Ekonomia e trojeve ilire gjatë Mesjetës së Hershme



http://eseshkolle.blogspot.com/
Ekonomia e trojeve ilire gjatë Mesjetës  së Hershme
Ekonomia Mesjetare e Hershme
Periodizimi: fillimi shek. VII (602) – fundi shek. XI (1081).  Mesjeta e hershme.
Zhvillimet ekonomiko-shoqerore hyjnë në një humnere historike. Ndryshe njihet vitet e krizës mbarbotërore.
Faza I: shek. VII-VIII.  Nuk ka dokumenta të shkruara ekzistojnë vetëm dy dokumenta fetare.
Faza II: shek. IX-XI. Ekzistojnë dokumentat e shkruar, përmenden Arbërit (si nocion). 
Mesjeta hershme njihet si krizë e financës dhe prodhimit.  Mungojnë të dhëna për qarkullimin monetar, qytetet reduktohen.
Vërehet një reduktim i hapësirave urbane në qytetet Dyrrah, Scodra, Lissus, (Durrësi nga 120 ha reduktohet në një sipërfaqe prej 15-20 ha).
Përqendrim të aktivitetit prodhues në zona të kufizuara.  Kryesisht dalin të populluara zonat kodrinore e ato në brendësi të vendit.
Pothuajse zhduken qytetet e jugut të vendit.
Ndryshime në organizimin territorial, duke rifortifikuar vetëm një pjesë të sipërfaqes së mëparshme urbane të qyteteve paleokristiane.
Shek. VII- në qytetin e Dyrrahut, ndeshet tipi i kështjellës, si formë e reduktuar e planimetrisë së qytetit paleokristian, brenda akropolit.
Shek. VII Durrësi shfaqet në trajtën e arhondisë.
Kishte në juridiksion një territor me kufinj konvencional.
Mbeti qendra kryesore qytetare dhe baza e vetme ushtarake e Bizantit në bregdetin e Adriatikut.
EKONOMIA MESJETARE E HERSHME NE ILIRI
Hapësira territoriale të tri provincave bizantine (Praevalitania dhe Dy Epirët) u formezua gradualisht si një zonë kulturore e nënndarë në tri grupe: grupi Komanit, grupi i Arhondisë së Durrësit dhe grupi jugor.
    - Tri grupet kulturore si në aspektin ekonomik dhe në atë kulturor predominon kultura bizantine ndërsa  elementët e rinj lokale (protoarbëror), përfaqësohen me një numër të kufizuar objektesh.
   - tipologjikisht i përmbahen tipeve te njohura ballkano-bizantine.
   - objektet e argjendarisë:  fibulat me këmbë të përthyera, mbeti një stoli tepër e preferuar per t’u prodhuar nga artizanët vendas edhe gjatë shek. VII.
Dyrrahu gjatë Mesjetës së Hershme
Shek. VII-VIII Dyrrhachioni pati një zhvillim të kufizuar të veprimtarisë ndërtimore pa e ndryshuar dot fizionominë qytetit të periudhës paleokristiane.
U ruajtën po në atë gjendje muret rrethuese bizantine. Ishin gjithashtu në përdorim disa monumente të tjera: Forumi, kapela e amfiteatrit e bashkë me to edhe kisha e Shën Anargjirëve.
Nga ana zhvillimit ekonomik, shek. VII në Dyrrhachion, u vunë re kufizime të qarkullimit të monedhave, shfaqje kjo e krizës së sistemit monetar në gjithë Bizantin. Si pasojë një kufizimi të ndjeshëm i sferës së këmbimit dhe të qarkullimit të monedhës vërehet në gjithë rajonin e Illyricumit Jugperëndimor.
Ndërprerja e qarkullimit monetar solli vështirësi të ndryshme në ekonomi dhe në nivelin prodhues të qytetit të Dyrahut.
Rruga Egnatia për disa kohë pothuajse pushoi së qëni, arter kryesor tregtar i perandorisë. (Duke qënë nën kontrollin e drejpërdrejtë të sllavëve e të avarëve).
Kjo gjendje e mosqarkullimit të monedhave përveç shkaqeve më të ngushta rajonale gjen një shpjegim edhe me krizën e përgjithshme të sistemit financiar që preku tërë perandorinë.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME