Showing posts with label INFERMIERI. Show all posts
Showing posts with label INFERMIERI. Show all posts

Bulimia Shkaqet Nervore

http://www.fakultete.blogspot.com/
Bulimia
Bulimia nervosa (apo në shqip: neuroza bulimike) është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtëra të qetësisë.e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normal. Shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Femrat me bulimia kanë tendenca të arrijnë lartë. Shpesh është e vështirë të përcaktohet se a vuan një person nga bulimia. Kjo ngjet për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Poashtu individët që vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre.. Ata që vuajnë konzumojnë sasi të mëdha të ushqimit. Nganjëherë gjer në 20,000 kalori përnjëherë. Artikujt që i kënaqin janë zakonisht ato të etiketuara si "artikuj qetësues" ëmbëlsirat, me vlerë të lartë kalorike, apo ato të buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t'i dorëzohet kënaqësisë kudo prej dy e gjer më disa here në ditë.
Nëse keni një anëtarë të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo këshillues mund t'ju ndihmojë në betejë me ç'rregullimin e tyre.

Shkaqet

Gjer më tani nuk njihen shkaktarët e bulimisë. Hulumtuesit besojnë se bulimia fillon me mospëlqim të trupit dhe brengosje ekstreme për madhësinë e trupit dhe peshën. Zakonisht individët që vuajnë kanë vetbesim të ulët, ndjenjë të pafuqisë dhe frikë se do të bëhen të trashë.

Komplikimet mjekësore nga bulimia

Si pasojë e bulimisë, zakonisht vjen deri tek erodimi i zmaltit të dhëmbëve për shkak të ekspozimit të përsëritur ndaj përmbajtjes së acidit të stomakut. Pastaj kaviteti dental dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit të ngrohtë apo të ftohtë. Të ënjturit dhe dhimbjet në gjëndrat e pështymës (nga të vjelluarit e përsëritur)

Statistikat

Bulimia më shumë i prek femrat. Rreth 10% të individëve të diagnostifikuar me bulimi janë meshkuj ndërsa 10% të individëve që vuajnë nga bulimia, do të vdesin nga uria, sulmi në zemër, komplikimet tjera mjekësore apo vetvrasja.

Bulimia nervore
Bulimia nervore perfshin episode te te ngrenurit ne menyre te pakontrollueshme dhe me pas menyra te ndryshme te nxjerrjes jashte te ushqimit ( me ane te laksativeve, duke provokuar te vjella).
Kjo patologji e te ushqyerjes eshte pershkruar per here te pare ne 1979 dhe eshte klasifikuar si crregullim psikiatrik ne vitin 1980. Eshte me e shprehur mes studenteve.
Njerezit qe vuajne nga bulimia nervore mund te kene faktore gjenetike apo stil jetese qe i ben te predispozuar te jene mbipeshe. Ashtu si dhe pacientet me anoreksi me te prekur nga kjo patologji jane femrat. Por ndryshe nga njerezit anoreksike, ato qe vuajne nga bulimia jane afer apo pak mbi peshen e tyre normale dhe jane ne pergjithesi me seksualisht aktive . Personat me bulimi nervore mendojne per ushqimin ne menyre te vazhdueshme. Ndryshe nga anoreksiket qe e refuzojne ushqiminin, ai qe eshte me bulimi i drejtohet ushqimit ne situata kritike apo stresi.
Gjithashtu ndryshe nga anoreksiket ato me bulimi e kuptojne qe sjellja e tyre eshte anormale. Jane persona qe ne pergjithesi kane vleresim te ulet per veten, me depresion. Pothuajse 50 % te rasteve me bulimi, vuajne nga depresioni. Gjtiashtu shume paciente me bulimi raportojne per nje femije te veshtire apo qe mund te kene qene seksualisht te abuzuar gjate femijerise.
Pacientet me bulimi, jane impulsive, abuzues me alkolin ose drogen, tentativa vetvrasje apo aktivitet te shtuar seksual. Psikologet e shpjegojne me paaftesine e tyre per te kontrolluar impulset dhe deshirat.
Sjellja tipike e nje pacienti me bulimi nervore
Shumica e pacienteve me bulimi nervore, ka mundesi mos te diagnostikohen kurre. Nje person thuhet se vuan nga bulimia nervore, ne rast se ha ne menyre te pakontrolluar dhe nxjerr jashte me purgative ose te vjella ushqimin te pakten 2 here ne jave per te pakten 3 muaj rresht.Keta paciente bejne nje jete sekrete, duke i fshehur keto lloj tendenca ushqyerje. Ngaqe bulimia eshte kryesisht e evidentuar nga rastet e vetraportimit, mendohet se ka me shume raste me bulimi se sa jane te raportuara.Ciklet e ngrenies se pakontrolluar- dhe nxjerrja jashte e ushqimit, mund te praktikohet perdite, cdo jave apo cdo muaj. Zgjat nga ½ ore deri ne 2 ore. Ne pergjthesi e bejne naten, qe jane me te qete per ta bere dhe me me pak mundesi ti nderprese dikush.Keta paciente konsumojne ne menyre te njehershme ushqime me sasi te larte kalorifike si cokollata, embelsira, pije me gaz dhe me pas behen pishman qe i kane ngrene dhe i nxjerrin menjehere jashte, kryesisht me ante te vjellave apo duke perdorur purgative te fuqishem.Pacientet me bulimi kane tendenca te bejne stervitje shume energjike ne menyre qe te harxhojne aq energji sa sasia e ushqimit qe kane konsumuar.Pacientet bulimike nuk ndihen krenar per sjellje e tyre. Pasi hane shume dhe ne menyre te pakontrollueshme ata ndihen fajtore dhe te depresuar. Me kalimin e kohes ata perjetojne nje vetvleresim shume te ulet dhe depresion te thelle. Ne rast se ata kapen duke e bere kete veprim, ata e mohojne dhe mund te kalojne ne agresivitet duke e nxjerre jashte familjarin qe  e ka kapur ne akt. Ata me kalimin e kohes distancohen nga familja dhe shoqeria dhe kalojne me shume kohe ne procesin e ngrenies- nxjerrjes jashte te ushqimit.
Demtimet fizike te shkaktuara nga bulimia nervore
Procesi i te shkaktuarit vete te te vjellave eshte nje metode shkaterruese. Ekspozimi i shpeshte i dhembeve me acidin e stomakut gjate te vjellave con ne demtim te dhembeve duke shkaktuar demineralizim te tyre dhe i ben te ndjeshem ndaj te nxehtit, te ftohtit. Me kalimin e kohes dhembet demtohen shume rende duke cuar deri ne renien e tyre.
Nivelet e natriumit bien ne organizem qe mund te coje ne crregullime te pulsit te zemres. Gjendrat e peshtymes enjten si rezultat i infeksioneve dhe nga irritimi nga te vjellat e shpeshta. Shfaqet dhe problemi i konstipacionit si rezultat i perdorimi te shpeshte te laksativeve.
Trajtimi i bulimise nervore
Trajtimi i bulimise nervore ashtu si dhe ai i anoreksise eshte nje trajtim multidimensional. Ai konsiston ne terapine e ushqyerjes e kombinuar me trajtim psikologjik te pacienit.
Qellimi kryesor ne trajtimin e bulimise eshte te reduktohet ushqimi i marre nga pacienti ne rastet kur ha ne menyre te pakontrolluar dhe duhet punuar me pacientin qe ta ndihmoje te rrise vetvleresimin dhe te mundohet qe ti kaloje problemet dhe veshtiresite jo duke ju drejtuar ushqimit ne menyre te pakontrolluar.
Ata gjithashtu kane tendence ta hane ushqimin shume shpejt prandaj duhen ndihmuar qe te hane ne menyre te ngadalte e te shtruar dhe te hane shpesh edhe pak

Çrregullimet e të ushqyerit: Anoreksia dhe bulimia, shpesh janë “sinjale” të një depresioni apo neuroze të fshehur.
Mjekët specialistë tërheqin vëmendjen që rastet dhe shenjat e para të trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur, për të bërë të mundur trajtimin e mirë të sëmundjes
Megjithëse mendimet shkencore ende nuk kanë arritur të shpjegojnë shkaqet e vërteta të kësaj patologjie, ka mendime të cilat anoreksinë nervore e kategorizojnë në grupin e neurozave histerike, ndërsa të tjera në gamën e gjerë të depresioneve të maskuara. Gjithsesi anoreksia, ose më mirë të shpreheshim ulja e oreksit, lidhet me shumë faktorë, të cilët nuk kanë lidhje me anoreksinë nervore. Një gjendje gripale e zakonshme, sëmundje të aparatit tretës, gjendje depresioni apo stresi, apo sëmundje të tjera të organizmit, mund të çojnë në shfaqjen e problemeve me oreksin.
Kohët e fundit janë shtuar rastet e anoreksisë nervore dhe bulimisë. Anoreksia nervore ndeshet më shpesh në vajzat e rritura dhe gratë e reja, dhe më rrallë në seksin mashkull.
Kur bëhet fjalë për këtë patologji, në kuadrin klinik të saj përfshihen tri shenja kryesore: Anoreksi, ose ulje apo mungesë oreksi. Shenjë tjetër është dobësi trupore ose rënie në peshë në shkallë të ndryshme. Por nuk mungon dhe amenorea te vajzat (çrregullim apo ndërprerje e menstruacioneve). Fillimisht (sidomos te vajzat) vihet re se nuk u pëlqejnë disa lloje ushqimesh, pretendojnë për dietë të zgjedhur, hanë pak ose nuk shtrohen fare në tavolinë, ndërsa më vonë gati heqin dorë nga të ngrënit. Ankohen se kanë rëndim në stomak sapo konsumojnë diçka, kanë ndjenjën e të vjellit ose pas ngrënies, qoftë edhe në sasi të vogla, provokojnë vetë të vjellat. Duke qenë se refuzojnë ushqimin apo vakte të tëra i kalojnë pa ngrënë, dobësohen jashtë mase, por për habi e ndjejnë veten mirë fizikisht, dhe suportojnë edhe lodhjet fizike. Rënia e peshës mund të arrijë deri në 1 e peshës trupore që kanë pasur, ndonjëherë edhe më tepër, por kjo për ato është e parëndësishme, çuditërisht janë aktive dhe nuk e ndjejnë lodhjen. Në këndvështrimin klinik, nuk paraqesin ankesa edhe pse i “tradhton” pamja, lëkura duket e fishkur dhe mund të kenë rënie të flokëve. Çrregullimet menstruale (dismenorea apo amenorea) nuk mund të konsiderohet shenjë domethënëse, sepse ata mund të ndodhin edhe jashtë kësaj patologjie, por në rastin e anoreksisë nervore ato nuk korrigjohen nga marrja e preparateve hormonale dhe menstruacionet rifillojnë kur e sëmura rimerr shëndetin e mëparshëm. Të sëmurat mund të vuajnë nga konstipacioni (kapsllëku) shenjë që do justifikohej nga mosushqyerja.
Ecuria e të sëmurëve me anoreksi nervore është e ndryshme nga një individ tek tjetri. Shumica e tyre shërohen plotësisht, një pjesë përmirësohen (pa përjashtuar përsëritjet në momente të veçanta). Gjithsesi ecuria varet shumë nga momenti i vendosjes së diagnozës, ndërgjegjësimi dhe trajtimi në kohën dhe mënyrën e duhur.
Parë në hollësi, anoreksia dhe bulimia, janë kahe të së njëjtit proces, megjithëse ekstreme të njëra-tjetrës. Bulimia është ngrënie e rastësishme (po e domosdoshme) e sasive të mëdha ushqimi në mënyrë të pakontrolluar. Rastet me bulimi janë shumë të rralla, eksepsionale. Sipas disa autorëve kalorazhi i marrë arrin deri në 50 mijë kalori, ndërkohë që në kushte normale ka nevojë për 3500 kalori. Në përgjithësi të sëmurët parapëlqejnë ëmbëlsirat, provokojnë vetë të vjellat ose ato mund të jenë reflektore nga mbingarkesa, pasi kanë ngrënë në mënyrë “të babëzitur”.


Zemra dhe Enët e Gjakut


http://eseshkolle.blogspot.com/
Zemra dhe Enët e Gjakut
Sistemin e organevetë qarkullimit të gjakut e përbëjnë Zemra dhe Enët e Gjakut. Ne pa Zemrën dhe Enët e Gjakut kurr nuk do të ishim gjallë, do të ishim tmerrësisht të vdekur. Tek një lloj i
Bretkocës në dimër ajo ngrinë dhe zemra i pushon , por nuk ngordh, sepse qelizat nuk janë ngrirë, dhe kur vinte pranvera akulli shkrihej dhe qelizat u shumojshin dhe pastaj ia fillon ti rreh zemra, (sikur të ket rënë në një gjumë shumë të thellë gjat gjithë dimrit). Por tek ne e kemi ndryshe sepse ne nuk mund të na ndodh ky proces sepse po na pushoj zerma edhe organizmat e tjerë ne jemi të vdekur. Enët e Gjakut janë ato të cila zemra i pompon dhe ndodhen në trupin e njeriut.

Zemra
Motori, pompa ose forca që e udhëheq këtë sistem është ZEMRA. Ajo peshon rreth 300 gr ka madhësinë e një grushti dhe është tepër e fuqishme. Zemra duhet të dërgojë gjakun me presion të lartë në të gjithë trupin njëkohësishtë  duhet ta dërgojë edhe në mushkëri por me një presion më të vogël. Kjo punë që zemra është e aftë të kryej e të bëjë të gjithë sistemin e qakullimit të gjakut të përkryer. Zemra është organi më i rëndësishë i çdo gjallese që ekziston. Zemra është e vendosur brenda në anën e majtë të brinjëve. Ajo e ka për detyrë të pompoj gjakun tonë nëpër trup. Numri i rrahjeve për një vit  është 36.000.000 kurse për 70 vjet është 3.000.000.000.
Pjesët e jashtme të zemrës
  Zemra dhe Enët e Gjakut
Sistemin e organeve të qarkullimit të gjakut e përbëjnë Zemra dhe Enët e Gjakut. Ne pa Zemrën dhe Enët e Gjakut kurr nuk do të ishim gjallë, do të ishim tmerrësisht të vdekur. Tek një lloj i Bretkocës në dimër ajo ngrinë dhe zemra i pushon , por nuk ngordh, sepse qelizat nuk janë ngrirë, dhe kur vinte pranvera akulli shkrihej dhe qelizat u shumojshin dhe pastaj ia fillon ti rreh zemra, (sikur të ket rënë në një gjumë shumë të thellë gjat gjithë dimrit). Por tek ne e kemi ndryshe sepse ne nuk mund të na ndodh ky proces sepse po na pushoj zerma edhe organizmat e tjerë ne jemi të vdekur. Enët e Gjakut janë ato të cila zemra i pompon dhe ndodhen në trupin e njeriut.
  Zemra
 Motori, pompa ose forca që e udhëheq këtë sistem është ZEMRA. Ajo peshon rreth 300 gr ka madhësinë e një grushti dhe është tepër e fuqishme. Zemra duhet të dërgojë gjakun me presion të lartë në të gjithë trupin njëkohësishtë  duhet ta dërgojë edhe në mushkëri por me një presion më të vogël. Kjo punë që zemra është e aftë të kryej e të bëjë të gjithë sistemin e qakullimit të gjakut të përkryer. Zemra është organi më i rëndësishë i çdo gjallese që ekziston. Zemra është e vendosur brenda në anën e majtë të brinjëve. Ajo e ka për detyrë të pompoj gjakun tonë nëpër trup. Numri i rrahjeve për një vit është 36.000.000 kurse për 70 vjet është 3.000.000.000.
  Pjesët e jashtme të zemrës
  Zemra +  Zemra përbëhet nga tri shtresa: e brendshme(endokardi), e mesme(miokardi) dhe e zgavruar.Me anë të një muri. Zemra ndahet në anën e majtë dhe të djathtë. Si ana e majtë, ashtu edhe ajo e djathtë e zemrës është ndarë në dy pjesë, një barkushe(ventrikul), dhe një veshës(atrium). Ndërmjet veshëzave dhe barkusheve gjendet vendkalimet të cilat mund të hapen dhe të mbyllen në saje të prezencës së valvulave, të cilat si ventil e lëshojnë gjakun vetëm në një drejtim. Gjaku hyn në zemër në veshëza, kurse del prej zemrës nga barkushat.
  Pjesët e brendshme të zemrës
  Enët e Gjakut  Enë gjaku (latinisht Vas sanguineum) quhet një strukturë në formë gypi në të cilën qarkullon gjaku. Të gjitha enët e gjakut së bashku formojnë Sistemin e qarkullimit të gjakut. Në kushte normale enët e gjakut e transportojnë gjakun prej zemrës në periferi dhe e kthejnë atë përsëri në zemër. Enët e gjakut janë të shpërndara në të gjithë trupin e njeriut. Në enët e Gjakut bëjnë pjesë venat, arteriet dhe kapilarët.. Muri i enëve të gjakut përbëhet prej tre shtresave: 1. Tunica externa (Adventia) 2. Tunica media 3. Tunica interna (Intima) Arteria më e madhe është Aorta. Qarkullimin e gjakut nëpër vena e mundësojnë valvulat dhe muskujt skeletorë.
  Qarkullimi i Gjakut nëpër vena
  Shtresat e murit të enëve të gjakut
  Arteria Arteria (nga greqishtja αρτηρία) është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet prej zemrës. Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveq arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Arteria më e madhe në trupin e njeriut është Aorta me diametrin prej rreth 3 cm. Arteriet ndahen në dy lloje, Llojet e arterieve janë: • Tipi muskulor – ndodhen relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit. • Tipi elastik – ndodhen pranë zemrës.
  Arteria
  Vendet e Arterieve në trup
Kapilarët  Kapilarët (latinisht capillus) janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin).
  Kapilarët
  Vena  Venat (latinisht e njojta (vena)) janë enë gjaku, të cilat e transportojnë gjakun në drejtim të zemrës. Ato transportojnë gjak të paoksigjenuar në përjashtim të venave pulmonale të cilat transportojnë gjakun e oksigjenuar. Gjaku i oksigjenuar e ka ngjyrën e kuqe, kurse ai i paoksigjenuar e ka ngjyrën e kaltër. Për këtë arsye shkëlqejnë venat e lëkurës në ngjyrë të kaltër. Venat e kanë ndërtimin tipik të enëve të gjakut me tri shtresa: 1.Tunica interna (Intima) 2.Tunica media 3.Tunica externa (Adventia) Për krahasim nga arteriet venat kanë vela, të cilat e detyrojnë gjakun të lëvizë në drejtim të zemrës dhe të mos largohet prej saj.

Përgatitja e mirë, para shtatzanisë



http://eseshkolle.blogspot.com/
  Tema:  Përgatitja e mirë, para shtatzanisë

Përgatitja e mirë, para shtatzanisë
Një përgatitje e mirë fillon herët, para shtatzanisë
“Fillimi i mbarë është  gjysma e punës”- thotë një thënie e urtë. Kjo thënie e vjetër është e vërtetë edhe në shtatzani.Pra, kujdesi për të patur fëmijë të shëndetshëm fillon që në momentin kur gruaja mendon apo dëshiron të ketë një fëmijë. Ushqyerja e shëndetshme përpara mbetjes shtatzanë do të krijojë në trupin e saj një ambient të përshtatshëm dhe  ushqyes për fëmijën.

Gratë mund të përgatiten për një shtatzani të mirë duke:
konsumuar ushqim të shumëllojshëm dhe të pasur në proteina
marrë acid folik, mundësisht një-tre muaj përpara shtatzanisë
mbajturnënkontrollpeshën e trupit
ndaluar pirjen e duhanit dhe alkoolit
duke qënë në lëvizje çdo ditë

Për prindërit e ardhshëm
Shtatzania është koha e ndryshimeve në jetën e çdo gruaje. Jeta e përditshme nuk i përgjigjet tashmë vetëm nevojave personale por edhe nevojave të një ose më shumë krijesave të reja.
Një ushqim i mirë në shtatzani është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në barkun e nënës dhe më tej, ndikon në shëndetin e fëmijës gjatë jetës së tij. Gjithashtu një ushqim i mirë është, jo më pak i rëndësishëm edhe për shëndetin dhe mirëqenien e vetë gruas. Gjatë shtatzanisë, i jepet një shans të gjithë familjes për të rishikuar mënyrën e ushqimit dhe të jetesës.
Rëndësia e ushqyerjes së gruas shtatzanë
Përse është e rëndësishme ushqyerja e gruas shtatzanë?
Shtatzania është një ngjarje biologjike në të cilën shëndeti i një personi (nënës) lidhet shumë me shëndetin e një personi tjetër (fëmijës). Ushqyerja e nënës ka një rol të rëndësishëm si në ecurinë po ashtu dhe në përfundimin e shtatzanisë. Një gjëndje e mirë nutricionale e nënës që para se të filloj shtatzania, si dhe të ushqyerit e duhur dhe gjatë shtatzanisë janë kushte thelbësore për parandalimin e patologjive më të rënda neonatale dhe amtare.
Ushqimet që konsumon një grua gjatë shtatzanisë mund të ndikojë në:

• Zhvillimin e fetusit
Zgjedhjet e ushqimit që një grua bën gjatë shtatzanisë në një masë të madhe do të ndikojnë në shëndetin e fëmijës së saj. Femrat e ushqyera jo mirë kanë më shumë të ngjarë të kenë fëmijë që lindin: të vdekur, fëmijë parakohe(premature) apo me defekte të lindjes.
Në tremujorin e parë, mungesa e folateve si lëndë ushqyese mund të sjellin defekte të palcës kurrizore. Në tremujorin e tretë, mungesa e proteinave dhe kalorive mund të shkaktojë probleme me zhvillimin e trurit.

• Lindjen 
Një ushqyerje e duhur gjatë shtatzanisë mund të parandalojë aneminë e cila ka një ndikim në hemoragjitë e zgjatura gjatë dhe menjëherë pas lindjes. Po kështu ushqyerja e duhur është me rëndësi për nënën që të rimëkëmbet më shpejt pas lindjes dhe të ushqejë me qumësht gjiri foshnjën.

• Rehatia dhe emocionet e gruas
Lodhja, nauzet, të vjellat, kapsllëku, krampet në këmbë dhe shqetësime të tjera të shtatzënisë mund të pakësohen ose pengohen me një ushqyerje të mirë, e cila mund të ndihmojë gjendjen emocionale të gruas shtatzënë duke pakësuar luhatjet e humorit.
Ushqyerja gjatë shtatzënisë
Ushqyerja gjatë shtatzanisë - ushqim i zakonshëm, ushqim i mirë
• Gruaja shtatzanë nuk duhet të ushqehet “sa për dy”. Ushqyerja e gruas shtatzanë nuk është shumë e ndryshme nga ushqyerja e gruas normale  edhe pse ajo duhet të mbulojë jo vetëm nevojat ushqyese të nënës, por edhe ato të fëmijës që pritet të lindë si dhe për të siguruar një zhvillim normal të shtatzanisë.
• Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimit,apo cilësia e tij është shumë e
rëndësishme gjatë shtatzanisë. Nevojat për vitamina dhe kripra minerale, në ndryshim nga nevojat energjitike, dyfishohen duke filluar që nga dita e parë e shtatzanisë. Po kështu shtohet edhe nevoja për proteina. Ndërsa disa produkte si p.sh. peshku, frutat e detit apo mishi duhen të mos përdoren të pa gatuara gjatë kësaj periudhe.
• Më e zakonshmja dhe më e dëshirueshme është që fëmija që po zhvillohet
në barkun e nënës ti marrë ushqimet e përshtatshme nga ushqyerja e nënës. Nëpërmjet aparatit tretës të saj kryhet transportimi i këtyre ushqimeve të marra në qarkullimin e gjakut të nënës dhe kthimi i tyre në përbërës të thjeshtë ushqimorë,në lëndë ndërtimi, të cilat kalojnë tek fetusi nëpërmjet placentës.
• Ushqimi i zakonshëm, balancuar, i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm,
plotëson si nevojat e nënës ashtu edhe të fëmijës.

• Në përgjithësi, nevojat për kalori nuk rriten deri në fillimin e tremujorit të dytë
të shtatzanisë, por nevojat kalorike të gruas shtatzanë varen nga pesha e saj para shtatzanisë, ritmi i saj i shtimit në peshë dhe aktiviteti fizik i saj.

Të mënjanohen rëniet në peshë gjatë shtatzanisë.
Të mënjanohen substancat e dëmshme,si alkooli,duhani,barnat,etj.
Gruaja duhet të jetë aktive, por pa kryer sforcime fizike

Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë
Shtimi i duhur në peshë është i lidhur ngushtë me rezultatet e mira të shtatzanisë.
Pesha që një grua shtatzanë duhet të shtojë gjatë shtatzanisë varet nga:
pesha e saj para se ajo të mbetet shtatzanë,
mosha e saj (moshat e reja kanë nevoja më të mëdha),
numri i fetuseve që ka (binjakët, trinjakët, etj),
gjëndja e saj shëndetësore (nëse ajo ka diabet, apo presion të lartë të gjakut).
Cila është rëndësia e peshës së gruas?

Nga të gjitha faktorët biologjikë që ndikojnë në peshën e lindjes së fëmijës, shtimi i nënës në peshë ka një ndikim të fortë.

Pesha para shtatzanisë
Gjëndja e peshës së gruas para se të mbetet shtatzanë, përcakton disa nga rezultatet e shtatzanisë së saj. Një peshë e shëndetshme para shtatzanisë rrit shanset e një shtatzanie të shëndetshme.
Gratë që janë nën peshë, apo shumë të shkurtra para se të mbeten shtatzanë,kanë rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të ulët lindje, apo  fëmijë me rritje të kufizuar.
Gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë kanë një rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të madhe dhe ka rrezik pak më të lartë për defekte të lindjes.Gjithashtu, gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë, bëjnë më shumë, diabet gestational (barre), tension  të lartë, lindje me seksio cezarea apo shtrime në spital gjatë shtatzanisë.
Në tre muajt e parë të shtatzanisë, shtimi në peshë luhatet shumë nga një grua në tjetër. Një shtesë prej 1-3 kilogram quhet normale. Në tremujorin e dytë (nga muaji i katërt- i gjashtë) shtimi ideal i peshës është rreth 1 kg në muaj. Në tremujorin e tretë (nga muaji i shtatë deri në të nëntin) është normal një shtim peshe rreth ½ kilogram në javë.

Por si mund ta dini nëse pesha para shtatzanisë është normale, nënpeshë apo mbipeshë?
Për këtë ju vjen në ndihmë treguesi i masës trupore(IMT):

Njihni më mirë shtimin e peshës gjatë shtatzanisë:

Një i porsalindur në momentin e lindjes peshon ndërmjet 3-4 kg. Duke pranuar se një grua shton mesatarisht rreth 12 kg, mund të lindi pyetja ku gjenden 8 kg e tjera? Ndarja e shtimit në peshë ndryshon nga një grua tek tjetra, por në përgjithësi ndarja është si më poshtë:

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME