RAJONI JUGOR I SHQIPERISE



NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe kadalje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit. Kjo pozite gjeografike kushtezon tiparet me te shprehura mesdhetare te klimes, te hidrografise dhe te bimesise se
rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet
Iehtesisht me shtetet e tjera te botes.
 Rajoni Jugor ka ndertim gjeologjik dhe reliev me te thjeshte se rajonet e tjera malore te vendit. Ne te nderthuren vargjet malore te perbera nga gelqeroret me lugnat e perbera nga terrigjenet. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite nentokesore si: nafta, qymyrguri, fosforitet, materialet e ndertimit etj. Vargjet malore dhe luginat lidhen me gryka te ngushta dhe qafa, neper te cilat kalojne rruget automobilistike. Relievi i ketij rajoni perbehet nga vargjet malore, malesite, luginat dhe fushegropa e Delvines. Midis tyre permendim: Malesia midis Tomorit dhe Melesinit shtrihet ne verilindje te lugines se Vjoses dhe te Dishnices (dege e saj). Malet e saj me te larta perbehen nga gelqeroret, me te cilat lidhen format e thepisura dhe proceset e karstit. Ne veriperendim fihlon me maim e Tomorit (2417 m), me ngritje te menjehershme dhe forma te shumta karstike dhe akulinajore. Vazhdon me malin e Kulmakut dhe malesine e Dangellise, me reliev shume te copetuar dhe zhvillim te madh te erozionit. Ne juglindje mbyllet me malin e Postenanit dhe te Melesinit. Luginat e kesaj malesie shpesh marrin formen e kanioneve: i Osumit, Lengarices (dege e Vjoses) etj. Vargjet malore midis Vjoses se Siperme dhe Drinosit perbehen nga vargu malor Trebeshine - Dhembel - Nemercke dhe Shendelli - Lunxheri - Bureto. Lartesia me e madhe shenohet ne majen e Papingut thalit te Nemerckes. Midis tyre ndodhen lugina e Zagories dhe e Pogonit, te perbera nga terrigjenet dhe me reliev shume te copetuar. Malesia e Kurveleshit dhe vargu Mali i Gjere - Stugare shtrihen midis lugines se Drinosit dhe asaj te Shushiees. Malesia e Kurveleshit ka shpate te thepisura, kurse pjesa e saj e siperme eshte e valezuar, me fusha e gropa karstike, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara. Ne juglindje te saj shtrihet lugina e ngushte terthore e Kardhiqit dhe ne vazhdim Mali i Gjere, shpati lindor i te cilit ka pjerresi te vogel, kurse ai perendimor, te madhe. Qafa e Muzines e ndan kete mal nga mali i Stugares, qe vazhdon edhe jashte kufirit shteteror. Neper kete qafe kalon rruga automobilistike qe lidh Gjirokastren me Saranden. Malet Bregdetare shtrihen ne formen e nje brezi pergjate bregdetit jonian, kurse kufiri i tyre lindor shenohet nga lugina e Shushices. Ato fillojne ne veriperendim, me dy kurrize kodrinore, qe lartesohen gradualisht dhe ndahen nga njeri - tjetri nepermjet gjirit te Vlores dhe lugines se Dukatit. Ne qafen e Llogarase (1050 m), ku kalon rruga qe lidh Vloren me Himaren dhe Saranden, degezimet bashkohen. Ne vazhdim malet, duke u ulur, perfundojne ne fushegropen e Delvines. Brezi bregdetar i ketyre maleve nga Uji i Ftohte i Vlores ne Butrint perben Rivieren Shqiptare ose Bregun e Kalter. Kjo eshte zona me e ngrohte e vendit, ne te cilen ullinjte dhe agrumet gjejne kushtet me te mira per zhvillimin e tyre. Riviera dallohet per bukuri te rralle. Keto vecori si dhe plazhet e ujerat e pastra te detit Jon i japin Rivieres viera te medha turistike. Lugina e Vjoses eshte lugina me e madhe. Pjesa e siperme e saj (deri ne Kelcyre) ka reliev te bute dhe fusha te vogla ne te dy anet e lumit. Ne keto fusha jane vendosur tokat e punuara te lugines dhe qendrat e banuara kryesore. Ne vazhdim, lugina ngushtohet dhe formon gryken e famshme te Kelcyres (13 km te gjate dhe rreth 1000 m te thelle). Pas kesaj gryke iugina ngushtohet dhe zgjerohet disa here, derisa del ne fushen e Myzeqese se Vlores. Lugina e Drinosit pershkohet nga lumi me te njejtin emer (dege e Vjoses). Pjesa e siperme e saj eshte mjaft e gjere dhe krejt e rrafshet. Ajo ka toka shume te mira bujqesore. Ne pjesen e poshtme ngushtohet dhe rritet pjerresia e shpateve. Lugina e Shushices pershkohet nga lumi me te njejtin emer (dege e Vjoses). Ajo eshte e gjere ne pjesen e poshtme, ku ka toka shume te mira bujqesore, dhe mjaft e ngushte e me reliev te ashper, ne pjesen e siperme. Fushegropa e Delvines shtrihet ne jug te rajonit. Ajo eshte e formuar nga nje fundosje e madhe tektonike, qe vazhdon te ulet, prandaj fushat e saj jane te rrafsheta. Pjesa me e madhe e tyre ishte e kenetezuar nga vershimet e shpeshta te binifikua ne vitet ‘70 te Shekullit XX. Ne kete fushegrope ngrihen si ishuj kodra te uleta. Ne lindje ajo rrethohet nga vargje malore. Klima eshte tipike mesdhetare, me dimer te bute dhe te Iagesht e vere te nxehte dhe shume te thate. Hidrografia perbehet nga lumi i Vjoses dhe i Osumit, me deget e tyre, te cilat kane prurje me te medha ne stinen e dimrit dhe me te vogel ne vere. Tokat ne luginat e fushegropen e Delvines jane pjellore, kurse per shkak te erozionit, ne shpatet e maleve jane te varfra. Bimesia eshte mesdhetare. Ajo perfaqesohet kryesisht nga shkurret, dushqet dhe haloret mesdhetare, teper te temtuar nga njeriu. Ne lartsite e maleve te larta gjenden kullotat alpine. Rajoni Jugor ka pozite gjeografihe te pershtatshme per zhvillimin ekonomik dhe te turizmit. Dallohet per ndertim gjeologjik te theshte dhe reliev me te rregullt, per klimen, hidrografine dhe bimesine me te sphrehur mesdhetare. Ai ka pasuri te dobishme si qymyrguri, fosforite, nafte etj., pasuri te shumta ujore, bimesi te shumellojshme dhe terrene te pershtatshme per bujqesi ne luginat dhe ne fushegropen e Delvines. 
Popullim i hershem dhe i vazhdueshem Rajoni Jugor ka popullim shume te hershem. Ne kete rajon jane gjetur gjurmet me te vjetra te banimit te trevave shqiptare. Qysh 300- 400 vjet para Krishtit aty u ngriten qytetet antike, si Buthroti (Butrinti), Antigonea, Orikumi, Foinikea, Amantia (Plloca), Onhezmi (Saranda) etj. Me pas u ngriten keshtjella dhe qytetete tjera. Ne shekullin e fundit ky rajon, si dhe ai juglindor, eshte dalluar per shtim te pakte te popullsise, sidomos ne periudhen midis dy lufterave boterore, per shkak te emigracionit te theksuar te banoreve te tij ne boten e jashtme. Kjo dukuri ka qene me e theksuar ne disa zona te tij, si: Gjirokastra, Lunxheria, Dropulli, Rreza e Permetit, Zagoria, Shqeria dhe Bregu i Detit. Per shkak te emigracionit te jashtem popullsia e gjithe Rajonit Jugor u zvogelua me ritme shume me te shpejta ne periudhen pas vitit 1990. Ne keto zona mbizoteron popullsia me moshe te madhe. Ne kete rajon jeton edhe minoriteti grek,i vendosur ne luginen e Drinosit e te Pogonit si dhe ne fushegropen e Delvines. Dendesia e popullsise dhe shperndarja e saj gjeografike Dendesia mesatare e popullsise ndryshon nga 60-80 banore per km2. Me e madhe kjo dendesi eshte ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat e Vjoses, Drinosit, Shushices, ku ka kushte me e pershtatshme per jetese. Popullsi fshatare dhe qytetare Mbizoteron populisia fshatare. Vendbanimet fshatare jane ne pergjithesi te vogla, sidomow ne kodrat dhe ne zonat malore. Kohet fundit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra gati jane shpopulluar. Qendrat e banuara fshatare jane te perqendruara, madje disa prej