NDOTJA AKUSTIKE



http://eseshkolle.blogspot.com/
Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, farunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, atiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi.
Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhimbje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimt ose shurdhim i menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit. Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke bërë përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë. Kurse farunkulat ose absceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhimbje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë kruarjen e veshit. Atiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjendrat limfatike të nofullës ose prapa veshit.


Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit. Sëmundja e minierit është një sëmundje e labirintit, që karakterizohet me kriza të menjëhershme. Marrje mendsh me zhurmë në vesh, me çregullime të qarkullimit të gjakut, zbehje djersë të ftohta, të përziera. Kriza është shumë e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, mund të shoqërohet me të fikët.
Për parandalimin e sëmundjes së veshit duhet mbajtur një higjenë sistematike e tij.
Të shmangen qëndrimet në ambientet, ku ka shumë zhurma, pasi çojnë në dëmtim të daulles së veshit.
Duhet pasur kujdes të mos kruhet veshi me mjete të mprehta, që e dëmtojnë.
Për sa kohë që veshi është i sëmurë duhet të shmanget kontakti me ujin.
Kur i sëmuri ndjen dhimbje të forta dhe të padurueshme duhet të konsultohet menjëherë me mjekun.
3 pika lëng, i përftuar nga druri i caracit dhe lëngut të preshit, hidhen në vesh.
4 të verdha vezësh përdoren për nxjerrjen e vajit, që do shërbejë për lehtësimin e dhimbjeve.
37 gradë duhet të jetë nxehtësia e ujit, me të cilin do t’i bëhet lavazh veshit të sëmurë.

Të tri pjesët e veshit kanë rolin e tyre në dëgjim. Llapa e veshit, ose më saktë të dy llapat e veshëve, luajnë rolin kryesor në përcaktimin hapësinor të burimit të tingullit. Daullja e veshit është pjesa që ndan veshin e jashtëm nga ai i mesëm. Daullja e veshit është njëfarë membrane që kur goditet nga valët e tingullit (zërit, muzikës, zhurmës) dridhet. Dridhjet e daulles së veshit i transmetohen, për vazhdimësi, tre kockave të veshit (që janë të pozicionuara në veshin e mesëm), çekiçit, kudhrës dhe yzengjisë përkatësisht.
Ne veshin e mesëm, sië thamë, janë të vendosura kockat e dëgjimit. Roli i veshit te mesëm është amplifikimi i tingullit. Ndërsa veshi i brendshëm, i vendosur brenda ne kockën temporale, përmban si organin e të dëgjuarit (kërmillin), ashtu edhe atë të ekuilibrit (vestibulum dhe kanalet gjysmëqarkore). Organi ndijimor i dëgjimit është pikërisht kërmilli (koklea). Në saj të ndërtimit të saj anatomik unik që ka ardhur si pasojë e evolucionit të vazhdueshëm, njeriu arrin të dallojnë një frekuence nga tjetra, gjë që është mjaft e rëndësishme në dallimin e gjuhës së folur. Po kështu, kërmilli i veshit (koklea) dhe nervi i dëgjimit realizojnë dhe dallimin e fortësisë së tingullit (intensitetit së tingullit). Kurse lokalizimi hapësinor i burimit të tingullit realizohet në strukturat e lokalizuara në trungun e trurit. Zbrazëtira e veshit të mesëm është i vogël, e vendosur në mënyrë horizontale e mbushur me ajer.
Sëmundjet e veshit ndahen në :
Sëmundje të veshit të jashtëm ose të kanalit të dëgjimit (infeksione, tumore) ;
Sëmundje të veshit të mesëm (infeksione, kolesteatome, tumore, otoskleroze) ;
Sëmundje të veshit të brendshëm (Meniere, presbioacusi, tumore hemorragji, etj).
Sëmundje të ndryshme demtojne pjese të ndryshme të sistemit të dëgjimit. Sëmundjet e kanalit të jashtëm të veshit mund të japin ulje dëgjimi të shkalleve të ndryshme që kalon bashkë me sëmundjen baze. Ulje dëgjimi mund të japin gjithashtu edhe otitet akute dhe kronike, patologjitë e tubit të Eustakut, traumat, otoskleroza, deformimet e lindura të veshit të mesëm, etj. Këto ulje dëgjimi, që lidhen me veshin e mesëm, mund të rikuperohen ose të reduktohen duke mjekuar sëmundjen qofte me rrugë medikamentoze, ashtu edhe kirurgjikale. Uljet e dëgjimit vijnë shpesh dhe nga dëmtimi i koklëse dhe nervit të dëgjimit. Virozat. Sem Meniere, mikrotrombozat, traumat sonore dhe barotraumat, tumorët e nervit akustik, përdorimet me doza të larta të preparateve të demshem për koklene, etj., hasen shpesh në historinë e sëmundjes të pacienteve që ankojnë ulje dëgjimi. Me kalimin e moshës fillon të bjere mprehtësia e dëgjimit ; kjo quhet presbiakuzia. Në uljen dhe humbjen dëgjimi mund të çojnë edhe patologji që prekin rrugët centrale të dëgjimit, nga trungu i trurit deri në korteksin cerebral. Ky grup është më i rrallë.
Ushtima ose zhurma ne veshë, Tinitusi, referohet si tingull i zhurmshëm që ndodh në njërin apo në të dy veshët. Tingujt mundë të jenë me zë të butë apo të lartë, të hollë apo të trashë. Te moshat e vjetra mund të jetë si shenjë që paraqet rënien e dëgjimit.
Zhurmat e veshit më së shpejti vijnë nga dëmtimi mikroskopik në mbaresën e nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm. Lëndimet në këto mbaresa shkaktojnë edhe humbjen e dëgjimit. Ekspozimi ndaj zhurmave me zë të lartë dhe barnat me efekte anësore, si barnat anit-inflamatore, antibiotike, sedativët, barnat kundër depresionit dhe aspirina, mund të shkaktojnë tinitus, apo zhurma në veshë, në njërin apo në dy veshët. Tinitusi mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjitë, shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut, tumoret, problemet në zemër, enët e gjakut, ndryshimet hormonale tek femrat dhe anomalitë e gjëndrave tiroide.
Simptomat
Simptomat e zhurmave lidhen ngushtë me sëmundjen e Menier-it që shkaktohet nga shtimi i presionit intralabirintik (hidropsii labirintit) që është pasojë e çrregullimeve të përgjithshme vaskulare të cilat rrisin depërtueshmërinë e enëve të gjakut. Sëmundja karakterizohet me sulme siç janë: marramendja, zhurmë në veshë dhe pakësim i dëgjimit i tipit perceptiv.
Diagnoza
Mjeku juaj do të diagnostikojë gjendjen e zhurmës së veshit apo tinitusit duke bërë një ekzaminim të plotë fizik, duke u bazuar në historinë e detajuar mjekësore. Testet tjera siç janë, testi i dëgjimit (audiometria), skenimi i trurit (MRI ose CT) mundë të kërkohen për të konfirmuar gjendjen tuaj. Testi spinal gjithashtu mund të jetë i nevojshëm për të vlerësuar presionin e lëngjeve në kafkë dhe palcën kurrizore.
Trajtimi
Opsionet e mjekimit të zhurmave në veshë përfshijnë:
• Këshillat: Kjo është një komponentë edukative që ju ndihmon për të kuptuar dhe për të ndryshuar mënyrën e të menduarit në lidhje me zhurmat e veshit apo Tinitusin.
• Aparatet e dëgjimit: Këto pajisje ndihmojnë njerëzit që kanë rënie të dëgjimit të shoqëruara me zhurma në veshë.
• Pajisje që vendosen në veshë: Këto janë pajisje të vogla elektronike të vendosura në veshë të cilat do të maskojnë tingëllimën duke përdorur një zë të butë, të këndshëm
• Dëgjueset që përdoren për të dëgjuar muzikë të lehtë, të këndshme, duke i përfshirë muzikat që janë për meditim, dhe që kanë karakteristikë valët e detit, shiun, tingujt e lehtë verorë, etj., që do t’ju ndihmojnë të rrini të relaksuar.
• Simulimi nervor akustik është një teknikë e re për njerëzit që përjetojnë zhurma me zë shumë të lartë kumbues. Kjo përfshinë përdorimin e një pajisje elektronike që dërgon sinjale akustike të stimuluara në tru. Ky tretman stimulon ndryshimet në rrugët nervore dhe lejon që truri të bëhet i pandjeshëm për tingujt.
• Implanti koklear ndihmon për të maskuar zhurmën në veshë dhe stimulon fijet auditore nervore.
• Terapia kundër depresionit dhe anksiolitikët që rekomandohen të përdoren për t’u çlodhur dhe për të ndihmuar gjumin.
Parandalimi
Disa këshilla parandaluese për të zvogëluar ose pakësuar zhurmat në veshë janë:
• Shmanguni ekspozimit ndaj tingujve dhe zhurmave me zë të lartë.
• Presioni i gjakut duhet të kontrollohet rregullisht dhe të mbahet nën kontroll.
• Preferohet përdorimi sa më i pakët i kripës në ushqim, sepse ajo dëmton edhe qarkullimin e gjakut.
• Pakësimi i përdorimit të kafes, çajit, kolës dhe duhanit.
• Ushtrime rutinore për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
• Shmangni lodhjeve, pushoni sa më shumë
• Shmangni shqetësimet në lidhje me zhurmën
Marramendja
Marramendja do të thotë një ndjesi e mosbalancimit. Ajo klasifikohet në dy kategori, në vertigo që është një ndjenjë e ndjesisë së rrotullimit me humbje të bilancit dhe ndjenja e rënies të fikët.
Marramendja shpesh shkaktohet nga furnizimi i ulët i trurit me gjak që mund të jetë për shkak të presionit të ulët të gjakut apo dehidrimit që mund të shkaktohet nga diarreja, ethet dhe të vjellat. Të moshuarit mund të përjetojnë ndjesinë e rënies të fikët kur ata ngritën përnjëherë nga pozicioni i ulur ose i shtrirë. Ndjesia e rënies të fikët, gjithashtu mund të jetë i lidhur me gripin, presionin e ulët të gjakut, djersitjet, të ftohtit ose alergjitë. Vertigo apo efekti i ndjenjës së rrotullimit të objekteve rreth vetvetes është i lidhur shpesh me probleme të veshit të brendshëm. Kushtet tjera që çojnë në Vertigo përfshijnë sëmundjet e zemrës, infarktet dhe në këto raste pacientët mund të përjetojnë dhimbje gjoksi, humbje të të folurit dhe ndryshim në të pamur.
Shkaqet më të zakonshme të marramendjes janë:
• Vertigo paraksizmale beninje (VPB)- karakterizohen me marramendje te përkohshme gjatë ndërrimit të pozitës së kokës dhe pa dëmtime të dëgjimit. Këto shkaktohen nga traumat e kokës, ndërhyrjet kirurgjike në veshin e mesëm, përkatësisht në stapes dhe pleqëria.
• Labirintiti - Nënkupton pezmatimin e veshit të brendshëm që ndodh zakonisht pas një infeksioni viral, bakterial, mykotik dhe toksik.
• Sëmundja e Meniere-it - Është një çrregullim i veshit të brendshëm që shkakton rënie të madhe të dëgjimit, zhurma në veshë dhe marramendje. Sëmundja mund të paraqitet në njërin apo të dy veshët.
• Tumoret e veshit të brendshëm shkaktojnë zhurma në veshë, humbje të dëgjimit, marramendje dhe problemet e bilancit.
• Traumat në veshin e brendshëm
• Barotraumat shkaktojnë dëme në veshin e brendshëm dhe marramendje për shkak të ndryshimeve të presionit midis veshit të mesëm dhe të brendshëm.
Ju mund të keni ndjesinë e rrotullimit që lidhet ngushtë me humbjen e balansit. Simptomat tjera përfshijnë uljen e dëgjimit dhe tinitusin. Ndjenja e vjelljes dhe vjellja mundë të shoqërohet me vertigon që shkakton dehidratim dhe dobësi.
Mjeku juaj do të kryejë një ekzaminim të plotë fizik dhe mund t’ju pyes për simptomat shoqëruese duke përfshirë edhe anamnezën tuaj apo historinë e kaluar mjekësore. Mjeku do të kontrollojë tensionin e gjakut dhe mund të kërkojë EKG duke përfshirë testet neurologjike për të siguruar trajtimin e nevojshëm. Testet e dëgjimit mund të rekomandohen për t’u siguruar që veshi i mesëm dhe nervi auditor janë funksional dhe për të kuptuar shkakun e marramendjes.
Marramendja është një simptomë dhe jo një sëmundje dhe në qoftë se ajo nuk trajtohet në kohën e duhur, mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.
Trajtimi përfshin kushtet themelore te sëmundjes:
• Dehidratimi - Pini sa më shumë lëngje ose merrni infuzione
• Ethet apo infeksionet - medikamentet për ethe ose antibiotikët për trajtimin e infeksioneve të përshkruara
• Nëse marramendja është për shkak të sëmundjeve të zemrës apo çrregullimeve të ankthit të lidhura me trajtimin e nevojshëm mund të inicohet.
• Vertigo prej VPB ose Labirintiti shpesh është i trajtueshëm me ushtrime të rehabilitimit vestibular. Ajo përfshinë pozicionimin dhe manipulimin me kokën e pacientit për të hequr kristalet nga kanalet gjysmërrethore dhe në këtë mënyrë mundëson uljen e inflamacionit.
• Medikamentet si diazepami dhe anti-histaminikët, mundë të jenë të përshkruar për të zvogëluar inflamacionin në kuadër të sistemit vestibular.
• Mjeku juaj mund të rekomandojë një jakë të butë që kufizon lëvizjes e kokës.
• Medikamentet anti-virale si Acyclovir ose Valacyclorvir mund të përshkruhen për infeksionet virale që shkaktojnë labirintitin.
• Intervenimi kirurgjik mundë të jetë i nevojshëm te pacientët me neuroma akustike ose ndonjë çrregullim anatomik në veshë.

 




Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME