentore duhen sensibilizuar për problemet, nevojat dhe përfytyrimet e të rinjve.
Këshillime me prindërit, për tejkalimin e problemeve familjare, me qëllim që mos ndikojnë drejpërdrejtë në devijimin e fëmijut dhe lënien pas dore të edukimit të tij.

Kujdesi ndaj shoqërisë me të cilën shoqërohet i riu, dhe marrja e masave adekuate nëse ka rënë në shoqëri të keqe.Këtu vjen në shprehje bashkëpunimi prind-arsimtar.
Depërtimi i mësim besimit në shkolla, si faktorë kyç në luftimin e devijimeve.
Biseda ma e shpeshtë e prindërve me fëmijët e tyre për problemet që i preokupojnë.
Organizimi i kampanjave më të shpeshta nëpër shkolla, që do të kenë për objektiv vetëdijësimin e tyre dhe ngritjen morale.




Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME