JOHN DEWEY, FILOZOF I PRAGMATIZMIT.



JOHN DEWEY, FILOZOF I PRAGMATIZMIT.
http://eseshkolle.blogspot.com/

John Dewey djalë i njën tregtari, u lind më 20 tetor 1859 në Burlington,Vermont SHBA. Mbasi mbaroi liceun në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, filloi studimet në Universitetin e Vermontit. Pas provimit të mbarimit të studimeve më 1879, dha për dy vjet mësim në liceun e South Oil City (Pensilvani) dhe disa muaj në një shkollë fshati të Vermontit. Pas dy kërkesash për bursë, që nuk ia dhanë, më 1882 mori hua pesëqind dollarë për të mundur të vazhdonte studimet dhe u regjistrua në Universitetin \”Xhon Hopkins\” të Baltimorit. Aty, mes të tjerash, ndoqi mësimet e logjikës të matematikanit Çarl Sanders Pirs dhe zbuloi filozofinë e Hegelit. Më 1884, Dewey  mbrojti tezën mbi psikologjinë kantiane dhe po atë vit filloi të jepte mësim në Universitetin e Miçiganit. Më 1886, u martua me Alisë Shipmanin. Më 1894, u thirr në Universitetin e sapohapur të Çikagos për të drejtuar Institutin e Filozofisë dhe të Psikologjisë, me të cilin ishte lidhur pedagogjia. Ai krijoi një laboratory school, shkollë eksperimentale, që u bë shumë shpejt e njohur jashtë Çikagos me emrin \”Dewey School\”. Në bashkëpunim me të shoqen, iu fut vënies në jetë të parimeve të edukimit demokratik. Botoi më 1899 bazat e filozofisë së tij të edukimit te The School and Society (Shkolla dhe shoqëria). Por, pas shtatë vjet e gjysmë funksionimi, përvoja u ndal si pasojë e një grindjeje midis Deweyt dhe presidentit të universitetit. Më 1905, Dewey  u nis të jepte mësim në Universitetin Kolumbia të Nju-Jorkut, ku qëndroi deri më 1930. Gjatë kësaj kohe dolën shumë vepra: Democracy and Education. An Intrcduction to the Philosophie of Education (Demokracia dhe edukimi. Hyrje në filozofine e edukimit, 1916), Reconstruction in Philosophy (Përtëritja e filozofisë, 1920), Human Nature and Conduct. An Introduction to Social Psyckology (Natyra njerëzore dhe sjellja. Hyrje në psikologjinë shoqërore, 1922) dhe Experience and Natur (Përvoja dhe natyra, 1929). Turne konferencash e çuan Deweyn  në Japoni, Kinë, Turqi, Meksikë dhe në Bashkimin Sovjetik. I angazhuar shumë politikisht, ai bashkëthemeloi sindikatën e parë të mësimit në Shtetet e Bashkuara, pastaj American Association of Universitv Professor.
Më 1937, anëtar i komisionit të pavarur të hetimit mbi Leon Trockin, ai u shpreh kundër çdo dënimi. Dewey vazhdoi veprimtarinë e tij letrare deri në moshë të thyer. Ai botoi më 1938 Logic: Tke Theory of Inqiary (Logjika: teoria e kërkirmit). Dewey vdiq në Nju-Jork më 1 janar 1952, në moshën nëntëdhjet e dyvjeçare.
John Dewey mundi të ndihej i përforcuar në disa nga analizat e tij nga shkenca moderne, kur fizikani Verner Haisenberg botoi më 1927 teorinë e tij të \”marrëdhënies së papërcaktueshmërisë\”: në fushën e fizikës, rezultatet e shifruara varen gjithmonë nga veprimtaria e vëzhguesit; nuk ka asnjë mundësi të arrish në vlera të pranueshme \”në vetvete\”.
Shekulli XX ka qenë më shumë si një shekull \”amerikan\”, vlera të tilla si liria individuale apo optimizmi i \”së mundshmes\”, që i bën të gjithë kufijtë të kapërcyeshëm, nginjën botën e sotme. Xhon Dauej (John Dewev) i mishëroi këto vlera në mënyrë shembullore dhe i zhvilloi në një drejtim që sot edhe kundërshtohen në Shtetet e Bashkuara, por që në kohën e tij ndihmuan në mënvrë vendimtare në suksesin e amerikan way of life: liberalizmin në rrafshin moral dhe politik, përfshirjen në rrafshin shoqëror.
Profesor në Universitetin e Çikagos më 1894, punoi në këtë qytet për reformën shkollore, pastrimin e lagjeve të varfra (sforos) dhe në trajtimin e ndershëm të organizatave punëtore. Vepra e parë që e bëri të njohur në Shtetet e Bashkuara, The School and Society (Shkolla dhe shoqëria), trajtonte pedagogjinë dhe reformën shkollore. Pas vendosjes në Nju-Jork më 1916, Dauej paraqiti tërësinë e filozofisë pedagogjike -të zbatuar në praktikë përmes themeiimit të një shkolle eksperimentale në Çikago – në veprën më të lexuar dhe më të rëndësishme, Democracy and Education (Demokracia dhe edukata); ajo përmbante pikat themelore të veprës së tij të ardhshme. Për Dauejin, fiiozofia është teori e edukimit sepse, në ndryshim nga shkencat e përvetësuara individualisht, ajo nuk merret vetëm me njohjen, por edhe me qëllimet në emër të të cilave kërkojmë këto njohje, pra edhe për mënyrën më të mirë për të jetuar. Çdo fëmijë ka të drejtë të fiksojë objektiva dhe të përcaktojë ato që duhet të kërkojë bashkërisht me të tjerët, në vetë interesin e tij. Çdo edukim është një edukim për demokraci. Qëllimet që fikson një qenie njerëzore nuk janë që në fillim qëllim i njohjes, por janë gjithmonë objektiva praktike, më të përparshme se çdo njohje. Vazhdimi dhe realizimi i këtyre objektivave përbën atë që krijon risinë në botë dhe që zgjeron horizontet tona. Praxis shkencor krijon gjithashtu risi: njohjet shkencore nuk kufizohen në atë që është kapur në një \”realitet\” objektiv të pandryshueshëm, por janë rrjedhojë e përpjekjeve të pareshtura dhe të përtëritura për të formuar realitetin.
Objektivat praktike e shtyjnë vazhdimisht shkencën drejt skicave të reja. \”Realiteti\” – domethënë ajo që ka me tëvertetë rëndësi për ne – ekziston vetëm kur përpiqemi praktikiskt (eksperimentalisht) të vëmë në jetë një projekt, një hipotezë, një plan, një teori dhe arrijmë një rezultat që është i dobishëm për ne. Çdo dituri – dhe jo vetëm shkenca – është praxis dhe del në pah në jetën aktive; e tillë është teza themelore e \”pragmatizmit\” amerikan, filozofi e veprimit, themeluar nga Çarl Sanders Pirs (1839-1914), e shtjelluar dhe e përhapur nga miku i tij Uiliam Xhejms.
Njohja me mendimin e Fridrih Hegelit e ndihmoi Dauejin të zhvillonte teorinë pragmatike. Në të vërtetë, edhe Hegeli kishte paraqitur realizimin e \”diturisë\” si proces praktik, në të cilin nuk bëhet fjalë për subjektin që të njohë një realitet objektiv të dhënë që më përpara: ky realitet është krijuar në të njëjtën kohë me njohjen që marrim prej tij. Për Dauejin, njohja arrihet në fund të një procesi në tri kohë, që të kujton dialektikën hegeliane: realiteti, përvojë e grumbulluar që më përpara, zgjerohet dhe vihet në diskutim nga një veprim i orientuar, nga një eksperimentim që mund të jetë sa fizik aq edhe politik; prej këtej rrjedh një realitet i ri, që do të lejojë ngritjen e planeve të tjera për veprim ose hipoteza të punës dhe kështu më tej. Njohja pra nuk është afrimi i një realiteti që ekziston \”në vetvete\”, por krijimi i tij. Ashtu si te Hegeli, subjekti dhe objekti i njohjes janë, në instancë të fundit, të njëjtë: të ngjizur në këtë mënyrë, ata bëhen \”funksion\” i të njëjtit proces. Prodhimi i një objekti ose një njohjeje sigurisht që përdor subjektin, me qëllim që ai të përpunojë objektin, por edhe objekti që, për qëndresë, e lejon subjektin të formohet duke ndryshuar nga kontakti me të.
Nëse është e gabuar të ndash subjektin nga objekti, vetëdijen dhe botën, shpirtin dhe materien, detyra themelore e filozofisë është të tregojë se si është arritur te kjo ndarje. Dauej do ta kërkojë zanafillën e këtij dualizmi – që përshkon tërë historinë e fiiozofisë – në një interpretim tërësisht materialist të mendimit hegelian, që e çoi tek i njëjti rezultat si Karl Marksin: çdo gjë ka ardhur nga pozita shoqërore e fiiozofit në Athinën e Antikitetit.
Filozofët, që i përkasin një klase shoqërore konservatore të përtacëve, nuk kishin nevojë të punonin; ata nuk e shihnin pra realitetin si një proces që zhvillohet, por si një qenie statike, që i është dhënë vetëdijes së tyre soditëse. Edhe në ditët tona, si pasojë e ndarjes së shoqërisë sonë në klasa, empiristët e pastër janë njerëz me një ndjenjë praktike, të shkëputur nga objektiva superiore; racionalistët, për kundërshti, kanë të bëjnë me objektiva të përgjithshme të veprimtarisë shoqërore, por jo me praxis. Ai që do të përcaktojë veprimtarinë e tij në vartësi të realitetit, është realist; ai që mund dhe do të shkëputet nga realiteti, është idealist. Ai që nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar gjërat, është tradicionalist; ai që mendon se risia është e dobishme, është progresist. Dauej e vlerësonte veten progresist dhe se i përkiste atij të krijonte nëpërmjet praxis të tij diçka të re, me qëllim që të zgjeronte horizontin e diturive njerëzore. Në ndryshim nga Marksi dhe pavarësisht nga gjithë kritikat e mundshme që bën shoqëria e klasave, Dauej e shihte zhvillimin njerëzor të ruajtur më mirë nga një shkencë e orientuar drejt praktikës, sesa nga \”proletariati\”. Zhvillimi, duke mos patur një qëllim të fiksuar përfundimisht, si për shembull atë të një shoqërie pa klasa, është i pakufizuar. Ai është – krejtësisht në kuptimin bergsonian të \”zhvillimit krijues\” – krijim i pakufizuar i realitetit duke nisur nga ajo që tashmë është fituar. Ai simbolizon gjithashtu idealin amerikan të \”kufirit\”, të cilin e shtyn përherë e më larg.
Pragmatizmi u themelua me frymën e gjetjes së një koncepti shkencor mbi të vërtetën, i cili nuk është i varur as nga pikëpamja personale (ose zbulimi) dhe as nga mbështetja te ndonjë mbretëri metafizike. Saktësia e një gjykimi duhet të gjykohet nga efekti që ka në veprimet tona dhe e vërteta duhet të shihet si ajo mbi të cilën do të pajtohej ultimatikisht i gjithë komuniteti shkencor. Kjo duhet të shihet si principi udhëheqës, më shumë definicion, se çfarë do të thotë për diçka që të jetë e vërtetë, megjithëse detajet se si duhet të interpretohet ky princip janë bërë temë diskutimi prej kur Peirce i themeloi. Si neo-pragmatisti  shumica janë të bindur se sipas pragmatizmit e vërteta e besimeve nuk përbëhet nga korrespondenca e tyre realitetin, por në dobinë dhe efikasitetin e tyre.
Filozofët e fundit të shekullit XIX dhe William James ishin bashkë-themeluesit e tij, dhe ai u zhvillua më vonë nga John Dewey si Instrumentalizem. Meqë dobia e një besimi në një kohë mund të jetë e rastësishme në rrethana përkatëse. Kritikët e kanë akuzuar pragmatizmin si viktimë të një mashtrimi të thjeshtë: për shkak se diçka që është e vërtetë del e dobishme, kjo dobi është bazë për vertetësinë e saj. Mendimtarët në traditën pragmatiste përfshijnë John Dewey.  Pragmatizmi ka marrë drejtime të ndryshme kohët e fundit nga Richard Rort.
Ironi e çuditshme e Historisë: ai është një mendimtar i madh amerikan, ndoshta më i rëndësishmi ndër të gjithë,  ka vdekur 60 vjet më parë, dhe  ne (në Francë, shënim i redaksisë)  sapo kemi filluar ta lexojmë… dhe po zbulojmë se ai flet më mirë se kushdo tjetër për aktualitetin! Për çështjen e  rithemelimit të shkollës? Ai është një nga shpikësit e pedagogjisë moderne. Flasim lart e poshtë për “vlerat”, pa e kuptuar mirë se për çfarë po flasim.  Ai ka menduar rreth formimit dhe kuptimit të tyre. Duket sikur demokracia është në kllapi? Ai shpjegon se demokracia, më tepër se një regjim politik, është një mënyrë jetese. Për çështjen e rolit social të filozofisë, të vendit thelbësor të eksperiencës në ekzistencë, të rishpikjes së humanizmit? Dewey ka zhbiruar të gjitha këto dhe ne kemi një mijë arsye ta lexojmë dhe të kuptojmë përmasën e efikasitetit të pragmatizmit të tij.
Kujdes mos ngatërrohemi! “Pragmatizmi” është një model i llojit. Në fjalorin e filozofëve ky term nuk tregon më, sikurse ndodh në gjuhën e përditshme, realizmin në biznes, ose në politikë, që bën të heqësh dorë nga vlerat dhe idealet në emër të interesave të kuptuara mirë. Në filozofi,  pragmatizmi është një rrymë mendimi që i konsideron të vërtetat si procese dhe mendimet si eksperienca. Po e rizbulojmë në Europë, pasi e lamë  për ca kohë në harresë.
Datat e lindjes së lëvizjes: midis 1865 dhe 1872. Vendi: Kembrixh (Massachusetts). Rreth një filozofi, logjicieni dhe astronomi gjenial, Charles Sanders Peirce (1839-1914) u mblodh një grup shumë diskret, por me shumë ide të reja, Klubi metafizik. Qëllimet e këtij grupi nuk janë modeste: të rimendohen nocionet e së vërtetës, të dijes, të filozofisë – ndër të tjera… Njëri prej anëtarëve, Wlliam James, e bëri popullor termin “pragmatizëm”, “emër i ri për ide të vjetra” gjatë viteve të para të shekullit XX.  Bergsoni shkroi parathënien e përkthimit në frëngjisht të librit të tij “Pragmatizmi”.  Por zhvillimi filozofik i lëvizjes mbeti para së gjithash një çështje amerikane.
Mendimtari – lumë
Figura qendrore ishte  John Dewey. Ky mendimtar – lumë analizoi dhe shndërroi metodat e edukimit, marrëdhëniet me shkencat, konceptimin e demokracisë, qasjen ndaj jetës së përditshme, kuptimin që merr barazia e sekseve, vendin e vlerave, rolin e arteve, rindërtimin e filozofisë. Nga cilado anë, të lexosh Dewey është vërtet stimuluese dhe nuk mund të vazhdojmë ta injorojmë. Shumica e teksteve madhore janë përkthyer tashmë në frëngjisht…me disa dekada vonesë!
Sa turp për indiferencën  tonë, për vetëmjaftueshmërinë, për neglizhencën! Më në fund, ka ardhur momenti të marrim në konsideratë këtë filozof të konsiderueshëm. Për nga shtrirja e veprës së tij: jo më pak se 37 vëllime te The Collected Works.Për nga jetëgjatësia e ndikimit të tij: ai vdiq në moshën 92-vjeçare, në vitin 1952, pasi jetoi në mënyrë mbiaktive treçerek shekulli. Për nga larmia e ndërhyrjeve të tij politike, për nga fama e emrit, jo më pak i famshëm se  Bertrand Russell. Por para së gjithash, sigurisht, për nga forca e analizave të tij dhe uniteti i  përçapjes së tij.
Sepse ky njeri nuk fluturoi nga njëra temë te tjetra. Mendimi i tij unifikohet nga nocioni i eksperiencës. Ai i jep një përmbajtje të re kësaj ideje të vjetër, shumë më të gjerë se kuptimi i saj i zakonshëm. Për Dewey, përvoja përmbledh dhe kombinon të gjitha ndërveprimet tona me mjedisin, qoftë atë fizik, biologjik, familjar, social. Dhe kjo eksperiencë nuk është kurrë pasive:  për të, nuk është nga njëra anë bota dhe nga ana tjetër ndërgjegjja, që regjistron fenomenet e jashtme. Përkundrazi, çdo eksperiencë dhe çdo ekzistencë ndërtohet nga ndërveprimet, nga formësimet reciproke, nga “transaksionet” siç i quan ai, ndërmjet një pafundësie faktorësh.
Pragmatizmi i Dewey është para së gjithash një mendim i procesit: në mendim dhe në botë, gjithçka është “in the making”, në bërje e sipër. Në këtë mënyrë, ndryshon edhe ideja e së vërtetës: idetë tona, kriteret tona morale, estetike ose politike, nuk janë të përjetshme. Ato rezultojnë nga shkëmbimet dhe janë në evolucion të përhershëm. Karakteristika qendrore e kësaj qasjeje është se heq qafe një herë e mirë bashkësitë e mbyllura. Në vend që ta ngurosë njeriun, natyrën, shkencën, shoqërinë në sfera të izoluara  dhe të mbyllura në vetvete, filozofi propozon që marrëdhëniet midis tyre të konceptohen në aspektin e tyre të lëvizshëm dhe evolues.Këtë kuadër të përgjithshëm, John Dewey e shpjegon dhe e justifikon në shumë punime themeluese me një densitet të madh teorik. Eksperienca dhe natyra, botuar në vitin 1925 dhe përkthyer kohët e fundit në frëngjisht, është “teksti më metafizik ndër ta”, por edhe më i vështiri.
Mendimtari shtjellon atje konceptimin e tij të unitetit të integruar të ekzistencës: eksperiencat tona të natyrës ndodhin në natyrë. Duke u nisur nga ky postulat i parë, shtjellohen statusi i dijes, i artit, i filozofisë. Por lexuesit që nuk janë familjarizuar me tekste të vështira, mund ta fillojnë Dewey nga shkrimet e tij për shkollën, demokracinë, estetikën.
Sepse Dewey e filloi karrierën si mësues. Para Montessorit dhe të tjerëve, që janë dishepuj të tij, ai themeloi një lëvizje pedagogjike që vendos eksperiencën në qendër të nxënies: fëmija mëson duke bërë, duke zbuluar në nevojat e tij domosdoshmërinë për dije të njerëzimit. Në Shtetet e Bashkuara Dewey u konsiderua dele e zezë nga mbrojtësit e një shkolle që zbatonte programet dhe transmetonte dijet. Kundërshtarët e tij i thjeshtuan pozicionet e tij, e paraqitën si rusoist naiv, që donte të zhvillonte vetëm spontanitetin fëminor në kurriz të dijeve bazë. Por nuk ishte kështu. Përkundrazi, forca dhe veçantësia e pedagogut qëndron në idenë filozofike të një eksperience njerëzore që lidh jetën konkrete të fëmijëve me shkencat më të sofistikuara. Pa harruar se ai luftoi pasivitetin në formimin e nxënësve, sepse ajo i zë rrugën lirisë së qytetarëve. 
Mbrojtës i zjarrtë i sovranitetit të popujve, Dewey e konsideron shumë më tepër se një regjim politik të përcaktuar dhe të kufizuar. Në fakt është një mënyrë të qeni e eksperimentimit kolektiv të përhershëm. Nga kjo perspektivë, historia rihapet, sepse asgjë nuk është e ngurtësuar ose e vendosur përfundimisht: rruga ndërtohet duke ecur. Kjo e bën këtë filozof një mendimtar pa dogmatizëm: është i bindur se njerëzimi mund të avancojë, se përmirësimi i tij varet nga reflektimet dhe aktet e tij, por nuk i thur lavdi të ardhmes së ndritur. Edhe nëse më e keqja nuk është e thënë të ndodhë – Dewey nuk është pesimist – ajo nuk është shmangur përfundimisht.I merakosur që idetë dhe lëvizja e tyre të përfshihen në jetën  publike, ky gjigant i mendimit nuk pranoi kurrë të ishte një filozof i tërhequr, i shkëputur nga konfliktet dhe ngjarjet e kohës së tij. Demokrat liberal, mik i shkencave, darvinist, humanist, John Dewey ishte e kundërta e Heidegger, teknofob, mik i regjimeve të forta, shpallte se “shkenca nuk mendon”. Sa keq që nuk e kemi lexuar më herët (në Francë) këtë autor që nuk synon ta dekonstruktojë filozofinë, por ta rindërtojë. Por asnjëherë nuk është shumë vonë.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME