ASPEKTE TË EKONOMISË ARBËRORE GJATË MESJETËS SË MESME (Shek.XII-XV)



http://eseshkolle.blogspot.com/
ASPEKTE TË EKONOMISË  ARBËRORE GJATË  MESJETËS SË MESME (Shek.XII-XV)


Kontaktet tregtare në Mesjetën e Vonë të territorit Arbërorë
Territori i arbërisë me epiqendër Durrësin ka patur kontakte tregtare dhe shkëmbime ekonomike me:
Venedikun
Despotatin e Artës
Bizantin (Konstandinopojën)
Mbretërinë e Anzhuinëve në Italinë e Jugut
Mbretërisë Serbe
Duhet theksuar se kontaktet tregtare ishin të lidhura ngushtë kryesisht me pushtimin dhe martesat që bëri secili shtet territorit Arbërorë duke orientuar tregtarët të bënin tregti kryesisht me kryeqendrën e secilit pushtues.
Vendbanimet
Shumica e vendbanimeve gjendeshin në zonat kodrinore, në shpatet e maleve ose rrëzë tyre dhe përgjatë luginave të lumenjve.
Fshatrat e Mesjetës së Vonë mbajnë gjithmonë emrin e një të Shenjti, si Shëngjergj, Shëmri, Shënjak, Shënkoll etj., ose thjesht një emër të krishterë, si Damian, Dedaj, Kolgecaj, Lekas, Lleshan, Markaj, Martanesh, Petran, Petrelë, Simon, Sotirë etj.
Përveç vendbanimeve të hapura, në mesjetë ka pasur edhe vendbanime të fortifikuara ose kështjella. Sipas arkeologëve të kësaj periudhe, në Shqipëri njihen rreth 70 kështjella.
Vihet re braktisja e qyteteve dhe emigrimi i popullsisë drejt fshatrave pasi vendbanimet urbane kishin mungesë në furnizime ushqimore, punësim dhe pasiguri.
Arbëria
Në shek. XIV Bizanti humb përgjithmonë kontrollin mbi territoret e Shqipërisë. Solli humbjen e tregut Bizantin.
Shfaqen familjet e pasura arbërore si Topiajt, zotër të Durrësit, Balshajt në Shkodër, Muzakaj në Myzeqe, Arianitasit në luginën e Shkumbimit etj. Lindjen e ekonomive krahinore të ndikuara nga secili feudal.
Secili feudal investon me buxhetin e tij në territorin që sundon.
Secili feudal vendos taksa e veta.
Secila principat kishte politikat e saj të zhvillimit ekonomik.
Principata shqiptare kishin marrëdhënie tregtare me rajone të ndryshme ku dallohet Venediku.
Rruga Egnatia e humb rëndësinë pas tërheqjes së Bizantit.
Ka një konkurencë të fortë midis biznesmenëve të kohës që jetonin në pricipate të ndryshme aq sa mund të shpie edhe në luftë.
Investimet e Feudalëve shqiptarë
Buxhetet feudalët shqiptarë në shek. XIV i orientuan në disa fusha parësore për kohën:
Në fortifikime (Shkodra, Berati, Lezha etj)
Në kështjella (Kruja, Petrela, Kepi i Rodonit, Shkodra, Kulla e Pirgut etj)
Në banesa (Banesa feudale dhe Banesa fshatare)
Në Infrastrukturë (ura, puse, ujsjellës e rrugë)
Në armë (shpata, thika, mburojë etj)
Në orendi të shumta shtëpiake lluksoze të kohës (enë ari e argjendi, arkat ose syndyqet, karriget, krevate, dyshek, tryeza etj)
Në vegla pune bujqësore dhe për fermerët (parmenda, beli, shati, kazma etj)
Në rritjen e bagëtive dhe tregtinë e produkteve që ato jepnin (mish, lesh, qumësht, djathë, gjalp etj)
Në ndërtimin e godinave të kultit të krishterë dhe ortodoks
Në ndriçimin dhe ngrohjen e banesave dhe të kështjellave (vaji, qymyri dhe shkarpa e drurit, lënda drusore)
“Industria” e ushqimit në Mesjetën e Vonë
E gjithë jeta ekonomike zvendoset në fshat ku njerëzit ishin të lidhur me tokën (bujkrobër). Të gjithë produktet ushqimore siguroheshin nga ngastra e tokës ose feudi. Ushqimet më kryesore që hidheshin në treg ishin:
Mishi (viçi, shpendësh, qengji, dashi, dhie etj)
Drithërat si gruri, elbi, thekra, misri etj
Mielli i cili bluhej në mullinj (Buka prej gruri)
Bulmetrat e ndryshëm (gjalpi, djathi, gjiza, qumështi etj)
Zarzavatet dhe frutat (qepa, preshët, hudhrat, specat djegës, të freskëta dhe turshi, mollët, dardha, fiku etj)
Peshkimi (midhje, krapi, ngjala etj)
Prodhimi i veshjeve
Të dhënat për veshjet në shek. XII-XV janë të pakta e mjaft fragmentare.
Pjesë të veçanta të veshjeve popullore të mëparshme, si linjat e gjata e me mëngë të gjera, tirqit, klamidat ose strukat e leshta por edhe xhupet e opingat, vazhdojnë të mbahen rregullisht.
Gjatë shek. XIII e pastaj edhe në shekullin pasues, importohej rregullisht një lloj pëlhure e pambuktë.
Por familjet princore dhe aristokracia e lartë vazhduan të ndjekin në veshje modën bizantine prej kadifeje e stofra, të zbukuruara rëndë me qëndisje me fije ari e me gurë të çmuar.
Është interesant fakti se në fillim të shek. XV të tilla klamida, në dokumentet veneciane, cilësohen me fjalët ad modum Albanesi.
Krahas rrobaqepësve e gëzoftarëve, si zeje më vete, përmenden në qytetet e Shqipërisë edhe këpucarët, çizmarët e papuçinjtë
Vula dhe Shkrimi
Nën ndikimin perëndimor, sidomos të anzhuinëve, fisnikët e vendit tonë fillojnë të përdorin edhe stemat e vulat, duke zgjedhur secili shenja e simbole të veçanta. Vulat vendoseshin tek mallrat dhe tek hyrjet e kështjellave e banesave.
Zhvillimi ekonomiko-shoqëror e politik që karakterizon shek. XII-XIV krijoi kushte për përdorimin më të gjerë të shkrimit, kryesisht atij teologjik.
Monedhat
Për gjallërimin e tregut, krahas monedhave të njohura të Republikës, Venediku preu dhe vuri në qarkullim prerjen e re me legjenden: DALMAT ET ALBAN. Kjo monedhë përdorej gjerësisht si monedha kryesore e tregut në shit-blerje.
Kishte principata që pritnin monedhat e tyre të veçanta psh në shek. XIII Durrësi kishte vënë në qarkullim monedhën e tij. Vlera e saj ishte tepër e lartë për faktin se në Raguzë janë vërtetuar fallcifikime të saj.
Monedhat veneciane priteshin në Venedik e hidheshin në treg nga punojës të administratës që ndodheshin në Shqipëri.
Zanatçinj
Në Durrës përmenden zanatçinj të ndryshëm: botari (prodhuesit e vozave), lëkurtarët, këpucarët, bukëpjekësit, kasapët (macellarius) etj.
Në mesjetë zanatçinj ishin të organizuar në korporata zejtare.
Kishte mallra, si kripa, që ishin monopole të pushtetit qendror.

Eksportet dhe importet e shek. XIV-XV
Midis mallrave kryesore që eksportoheshin për në tregjet e Adriatikut, e veçanërisht për në Venedik, Ankona, Raguzë etj, përveç kripës dhe peshkut, kishte edhe prodhime të tjera si: drithërat, bulmetra, vera, dyll, mëndafsh, lëkura, lëndë druri, bagëti të gjalla, kuajt (albanos hyppos) etj.    
Tregtarët durrsakë përmenden me anijet e tyre në Venedik.
Ndër artikujt e importit që vinin nga Venediku, Raguza e qytete të tjera italike ishin copat e shtrenjta, armët, stolitë prej ari, xhamat, orendi shtëpiake 

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME