Durrësi pak histori mbi qytetin e durrsit dhe amfiteatri



http://eseshkolle.blogspot.com/

Durrësi
Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qëndror shqiptar, rreth 33 km (21 mi), në perëndim të kryeqytetit Tiranë. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg). Qyteti i Durrësit është i populluar nga rreth 202.000 banorë(me të dhënat e vitit 2009). Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik në Shqipëri i quajtur Aleksandër Moisiu. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptar.
Amfiteatri i Durrësit


Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të I të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.
Përshkrimi
Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 15-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.
Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit.
Ndotja e bregdeteve shqiptare, Durrësi
Aty ku jetojnё njerёzit, mbeturinat mbizotёrojnё. Cdo ditё e mё shumё, bregdetet e Shqipёrisё po pёrmbyten nga njё oqean i pashterrshёm mbeturinash. Ky ёshtё njё fenomen tashmё mjaft i dukshёm, sidomos nё plazhin e Durrёsit. Aty ku “BOTA” lufton pёr tё mbajtur pastёr ambjentet e tyre, aty ku njerёz pёrpiqen nё mёnyrё vullnetare, apo organizata tё ndryshme tё merren me pastёrtinë e mjediseve tё jashtme, tё vendeve tё tyre, nё Shqipёri ende “luftohet” pёr politikë, cёshtje ekonomike, apo pёr kapjen e sa mё shumё fotove tё njerёzve te ashtuquajtur VIP.
Pastërtia ndaj ndotjeve të mjediseve Shqiptare ende nuk ёshtё aty ku duhet. Shkarkimet e ujёrave tё zeza sikurse ndodh nё zonёn bregdetare tё Durrёsit, si dhe numri i madh i vetё pushuesve, janё bёrё shkakёtarёt kryesor tё ndotjeve tё ujёrave bregdetare. Jo pak herё, kemi dёgjuar pёr investimet qё “do tё” bёhen mbi mbajtjen pastёr tё mjedisit tonё, por  duket se kёto investime janё lёnё nё harresë.
Baranga, lokale, diskoteka me hapёsira tё mёdha apo tё vogla, kanё ezauruar me kohё bregdetin e Durrёsit. Janё bёrё pёrpjёkje herё pas here, pёr tё mbyllur kёto ambjente tё palicensuara, por ende njё pjesё e mirё e tyre vazhdojnё tё egzistojnё.
Ndёrtimet e jashtёligjshme ndonёse kanё filluar tё prishen, kanё lёnё pasoja tё rёnda, nё zonat bregdetare, duke ndotur detin dhe mjedisin pёrreth. Kёto dhe shumё tё tjera, na kane bёrё tё bashkёjetojmё me “ komshinjtё ” tanё, plehrat! Nёse mbetemi nё heshtje,  duket se kjo  bashkёjetesë  do tё vazhdojё edhe pёr shumё gjatё.
Ndonёse Shqipёria mbahet ndёr vendet me mjediset mё tё bukura natyrore, mbajtja pastёr e bregdetit lё shumё pёr tё dёshiruar. Uji i papastёr, nga mbeturinat dhe mungesa e mbajtjes pastёr nga institucionet pёrkatёse tё higjenёs, kanё bёrё qё tё ulet numri i pushuesve, sidomos atyre Kosovar.
Plazhi i Durrёsit, ndonёse ka hapёsirё tё madhe dhe tё bukur, ka ngelur pa investime tё mёdha, pasi sipas tё dhёnave te Ministrisё sё Mjedisit ёshtё cilёsuar si vendi qё ka plazhet me cilёsi tё dobёt, gjё qё e rradhit atё ndёr plazhet mё problematike tё vendit.
Pjesa mё e madhe e bregdetit tё Durrёsit, nuk bёnё asnjё dallim nga ujёrat e zeza, pasi ёshtё unifikuar njёsh duke u bashkuar me ato. Mungesa e kanalizimeve tё ujirave tё zeza, kanё bёrё qё derdhjet me ujin e papastёr tё derdhen nё det, duke rritur kёshtu propabilitetin e infektimeve. Si tё mos mjaftonin kёto, njё faktor tjetёr i kёsaj problematike ёshtё mungesa e tualeteve publike.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME