Vështrim mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. ( nga lashtesia deri më 1912)



http://eseshkolle.blogspot.com/ 
 Vështrim mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
                                ( nga lashtesia deri më 1912)
                                      
        Trualli i Shqiperise, eshte nder me te lashtet vende te Europes Ai , ka qene banuar qe nga koha e paleolitit te mesem(100.000-30.000 vjet me pare)  e ne vazhdim. Kerkimet arkeologjike kane deshmuar se banoret neolitiko- eneolitik  te Fushës se Korçës  mbillnin drithera e  rritnin kafshe shtepiake .Ata  prodhonin kategori te ndryshme enesh,vegla pune prej briri,prefse prej stralli dhe  objekte  te tjera te perdorimit te perditshem.



     Gjatë epokes  se bronzit (2000-1100 p.e.r.),nga banoret  iliret  e hershem ilire ,ndertohen vendbanime e para te fortifikuara (Gajtan,Tren, etj).Po keshtu lindën edhe  format e para ekonomise, sidomos metalurgjia e bronzit ,qe arriti te prodhoje  armë te ndryshme  mbi bazen e  prototipave egjeanë .  Ne fazen e fundit te   epokes se bronxit (shek.XIII-XII para kr.) nga Mikena  importoheshin  sasira te konsiderueshme veglash pune prej bakri (thika ,kama,shpata etj,),nderkohe qe iliret eksportonin  per ne Greqi produkte te ndryshme prej leshi ,lekurash,mishi,gje e gjalle ,dru,ndoshta edhe dridhera.
 Ne kohen e hekurit (shek. XI-V para Kr.) vihet re nje zgjerim i vendbanime te reja   te fortifikuara . Shume shpejt ato u kthyen  në qendra te prodhimit te qeramikes  dhe te veglave te punes. Në dekadat e para te kesaj kohe u vune ne perdorim  sëpatat e tipave  dalmato-shqiptare ;me pas   filluan te preferohen  armët prej hekuri, qe zëvendesuan plotesisht  tipat prej bronzi .Nga perpunimi artistik i metaleve , gjate shek.VIII-VII para Kr.,per nevojat e pajisjes se  kaloresve aristokratë  ,farketaria ilire  prodhoi parzmoret, kallçijtë dhe përkrenaret  prej bronzi.
    Aty nga fundi i shek VII para krishtit  u   themeluan disa ngulime greke ,qytetet e njohura bregdetare:Dyrrachion (Durresi), Apolonia, dhe Oricum.  Zhvillimi ekonomik dhe urbanizimi i shpejte qe pervijoi gjate shek. IV-III para Kr. ,sidomos ne trevat bregdetare, çuan ne formimin e nje vargu qytetesh  ilire. Perkrah  poliseve  te njohura helene, u ngriten edhe qytete ilire si;Butroti (Butrinti), Scodra, (Shkodra), Lissus (Lezha) etj.Per nga pozita dhe roli qe luajten keto qendra qytetare , u bene  pjese e civilizimit te botes mesdhetare.
   Pas vendosjes se  rendit skllavopronar  ne qytetet mëdha(Dyrrahu,Apolonia, Scodra, Lissus etj )gjate  shek.IV-III, zbatohen  principet urbane te  sistemit ortogonal hipodamik. Ne agorate e disa  qyteteve u gjallerua aktiviteti  ekonomik .  Shtresat zejtare  ngriten nje sere ngrehinash te tipit punishte, ku shfrytezohej  puna e sklleverve. Krahas formes private te pronës (qe deshmohet nga vulat e punishteve) ,ekzistonte prona skllavopronare shteterore.  Specializimi i  degeve te zejtarise imponoi shtimin e prodhimit  te veglave të punes .Edhe  poçeria hodhi  forma enesh qe imitonin  tipat helene. Ne shek.llI-II para Kr. punishtet shtetërore dhe private zotëronin  plotësisht tregun ilir duke  ngushtuar importin helen.
   Prona private u perhap  edhe ne bujqesi, ku zbatohej dhenia me qira e tokës nga pronarët e medhenj. Nje mbishkrimi shek. IV para Kr. tregon se ne fisin ilir i pajoneve (fqinje me maqedonet) ,prodhohej  aq shume  grure, saqe  plotesonin nevojat e krahines se tyre ,por edhe furnizonin me shumice qytetin e Athines.Ne kete kohe fillloi te perdorej gjeresisht parmenda prej druri. Figuren e nje parmende te ketille ,madje edhe te pajisur me plor hekuri ,e ndeshim  ne faqen e nje eneje –hambar (pitos),e zbuluar gjate  germimeve  arkeologjike te kryera ne fshatin Tren te rrethit Korçe .