tyre kane edhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushegropes se Delvines, lugines se Drinos, Vjoses, Shushices dhe sidomos te Rivieres). Rajoni ka 14 qytete, te cilat ne pergjithesi jane te vogla, me teper qendra administrative, qytete bujqesore dhe qendra te industrise se lehte. Jane te pakta qytetete bujqesore dhe qendra te industrise se lehte. Jane te pakta qytetet me veprimtari industrine minerare, si: Selenica (bitumi), Memaliaj (qymyrguri), dhe industrine mekanike (Policani). Perqindjen me te larte te poppullsise qytetare e ka rrethi i Gjirokastres, kurse perqindjen me te ulet te popullsise qytetare e ka rrethi i Tepelenes. Shtimi natyror i popullsise qyterare ka qene mjaft i ulet. Rritja e popullsise se qyteteve eshte e lidhur me shume me ardhjen e popullsise nga zonat fshatare e malore. Qytetet Gjirokaster, Sarante, Tepelene, Permet, Libohove etj., tradita te pasura kulturore, strukture te vecante urbane, arkitekture interesante te ndertesave, objekte te shumta muzeale, sidomos keshtjella. Te gjitha keto u japin atyre viera te medha turistike. Popullsia e rajonit ka nivel te larte kulturor, qe ka ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare. Qytetet e rajonit jane: Gjirokastra, Saranda, Poiicani, Delvina, Corovoda, Permeti, Tepelena, Selenica, Memaliaj, Himara, Orikumi, Libohova, Konispoli dhe Kelcyra. Gjirokastra eshte qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet kryesore te Shqiperise. Shtrihet rreth 400 m mbi nivelin e detit, ne disa kodra, ne rrezen lindore te Malit te Gjere. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer. Si vendbanim ka gjurme te hershme (shekujt एपरे pas Krishtit). Keshtjella e tij e shehullit XIII u be berthama e zhvillimit te metejshem dhe te shpejte si nje qender qytetare, ku u zhvillua tregtia dhe zejtaria। Ne fillim te shekullit XX Gjirokastra ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te gjitha trevave shqiptare। Edhe me vone ne Gjirokaster u zgjeruan dhe u zhvilluan disa dege te rendesishme te industrise: tekstile, ushqimore, mekanike, etj। Ajo eshte nje nga qendrat me te rendesishme kulturore dhe arsimore te te gjithe rajonit jugor Per arkitekturen e vecante te ndertesave karakteristike qytetare te ndertuara me gure, per strukturen e saj urbanistike, ne te cilen te bie ne sy shperndarja rrezore e rrugeve nga qendra (Qafa e Pazarit), dhe per objektet e shumta historike, Gjirokastra eshte shpallur qytet-muze. Saranda ze vendin e dyte per nga popullsia ne rajonin jugor Si vendbanim njihet qe ne antikitet me emrin Onhezmi. E vendosur ne gjirin me te njejtin emer, eshte porti detar me i madh ne gjithe jugun e vendit. Dallohet per vendosjen e rrugeve dhe te banesave shkalle-shkalle ne perputhje me zbritjen e terrenit. Ajo eshte qendra administrati-ve e rrethit dhe ka rendesi te vecante ekonomike, kulturore dhe turistike. Per bukurine e vecante, per klimen, per traditen e pasur te gatimit dhe mjedisin e paster, pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj. Delvina, Corovoda, Permeti dhe Tepelena jane qendrat administrative te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane edhe qendra ekonomike sidomos per industrine ushqimore. Himara, Libohova, Konispoli dhe Kelcyra jane qytete me teper bujqesore. Selenica dhe Memaliaj jane te lidhura me minierat prane tyre. Rajoni Jugor ka popullim te hershem, rriije te pakte dhe dendesi te vogel te popullsise। Me te populluara jane luginat dhe fushegropa e Delvines। Ne fshat banon rreth 70% e popullsise. Dallohet per tradita te pasura kulturore. Ka 14 qytete, ne pergjithesi te vogla, por me vlera turistike.
 Mjedis i pershtashem per zhvillimin e bujqesise ne luginat dhe fushegropen e Delvines Tharja e kenetave ne fushegropen e Delvines dhe bonifikimi i tyre, sistemimi i shtreterve te lumenjve edhe ne luginat e tjera, si dhe sigurimi i ujitjes artificiale, te kryera ne dhjetevjeteshat e gjysmes se dyte te shek.XX, rriten pjellorine e tokave. Edhe ne shpatet e kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja. Midis tyre permendim tarracat e bregdetit ne Jonufer, Lukove, Borsh, Shenvasil, Ksamil etj., ne te cilat u kultivuan agrume dhe ullinj. Demtimi kohet e fundit i bimeve te kultivuara ne keto zona i dha shkas erozionit, qe po varferon vazhdimisht keto toka. Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te rajonit vendi kryesor i takon deges se bujqesise, por perqindja qe ajo ze ne kete prodhim, ne vitet e fundit, si edhe ne rajonet e tjera, po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral. Pjesa me e madhe e tokave te punueshme eshte e kultivuar me bime te arave, vecanerisht me drithera, nga te cilat dallohet gruri misri, sidomow ne fushegropen e Delvines, ne luginen e Drinosit, te Vjoses dhe te Shushices. Nga bimet industriale kultivohet duhani, vecaneristh ne luginen e Drinosit etj. Rajoni Jugor, me klimen e ngrohte, eshte shume i pershtatshem per shume lloje frutash dhe kultura te tjera te drunjta. Riviera, fushegropa e Delvines dhe shpatet e kodrave perreth jane te permendura per prodhimin e ullinjve dhe te agrumeve, te cilat ketu gjejne kushtet me te pershtatshme klimatike per zhvillimin e tyre. Ne luginen e Vjoses, Osumit, te Drinosit e te Shushices dhe ne fiishegropen e Delvines eshte i perhapur rrushi e fiku, kurse qershia, me teper ne luginen e Vjoses se Siperme. Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata kane perqendrimin me te madh ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat kryesore, kurse nga te imetat, dhente jane te perqendruara ne zonat fushore e kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malesine e Kurveleshit, Skraparit, Dangellise etj). Keto kushte lidhen me pasurite natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjaft te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industrise: energjetike, minerare, ushqimore, e veshjeve etj. Industria energjetike perbehet nga industria elektrike e perfaqesuar nga dy hidrocentralet e Bistrices. Sic thame, ky rajon eshte i pasur me qymyrguri, i ciii eshte nxjerre ne minieren e Memaliajt. Nentoka e rajonit eshte e pasur edhe me nafte, e cila eshte nxjerre ne Gorisht. Industria minerare lidhet me minieren e bitumit ne Selenice, me minieren e fosforiteve ne Kurvelesh etj. Industria ushqimore perpunon produktet bujqesore dhe blegtorale. Ajo eshte e vendosur pothuajse ne te gjitha qytetet kryesore te rajonit. Industria e Iehte ne kete rajon perfaqesohet nga industria e lekure-kepuceve dhe e veshjeve ne Gjirokaster etj. Industria e lehte, ne kushtet e ekonomise se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta. Artizanati ne kete rajon ka tradite te lashte. Dallohet sidomos zona e Gjirokastres, Delvines, Sarandes, ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj. Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai detar. Peshen me te madhe e ka transporti automobilistik, i ciii, nepermjet Kakavijes, eshte i lidhur edhe me Greqine. Turizmi blu mund te zhvillohet ne Rivieren Shqiptare, e cila ofron: bukurine e rralle te ujerave te tejdukshme detare, te plazheve te pastra dhe te maleve rrethuese; te qendrave te banuara (qyteti i Sarandes, i Himares), Si dhe te fshatrave te zhytura ne gjelberimin e perhershem te bimesise dhe te freskuara nga burimet e ftohta dhe te kristalta; nivelin e larte kulturor dhe traditat e pasura dhe folklorike e te zakoneve; objektet e shumta arkeologjike dhe historike, ne te cilat spikatin qytetet antike (Butrinti, Finiqi etj); keshtjellat e Ali pashe Tepelenes ne Porto Palermo, Tepelene etj. Turizmi qytetar mund te zhvillohet ne te gjitha qytetet e rajonit dhe sidomos ne qytetin-muze te Gjirokastres, i cili te habit me arkitekturen e vecante te banesave te gurta, me vendosjen e pergjithshme, me objektet e shumta historike, si keshtjella, muzeu i armeve etj; ne Saranden e bukur, ne Tepelene dhe Permet etj. Turizmi i gjelber mund te zhviilohet ne zonat fshatare; ai lidhet me traditen e pasur te mikpritjes dhe me nivelin e larte kulturor te popullsise; Turizmi malor ka kushte per t’u zhvilluar ne lartesite e maleve te Kurveleshit, Nemerkes, Lunxherise (Qafa e famshme e Cajupit), Llogara etj. Fushegropa e Delvines dhe luginat kryesore mundesojne zhvillimin e bujqesise dhe sidomos, dritherave, kurse pjesa perendimore te agrumeve, frutave dhe ullinjve. Pasurite nentokesore zhvillimin e industrise se nxjerrjes dhe te perpunimit te ketyre mineraleve. Rajoni ha hushte shume te favorshme per zhvilIimin e turizmit.
  Lexo me shume.....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME