DETET E MBYLLURA NJOHURI MBI DETET



DETET E MBYLLURA
http://eseshkolle.blogspot.com/
 Shume vende ne periudha te caktuar te historise  kane bere prezent konceptin e tyre per regjimet speciale ne te cilet administrohen  detet te mbyllura.  Te ashtu quajturit dete te mbyllura jane ato hapesira detare me uje te kripur te cilat lidhen me masen tjeter te deteve dhe oqeaneve me anen e ngushticave dhe kalimeve te tjera te detyruara.  Gjithashtu ata kane si karakteristike te perbashket sepse perbejne kufirin detar te disa vendeve si ne rastet e Detit te Zi dhe te Karaibeve.  Ne fillimet e viteve 1800 Rusia, Danimarka dhe Norvegjia e shpallen Detin Balltik si te mbyllur ne kohe lufte ne te cilin ndalohej te futeshin te gjitha anijet e shteteve nderluftuese.  Megjitheate, keto shtete, e lejonin te hapur per lundrim dhe tregeti nga te gjitha shtetet ne kohe paqe.  Shumica e shteteve te komunitetit boteror i kundershtuan keto kufizime qe i beheshin detit Balltik nga keto shtete dhe si pasoje ne Konfernecen Nderkombetare te vitit 1857 keto dete u deklarua plotesisht te lire. 


Ne menyre te ngjashme ne vitet e para te revolucionit socilaist ne Rusi, BS ne menyre te njeanshme shpalli si dete te mbyllura disa dete rreth kufirit te tij.  Ne keto dete futeshin si Deti i Zi ashtu edhe ai Balltik.  Fushata propagandistike e BS per ta shpallur detin Balltik si “Det te Paqes” kishte per qellim qe ta neutralizonte kete det duke u privuar anijeve luftarake te shteteve qe nuk kishin kufi ne  te, te lundronin ne ujrat e ketij deti.  Gjithashtu, mbi te njejtin koncept u veprua nga BS  ne vitin 1959, edhe per Detin Okhotksk, duke e shpallur ate si te mbylluar, ku  ndaloheshin te gjitha anijet e peshkimit Japoneze te gjuanin ne ate rajon.  Po ashtu, ekzistojne te dhena qe me te njejtin koncept BS i propozoje Japonise qe te shpallte si te mbyllur Detin e Japonise dhe te mos lejoheshin anijeve luftarake te shteteve te tjera te lundrojne ne te.

Arsyet qe qendronin mbrapa konceptit te “Detit te Mbyllur” ishte  nje koncept qe frymezohej me shume nga politikat izolacioniste per ti shfrytezuar keto dete vetem per lundrim si ne kohe paqe ashtu edhe ne kohe lufte vetem nga shtetet qe e kufizojne ate.  Pra me nje fjale shtetet qe e kufizonin ate te arrinin marveshje per rregullimin e regjimeve ne te per ta kthyer ate si nje liqen privat vetem per vehten e tyre.

Ky koncept paraqiste  interes sidomos per Detin e Zi dhe ngushticen e Bosforit sepse BS eshte nje nga nenshkruesit e Montreux Convention ne 1936 me ane te ciles keto dete administrohen dhe qe nuk e ndalon plotesisht  kalimin e anijeve luftarake te shteteve jashte atyre qe lagen nga Deti i Zi.  Me zbatimin e kesaj konvente eshte ngarkuar Turqia sepse ngushtica e Bosforit shtrihet potesisht ne territorin Turk.  BS do te pelqente dhe mundohej qe te bente permiresimin e Montreux Convention, per ta shpallur Detin e Zi dhe Bosforin si te mbyllur per shtetet e tjere qe nuk kufizonin me ujrat e tij, d.m.th keto dete te administroheshin vetem prej Rusise, Turqise, Bullgarise dhe Rumanise.  Ne qofte se nje gje e till do te ishte bere ajo qe do te dilte e humbur do te ishte Turqia, sepse te tre shtetet e tjera Rusia , Rumania dhe Bullgaria ishin ne te njejtin bllok ushtarak.  Turqia me sukses ju rezistoi presioneve te tilla duke zbatuar Motreux Convention  duke kontribuar qe deti i Zi dhe Bosfori te jene pjese e pandare e  hapesires se ujrave nderkombtare, te hapura dhe te lire per lundrim per te gjtiha shtetet.

Duke trajtuar kete koncept Konferenca e Tret per Ligjin Nderkombetar Detar beri  edhe percakitmin perfundimimtar se cilat hapesira ujore munde te quhen si te “mbyllura” ose si “gjysem te Mbyllura” siç jane gjiret, grykat, ose dete qe lagin dy ose me shume shtete dhe qe lidhen me ujrat nderkombetare nga nje ngushtice apo kanal  i ngusht; ose rajoneve detare te cilat perfshihen teresisht ne ujrat  territoriale, ose pjeserisht ne Z.E.E  te nje ose me shume shtetesh.  Midis te tjerash, ne keto raste Ligji Nderkombetar detyron shtetet qe te koperojne dhe te zbatojne te gjitha  te drejtat dhe obligimet qe kane ndaj  ligjit dhe shteteve te tjere.  Gjithashtu, ato jane te detyruara qe te kordinojne veprimet tyre per parandalimin e ndotjeve, manexhimin e resurseve te gjalla dhe jo te gjalla  si dhe  organizimin e kerkimeve shkencore te perbashketa.  Sidoqofte, edhe keto zona jane plotesishte te lira per lundrim dhe nuk duhet te diskriminohet asnje anije qe lundron ne keto ujra pavaresisht nga flamuri apo shteti te cilit ajo i perket.

SEKTORET OQEANIK

Nje tjeter teori  e perdorur ne periudha te caktuara ka qene edhe e ashtu quajtura “sector principle”.  Kjo teori ne fillim eshte perdorur nga BS ne vitin 1926 dhe me vone nga Kanada ne vleresimin e pretendimeve territoriale per zonat midis kufirit te saj dhe Polit te Veriut.  Megjithese BS  nuk shaplli sovranitet absolut mbi ujrat e hapura masat e akujve qe shtriheshin ne kete rajone ato nuk konsideroheshin me te njejtin stutus si e gjithe hapesira e ujrave nderkombetare ne pergjithesi.  Ne vitin 1969 dhe 1970, Kanada shpalli ne menyre te njeanshme kontrollin e zones se Arktikut deri ne 100 milje ne veri ne saj, per qellime te parandalimit te ndotjeve.  SH.B.A edhe Norvegjia jane dy shtete qe jane  pothuaj njelloj sa Kanadaja afer Polit te Veriut por nuk kane bere nje pretendim te till.  Ne te vertet  edhe gjat debateve te Konventes se OKB per Ligjin e Detit, as Kanada as BS nuk bene perpjekje per te skjaruar poziten  tyre, dhe per te argumentuar nga pikpamje ligjore teorine e sektoreve.

Nga ana tjeter ne bisedimet afategjata per percaktimin e kufirit detar midis Norvegjise, BS perdori si mjet arsyetimi teorine e vjeter te sektoreve.  Jurist te se drejtes detare ne te dy vendet mohuan teorine e sektoreve si nje teori e pabazuar ne ligjin nderkombetar detar per ushtrimin e se drejtes se sovranitetit.  Delegatet e konferences se Tret per Ligjin Nderkombetare Detar ne diskutimet e tyre i percaktuan qartesisht  si Arktikun ashtu edhe Antarktikun si unik ne disa drejtime.  Konferenca pranoi te drejten e disa shteteve qe kufizojne me keto rajone qe te vendosin rregulla dhe  imponojne ligje jo diskriminuese qe kane te bejne me parandalimin e ndotjeve,ruajten e mjedisit; vendosjen e paisjeve te lundrimit per zonat ku paraqesin rreziqe te karakterit klimaterik e natyral.   Ky autoritet special u jepet shteteve kufizuese ne zonen e afert kufitare me Artktikun dhe Antarktikun  me arsyen se ndotjet mund te krijojne rreziqe te medha per ekuilibrin e brisht ekologjike te tyre dhe te gjithe rruzullit tokesor. 


KERKIMET SHKENCORE

Ne Nenin 2 te Komisionit te Konventes se Ligjit Nderkombetar per Ujrat Nderkombetare, i perpiluar me 1956, numerohen lirite qe mund te ushtrohen ne keto ujra, por aty nuk perfshihen ne menyre  specifike kerkimet shkencore.  Megjitheate, aty theksohej qe lirite perveç atyre qe jane rreshtuar ne  liste, njihen nga parimet e pergjthshme te ligjit nderkombetar.  Keshtu,  Komisioni i Ligjeve Nderkombetare ne komentin e tij final i futi kerkimet shkencore ne ujrat nderkombetare ne listen e lirive te ujrave  nderkombetare, si nje mirekuptim midis shteteve per ate periudhe.  Shume shtete te zhvilluara perfshi edhe SH.B.A, mbeshteten fuqimisht parimin e lirise se kerkimeve shkencore ne det te hapur.  Kjo jo vetem duke  u nisur nga principet morale te ligjit nderkombetar por edhe nga fakti qe ne masen me te madhe ishin pikerisht keto shtete qe kishin mundesite ekonomike dhe shkencore per kryerjen e ketyre kerkimeve.  Ne te vertet deri ne vitet 1950-60, pak çeshtje ishin ngritur ne lidhje me ushtrimin e te drejte se kerkimeve te lira shkencore ne ujrat nderkombetare, sepse kerkime te tilla ishin shume te pakta dhe pak njerez besonin ne dobin e njohurive shkencore oqeanike dhe kontributit qe mund te jepnin keto kerkime ne zbulimin e  resurseve te reja qe mund te permiresonin  ambientin dhe kushtet e jeteses se komunitetit nderkombetar.  Ne kete menyre, duke mos terhequr vemendjen e duhur nga opinioni boteror kerkimet shkencore ne ujrat nderkombetare jane zhvilluar pa asnje pengese gjate gjithe kohes.

Por aty nga mesi i shekullit te 20te, u pa ne menyre te dukshme qe liria e kerkimeve shkencore ne ujrat nderkombetare po sfidohej ne menyre te dukshme.  Kjo po ndodhte per shkak te zhvillimeve teknologjike, dhe deshires per kerkimin e burimeve te reja energjitike sidomos nga vendet e zhvilluara.  Ne takimi takimin e Shoqates Amerikane per Ligjin Nderkombetar , mbajtur ne Miami ne Dhjetor 1969, William L. Sullivan Jr , nje ekspert i shquar ne fushen e kerkimeve shkencore oqeanografike pershkroi se çfar po ndodhte aktualisht ne kete fushe.

“Liria e kerkimeve shkencore ne hapesiren oqeanike ishte nje çeshtje e padiskutueshme vetem disa vjet me pare.  Shtetet bregdetare nuk kishin shume pretendime per zonat oqeanike ne te cilat beheshin kerkime shkencore, bile edhe ne zonat e aferta bregdetare ku shtetet ushtronin te drejtat e tyre juridike sipas ligjit nderkombetar, kishte pak interes dhe aspak nderhyrje ne kerkimet shkencore.  Megjitheate, skjarimet e nevojshme duheshin  bere nga koleget shkencetar te vendeve reciproke per tu bere te qarte qellimet dhe arritjet e ketyre kerkimeve shkencore.  Ne fakt nje gje e till ka raste qe eshte injoruar kundrejt shtetit bregdetar.  Shenjat jane se n.q.s kjo gjendje do vazhdoje keshtu do te shkoje drejt keqesimit.  Ne menyre te dukshme ky keqesim do te vije nga shtetet bregdetare te cilat jane te shqetesuar per potencialin e kerkimeve shkencore oqeanike, dhe resurset e gjalla dhe jo te gjalla qe ndodhen ne ujrat e tyre territoriale, Z.E.E, Shelfin Kontinental apo ne Shtratin e Fundit te Detit.

Ne te njejten kohe aftesite e shkencetareve  detar per perfundimin e kerkimeve te tyre shkencore eshte rritur ne menyre te dukshme, po aq e dukshme eshte dhe mbeshtjetja qe ata kane per realizimin e ketyre kerkimeve.  Tendenca eshte per kerkime githmon e me te medha.  Eshte kontradiktore fakti qe zhvillimi teknik i cili perben bazen teknike per zgjerimin e kerkimeve te tilla shkencore dhe  shfrytezimin e resurseve te zbuluara nga keto kerkime; çon gjithashtu ne ngritjen e disa probleme penguese me te cilat ballafaqohen shkenctaret detar sot.  Me gjithe egzistencen e kesaj kontradikte Dr Miller B. Schaefer, nje ekspert i njohur i Scripps Institutiion ka thesuar se “Studimet dhe kerkimet shkencore te permasave te medha jane jashtezakonisht te rendesishme per zgjerimin e njohurive gjithnje e ne rrijte per detin dhe zhvillimin  e teknologjive te reja te cilat do te bejne te mundur shfrytezimin gjithmon e me intesive te resurseve qe ndodhen ne detet dhe oqeanet”

Konferenca e Trete per Ligjin Nderkombetar Detar dhe Liria per Kerkimet Shkencore.

Pavaresisht nga disa perpjekje dhe progreset e bera nga organizmat e specializuara  ndekombetare, perfshi edhe Komisionin Oqeanografik Nderqeveritar, cili punoi per te rritur lirine e kerkimeve shkencore ne ujrat nderkombetare, kjo liri u rrezikua seriozisht ne forumin e Ligjit te Detit te vitit 1970.  Problemi kryesor per te cilin u debatua me shume ishte veshtiresia e dallimit midis kerkimeve me karakter ekonomiko- tregetar dhe kerkimeve te pasterta shkencore.  Nje problem tjeter ishte se ekzistojne dyshime ne zona te ndryshme te botes ne lidhje me  keto kerkime ne se jane me te vertet shkencore apo kane karakter tjeter ne ndonje rast edhe te dyshimte.  SH.B.A dhe shtetet e tjera te zhvilluar me eksperience  ne fushen e kerkimeve shkencore oqeanike luftuan ne forumin e Ligjeve te Detit (LOS), per te siguruar nje shkalle sa me te madhe lirie te kerkimeve shkencore ne ujrat nderkombetare.  Kjo siç edhe eshte permendur me siper ishte ne interes te tyre sepse vetem keto vende  kishin potencialet e nevojshme ekonomike e shkencore per kryerjen e kerkimeve.  Vendet e varfra dhe ato ne zhvillim me gjithe intereresin e madh shkencor qe mund te kene nuk ishin ne gjendje te kryenin ato.  Pikerisht te nisur nga keto qellime ishin edhe kembengulja e delegacioneve Britanike dhe Amerikane per ta bindur forumin e LOS per me shume liri ne kerkimet shkencore ne ujrat nderkombetare.  Ato theksuan se:         

                                                Objektivat e te gjitha kerkimeve shkencore ne ujrat nderkombetare jane te permiresojne dhe te rrisin njohurit per mjedisin detar.  Nga keto njohuri duhet te perfitoje i gjithe njerezimi, prandaj ketyre kerkimeve  u duhet dhene inkurajim pozitiv.  Per ta siguruar kete inkurajim duhet liria e kerkimeve shkenore ne ujrat nderkombetare te ne ate nivel qe ajo paraqitet ne kete rregullore”

Duke qene se grupin me te madh te vendeve pjesemarrese e perbenin vendet ne zhvillim, me rreth 100 te tilla;  Konferenca e Tret Detare per Ligjin Nderkombetar ne pergjithesi ishte kunder lirive te pakufizuara per kerkimet shkencore ne det te hapur.  Keto shtete besonin se interesat e shteteve b/detare per kerkimet shkencore brenda zones se 200 miljeve ishte me i rendesishem se sa interesi i  disa vendeve qe kryenin keto kerkime.  Pra me nje fjale, pozicioni i ketyre  shteteve ishte qe per kerkimet shkencore brenda zones se 200 miljeve duhet marre lejen dhe pelqimin e shtetit bregdetar.  Shtetet e zhvilluar  me ne krye SH.B.A duke pare qe shtetet ne zhvillim perbenin shumicen dhe ndikonin ne marrjen e vendimit, filluan te ngrejne kerkesa serioze per shtetet qe synojne te bejne kerkime shkencore ne Z.E.E.  Keto kerkesa kishin te benin ne shkembimin te dhenave te kerkimeve shkencore me vendet b/detare; tregimin e kampioneve te kerkimeve; njoftimin me perpara te shtetit b/detar per kerkimet qe do te kryhen si edhe pjesemarrjen e shtetit b/detar ne keto projekte.  Ky propozim u pranua pasi u argumentua se edhe ne se nuk eshte marre pelqimi ne ndonje rast i shtetit b/detar, kjo nuk eshte bere pasi ky pelqim nuk eshte kerkuar.

Megjitheate, kompromisi ne kete çeshtje nuk ishte i lehte per tu arritur.  Nje kompromis ishte arritur ne Konferencen e Ligjeve te Detit (LOS), me 1976 i cili kerkonte pelqimin e shtetit b/detar per kerkimet shkencore ne ujrat nderkombetare, por qe ky shtet duhet te permbushte te gjitha detyrimet per  keto kerkime.  Ne vitin 1977 kjo formule terheqese nga pikpamja politike por e papershtateshme per aplikim ne praktike, u modifikua ne favor te vendeve ne zhvillim, duke vendosur ne aktetet finale qe per kerkimet shkencore ne Z.E.E duhej marre leja dhe perlqimi i shtetit b/detar.  Perpjekjet per te gjetur nje balance te arsuyeshme midis interesave te shteteve b/detare dhe shteteve te tjera te komunitetit nderkombetar qe kerkonin te merreshin me kerkime shkencore vazhdoi deri ne fund te konferences.  Regjimi specifike qe u percaktua per kerkimet shkencore ne ujrat nderkombetare jepet qartesisht ne shtojcat e ketij teksti.  Ne kete shtojce percaktohen te drejtat e shteteve b/detar per  tu marre pelqimin si mase e domosdoshme per kerkimet shkencore qe zhvillohen ne Z.E.E; ndersa tej kesaj zone te gjitha shtetet e tjera jane te lira te zhvillojne kerkime shkencore me detyrimin e pergjithshem per te nxitur koperimin nderkombetar.  Ky eshte nje permbledhje e shkurter i nje çeshtje te madhe shume te komplikuar.  Ajo qe eshte e rendesishme te theksohet  eshte se rendesia e madhe qe komuniteti boteror i dha kerkimeve shkencore ne det te hapur gjat dekadave te fundit, pesoj  ndryshime dramatike.  Ajo qe mund te ndodhe ne te ardhmen eshte e veshtire te parashikohet por ato mund te  permblidhen ne paragrafet e me poshteme ku theksohet:

“Dhenia e pelqimit eshte shndruar ne nje parull per kerkimet shkencore ne det.  Kategorik per kerkimet shkencore ne ujrat territoriale, ne ujrat arqipelagore, ne ngushticat dhe i shternguar ne Z.E.E dhe shelfin kontinental”.  Per kerkimet ne Z.E.E pelqimi eshte i nevojshem por shteti b/detar ne rrethana normale duhet ta japi ate.  Termi rrethana normale presupozon qe shteti b/detar dhe shteti qe kerkon te kryej kerkime shkencore te kene mardhenie te mira.  Ne qofte se keto marrdhenie jane te mira, shteti b/detar duhet te japi pelqimin perveç rasteve kur keto kerkime kane efekte direkte ne perdorimin e ketyre resurseve; perfshijne shpimet e ndryshme; perdorimin e eskpolzivit; dhe te substanve te tjera te demshme.  Kerkesa per kerkime duhet te behet te pakten 6 muaj ne avance.  Ne qofte se pergjigja per dhenien e pelqimit nuk jepet brenda 4 muajve, atehere ky pelqim presupozohet i dhene.

I njejti regjim aplikohet edhe per kerkimet ne shelfi kontiental, tej zones se 200 miljeve, perseri ne qofte se nuk ka raste te perdorimit direkt te resurseve te kerkimeve shkencore dhe te fakteteve qe u permenden per kerkimet ne Z.E.E.  Kjo e drejte e marrjes se pelqimit mund te aplikohet edhe per kerkimet tej zones se 200 miljeve, vetem ne zonat te cilat shteti b/detar i ka caktuar per kerkime  shkencore ose shpime te cilat kerkon ti beje ai.  Tej Z.E.E ose shelfit kontinental kur ai eshte mbi distancen e 200 miljeve, nuk ka asnje pengese dhe paragjykim per kryerjen e kerkimeve shkencore.  Ne fakt, ne nenet e traktatit per lirite ne ujrat nderkombetare percaktohen edhe liria per kerkimet shkencore si nje nga pikat themelore te ketyre lirive.

Keshtu, neqofte se shikojme me vemendje debatet e traktatit, kontrolli i shtetit b/detar vjen duke u dobesuar sa me shume qe rritet distanca e hapesires ujore nga bregu.  Kontrolli total ushtrohet mbi ujrat territoriale, kontroll per disa çeshtje te rendesishme behet ne Z.E.E, si dhe kontroll per kerkimet shkencore detare zhvillohet ne ujrat tej juridiksionit kombetar.  Duke i dhene kontrollit shteteror zona shume me te gjera te cilat me perpara kane qene te lira, shkencetareve do tu duhet te presin  per nje kohe shume te gjat deri sa  mbahet nje konference tjeter per ligjin nderkombetar detar.  Regjimi i ekzistues do te kete pasoja te renda edhe per kerkimet shkencore qe mund te zhvillohen brenda zones se 200 miljeve, ne qofte se shume shtete b/detare perdorin aktet e ketij traktati per ndalimin e kerkimeve shkencore.  Nga ana tjeter, shume shtete mund te ndihen me te qete per deri sa e drejta e tyre per kontrollin e kerkimeve shkencore eshte sanksionuar. Zhvillimet e se ardhmes per kete problem  do te jene diku ne mes te te dy ekstremeve.  Shume vende nuk do te krijojne probleme per kerkimet shkencore, ndersa disa nga ato edhe mund ti perdorin dispozitat e ketij traktati per pengimin e ketyre kerkimeve.  Shpresat e shumices se shkencetareve jane qe numeri vendeve qe zbatojne dispozitat frenuese te ketij traktati do te shkoje duke u zvogeluar dhe liria e kerkimeve shkencore ne ujrat nderombetare do te fitoje gjithmon e me shume terren.




Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME