Showing posts with label GJUHE. Show all posts
Showing posts with label GJUHE. Show all posts

EMIR

EMIR
Ø  Emri në gjuhën shqipe e kemi konkretë dhe abstraktë ,ndërsa në gjuhen angleze nuk ka një ndarje si në gjuhën shqipe thjesht janë të grupuara sipas kuptimit te plotë.
Shembull 1:tërmet->abstrakt  lopë->konkret
Ø  Emri në gjuhën shqipe e kemi të përgjithshëm dhe të përveçëm ,gjithashtu dhe ne gjuhën angleze e kemi në këtë ndarje.

Ndikimi i rilindasve ne arsim e kulture



 Zanafilla hyjnore e punës së rilindasve i kishte rrënjët te domosdoshmëria për tu kujtuar bashkatdhetarëve të vetë, se, këta të fundit, nuk ishin një popull dosido dhe as pahistori, e më tepër nuk kishin më të voglën arsye që të ndiheshin të ftohtë apo armiqësorë ndaj atdheunt të tyre. Por, të ndiheshin krenar për atë gjenezë të kahershme historike që i identifikonte si të tillë. Kjo përkonte me shumë luftra, ngjarje, personazhe, dhe epope (fatmirësisht të lavdishme) dhe duhet të ishte burim
frymëzimi për shqiptarët e “fjetur” të kohës. Në ndryshim me periudhën e pararilindjes, kur shqipëtarët ishin të shpërndarë dhe të pa paorientuar, ky “revolucion” ishte vendimtar dhe jo vetëm i përgatiti, por, edhe hodhi në “mësymje” rilindasit me qëllim zgjimin e popullit të vet duke e ndriçuar mendërisht atë. Shqiptarët intelektualë të kohës, pra rilindasit tanë vlerësuan pozitivisht strategjinë e ngritjes lartë të figurave kombëtare Vetë koha po diktonte nevojën e një ringjallje së ndjenjës kombëtarë si në kohën e Gjergji Kastriotit, kur ky hero shqiptaro-evropian, si ortodoks, musliman apo katolik, u flijua me predikimin e bukur të shqiptarisë. Te ky personazh pothuajse laik, që shqiptarinë e vendosi mbi veten dhe mbi fetë që e shoqëruan për “së largu”, rilindasit gjetën etalonin frymëzues të lëvizjes së tyre fisnike. Gjetën pikën e bashkimit midis figurës së këtij heroi dhe fisnikërisë etno-morale që populli i “tij” trashëgonte. Ata morën nga heroi kombëtar, personazhin me formën e tij, por më tepër i kushtuan vëmendje anës thelbësore të këtij heroi, atdhedashurisë dhe qëllimit që kishte, bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes.Ai ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar për kulturën tone. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar. Veprat e Samiut në turqisht përshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim. Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës shqipe„(1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati. Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është pionieri i lëvizjes sonë kulturore patriotike të shekullit XIX. Ai është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare. Në vitet `40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes. Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin “Evëtar„. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë njerëz mësuan të shkruanin me alfabetin e tij. Ai flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me “lënien pas dore të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin “mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë. Veqilharxhi mendon se, që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë gjithë të mirat më pas. Padituria është fatkeqësi, mendon autori, një e keqe e madhe, që barazohet me skllavërinë. “Ato kombe që kanë mbetur në padije, u shëmbëllejnë thjesht skllevërve„. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me “shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu, shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara. Në këtë mënyrë e formulonte ai njërën prej kërkesave të mëdha të lëvizjes sonë kombëtare, duke u nisur nga parimi i drejtë se një popull mund të kulturohet vetëm me anë të gjuhës së vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriot. Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kom bëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar. Me 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare “Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë “Skënderbeu i pafat„, poemën “Gjon Huniadi„ variantin e fundit të “Serafina Topisë„, me titull “Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli. Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.

Skema e komunikimit gjuhësor



 
Skema e komunikimit gjuhësor

Komunikimi njerëzor e shfaq gjithë origjinalitetin e vet kur bëhet nëpërmjet gjuhës. Ndonëse ka mjaft mjete të tjera komunikimi, ato nuk kanë as qëndrueshmërinë, as lashtësinë prej të cilave përfiton gjuha. Për pragmatikën e komunikimit, ‘ komunikimi’ si koncept ka një kuptim shumë të gjerë: në komunikim hyjnë të gjithë marrëdhëniet, fjalësore dhe jofjalësore, pra  del se ne as për një moment të vetëm nuk mund të mos komunikojmë. Rrjedhimisht, sjellja dhe komunikimi janë terma sinonime.

http://eseshkolle.blogspot.com/Edhe pse gjuha u shërben të gjitha veprimtarive njerëzore, studiuesit e gjuhës për shumë kohë u janë shmangur trajtimeve rreth përdorimit të gjuhës, sikur mund të humbisnin prej saj, sepse dëshironin të ndërtojnë gjuhësinë si shkencë të pavarur – dhe krijohej përshtypja se do të shpërbëhej njësia e gjuhësisë, nëse studiohej shumësia e veprimtarive gjuhësore.
Jakobsoni (1960) ka qenë ndër të parët që kanë paraqitur një skemë komunikimi, ku ndërhyjnë faktorët e paraqitur në figurën e mëposhtme. Natyrisht se mund të ndryshojë terminologjia, për shembull në vend të adresuesit mund të themi thënësi, dhënësi, folësi, komunikuesi, etj. dhe në vend të mesazhit mund të themi gjuha, por Jakobsoni ka zgjedhur terma me përgjithësim të gjerë, duke parashikuar shtrirjen e skemës
 së vet për tipa të gjerë komunikimi përveç gjuhës. Pra, kjo figurë sipas Jakobsonit
paraqet cilindo akt të komunikimit fjalësor, dhe faktorët përbërës të këtij akti :




 Skema e komunikimit e Jakobsonit, më së miri ilustrohet nga vetë fjalët e këtij autori: “ Adresuesi i dërgon një mesazh të adresuarit. Që të vlejë, mesazhi kërkon në radhë të parë një kontekst, të cilit i referohet dhe i cili rroket prej të adresuarit....Mesazhi kërkon një kod,të përbashkët tërësisht ose të paktën pjesërisht për adresuesin dhe të adresuarin... mesazhi kërkon një lidhje, një kanal fizik dhe një bashkëlidhje psikologjike që bën të mundur të vendoset komunikimi.          
Faktorëve përbërës të skemës të komunikimit Jakobsoni ua përshkruan edhe gjashtë funksionet përkatëse, që sipas tij janë funksionet themelore të gjuhës.  Adresuesi e shfaq funksionin emotiv ose shprehës, sepse i bën të njohura idetë e veta, dëshirat e veta, me gjuhë ai mund të përpiqet të veprojë mbi tjetrin, dhe të ushtrojë funksionin konativ te i adresuari, me gjuhë tregohet një gjendje e gjërave, pra ajo i referohet realitetit, funksioni fatik lidhet me kanalin  apo lidhjen fizike të komunikimit, e cila mund të ndërprehet, funksioni poetik është vetëreferim i mesazhit dhe përqendrohet në vetë këtë mesazh, dhe ai metagjuhësor ka poashtu karakter vetvetor dhe shfaqet atëherë kur vetë kodi i përdorur bëhet objekt i mesazhit.
Por, skema e Jakobsonit nuk duhet kuptuar ngurtë:   mes adresuesit dhe të adresuarit ka ndërveprim, dhe shkëmbimi i mesazheve e modifikon skemën, pra adresuesi bëhet i adresuar dhe anasjelltas, dhe kjo ndikon në mesazh (përderisa tek media  komunikimi është vetëm i njëanshëm). Por, secili mesazh e parasheh një të adresuar, sepse pa marrës komunikimi nuk arrihet, për shembull një mesazh mund të shkruhet e të hidhet me shishe në det, por duhet të merret prej dikujt, dhe, pastaj duhet të kuptohet, që të mund të realizohet mesazhi. Ndërkaq,  rindërtimi i mesazhit nga marrësi nënkupton rindërtimin e kuptimit që e synonte adresuesi, dhe kjo merr domethënie specifike tek media.
Kjo skemë bazike do të duhej të nënkuptojë edhe një varg komponentësh të veprimit komunikues: prodhimi  mesazhit është proces i ndërlikuar, nuk bëhet fjalë vetëm për dhënien e sinjaleve dëgjimore apo pamore, por për zgjedhjen e fjalëve, organizimin që i nënshtrohet shtrëngesave të ndryshme - përndryshe dhënësi do të ishte papagall, apo aparat riprodhimi.  Ky organizim gjuhësor varet nga kompetencat gjuhësore dhe paragjuhësore të dhënësit dhe marrësit, nga kompetencat e tyre ideologjike e kulturore, nga shtrëngesat e universit të ligjëratës, e kështu me radhë.
Adresuesi, apo koncepti i atij që flet mund të ndërlidhet me nocionin e subjektit folës sipas Benvenistes(1956). Ai flet për elementët përemërorë që tregojnë vetat dhe që janë tipar universal i gjuhë, që mund ta ndërrojë vetëm formën e shfaqjes nëpër gjuhë të ndryshme. Benveniste shtron pyetjen se kush shënohet me ‘unë’, dhe sipas tij ky është një element me përbërje të ndryshueshme, sepse ai që flet ndryshon vazhdimisht. Sipas Benvenistes vetëm dy vetat e para janë vërtetë veta, dhe e treta është një jo-vetë, sepse shpreh mungesën, prandaj në shumë gjuhë veta e tretë del prej dëftorëve. Shumësi i vetës së parë gabimisht quhet kështu, sepse shuma e disa ‘unë’-ve nuk shpreh ‘ne’ si kundërvënie ndaj vetës së dytë, (aty hyn edhe ‘unë’ edhe ‘ti’), dhe kjo krijon asociacione mekanike të një recitimi kolektiv, prandaj vetëm shumësi i vetës së dytë është real.
Rrjedhimisht, karakteri unik i folësit është diskutabil: edhe pse idiolekti shfaq në një mënyrë origjinalitetin, megjithatë konteksti i përdorimit të përgjithshëm është i fuqishëm. Po ashtu ka raste kur subjekti që flet, folësi, nuk është detyrimisht burimi i të thënit: mund të jetë zëdhënës, aktor, etj. 




KOMUNIKIMI DHE LLOJET E TIJ , KOMUNIKIM VERBAL DHE JO VERBAL



http://eseshkolle.blogspot.com/
Komunikimi është ecuria që lejon gjallesat të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave dhe niveleve. Komunikimi kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të shkëmbehet. Komunikimi paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme deri te burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet përfshin dy ose më shumë persona. Në ditët e sotme fjala komunikim shpesh përdoret edhe si sinonin i termit lajmërim (psh. komunikoi - lajmëroi, komunikatë -lajmërim).Sipas ligjit me komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje informacioni ndërmjet numrave të caktuar të palëve me anë të mjeteve të shërbimeve publike elektronike në dispozicion. Kjo nuk përfshin ndonjë informatë të bartur si pjesë e një shërbimi transmetues për publikun nëpërmjet rrjetit të komunikimit elektronik, përveç nëse informacioni ka të bëjë me palën, si klient, abonent, regjistrues të identifikueshëm ose shfrytëzuesin (përdoruesin) që merr informacionin.



Llojet e komunikimit

Komunikimi joverbal
Mbështetet në lëvizje dhe raporte hapësinore. Ai quhet ndryshe edhe komunikimi prelinguistik.Shprehjet e fytyrës. Disa shkencëtarë besojnë se shumë shprehje të fytyrës si buzëqeshja, të qeshurit dhe të qarët janë universale dhe të pranishëm në të gjitha kulturat dhe se kanë një bazë gjenetike. Për shembull përshëndetja e një personi të njouhur, nga ana jonë, me shumë mundësi mund të realizohet me ngritjen e vetullave. Eibl-Eibesfeltdt më1972 zbuloi se ngritja e vetullave përpjetë ekziston si e tillë në shumë lloje kulturash. Fëmijët që kanë lindur të verbër kanë të njëtat shprehje fytyre që kanë edhe fëmijët që shikojnë. Gjithashtu edhe pozicioni, qëndrimi i trupit apo e ashtuquajtura Gjuhë e trupit, zë vend në procesin e komunikimit pa fjalë. Specialistët e përkufizojnë si sjellje joverbale e cila mund të shprehë emocionalitet. Nervoziteti mund të shprehet nga kafshimi i thonjve të gishtave ose rrotullimi i gishtave të mëdhenj rreth njëri tjetrit. Shikimi në sy, drejtimi drejt personit,të ulur përballë kanë domethënien e vet.Ato tregojnë për interesimin që ka personi për personin tjetër.Kjo formë komunikimi shpeshherë përdoret edhe në diplomaci,në këshillime,kur dëshirohet t'i tregohet klientit për kujdesin ndaj tij.


Komunikimi verbal
Karakteristike e njeriut i cili bazohet në aftësinë për të prodhuar fonema dhe në aftësinë për të ndërtuar bashkësi zërash të afta për mbartjen e një domethënieje.Në procesin e komunikimit përmes gjuhës së folur,është jashtëzakonisht i rëndësishëm procesi i të dëgjuarit.Të dëgjuarit ka të bëjë me përqëndrimin e vëmendjes ndaj mesazheve,informacioneve që përcillen,përkatësisht dergohën nga dikush tjetër.Është mjaftë e rëndësishme edhe marrja e shënimeve të shkurtra derisa dikush përcjell mesazhet deri te dëgjuesi - marrësi i mesazheve.

Shembull I komunikimit:
Komunikim ndervetjak
Rei me thote se te shtunen do te ikim ne kalceto.Une jam dakord.
Komunikim ndervetjak me ane te mjeteve
Me vone me sjell nje sms ku shkruan se jemi me nje lojtar me pak.
Komunikim masiv
Pasi marr kete lajm,shkoj dhe I dergoj mesazh disa shokeve per t’I pyetur nqs jane dakord per ndeshje te shtunen,pas mesazheve ata pergjigjen.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME