Tregtia dhe qarkullimi monetar në Ilirinë e Jugut.
Si rrjedhim i zhvillimit të zejtarisë dhe të degëve të tjera të ekonomisë ilire u zgjeruan shkëmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dëshmojnë për një shtrirje të gjerë të prodhimeve të zejtarisë ilire. Tipat standardë të armëve, të zbukurimeve dhe të enëve prej balte që përsëriten në gjetjet nga një krahinë në tjetrën, dëshmojnë për marrëdhënie intensive midis popullsisë së krahinave të ndryshme dhe për një zhvillim të konsiderueshëm të këmbimeve midis tyre.
Objektet e kulturës mikenase, të gjetura në një zone relativisht te gjerë të territorit tone, dëshmojnë se ne epokën e formimit te kulturës dhe të etnosit ilir kemi një gjallerim e zgjerim të marredhënieve midis ilirëve dhe botës se Egjeut.
Të dhënat arkeologjike qe kemi nga varrezat tumulare të pellgut të Korçës dhe Dropullit, te lugines së Matit, të Kukësit, Glasinacit, dhe të Trebenishtit,jane një pasqyrë e qartë c zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike e kulturore midis zonave të Ilirisë së Jugut dhc të krahinave të tjera të Ballkanit, gjatë periudhës së pare të hekurit.
Një hap te mëtcjshëm në shtimin e lidhjeve dhe kontakteve ndërrmjet ilireve dhe Greqise skllavopronare, shënon themelimi i kolonive helene në brigjet lindore të Adriatikut në shek. VII p.e.sonë. Ne kushtet e shthurjes së rendit fisnor tek ilirët, tregtia me qendrat skilavopronare të Greqisë merr përpjcstime gjithnje e me të medha. Rolin kryesor ne këtë aktivitet tregtar luajnë dy kolonitë e mëdha Ië Ilirisë, Dyrrahu dhe Apolonia.
Në dhjetevjecarin e pare të jetes së kolonive, veçori dalluese në veprim- tarinë e tyre ekonornike ishte tregtia tranzite. Ato akoma nuk kishin marrë pamjen si qendra te zhvilluara prodhimi. Në tregtimin me ilirët shitnin kryesisht mallra e artikuj luksi të importuara nga Korinti dhe qendra të tjera antike të Greqise, dhe merrnin
si shkëmbim per nevojat e metropoleve prodhime bujqesore, blegtore, lëndë druri e minerale, me te cilat ishin të pasura trevat ilire. Kështu importi grek në shek. VII p.e.sonë, zë një vend me rëndesi midis mallrave që qarkullonin në Ilirinë e Jugut. Nga fundi i shek. VI-fillimi i shek. V p.e.sonë, Dyrrahu dhe Apolonia fillojnë të hedhin në treg prodhimet e tyre të qcramikës, vegla pune, arme dhe stoli të ndryshme

Një zhvillim më të gjerë morën në këtë kohë shkëmbimet me botën greke. Jo më kot pasuritë minerale dhe disa prodhime bujqësore tërhoqën vëmendjen e autorëve antikë të kësaj kohe. Duket se këto prodhime ishin ndër artikujt kryesorë të eksportit ilir. Një vend me rëndësi zinin këmbimet me kolonitë greke të bregdetit Adriatik dhe qytetet e Kalkidës, të cilat merrnin nga Damastioni argjendin për prerjen e monedhave të tyre, kurse nga tokat e afërta të Atintanisë serën, që u duhej për ndërtimin e anijeve dhe lyerjen e enëve të transportit. Kundrejt tyre ilirët merrnin prodhime luksi të artizanatit grek, midis të tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve të Dyrrahut e të Apolonisë, enët e këtyre qendrave janë gjetje jo të rralla në vendbanimet e zonës bregdetare. Por ato fillojnë të duken më dendur edhe në krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe në luginën e mesme të Drinit, në afërsi të Kukësit e të Krumës. Këto prodhime arrijnë këtu nëpërmjet rrugëve tregtare të shkelura qysh në shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikënisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe të Egjeut.
Monedhat e argjendit përdoren gjerësisht si ekuivalent shkëmbimi. Në krahinat bregdetare gjejnë një përhapje të madhe monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë, kurse në ato të brendshme dhe lindore, monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnë se kjo monedhë qarkulloi në një zonë të gjerë që përfshinte krahinën e diestëve, penestëve dhe pjesërisht atë të lynkestëve.
Prerja dhe hedhja në treg e monedhave nga një qytet ilir si Damastioni është një fakt me rëndësi të veçantë. Ai tregon se tani, në pjesën e parë të shek. IV p.e.sonë, krahas Dyrrahut dhe Apolonisë, të cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonë kishin mbuluar krahinat e afërta të ultësirës bregdetare dhe i kishin tërhequr ato në orbitën e marrëdhënieve skllavopronare, një qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bë qendër e rëndësishme ekonomike e krahinave të brendshme. Ai hodhi në treg monedhën e vet dhe me këtë shënoi shtrirjen e mëtejshme të sistemit monetar në krahinat e brendshme të Ilirisë Jugore. Ekonomia monetare theu kështu, edhe në këtë pjesë të Ilirisë ,ekonominë e prapambetur natyrore, për t’i hapur rrugën një sistemi të ri ekonomik, skllavopronarisë.

Shkembimet tregtare te Ilirise së Jugut përvecse bëhëshin në rrugë detare, vendi pershkohej nga rrugë me drejtirn perendim-lindje, si dhe juglindje-veriperendim, pa perjashtuar sigurisht itinerare drejt luginës sè Danubit, përgjatë degezimeve në krah te djathte te ketij lumi. Nga Adriatiku ne Maqedoni, itinerari me i mire eshte ai që ndoqi me vonë Via Egnatia: nga Apollonia dhc Dyrrahu, ajo dilte në luginen e Shkumbinit, e pershkonte ate para se të vinte rrotull liqenit të Ohrit nga veriu, ndersa nje tjeter degezim ndiqte edhe rruga Kandavia nga jugu i liqenit të Ohrit në afërsi të qytetit të Pelionit.Nje rrugë tjeter lidhte Shkodren me portet e medha te Adriatikut, Dyrrahun dhe Apollonine, para se të ngjitej lugines së Aoosit, për të mbritur pastaj në Drinos e për t’u drejtuar, pellgut të Janines
Qarkullimi monetar ne Ilirine e Jugut .
Zhvillimi i shkëmbimeve solli gradualisht perdorimin e monedhës, duke dale nga sistemi i thjeshtë i këmbimit mall me mall, i cili nuk i përshtatej përparimit te jetes tregtare. Rrënjët e monedhës, ose e thënë ndryshe, zanafillën e historisë së parasë, duhet ta kërkojmë shumë larg në kohë, rreth 2400 vjet më parë, kur për herë të parë u pre monedha prej argjendi në territorin ku ne banojmë sot, ose akoma edhe 100 vjet më herët kur ajo të hynte nga jashtë në territorin shqiptar.

Deri në filllimin e shek. III para.Kr. ilirët kane përdorur monedhat e qyteteve koloni, Epidamn Dyrrahut dhe Apollonisë, madje edhe monedhat maqedonase dhe epirote.
Ilirët kane prerë monedhat ve tyre sipas një modeli të Dyrrahut, në fillim nga mbreti Monun rreth vitit 280, të pasuara nga disa prerje në bronz të mbretit Mytil dhjetë vjet me vonë. Mcndohet se monedhat e para të prera në Shkodër u takojnë viteve 250(Legjendë me kokën e Zcusit në faqe, dhe në shpinë nje anije).
Shqyrtimi i disa thesareve me monedha, të gjetura në Shqipeni, (thesaret groposeshin në kohë kërcënimi pushtimi nga të huaj, luftëra,që fshihen nga një individ në kushtc te vështira),ka sjellë si rezultat edhe klasifikimin dhe kronologjine e prerjes dhe qarkullimit te monedhave antike ne Ilirine Jugore.
Materiali numizmatik më i hershëm, përbëhet nga monedha të gjetura në dy kolonitë greke Dyrrah dhe Apolloni. Të tilla janë disa monedha te te pakta të Korkyrës , të Athinës, dhe të Korinthit të fillimit te shek.shekullit IV p.e.s.
Periudha e parë (344-270 p.e.s)Periudha e parë e historisë monetare në territorin shqiptar në antikitet lidhet me përdorimin si monedhë kryesore ato të tipit korkyras, prerë nga Korkyra dhe, sipas shëmbullit të saj, edhe nga dy kolonitë Dyrrahu dhe Apollonia, si dhe nga mbreti ilir, Monuni. Kjo monedhë e përbashkët në tipologji mban në faqe dhe në shpinë simbole të njëjta, pra lopën me vicin dhe katrorin, por që ndryshon nga legjenda e përdorur në shpinë të monedhës, KOR për Korkyrën, DUR për Dyrrahun, APOL për Apolloninë dhe BASILEOS MONOUNIOU për mbretin Monun.
Periudha e dytë (270- 48 P.E.S)
Kjo periudhë karakterizohet nga ndërprerja nga dy punishtet kryesore të Dyrrahut
dhe Apollonisë të emetimit drahmeve, (nje drahme peshonte 4.36gr ose sa 1/100 e minës njësi matese =436 gr.)që mbajnë në faqe lopën që ushqen viçin, ndërsa në shpinë katrorin e stilizuar (kopshti i Alkinout).
Kjo monedhë zuri një vend të rendësishëm në qarkullimin monetar, jo vetëm brenda territorit ku u pre, por edhe jashtë tij.
Periudha e tretë (48 – 27 p.e.s)
Kjo periudhë lidhet me trasformimet e mëdha në fushën monetare, të cilat realizohen
pas luftrave civile. Në Dyrrah politika monetare e këtij qyteti ndryshon duke filluar
nga viti 48 p.e.s. Qyteti në këtë kohë pushon së preri drahme me lopë e viç, por
vazhdon të presë monedha bronzi, në të cilat vërehet nje degradim stili dhe pajisja e
tyre me emra me origjinë romake. Shfaqen tipe të reja monedhash, të cilat ndryshojnë
për çdo emision.Nga ana tjetër, Apollonia realizon një reformë monetare shumë të rëndësishme, që lidhet me vitin 38 p.e.s. në kohën e prokonsulit Anton. Studimi dhe kuptimi i kësaj reforme na është bërë i mundur nga zbulimi i gjashtë thesareve me sasira të mëdha monedhash bronzi, të gjetura të gjitha në territorin e Apollonisë, të fshehura në tokë përgjatë kësaj reforme të madhe monetare. Sasia e madhe e monedhave e ndodhur në këto thesare na ka krijuar mundësinë të krijojmë një tablo të pasur dhe pothuajse të plotë te aktivitetit monetar të punishtes së Apollonisë përgjatë periudhës së shekujve III- I p.e.s.41.
Qyteti i ka zhvlerësuar monedhat e mëparëshme, duke i hequr nga qarkullimi dhe
duke i zëvëndësuar me një seri të re monedhash që mbajnë te njëjtat simbole faqesh e
shpine si të mëparëshmet, por që ndryshojnë prej tyre nga pesha mjaft e rritur, e cila i
përshtatet sistemit monetar romak.
Qarkullimi i monedhave republikane romake
Prania e monedhave republikane romake në territorin shqiptar është shoqëruar me
praninë fizike të romakëve në Ilirinë e Jugut dhe në Epir. Ajo shfaqet gjatë luftrave të
Romës kundër mbretëreshës Teuta (229-228) dhe rritet gradualisht deri në periudhën
e luftrave civile (49-48 p.e.s).
Monedha republikane romake ka qarkulluar së bashku me monedhen vendase dhe,
kryesisht, me drahmen ilire. Sipas një pasazhi të Tit Livit, thuhet se në arkën e mbretit
Gent, krahas pasurive të tjera, u gjeten edhe 120 000 drahme ( monedha ilire prej
argjendi të tipit lopë me viç) dhe 13 000 denarë romake .
Tregëtia në qendrat antike te Ilirisë së Jugut .
Përsa i përket karaktcrit të ketyre rnarrëdhënieve, në këtë periudhë, duhet thënë se niveli relativisht i ulët i forcave prodhuese në shoqërine ilire nuk lejonte forma të reja tregtimi përvec shkëmbimit në natyrë. Qarkullimi monetary monetary në pëeriudhën ë shë VI-V para Kr. ende nuk njihej në tregun ilir. Ai ishte i kufizuar vetëm në qytetet Dyrrah e Apoloni dhe në marrëdhëniet tregtare që këto zhvillonin me botën greke, perdornin kryesisht monedha argjendi te Korintit dhe në një shkallë me të kufizuar ato të Athinës.
Importi grek gjate shekujve VII-VI p.e.sone perfaqesohet në radhë të pare nga qeramika korintase, që ka dale në drite në sasi të konsiderueshme, kryesisht në nekropolet arkaike të Apolonise dhe Dyrrahut. Nuk ka dyshim që Trebenishti formon një nga qendrat me të rëndësishme të këtij importi në brendi të IIirisë. Kohet e fundit, prania e qcramikes korintase, eshtë vërtetuar, sigurisht në një masë me të kufizuar, në qendra ilire protourbane, (Belsh, Berat, Klos, Mavrovë etj.).
Bashkëkohës mc importin e gjere korintas është dhe ai rodo-jonian, por më i kufizuar i gjetur në disa vazo në nekropolin e Apolonisë.
Nga fundi i shek. VI fillimi i shek. V p.e.sone kemi nje rënie të ndjeshme të importit korintas sidomos per qeramiken. Kjo vjen si rezultat i rritjes së fuqisë ekonomike të nje qendre tjeter greke, Athinës. Ndër vazot atike me figura të zeza, lekitet,ojnohetë jane nga gjetjet me karakteristike ne Apoloni,Dyrrah etj . Ka edhe enë me permasa me të mëdha si amfora apo kratere, por numri i tyre eshtë tepër i kufizuar. Interes të veçante paraqet ski fosi i madh me figura të zeza, gjetur ne zonën mëtë thellë të Ilirisë Jugore ne afërsi të Kukesit. Fragmente të qeramikes greke, mc figura të zeza,janë gjetur edhe në Kaninë, Berat, Belsh, etj. Pavarësisht nga këto gjetje sporadike, perqendrimin me te madh të vazove me figura të zeza e kemi në Dyrrah eApoloni.
Po te krahasojme rrezen e perhapjcs të qeramikes greke me figura të zeza me qeramiken e mëvonshme me figura të kuqe, rezulton se kjo e fundit perfshin një zone relativisht mete gjere dhe na paraqitet ne një numër me të madh tipa vazosh. Amforat, hidriet, ojnohetë, kilikët dhe sidomos skifosat me figura te kuqe, përbëjnë gjetjet me të rendomta në Dyrrah dhe Apoloni. Fragmente enësh te tilla ndeshen edhe në një tok vendbanimesh ilire që shtrihen në zonat e pasura të ultesires bregdetare adriatiko-jugore (Belsh, Berat, Klos, Kaninë etj.). Midis grupit te importit atik te shekujve V-W p.e.sone, skifosi kantaroid me vemik të zi të shkelqyeshern, zbukuruar me motive shahu, gjetur në zonën e Matit , perben sot per sot pikën me veriore të perhapjes së qerarnikes atike me figura të kuqe në Ilirinë e Jugut.
Nuk ka dyshim që Dyrrahu dhe Apolonia vazhdojnë të luajnë një rol Ië rëndësishem në tregun ilir gjate periudhës helenistike. Nëpëmjet tyre perhapen në Iliri enët e Megarës, vazot italike me figura të kuqe si dhe ato te tipit Gnathia qe jane nga gjetjet me karaktcristike per shumicën e qyteteve ilire. Vendin kryesor e zë qeramika apule apo enët e tipit Gnathia që i ndcshim në krejt arcalin ilir, si në qytetet kryesore (Lis, Zgerdhesh, Dimal, Berat, Selcë e Poshtme), ashtu edhc në vendbanime me pak të rendesishme (Margellic,, Rosujë, etj.), pa permendur ketu materialin e pasur që na kane dhënë Dyrrahu,Apolonia dhe Amantia. Ky vërshim i qeramikes italike(Apule) dëshmon per nje orientim të rite marrëdhënicvc ekonomike të Ilirisë se Jugut, të cilat që nga fundi I shek. IV p.e.sonë Iillojnë te anojnë gjithnje e me teper nga brigjet e përtejme të Adriatikut. Prania c amforave të Rodit ne Apoloni, Dyrrah dhe në disa qytete te tjera ilire, si dhe gjetjet e shumta të kupavc te Megares, dëshmojnë se lidhjct ekonomike mc qendrat me te mëdha të Greqise vazhdojnë edhe gjatë shekujve Ill-Il p.e.sone.
Pavarësisht nga prania c mallrave te importit, rëndësi ka fakti se në tregun e brendshëm ilir te shekujve IV-I I p.e.sonë mbizotërojnë gjithnje e me shumë prodhimet lokale që konkurojne me sukses. Në shumë raste, qendrat e mëdha të prodhimit, sic ishin Dyrrahu dhe Apolonia (ndoshta edhe ndonje qender tjeter ilire), per te kufizuar sasinë e mallrave të importit, u është dashur të riprodhojne forma e tipa enësh të qeramikës greke e italike duke u bazuar në gjetjet e kallepeve dhe të skarciteteve të enëve të Megares,dhe të vazove me figura te kuqe apo enë të tipit Gnathia.
Rruget kryesore ku kryheshin te gjitha lëvizjet e njerëzve e të mallrave në shek. VII-V p.e.sonë, vazhdojnë të jenë pak a shumë po ato te shkelura edhe ne shekujt e meparshem.
Midis tyre shquhet rniga që pershkonte mes per mes Ilirinë e Jugut nga lindja ne perendim. Duke marrë fill nga dy qytetet e mëdha të Adriatikut, Dyrrah dhe Apoloni, rruga kalonte neper luginen e Shkumbinit drejt krahinave kandave e lihnide dhe mbasi përshkonte fushën pjellore të Pelagonisë, përfundonte ne luginen e Kalkidikës. Ne sajë te gjetjeve te Trebenishtit, kjo arterie rezulton si një nga rruget me të rëndësishme të depertimit të importit korintas në Ilirinë e Jugut. Gjatë periudhes helenistike, kjo rrugë formon arterien kryesore të qarkullirnit të mallrave që vinin nga Dyrrahu dhe shpemdaheshin në një numër vendbanimesh të ngritura prane saj. Ajo ishte njëkohësisht rruga kryesore që Iidhte Ilirinë me Maqedonine. Dhe, pikerisht nëper këtë rruge të lashte, disa shekuj me vonë do të kalojë traseja e rrugës së njohur Egnatia.
Jo me pak të rëndësishme kane qenë dhe rruget që kalonin në zonat minerale pergjate rrjedhjeve të lumenjve Mat e Drin. Per frekuentimin e tyre qysh ne shek. VI-V p.e.sone flasin gjetjet e qeramikes greke në zonën e Matit e të Kukësit. Një rol të vecante luante sidomos lugina e Drinit per lidhjet e krahinave piruste e labeate, zonat me veriore të llirisë se Jugut, me ato dardane në verilindje të saj. Gjate gjithe periudhes helenistike, këto dy rruge shërbenin si arterie të rëndësishme që lidhnin Dyrrahun me nje sërë qytetesh e vendbanimesh ilire.
Një rruge tjetër, që lidhte në shek. V p.e.sone Ilirinë e Jugut me Epirin dhe me tej me krahinat e Greqise, është ajo që kalonte nepër luginën e Vjosës dhe të deges së saj Drinos.
Burimin me të lashtë per nje rrugë të tillë që lidhte Apolonine me Korintin, e kemi nga Tuqididi. Ky autor kur flet per ngjarjet e luftës së Peleponezit, ndër te tjera, ne në dukje se “Korintasit shkuan ne këmbë ne Apoloni... sepse kishin frike se mos pengoheshin prej korkyrasve po të kalonin neper det”. Per funksionimin e saj ne kohën romake kemi të dhena në Tabula Peuntigeriana, ku shënohen dhe keto stacione kryesore: Apoloni, Amantie, Hadrianopoli etj.
Lugina e Vjosës, me rrugët që kalonin neper të , mbaheshin lidhje tokesore me Epirin e Thesaline. Rruga nepër luginen e Vjosës, gjate gjithe periudhes helenistike, formonte nje nga arteriet kryesore ekonomike per Apolonine e hinterlandin e saj.