    Ne burimet e shkruara iliret i permendin  si mjeshtra te kultivimit  te ullirit ,rrushit dhe te pemeve te tjere frutore.Prej elbit ata nxirrnin nje pije te shijshme “sabaja”,ndersa ne Dyrrachion  prodhohej nje lloj vere   prej mjalti, e thirur me emrin” Balisk”.
     Nje ndikim per zhvillimin ekonomik  ne periudhen antike luajti edhe  mbreteria ilire.Per nevojat e shkembimeve ne tregun antik, u hodhen ne qarkullim monedhat e shtetit ilir,por edhe prerjet e qyteteve  të Apolonisë, Dyrrahut, Skodrës, Lisit, Bylisit, Amantias luanin nje rol te ndjeshem ne kembimet tregtare. Gjate shek.IV-II para Kr. prodhimet ilire konkuruan mallrat helene .
     .Shekujt IV-II para Kr. shënojnë lulëzimin ekonomik dhe kulturor të qyteteve ilire. Që në shek. IV para Kr. Dyrrhachioni qyteti kishte një kantier për ndërtim anijesh dhe mjeshtërit ilir permenden si ndërtues të aftë të anijeve liburne.Ne cdo qytet kishte   punishte për punimin e metaleve, të lëkurës, të prodhimit të qeramikës ,të pëlhurës etj.
    Pas pushtimit nga Roma me 168 para Kr.  iliret u futen gradualisht ne juridiksionit e administrates provinciale romake.Me ardhjen në pushtet të Oktavian Augustit, disa qytete ilire (Dyrrachium, Buthrot etj.) u shpallen koloni romake dhe ne mjediset  e tyre  filluan të zbatoheshin parimet e sistemit romak të ekonomise. Ne tokat pjellore u krijuan latifunde ku u zbatua gjeresisht puna e skllevërve. Pas   shek.II mbas Kr. projektuesit romake e orientuan ekonomine ilire ne zhvillimin e  bujqesise, blegtorise dhe shfrytezimin e minierave. Tregtia u orientua nga eksporti drejt Romes. Nje  prioritet te vecante iu perkushtua  qytetit  te Dyrrachiumit  ku ,per nje kohe relativisht te shkurter u ndërtuan: amfiteatri, biblioteka, terma publike, ujësjellësi si dhe shumë vila luksoze.
           Pas krijimit te provinces romake  te  Maqedonise per zhvillimin e infrastruktures  rrugore  ne Ballkan u  perpunua  nje strategji e ve cante. Ndertimi i rruges romake transballkanike(Dyrrachium-Thessalonik rreth 395 km), e thirur” Via Egnatia”,si vazhdim i “Via Apia “ne Itali ,beri te mundur zgjerimin e lidhjeve tregetare dhe shndrimin e  bregdetit te Ilirise Jugore si ure lidhese ne mes Perendimit dhe  Orientit.Rruga Egnatia ,e shtruar midis viteve 146-143 nga  prokonsulli Maqedonise, Cnaesus Egnatius, pershkonte distancen    nga Apolonia e Ilirise  ne Thesalonik me rreth  267 milje(395 km).  Me vone, pikenisje e Egnatias u be  kolonia e Dyrrachiumit dhe duke mbritur ne Bizanz ajo kish nje gjatesi prej  553milje (830 km). Gjurmimet e bera pergjat segmentit Dyrrachium-Philippi (kalldremet,urat e  gurit,kanalizimet etj), kane deshmuar per tekniken e ndertimit  te via Egnatias. Traktet ne forme kalldremi te ndertuar me gure plloçake, te zbulura   ne Kryeluz te Kavajes, Librazhd( Xhure ,Cekrez ,Dardhe), kane gjeresi qe varion 4-6.7 m.
    Dijetari i shquar romak , Ciceroni(106-43 paraKr.) do ta percaktonte kete rruge   me shprehjen e njohur:”nostra militare”.Por ,per  karakterin e  Via Egnatias  burimet e shkruara dhe objektet  e ndryshme  arkeologjike(relievet ,guret  miliare e vecanerisht mbishkrimet qe gjenden ne to ),flasin shkoqur se , krahas  shfrytesimit per operacione   ushtarake, ky aks  rrugor funksionoi vazhdimisht edhe  si arterie  prioritare e tregut nderrajonal.
         Qytetet koloni romake te Iliricumit Jugperendimor  kishin  lidhje të gjëra ekonomiko-tregtare me qendrat  kryesore portuale  të pellgut Adriatiko-Mesdhetar dhe sidomos me rajonet e gadishullit Apenin.Nga te dhenat epigrafike  rezulton se , pervec   perfaqesuesve  te shtresave te qytetareve te thjeshte ,dalin edhe emra qe kane te bejne me skllevër e liberte, por edhe te  profesione te ndryshme si ajo e shkruesit, muzikantit, kovaçit, karpentierit, rrobaqepesit etj.Në një mbishkrim të shek. II pas Kr. bëhet fjalë për një edil (kujdestar ndërtimesh), i quajtur Syr Epidamni nga Dyrrachiumi , për të cilin, pas vdekjes ,mjeshtrit karpentier, i kanë dedikuar  një monument.

    Perbri Egnatias, ne rajonet ekonomikisht te zhvilluar,  u ndertuan edhe nje varg stacionesh( mancio) .Nje i tille eshte Ad Quintum( ne afersi te   Scampinit), i ndertuar ne shek.II mbas Kr.,prane te cilit kishte  edhe nje   kompleks  monumental ( me  terme,nymfe, etj.).
         Via Egnatia  duke kaluar permes qendrave te medha urbane(Dyrrachium-Scampis-Lychnidos-Herakleia-Edessa-Pella-Thessalonike-Amphipolis-Philippi-Neapolis-Ankontisma -Traianopolis- Byzanz ), perfaqesonte  arteren me te shkurter qe lidhte  bregdetin e Ilirise jugperendimore  me Egjeun verior dhe  Bosforin.Ndersa te gjitha rruget e tjera ne veri dhe ne jug te saj ishin thjesht degezime. 
           Kjo rritje e tregut  provincial deshmohet arkeologjikisht ne qarkullimin e amforave te transportit te tipeve Dressel,Lamboglia dhe te llampave  te prodhuara nga firmat romake.Burimet historike dhe te dhenat epigrafike flasin shkoqur per presencen e tregetareve  romake ne Dyrrachium Thessalonike,Amphipolis,Apollonia,Pella Edessa etj.Keshtu ne nje stele varri te shek.I para Kr., e zbuluar ne Dyrrachium eshte shkruar ne greqisht emir i tregetarit nga Ankona.
           
     Qarkullimi ne qytetet ilire  i monedhave  të perandorit Hadrian dhe te A.Piut nuk eshte e rastit,por mbeshtetet nga fakti se  ndertimet me kryesore( ujesjelljellesat, banjot publike etj.) jane bere gjate sundimit te ketyre perandoreve . Gjate kesaj faze nga punishtet e qyteteve vazhduan te prodhoheshin sipas nje teknologjie te re  tullat e tjegullat. Pervec qeramikes sigilata italike, nuk perjashtohet mundësia  e ngritjes ne qytet e filialeve të firmave apenine .Artikuj mjaft te kerkuar ishin  kandilat e tipit me kanal(Firmenlampen) te prodhuar nga mjeshtrat italikë : FELIX, FORTIS, OCTAVI, NERI, VIBIANI, FESTI etj.cka provon  se  tregtia e qytetit ishte orientuar me gadishullit Apenino -verior.
       Edhe  enet  prej qelqi,  imitojne modele italike ose forma të  qeramikes arretine. Ato perfaqesohen nga urnat cinerare, shishet e vogla (unguentaret dhe balsamaret), eprovetat etj..  Me origjine nga Korinthi ,ashtu sic eshte konstatuar edhe ne  Apoloni, Butrint, Bylis ,jane kandilat korintike te firmave : KARPU, POSFORU, KALISTU, FLAVU etj.Qytetet e Ilirise Jugperendimore zhvillonin  nje tregti te rregullt me qendra  të Azise së Vogel, ishujt e Egjeut, nga Atika, Afrika e Veriut,te gadishullit  Iberik etj.
 Gjate periudhes se  shekujve te pare mbas Kr.   perbri qyteteve te via Egnatias tregetoheshin edhe mallra te ndryshme te prodhimit romak dhe ato qe importoheshin nga vendet ekzotike.(prodhime te farketarise,bizhuteri, etj.)          
         Me ndarjen e Perandonise Romake (viti 395), Iliria hyn ne perberjen e Perandonise Bizantine,nderkohe , ne kufijte e saj, u dynden gotet, avaret etj. Kriza e rendit skllavopronar dhe dyndjet e barbareve u pasqyruan ne ekonomine ilire me vendosjen e sistemit te kolonatit ne shek.IV te er. Shekujt IV-V te e.r. shenojne nje renie relative te qyteteve dhe zoterim te ekonomise bujqesore.Megjithate  periudha  e antikitetit te vone per portet e Epirit te Ri ishte koha e rigjallerimit  te lidhjeve tregtare me mjaft provinca dhe qytete  te Mesdheut.       Gjate kesaj  periudhe kemi   nje shkembim intensiv te artikujve te artizanatit lokal bizantin, me  importet orientale   e perendimore (gote ,longobarde etj). Ne  qytetet  e provincave bizantine te Epirus Novas,
Macedonia Prima e Secunda, Thessali,Rhodope,etj,krahas te tjerave, eshte zbuluar nje lende e pasur me plastike arkitektonike dekorative te prodhuara me mermer Prekonnesos dhe te Thasosit ,materiale keto, qe jane transportuar dendesisht nepermjet trasese se Egnatias.Keshtu ne  baziliken B te Philippit jane perdorur elemente arkitektonike prej mermeri te Thasosit,ndersa tek bazilikat e provinces  Epirus Nova(Dyrrachion ,Scampis etj.) ndeshen si materiale ndertimi  kolona e kapitele te importuara nga Preconesios.  
Per prefekturen e   Illyricumit(Praefectus praetoria Illyricum ) ,gjate  antikitetit  te  vone , Thesaloniki
ishte punishtja kryesore  e prerjes se monedhave bizantine,nderkohe qe  Dyrrachioni,Stoboi,Heraklea,Lynkestis,Amphipolis,Neapoli e qytete te tjere  konsideroheshin si qendra te medha tregetare perbri rruges Egnatia. Ne tregjet e e tyre qarkullonin amforat orientale , amforat cisterne te Samosit, ene te guzhines(terrasigillata  fokeane ,ene te tipit Griss ,etj).  Nder artikujt e importuar nga Egjeu dhe Azia e Vogel per ne Itali preferoheshin vererat, produktet  ushqimore tekstilet e mallra te tjere. Gjatë shek.V-VII  linjat më të rrahura detarë ishin itineraret:  Kerkyra-Patras-Korinth-Dyrrhachion; Dyrrhachion-Brindizi-Otranto; Dyrrhachioni -Olcinium-Salona etj.
     Në kushtet e sundimit bizantin, Durrësi ,Kruja, Scodra ,Lisus,Sarda, Berati ,Aulona etj ishin ndër qytetet e  Ballkanit (Hemusit) që  perballuan zigzaket e zhvillimit mesjetar.Ne shek. VII-VIII, si fazë e parë e mesjetës së hershme ,në kushtet e sundimit bizantin ,Durrësi, ishte ndër qytetet e paktë të Ballkanit (Hemusit) që perjetoi një periudhë “qetësie”.  Përfaqësuesi i fundit i dinastisë së Justinianit, Maurik Tiberi (582-602), bëri disa investime në Durrës. Njëfarë qëndrueshmërie arriti të kishte qyteti edhe në kohën e perandorit Herakli(610-641).
    Pas largimit të garnizoneve bizantinë në vitin 616, vartësia e qytetit të Durrësit nga pushteti  qëndror pësoi një shkëputje relative. Kjo bëri që në Durrës dhe në trevën përreth tij  të rigjallërohen organet e lashta të vetëqeverisjes lokale dhe të zhvillohej më tej tradita vendase me tipare të reja, tanimë feudale.
   Pas rinovimit te raporteve politike e ekonomike midis Bizantit  dhe perendimit( e vecanerisht politika e bashkeekzistences se perpunuar nga perandori Herakli, ) u vu re nje rigjallerim i tregetise me  qytetet italike. Keto mardhenie ishin kaq te gjera sa nje pjese e mire e rajonit te Pulias, te Sardenjes,Lacios,e Kampanias, pas  vitit 600 , thirej me emrin  “Bizanti  Perendimor “ 
    Aty nga mesi i shek.VII deri ne fund te shek.VIII ne tregjet e qyteteve ,qe munden te  mbijetojne(Dyrrachion,Thesalonik,Amphipolis, Philippi, Neapolis ,Chrystopolis etj), pervijoi nje tregeti aktive ,madje ne Thesaloniki vepronte kommerkiarios apothekes dhe nuk perjashtohet qe dege te saj te kishte edhe ne Dyrrachion e Chrysoupolis. Thesaloniku ishte kommerkiarioi nepermjet te cilit behej jo vetem rishperndarja e te gjithe prodhimeve te artizanatit bizantin, por edhe te mallrave italiane,lusitane ,  iraniane etj .  Prania e disa mallrave, sic duket italike, shpreh lidhjet me qendrat e perkundrejta  te Adriatikut .Keshtu perkrenarja e tipit Baldenheim (me origjine ostrogote),  e njohur si gjetje ne Heraklea Lynkeste,  Justininana Prima etj., mendohet se mund te jete prodhuar ne Ravene. Edhe enet prej qelqi italiko-verior gjate  shek.VII, ishin mjaft  te preferuar si artikuj ne tregjet e Dyrrachionit, Lissusit, etj.
    Gjate shek.VII, ashtu si ne mbare  perandorine , u vune re kufizime te qarkullimit te monedhave  edhe  ne rajonin e Adriatikut te Poshtem, shfaqje kjo e krizes se sistemit monetar ne gjithe perandorine bizantine . Duke qene nen kontrollin e drejperdrejte te sllaveve dhe te avareve , rruga Egnatia , gjate kesaj kohe ,pothuajse pushtoi se qeni si arter kryesor tregtar i perandorise.  Keto rrethana sollen si pasoje mbylljen e rruges baze te sferes se kembimit dhe te qarkullimit te monedhes ne Ilirikumin.
         Prirje per pakesim dhe madje, per nje nderprerje  te monedhes, pati dhe gjate shek.VIII. Duke filluar nga Konstanci IV Pogonati (v.668) e deri tek Theofili (v.829) zbulimet arkeologjike ne Shqiperi,  kane dhene fare pak  gjetje  monetare dhe per rrjedhoje nuk mund te behet fjale per rrjedhshmeri normale te qarkullimit monetar gjate kesaj  periudhe. Por megjithese ky kufizim i  qarkullimit monetar solli veshtiresi te ndryshme ne ekonomi . Pavaresisht nga ky nivel prodhues i qyteteve  te Adriatikut te Poshtem , prapeseprape germimet arkeologjike dhe burimet flasin per nje vazhdimesi te panderprere te jetes qytetare  edhe gjate kesaj periudhe.
         novelat bizantine të shek.VIII-IX, flitet për Arhondinë e Durrësit, si qarku më i madh e më i rëndësishëm dhe  ndër brezat bregdetarë të Adriatikut lindor. Durrësi ,me skelën e tij njihej si baza më e madhe e flotës ushtarake bizantine dhe arhondi (sundimtari) kishte në kontroll të gjithë komandantet e kësaj flote. Gjatë  kesaj periudhe  qyteti pati lidhje dhe kontakte të drejtpërdrejta ose anësore me
Konstandinopojën,Selanikun dhe me qytete të tjera të Bizantit.
      Roli i qyteteve u rrit akoma me tej pas themelimit te themave. Pozicioni i favorshem gjeografik i themave te Dyrrachionit,Thesalonikut,Strymonit dhe Macedonise, riperteritja e Via Egnatias, (qe ne kete kohe thirej edhe me emerin “Via Dyrrachion”),fuqizimi i kontakteve me rajonet e Mesdheut, rritja e vleres se monedhes bizantine te gjitha keto bene te mundur qe midis shek.IX-XI te perjetohet  nje impuls te ri ekonomik. Ne tregjet e Via Egnatias, gjate kesaj kohe , qarkullonin prodhimet e qeramikes (tipet Otranto I e II),  nje numer i larmirte me stoli te natyres ballkano-bizantine : vethe, unaza, varese, byzylyke, mjetet e liturgjise (enkolpione te tipit “Holy Land”,  kryqe e shandane )
       Via Egnatia dhe akset qe lidheshin me te :Rruga e Sofjes, Rruga transversale (Naissus-Serdika-Portes Trajanes-Philippoi-Adrianople) ,ishin arterieret kryesore te trafikut tokesor te Ballkanik qendror dhe jugor  gjate shek.IX-XI.
      Në fillim të shek.XI në Durrës kishte një lagje që banohej kryesisht nga tregetare  venedikas dhe amalfianë. Gjeografi i shquar arab i shek.XII Abu Abdullah Al-Idrizi e quan Durrësin si “…qytet i madh dhe me shumë banorë  .     
     Gjate shek.XII-XIV, periudhe që përkon me kohën e vonë bizantine, në qendrat e bregdetit të Arbanonit janë vërejtur ndikime të kulturës romaniko-gotike. Ky proces pati intensitet të dukshëm pas vendosjes së normanëve në Durrës me 1081. E ndersa në fazën e parë (1081-1204) kemi të bëjmë me ndertime  të pjeshme të arkitekturës e artit perëndimor, në fazën e dytë (1204-shek.XIV), me ndermjetësinë e urdhërave franceskanë e domenikanë, u ndërtuan në Durrës dhe në prapatokën e tij (Cetë, Rodon etj.) kisha të mirëfillta të stilit romaniko-  gotik.
    Ne fillim te shek.XIII (vitet 1204-1213) Durresi ishte organizuar ne formen e  Dukatit te tipit venecian dhe  kish arritur nje zhvillim te dukshem ekonomik, me popullsise qe llogaritej me rreth 25.000 banore.    Edhe gjate shek.XIV-XV  administrata  e Venedikut  ne Durres kishte sjelle  ne qytet pronare  me prejadhje nga fisnikeria italiane (De nobili genere).Midis tyre kishte  familje te shquara,si Kontarenet,Maurot,,Barbadigot etj.,qe kishin blere toka e bageti  jo vetem ne Durrres,por edhe ne Vlore e Butrint duke ngritur ne afersi te ketyre qyteteve  edhe fermat e tyre (casale).
Ne kete kohe permenden zanatcinj te ndryshem : botari (prodhuesit e vozave), lekurpunuesit, kepucaret, bukepjekesit, kasapet (macellarius).etj.. Qytetet arberore  kishin unifikuar  masat e peshave dhe vulat qe vendoseshin  mbi thaset e kripes. Midis mallrave   kryesore qe  eksportoheshin nga Arberia  per ne tregjet e Adriatikut ,e vecanerisht per ne Venedik,Ankona,Raguze etj, pervec kripes dhe peshkut, kishte edhe prodhime te tjera si:dritherat,bulmetra verera,dyll,mendafsh,lekura,lende druri,bageti te gjalla, kuajt (albanos hyppos) etj. Tregtaret durrsake permenden me anijet e tyre ne Venedik.  Nder artikujt e importit qe vinin nga Venediku, Raguza e qytete te tjera italike ishin cohrat e shtrenjta, armet, stolite prej ari, xhamat, orendi shtepiake  etj.Ne tregun e Durresit ,Shkodres ,Vlores e gjetke  , sic ka rezultuar edhe nga germimet arkeologjike,ishin mjaft te preferuar enet me glazure te prodhimeve veneciane
            Per gjallerimin e tregut,krahas monedhave te njohura te te Republikes,Venediku preu dhe vuri ne qarkullim  prerjen e re me legjenden : DALMAT  ET  ALBAN.
Deri  ne fund shek. XV per nga niveli  ekonomiko-shoqeror ,Arberia  ecte krahas vendeve të tjera adriatiko-ballkanike. Por pushtimi osman e nderpreu ketë zhvillim.     
          Sipas kronikanëve osmanë të shek.XVI Durrësi apo sic e cilësojnë ato, Konstantinopolis i dytë, u pushtua nga turqit më 15 gusht 1501Pushtimi otoman pati pasoja të rënda jo vetëm për Durrësin, por dhe për mbarë Arbërinë. Qyteti  i madh dhe hijerëndë u transformua në një qytet të vogël me 100-120 shtëpi duke mbetur i tillë për një periudhe relativisht të gjatë
            Gjatë shekujve XVI-XVII qytetet shqiptare u përfshine  në njësitë administrative-ushtarake turke,  te sanxhaqeve dhe kazave. Vetëm në shek.XVII Durresi  filloi ta rimarrë veten duke u bërë qendër e tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së mesme. Tregtare venedikas, raguziane e fiorentinas te  kesaj kohe kerkonin te eksportonin nga Shqiperia nepermjet skeles se Vlores, Durresit dhe Lezhes. Gjate shek.XVII  Durresi u shdrua qendra  kryesore e vendit ku, nepermjet skeles se tij,qarkullonin mallrat e tyre rreth 100 tregtare vendas( nga Shkodra, Elbasani, Voskopoja etj)dhe te huaj,qe kishin   edhe magazinat e tyre ne kete qytet. Vetem gjate vitit 1699 u eksportuan nga Durresi per ne Venedik 3000 kv dyll, 15000kv lesh te cilesise se pare dhe sasira te medha lekure .   Tregtia tranzite me karvane ndiqte rrugen e vjeter Durres- Elbasan- Oher- Selanik                    
      Durresi gjate shek.XVIII konsiderohej si porti kryesor i Shqiperise, madje edhe  si skela me rendesi nderballkanike ku ishin vendosur disa konsullata te vendeve europiane. Prodhimet shqiptare terhoqen vemendjen e mjaft shteteve evropiane. Keshtu Franca themeloi zyren konsullore ne Durres ne 1669. Pas vitit 1718 ne Durres krijohen agjensi konsullore edhe Anglia , Hollanda, Venediku, Raguza dhe Austria.
      Aty nga fund i shek. XVI-fillimi i shek.XVII ,ekonomia e vendit nisi ta rimarre veten, çka  çoi në rigjallerimin ekonomik  te qyteteve si: Berati, Shkodra, Elbasani, Prizreni, Gjirokastra etj.    shek.XVIII Franca, Venediku, Hollanda, Raguza e më vonë Austria, kishin ngritur ne Durres konsullatat e tyre. Në mesin e shek.XIX qyteti kishte 84 dyqane, 64 magazina, 8 hane të bukura  si dhe disa konsullata dhe agjensi të huaja.
   Në harkun kohor ,fundi i shek XIX- fillim të shekullit XX ,Shqiperia  përfaqësonte një vend  të vogël të tipit oriental ku mbizotëronte prodhimi zejtar.  Përmes porteve detare si :Durresi e Vlora  tyre realizoheshin eksportet dhe importet  detare me pellgun Adriatiko-Mesdhetar ,ashtu dhe me Evropën Qendrore. Nga limani Durrësit eksportoheshin drithra buke për në tregjet e Venedikut, Triestes dhe Dalmacisë. Në Austri dhe Egjypt dërgoheshin kafshë të gjalla. Lëkurat e kafshëve dhe leshi shiteshin në Venedik, ndërsa duhanin e dërgonin për ta përpunuar në fabrikat e cigareve të Milanos. Nga ky port eksportoheshin  gjithashtu fasule, farë liri, brirë kafshësh etj. Importi përbëhej nga prodhime industriale dhe bujqësore si dhe lëndë të parë: zink, kallaj, llamarinë etj.













    [1].M. Korkuti-F.Prendi, Modelli e strutture insediative durante il Neolitico e l'Eneolitico in Albania.  "Mem. Museo Civ. St. Nat. Verona": Sez. Scienze Uomo, 4, 1995,  pp..  99-103, 
                    [2]. M. Korkuti, Rapports de civilisation illyro-égéens a l'âge du bronze et survivances de certains objets de type mycénien à l'âge du fer), "Studia Albanica" 1970,  2,  f.  43-59.G.Touchis – P.Lera,  Le bronze moyen dans le bassin de Korçë á la lumière des fouilles de Sovjan, L'Illyrie Méridionale et l'Épire dans l'Antiquité –IV: Actes du IVe ,colloque international de Grenoble (10-12 octobre 2002). Paris, 2004,  f.  23-28.
    [3].B.Jubani, Il traffico e gli scambi commerciali–culturali fra l'Albania ed i paesi limitrofi nella prima epoca del ferro.  "Südost-Europa-Schriften band 17. Prähitorische Archäologie in Südosteuropa band 11". Handel, tauch und verkehr im bronz-und frühei-senzetlichen Südosteuropa. München-Berlin, 1995,  f.  363-369.

     [4]. H. Ceka - N.  Ceka, Sur le développment de l'état ches les Illyriens,Studime Historike"1969,  2,  f.  133-143.

   [5]. P.Cabanes,   La presence grecque sur la côte orientale de l’Adriatique en Illyrie du Sud. Greek influence along the East Adriatic Cost. Proceedings of International Conference held in Split from September 24th to 26th , 1998. Split, 2002.  f.  51-62.

  [6].S.Anamali ,Arkeologjia e Bujqesia ,Trane 1980,p.16.
  [7].Sh. Gjongecaj- O.Picard, Drahmes d'Apollonia et de Dyrrachion dans les Balkans.Studia Albanica, 1/2005. Tiranë, 2005,  f.  139-154.

   [8]. S.Islami, Problems of Illyrians History,Studia Albanica, 2000, XXXIIIe année. Tiranë, 2001,  f.  47-55.

  9. A.Hoti,  Epidamn–Dyrrhachion,Tiranë, 2006,pp.22-26.
    [10].  A.Hoti-D.Komata,Via Egnatia: The Dyrrachion – Philippi,itinerary.”2 nd Internacional Conference  of Ballkan Historical  Studies”,(Kavala,15-18 september 2005),pp.112-114.

   [11].  A.Hoti-D.Komata,Via Egnatia…,idem.
  [12]. A.Hoti,  Epidamn...,
  [13]. L’arte albanese, 88, nr.355.
  [14]. F.Tartari,La nécropole du I er –IV e SC. de notre ère a Durrachium,pp. 43-97.
[15]. E.SHEHI‘ I rapporti commerciali di Dyrrachium  e di altre citta dell Illyricum del sud con i centri del Mediterraneo (III secolo a.C.-III secolo d.C), Atti del 1° incontro scientifico Antichità Altoadriatiche LII,Trieste 2003,p. 214.

  [16]. F.Tartari,La nécropole…,idem.
  [17]A.Hoti-D.Komata,,Via Egnatia: The Dyrrachion – Philippi,itinerary.”2 nd internacional conference  of Ballkan historical            studies”,(Kavala,15-18 september 2005),pp.112-114.


    [18].A. Hoti, L’Illirico Sudoccindentale nei IV-VII secolo’  Gli  Illiri e l’Italia, Atti del Convegno Internazionale di Studi, Treviso, 16 ottobre 2004, Treviso 2005, 53-75.
    [19] A.Hoti-D.Komata, Trade relations between the ancient tomns of Albania and the Aegeus region during the IV-VII centuries, Η ΚΑΒΑΛΑ ΚΑΙ ΤΑ ΒΑΛΚΑΝΙΑ (20-23 Σεπτεμβρίου 2001), Καβαλα 2004, pp.167-180.
   [20] . A. Hoti- H. Myrto,‘ Imperial Byzantine coins from Durrës’, Iliria, 1991, 1-2, 91-122.
     
   [21]. A.Hoti,Des croix médièvales trouvées en Albanie.  "Iliria",  1995,  1-2,  f.  241-248.

  [22].A.Hoti,A treasury of coins of Alex Comnen I from Durrës, “Iliria”, 1994, 1-2,  f. 249-266
  [23]. A.Hoti,  Epidamn...,
  [24]. Historia e …, 2002.f.263             

 [25]. Historia e ,  f.266,268-269.
 [26].A.Hoti Glazed pots from the city of Durrës of the 10th-15th cent,  “Iliria”,1989, 1, f. 213-230.
 [27]A.Hoti, The archaeological excavations of the   year 1988 in the  city of Durrës,   “Iliria”, 1988, 2, f. 271-272.
 [28] . S. Santoro - A. Hoti - B. Sassi’L’Anfiteatro di Durazzo.Studi e Scavi 2004-2005,” Annali Scuola Archeologica Italiana”,Atene LXXXIII, s.III,4, T.II,  2004, p.725.
30. Historia e …, f.577,pp.599-600.
 31. Historia e …, f.618.
 32.A.Hoti,  Epidamn..,p.41.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME