Ekonomia (Viti i Parë) – Fakulteti Juridik (UP)
1. Njohuri Elementare për Kuptimin e Ekonomisë
Ekonomia është sferë e posaqme e jetës shoqërore me ligjet, problemet dhe kundërthëniet e veta specifike. Sipas John Maynard Kejnes ekonomia paraqitet si metodë e jo sikur shkencë e rekomandimeve. Ndërsa Mancur Olson përmes shpjegimit të argumentuar të fenomeneve ekonomike (stagflacioni, ngritja ekonomike dhe ngurtësisë shoqërore) shpjegon për ngritjen dhe rënien ekonomike të kombëve gjatë shekujve të kaluar, duke shërbyer si ndihmesë për marrjen e vendimeve ekonomike gjatë tërë jetës, sepse njohja e e konomisë nuk e bën njeriun gjeni por ja lehtëson kuptimin e rrjedhave dhe kaheve bashkëkohore të zhvillimit shoqëroro-ekonomik prandaj edhe e përkufizoj si “Shkencë për menjde të shëndoshë (Science of common sense)”. Ndërsa Paul Samuelson shprehet se “Shkenca ekonomike është shkencë empirike. Qëllimi I saj është që të shpjegoj botën që na rrethon, e pastaj të na ndihmoj të krijojme politikën ekonomike të mbështetur në parimet e shëndosha ekonomike që të mund të rritë standardin jetësorë të njerezve brenda dhe jashtë vendit”.
1.1 Pse të Studiohet ekonomia?
Edhe ekonomia si cdo shkencë tjetër është më së e nevojshme për tu studiuar për arsye dhe shkaqe të shumta. Arsyeja e parë konsiston në kalimin e sistemit ekonomik nga ai centralist në atë kapitalist (ekonomia e tregut) dhe individi është I detyruar të paiset me njohuri thelbësore rreth funksionimit të tregut të lirë. Kjo mbështetët në 2 fakte:
· Fakti I parë bazohet në atë se të gjitha resurset (burimet) natyrore janë të limituara dhe secili individ mundohet që vetës të ja sigurojë një standard më të mirë jetësorë.
· Për shkak se resurset janë të limituara njeriu që të ja sigurojë vetës standardin e dëshiruar e arrinë atë vetëm dukë dëmtuar individin tjetër. Kuptohet që cdo individ është I interesuar “që të zërë vend nën diell” (një jetës hedonistike-luksosze) e detyron atë të paiset me njohuri se si t’I shfrytëzojë votat monetare që I ka në dispozicion nga paga ose trashëgimia.
Problemat dhe sfidat bashkëkohore të ekonomisë:
· Nëse resurset janë të rralla si do të caktohet vlera (cmimin) e tyre?
· Si do ta bëjmë shpërndarjen e të mirave dhe shërbimeve të limituara?
· Kusha ka të drejtë në shfrytëzimin e tyre dhe pse?
· Cili është roli I shtetit?
· Si të sigurojmë hargjimin efikas të të mirave dhe shërbimeve të rralla për dallim nga keqpërdorimi I tyre I mundshëm
1.2. Pse të mësohet Ekonomia ?
Njohja dhe të kuptuarit e fenomeneve, ligjeve dhe kategorive më parësore ekonomike, ua mundëson individëve dhe njekosisht ua lehtëson :
-Njohjën me mënyrën e re bashkëkohore të të menduarit shoqëror, politik, ekonomik dhe social
- njohjën më të mirë dhe më të lehtë se si funksionon ekonomia dhe shoqëria në përiudha të ndryshme kohore.
- njohjën më të mirë dhe më të lehtë se si funksionon ekonomia dhe shoqëria në përiudha të ndryshme kohore.
- njohja e te kuptuarit e trendeve dhe aktiviteteve te shoqërisë globale.
- njohjen e ekonomisë si mjet per analizime të ndryshme.
- hulumtimet se si jë firmë në mënyrë sa më efikase mund ti realizoj qellimet e veta afatshkurte, afatmesme, afatgjatë.
- nëse I kuptojmë problemet dhe fenomeneve më parësore ekonomike ne rastin e pritjës ne rradhë për të kërkuar punën, do ti dini dhe kuptoni shkaqet e vërteta të pritjës suaj.
Paul Samuelson i potencon disa aryse pse duhet të studiohet ekonomia:
Ø Varfëria, zhvillimi dhe mirëqenia - duke ditur që në botë ekzistojnë dallime të shumta ekonomike (në mes sheteve), njohja e ekonomisë na mundëson kuptimin e e përgjigjeve reale për përshpejtimin e zhvillimit që nënkupton rritjen e mirëqenies në shoqëri.
Ø Motivet Personale – njohja e ekonomisë I mundësone individit të merr përgjiget për problemet e shumta ekonomike.
Ø Ekonomia dhe dilemat politike – kuptimi I fenomeneve ekonomike është I rendësishëm në marrjen e vendimeve ekonomike.
Ø Ekonomia dhe Interesi Nacional – sa janë të arsyeshme shpenzimet e larta ushtarake, duke pas parasysh sigurinë e shtetit dhe në anën tjetër nivelin e cmimeve, papunesinë.
Ø Rëndësia e ekonomisë për udhëheqësit politik – që politikane të jetë I aftë t’I kuptojë këshillat nga këshilltarët profesionist Politikani duhet t’I posedojë njohuritë elementare rreth ekonomisë.
2. Konceptet e ndryshme mbi ekonominë
Ekonomia shpesh definohet si shkencë e drejtimit përkatëisht menaxhimit dhe administrimit të burimeve të rralla. Njerëzit kanë dy lloje të sjelljeve (qëndrimeve):
v Të llogaritur, kalkuluar ose të paramenduar
v Emocional
Konceptet e ndryshme të shpjegimit të ekonomisë:
Koncepti Formalist - Ekonomia është shkencë e optimalizmit të zgjidhjeve që synon arritjen e një objektivi të caktuar me shpenzime sa më të ulëta. Pra me fjalë të tjera synohet arritja e Maksimizimit të të ardhurave dhe minimizimi I shpenzimeve.
Koncepti Materialist – Ekonomia është shkencë e pasurive materiale. Sipas këtij koncepti veprimi ekonomik është proces I institucionalizuar dhe I ndërveprimit të njeriut me mjedisin.
Koncepti Marksist – Ekonomia definohet si shkencë e marrëdhënieve shoqërore, ajo është metodë e analizës së formave dhe të prodhimit në lidhje të gjërë me raportet shoqërore
Koncepti Islamik – Ekonomia Islame është një proces interpretimesh dhe qasje për zgjidhjen e problemeve ekonomike. Ekonomia mbështetët në vlerat, normat, ligjet dhe institucionet e formuara dhe të nxjerra nga Kur’ani dhe Sunneti. Eknomia Islame I përkufizon fitimet nga fajdet dhe kamatat si jolegjitime.
3.Lënda dhe objekti I ekonomisë
Mendimet në lidhje me studimin e ekonomisë I hasim në Greqinë Antike. Ksenofoni me ekonomi nënkuptonte aftësinë e udhëheqjes së ekonomisë shtëpiake. Aristoteli me ekonomi nënkuptonte aftësinë për të siguruar të mirat e domosdoshmë për jetë përkatësisht për shtet. Termi Ekonomi për herë të parë u përdor më 1615 nga Antoan Monkretjen. Ai në veprën “Traktati mbi ekonominë politike”kushtuar mbretit Lui XIII, për herë të parë shpejgoi marrëdhëniet ndërmjet politikës së shtetit dhe të ekonomisë. Si disiplinë shkencore ajo paraqitet për herë të parë para 2 shekujve e gjysmë në veprën e Adam Smithit “Pasuria e Kombeve” e botuar në vitin 1776.
Të kuptuarit e fenomeneve, ligjeve dhe katogorive të ndryshme ekonomike individëve u mundëson që t’I shjegojnë por edhe t’I kuptojnë e sqarojnë shumë pyetje e dilema me të cilat ndeshën në jetën e tyre të përditshme.
Ekonomia është disiplinë e cila mirret me studimin e kushteve të cilat ndikojnë në prodhimin sa më të madhë të të mirave materiale apo ofrimit të shërbimeve sa më cilësore duke u bazuar në bazë të burimeve që I ka në dispozicion.
Efikasiteti ekonomik
Paraqet përdorimin e atillë të resurseve të rralla (të limituara), që do të maksimizojnë kënaqësinë e numrit sa më të madhë të individëve pa humbje ekonomike (resuresve të pashfrytëzuara).
4. Definicionet e ndryshme mbi ekonominë
Në literaturen bashkohore ekonomike ekzistojnë perkufizime të ndryshme të lëndës së ekonomisë varësisht nga rryma (drejtimi) I të menduarit ekonomik.
Paul Samuelson thotë: Ekonomia është shkencë që merret me studimin se si shoqëria duhet t’I shfrytëzojë resurset e rralla të kufizuara, për të prodhuar mallra të vlefshme, të cilat do t’ua shpërndajë individëve të ndryshëm.
Në vitin 1977 është botuar vepra “The Anti-Samuelson” e autorëve Neomarksist, M. Linder dhe D.Sensate.
Sipas Adam Bjujk, “ekonomia është shkencë që mirret me studimin e prodhimit dhe distrubuimit të pasurisë që prodhohet për t’u shitur në treg. Ekonomia nuk studion të mirat e rralla (mungesën), por të mirat që I dedikohen tregut”.
Robbins Lionel në veprën e tij të botuar më 1932, “Eseu për natyrën dhe rendësinë e shkencës ekonomike” thekson se “ekonomia është shkencë që studion sjelljet njerëzore si raport në mes të qëllimeve dhe resurseve të rralla (kufizuara) e që kanë vlerë alternative”.
Roger Arnol ekonominë e përkufizon si shkencë të pamjaftueshmërisë. Ajo është shkencë se së individët dhe shoqëritë sillen ndaj faktit që nevojat (kërkesat), janë më të mëdha sesa resurset e kufizuara, në dispozicion për të kënaqur nevoja. Ajo nga ana tjetër studion aktivitetet e njerëzve në jetën e përditshme ekonomike, por nga ana tjetër i zbulon dhe formulon ligjet e përgjithshme ekonomike.
Ekonomia Natyrore - Në të prodhimi konsumohet për nëvojat e vet prodhuesve.
Ekonomia Këmbimi Produktesh – në të, një pjesë të prodhimit, prodhuesit e këmbejnë direkt ndërmjet tyre (pa ndërmjetësimin e parasë)
Ekonomia e Prodhimit të Mallit – në të produktet prodhohen për t’u shitur në treg dhe me para. Zakonisht përdoret edhe emërtimi Ekonomi e Tregut.
Disa autorë si Bruno Hildebrand janë munduar të bëjnë klasifikimin e ekonomisë sipas rolit të cilin e ka luajtur paraja. Ai flet për Ekonomi Këmbimi në të cilën mbizotëron këmbimi I disa mjeteve e produkteve pa ndërmjetësimin parasë. Ekononi Monetare ose të parasë në të cilën paraja luan rolin mbizotërues dhe për Ekonomi Krediti në të cilën pavarësisht nga rritja e rolit të parasë, rolin kryesor e fiton kredia dhe institucionet tjera kredituese dhe financiare.
Një tjetër kategorizim e ka bërë Karl Marks I cili flet për Ekonominë e Komunizmit Primitiv, Skllavopronare, Feudale, Kapitaliste dhe Komuniste, me etapat e saj tranzitore Ekonomi Socialiste.
Disa autorë nëpermes GDP pë capita vlerësojnë nivelin e zhvillimit ekonomik. Nëse GDP për një banor është e lartë atëherë flasim për Ekonomi të Zhvilluar, për Ekonomi në Zhvillim, me nivel mesatar të zhvillimit dhe për Ekonomi të Pazhvilluar, me nivel të ulët të zhvillimit dhe të ardhura të vogla të GDP për kokë banori.
Kur bëhet klasifikimi I nivelit të lidhjeve të ekonomisë së një shteti me ekonomitë e shteteve të tjera mund të flitet për një Ekonomi të mbyllur që më tepër është model teorik në të cilën model nuk ka lidhje ekonomiko tregtare me shtete tjera (shumica e shteteve ish-socialiste). Ekonomi e Hapur e cila përfshin ekonomitë e shteteve me lidhje të gjëra e të lira ekonomiko financiare dhe tregtare me ekonomitë e shteteve të tjera si dhe me tregun botëror. Niveli më I lartë I ekonomisë së hapur është Ekonomia e Lirë në kuadër të së cilës nuk ekziston asnjë kufizim në qarkullimin e lirë të mallrave, kapitaleve dhe njerëzve në mes shteteve të ndryshmë.
5. Rrallësia dhe Zgjedhja
5.1. Rrallësia – Scarity
Rrallësia është parim fundamental ekonomik, që nënkupton se të mirat ekonomike gjithmonë mungujnë në raport me kërkesat e konsumatorëve.
Termi Rrallësi në shkencën ekonomike më së shpeshti përdorët në kuptimin e pamjaftueshmërisë sasiore të të mirave ekonomike me qëllim të plotësimit të të gjitha kërkesave që paraqiten.
Të Mira të Lira janë të gjitha ato të mira të cilat edhe pse shfrytëzohen (konsumohen) gjinden në sasi të pakufizuar (dielli, rëra, uji etj.).
Në kuptimin apsolut të gjitha të mirat janë të kufizuara që nëkupton se natyra asnjëherë nuk na ofron të mira të pakufishme.
Rrallësia Relative paraqet pamjaftueshmërinë e të mirave në raport me nevpjat njerëzore.
Të mirat Ekonomike paraqesin të gjitha ato të mira që janë relativisht të rralla ose të kufizuara. Vetëm këto të mira janë objekt i Ekonomizimit.
Ligji Parësor i Ekonomisë - Ligji i Rrallësisë
Thotë se sikur të mirat të mos jenë të rralla atëherë të gjitha nevojat dhe kërkesat e njerëzve dhe në atë rast resurset nuk kanë nevojë të racionalizohen pasiqë do të mund të prodhohej cdo gjë që nevoitet. Atëhere nuk do të ekzistojnë as problemet në Ekonomi të parashtruara përmes pytjeve:
Cka, si dhe Për kë të prodhohet?
5.2 Zgjedhja – Choise
Zgjedhja është process I seleksionimit të alternativave të mundshme. Poashtu ajo është edhe seleskionim I mundësive të kufizuara (alternative).
Zgjedhja e një alternative të caktuar është e motivuar nga përvoja më e madhe e asaj kërkese krahasuar me kërkesat e tjera ekzistuese.
Kombinimi suksesshëm dhe më optimal aftësive njerëzore me tokën, makinat dhe faktorët e tjerë prodhues rrit mundësinë e paisjes me të mira ekonomike.
5.3. Të mirat ekonomike
Të Mirat Ekonomike janë të gjith at të mira që janë ose gjinden në rrallësi-mungesë. Në kushtet e sotme edhe Koha konsiderohet si e mirë ekonomike.
Mungesa e resurseve prodhuese, e kohës së lirë dhe e të ardhurave që ne I disponojmë, në fund të fundit, I kufizon edhe mundësitë tona alternative dhe ne domosdo jemi të detyruar që të bëjme zgjedhjen e caktuar që ndonjëherë mund të jetë edhe kundër vullnetit tonë.
Konceptet e ndryshme të kohës
Koha ndikon drejtëpërsedrejti në raportin ndaj punës dhe veprimtarive të tjera. Sipas konceptit europian koha është madhësi konkret dhe sipas saj koha ka cmimin e vet. Të gjitha qasjet tjera janë të gabuara si p.sh jofunksionale, jonatyrore, jopërkatëse.
Kemi edhe raste kur elementi I kohës fare nuk përfillet si p.sh. në Amerikën Veriore populli Sijaksa nuk njeh termin kohë. Apo Navajo në Indi atë “e Ardhme”
5.4. Resurset
Resurset janë shpenzimet e bëra për prodhimin e të mirave dhe shërbimeve ekonomike. Toka, puna, kualifikimet, resurset natyrore dhe kapitali janë shpenzime me të cilat prodhohen të mira.
5.5.Resurset e Rralla
Resurset e Rralla janë nevojat dhe kërkesat njerëzore nuk mund të plotësohen gjithmonë në terësi pasi që resurset prodhuese janë të kufizuara. Resurset prodhuese janë inputet respektivisht faktorët prodhues, që shpenzohen në prodhimin e të mirave dhe shërbimeve. Në literaturën ekonomike resurset ekonomike ndahen në 4 kategori kryesore: Toka, Puna, Kapitali dhe Ndërmarrësia.
6.0. Gjuha e Ekonomisë
---
7.0. Ndarja e Ekonomisë
Ekonomia ndahet në: Mikroekonomi, Makroekonomi, Mezoekonomi, Mega ekonomi dhe Ekonomia e re (e-ekonomia)
7.1.Mikroekonomia
Mikroekonomia është fushë e vecantë e shkencës ekonomike që studion sjelljet dhe qëndrimet individuale të disa komponentëve të shoqërisë që janë: sektorët prodhues, firmat dhe amvisëritë. Paul Samuelson thekson se Mikroekonomia është shikuar përmes Mikroskopit ndërsa makroekonomia përmes Teleskopit. Mikroekonomia është fushë e ekonomisë që merret më sjelljen e njerëzve dhe llojllojshmërisë, meqenëse ato ndërlidhen me njësi relativisht të vogla – një individ, një firmë, një industry, një treg me vete.
Dallimi thelbësor ndërmjet Mikro dhe Makro –ekonomisë është se makroekonomia studion funksionimin e ekonomisë kombëtare si një terësi, ndërsa mikroekonomia studion funksionimin e ekonomisë e studion në mënyrë të ndarë, sipas disa segmenteve.
7.2. Makroekonomia
Makroekonomia si fushë e ekonomisë, studion funksionimin e ekonomisë kombëtare si një terësi. Termin makroekonomi për herë të parë e ka përdorur laureate norvegjez I Cmimit Nobel Ragnar Frisch në vitin 1933.
Makroekonomia merret me studimin e asaj se sin ë kuadër të një ekonomie kombëtare përcaktohet niveli dhe shtimi I Prodhimit, studion problemet e inflacionit, devalvimit, stagflacionit, papunësisë analizohet se si disa degë industrial zhvillohen më shpejtë e disa më Ngadalë etj.
Problemet më parësore me të cilat mirret makroekonomia janë: shtimi dhe zhvillimi ekonomik, cilket ekonomike dhe efektet e tyre, niveli I punësimit dhe problem I papunësisë, niveli I përgjithshëm I cmimeve dhe problemet e inflacionit, problemet e politikës makroekonomike etj.
Rëndësia e saj qëndron edhe në faktin se ajo nuk bënë vetëm përshkrimin e proceseve dhe fenomeneve ekonomike por ajo njëkohësisht edhe I analizon ligjshmëritë dhe ndërvarshmëritë e tyre.
Në nivelin makroekonomik analizohet sjellja, funksionimi dhe ndërvarshmëria në nivelin e një hapësire ekonomike (shtetit) në rradhë të parë duke hulumtuar dhe analizuar funskionimin e ligjshmërive dhe procesve që ndodhin në kuadër të kësaj hapësire
7.3.Mezoekonomia
Është fushë e veqantë e shkencës ekonomike,e cila studion nivelet e ndërmjetme qe gjenden ne mes njësisë atomike te mikorekonomis(firmës)dhe tërsisë makroekonomike.Objekti I studimit të mezoekonomisë ,është që të studiojë: degët,sektorët,rajonet etj. Dhe shpeshherë theksohet se mezoekonomia merret me studimin e veprimit të korporatave multinacionale. Ekzistojnë definime të ndryshme p.sh. Alfred Sloan, thekson se koropara ka të bëjë me atë se secili kryen punën e vet.
Korporatat multinacionale viteve të fundit janë shndërruar në subjekte të rëndesishme ekonomike dhe luajnë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregjet botërore, por edhe në koncipimin e politikave ekonomike në nivelin global.
Qarkullimi I shumë koroporatave multinacionale është më I madh se prodhimi bruto nacional I shumë shteteve të botës, aspektin e gjerë shtetet ende janë më të fuqishme.
Shkaqet për këtë janë të shumta:
v Shtetet nacionale kontrrollojnë territorin e caktuar, ndërsa korporatat mulitnacionale këtë nuk mund ta bëjnë
v Shtetet në mënyrë legjitime mund të kenë në dispozicion fuqi ushtarake qoftë individuale ose kolektive
v Shtetet janë përgjegjëse në mënyrë individuale ose kolektive për funksionimin e sistemit ekzistues juridik.
7.4. Mezoekonomia
Studion fushëveprimin e kompkekseve nacioanle dhe multinacionale, problemet globale të njërëzimit, zhvillimin e “botës së tretë”, tregjet financiare ndërkombëtare, tregtinë ndërkombëtare, problemet parësore të integrimeve ekonomike, përparësitë dhe dobësitë e procesit të globalizimit, ndotjen globale të ambientit jetësor etj.
7.5. Ekonomia e Re (e-ekonomia)
Interesimi për “ekonominë e re” është rritur në gjysmën e dytë të shekullit XX kur ekonomia amerikane arriti norma të larta por dhe jo stabile të shtimit ekonomik. Ekonomia e re,e-ekonomia apo si quhet ndryshe ekonomia informative(digjitale) janë terma për produktet e reja, shërbimet dhe tregjet që janë të ndërlidhura me përodorimin e kompjuterëve, komunikimeve mobile e posacërisht të internetit e që I japin shtytje të posaqme zhvillimit ekonomik.
Karakteristikë kryesore e këtij sistemi epoke janë transportimi (bartja) e menjëhershme e të dhënave jomateriale, si dhe shtimi jashtëzakonisht I madh I lidhjeve me rrjetet elektronike.
8.0 Funksionet Shekncës së ekonomisë
Funksionet kryesore të shkencës ekonomike janë:
a) Njohëse – Ky funksion nënkupton mundësinë e njohjes së jetës reale ekonomike si dhe zbulimin e ligjshmërive që mundësojnë qeverisjen e proceseve apo të aktiviteteve ekonomike
b) Praktike – Njohuritë nga teoria ekonomike transferohen në njohuri racionale dhe praktike ekonomike. Lidhur me këtë cështje ekonomisti I njohur francez Mauricel Allais, mbron tezën se teoria nuk ka vlerë në qoftë se nuk gjenë një zbatim praktik
c) Metodologjike – Teoria e përgjithshme ekonomike është fundament teorik I kompleksit të shkencave ekonomike, dhe paraqet një bazament të rëndësishëm mbi të cilin ngrihen edhe shkencat e tjera ekonomike, sociale dhe shoqërore.
9.0.Burimet e njohurive ekonomike, parimet e të menduarit ekonomik
9.1. Mendimet ekonomike në periudhën antike
Përfaqësues: Platoni, Aristoteli, Tiberej, Kollumella dhe Thomas Aquinas (Toma Akuini)
Mendimi ekonomik ka përshkruar tërë historinë njerëzore. Përmes njohjes së historisë së ekonomisë njeriu pasurohet me njohuri se si t’I përdorë në mënyre sa më racionale burimet e pamjaftueshme. Në periudhën antike mendimi ekonomik më tepër është zhvilluar në kuadër të mendimit filozofik.
Platoni në Veprat “Shteti”, “Ligjet”, “Apologjia e Sokratit” analizon problemet e ndarjes së punëve.Sipas tij njeriu duhet të mirret me vetëm 1 lloj të punës dhe jo me shumë zeje. Tregtinë nuk e lavdëronte dhe thoshte se athinasit nuk duhej të mirreshin me të. Ai gjithashtu është kritikues I ashpër I parasë, sepse e gjykon atë si fuqi që mund të blejë gjithqka, duke rrezikuar edhe vlerat etike të njeriut. Mendimet e Platonit ishin burim ideshë për filozofet e tjerë të mëvonshëm.
Aristoteli në veprat “Politika” dhe “Kushtetutae Athinës”, vazhdon pikëpamjet e Platonit. Sipas tij ekzistojnë 3 shtresa a) shumë e pasur, b) mesatarisht e pasur dhe c) e Varfër. Ai e konsideronte efikas sistemin e pronës private për të arritur plotësimin e nevojave njerëzore. Ai propozonte zhvillimin e Bujqësisë si dhe pengimin e zhvillimit të tregtisë. Edhe pse ishte kritikues I disa tipareve të parasë theksonte se ajo bën të mundur këmbimin e drejtë të vlerave të prodhuara.
Veprimtarët e Romës së Vjetër I kushtuan më së shumti vëmendje Bujqësisë.
Tiberej ishte nismëtar dhe zbatues I reformes agrare duke u mbështetur në ligjin agrar.
Kollumella shkroi 12 libr me titull “Mbi Bujqësinë”, ku angazhohej për braktisjen e punës së skllevërve si shkak I produktivitetit të ulët dhe ato të u ipeshin kolonëve të lirë.
Thomas Aquinas ishte përfaqësus kryesor I Kanonistëve edhe pse në periudhën e feudalizmit mendimi ekonomik kishte stagnuar.
9.2. Shkolla Merkantiliste
Periudha e zhvillimit të mendimit ekonomik të Sh. Merkantiliste:
Fillim Shek. XV deri në Shek. XVIII
Përfaqësuesit Kryesorë:
Antoan Monkrejten (Francë) “Traktati mbi eknonominë Politike”. Antonio Sera (Itali) “Shqyrtimi I shkurtër për shkaqet e tepricës së arit dhe argjendit në mbretëritë që nuk kanë miniera, në shembullin e mbretërisë së Napolit”, Tomas Man (Angli) “Pasuria e Anglisë në Tregtinë e jashtme”. Në Gjermani është paraqitur në formë të Kameralizmit (Kamera = arka shtetërore).
Mendimi Ekonomik I SH. Merkantilise paraqitet atëherë kur format dominante të kapitalit ishin kapitali tregtar dhe fajdet. Motoja parësore e tyre ishte se sit ë gjendët mënyra më e mirë për shtimin e pasurisë së shtetit. Ata analizuan sferën e Qarkullimit sepse aty ndodhnin ndryshime radikale ku individ pasuroheshin Brenda natës. Sipas tyre për t’u pasuruar shoqëria duhej të mirrej me tregti, sepse sipas tyre vetëm kjo veprimatri mundëson grumbullimin e parasë, në formën e pasurisë shoqërore.
Edhe pse merkantilistët analizuan dhe vështruan vetëm sferën qarkulluese, merita e tyre parësore qëndron në faktin se ata për herë të parë ekonominë e kanë liruar nga premisat etiko-religjioze dhe I kanë dhënë premise objective.
Parimet Kryesore të shkollës Merkantiliste:
a) Pasuria e një shteti matet me para, dhe më ate metale të cmueshme
b) Deri tek paratë, për shkak të prodhimit të kufizuar vendor, kryesisht mund të arrihet përmes tregtisë së jashtme
c) Në tregtinë e jashtme, eksporti I mallrave duhet të jetë me I madh se importi, ne qëllim që në vend të derdhen sa më shumë metale të cmueshme.
2 Fazat e shvillimit të merkantilizmit:
a) Merkantilizmi I Hershëm (bulionizmi), ku cdo derdhje e metaleve të cmueshme ishte e ndaluar dhe kjo periudhë zgjati deri në shekullin e XVI
b) Merkantilizmi I Vonshëm ku insistimi përqendrohej në bilancin pozitiv tregtar me c’rast përparësi I jepej zhvillimit të zejtarisë dhe tregtisë si dhe përzierjes së kufizuar të shtetit në të gjitha aktivitetet ekonomike.
9.3. Shkolla Fiziokrate
Përfaqësues Kryesor: Fransoa Kene “Tabelat Ekonomike”,”E drejta natyrore”, “Rreth Tregtisë” etj. .
Lindi në Itali dhe Angli në gjysmën e dytë të shek XVII por si atdhe I konsiderohet Franca.
Emri Fiziokrati rrjedh nga fjala greke “fizio” që d.m.th. natyrë dhe fjalës “Kratos” që do të thotë Sundim, që ka kuptimin e “sundimit të natyrës” ose rendi natyror.
Rendi natyror tek fiziokratët paraqet organizimin e atillë të shoqërise ne focus të të cilit është Bujqësia.
Për dallim nga merkantilistët fiziokratët si burim të pasurisë e shihnin prodhimtarinë (bujqësore) e cila sipas tyre është e vetmja veprimtari productive, pasi që vetëm ajo e krijon produktin e pastër (produit net).
Ideja e Përfaqësuesit kryesor Kene ishte se “toka është burim I vetëm I pasurisë dhe se bujqësia ato I rrit”, po ashtu bujqësia është bazament ekonomik I shoqërisë që siguron harmoninë në mes të natyrës dhe shoqërisë por nga ana tjetër mundëson ekzistimin e sistemit të ekonomisë”.
Sipas tij shoqëria ndahet në tri Klasa a) klasa prodhuese (bujqit), b) klasa e pronarëve (mbreti, oborrtarët, aristikratët) dhe c)klasa joprodhuese-sterile, ku bëjnë pjesë punëtorët e bujqësissë.
Merita e F.Kenes ishte se ai për herë të parë e barti hlumumtimin nga lëmi I qarkullimit në lëmin e prodhimit.
9.4.Ekonomia Klasike
Përfaqësuesit Kryesorë:
Adam Smithi, David Rikardo, Ëilliam Pet, Zhan Batist, Robert Malthus dhe Simondi
Teoria Ekonomike e zhvilluar nga mesi I sh. XVIII e deri në fillim të sh. XIX u quajt Ekonomi Klasikie, dhe merrej me hulumtimin e lidhjeve të brendshme të marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit.
Meritat dhe vecoritë (lexo në libër, faqe 46).
Adam Smithi konsiderohet baba I ekonomisë Klasike I cili ne veprën e tij “Pasuria e Kombeve”, paraqet një terësi të rrumbullaksuar ekonomike, me të cilën ndërlidhet krijimi I ekonomisë si disiplinë e vecantë shkencore.
Faktorët kauzal që determinojnë pasurinë e kombit sipas Smithit janë: madhësia e tregut dhe dendësia e komunikacionit à ndarja e punës àproduktiviteti I punës + numri I të punësuarve àsasia e produkteve +numri I banorëve à Pasuria e Kombeve.
“Dora e padukshme” konkurrenca e lirë sipas Smithit, udhëheq individët që të punojnë për interesin e tyre personal dhe që njëkohësisht në të njejtën kohë të realizojnë edhe interest e tërë shoqërisë.
Sipas David Rikardos teoria e vlerës nuk është e dretjë vetëm për shoqërinë primitive, por edhe për atë kapitalistem sepse ai kapitalin e shikonte si fuqi punëtore të sëndërtuar në të kaluarën . Ai thoshte se ligjet ekonomike janë plotësisht të pavarura nga institucionet njerëzore (shoqërore) dhe se shoqëria mund t’I tejkaloj e të bëjë shkeljen e tyre, por atë gjithmonë e bënë në dëm të vetin.
Sipas përfaqësuesve të shkollës klasike shteti vetëm duhet të siguroj dhe mbroj stabilitetin e brendhsëm të sistemit juridik dhe sigurinë e jashtme, ndërsa të gjitha cështjet tjera do t’I rregulloj “dora e padukshme”. Ky mendim ishte dominant deri në krizën ekonomike botërore të vitit 1929.
9.5. Ekonomia Marksiste
Përfaqësuesit: Karl Marks “Kapitali”, Fridrih Engels “Kritika e ekonomisë politike”, “Anti-Dyringu”, Vladimir Ilic Lenin “Imperializmi si shkallë më e lartë e Kapitalizmit”.
Periudha Kohore: Mesi I Shek. XIX deri në rënien e Shteteve Socialiste
“Kontibuti I Marksit qëndron në faktin se ai për herë të parë në teorinë ekonomike shpjegoj se përvec harmonisë së interesave ekonomike, ekzistojnë edhe kundërthënie të caktuara. Sipas tij në kapitalizëm, disa njerëz janë punëdhënës (pronarë të të mirave kapitale), ndërsa pjesa më e madhe është shpronësuar nga këto të mira kapitale, dhe me qëllim të mbrojtjes ose përparimit tëinteresave të tyre, ata njerëz nuk duhet të veprojnë individualisht por në grupe të organizuara”.
Marksi në vetprat e tij theksonte se zhvillimi I forcave prodhuese dhe konkurenca, nëse mbesin pa kontroll, pashmangshëm do të shkaktojnë depresioni të thellë dhe do të keqësojnë pozitën e klasës punëtore. Për këtë ai theksonte se se kapitalizmi është I dënuar për t’u shkatërruar përmes ndryshimeve revolucionare.
Marksi dhe Engelsi nuk arritën të shohin socializimin në praktikë ndërsa Lenini I realizoj në vitin 1917 me Revolucionin e Tetorit në Rusi, kur shteti u shndërruar në bazament të zhvillimit të tërë shoqërisë.
9.6. Ekonomia Neoklasike
Përfaqësues: Alfred Marshall, Jozef Shumpeter “Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia”, “Historia e analizës ekonomike”, J. Karl, L. Valras, V. Pereto etj.
Përfaqësuesit e ekonomisë neoklasike analizojnë dhe studiojnë ambientin jetësor, deficitin shtetëror, ofertën dhe kërkesën e parasë dhe të mallrave.
9.7. Ekonomia Kejnziane
Xhon Majnard Kejnes – në fillim të vietev 30’ bëri kthesë në zhvillimin e mendimit ekonomik.
“Teoria e përgjithshme e punësimit, kamatës dhe të parasë” – 1936.
Teoria Kejnsiane zëvendësoj doktrinën liberaliste e cila ishte bazuar në mësimet e Smithit dhe Rikardos e cila nënkuptonte mos përzierjen e shtetit në jetën ekonomike. Përmes kësaj teorie paraqitet teoria e Intervencionizmit Shtetëror.
Me rendësi ishte fakti seqasja e Kejnsit për ekonominë ishte makroekonomike d.t.th. ai e analizon ekonominë në tërësi dhe I analzion agregatët kryesorë makroekonomik. Kategoritë më të rëndesishme ekonomike që I analizoj Kejnsi ishin: Produkti shoqërorë, të ardhurat kombëtare, punësimi, investimet, kursimi, kërkesa, oferta etj. Gjatë analizës së tij ai ka vënë në pah vecanërisht faktorët që ndikojnë në madhësinë e produktit shoqëror dhe në punësim.
Sipas konceptit Kejnsian masat konkrete që duhet ndërmarrë shteti janë:
1) Në kushtet e ekzistimit të papunësisë,shteti duhet t’I stimulojëtë gjitha llojet dhe reformat e konsumit, me cka sigurohet edhe niveli I nevojshëm për realizimin e produktit shoqëroë, me cka ndikohet në punësimin e njerëzve.
2) Me qëllim të zbutjes së problemeve sociale në shoqëri, gjatë periudhave të krizave ekonomike, shteti duhet të udhëheq politikën e rishpërndarjes së të ardhurave kombëtare.
3) Pasi që norma e kamatës ka rendësi të madhe për vëllimin e investimeve. Banka Qendrore duhet të udhëheq politikë aktive të normave të kamatës etj.
Pasi që mësimet e Kejnsit ishin domëthënëse për tejkalimin e krizës ekonomike botërore të viteve 30’ ai konsiderohet si shpëtimtar I kapitalizmit.
9.8. Neoliberalizmi dbe kritikat
Përfaqësuesit Kryesorë: Friedrich August von Hayek, F.M. Mayer, G. Heberler, Milton Fridman etj.
Neoliberalizmi përfaqëson mendimin bashkëkohor ekonomik të dhjetëvjecarëve të fundit të shek. XX që lindi si reagim ndaj shkollës kejnsiane dhe mundohej të mbroj mendimin ekonomik liberal të shekujve XVIII dhe XIX. Neoliberlazimi kundërshtonte nevojen e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe mbronte tezën e vetërregullimit automatike të ekonomisë së tregut, nëpërmjet veprimit të lirë të forcave të tregut.
Shkolla Monetariste u shfaq në vitte 60’ të shek. XX dhe me tezat dhe pikëpamjet e saja iu kundërvu tezave dhe propozimeve të politikës ekonomike kejnsiane. Ajo kishte pikëpamje të ngjashme me Neoliberalizmin.
Sipas Milton Fridmannliria ekonomike është bazament I secilit sistem efikas kapitalist dhe se shumica e e argumenteve kundër tregut të lirë janë rrjedhojë e mungesës së besimit në vetë lirinë.
9.9. Ekonomia Moderne
Përfaësuesit Kryesorë: Xhon Keneth Galbrajt, Paul Samuelson, Joan Robinson, Terli Mings etj.
Kjo teori është përzierje e ekonomisë kejnsiane dhe neoklasike të Alfred Marshall.
Përfaqësuesit e kësaj shkolle (Galbrajti) kritikon liberalizimin dhe sipas tij për zgjidhjen e problemeve bashkëkohore ekonomike duhet nisuar nga analiza e korporatave të mëdha multinacionale, që zhvillojnë teknologji të lartë dhe realizojnë primatin e prodhimit ndaj konsumit.
9.10. Ekonomia Institucionale
Përfaqësues: Ronald Coase
E. Institucionale paraqitet në fillim të shek. XX dhe përfaqësuesit e saj, sjelljet (rrjedhat) ekonomike janë të determinuara nga institucionet, me c’rast institucionalizimi paraqitet si teori dinamike e shtimit ekonomik.
Sipas Ronald Coase analiza ekonomike kryhet duke u nisur nga termat e së drejtës së përdorimit të mallrave dhe faktorëve të prodhimit të cilat emërtohen “të drejta pronësore”.
Sipas “Teorema Coase”, cdo shpërndarje e dhënë e këtyre të drejtave ndërmjet individëve mund të ndryshojë dhe të marrë forma kontraktuese, duke modifikuar njëkohësisht noramt juridike të gjykatave dhe ligjvënësve, nëse kjo është në përfitim të të gjitha palëve dhe shoqërohet me shpenzime më të ulëta të transaksioneve.
10 Teorema e Ronald Coase
Alokacioni efikas I resurseve është I pavarur nga shpërndarja iniciale (fillestare) e të drejtave pronësore mbi resurset, nëse të drejtat pronësore janë mirë të definuara, shpenzimet e barturara dhe transaksionale do të jenë të barabarta më zero, respektivisht nëse të drejtat pronësore mund të barten pa pagesë (Shembulli mbi pronën A dhe B në libër faqe 59). ---
Teorema e Coases ka vërtetuar se rezultati I këmbimit të të drejtave pronësore, ku shpenimet transaksionale janë zero (ose afër 0), janë gjithnjë të barbarta (njejta), dhe krijohet alokacioni efikas I resurseve , por përfundimi (saldoja) në aspektin e shpërndarjes së të arshurës dhe pasurisë, nuk është e pavarur nga shpërndarja iniciale e të drejtave pronësore.
Teorema e Coases ka ndryshuar në masë të konsiderueshme botëkuptimet e doktrinës juridike dhe ka ndikuar në rregullativen juridike, jo vetëm në fushën e efekteve eksterne (jashtme) dhe të kompensimit të dëmit, por ka zërë hapësirë më të gjërë në ato fusha ku nuk ka tregje eksplicite dhe cmime eksplicite.
11. Ekonomia pozitive dge normative si qasje e analizës së fenomeneve ekonomike
Nga këndveshtrimi I veprimit, në jetën e përditshme, mund të dallojmë ekonominë pozitive dhenormative.
Ekonomia Pozitive – përshrkuan faktet dhe sjelljet në ndonjë ekonomi kombëtare, p.sh. cilat janë pasojat e varfërisë në shoqëri. Ekonomia pozitive jep përgjigje në pytje: cfarë sjellje do të kenë duhanxhinjët nëse rritet tatimet për cigare ose pse ekonomia e vendeve ish-socialiste ishte shumë pak më e zhvilluar sesa ajo e ekonomisë së Tregut.
Ekonomia pozitive analizon shkaqet dhe karrakteristikat e varshmërive të caktuara ekonomike.
Ekonomia pozitive na ndihmon gjithnjë për të vlerësuar më saktë se a ka politika alternative përkatëse dhe si mundet ajo të realizojë qëllimet e saja të parashtruara.
Me qasje pozitive nënkuptojmë: analizën e pasojave si dhe zgjedhjen tjetër të subjektit ekonomik, analizën e masave dhe instrumenteve të nevojshme për arritjene qëllimeve të parashtruara, vlerësimin e shpenzimeve alternative për arritjen e qëllimit të parashtruar, përshkrimin dhe shpjegimin e fenomeneve dhe dukurive ekonomike, si dhe shpjegimin dhe argumentimin e ndërlidhjeve shkak-pasojat funksionale që të mund të I përgjigjet pyetjes “cka është?”
Pohimet pozitive shpjegojnë dukuritë ose fenomenet ekonomike lidhjet ndërmjet tyre dhe përshkrimin e rrugëve (kaheve) përmes të cilave subjektet ekonomike kërkojnë të arrijnë synimet e tyre.
Ekonima pozitive shprehet se cfarë ishte, c’është apo c’do të jetë me dukuritë e ndryshme ekonomike.
Ekonomia pozitive merret me studimin dhe përshkrimin e fakteve dhe fundksionimin e ekonomisë. Ajo studion se “cfarë është?” në cështjet ekonomike.
Ekonomia Normative përfshin ligjshmëritë etike dhe gjykimet e caktuara për vlerat shoqërore dhe eknomike. Ajo studion se “cfarë do të jetë?” në cështjet ekonomike
Ekonomia Normative përfshin rregullativën etike dhe qëndrimet rreth vlerave të caktuar ekonomike p.sh. ekonomia normative përgjigjet në pyetjet nëse të varfërve duhet dhënë ndihma sociale duke punësuar që të punësohen ose cfarë masa duhet të ndërmerr shteti p.sh. për të zvogëluar deficitin bugjetor.
Me qasje normative nënkuptojmë: vlerësimin subjektiv të fenomeneve të caktuara ekonomike si dhe recetat e veprimit dhe përgjigjet në pyetjen “cka duhet të jetë?”.
Pohimet Normative shpjegojnë rrugët me efikase për arritjen e synimeve të parashtruara ekonomike nga subjektet e caktuara ekonomike, apo nga shoqëria në terësi. Ajo shpjegon se cfarë do të duhej ose do të ishte më mirë të ndodhte.
Xhon Nevil Kejns baba I ekonomistit Xhon Kejns, në fillim të shek. XX, ka përceptuar 3 rrjedha kryesore ekonomike:
· Ekonomia pozitive – që merret me realitetin ekonomik ashtu sic është
· Ekonomia normative – përcakton se si duhej të jetë ajo
· Shkathësia ekonomike – që bashkon të dyjat në bazë të principit të politikës ekonomike, shkathësisë që pajton realitetin dhe qëllimet e dëshiruara.
12. Shkenca ekonomike dhe aktivitetet ekonomike
Prodhimi – Është aktiviteti kryesor ekonomik. Ky aktivitet ekonomik duhet të zhvillohet pa ndërprerje që do të thotë se njerëzit duhet të prodhojnë në vazhdimësi, të riprodhojnë-përsërisin prodhimin që të mund të jetojnë. Në këtë rast subjekt I prodhimit është njeriu ndërsa si objekt përdoret natyra.
Në kuadër të fazave të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore edhe prodhimi I kishe specifikat e veta.Procesin e prodhimit mund ta analizojmë nga aspketi teknik dhe ekonomik.
Në kuadër të procesit të prodhimit gjithmonë duhet pasur parasysh shpenzimet e domosdoshme (nevojshme) për t’u arritur efekti I duhur. Kjo do të thotë se ana ekonomike e prodhimit nënkupton që me efekte sa më të vogla të arrihen rezultate sa më të mëdha. Nga ana tjetër aspekti ekonomik I prodhimit nënkupton dhe aspektin shoqërorë.
Problemi I parë ekonomik në sferën e prodhimit është struktura e prodhimit, përkatësisht, fjala është për atë se cka të prodhohet, cilat mallra dhe shërbime dhe në cfarë sasie.
Problemi I dytë ekonomik është metoda e prodhimit përkatësisht si të prodhohet ose si të bëhet këmbimi I faktorëve të prodhimit (në mënyrë që të arrihet shkallë më e lartë e efiçensës).
Problemi I tretë ekonomik është se për kë të prodhohen të mirat materiale, më c’rast kemi shpërndarjen e efekteve prodhuese në grupet e ndryshme shoqërore dhe në individ të caktuar.
Qëllimi I fundit të prodhimit është përfitimi I të mirave dhe shërbimeve të caktuara që do të jenë të afta për të plotësuar kërkesat e individëve, kërkesat për jetën e tyre materiale si dhe nevojat e tyre fizike dhe shpirtërore. Në fakt këto të mira janë reultat I prodhimit material.
Varësisht nga shfrytëzimi I shërbimeve, shërbimet ndahen në prodhuese dhe jo-prodhuese.
Shërbimet që janë të ndërlidhura me procesin e prodhimit quhen shërbime prodhuese.
Shërbimet jo-prodhuese nuk janë drejt për së drejti të ndërlidhura me procesin e prodhimit material, por janë aktivitetet që për shoqërinë janë të dobishme.
Pasi qëllimi I prodhimit është plotësimi I nevojave njerëzore ndarja më e përgjithshme e nevojave bëhet në personale(individuale) dhe të përbashkëta (kolektive).
Nevojat Personale – janë ato nevoja me të cilat plotësohen nevojat e individëve (ushqimi, veshmabthja etj.)
Nevojat e Përbashkëta – janë ato që plotësojnë njëkohësisht nevojat e një numri më të madhë të njerëzve (shkollat, qëdhe, spitalet etj.)
Shpesh’herë në literaturën ekonomike bëhte dallimi në mes të nevojave materiale dhe jomateriale apo si quhen ndryshe ekonomike dhe joekonomike.
Në procesin ekonomik, prodhimi është në varfshmëri të përhershme dhe të ndërsjellë me fazat tjera, deri sa dicka prodhohet, dicka tjetër shpërndahet, e treta këmbehet dhe e katërta konsumohet.
13. Resurset, Dobia dhe Nevojat
Qdo sis.Ekonomik,pavarasishtë nga kriteri dhe organizimi I tij ndeshet me tri probleme gjenerale
· Kufizimin apo limitimin e resurseve
· Progresin tekniko teknologjik,shtimin e vellimit te prodhimit dhe marrdhënjeve cilsore të kërkesave
· Shpërndarjen e të mirave të prodhuara dhe të shërbimeve.
Poashtu resurset janë element hyrës (Input) I prodhimit,që nga ana tjeter gjithherë paraqitet si element deficitar në procesin e prodhimit të të mirave ose ofrimit të shërbimeve të caktuara .
Resurset ndahen në:
· Resurse natyrore,
· Materiale
· Punuese dhe
· Nërrmarrse.
Resurset natyrore janë element I domosdoshëm pëe qdo aktivitet ekonomik.
Vlera ekonomike e tyre realizohet atëher kur nxirret nga toka,përpunohen ose pastrohen.
Resurset natyrore I ndajmë në tri grupe:
1. Të PAGJENERUESHME - Nafta,qymyri,minera tjera nëntoksore që në instancen e fundit nuk mund të përsëriten për një periudh shum të gjatë kohore
2. Të REGJENERUESHME - Uji dhe peshqit që përsëriten dhe
3. Që NUK REGJENEROHEN – dhe nuk përsëriten në procesin e konsumit
RESURSET MATERIALE – Janë Pasuri afatë gjate, që janë rezultat I prodhimit dhe mund të përdoren për prodhimin e produkteve ose shërbimeve tjera p.sh. mjetet kapitale dhe investive : makinat, objektet, paisjet.
RESURSET PUNUESE – Janë njerzit që punojn ë ose janë të gatshëm të punojn këtu kemi të bejmë më tërësine aftësive fizike dhe psikike që njerzit janë të gatshëm ti angazhojn në kryerjen e veprimtarive te caktuara.
Këtu kemi të bejmë më tërësine aftësive fizike dhe psikike që njerzit janë të gatshëm ti angazhojn në kryerjen e veprimtarive te caktuara.
RESURSET NDËRMRRËSE – Përfshinë vetë punën, iciativën dukurit, efekasitetin e organizimt të punës, menagjimi, marrja e rriskut etj. Limitimi I këtyre resurseve, në kushtet moderne nuk lejon plotësimin e pa kufishëm të kërkesave te individëve.
Kushtimisht resurset mundë të ndahen edhe në :
a) RESURSET E LIRA - Që gjinden në sasi të pa kufizuar në natyrë janë ato të mira, përdorimi I të cilave nuk kërkon që të heqin dorë nga përdorimi I të mirave tjera dhe këto të mira mundë të shfrytëzohen ne sasi të pa kufizuara p.sh. si resurs I lir paraqitet ajri të cilët individët për gjod dit e thithin.
b) RESURSET EKONOMIKE – Sasia e tyrë është e kufizuar – limituar në krahasim me këkrkesta tona, ndërsa qmimi I tyre I tregut eshte më I madh se 0, ç < 0
Resurset ekonomike shpesh herë ndryshe quhen dhe faktor të prodhimit që përfshin :
a) Resurset natyrore ose tokën – Përfshin tokën bujqësore, tokat nën sipërfaq industriale ose të banimit, burimet nëntoksore ato ujore etj…
b) Resurset investive ose kapitalin – Përfshinë ndërtesat, makinat, veglat dhe të gjitha paisjet që jan të ndërlidhura me prodhimtarin reale etj …
c) Resurset punuese ose punën – Përfshin aftësin fizike dhe intelektuale të njeriut dhe njohurit e shprehura në procesin e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve.
d) Talenti ndërmarrës ose aftësi ndërmarrëse – Përfshin organizimin e te mirave nëpërmjet bashkimit të të gjith faktorëve të prodhimit, zgjedhjeve bazile, menaxhimin e prodhimit, udhëheqëjn e prodhimit, dmth të aplikoj teknologji të rea, metoda, produkte të reja.
e) Sipas M. HABERT dhe VAREN FLOK të gjitha resurset ( burimet) ndahën në resursë Njerzore ( Popullsia ) dhe Resurse Natyrore.
14. METODA E STUDIMIT TË EKONOMIS
Metoda e studimit është element parësor ( Pjesë përbërse ) e qdo shkence. Metoda paraqet mënyrën ose procedurën e njoëhjës së lëndës që e hulumton shkenca e caktuar.
Në metodologjinë ekonomike, në rastet kur nga supozimet e dhëna nxirren përfundimet teorike, mund të përdoren tre shprehje gjusore :
1. Deskripcioni verbal : ( Ekonomistët “ Literal “ gjatë nxjerrjës së përfundimimeve, janë shërbyer me mjetet e analizes verbale )
2. Gjeometria grafike
3. Matematika formale ( Ekonomistët “ matematicent” me rastin e nxjerrjës së përfundimeve shërbehen me metodën matematikore dhe statistikore )
Ekzistojn 2 lloje të analizës ekonomike :
1. Analiza kualitative ekonomike : Që përmes metodave të ndryshme si p.sh. metodës historike, metodës së dedukcionit etj. Tenton që të përcaktojnë ligjshmërisë parësore në botën ekonomike. Po që se ndryshon dukuria A dhe është ndryshuar edhe dukuria B nga kjo njxerrim përfundimin se” Nëse ndryshon dukuria A, do të ndryshoj dhe dukuria B” ( p.sh. Ndryshimi I qmimit të ndonjë produktit do ndikojë edhe në ndryshimin e këkrkeses për atë produktë )
2. Analiza kuantitative ekonomike - që përmes zbatimit të metodave të ndryshme matematikore dhe statistikore bënë kualifikimin e ndërvarshmërive që ekistojnë në mes të dukurive dhe proceseve në botën reale ekonomike. Kjo metodë orvatet të përgjigjet në shumë pyetje të tjera sepse në rradhë të parë se sa ngritja e caktuar e cmimit të atij produkti do të ndikojë në zvogëlimin e sasive të kërkuara.
Metodat bashkëkohore të studimit të ekonomisë janë:
v Metoda e vrojtimit të një ngjarjeje të caktuar ekonomike, përcjell dhe studion të dhënat e së kaluarës, në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e njejta.
- Metoda e Analizës ekonomike - kjo metodë analizon sjelljet e individëve, firmave – ndërmarrjeve dhe ekonominë në tërësi.
Përmes përdorimit të analizës ekonomike shumë më lehtë mund të kuptohen kundërthëniet e së kaluarës, të së tashmes dhe të së ardhmes. Ndërmjet të kaluarës, të tashmes dhë së ardhmes ekziston kontinuitet andaj përmes kësaj analize mund të prognozhohen (parashikohen) rregulalt e sjelljeve t ardhshme (përmes studimit të atyre të së kaluarës).
Në procesin e parashikimit janë të mundshme 2 qasje: Reotrospektive dhe Prospektive.
Parimi Retrospektiv – bazohet në atë se e ardhmja shihet si rezultat I së kaluarës.
Qasja Prospektive – bazohet në të dhënat aktuale nga hulumtimet shkencore dhe sitemi I informacionit, për këtë qëlim ajo përdoret më së shpeshti në rastet kur duhet të mirren vendime stratëgjike dhe afatgjate.
- Metoda e Analizës Statistikore – mundëson të kuptuarit e si dhe testimin e ligjeve të ndryshme ekonomike, duke i përdorur të dhënat statistikore.
Të dhënat e ndryshme statistikore mund të paraqiten në forma të ndryshme, p.sh. mbi ecurinë e një dukurie të vështruar, ndërlidhjen në mes treguesve të ndryshëm si dhe për prezantimin e tendencave të zhvillimit.
- Metoda Grafike – përdorët me qëllim që të mundësohet nxjerrja e konkluzioneve më praktike. Grafikoni ësht një pasqyrë (fotografi) që pasqyron raportin në mes të dy ose më shumë variablave. Karakteristikë e grafikonit është se shumë të dhëna mund të pasqyrohen në një hapësirë të vogël por nga ana tjetër edhe kuptimi I tyre është shumë I lehtë.
Paraqitja grafike mund të jetë statike dhe dinamike. Te metoda statike nuk përfshihet faktori kohë, ndëesa tek metoda dinamike koha është element shumë I rëndësishëm I analizës.
- Metoda e Eksperimentit – (çka janë eksperimentet kontrrolluese)
Gabimi Post hoc, gabimi I varshmërisë, që do të thotë se nëse ngjarja A ka ndodhur para ngjarjes B, kjo nuk do të thotë se ngjara A e ka shkaktuar ngjarjen B.
- Modeli Ekonomik – është pasqyrim matematikor I raportit në mes të dy ose më shumë variablave. Teoria e matëmatizuar ekonomike, mundëson që përmes shprehjes së variablave të arrihet preciziteti, qrtësia dhe thjeshtësia, në shpjegimin e fenomeneve dhe ligjeve të ndryshme ekonomike.
Vlerësimi I vendimeve ekonomike mund të bëhët në bazë të:
- Parimi I efikasitetit – nënkupton se kemi një gjendje në të cilën nuk mund të përmirësohet situata e një personi e të mos keqësohet pozita e personit tjetër
- Parimi I drejtësisë – nënkupton shpërndarjen e pasurisë së shoqërisë në pajtim me rregulla të caktuara të drejtësisë.
- Parimi I stabilitetit – nënkupton gjendjen e ekonomsë kombëtare ku kemi outputin stabil ose rritës në kushte të inflacionit dhe papunësisë.
Instrumentet e reja të analizës ekonomike - nuk përdorën vetëm në “fenomenet ekonomike”. Meritë të veçantë ka Gary S. Becker . Fushat në të cilat ai ka filluar hulumtimet e tija janë: sjelljet e amvisërisë dhe anëtarëve të saj, vendimet në aspkëtin e lidhjes së martesës dhe shkurorëzimit, fertiliteti, diskrimini racorë, gjinorë apo fetarë, kriminaliteti dhe proceset politike.
Becker thekson se shkenca ekonomike nuk duhet të definohet në bazë të fenomeneve që ajo I hulumton , por në bazë të mënyrës se si I hulumton.
Parakushti parësorë që parashtrohet në planin e objektit të hulumtimit ekonomik është se ekziston sjellja njerëzore në dy elemente parësore: resurset e limituara dhe qëllimet alternative.
Kuptimi I ekonomisë na mundëson që para se gjithash të kuptojme shoqërinë në të cilën jetojmë, që të sqarojmë proceset aktuale si dhe të parashikojmë sjelljet e ardhshme ekonomike. (Dr. Bajro Golic)
14.1. Analiza ex post dhe ex ante
Në shkencën ekonomike dallojmë dy lloje të analizave:
- Analizën ex post
- Analizën ex ante
Analiza ex post ose llogaria kombëtare d.m.th. analiza statistikore e të dhënave, mundëson analizën e rezultateve të veprimtarive ekonomike, paraqitjen e problemeve dhe fenomeneve negatie varësisht nga rezultatet propozon masa konkrete për politikën ekonomike.
Kjo studion proceset ekonomike nga e kaluara si dhe bëhët ndërlidhja e tyre. Sipas definicionit është shkencë empirike.
Analiza ex ante nënkupton progozimin modular të proceseve ekonomike dhe paraqitjen në bazë të koncepsioneve të caktuara teorike çka mundëson përcaktimin e ligjshmërive të zhvillimit të proceseve ekonomike. Kjo merret me një model ose proces të ardhshëm apo hipotetik, dhe kjo analizë mun të hase tnë teorinë dhe metodologjinë e shtimit ekonomik.
Analiza ex post dhe ex ante ka të bëjë me hulumtimet që kryesisht janë të ndërlidhura me parimet makroekonomike. Si parime metodologjike janë pjesë përbërëse e çdo metode sintetikem që patjetër parashtron hipoteza shkencore dhe ato në mënyra empirike I vërteton.
15. Subjektet ekonomike
Subjektet më të rëndësishme të ekonomisë janë: Amvisëria, Firmat dhe Shteti (mund të I shtohet edhe Bota e jashtme)
Amvisëritë – janë njësi themelore konsumuesë në të cilat bëhet harxhimi I të mirave materiale dhe shfrytëzimi I shërbimeve;
Ato janë agjente ekonomike të pavarura, vepruese, raconale që kanë për qëllim maksimizimin e mirëqenies dhe të jetës ekonomike dhe paraqiten së pari si a) pronar të resurseve ekonomike (tokës, punës, kapitalit, aftësive ndërmarrëse) dhe b) blerës parësor të mallrave dhe shërbimeve , ndërsa një pjesë e të ardhurave shkon në krijimin e fondit kreditues.
Firmat – Janë njësi organizative që prodhojnë të mira materiale apo kryejnë shërbime të caktuara. Atom und të paraqiten si a) blerës të resurseve ekonomike, me të cilat mundësohet procesi I prodhimit, me ç’rast paraqiten edhe si b) prodhues parësor të të mirave dhe shërbimeve ekonomike.
16. Institucionet Ekonomike
Janë formë e përhershme e ndërlidhjes së subjeketeve ekonomike përmes të cilave garantohen rregullat e sjelles në përputhje me normat morale dhe ligjore në fuqi.
Ato mund të jenë formale dhe joformale. Në rast se të dyjat janë në pajtueshmëri atëherë zvogëlohen shpenzimet transakcionale, me ç’rast mundësohet shfrytezimimi sa më efektiv I resurseve.
Me Shpenzime Transakcionale, Northi, nënkupton shpenzimet e krijuara për transakcionet afariste dhe këto shpenzime janë të ndara nga shpenzimet prodhuese.
Procesi I mësimit sipas Northit është funksion I dy çështjeve:
- Së pari, menyrës se si besimet e aprovuara filtrojnë informacionet që përvetësohen përmes përvojës
- Së Dyti, pervojave të ndryshme që individët ballafaqohen në shoqëritë e ndryshme dhe në kohë të ndryshme.
Planifikimi – është mënyrë e veçantë e alokimit të resurseve për shrytëzuesit e autorizuar.
Prona – përmes këtij institucioni bëhet shfrytëzimi dhe përdorimi I sendeve ose të mirave si dhe përjashtimi I individëve që nuk janë pronarë
Tregu – është mekanizëm nëpërmjet të cilit blerësit dhe shitësit bashkëveprojnë me qëllim që ndonjë malli t’ia përcaktojë çmimin dhe sasinë.
Historikisht është vërtetuar si instrument më efikas I rregullimit të marrëdhënieve reporduktuese sepse objektivisht në kushtet e tanishme krijon jobarazi ekonomike dhe sociale.
Tregu është mekanizëm I fuqishëm demokratik që resurset ekzistuese I vlerëson në mënyrë objective dhe sipas lidjeve të ofertës dhe kërkesës.
Çmimet – korrodinojnë vendimet e prodhuesve dhe konsumatorëve në treg.
Ato janë raporte këmbimore me të cilat një mall këmbehet më mallin tjetër. Në ekonominë moderne kjo bëhet përmes parasë. Gjithashtu çmimet u sinjalizojnë të gjitha subjeketeve ekonomike çka të prodhojnë, sat ë prodhojnë dhe për kë të prodhojnë.
Konkurrenca – është mekanizëm I garës së përgjithshme, rivalitetit dhe luftës së interesave të reciprokisht të kundërta.
Konkurrenca e shtetit është aftësia ekonomike që të prodhohen mallra dhe shërbime të cilat janë në gjendje të konkurojnë në tregjet ndërkombëtare sa më gjatë. Kjo njëkohësisht të ndikojë në ngritjen e standardit jetësorë të qytetëarët.
Institucionet e mira karakterizohen me atë se:
- Sigurojnë dhe mbrojnë të drejtat pronësore në shoqëri
- I kufizojnë të gjitha elitat e mundshme, që mundohen të ekspoprijojnë të ardhurën dhe pasurinë e dikujt
- Maksimalisht sigurojnë shanset e njejta për shtresat e gjëra të shoqërisë në fushën e papunësisë, sigurmit social dhe të drejtave njerëzore.
Institucionet e krijuara – të tregut krijojnë dhe mbrojnë të drejtat pronësore pa të cilat nuk ka as treg
Institucionet rregulluese – të tregut merren me rregullimin, ekstrenalit, ekonominë e vëllimit dhe informative jot ë plota (përsosura)
Institucionet stabilizuese – të tregut zvogëlojnë jostabilitetin makroekonomik dhe krizat financiare
Institucionet legjitimuese te tregut – sigurojnë mbrojtjen sociale, sigurimin shendetësorë, pensional etj.
16.1 Ndryshimi I Institucioneve
Institucionet Ekonomike duhet ndryshuar në mënyrë evolutive dhe jo revolucionare sepse rrethi I caktuar mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme sin ë aspektin politik, ligjdhënës dhe teknologjik por njerëzit dhe shprehitë e tyre ndryshojën shumë ngadalë.
Parakushtet që duhet plotësuar kërkesat e kohës në mënyrë që të bëhet përshtatja e aftësive humane me realitetin e ri ekonomik (Institucional) janë: parakushtet organizative, shkencore dhe politike.
17. Sistemet ekonomike dhe llojet e tyre
Sistemi ekonomik I referohet mënyrës se si një shoqëri vendos të iu përgjigjet 3 sfidave ekonomike: Çka të prodhojë? Si do të prodhohen të mirat? Për kë të prodhohen të mirat?
A Roger bënë një lloj të klasifikimit të tyre (S. ekonomike) duke theksuar se “ka qindra vende në botë por vetem dy sisteme ekonomike, ai kapitalist (ose I tregut) dhe socialist.
G Gurvitch (sociology freng) dallon 14 tipe të strukturave arkaike dhe civilizuese dhe me kombinimin e tyre nzjerr 4 tipe kryesore të S.Ekonomike. S. i Dirigjuar (I pjekur, kapitalizmi poltësisht I zhvilluar si në SHBA), S. Fashist (shoqëria burokratike-kapitaliste, Gjermania dhe Italia në vitet 20’-40’), S. Planifikues në parimet e kolektivizmit të tipit etatist (BRSS) dhe S. Planifikues në bazë të parimit pluralist (Angli dhe Suedi).
Klasifikimi më I pranueshëm I sistemeve ekonomike është ai që I ndanë ato në:
a) Sistemi I ekonomisë tradicionale
b) Sistemi I ekonomisë së tregut
c) Sistemi I ekonomisë së planifikuar (komandues)
d) Sistemi I ekonomisë së përzier.
17.1. Ekonomia Tradicionale
Paraqet sistemin më të vjetër ekonomik në të cilin prodhohen produkte të njejta dhe ku nuk kanë ekzistuar kushtet për këmbim. Ky system bazohet në ekonominë e prodhimit natyror sipas të cilës zgjidhja e vetme bazohet në bazë të traditave siç është trashëgimia e zejeve, statusi social etj.
Kjo ekonomi është e sistemit të mbyllur dhe nuk e arrin fazën e këmbimit të mallit me para por paraqitën këmbimet e rastit, ku një mall këmbehej me një tjetër. Më vonë përmes një produkti ekuivalent këmbeheshin 2,3 e më shume produkte dhe në këtë rast filloi të merr përmasa të gjëra dhe më stabile me ç’rast çdo prodhues shndërrohet në prodhues dhe vet ekzitues (I pavarur).
17.2. Ekonomia e Tregut
Është karakteristikë e vendeve të zhvilluara ekonomike që në kuptimin Ideal të tregut përjashton mundësinë e përzirjes së shtetit në çështjet ekonomike që nënkupton lirinë e plotë të vendimmarrjes së forcave në treg, sepse është ekonomi e pronës private e mbështetur në mekanizmat e ofertës dhe kërkesës.
Në aspektin histroik ekonomia e tregut ka kaluar nëpër disa etapa
a) Etapa e Konkurencës së lirë (laissez-faire). Ka dominuar gjatë gjithë shekullit XIX dhe karakterizohet me atë se të mirat kapitale ishin pronësi të individëve dhe institucioneve private ndërsa shteti kishte vetëm pronësi në sektorin e mbrojtjes, gjyqësisë, trasportit, hekurudhës etj. Me paraqitjen e Krizës ekonomike globale të viteve 29’-33’ merr fund periudha e “vetërregullimit” ekonomik.
b) Periudha e rregulluar e Ekonomisë së Tregut – ku shteti luan rolin më aktiv në jetën ekonomike dhe prania e tij është gjithnjë më e madhe. Në këtë periudhë formohen por edhe zgjerohen ndërmarrjet shtetërore, po ashtu bëhet intervenimi në sferën e punësimit dhe në pagat. Mekanizmi I rregullimit paraqet fundin e mospërzirjes së shtetit në iniciativën private
c) Derregullimi I ekonomisë së Tregut – nënkupton zvogëlimin e përzirjes së shtetit në aspektin administrativ dhe ligjor. Në këtë periudhë përparësi gjithnjë më të madhe fitojnë Konkurrenca dhe tregu.
Karakteristikat më esenciale të sistemit ekonomik të treut jane:
a) pjesa dërmuese e të mirave kapitale gjenden në pronësi private
b) ekzisitimi I lirive të plota ekonimike
c) formimi I çmimeve nëpërmjet mekanizmave të tregut
d) konkurrenca ndërmjet subjekteve të ndryshme ekonomike
e) autonomia e plotë e subjekteve ekonomike
f) decentralizimi I pushtetit ekonomik
Qëllimet parësore të ekonomisë së tregut janë: zhvillimi ekonomik, Liria ekonomike, stabiliteti I çmimeve, punësimi I plotë, siguria ekonomike, barazia ekonomike, efikasiteti ekonomik.
17.3. Ekonomia Komanduese
Është ekonomi e centralizuar (Gjermania dhe Italia gjatë viteve 30’dhe 40’) në kuadër të të cilës pjesa më e madhe e firmave gjenden në pronësi të shtetit. Këtu “dora e padukshme e tregut” (konkurenca, kërkesa, oferta, çmimi I tregut) zëvendësohet me “dorën e dukshme të tregut” (fuqinë dhë autoritetin shtetërorë).
Karakteristikat kryesore:
a) të gjitha mjetet e prodhimit janë në pronësi të shtetit (shoqërore)
b) shteti dhëheq ndërmarrjet nëpërmjet drejtorëve të caktuar na vetë shteti
c) problemet e pronës etj.
Si karakteristikë esenciale e sistemit ekonomik komandues mund të merret kombinimi I diturive dhe njohurive limituese, në një anë dhe pushtetit të fuqishëm nga ana tjetër. Si përfundim mund të thuhet se S.E. komandues I ka kaluar ekonomisë së tregut vetëm përsa I përkëet punësimit të njerëzve.
17.4. Ekonomia Mikste (e përzier)
Është model I cili përfshin karakteristika të tri sitemeve të tjera (Tradicional, E. të tregut dhe Komandues) I cili është I ndërlidhur me ekonomisitin e njohur Freng Fransua Peru I cili në veprën e tij “Kapitalizmi” e parasheh si “ideal bashkëkohorë të kapitalizmit”.
Në këtë sistem përfshihet sektori privat dhe ai shtetërorë për funksionim harmonic të të cilit kërkohet plan I veprimit. Pra ky sistem nënkupton gërshteimin e pronësisë private me atë shtetërore)
Në kohë të fundit po flitet edhe për ekonominë sociale të tregut e cila vjen në shprehje në rastet kur si matës (indikator) nuk merret vetëm DGP vendore, por bë analiza përfshihen edhe vlerat e tjera si drejtësia shoqërore, baraiza e kushteve ekonomike dhe sociale për të gjithë, humanizmi I punës, demokratizimi I ekonomisë dhe mbrotja e ambientit.
Ekonomia sociale në kushtet e sotme tenton që t’I harmonizojë katër qëllime fundamentale dhe shoqërore dhe atë: a) liritë personale, b) efikasitetin ekonomik, c) drejtësinë sociale dhe d) ruajtjen e burimeve natyrore.
18. Llojet – tipet e ekonomisë së tregut
Varësisht nga ajo se si veprojnë mekanizmat e tregut dhe se çfarë roli luan shteti në rregullimin e jetës ekonomike veqçohen 3 Tipe (Lloje) të ekonomsë së Tregut:
- anglosakson
- aziatiko-lindor-japonez
- kontinental (gjerman)
Sistemi Anglosakson I ekonomisë së tregut mbështetet kryekëput në besimin gjithëpërfshirës të efikasitetit të mekanizmave të tregut si dhe në efektshmërinë shumë më të lartë të subjekteve private në krahasim me ato shtetërore.
Në Sistemin Japonez shtetit I është dhënë rol parësorë në përcaktimin e qëllimeve të strategjisë zhvillimore dhe se nga shteti pritet që të bëjë por edhe që të jetë I aftë për t’I mobilizuar të gjitha fuqitë ekonomike për arritjen e qëllimeve më parë të parashtruara.
Në Sistemin Gjerman zvhillimi i strategjive nacionale është i pakuptimtë.
Zhvillimi kuptohet si një proces i hapur dhe evolutiv që përshpejtohet përmes vendimeve makroekonomike.
Me këtë rast shtetit i është dhënë për detyrë që për subjektet ekonomike që janë përgjegjëse për vetveten të hartoj kornizën ligjore dhe të mbikqyrë se si i respektojnë rregullat subjektet ekonomike.
Arsyet e bashkëveprimit të tregut me planin (zhvillimorë të hartuar nga shteti)mund të përmblidhen në atë se:
- Tregu I informon të gjithë kërkuesit dhe subjektet e ndryshme ekonomike për çmimet e produkteve të ndryshme dhe për shërbimet e ofruara. Varësisht nga “impulset” prodhuesit e mallrave marrin aksione të caktuara për të iu përmbajtur “rregullave të lojës”. Ka raste kur në mungesë të “impulsive” paraqitet nevpja e rregullimit shtetërorë dhe atë përmes planit.
- Plani si institucion ekonomik nuk e përjashton veprimin e tregut dhe shpeshëherë kemi bashkëveprim mes tyre, ashtu si në vendet e zhvilluara ku realizohet praktika e programimit-planifikimit ku bëhte fjalë për planin indikativ që ka karakter udhëzues. (Për dallim në vendet ish-socialiste plani ishte obligativ dhe në ato raste “dora e padukshme” zëvendësohej me “dorën e dukshme” të shtetit).
18.1. Problemet Parësore të ekonomisë së tregut
Limitimi I resurseve ekonomike paraqet problemin fundamental ekonomik- problemin e zgjedhjes së prodhimit dhe aftësinë e shpërndarjes së resurseve të kufizuara ndërmjet terësive të ndryshme konkurruese.
Problemi fundamental ekonomik kërkon zgjdhjen e 3 çështjeve:
a) Çka të prodhohet? (d.m.th. cilat të mira – mallra dhe shërbime dhe në çfarë sasie)
b) Si të prodhohet? (Me ndihmën e cilave resurese dhe cilës teknologji të prodhohen ato të mira)
c) Për kë të Prodhohet (d.m.th. se sit ë shpërndahen të mirat e prodhuara në mes të anëtarëve të shoqërisë
Si i zgjidhë tregu tri problemet parësore ekonomike
18.2. Çka do të prodhohet
Motoja e prodhimit në ekonominë e tregut është maksimizimi I profitit. Në këo raste firmat janë të interesuara të deportojnë dhe të merren me prodhimin e atyre produkteve që kanë çmimin dhe kërkesë sa më të larte. Çmimet e tregut I japin impulse (sinjale) prodhuesve se çka dhe sa të prodhojnë.
Në përcaktimin se çka do të prodhohet ndikojnë po ashtu edhe shpenzimet relative të prodhimti, porn ë realitet vendimet në këtë rast I përcakton sistemi I çmimeve dhe mekanizmat e tjerë të tregut.
18.3. Si të Prodhohen?
Mënyra më e mirë për të prodhuesit e ndryshëm është që sa më me sukses ta përballojnë konkurrencën e çmimeve dhe në anën tjetër të rrisin fitimin e tyre në shkallën më të lartë, duke I zvogëluar shpenzimet në masë sa më të madhe, në radhë të parë duke aplikuar metodat më efikase të prodhimit. Kjo sepse sfida se “si të prodhohen?” përcaktohet në bazë të konkurencës së prodhuesve në treg.
18.4. Për kë të prodhohet?
Tregjet e faktorëve prodhues I përcaktojnë pagat, rentat e tokës, dividencat, kamatat dhe profitet dhe këto çmime quhen çmimet e faktorëve prodhues. Këta faktorë si dhe duke u bazuar në ofertën dhe kërkesën në treg, si dhe disa faktorë të tjerë shoqërorë mund të konkludojmë se shoqëria është ajo që përcakton se për kë të prodhohet, të pasurit apo të varfërit.
18.5. Kush qeverisë me Tregun?
Nëse me kujdes analizojmë dhe vështrojmë strukturën e ekonomisë së tregut atëherë qartazni do të shohim varshmërinë ndërmjet konsumatorëve të shumtë dhe teknologjisë ekzistuese. Konsumatorët qeverisin me tregun nëpërmjet shijeve dhe dëshirave (preferencave) të tyre të trashëguara ose të përfituara, e që shprehen nëpërmjet votave të tyre monetare.
19. Ekonomia dhe Drejtësia
Ekonomia (ekonomiksi) është e posaçërisht teoria ekonomike është ngushtë e ndërlidhur me të drejtën.
Në kushtet e sotme funksionimi I ekonomisë së tregut nuk mund të paramendohet pa ekzisitimin e një sërë institcionesh juridike që rregullojnë marrëdhëniet kontraktuese në mes të subjeketeve të ndryshme ekonomike.
Varësisht nga lloji I kontratës Institucionet jurdike mund të lujanë rolin e akceletorit (shtysit) ose ë frenuesit (penguesit) të zhvillimit ekonomik.
Në kuadër të kësaj fusha merita për kontribut të rëndësishëm shkencor ka Ronald Coase, I cili për herë të parë I trajtoi problemet ekonomik në bashkëveprim me aspektin juridik.
Sipas Hal R. Variansecila nga këto 2 fusha shkencore ka elemente të rëndësishme normative.
Sipas Varianit tri çështjet parësore ekonomike që lidhen me të drejtën dhe ekonominë janë:
- Analiza e Krimit – ku ekonomiksi mund të përdoret për të analizuar zgjidhjen e aktiviteteve dhe veprimeve penale për krijimin e nxitjeve që do të frenonin krimin
- E drejta e detyrimit – me ç’rast ekonomiksi mund të përdoretpër të analizuar ndikimin e formave të ndryshme të ligjit mbi përgjegjësit
- Çështjet e veçanta Ligji Antitrust ku ekonomiksi mund të përdoret për të vlerësuar ndikimin e sjelljes së firmave si dhe të masave ligjore për fiksmimin e çmimeve.
20. ANALIZA EKONOMIKE E KRIMIT
Kriminaliteti dhe racionaliteti njerëzorë në vepër
Pasi që një kohë të gjatë analiza e kriminalitetit respektivisht shkelja e ligjit ishte e rezevruar për shkencat juridike, sociollogjike dhe në disa rastë të rënda edhe psikologjike.
Qëndrimi I përgjithshëm sociologjik ishte se kriminelet janë njerëz iracional ose viktima pasive të rrethit të tyre shoqërorë.
Një mëndim krejtësisht të kundërt e jep Gary S. Becker I cili në veprën e tij “Krimi dhe dënimi” në aneksin “analiza ekonomike” thekson se kriminelët sillën në mënyrë plotësisht racionale dhe se motivimi I tyre I përgjithshëm nuk dallon shumë nga motivimi I individëve të tjerë, që do të thotë se ata sillen ashtu që të maksimizojnë dobinë e tyre.
Sipas Beckerit pjesën dërmuese të kriminelëve e përbëjnë individët që kanë përgatitje relativisht të ulët arsimore, d.m.th. indivdët që kanë vlerë relativisht të ulët të kapitalit njerëzorë (human), individët të ardhurat e të cilëve janë shumë të ulëta në kuadër të veprimtarive të ligjshme.
Përfundimi I Beckerit: Sa më e ashpër të jetë politika ndërshkimore ndaj shkelësve të ligjit, kjo do të ndikojë në mënyre preventive që kriminaliteti të zvogëlohet, pasi që do të vie tek frikësimi I kriminelëve potencial.
Ekuivalenti monetar I dënimit me vdekje, ishte sfidë e rëndësishme në analizën ekonomike të krimit, pasi që analiza e ekuivalentit monetary të dënimit me vdekje ishte shumë aktuale për kriminel të ndryshme, pra shtrohet pyetja se sa i dënuari me vdekje do të ishte I gatshëm që të paguaj për t’I ikur ekzekutimit të dënimit me vdekje.
P J E S A II
M I K R O E K O N O M I A
1.KAPITALIZMI – EKONOMIA E TREGUT
Kapitali është emërtimi I veçantë I një vlere specifike e cila nënkupton pasurinë krijuese por nga ana tejtër me këtë nocion emërtohet edhe sisitemi ekonomik në të cilin dominon kapitlali (kapitalizmi). Këto dy nocione janë të pandashme nga njëra-tjetra sepsë kapitali e bën të mundshëm kapitalizmin ndërsa kapitalizmi nga ana tjetër e mbron, krijon, zgjeron dhe e rritë atë.
Në literaturën ekonomike kapitali nënkupton pronën private mbi mjetet e prodhimit, e një individi ose një grupi individësh të cilët kanë bashkuar kapitalin e tyre për sëndërtimin e interesave të përbashkëta për realizimin dhe përvetësimin e fitimit sa më të larte.
Mendimi (Teoria) Kapitalist(e) mbi Kapitalin: Kapitali është bazë për ndërlidhjen e faktorëve të prodhimit material sit ë faktorëve objektiv (mjeteve të punës dhe lëndëve të punuës) ashtu dhe të faktorit subjektiv (fuqisë punëtore) më tregun dhe realizmin në treg me ç’rast të ardhurat e realizuara – output-i, është më I madh sesa shpenzimet – input-i, prej të cilit del fitimi si e ardhur e kapitalit të cilën e përvetëson kapitalisti (pronar I kapitalit).
Mendimi (Teoria) Klasor(e) mbi Kapitalin: Kapitalin e sheh si bazë të eksploatimit të klasës punëtore prej nga burojnë të gjitha të ardhurat e kapitalistëve dhe të gjitha fatkeqësitë e klasës punëtore. Mendimtarët e kësaj teorie e shohin kapitalin si vlerë e cila rritet në sajë të shfrytëzimit të punës në meditje të punëtorëve.
Ekonomia e Tregut (që përfaqëson ekonominë kapitaliste) shoqërinë e ndanë në pronarë dhe jopronarë.
1.1.TRI DIMENSIONET E EKONOMISË
Tri dimensioned e ekonomisë në kohën bashkëkohore janë: konkurrenca, komanda dhe ndërrimi të cilat paraiqten si dimensione të cilat veprojnë pavarësisht dhë atë si: horizontale, vertikale dhe kohore.
KONKURRENCA - ështëdimension që vepron në mënyrë horizontale.
Ajo nënkupton ofertën dhe kërkesën në mekanizmin e tregut, porn ë këtë rast bëhet fjalë për konkurenën në mes prodhuesve të degës për të përfituar sa më shumë blerës.
KOMANDA – është dimension klasor, sepse ekziston klasa e lartë që e komandon klasën e ulët e cila është komanduar. Është dimension vertikal poshtë-lartë pra shpreh pozitën hierarkike në shoqëri. Komanda ka si mjet urdhëresën dhe nuk ekziston tjetër zgjidhje – dëgjeshmëri apo jo. Në kushtet e reja urdhëri më tepër formohet përmes stimilumeve apo sanksionimeve financiare.
NDËRRIMI – është dimension kohorë që I dedikohet ndërrimeve të sistemeve ekonomike. Ato më të cilësuara janë kalimet kualitative prej një sistemi një tjetër por edhe brenda për brenda sistemeve ka ndërrime kualitative. Shkaktarët e ndërrimeve mund të jenë konfliktet klasore, zbulimet e reja shkencore, luftërat, fatkeqësitë natyrore etj.
2. RRETHXHIRIMI I KAPITALIT
Për ekzistencën normale të një bashkësie shoqërore duhet patjetër të prodhohet panderprërë, prandaj kapitali rrjedhimisht duhet të jetë në lëvizje të vazhdueshme, përkatësisht të lëvizë në një rreth të mbyllur në mënyrë që pandërprerë të prodhojë mallra dhe njëherit pronarit të vet të I sjellë fitime.
Gjatë rrugëtimit të vet të detyrueshem kapitali kalon nëper 3 faza:
Në nismë statron si para që duhet të shërbejë për blerjen e mallit, por mallit te llojit të përcaktuar në llojet e mjeteve të prodhimit dhe fuqisë punëtore, mall me të cilin plotësohet përcaktimi I mëparshëm, prodhimtaria, që është faza e dytë për të prodhuar mall tjetër për tregm dhe në fund faza e tretë malli I sapo prodhuar duhet të dalë në treg për t’u realizuar (shitur).
(Faza e parë - Blerja, Faza e dytëProdhimtaria, Faza e tretë Shitja).
3. RROTULLIMI I KAPITALIT TË AVANCUAR
Varësisht nga materializimi (shpenzimi) I kapitalit të avaznuar atë e klasifikojmë në :
- Kapital kryesor (themelor) apo fiks
- Kapital qarkulues apo proporcional
KAPITALI FIKS- është pjesa e kapitalit të avancuar në mjetet e punës. Në këtë capital hyn kapitali I avancuar si: ndërtesat, makinat, instalimet, enët e ndryshme, veglat, infrastruktura etj. Sepse këto mjete në procesin e prodhimit marrin pjesë në terësi por në malline rie përcjellin vetëm vlerën e vet, përcjell aq vlerë sa është shkalla e vjetrimit përkatësisht amortizimit.
Procesin e zvogëlimit të vlerës së mjeteve të punës e quajme amortizim apo vjetrim.
Shkalla e vjetërimit të mjeteve të punës, përkatësisht kaptalit kryesor varet nga aftësia përdoruese e tyre.
Me amortizim fizikkuptojmë humbjen e cilësive fizike të kapitalit kryesor nga përdorimi me ç’rast vlera e tij në mënyrë sukcesive kalon në produktin e krijuar deri në momentin kur ky kapital vjetërohet plotësisht dhe duhet zëvendësuar me capital të ri (mjete e punës me të reja, makinat e vjetra me të reja etj.)
Amortizimi moral – ekonomik është pasojë e zhvillimit të shkencës, teknikës të teknologjisë dhe të amortizimit të ngadalshëm në pikëpamje fizike që mund të zgjasë 10,12 ose më shumë vjet.
KAPITALI QARKULLUES – cilësohet me shpenzimine plotë gjatë çdo rrotulliomi dhe për të prodhuar përsëri duhet të bëhet kompenzimi I kapitalit të shpenzuar që përbëhet nga avancimi I pjesërishëm I kapitalit në faktorin objektiv si lënë pune dhe pjesërisht në faktorin subjektiv- fuqinë punëtore.
Kapitali qarkullues është proporcional me sasinë e prodhimtarisë që duhet kuptuar se me rritjen e vëllimit prodhues proporcionalisht rritet edhe sasia e shpenzuar e kapitalit qarkullues, pra inputi është në përpjestim të drejtë me vëllimin e prodhimit.
3.1 RROTULLIMI I TËRË KAPITALIT TË AVANCUAR
(shiko në libër faqe 103)
4. AKUMULIMI I KAPITALIT
Nocioni I akumulimit të kapitalit nënkupton grumbullimin e parasë së fituar nga pronari I kapitalit prej realizimit të outputit, minus inputi dhe shpenzimet individuale të kapitalistit. Me Akumulimin e parasë-kapital duhet kuptuar akumulimin e forcës ekonomike.
Dallojmë 2 faza të akumulimit
a) Akumulimi “para” (nominal)
b) Akumulimi real (vërtetë)
Akumulimi “para” (nominal) – përcakton sasinë e parave të akumuluara në bankë, me qëllim që në një të ardhme të afërt ose me të largët t’I shpenzojë për përcaktimin e vet duke investuar në zgjerimin e kapaciteteve që ndryshe quhet riprodhim I zgjeruar. Më këtë rast shndërrohet në capital real sepse paratë shndërrohen në faktorë të prodhimit.
Se sa do të zgjasë faza e akumulimit “para” varet prej disa faktoërve:
- Nga dega ekonomike ku duhet të investohet (shuma që duhet shpenuar për përmbushjen e nevojave)
- Nga kapitali amë, prej nga krijohet fitimi përkatësisht prej cilit akumulohet.
- Nga përpjestimi I ndarjes së fitimit të realizuar në shpenzimin individual dhe në akumulimin “para”.
Akumulimi real – bëhët atëherë kur paratë e akumuluara shpenzohen në përcaktimin e vet dhe nga paraja shndërrohen në factor të prodhimit, mjete të punës, lëndë pune dhe fuqi punëtore, kur realizohet qëllimi për zgjerimin-rritjen e kapaciteteve ose për përmirësimin e teknik tknologjik të prodhimtarisë.
4.1.PËRBËRJA ORGANIKE E KAPITALIT
Efektet e ndikimit të rritjes së kapitalit mbi klasën punëtore por edhe përfitimin capitalist bazohet në përbërjen organike të kapitalit.
Përbërja teknike dhe vlerore janë të pandashme sepse bëjnë fjalë për të njejtin kapital, por shikuar në efektin vleror ose në atë sasior. Mjetet e prodhimit që janë më të përsosura japin produkte (rendimente) më të mëdha (janë productive), kanë vlerë më të madhë, ndërsa punësojnë numër më të vogël punëtorësh. Për ta shprehur këtë lidhje të ngushtë në mes të përbërjes vlerore dhe teknike, zbatohet një përbërje unike me të cilën kuptojmë përbërjen vlerore të kapitalit e cila shprej ndryshime në përbërje teknike dhe e quajmë përbërje organike të kapitalit.
5. TREGU DHE KONKURRENCA
Tregu është diçka që e përcjellë gjithnjë ekonominë e mallrave duke filluar nga forma e plotë e këmbimit e deri të këtë ekonomi mallrash. Me zhvillimin e ekonomisë së mallrave zhvillohet edhe instituioni itregut, bëet perfeksonimi I këmbimit të mallrave në veçanti kur fondi I mallrave e tejkalon fondin e blerjes.
Me treg pra kuptojmë ofertën dhe kërkesën si dhe lidhjet e marrëveshjeve reciproke ndërsa vendi është në të shumtën e rasteve më tepër shprehje figurative.
Sipas veçorive të ndryshme specifike tregun mund ta ndajmë në disa veti: Sipas llojit të konkurencës, sipas teknikës së shitjes, sipas sasisë së mallit të ofruar dhe sipas hapësirës ku bëhet realizimi I mallrave. (disa lloje tjera libër faqe 107).
6. MEKANIZMI I VEPRIMIT TË TREGUT
Edhe tregu si institucion I veçantë përdor mekanizma që I përshtaten veprimtarisë ndërmjetësuese në botën e mallrave. Instrumentet me të cilat shërbehet tregu janë konkurrenca e cila realizohet përmes ofertës dhe kërkesës.
6.2. KONKURRENCA DHE LLOJET E KONKURRENCËS
Konkurrenca është instrument universal e cila vepron njëlloj te të gjithë pjesëmarrësit në treg. Qëllimi I çdo investuesi është fitimi, madje maksimalizimi I fitimit, I cili është karrem tërheqës për çdo ndërmarrje – firëm.
Llojet e veprimit të konkurrencës dhe përkufizimin e saj e ndajmë në:
- Konkurrencë plotësisht e lirë
- Konkurrencë të kufizuar
- Konkurrencë plotësisht të kufizuar
1.Konkurrenca plotësisht e lirë – cilësohet me kushtet e prodhimit të thjeshtë të mallrave që përfshinë numër të pakufizuar pjesëmarrësish në treg, të subjekteve të të dy palëve ku mallrat kaë afërsisht cilësi të njejtë. Kjo mundëson që për një lloj të të mirave të caktohet një çmim I përbashkët në bazë të përcaktimit të kohës shoqërisht të domosdoshme e punës si vlerë e përbashkët. Konkurrenca e lirë dominon në periudhën parakapitaliste dhe një kohë të konsiderueshmë në kapitalizmin liberal.
2. Konkurrenca e kufizuar - ose e përsosur e cila në kushte bashkëkohore është dukuri normale, sepse në të dy polet konkurrenca gjendet në një numër I kufizuar (më shumë së dy, por jo në pa kufi) pjesëmarrësit të cilët kanë fuqi më të mëdha konkurruese se prodhuesi I imët e më të vogël se sa monoploet. (karakteristikë e ekonomisë bashkëkohore).
3. Konkurrenca plotësisht e kufizuar – paraqet kushtet e monopilizimit të prodhimtarisë. Kur një degë e ekonomisë vihet në pronësi të një pronari I cili përcakton (dikton) kushtet e tregut. Këtu faktikisht konkurrenca është terësisht e eliminuar. Kjo formë e konkurrencës është shumë e rrallë dhë afatshkurtër.
Konkurrenca përkah sjellejt e pjesëmarrësve ndaj partnerëve të tjerë njihet si:
- Konkurrenca lojale (korrekte)
- Konkurrenca jolojale (jokorrekte)
1.Konkurrenca lojale – zhvillohet nëpërmjet veprimeve të vet firmave pa cenuar fare pavarësinë –integritetin e frmave konkurruese. Me këtë rast konkurrentët shërbehen me çmime të ulëta, cilësi më të mirë të prodhimit, qëndrueshmëri më të gjatë, transport në shtëpinë e blerësit, montim falas etj.
2.Konkurrenca jolojale – kur nuk respektohen rregullat por përdore edhe mhet joligjore si spiunim I konkurrencës, pengim I dajlës së tyre në treg, pengimi I furnizimit të rregullut me lëndë të punës apo me energji, madje duke bërë grabitjen e njerëzvë apo atentate.
6.2. STRATEGJITË KRYESORE TË KONKURRENCËS
Konkurrenca I ka disa strategji në të cilat bazohet zhvillimi I tregut e këto janë:
- Konkurrenca e çmimeve
- Depërtimi
- Fuqia monopoliste
1.Konkurrenca e çmimeve – zhvillohet kur firmat (ndërmarrjet) angazhohen për tërheqjn e blerësve duke iu ofruar mallrat ë njejtë si firamt e tjera por m çmime më të ulëta.
Janë të prirura me çdo kush ta ulin inputin (shpenzimet e prodhimit, uljen e pagave) ruajnë kontinuitetin e prodhimit por edhe influencojnë konkurrentët ku disa prej të cilëvëe bëhen viktimë e konkurrëncës ndërsa disa mbijetojnë.
2. Depërtimi – bëhet kur firmat rëndom ë mbijetuara kanë financuar institute shkencore hulumtuese dhe teknike të prodhimit në treg, të cilët bëjnë zbulime të reja dhe siç thotë populli përmes kësaj metode të re merr ajkën, realizon fitime shumë të larta, madje suplementare (ekstra fitim).
- Fuqia monopoliste - arrihet siç e kemi përmendur më parë kur një firmë mbizotëron mbi frmat tjera konkurruese, që mund të arrihet me konkurrencë lojale apo jolojale dhe me centralizim përkatësisht grupizim të kapitalit.
7. Oferta dhe Kërkesa
Janë instrumente të pazëvëndesueshme të tregut përkatësisht të konkurrencës në treg. Oferta dhe Kërkesa janë dy pole të kundërta por që kane funksionim të njejtë dhe janë të paqëndrueshme dhe jo funksionale si të ndara përkatësisht të vetmuara.
Kjo Vlenë për ekonominë e mallrave, ku ka konkurrencë ndërsa në ekonominë natyrore nuk ekziston, prandaj nuk ka as institucion të ofertës dhe kërkesës,sepse çdo gjë e prodhuar shkon drejtpërsëdrejti në shpenzim.
7.1. Ligji I Ofertës
Me ofertë duhet kuptuar gjithë sasia e mallrave dhe e shërbimeve që në një ekonomi të caktuar dhe në një moment të caktuar mund të nxirret në treg. Kjo sasi varet nga disa faktorë: Faktori bazë është sasia e prodhimit shoqëror I asaj ekonomie, ndërsa faktori tjetër është eksporti dhe importi që mund të rritë ose zvogëloj sasinë e ofertës. Rol të parëndësishem kanë edhe prodhimet e krijuara në kohëra të mëhershme dhe të parealizuara në atë kohë andaj si mallra përcillen me vite të tëra. Oferta është kategori shumë e ndryshueshme për çka ndikim më të rëndësishëm ka kërkesa, por nuk janë të parëndësi edhe ndikimi nga prodhimet e tjera konkuruese si prodhime alternative.
Kërkesa përcakton ofertën, përkatësisht sasinë e ofertës nëpërmjet të votës së blerësve (Votave monetare).
Çmimet e arritura në treg veprojnë në oftertë në përpjestim të drejtë, do të thotë, nëse për çfarëdo arsye çmimet rriten ato shërbejnë si karrem stimulues për rritjen e ofertës dhe e kundërta.
Varësisht nga lëmi I prodhimit edhe veprimi I çmimeve në ofertë ndryshon (më gjërësisht libër faqe 113).
7.2. Ligji I Kërkesës
Kërkesa shprehet në sasinë e parave që kanë nevojtarët për blerjen e atyre të mirave ose shërbimeve që u nevoiten.
Ajo diferencohet në Fondet e Akumulimit, Fondet e Amortizimit, Afariste etj (për prodhuesit të cilët këto I përdorin për përsosjen e makinerisë etj. Me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së prodhimit) dhe në Grupin tjetër që shprehet me aftësinë blerëse të të gjithë qytetarëve.
Shuma e përgjithshme e parave që kanë qytetarët në xhepat e tyre paraqet Kërkesën në Përgjithësi ndërsa ato për blerjen e llojeve të ndryshme paraqet ate në Veçanti.
Kërkesa pa dyshim varet nga oferta në sasinë dhe llojllojshmërinë e të mirave të ofruara, por kësaj të dytës, ofertës I intereson (thellësia) e xhepave të blerësve. Kërkesa në veçanti është në varësi më të drejtpërdrejt me çmimet me të cilat qëndron në përpjestim të zhdrejtë.
- Kërkesat për të mira të domosdoshme kanë një elasticitet më pak të ndjeshëm ndaj çmimeve (ndryshimi I çmimit nuk e ndryshon shumë Kërkesën) ndërsa te prodhimet Lukosoze është shumë pak elastik (e ndryshon shumë Kërkesën).
- Kërkesat e lidhura për ato të mira të pandashme (çmimi I rrymes, apo për nxehje termoakumuluese) Ngritja apo rënja e çmimit për njëren apo tjetrën ndikon që të shfrytëzohen më shumë apo më pak.
- Kërkesa alternavitve paraqitet te prodhimet që janë për të njejtën nevojë, pra kanë vlerë të njejtë të përdorimit, por nga përbërja materiale janët të ndryshme. P.sh. nëse ngriten çmimet e konfeksionit të lëkurës blerësit orientohen në konfeksionin prej lëkure artificiale.
7.3. Ekuilibrimi I Tregut (Ofertës dhe Kërkesës ) nën Veprimin e Çmimeve
Oferta dhe Kërkesa, këto dy pole të kundërta, për funksionimin normal të tregut si peshore të padukshme, por shumë efektive në afat të shkurtër, mund ta bëjnë baraspeshën, por shumë të brishtë, e cila lëkundet dhe humb baraspeshën.
Në rastin më të mirë ekonomia qëndron buzë baraspeshës vetëm rasisht dhe në afat fare të shkurtër. Kjo ndodh për shkak se Ekonomia e tregut është plotësisht e Lirë.
Tregu Ekuilibrohet përmes Ofertës dhe Kërkesës në atë mënyrë që prodhuesit që kanë çmimet më të ulëta për mallra apo shërbime në momentin e rritjes së Kërkesës I ngrisin çmimet, ndërsa ata prodhues që kanë çmime më të larata I ulin ato me qëllim të shtimit të fitimit. Në këtë mënyrë fitohet një mesatare e çmimeve të tregut.
Nëse Oferta e tejkalon kërkesën e aftë blerëse çmimet ulen që ka si pasojë destimulimin e prodhimit (zvogëlimin e Ofertës)
Nëse Oferta është më e ulët se Kërkesa e aftë blerëse çmimet rriten dhe e stimulojnë prodhimin.
Në raste kur firmat nuk mund të adaptohen me kushtet e tregut janë të obilguara që ta orientojnë prodhimtarinë e tyre në degë të tjera ekonomike. Ky veprim kur Kapitali kalon nga një degë në tjetrën quhet Shtegtim i Kapitalit.
8. Ndërmarrjet (Firmat) dhe Organizimi I tyre
Ndërmarrjet (Firmat) prodhuese kanë epërsi ndaj atyre shërbyese sepse këto janë të organikisht të lidhura dhe të varura nga Firmat Prodhuese.
Firmat Prodhuese janë ato subjekte ekonomike të cilat I krijojnë të gjitha të mirat materiale që konsiderohen si të domosdoshme për plotësimin e nevojave individuale të çdo njeriu.
Problemet e përbashkëta të firmave pavarësisht degës ekonomike janë:
- Cili është malli më I kërkuar në treg?
- Cila është sasia e Kërkesës?
- Si lëvizin çmimet në treg dhe në çfarë raporti qëndron Firma ndaj çmimeve të ofruara të tregut? (më shumë faqe 118)
Llojet e Firmave sipas Organizimit
Ndahen në :
- Ndërmarrje Individuale
- Ndërmarrje Ortake
- Koorporata
8.1. Ndërmarrjet Individuale
Ndërmarrje Individuale janë ndërmarrjet në pronësi individuale përkatësisht në pronësi personale, si posedues I vetëm por edhe drejtues I vetëm paraqitet Pronari I cili është I vetmi përgjegjës për mbarëvajtjen ose dështimin e firmës, por edhe përgjegjës ndaj të gjitha detyrimeve që mund të këtë firma ndaj të tjerëve. Ai merr pjesë aktive në të gjitha fazat e qarkullimit të kapitalit, jo vetëm në aspektin organizativ por edhe në prodhimtari të drejtpërdrejtë.
Janë forma më e vjeter dhe më e thjeshtë e organizimit. Janë më karakteristike në lëmin e Bujqësisë, zejtarisë, hotelierisë, tregtisë etj. Janë firma që angazhojnë numër të paktë të punëtorëve
Epërsitë dhe të metat e firmave Individuale
- Struktura drejtuese është fare e thjeshtë
- Pronari I firmës merr përsipër të gjitha vendimet pë tërësine e veprimtarisë ekonomike
- Pronarit I takon I gjithë fitimi që ka realizuar nga veprimtaria Ekonomike dhe e përdor sipas vullnetit të vet.
- Për formimin e saj ka shumë pak kërkesa ligjore dhe administrative
- Burimet financiare merren me veshtirësi më të madhe dhe në sasi më të vogla sepse garancionet ndaj bankave janë të pakta-fuqia paguese është e vogël.
8.2. Ndërmarrjet (Firmat) Ortake
Ky lloj I organizimit të ndërmarrjeve është formë më e lartë dhe përbëhet nga dy ose më shumë pronarë-bashkëpronar. Secili pronar merr pjesë me kapitalin e vet, merr përgjegjësinë ortak me tjetrin (të tjerët) dhe natyrisht merr pjesë në përvetësimin e pjesës së vet të fitimit, varësisht në përputhje me pjesëmarrjen e kapitalit të vet në atë të përbashkët. Po ashtu merr përsipër edhe pjesën e përgjegjësive në humbjet eventuale të firmes. Numri I ortakëve nuk është I kufizuar por as i pakufishëm.
Ortakët patjetër duhet të arrijnë marrëveshje për çdo veprim në firmë.
Çdo Ortak është me ligj përgjegjës për të gjitha detyrimet e firmës ndaj subjeteve tjera, pavarësisht nëse është gabim I ortakut tjetër.
Epërsitë dhe të metat e firmave Ortake janë:
- Krijimi I tyre sikurse I atyre individuale bëhet pa vështirësi të mëdha administrative dhe ligjore.
- Meqë ka në pronësi sasi më të madhe të kapitalit është e aftë të tërheq më shumë kapital nga jashtë sesa ato individuale.
- Kredibiliteti I firmës është diç më I lartë sepse disponon sasi më të madhe të kapitalit si garancë ndaj huadhënësve.
- Aftësia organizative dhe drejtuese është në një nivel më të lart dhe kryesisht në duart e profesionistëve të cilët mund të jenë ortak apo jo.
- Një ortak mban përgjegjësi edhe për ortakët e tjerë
- Ortakëria shpërbëhet ne momentin që njëri nga ortakët tërhiqet nga marrëveshja ndërsa të tjerët janë të detyruar ta pranojnë shpërbërjen për të gjithë.
8.3. Koorporatat
Këto janë forma organizative të ndërmarrjeve shumë më të organizuara sesa firmat Individuale dhe ortake, numerikisht janë më të pakta por sasia e kapitalit me të cilin disponojnë është e pakrahasueshme, më e madhe se format e tjera organizative. Ato formohen me centralizimin vullnetar të kapitalit që realizohet përmes shitjes së letrave me vlerë të ashtquajtura aksione dhe kushtimisht nga kjo quhen edhe Shoqëri Aksionare.
Aksioni është letër me vlerë e cila I jep pronarit të vet të drejtën e titullarit të pronësisë në pjesën përkatëse në pasurinë e shoqërise aksionare. Me të vërtetohet se ai ka investuar vlerë nominale (të shënuar në aksion) dhe se me të fiton të drejtën të marrë pjesë në shpërndarjen e fitimit të realizuar nga shoqëria aksionare.
Struktura drejtuese ndryshon rrënjësisht nga firmat individuale dhe firmat ortake sepse organizohen në formë qeverisjeje ku marrin pjesë të gjithë pronarët në formë të një hierarkie më në krye Kuvendin e Aksionarëve deri të Këshilli Ekzekutiv, ndërsa udhëheqjen e drejtpërdrejt e bëjnë udhëheqësit profesional.
Këto firma kanë kapacitete të mëdha prodhuese apo shërbyese dhe mbi të gjitha e kanë interesin kryekput që të realizojnë fitim sa më të madh.
Epërsitë dhe të metat e Koorporatave:
- Paratë për themelimin e korporatave grumbullohen shumë shpejt.
- Disponon me sasi shumë më të madhe të kapitalit.
- Janë shumë kredibil, sepse kanë shumë kapital bazë për të huazuar
- Bashkëpronarët (aksionarët) nuk mund ta tërheqin kapitalin e tyre të avancuar në shoqëri asksionare prandaj edhe nuk mund ta shpërbëjnë shoqërinë aksionare
- Aksionarët të cilët dëshirojnë të dalin nga korporata por pa e humbur kapitalin e tyre mund ta bëjnë me shitjen e aksioneve në bursa përkatëse.
9. Format e Avancimit të kapitalit
Format e Avancimit të kapitalit janë:
- Kapitali Industrial
- Kapitali Tregtar
- Kapitali i tregtisë së parasë (kapitali financiar)
- Kapitali Aksionar
- Kapitali i avancuar për blerjen e tokës dhe në punimin e saj
9.1. Kapitali Industrial
Kapitali Industrial quhet ai kapital që vepron nëpërmjet sistemit të makinerisë për prodhimin e të mirave materiale me qëllim të prodhimit të një të ardhure për pronarin e vet që quhet fitim industrial. Ky daton që nga shthurja e prodhimtarisë manifakturale, përkatësisht revolucionit industrial.
K.I. Nuk duhet kuptuar si sistem makinash, por si tërësi e kapitalit që gjendet në funksion të veprimtarisë komplete në të gjitha fazat e rrotullimit (në mjetet e prodhimit, në fuqinë punëtore, në mallra, në para që mund të jetë në fazat e qarkullimit apo të prodhimtarisë së mirëfilltë).
9.2. Fitimi Industrial
Meqë te kapitali industrial veçohen ndryshime qenësore nga prodhimtaria zejtare e bujqësore sepse kapitali është I angazhuar jo vetëm në faktorët objektiv të prodhimtarisë por edhe në fuqinë punëtore, ndërsa pronari I kapitalit është I ndarë nga puna, ai merret vetëm me qeverisjen e mjeteve të punës, prandaj ai përvetëson fitim pa punë dhe këtë e konsideron shpërblim për punën e vet qeverisëse, shpërblim që është pakrahasueshëm dhe më I madh se sa I të tjerëve që jetojnë me punën e tyre.
Fitimi është një e ardhur që krijohet gjatë procesit të prodhimtarisë por që realizohet në procesin e qarkullimit. (shembulli faqe 124)
Çmimi kushtues formohet nga çdo prodhues I veçantë nga inputi individual, përkatësisht nga shpenzimet e prodhimtarisë. Formohet në mënyrë dytësore si çmim kushtues FIKS dhe çmim kushtues I ndryshueshem.
Çmimi kushtues fiks përcaktohet nga shpenzimet e kapitlati kryesor (themelor) të avancuar në masën e vëtë të plotë përnjëherë, por I shpenzuar në mënyrë sukcesive gjatë tërë jetës së vet përdoruese, në sasi gjithnjë të njejtë-fikse.
Çmimi kushtues qarkullues përcaktohet nga pjesa tjetër e kapitalit që buron nga lënda e punës dhe e punës së njeriut. Kapitali qarkullues ndryshon në përpjestim të drejtë me sasinë e prodhuar të të mirave materiale, madje në qoftë se ndërprehet prodhimtaria edhe shpenzimet qarkulluese do të jenë zero ndërsa shpenzimet fikse mbeten të pandryshuara.
Norma e fitimit është madhësi relative e cila tregon përqindjen e plleshmërisë së kapitalit dhe varet nga kapitali I avancuar dhe fitimi I realizuar.
Masa e fitimit tregon sasinë apsolute të fitimit të realizuar. (Formula faqe 126)
Si ndryshim nga norma e fitimit që shpreh përqindjen e plleshmërisë së kapitlait, masa e fitimit e shpreh sasinë apsolute të parasë që përvetëson kapitalisti industrial.
9.3. Kapitali Tregtar
Kapitali Industrial-prodhues ndahet në dysh, por me një epërsi ndaj kapitalit industrial I cili mund ta bëjë realizimin e mallrave edhe pa tregtinë, kapitali tregtar nuk ka çka të realizoj po nuk I dha prodhimtaria këtë mundësi.
P---M---P1
Firmat tregtare varësisht nga sasia e mallrave që realizojnë përnjëherë mund të jenë Grosiste (me shumicë) ose Detaliste (me pakicë)
9.4. Shpenzimet e Qarkullimit
Të gjitha shpenzimet e domosdoshmme për rrethxhirimin normal të kapitalit të cilat nuk janë pjesë e kapitalit të avancuar në rrethxhirim quhen Shpenzime të Qarkullimit.
Ato ndahen në 2 grupe:
- Shpenzimet e kulluara (neto) të qarkullimit
- Shpenzimet Heterogjene (prodhuese) të qarkullimit
9.5. Shpenzimet e Kulluara (neto) të Qarkullimit
Në këtë grup të shpenzimeve hyjnë të gjitha ato shpenzime të punës së materializuar (mjeteve materiale) dhe të punës së gjallë (fuqisë punëtore) që janë të lidhura vetëm me shitblerjen e Mallit (P-M apo M-P1). Veti specifike e këtyre shpenzimeve është se ato nuk krijojnë kurrfarë vlere të re dhe se në parim nuk mund të kompensohen nga çmimi I shitjes.
Shpenzimet Neto të prodhimit paraqiten në tri forma kryesore:
- Shpenzimet e Shitblerjes
- Shpenzimet e Kontabilitetit tregtar dhe
- Shpenzimet e Parasë
Shpenzimet e Shitblerjes janë ato që paraqiten rreth shitblerjes, por jo edhe kapitalit me të cilin blihet malli, që shërben me metamorfozat (P-M apo M-P) Në shpenzimet e shitblerjes hyjnë një sërë shpenzimesh siç janë: shpenzimet e udhëtimit zyrtar afarist me qëllim të kontraktimeve për shitblerje, shpenzimet e kontakteve jo të drejtëpërdrejta, si të letrave, telefonit, telefaksit etj.
Shpenzimet e Lokalit, shpenzimet e domosdoshme (rrymë, ngrohje etj.) dhe të fuqisë punëtore në tregti. Në neto shpenzime hyjnë edhe shpenzimet e propagandës ekonomike (në TV, Gazeta, përmes Afisheve, Panove etj.)
Shpenzimet e Kontabilitetit përfshijnë shpenzimet e letrës, ngjyrës, makinave llogaritëse etj. Si dhe të fuqisë punëtore. Përmes kontabilitetit përcillet shkalla e rentabilitetit të ndërmarrjes.
Shpenzimet e parasë gjithashtu janë joprodhuese por I kompenson shteti I cili përvetëson një pjesë të vlerës në formë të tatimeve të ndryshme. (Shtypja e kartëmonedhave të reja apo e monedhave nga metali).
9.6. Shpenzimet Heterogjene (Prodhuese) të Qarkullimit
Quhen shpenzime prodhuese të qarkullimit sepse paraqiten si domosdoshmëri e kontinuitetit të prodhimtarisë, prandaj paraqitja e tyre në formë të ruajtjes apo paketimit konsiderohet si vazhdim I prodhimtarisë në kohë, kurse transporti si vazhdim I Prodhimtarisë.
- Shpenzimet e ruajtes janë shpenzime që dalin nga nevoja e riprodhimit të kapitalit. Për t’u zhvilluar normalisht procesi I rrethxhirimit duhen shpenzime të konsiderueshme në forma dhe ne faza të ndryshme që ekzistojnë edhe në këto rezerva:
- në formë të kapitalit prodhues
- në formë të rezervës së mirëfilltë
a. Rezervat në formë të kapitalit prodhues (lëndë të para, gjysmëfabrikateve, lëndë djegëse etj.) janë të domosdoshme për t’u ruajtur kontinuiteti I prodhimit sepse asnjë nërmarrje nuk mund të furnizohet sukcesivisht ashtu si rrjedh prodhimi.
b. Rezervat e mirëfillta të mallit formohen sepse malli I posa prodhuar nuk mund të realizohet menjëherë për shkak të konkurrencës ose për shkak të prodhimit sezonal.
- Shpenzimet e Transportit janë gjithashtu të domosdoshme sepse është gati e pamundshme të realizohen prodhimet aty ku prodhohen. Këto shpenzime I kompenson shoqëria pëmes çmimit të shitjes së mallit.
9.7. Fitimi Tregtar
Fitimi tregtar e ka burimin e përbashkët me fitimin industrial, shpjegimi qëndron në faktin se pronari I kapitalit industrial një pjesë të fitimit të vet vullnetarisht ia përcjellë tregtisë, më ç’rast vetës ia zvogëlon fitimin, përkatësisht fitimin e vet e ndanë me tregtarin. Këtë e bënë me metoda të ndryshme si nëpërmjet të marshes tregtare apo rabatit tregtar. (faqe 131-132).
10. Kapitali Hua (I tregtisë së parasë) dhe Kamata (Interesi)
10.1. Kapitali Hua
Në kushtet e marrëdhënieve kapitaliste paraja përveç funksioneve normale që I kryen në rolin e ndërmjetësuesit, në botën e mallrave dhe shërbimeve e merr edhe një funksion të ri – bëhët kapital, rritet.
Është e njohur se kapitali së pari parqitet në formën e parasë dhe më pastaj hynë në qarkullim si Kapital prodhues apo tregtar. Pastaj përsëri del në formën e mëparshme si para por e rritur, prandaj paraja bëhet kapital atëherë kur, pasi të kaloj nëpër disa faza të qarkullimit arrin rritje.
Ky Kapital, ne formën e vet fillestare nuk është paraqitur për herë të parë në kapitalizëm por në sistemin feudal në formë të kapitalit tregtar dhe kapitalit fajde.
Pjesën e fitimit që përvetëson huadhënësi si pjesë të fitimit industrial ose tregtar quhet Interes (kamatë).
- Interesi është një pjesë e vlerës së fituar përkatësisht e fitimit të kapitalistit ndërmarrës të cilën ia detyron huadhënësit, sepse e ka shfrytëzuar vlerën e përdorimit të kapitalit të tij.
10.2. Norma e Kamatës (Interesit)
Ajo që përcakton shkallën e plleshmërisë së kapitalit hua nuk është interesi (kamata) por norma (përqindja) e saj, që është raporti në mes të kamatës dhe kapitalit të huazuar. Faktorët që veprojnë në formimin e normës së kamatës (interesit) janë:
- Norma e fitimit që është burim I vetëm prej nga rjedh interesi dhe
- Oferta dhe Kërkesa për këtë kapital
Norma e Fitimit është tregues i rentabilitetit të kapitalit në funksion I cili, po që se është I huazuar, duhet të ndahet në mes 2 kapitalistëve: Huadhënësit dhe Huamarrësit.
Prandaj, përcaktuesi normal dhe përkufizues I maksimumit të normës së interesit është norma e fitimit, e cila duhet të ndahet në mes këtyre dyve.
Faktori tjetër vepron nëpërmjet Ofertës dhe Kërkesës se kapitalit Hua që në rastin e mallrave ka veprim të njejtë, vepron në përpjestim të drejtë me kërkesën e në përpjestim të zhdrejtë me Ofertën.
Norma e Kamatës në përgjithësi paraqitet si madhësi e pandryshueshme apo ka tendencë uljeje përveq në periudha të veçanta siç janë Krizat Ekonomike ku ajo mund të këtë tendencë rritjeje. (Efektet zvogëluese dhe rritëse faqe 136).
10.3. Fitimi I ndërmarrësve dhe Kamata
Është fjala për dy kategori të ardhurash të klasës kapitaliste.
Fitimi paraqet të ardhurat nga prona mbi kapitalin në funksion, ndërsa interesi (kamata) të ardhurat nga kapitali pronë.
Për kapitalistin prodhues që vepron në kapital të marrë hua, fitimi bruto ndahet në dy pjesë: interesi, që ai duhet t’ia paguajë huadhënësit, dhe teprica përmbi interesin që përbën pjesën e tij- në fitim. Në qoftë se norma e përgjithshme e fitimit është e dhënë, kjo pjesë e fundit përcaktohet nga përqdindja (norma) e interesit, në qoftë se është e dhënë përqindja e interesit kjo pjesë përcaktohet nga norma e përgjithshme e fitimit.
10.4. Roli i Kapitalit Hua
Me paraqitjen e vet, kapitali hua e luan edhe rolin që I është përcaktuar për ekonominë kapitaliste. Roli I kapitalit Hua është në rritje e sipër me zhvillimin e ekonomisë kapitaliste. Ky rol është I shumëfishtë:
- Shkurtohet koha e akumulimit të parasë dhe shndërrimi në akumulim real.
- E shpejton dhe e bën më efikas shtegtimin e kapitalit, sepse kapitalistët më normë të ulët të fitimit nuk janë të detyruar ta presin amortizimin e plotë fizik të kapitalit të tyre, por një pjesë nga fondi I amortizimit që u mungon e plotësojnë nga huaja.
- E mundëson edhe vazhdimësinë e prodhimit atëherë kur nuk mund të bëhet realizimi I vazhdueshëm I mallrave.
- Meqë kapitalisti huan e merr nga banka, nuk ka nevojë ta ketë në formë të parasë, sepse pagesat mund të bëhen me ndërmjetësimin e bankës.
- Kapitali hua nuk hyn në përllogarinë për formimin e normës mesatare të fitimit prandaj ajo nuk ka tendencë të zvogëlimit për shkak të pjesëmarrjes së kapitalit hua.
10.5. Banka dhe Punët Bankare
Të gjitha punët bankare që kryhen në funksione të ndryshme financiare monetare ndahen në punë pasive, aktive dhe punë neutrale.
Punët pasive përfshijnë grumbullimin e mjeteve, të parave, përkohësisht të liruara nga rrethxhirimi nga burimet e ndryshme, që janë: grumbullimi nga fondet e amortizimit, akumulimit, fondi afarist përkohësisht I lirë etj. Për paratë e deponuara në banka si huamarrës paguan kamatë, të ashtuquajturën kamatë pasive.
Punët aktive përfshihen në tërë aktivitetin e bankës në raport me huamarrësit.
Punët Neutrale I bën banka kur paraqitet vetëm si ndërmjetëse në pagesat e ndryshme në llogari të klientëve të vet. Për punët e tilla banka merr provizionin.
11. KAPITALI AKSIONAR DHE DIVIDENDA
11.1. Kapitali Aksionar
Kapitali Aksionar është ai kapital I cili formohet me parimin e centralizimit të kapitaleve të shpërndara në duart e shumë kapitalistëve në një të përbashkët.
Kapitali I centralizuar në para krijon ndërmarrje në pronën shoqërore që quhen shoqëri aksionare. Kapitali I tyre si pikënisje e ka gjithnjë paranë dhe formohet nëpërmjet emetimit dhe të shitjes së aksioneve nga ana e grupit themelues (kur për herë të parë themelohet shoqëria aksionare) apo nga vetë shoqëria askionare (kur dëshiron zgjerim, prandaj I duhet kapital plotësues).
Aksioni është deftesë ose letër me vlerë që shërben si dëshmi për bashkëpronësinë e pronarit të aksionit në shoqërinë aksionare dhe njëherësh me të e percakton dhe të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen e të ardhurave të krijuara në shoqërinë aksionare. (për shoqëritë aksionare është folur më herët –Korporatat).
11.2. Dividenda
E ardhura që rrjedh nga kapitali aksionar quhet Dividendë dhe merret si e ardhur nga prona, sikurse interesi. Në dividendën e pritur kanë të drejtë pjesëmarrjeje të gjithë bashkëpronarët në çdo fletëaksion qe ka në pronësi. Lartësia e dividendës varet nga shkallla e rentabilitetit të ndërmarrjes, pra sa realizon normë të fitimit.
Edhe pse ka disa ngjashmëri me kamatën ajo që dallon nga ajo:
- Divdenda është madhësi e panjohur në momentin kur blihet aksioni, mund të supozohet por jo të dihet saktësisht.
- Dividenda përfshin tërë fitimin e shoqërisë aksionare (me ndarjen e një pjese për veprimtarinë e shoqërisë aksionare dhe për akumulim), ndërsa kamata është vetëm një pjesë e fitimit që ndahet në kamatën dhe fitimin e ndërmarrësit.
11.3. Çmimi I aksionit.
Varet nga:
- Vlera nominale (Vn) që është ajo vlerë që do të jetë në pikënisje-bazë për çmimin e aksionit.
- Norma e Dividendës (D’) e përcakton plleshmërinë e kapitalit aksionar, sa dividendë do të sjellë çdo kapital prej 100, ose përqindjen e plleshmërisë. Llogaritet në vlerën nominale e jo në çmimin e tregut të aksionit.
- Norma e Kamatës (K’ ose I’) e bën të krahasueshme mundësinë e huazimit të kapitalit për kamatën ose avancimin si kapital aksionar për dividendë. (formula për llogaritjen e çmimit të aksionit faqe 143)
11.4. Kapitali Fiktiv
Me kapital fiktiv nënkuptohet kapitali I imagjinuar I cili nuk ekziston. Përfaqësues të kapitalit fiktiv janë aksionet dhe obligatat shtetërore që pronarit të vet I sjell një të ardhur. Aksionet dhe obligatat shtetërore pronarëve të vet u sjellin dividendën.
12. RENTA – E ardhura nga Prona mbi Tokën
Renta është e ardhur në kapitalizëm që bazën e përvetësimit e ka në pronën mbi tokën. Mbivlera I takon edhe pronarit të tokës I cili madje nuk e avancon kapitalin në prodhimtarinë bujqësore por përvetëson vetëm si pronar I tokës të cilën e huazon.
Për dallim nga pronësia industriale pronësia mbi tokën është shumë specifike, është pronë që monopolizohet, e përjashton mundësinë që edhe dikush të bëhet pronarë I së njejtës tokë.
Renta paraqitet si pjesë e mbivlerës e krijuar në prodhimtarinë bujqësore, të cilën ia detyron huamarrësi I tokës pronarit të saj. Ajo nuk është paraqitur në kapitalizëm por është trashëguar nga feudalizmi.
Në marrëdhënjet e pastra kapitaliste ekzistojnë tri shtresa të ndara shoqërore të cilat u takojnë dy klasave, asaj kapitaliste dhe punëtore.
- Pronarët e mëdhenjë të tokave të cilët nuk avancojnë kapital por ekzistencën e tyre e sigurojnë në mënyrë parazitore duhe ua huazuar tokën të tjerëve në shfrytëzim në krahasim me rentën që ata kërkojnë.
- Qiramarrësit ose Arendatorët që janë gjithashtu kapitalist, por të cilët kapitalin e tyre e avancojnë në prodhimtarinë bujqësore me fuqi punëtore të paguar.
- Punëtorët bujqësorë të cilët (sikurse në industri) e shesin fuqinë e vet punëtore si mall. Nuk është e rëndesishme se kujt ia shesin fuqinë punëtore vetem është me rëndësi se do ta marrë si kompensim pagën si bazë për ekzistencën e tyre.
Në kapitalizëm paraqiten forma të tjera të rentës nga renta ne feudalizem . Rentat në kapitalizëm mund të jenë:
- Renta diferenciale
- Renta apsolute
- Renta monopolistike
12.1. Renta Diferenciale
Renta diferenciale është rentë që paraqitet në një diferencë të caktuar sikurse edhe fitimi suplementar në indutsri. Në fakt ajo është fitim suplementar në bujqësi, por me një ndryshim se atë nuk e përvetëson pronari I kapitalit por pronari I tokës.
Vlera e tregut dhe çmimi I tregut të produkteve bujqësore nuk formohen sipas mesatares (veprimit të ofertës dhe kërkesës-ekulibrimi I çmimeve) por sipas trollit (tokës) më të dobët, sipas plleshmërisë ose largësisë nga tregu.
Renta Diferenciale është ndryshimi në mes çmimit të tregut të formuar nga toka më e ligë dhe vlerës më të lartë individuale në trojet që janë më të plleshme se më të dobëtat pra rentë diferenciale sjellin trojet mesatare (më pak) dhe ato më të mira (më shumë).
Renta Diferenciale paraqitet në formë të:
- Rentës diferenciale I
- Rentës diferenicale II
12.2. Renta Diferenciale I
Është e kushtëzuar nga dy faktorë natyrorë a) nga plleshmëria e tokës dhe b) nga largësia e tokës nga tregu ku duhet të bëhet realizimi.
a) Renta diferenciale I sipas plleshmërisë së tokës – është e lidhur me disa faktorë natyrorë si kushtet klimatike(temperature, ditët me diell, sasia e reshjeve etj.), pozita gjeografike (pozita topografike, me ultërsira, kodrina , rrafshnalta, në afërsi të ujit për ujitje etj.) dhe nga boniteti ose përbërja gjeologjike e tokës (si e ushqen bimën, sa e ruan ose humb lagështinë etj.).
b) Renta diferenciale I si rezultat i largësisë së truallit nga tregu – paraqitet te të gjitha ato troje të cilat janë më afër se trualli më I largët (nga tregu) I cili do të ketë shpenzime më të mëdha për transportin e mallrave, prandaj edhe vlerën individuale për njësi të prodhimit më të madhen që do të thotë njëherësh edhe është rregullator I çmimit të tregut për produktet bujqësore.
12.3. Renta Diferenciale II
Për intensifikim e tokës kërkohet avancim plotësues I kapitalit në tokën si: ndërtimi I sistemit të ujitjes, drenazhimi për tharje nga ujërat e tepërta, blerja e makinersë për përpunim intensiv (si lëvrimi I thellë, plehërimi etj.). kapitali I shtuar –suplementar duhet ta rrisë rendimentin bujqësorë ashtu që vlera për një njësi të prodhimit, për vëllimin e rritur, për një njësi të jetë më e vogël se vlera e regullt. (me fjalë tjera, pas investimeve të bëra me qëllim të rritjes së rendimentit bëhet edhe rritja e fitimit I cili paraqet rentën Diferenciale II, të cilën në rast se investimet e kryera I ka bërë pronari I tokës e përvetëson ai-në marrëveshje më arendatorin, duke kërkuar Rentën Diferenciale II, amortizimin e kapitalit të avancuar dhe kamatën në këtë kapital.
12.4. Renta Apsolute
Renta që sjellë çdo truall toke, pavarësisht nga vetitë e tj, pra edhe toka më e dobët, quhet rentë apsolute. Renta apsolute është e njejtë për të gjitha trojet e tokave pavarësisht nga plleshmëria dhe largësia e tyre nga tregu.
12.5. Renta Monopolistike
Rentë Monopolistike pronarit të vet I sjellin ato troje tokash që kanë veti specifike natyrore që kultivojnë bimë me cilësi specifike, si: hardhia e rrushit në krahinën Shampanjë të Francës, prej të cilit prodhohet vera me të njejtin emër, ashtu edhe trojet ku mund të prodhohet duhani me aromë specifike ose kur rritën drunjë të cilësisë së rrallë për prodhimin e anijeve ose nëse ka xehe të rralla etj.
12.6. Renta në Ndërtimari
Realizohet rëndom nga qiraja që merret prej banorëve, çmimi I lartë I banimit në hotele ose rentabiliteti shumë më I madh në objekte afariste (qiraja për objekte në shfrytëzim do ta mbuloj rentën qytetare, fitimin mestar të ndërtuesit të objekteve, amortizimin e objekteve dhe shpenzimet e mirëmbajtjes etj.) Ngjashëm edhe renta në xehetari (varet nga pasuria e nëntokës me xehe), renta ne pylltari (nga pasuria e pyllit me florë dhe faunë) etj.
12.7. Qiraja e Tokës
Qiraja e tokës është nocion më I gjërë sesa renta, sepse ajo përfshin të gjitha.
Nësë huazohet toka e cila është punuar edhe më parë, pra në të është investuar një sasi e kapitalit në formë të ndërtesave bujqësore (shtallat, depot, koshat etj.), kanaleve për ujitje etj. Pronari nga arendatori do të kërkojë që për këtë kapital t’I paguhet kamata (kamata paguhet për çdo kapital të huazuar) si dhe amortizimi I atij kapitali të avancuar.
Kështu pronarët e tokave pasurohen në llogari të arendatorëve dhe të punëtorëve me meditje.
12.8. Çmimi i Tokës
Çmimi I tokës është rentë e kapitalizuar, domethënë renta e tokës e shndërruar në kapital. Meqë blihet e drejta në rentë, atëherë edhe faktori më vendimtar në çmimin e tokës është renta – sasia e rentës (R), që I sjell pronarit ai truall toke por në përpjestim të zhdrejtë me normën e kamatës që lejon banka për depunuesit (I’) | ÇT= Rx100/I’
12.9. Renta në bujqësinë e imët
Me bujqësi të imët e kuptojmë atë formë të bujqësisë që paraqitet në kushte të marrëdhënieve kapitaliste, por nuk janë kapitaliste: në bujqësinë e imët përfshihen pronarë që janë edhe prodhues të drejtpërdrejt. Pra fjala është për bujkun, fshatarin që është pronar I tokës.
Në pronën e imët bujqësore nuk paraqiten të gjitha format e rentave si në formën kapitaliste.
Renta Diferenicale I duhet dhe mund të paraqitet nëse ka tokë në afërsi të tregut.
Renta Diferenciale II teorikisht mund por praktikisht nuk mund të paraqitet sepse bujku nuk ka mundësi akumulimi e as që ka mundësi shfrytëzimi të kredisë në mënyrë që të fisnikëroj tokën e vet.
Renta apsolute praktikisht gjithashtu nuk paraqitet.
Rentë monopolistike do të realizojë nëse ka në pronësi tokë me veti specifike, prandaj sjellë rendimente të cilësisë së veçantë.
12.10. Çmimi i Tokës së imët bujqësore
Në pronën e imët bujqësore çmimi nuk formohet si në pronën kapitaliste. Çmimi I tokës në pronën e imët bujqësore është shumë më I lartë sepse kufiri I shfrytëzimit është më I ulët se ai kapitalist, sepse bujku është I detyrueshëm ta punojë tokën e vet edhe kur nuk ia siguron as pagen mesatare, pra kur nuk ia siguron as ekzistencën fizike. Në anën tjetër ai aty e ka edhe shtëpinë, të cilën rëndom e ka trashërguar nga stërgjyshërit, prandaj edhe emocionalisht është I lidhur për tokë.
13. Koncentrimi dhe Centralizimi i Prodhimit dhe Iikapitalit – Krijimi I Monopoleve
Koncentrimi ishte rritje e kapitalit në bazë të akumulimit, përkatësisht kur një pjesë gjithnjë më e madhe e mblivlerës shkon në akumulim e më vonë në riprodhimin e zgjeruar.
Centralizimi është gjithashtu grumbullimi I kapitalit, por nëpërmjet procesit të bashkimit të shumë kapitaleve të vogla në një kapital të madh, në këtë rast ish-pronarët individual e humbin pavarësinë e tyre mbi kapitalin e vet, I nënshtrohen vulnetit të grupit të kapitalistëve të bashkuar në ndërmarjet e monopolizuara.
Sikur t’i krahasonim koncentrimin dhe centralizimin e kapitalit atëherë do të shohim disa ndryshime:
- Me koncentrim nënkuptohet rritja e kapitalit nga vlera e re e posakrijuar, prandaj është rritje e produktit shoqërorë ndërsa me centralizim nënkuptohet vetëm shpërndarja tjetër e kapitalit shoqërorë.
- K. është process i ngadalshëm, e sidmos në fazat e krizave, ndërsa C. mund të arrihet shumë më shpejt dhe pavarësisht nga ciklet në ecuritë ekonomike.
- Reciprokisht janë të kushtëzuara, Kon. Kushtëzon. Cent. Sepse në konkurrencë kapitalet e mëdha i zhdukin ato të voglat
13.1. Llojet e Monopoleve
Procesi i koncentrimit të kapitaleve kryhet në dy mënyra kryesore, që janë ajo vullnetare dhe e dhunshme. Mënyra vullnetare bëhet nëpërmjet formimit të shoqërive aksionare dhe kapitalit aksionar, ndërsa forma e dhunshme, kuptohet, e dhunës ekonomike në formë të lidhjeve monopoliste.
13.2. Shoqëritë Aksionare
Janë formë kryesore e organizimit të ekonomisë në imperializëm. Për Sh.A. është bërë fjalë më herët (Korporata dhe te kapiali aksionar).
13.3. Lidhjet Monopoliste
Formohen me qëllim që të arrihet mbizotërim në prodhimtarinë në ndonjë veprimtari tjetër në krahasim më konkurrentët, në mënyrë që të arrihen superfitime monopoliste nëpërmjet diktat të çmimeve.
Të gjitha format e Monopoleve ndahen në Format e ulëta dhe të larta.
13.4. Format e Ulëta të Lidhjeve Monopolistike
Karakterizohen me atë se të gjithë anëtarët, nënshkruesit e marrëveshes e ruajnë pavarësinë e vet të plotë. Në marrëveshjë nuk parashihen kurrëfarë sanskionesh për shkelësit e saj, për këtë janë shumë labile, të paqëndrueshme dhe në afate realitivisht të shkurtëra.
Marrëveshjet xhentëlmene janë marrëveshje të grupeve të kapitalistëve, që arrihen për të realizuar politikë të caktuar në treg. P.sh. përcaktimi i çmimeve , kusheteve të shitjes etj.
Konventat janë marrëveshje të ngjashme por me nje ndryshim se janë jashtë lëmit të industrisë, më tepër për bankat, shoqërite e sigurimit, ndërmarrjet trasnportuese etj.
Ringët dhe Kornerët janë marrëveshje afatshkurtëra me karakter spekulativ. Bëhen marrëveshje dhe përgatitje për mashtrime të tregut. Si p.sh. stimulohet artificialisht gjoja mungesa e një malli në të ardhmen e afërt, në mënyrë që të lirohen nga rezervat jokurrente të mallit dhe atë me çmime të larta.
Të Pulët marreveshja është në një shkallë diçka më të lartë. Shitja e mallit bëhet bashkërisht dhe të ardhurat derdhen në arkën (polin) e përbashkët.
13.5. Format e Larta të Lidhjeve Monopolistike
Format e larta karakterizohen me lidhjet më të forta dhe me sanksionet. Për dalje nga monopoli në format e larta as që ka mundësi sepse çdo individ e humb pavarësinë e vet dhe I nënshtrohet ligjit te të gjithëve.
Kartelet janë formë më e përhapur e lidhjeve monopoliste. Duke u bashkuar në kartel anëtarët e ruajnë plotësisht pavarësinë tyre prodhuese, financiare dhe të tregut, por megjithatë, në kartel I përcjellin disa të drejta dhe funksione të veta. Në kartel rëndom bashkohen ndërmarrjet e së njejtës degë ekonomike, sepse realizojnë interesa të përbashkëta. Ato gjithnjë formohen për qëllime të caktuara si p.sh. karteli I çmimeve ka për qëillim që anëtarët e kartelit të mos konkurojnë me njëri tjëtrin në uljen e çmimeve. (nuk janë lidhje të forta sepse prodhuesit e fortë nuk i respektojnë marrëveshjet me çka i dëmtojnë të tjerët me çka shkaktohet shthurja e hershme e karteleve).
Sindikatat janë lidhje monopoliste ku anëtarët e ruajnë pavarësinë prodhuese dhe financiare, por e humbin pavarësine komerciale.
Trustet janë formë më e lartë e lidhjeve monopoliste në të cilat anëtarët e humbin në tërësi pavarësinë e vet ekonomike si prodhuese, financiare ashtu edhe komerciale. Epërsia e trustit ndaj kartelit dhe sindikatës qëndron në elasticitet më të madh te afarizmit. Trusti ka mundësi ta zvogëloj madje edhe ta ndërprejë plotësisht punën e ndërmarrjeve më të vogla. Mbivlera e krijuar në tërë trustin derdhet në të njejtin fond të akumulimit dhe zgjerohet aty ku politika afartiste e trustit e kërkon më tepër. Lidhjet në trust janë të karakterit vertiakl, që do të thotë se bashkohen ndërmarrjet që i takojnë degës ose lëmit të njejtë ekonomik.
Koncernet janë forma më të përsosura të lidhjeve monopoliste, që bashkimin e bëjnë në drejtim vertikal dhe horizontal. Në koncern janë të bashkuar trustet që kanë lidhje vertikale prandaj formojnë lidhjen horizontale me ç’rast kuptohet bashkimi I ndërmarrjeve, që u takon degëve madje lëmenjëve të ndryshëm ekonomik. Koncerni paraqet grupin e ndërmarrjeve që formojnë monopol gjigand, I cili rëndom është nën komandën e një trusti, ose të një ish-ndërmarrjeje private, I cili me mënra të ndryshme ka marrë udhëheqjen e plotë.
13.6. Format e Monopoleve sipas numrit
Sipas numrit të pjesëmarrësve dhe duke u nisur nga elementi i tregut se a paraqitet si ofrues (shitës) apo si kërkues (blerës) i mallit, monopolet ndahen në këto grupe: monopol, duopol dhe oligopol.
Monopol është kur në anën e ofertës (shitjes) gjendet vetëm një ndërmarrje ndërsa nëse kjo paraqitet si e vetme në anën e blerjes atëherë është monopson.
Duopol është kur si blerës paraqiten dy ndërmarrje konkurruese përkatësisht Duopson kur këto ndërmarrje konkurruese janë në anën blerjes.
Oligopol kur në anën e blerjes paraqitën disa ndërmarrje ndërsa Oligopson kur ka disa blerës.
13.7. Monopolet dhe Konkurrenca
Në kushtet e monopolizimit ekonomia nuk lirohet nga konkurrenca por vetëm shndërrohet konkurrenca mes shumë prodhuesve ose shpenzuesve që është konkurrence në mes numrit më të vogël të ndërmarrjeve, por është shumë më e fortë dhe më shkatërruese sepse bëhet në mes gjigantëve për dominim monopolist.
Në monopolizëm mundësia e shtegtimit të kapitalit është minimizuar për shkak se është rritur kapitali minimal që duhet avancuar për të qenë rentabël.
Konkurenca bëhet me instrumente të reja si: dallimi në cilësinë dhe formën estetike të mallit, kushtet e shitjes p.sh. me sistemin e kreditimit me kushte sa më të mira, me sigurimin e serviseve të shpejta e të sigurat etj. në mënyrën e paketimit, mënyrën e dërgesës, vend të posaçëm zë propaganda ekonomike që me veprime psikologjike të lidhen blerësit për një monopol, në reklama që shpenzohet një sasi mjaft e madhe e të ardhurave kombëtare në kapitalizmin monopolist.
13.8. Çmimet Monopoliste dhe Superfitimi Monopolist
(Filozofi palidhje n’faqe 165)
Paga Reale e përkufizon në atë mënyrë sa që nuk guxon ta cenojë ekzistencën e klasës punëtore, riprodhimin e saj natyror e shoqëror, sepse me atë do të humbasë baza e një faktori të domosdoshëm të prodhimtarisë.
Aftësia blerëse është e kufizuar vetvetiu, prandaj patjetër me ngritjen e çmimeve zvogëlohet kërkesa për produktet, që paraqet përkufizimin tjetër, berësit orientohen në subistitutet e produkteve të ndryshme.
Burimet e superfitmit monopolist janë të shumta si a)shfrytëzimi i klasës punëtore, të cilës i ulin pagat në minimumin e ekzistëncës, b) grabitjet ekonomike të shumë prodhuesve indivdual, e sidomos në bujqësi ku bëhet shitja e produkteve nën vlerën individuale e madje edhe nën vlerën e çmimit kushtues në treg, c)derdhja e një pjese të mbivlerës nga degët që nuk janë monopolizuar në degët e monopolizuara, d)këmbimi joekuivalent në mes vendeve kapitaliste dhe vendeve të pazhvilluara ose në zvhillim, monopolet u shesin produkte me çmime të larat ndërsa blejnë lëndë të para më çmime shumë të ulëta.
Pjesa III
M A K R O E K O N O M I A
Qëllimet parësore të makroekonomisë janë:
- PRODHIMI – Sigurimi i nivelit të lartë të prodhimit dhe arritja e normave të larta të shtimit ekonomik.
- PUNËSIMI – Arritja e normave të larta të punësimit të forcës punuese dhe e kapaciteteve prodhuese.
- ÇMIMET – Arritja e nivelit stabil të çmimeve në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë.
- IMPORTI – EKPSPORTI – Mbajta e baraspeshës në këmbimin ndërkombëtar duke mbajtur njëkohësisht edhe kursin stabil devizor.
- Paraja dhe Funksionet e Parasë
Paraja është diçka, përgjithësisht e pranueshme, për pagesën e mallrave dhe shërbimeve ose për shlyerjen e borxhit.
Ajo si kategori ekonomike ishte objekt i studimit nga ana e shumë autorëve më me famë por pikëpamjet e tyre në lidhje me lindjen funksionet, format dhe rolin e saj në proceset e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik ndryshojnë sipas rrymave (shkollave) të ndryshme të mendimit ekonomik.
Në literaturën ekonomike paraqiten teori të ndryshme që shpesh’herë janë edhe kundërthënëse në lidhje me lindjen dhe funksionimin e parave.
Teoritë më të njohura në literaturën ekonomike në lidhje me paratë janë:
- Teoria metaliste e parave e propaganduar dhe e zvhilluar nga merkantilstët. Ata konsideronin se vetëm ari dhe argjendi si metale të çmueshe janë i vetmi lloj i parave.
- Teoria e parave si mjet teknik e shpjeguar nga ana e Adam Smithit. Klasikët mbrojnë tezën se paraja lindi si domosdoshmëri shoqërore e zhvillimit të prodhimit dhe si pasojë e pashmangshme e ndarjes shoqërore të punës.
- Teoria nominaliste përcakton se paraja është krijesë e pushtetit shtetëror (Muller dhe Knap –përfaqësues kryesor) që potenconin se shteti përmes ligjit i detyron të gjitha subjektet ekonomike që në jetën e përditshme ta përdorin atë në këmbimet dhe pagesat e tyre.
- Teoria Kejnsiane e parave shpjegon se gjatë rrotullimit shtetëror të sasisë së parave dhe kurseve valutore mund të arrihet deri te stabiliteti i çmimeve dhe mallrave dhe stabiliteti i kartëmonedhave, pa bërë lidhjen e tyre me arin. Kejnsi për këtë e formuloj dhe funksionin e “kërkesës së parave” që është funksion i të ardhurës dhe funksion zvogëlues i normës së kamatës.
Dukuria e paraqitjes së dy metaleve të cilat në të njejtën kohë kryejn funksionin e parasë quhet Bimetalizëm.
Paraja si kategri shumë e rëndësishme ekonomike është një mall specifik që loz rolin e ekuivalentit të përgjithshëm përmes së cilës thuajse gjithçka mund të blehet dhe shitet, por nga ana tjetër në masë të madhe thjeshtëzohet jeta ekonomike.
Thelbi dhe rendësia e parasë në jetën ekonomike dhe në përgjithësi në jetën shoqërore shprehet përmes këtyre funskioneve më të rëndësishme:
- Funksioni parasë si mjet llogarie (matëse e vlerës).
- --||--||--||-- si mjet këmbimi
- --||--||--||-- si mjet kursimi (ruajtëse e vlerës)
- --||--||--||-- si mjet pagese (si met i shlyerjes së detyrimeve.
- Paraja si masë e vlerës shërben si matëse e vlerës së mallrave dhe shërbimeve të ndryshme me ç’rast vlera e tyre shprehet në njësi të caktuara të parasë. Ekzitojnë mendime të ndryshme rreth vlerës së njësisë së parasë. Rikardoja mendonte se ajo varet nga rrallësia e punës dhe kapitaleve që nevoiten për prodhimin e saj. Marksi mendonte se vlera e saj përcaktohet nga puna apstrakte shoqërisht e domosdoshme për prodhimin e saj. Sipas P.Samuelsonit si në jetën e përditshme që ne llogarisim (masim) pesha të ndryshme në kilogram, ashtu edhe vlerën duhat ta llogarisim me para, me ç’rast të gjitha çmimet llogariten në para, duke mundësuar thjeshtëzimin e procesit të llogaritjes. Në kohën e sotme me vlerë të parasë nënkuptohet fuqia blerëse e njësisë së saj, e që është e shprehur në sasinë e mallrave dhe shërbimeve që mund të blihen me këtë njësi të parasë.
- Funksioni i parasë si mjet Këmbimi është funksioni më i rëndësishëm që e kryen paraja. Po të mos ekzitonte, njerëzit gjithmonë do të kërkonin një mall tjetër me të cilin do të mund të këmbenin produktet. Në këtë rast paraja paraqitet si ndërmjetësues magjik në mes blerjes dhe shitjes. Përmes përdorimit të parasë mundësohet ndarja e procesit të blerjes nga ai i shitjes. Procesi i transformimit të mallit në para dhe i parasë në mall quhet metamorfozë e mallit.
- Funksioni i parasë si mjet kursimi – thesari (ruajtëse e vlerës) buron nga kryerja e funksionit të parasë si mjet këmbimi dhe ka rëndësi të madhe ekonomike pasi që çdo sujekt ekonomik që mendon për të ardhmen patjetër duhet të kursejë (akumulojë) fuqi blerësi për ta përdorur të njejtën në periudhat e ardhshme. Funksioni i parasë si mjet kursimi bëhet në formë tezaurimi të monedhave të arit dhe argjendit e në kohën e tanishme edhe përmes kartëmonedhave konvertibile.
- Funksioni i parasë si mjet pagese mundëson që paraja të përdoret nga çdo subjekt ekonomik që e zotëron atë, për të shlyer (paguar) detyrimet që ka ndaj të tjerëve. Ky funksion i parasë ndërlidhet me distancimin e kohës së lindjes të një detyrimi dhe të pagesës së tij. Kambiali (letër me vlerë, e cila në rast të blerjes së mallrave apo shërbimeve me kredi) paraqitet si para kreditore.
- Çrregullimet në sasinë e parasë në qarkullim
Çrregullimet e ndryshme paraqiten në formë të depresionit që paraqitet me zvogëlimin e aftësisë blerëse të parasë dhe apresioni që paraqet rritjen e aftësisë blerëse të parasë në qarkullim.
Depresioni – manifestohet në formë të Inflacionit që paraqet zvogëlimin e aftësisë blerëse të parasë, Devalvimit që është zhvlerësimi zyrtar i parasë kombëtare në raport me arin apo ndonjë valutë tjetër konvertibile. Stagflacionit që paraqet situatën kur njëkohësisht kemi inflacion të lartë dhe papunësi të lartë.
Apresioni – manifestohet në formë të Deflacionit që është proces ekonomik i kundërt me inflacionin d.m.th. rritje e aftësisë blerëse të prasë dhe revalvimit që është proces i kundërt i devalvimit d.m.th. rritja e kursit zyrtar të parasë kombëtare në raport me ndonjë valutë tjetër konvertibile.
Inflacioni – historiku dhe pasojat
Termi Inflacion rrjedh nga fjala latine “inflacio” që në përkthimin e lirë do të thotë fryrje. Në kuptimin shkencor për herë të parë është përdorur gjatë luftës civile në SHBA në vitin 1864 nga ana e autorit Delmar.
Mirëpo ky fenomen ekonomik është paraqitur qysh më herët qysh në Greqinë Antike dhe në Romë.
Zakonisht me inflacion nënkuptojmë rritjen e çmimeve të përcjella me zvogëlimin e aftësisë blersë të parasë.
Në literaturën ekonomike parqiten definime të ndryshme të inflacionit kështu p.sh. disa autorë me inflacion nënkuptojnë rritjen permanente të nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe atë nivelin proporcional të rrijtes së nivelit të përgjithshëm të çmimeve në njësi të caktuar të kohës.
Inflacioni në jetën e përgjithshme ekonomike mund të matet përmes 3 indekseve të përgjithsem të çmimeve:
a) Indeksi i çmimeve të konsumatorit – shpenzimeve të jetës (CPI)
b) --||--||--|| i çmimit të prodhuesit (PPI)
c) Deflatori (GDP)
Shporta e tregut si quhet ndryshe CPI-ja matë shpenzimin e një shporte tregu të mallrave dhe shërbimeve që konsumohen nga një familje qytetare gjatë një përiudhe të caktuar kohore dhe varësisht nga vendi dallon edhe për nga numri i mallrave dhe shërbimeve që përmban.
Norma e Inflacionit paraqet rritjen e nivelit të çmimeve (Formula Libër faqe 179).
Shkaqet dhe Llojet e Inflacionit
Sipas paraqitjes së inflacionit mund të kemi Inflacionin e brendshëm (zvogëlimi i aftësisë blersë të parasë në tregun e brendshëm) dhe Inflacionin e jashtëm (zvogëlimi i aftësëisë blerëse të parasë në operacionet e tregtisë së jashtme d.m.th. zvogëlimi i kursit të këmbimit të valutës).
Shkaqet e paraqitjes së Inflacionit mund të jenë të llojllojshme si: krizat ekonomike, përgatitjet për luftë, fatkeqësitë e ndryshme elementare, deficiti buxhetor, mosfunksionimi i sistemit ekonomik, e në disa shtete në prag të zgjedhjeve politike.
Në literaturën bashkëkohore ekonomike dallohen disa shkaqe të inflacionit:
- Inflacioni i kërkesës (teoritë monetare dhe kërkesa për të ardhura reale)
- Inflacioni i kostos (shpenzimeve), që nënkupton spiralen e të ardhurave – pagat dhe konsumi i jashtëm ekonomik dhe shpenzimet importuese
- Inflacioni inercial
- Inflacioni monetar
- Inflacioni i Kërkesës – është rezultat i rritjes së ofertës së parave në tregun e caktuar si dhe të rritjes së shpenzimeve qeveritare. Por përveq këtyre dy faktorëve atë mund ta shkaktoj edhe deficiti i lartë shtetëror. Tek Inflacioni i shkaktuar nga kërkesa, shkaku kryesor është kërkesa e tepërt për mallra dhe shërbime që shkaktohet nga emetimi i tepërt i parave në qarkullim.
- Inflacioni i kostos (shpenzimeve) nënkupton rritjen e shpenzimeve të prodhimit dhe rritjen e tepruar të kërkesës së konsumatorëve. Në rastin e parë për shkak të ngritjes së çmimeve të inputeve ata detyrohen të pagujanë më shumë dhe të ngritin çmimet shitëse të mallrave ose shërbimeve. Në rastin e dytë për shkak të rritjes së tepërt të të ardhurave që shpesh’herë tejkalon edhe madhësinë e ofertës së mundshme të mallrave dhe shërbimeve nga ana e prodhuesve, shkaktohet rritja e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të shitjes.
- Ekonomitë e zhvilluara të tregut në kushtet e sotme ndeshen dhe përballohen me inflacion inercial (të parashikueshëm). Ai paraqet atë normë të inflacionit që mund të parashikohet nga ana e subjekteve të ndryshme ekonomike, ndërsa nga ana tjetër inflacioni i paparashikuar, për subjektet ekonomike është një befasi
Në teorinë dhe praktikën ekonomike mund të paraqiten lloje të ndryshme të inflacionit por më të rëndësishmet janë:
- Inflacioni i moderuar
- Inflacioni galopant
- Hiperinflacioni
2.3. Inflacioni të moderuar kemi në rastet kur niveli i përgjithshëm i çmimeve ngritet ngadalë (në mënyrë të qetë). Zakonisht norma vjetore e Inflacionit në këto raste nuk e kalon numrin njëshifror. Në kuadër të ekonomive të tregut norma e ulët e tij (1-5%) konsiderohet si e dobishme për stimulimin e prodhuesve në shtimin prodhimit e të punësimit.
2.4. Inflacioni galopant paraqitet në rastet kur niveli i përgjithshëm i çmimeve fillon të rritet me norma dy ose tre shifrore.
2.5. Në lidhje me definimin e hiperinflacionit vështirë është që të jepet ndonjë përkufizim i saktë. Më i pranuari konsiderohet ai i Kagan-it, sipas të cilit me hiperinflacion kuptojmë situatat kur çmimet fillojnë të rriten së paku nga 50% në muaj dhe kjo rritje zgjat së paku 1 vit.
Pasojat ekonomike, politike dhe sociale të inflacionit
Varëshmërinë në mes të levizjeve inflatore dhe zhvillimit ekonomik në teorinë ekonomike, zakonisht mund të ndahen në tri grupe:
- Çdo inflacion, qoftë ai edhe i ulët, reflektohet negativisht në zhvillimin ekonomik
- Nëse inflacioni është ulët, i dozuar dhe nën kontroll të plot ai vepron stimulativisht në zhvillimin ekonomik
- Se lëvizjet inflatore nuk kanë ndikim të veçantë në zhvillimin ekonomik.
Sipas Milton Fridmanit, inflacioni nuk ka kurrfarë ndikimi (efekti) pozitiv ose negativ në zhvillimin ekonomik. Sipas tij, paraja nuk ka kurrfarë ndikimi në funksionimin e ekonomisë, dhe se në instancën e fundit, të gjitha transaksionet ekonomike mund të bëhën edhe pa para.
Në jetën e përditshme, efektet dhe pasojat negative të inflacionit mund të shprehen përmes këtyre fakteve:
- Inflacioni ka efekte negative në sistemin e shpërndarjes së të ardhurave.
- Inflacioni ndikon negativisht edhe në kushtet e ekonomizimit të firmave. Në situata të tilla rritet kërkesa për mallra dhe shërbime.
- Procesi inflator shkakton rritjen e normës së kamatës (interesit) që e destimulon interesimin për investime të reja por ka tendencë të favorizojë kreditorët dhe ata që realizojnë profite.
- Ekfektet negative të tij reflektohen edhe në buxhetin shtetëror.
- Proceset inflatore stimulojnë në masë të madhe konsumin.
Tri sfidat (dilemat) më të rëndësishme gjatë procesit të inflacionit janë:
- A i bën inflacioni mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta?
- A na bën inflacioni më të varfër ose më të pasur?
- A bëhën firmat më të pasura dhe punëtorët më të varfër gjatë periudhës së inflacionit?
Devalvimi (Devaluation)
Me Devalvim nënkuptojmë zvogëlimin zyrtar të vlerës së këmbimit (kursit valutor) të valutës kombëtare përmes vendimit ligjor, e krahasuar me ar ose valutat tjera konvertibile. Rezultati parësor i devalvimit është se e liron eksportin për blerësit e jashtëm por nga ana tjetër e shtrenjton importin për blerësit vendorë.
Devalvimi i një valute mund të bëhët për aryse të shumta. Në rradhë të parë ai stimulon eksportin e mallrave dhe shërbimeve dhe dekurajon importin e mallrave dhe shërbimeve të huaja dhe stimulon hyrjen e kapitaleve të huaja në formë të investimeve të huaja direkte.
Devalvimi i panevojshëm dhe i përsëritshëm mund të ketë efekte të caktuara negative për ekonominë e një shteti siç janë: largimi masiv dhe destimulimi i investitorëve të huaj si dhe krijimi i mosbesimit tek të huajt.
Revalvimi është proces ekonomik i rritjes së kursit zyrtar të valutës kombëtare në krahasim me arin ose valutat tjera konvertibile. Është proces i kundërt me devalvimin dhe në jetën e përditshme ekonomike përdoret shumë rrallë.
Deflacioni (Dezinflacioni)
Deflacioni është zvogëlimi i përgjithshëm i nivelit të çmimeve. Ai paraqet rënien e përgjithshme të nivelit të çmimeve të shitjes së mallrave dhe shërbimeve në ekonominë e një shteti gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Është proces i kundërt me Inflacionin.
Si pasojë e tij paraqitet edhe ngadalësimi i shpejtësisë së qarkullimit të kartëmonedhës kombëtare, por nga ana tjetër rritet edhe norma e papunësisë etj. Mosmarrja e masave përkatëse të politikës ekonomike për normalizimin e kësaj gjendjeje ekonomike, ekoniminë kombëtare shumë lehtë mund ta kalojë në fazën e depresionit.
Deflacioni mund të jetë i hapur,që karakterizohet me rënien e çmimeve dhe i ngadalshëm që karakterizohet me zvogëlimin e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve.
Pasojat e deflacionit janë: zvogëlimi i kërkesave për blerjen e mallrave dhe rënia e çmimeve, zvogëlimi i normës së profitit, rritja e papunësisë etj. Dobitë dhe humbjet nga deflacioni për subjektet e ndryshme ekonomike janë analoge (por të kundërta) me ato që pasojnë dhe rrjedhin nga procesi i inflacionit.
Nulifikimi (Denominimi)
Nulifikimi paraqet anulimin ose heqjen e zerove nga ana e shtetit të monedhës së ligjshme, për shkak të humbjes jashtëzakonisht të madhe të fuqisë së saj blerëse (deri në zero) si pasojë e hiperinflacionit.
Aryset e e nulifikimit të parasë janë të shumta por më të rëndësishme janë:
- Tekniko-praktike që nënkupton se manipulimi i përditshëm i kartëmonedhave me më pak zero është shumë më i lehtë dhe praktik
- Psikologjike
2.10. Stagflacioni
Është kuptimi i kundërt i inflacionit, dhe i njejti fenomen më së shpeshti trajtohet në lidhje me inflacionin. Me Stagflacion nënkuptojmë ekzistimin e normës së inflacionit në lartësi më të madhe se 3% por të përcjella me normën e lartë të papunësisë (8-13%).
Stagflacioni mund të rendohet edhe më tepër kur është i shoqëruar me një hiperinflacion me ç’rast mund të kalohet në fazën e stanjinflacionit.
- Bankat dhe sistemi bankier
Zhvillimi Historik i bankave
Me paraqitjen e parasë merr hov edhe zhvillimi i sitemit bankar. Në greqinë antike ishin mjaft të zhvilluara punët e këbimit (sarafet), ku ekzistonin mundësitë e marrjes së kredive.
Edhe në Romë, bankat (argentarius), merreshein me punët e këmbimeve, marrjen e depozitave, dhënien e kredive si dhe ndërmjestësimin në pagesa.
Si bankë më e vjetër në kuptimin e plotë të fjalës llogaritet se është Banka Casa di San Giorgio, e themeluar në vitin 1407.
Bankat janë institucione financiaro-kredituese, aktiviteti parësor i të cilave është marrja dhe dhënia e kredive, përaktësisht ndërmjetësimi në fushën e kreditimit si dhe në kryerjen e disa operacioneve me para për llogari të komitmentëve të saj.
Klasifikimi i bankave mund të bëhet në bazë të kritereve të ndryshme.
Në bazë të kriterit se si sigurohen mjetet financiare, klasfikimi i institucioneve bankiere mund të bëhet në:
- Banka monetare ose qendrore që me legjislacionin përkatës janë të autorizuar për emitimin e kartëmonedhave.
- Banka depozituese që siguron mjetet financiare përmes depozitave afatshkurta dhe depozitave të kursyera. Nga këto mjete ato u ofrojnë komitmentëve të tyre kredi afatshkurta dhe afatgjata. Nga aspekti organizativ, këto banka mund të jenë a) banka KOMERCIALE dhe b) KURSIMORE.
- Banka afariste që paraqitën në shtetet e zhvilluara ku është bërë koncentrimi dhe centralizimi i kapitalit. Potenciali kreditues i këtyre bankave bazohet në kapitalin vetanak dhe në fondet rezervë dhe në fondet monetare të korporatave të mëdha me të cilat këto banka janë në bashkëpunim të ngushtë afarist.
- Banka Investive sigurojnë kredi afatgjate me karakter investiv. Mjetet këto banka i sigurojnë nga akumulimi i realizuar ose edhe përmes emitimit të aksioneve.
- Shoqëritë e sigurimeve janë banka të karakterit të posaçëm, që mjetet e nevojshme i sigurojnë nga pagesat e të siguruarve si dhe nga plasmanet afatgjate të mjeteve të lira financiare.
- Banka universale bënë grumbullimin e të gjitha llojeve dhe në bazë të këtyre depozitave ajo bënë shpërndarjen e kredive afatshkurta dhe afatgjata.
Sistemi bankar përfaqëson tërësinë e institucioneve bankare e financiaro-kreditore të një vendi të caktuar, hierarkia dhe funksionimi i të cilave përcaktohet me legjislacion të posaçëm të çdo shteti.
Zakonisht përbëhet prej dy niveleve: nga Banka Qendrore ose Federale dhe nga bankat e institucionet financiaro-kredituese e tregtare. Banka Qendrore në çdo shtet përveq disa funksioneve ekskluzive (si emisioni i monedhës, thesari dhe buxheti i shtetit, bënë edhe kontrollin e ofertës monetare) por nga ana tjetër kryen edhe funksione të rëndësishme të koordinimit e të mbiqkyrjes së të gjitha institucioneve tjera financiare.
- CIKLET EKONOMIKE (KONJUKTURALE)
Teoritë e zhvillimit ciklik të ekonomisë
Në literaturën ekonomike, teoritë e zhvillimit ciklik të ekonomisë janë të ndryshme por shpesh’herë edhe kontraverze. Në përgjithësi mund të ndahen në disa grupe më të rëndësishme:
- Në Grupin e parë bëjnë pjesë teoritë sipas të cilave shkaqet e cikleve ekonomike nuk duhet kërkuar në sistemet ekonomike. Disa nga këta autorë shkaqet e krizave ekonomike i kërkojnë në fenomenet natyrore.
- Në grupin e dytë bëjnë pjesë teoritë që efektet e krizave ekonomike i ndërlidhin me proceset ekonomike, e që janë prezente në kuadër të sistemeve ekonomike.
- Në Grupin e tretë bejnë pjesë ekonomistët në krye me Kejnsin, që mendonin se krizat ekonomike janë rezultat i emetimit të parave të tepërta, me ç’rast ekspanzioni ose kufizimi i kredive paraqitet në maje të ciklit dhe se kriza paraqet situatën kur në treg kemi mungesë të investimeve dhe profiteve.
- Teoria Marksiste e cikleve ekonomike që fenomenet e krizave ekonomike i shpjegon përmes kundërthënieve të mënyrës kapitaliste të prodhimit, në radhë të parë përmes ligjit të akumulimit dhe ligjit për uljen e normës së profitit.
Pasojat e cikleve ekonomike (konjukturale) mund të jenë të ndryshme. Kështu p.sh. recesioni është fazë rënëse e ciklit ekonomik, periudhë në të cilën zvogëlohet GDP së paku në dy periudha tremujore të njëpasnjëshme.
Zgjatja e cikleve ekonomike varet nga 2 faktorë: nga zëvëndësimi i kapitaleve ekzistuese dhe nga investimet e reja, e që kanë një rol shumë të rëndësishëm në zgjatjen dhe pasojat cikleve ekonomike.
Shkaqet e cikleve ekonomike mund te jenë endogene dhe egzogene.
Sipas përfaqësuesve të teorisë endogene, shkaqet e lëvizjeve ciklike në mënyrë latente janë prezente në sistemet e caktuara ekonomike, ndërsa sipas teorisë egzogene shkaqet e lëvizjeve ciklike gjenden në shoqëri.
Si teori mjaft e theksuar është edhe teoria e konsumit të pamjaftueshëm (kërkesës së pamjaftueshme agregate), sipas së cilës kursimi i tepruar i subjekteve të ndryshme ekonomike shkakton konsumin (kërkesën) e pamjaftueshëm, e që në mënyrë të drejtpërdrejt reflektohet edhe në paraqitjen e cikleve ekonomike.
Si karakteristika më të rëndësishme të ciklit ose fazave të tyre paraqitën treguesit (indikatorët) e njejtë siç janë: investimet, papunësia, likuiditeti, norma e kamatës etj.
Fazat e Ciklit ekonomik
- Faza e Krizës (depresionit) është pika më e ulët e ciklit ekonomik. Zakonisht kjo fazë karakterizohet më rënie të madhe të kërkesës për mallra dhe shërbime si dhe me rënie të prodhimit, rritjen e papunësisë, rritjen e rezervave të pashitura, rënien e investimeve dhe realizimin e normave të ulëta të shtimit ekonomik
- Faza e amullisë karakterizohet nga një lloj stagnacioni në treguesit e mësipërm makroekonomik si dhe në ndërprerjen e përkeqësimit të mëtejshëm të këtyre treguesve.
- Faza e gjallërimit fillon me rritjen e kërkesës për mallra dhe shërbime, uljen (zvogëlimin) e rezervave të mallrave të pashitura, rifillimin si dhe rritjen e vëllimit të prodhimit. Gjallërimi i ngadalshëm i treguesve të mëparshëm makroekonomik ka si rezultat shtimin e numrit të të punësuarve.
- Kalmi në fazën e Bumit (lulëzimit) ekonomik paraqet pikën më të lartë të ciklit ekonomik dhe shoqërohet me rritjen maksimale të shfrytëzimit të kapaciteteve të instaluara prodhuese, shtimin e vëllimit të nivelit të investimeve të reja, uljen në minimum të nivelit të papunësisë, shtimin e profiteve reale etj. E kundërta e bumit ekonomik është kriza ose drepresioni ekonomik.
- PUNËSIA DHE PAPUNËSIA
Papunësia dhe norma e papunësisë
Punësimi i resurseve njerëzore në çdo shoqëri është një nga qëllimet parësore të politikës makroekonomike. Ata që dëshirojnë të punojnë quhen forcë punuese. Nga ana tjetër një nga sfidat më të diskutueshme ndërmjet ekonomistëve, është problemi i papunësisë pasi që ky problem gjithnjë e më shumë paraqitet si sfida më parësore e ekonomisë bashkëkohore të tregut.
Shkaqet e papunësisë mund të jenë të ndryshme. Në pjesën më të madhe ajo është rezultat i prishjes së ekulibrit ndërmjet ofterës dhe kërkesës për punë dhe kjo në rastet kur oferta (Punëkërkuesit) e tejkalon kërkesën (Punëdhënësit-vendet e lira për punë) për punë.
Papunësia si fenomen ekonomik, politik dhe social gjithnjë e më shpesh është prezente edhe në ekonomitë e zhvilluara të tregut dhe karakterizohet me veçoritë se:
- është e përharpur në të gjitha shtresat e popullsisë
- paraqitet njëkohësisht në një numër të madh të ekonomive kombëtare
- së pari përfshin gjeneratën e re që sapo ka mbaruar shkollimin,
- zakonisht paraqitet pas ndryshimeve tekniko-teknologjike që si pasojë ka mbylljen e vendeve ekzistuese të punës, por nga ana tjetër njëkohësisht rritë edhe kërkesën për punëtorë me kualifikime të larta.
Si individ i papunësuar konsiderohet përsoni që momentalisht është i papunë, por që kërkon punë në mënyrë aktive ose pret ftesën për t’u lajmëruar në vendin e punës.
Individët e punësuar janë ata persona që janë aktiv në procesin e punës ose që përkohësisht nuk punojnë, për arsye të pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore, grevave ose për arsye të ndonjë përfekcionimi (aftësimi) profesional.
Norma e Papunësisë paraqet normën e forcës punuese që është e papunë por që është e evidentuar se kërkon punë dhe se është e gatshme për punë. (lexoni pak n’libër n’faqe 199)
1. Tregu i punës
Përfaqëson tërësinë e formave dhe të njësive ekonomike të një vendi të caktuar, që sigurojnë kontaktimin e ofertës me kërkesën e punës.
Tregu i punës është vend ku bëhët vendosja e marrëdhënieve të caktuara ndërmjet individëve që janë të aftë për punë dhe që kanë interes që të punojnë, në një anë dhe të punëdhënësve që kanë nevojë për punësimin e individëve nga ana tjetër.
Sot në kuadër të tregjeve të punës gjithnjë e më shpesh hasen bursat e punës.Në kuptimin e gjerë me bursa të punës nënkuptojmë institucionet shtetërore, rajonale, komunale ose edhe ato private, që kanë për detyrë ndërmjetësimimin në mes atyre që kërkojnë forcë punuese dhe atyre që kërkojnë punë. Ato zakonisht janë të organizuara në 1. Nivelin kombëtar dhe 2. Rajonal. Detyrat parësore të bursave të punës janë:
- informimi dhe ndërmjetësimi në mes punëdhënësve dhe individëve që kërkojnë punë
- orientimin profesional si dhe organizimin e rikualifikimeve, me qëllim të punësimit sa më të shpejtë.
- funksioni kontrollues si dhe zbatimi i legjislacionit të punës dhe
- pjesëmarrja aktive në krijimin e politikave të punësimit si dhe më implementimin e kësaj politike.
2. Llojet e papunësisë
Papunësia Ciklike është e ndërlidhur me rastet e kërkesës së vogël të forcës punuese, në këto raste kërkesa për punë është më e ulët për shkak të prodhimit dhe konsumit më të ulët. Papunësia ciklike krijohet në periudhën e drepresionit ose te krizës ekonomike.
Papunësia strukturale paraqitet si rezultat i mospërputhjes agregate ndërmjet ofertës dhe kërkesës për forcë punuese dhe atë për disa profile ose profesione të caktuara. Papunësia strukturale është afatgjate dhe shkaktohet nga ndryshimet strukturore dhe teknologjike në kuadër të ekonomisë kombëtare.
Papunësia frikcionale (e dëshirueshme) paraqitet për arsye të ndërrimit të vendbanimit, kërkimit të punës për shkak të pagave më të larta, për shkak të lëvizjes se pandërprerë të popullatës nga një rajon në rajonin tjetër, të punësimit të ri të stadeve të ciklit jetësor etj.
Papunësia sezonale është papunësi afatshkurtë që zakonisht krijohet nga punësimi në veprimtaritë që zakonisht kanë karakter sezonal brenda viti, ose nga llojet e veprimtarisë së caktuar, produktet e të cillave kanë kërkesë sezonale.
Papunësia e vullnetshme dhe e pavullnetshme janë nocione të përdorura nga J.M.Keynes dhe sipas tij me papunësi të vullnetshme nënkuptohet pjesa e popullsisë e aftë për punë e cila me dëshirë nuk dëshiron të punojë për arsye se nuk ka nevojë ose që nuk pranon lartësinë e pagës që i ofrohet. Me papunësi të pavullnetshme nënkuptohet ajo shtresë e të papunësuarve e cila edhe pse është e gatshme të pranojë lartësinë ekzistuese të pagës, përsëri nuk gjen punë.
Papunësia e fshtehtë paraqet papunësinë ekzistuese në disa rajone rurale (në sektorin parësor) e që për arsye të ndryshme nuk deklarohet dhe nuk prezantohet nga statistikat zyrtare si të papunësuar dhe atë për arsye të ndryshme.
Papunësia kronike e cila thuajse në vazhdimësi ekziston në çdo ekonomi të tregut.
Papunësi zyrtare është madhësia apsolute e papunësisë që është e regjistruar dhe e prezentuar nga statistikat zyrtare të shtetit të caktuar.
3. Shkaqet e papunësisë
Si shkaqe më të shpeshta të papunësisë në jetën e përditshme mund të paraqitën: ndërrimi i vendbanimit, hyrja për herë të parë në kontigjentin e punës (njerëzit e rinjë pas mbarimit të shkollimit), ndërrimi i teknologjisë (zëvëndësimi i teknologjive të vjetra me ato të reja dhe më bashkëkohore por që kërkojnë numër më të vogël të vendeve të punës), recesionet (krizat) ekonomike dhe politike si dhe politikat joadekuate makroekonomike.
Ligji i Okunit:
Në bazë të analizave të shumta Arthur Okuni ka konstaruar se zvogëlimi i GDP për 2% shkakton rritjen e papunësisë për 1%. P.sh. nësë vitin e kaluar GDP ishte 100 Milion ndërsa në këtë vit ka rënë për 2% atëherë norma ekzistuese a papunësisë është rritur nga 10 në 11%.
4. Determinantet e ofertës së punës në tregun e punës
Si faktorë të rëndësishëm që veprojnë në në tregun e punës janë:
1. Popullsia – numri i popullsisë është i përcaktuar me shtimin natyror të popullsisë si dhe nga migrimi i popullsisë. Zakonisht shtetet e zhvilluara kanë norma të ulëta të shtimit natyror të popullsisë, por këto shtete nga ana tjetër kanë norma të larta të migrimit të popullsisë.
1. Popullsia – numri i popullsisë është i përcaktuar me shtimin natyror të popullsisë si dhe nga migrimi i popullsisë. Zakonisht shtetet e zhvilluara kanë norma të ulëta të shtimit natyror të popullsisë, por këto shtete nga ana tjetër kanë norma të larta të migrimit të popullsisë.
2.Efekti i substituimit – me rritjen reale të pagave ose pagave për një orë të punës, rritet oferta e punës dhe puna plotësuese zëvëndëson pushimin, pasi që çdo orë e punës plotësuese paguhet më shumë.
3. Shtesat kompenzuese – shtesat për pagat që shërbejnë si kompenzim për tërheqjen relative ose dallimet jomonetare në mes punëve të ndryshme (risku, shkollimi, shpenzimet, puna mesatare etj.)
Matja e Punës
Të punësuarit – popullata që kryen ndonjë punë të paguar si dhe ata që momentalisht mungojnë nga puna për shkak të sëmundjeve,grevave, festave etj.
Të papunësuarit – popullata që nuk është e punësuar, por që në mënyrë aktive kërkon punë ose pret që të kthehet në punë
Jashtë forcës punuese – janë personat që gjenden në shkollim ose janë në pension, mirëmbajnë shtëpinë etj.
5. Diskriminimi në tregun e punës dhe dallimet në paga
Diskriminimi në sferën e pagave në ekonominë e tregut janë dukuri të përditshme dhe universale, mirëpo kur paraqitet si rezultat i ndonjë karakteristike të parëndëshishme siç është raca, gjinia ose përkatësia religjioze atëherë kemi të bëjmë me dsikriminim në tregun e caktuar të punës.
Në kushtet e sotme grupacioni më i madh që lëngon nga diskriminimi ekonomik në sferën e pagave janë femrat të cilat fitojnë mesatarisht vetëm 65% nga pagat që i fitojnë meshkujt me arsim dhe përkatësi të njejtë.
Segmenti i tregut të forcës punuese sipas grupeve jokonkuruese mund të vështrohet në disa aspekte dhe atë në:
Njerëzit e njejtë – punët e njejta, ku kemi dalime të theksuara në paga
Njerezit e njejtë – punët e ndryshme, në këtë rast na paraqitën të ardhurat kompenzuese
Grupet jokonkuruese – me ç’rast na parqitet renta e pastër ekonomike
Grupet pjesërisht konkuruese – dallimet në paga i përcakton oferta dhe kërkësa agregate për force punuese.
6. Punësimi i forcës punuese dhe tregu i punës
Punësimi i forcës punuese mund të analizohet nga disa aspekte dhe ate nga aspekti i gjerë dhe i ngushtë. Në aspektin e gjerë, punësimi përfshinë të gjithë individët që punojnë, dhe në aspektin e ngushtë, punësimi përfshinë të gjithë individët që për punën e bërë fitojnë paga ose të ardhura të tjera si kompenzim për punët e kryera.
Në kushtet bashkëkohore të ekonomisë së tregut, format më të shpeshta të punësimit janë:
Punësimi i përhershëm (permanent) – ku gjatë javës së punës punohet zakonisht 40 orë, por orari mund të jetë edhe më i shkurtër.
Punësimi kohor, ku marrëveshja për punë është për 4 javë.
Java e Koncenrtuar, më së shpeshti aplikohet në SHBA dhe Kanada. Zakonisht punohet 4 ditë në javë me 10 orë punë në ditë, më çka mundësohet zvogëlimi i ndërprerjeve të punës së makinave dhe impiantëve.
Ndarja e vendit të punës është një formë e re e organizimit të punës. Dy individ në mes tyre mund të ndajnë përgjegjësinë për kryerjen e punës si p.sh. shërbimet bankiere, tregtare etj.
Sindikatat
Organizimi i mirëfillt sindikal filloi gjatë Revolucionit Industrial, kur punëtorët panë se të bashkuar mund të kenë më shume ndikim në përcaktimin e kushteve të punës, pagave, statusin e tyre etj.
Parimet kryesore në të cilat duhet të mbështetet veprimi i sindikatave janë:
- Parimi i Vullnetarizmit
- Sindikalizm krijohet nga poshtë
- Parimi i solidaritetit
- Pavarësia nga partitë politike dhe nga shteti
- Sindikata duhet të veprojë si institucion
Në SHBA sindikatat janë të organizuara në bazë të Ligjit të marrëdhënieve Kombëtare të Punës të vitit 1935 që ndryshe quhet Ligji Vagner
Marrë në përgjithësi sindikatat mund të klasifikohen sipas:
- Kompanisë apo ndërmarrjes
- Zejtarisë
- Profesionit
- Industrisë
- Të përgjithshme
Ekonomistët shepesh’herë flasin për tri tipe (grupe) të ndryshme të sindikatave të punëtorëve, dhe atë për Sindikatat zejtare (tregtare), sindikata industriale dhe sindikata të punonjësve (nëpunësve) pubik. (definicioni për secilën faqe 211).
Anëtarësimi në sindikata
Roli dhe influenca e sindikatave të punëtorëve në kushtet e ekonomisë së tregut është gjithnjë në rritje edhe pse numri i të anëtarësuarve në sindikata në dy dekadat e fundit ka tendencë të stagnimit ose të zvogëlimit.
Përqindja e forcës punuese që është e anëtarësuar në sindikata, është më e lartë në shtetet e zhvilluara ndërsa pjesëmarrja më e vogël në shtetet ku më parë ose edhe tani qeverisin huntat ushtarake.
Bashkimi i forcës punuese bëhët për një sërë arsyesh:
- Së pari, punëtorët bashkohen në sindikata për arsye ekonomike, për të siguruar paga më të larta, garancione më të gjata për punë etj.
- Së dyti, për të ndikuar në lidhje me promocionin, transferimin, politikat që lidhen me punën si dhe për të thënë fjalën e tyre në vendimet që drejtëpërsëdrejti ndikojnë në mirëqenien e tyre.
- Së treti, punëtorët angazhohen në sindikata edhe për çështje dhe arsye sociale
Sindikatat Ndërkombëtare
Momentalisht në botë ekzistojnë shumë organizata ndërkombëtare të sindikatave.
Një nga problemet më parësore me të cilin ballafaqohet kooperimii tyre ka të bëjë me diferencat politike dhe ideologjike të sindikatave. Kështu p.sh. Konferenca Ndërkombëtare e Sindikatave të Lira (ICFTU), tradicionalisht kishte qasje antikomuniste ndërsa Federata Botërore e Sindikatave (WFTU) është e prirur nga idetë komuniste. Kohëve të fundit rol gjithnjë e më të madh po luan Konfederata Europiane e Sindikatave (ETUC) që gjithnjë e më tepër po forcohet dhe e ka rolin konsultativ në proceset legjistlative të BE-së.
Në SHBA ekzistojnë tri nivele të strukturave të sindikatave:
- Sindikatat lokale
- Sindikatat nacionale
- Federata e Sindikatave nacionale
Sot rol të rëndësishëm në koordinimin e veprimeve dhe organizimeve sindikale luan Organizata Botërore e Punës (ILO) me seli në gjenevë.
Qëllimi parësor i saj është promovimi i kushteve të drejta të punës për gratë dhe burrat dhe sigurimi i kushteve të drejta e dinjitoze të punës.
Objektivat strategjike të ILO-së:
a) punësimi aktiv, zhvillimi i punës autonome dhe promovimi i punësimit
b) sigurimi i të drejtave themelore të punës
c) mbrojtja sociale, zvogëlimi i diferencave të mëdha në nivelin e varfërisë
d) dialogu social, që është objektiv strategjik, sepse është baza dhe themeli i demokracisë por njëkohësisht edhe mjet për arritjen e qëllimeve tjera strategjike.
Gjatë aktivitetit të vet ILO i përmbahet dy kritereve : univerzalitetit (që nënkupton se duhet të jetë një reagim global, por standardet e përcaktuara në nivel global duhet të jenë sa më reale në vendet ku zbatohen.) dhe fleksibilitetit.
5.11. Dialogu Social dhe kontratat kolektive të punës
Me dialog social nënkuptojmë të gjitha llojet e marrëveshjeve të përbashkëta dhe bashkëpunuese d.m.th. negociatat, konsultimi dhe këmbimi i informatave. Tri shtyllat e këtij definicioni janë: informimi, konsultimi dhe negocimi.
Dialogu social vështrohet në disa aspekte:
a) nga aspekti ndërkombëtar
b) nga aspekti kombëtar
c) nga aspekti lokal
d) në nivelin e ndërmarrjes
Kriteret që duhet të plotësohen për dialog social janë:
a) liria e organizimit
b) e drejta për marrëveshje kolektive
c) sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve duhet të jenë të fuqishme, të lira dhe të pavarura.
Detyrat e qeverisë në kuadër të dialogut social janë:
a) që të krijojnë struktura formale që mbështesin dialogun social
b) të krijojnë kushte për lindjen dhe zhvillimin e organizatave të pavarura të punëdhënesve dhe punonjësve
c) të ndërtojë një ambient të volitshëm ekonomik dhe social
Dialogu social është një mekanizëm i mirë për a) ndërtimin e koncenzusit, b) promovimin e demokracisë dhe c)parandalimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me punën.
Përmes kontratave kolektive të punësuarve u mundësohet që të fillojnë bisedimet me punëdhënësit e tyre si grup.
Qëllimi i negociatave është nënshkrimi i kontratës kolektive në mes punëdhënësve dhe sindikatës në lidhje më çështjet e pagave, kushtet e punës etj. për një periudhë të cakutar kohore nga 1-3 vjet.
Greva paraqet ndërprerjen e punës nga ana e të punësuarve të një kompanie ose institucioni, dege ose ekonomie në tërësi, në formë presioni për plotësimin e kërkesave të tyre në lidhje me pagat, kushtet e punës dhe çështje tjera.
Marrëveshjet kolektive (M.K.) në shtetet e zhvilluara të Europës bëhet në nivele të ndryshme, zakonisht kemi 3 qasje: a) M.K. kalojnë nëpër sektorët dhe vendimi merret në nivel kombëtar, b) fillohet nga niveli sektorial (vendoset strategjia) nënshkrimi i kontratave bëhet sipas sektorëve (si.psh. sektori i metalistëve etj.) dhe c) negociatat fillohen nga niveli i ndërmarrjeve (kompanive).
5.12. Çka përmban Marrëveshja kolektive e punës?
Pjesa kryesore e kesaj marrëveshje është paketa ekonomike, në kuadër të së cilës përfshihen pagat bazë për kategoritë e ndryshme të të punësuarve, kompenzimet për punën plotësuese, shfrytëzimi i pushimeve vjetore, pushimeve gjatë ditës së punës, gjithashtu përfshihen edhe dispozitat në lidhje me pushimet mjekësore, sigurimin shëndetësor dhe pensional, perfeksionimet profesionale, avancimet në punë, kushtet dhe mënyrat e punës etj. Pjesa tjetër e M.K. përfshin detyrat dhe obligimet në punë, siguria në punë, ndërlikueshmëria e punës dhe çështjet e tjera që ndërlidhen me ambientin e punës.
Në periudha kur paraqitet inflacioni i lartë, marrëveshjet kolektive të punës përfshijë edhe klauzulën e përshtatjes së shpenzimeve të jëtesës (COLA- cost of living adjustment)
Në fund të çdo M.K. ekzistojnë anekset e posaçme procedurale ku përfshihen edhe rregullat e seriozitetit, ku caktohen procedurat se kush e merr së pari për largimin nga puna e kush i fundit.
Mënyrat e zgjiedhjes së konfliktit nga sfera e M.K.mund të jenë:
a) kompromisi
b) zbatimi i standardeve të së drejtës
c) përdorimi i forcës
d) injorimi i konfliktit
Interesat e të punësuarve dhe punonjësve nga M.K. (faqe 218)
5.13. Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat
Roli dhe angazhimi i qeverisë në ekonominë bashkëkohore të tregut është gjithnjë më i madh dhe ka të bëjë me nxitjen dhe stabilitetin ekonomik.
Në rastet e mosmarrëveshjeve në mes të punëdhënësve dhe sindikatave, qeveria nuk është indiferente dhe në rastet e shkallëzimit të sitatës ajo mund të ndërmerr masa të caktuara. (definicioni i Rusveltit- faqe 218).
6. EKONOMIA E HAPUR DHE TREGTIA NDËRKOMBËTARE
Nocioni dhe definicioni i shtimit dhe zhvillimit ekonomik
Termet “zhvillim ekonomik” dhe “shtim ekonomik”, shpesh’herë janë përdorur në mënyrë alterantive por në mes tyre ekzistojnë disa veti dalluese fundamentale.
Sot termet e lartëpërmendura definohen në mënyra të ndryshme.
Kështu p.sh. Simon Kuznets , me shtim modern ekonomik nënkupton epokën aktuale ekonomike në raport të themi me epokën e kapitalizmit merkantilist ose epokën e feudalizmit. Sipas tij epoka e shtimit modern ekonomik është në vazhdim e sipër, prandaj karakteristikat e këtij procesi ende nuk janë plotësisht të qarta, por elementi kyç është aplikimi i shkencës në problemet e prodhimit ekonomik që e orientoi shoqërinë e sotme në industrializim, urbanizim por edhe në rritjen eksplozive të popullsisë.
Nga ana tjetër, ekonomisti i njohur amerikan Ç. Kindelberger, dallimet në mes të shtimit ekonomik dhe zhvillimit ekonomik i veçon me atë se: “derisa shtimi ekonomik është proces njëdimensional dhe paraqet shtimin e prodhimit të të mirave materiale dhe shërbimeve, do të thot output më të madh, ndërsa Zhvillimi Ekonomik përfshin edhe shtimin e prodhimit të të mirave materiale dhe shërbimeve, si dhe ndryshimet e caktuara strukturore dhe funksionale.
Zhvillimin ekonomik mund ta definojmë si proces dinamik të rritjes së nivelit të plotësimit të kërkesave njerëzore. Do të thotë proces i vazhdueshëm i ndryshimit të kërkesave njerëzore dhe mundësive të plotësimit të tyre.
Faktorët që ndikojnë në shtimin dhe zhvillimin ekonomik
Zhvillimi ekonomik i çdo vendi varet në radhë të parë nga katër faktorë parësorë dhe atë nga:
- Faktori prodhues njerëzor (oferta e forcës punuese, shkollimi, diciplina dhe motivimi për punë etj.)
- Faktori prodhues natyror (toka, xehet, klima etj.)
- Formimi i kapitalit (makinat, uzinat, impiantet, infrastruktua etj.)
- Teknologjia (shkenca, inxhinieringu, manaxhimi, ndërmarrësia etj.)
Në kushtet bashkëkohore të ekonomisë së tregut dhe të zhvillimit ekonomik nga kuadrot kërkohet që të kenë: dituri, vizion (projekt), trimëri (guxim), vendosmëri, komunikim të gjerë, besim në punë si dhe energji jetësore dhe punuese.
(me shume filozofi palidhje n’këtë drejtim faqe 221-223)
Modelet zhvillimore
Gjatë shekullit të kaluar janë zbatuar modele të ndryshme zhvillimore por që kanë realizuar suksese të ndryshme. Disa modele që më parë janë propaganduar mjaft shumë dhe që kanë përfshirë 1/3 e popullatës botërore, tani, thuajse, kanë rënë në harresë.
Modelet alternative ndaj modelit të ekonomisë së tregut janë:
- Modeli socialist karakterizohet me pronësisë shtetërore mbi mjetet e prodhimit,planifikimin, rishpërndarjen e të ardhurave dhe me zhvillim të qetë dhe “demokratitk” të gjitha në pronësi shtetërore
- Modeli i Komunizmit sovjetik karakterizohet me atë: se vendimet politike përcaktojnë kategoritë e gjëra të prodhimit, vendimet çka, si dhe për kë të prodhohet i marrin institucionet shtetërore, ndërmarrjet vendosin në mënyrë të pavarur vetëm për strukturën e punës së harxhuar, strukturën e disfavorshme të menaxhimit, pasi që nuk ekzistonte profiti si motiv i aktivitetit ekonomik.
- Modeli i tranzicionit, nëpër të cilin momentalisht kalojnë pjesa më e madhe e ish-vendeve socialiste, karakterizohet me: reformën e çmimeve, çmimet lirshëm formohen në treg (oferta dhe kërkesa përcaktojnë çmimet), si dhe zbatimi i procesit të privatizimit
- Modeli aziatik (mbiqkyrja e tregut + tregu), karakterizohet me: norma të larta të investimeve (35% të GDP), stabilitet monetar, stabilitet valutor si dhe investime në kapitalin fizik dhe atë njerëzor, orientim në tregjet e jashtme dhe në stimulimin e konkurrencës nga shteti përmes masave të ndryshme.
Periudha e tranzicionit
Tranzicioni bashkëkohor është transformim radikal dhe largëpamës i sistemit shoqëroro-ekonomik të ekonomisë së caktuar kombëtare. Në kuptimin më të gjerë, tranzicioni mund të definohet si kalim nga shoqëria post-etatiste me regjime autoritative në sistemin demokratik si dhe kalimi nga ekonomia e planit në atë të tregut. (kalimi i ekonomisë nga ajo e centralizuar në atë të tregut).
(lexoni nja 10 veçori n’faqe 225)
Karakteristikat e ekonomisë së tranzicionit janë:
- Kufizimet kohore të funksionimit
- Jostabiliteti dhe jostacionariteti i proceseve ekonomike
- Jo funkcionaliteti i lidhjeve prapavajtëse si dhe mosfunksionimi i mekanizmave të vetërregullimit.
Në praktikën e gjertanishme ekzistojnë dy koncepte kryesore të zbatimit të reformave të tregut në periudhën e tranzicionit:
- Koncepti i shokut, (terapisë shok) që nënkupton reformën e marrëdhënieve pronësore, ndërtimin e infrastrukturës së tregut, transforminim e sistetimit kredito-financiar, sipas të cilit koncept të gjitha masat duhet të ndërmerren gjatë një periudhe të shkurtër kohore.
- Koncepti i gradualizmit që nënkupton se të gjitha këto masa duhet të ndërmerren në etapa të veçanta dhe të ndara njëra prej tjetrës.
6.5 Karakteristikat e ekonomive të tranzicionit
(filozofi palidhje n’libër f. 226)
6.6 Masat parësore që duhet të ndërmerren gjatë periudhës së tranzicionit
- Masat e përshtatjes makroekonomike stabilizmit dhe liberalizimit – në këtë fazë duhet përpiluar programin stabilizues, pa të cilin program zakonisht nuk lejohet as ndihma e huaj financiare gjatë procesit të tranzicionit.
- Koncipimi i sistemit të ri juridik dhe ekonomik – sistemi juridik dhe ekonomik i
ish-shteteve socialiste ishte i projektuar dhe funksiononte në baza krejtësisht të tjera në krahasim me legjislacionin e ekonomive të tregut.
- Rivendosja e tregut – rivendosja e tregut integral është një nga parakushtet parësore për suksesein e tranzicionit të ekonomisë.
- Liberalizimi i rrjedhave të tregtisë së jashtme – zbatimi i modelit të ekonomisë së hapur të tregut.
- Ndërtimi i rrjetit të sigurisë sociale – tranzicioni është proces në të cilin nuk mund të arrihet deri tek rezultatet edhe aq të shpejta.
- Transforimimi pronësor dhe privatizimi – privatizimi dhet të jetë proces përcjellës i procesit të tranzicionit, por nga ana tjetër duhet theksuar se nuk ekziston model i përgjithshëm që do të garantoj sukses të plotë. Çdo model të mundshëm duhet analizuar në radhë të parë.
- Politika tregtare e lirë dhe proteksioniste
Tregtia ndërkombëtare përfshinë këmbimin e mallrave dhe shërbimeve në mes shteteve të ndryshme të botës. Shtetet tregtojnë në mes tyre sepse ato mund të blejnë mallra dhe shërbime të shteteve tjera më lirë sesa t’i prodhojnë të njejtat vet.
Shtetet tregtojnë mes tyre pasi që kanë përparësi komparative, që është e mbështetur në përparësitë relative në sferën e teknologjisë ose në tepricën relative të faktorëve të caktuar prodhues ose edhe në rastet kur janë të specializuara për prodhimin e produkteve të caktuara në bazë të ekonomisë së vëllimit.
Tregtia ndërkombëtare në kuptimin e gjerë nënkupton tërësinë e marrëdhënieve tregtare, transportuese dhe marrëdhëniet tjera në mes shteteve të ndryshme me qëllim të këmbimit të mallrave, shërbimeve si dhe pasurive tjera materiale dhe jomateriale.
Teoritë e tregtisë ndërkombëtare, gjatë historisë janë zhvilluar në dy drejtime kryesore: drejtimi i parë, bazohet në atë se tregtia ndërkombëtare duhet të liberalizohet me qëllim që të mundësohet dobia për të gjithë pjesëmarrësit në tregtinë ndërkombëtare dhe drejtimi i dytë që bazohet dhe mbështetet në atë se këto përparësi (dobi) mund të realizohen vetëm nëse zbatohen masa të caktuara proteksioniste.
Arsyet parësore për kyçjen e shteteve të ndryshme në këmbimin ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve, mund të sublimohen në këto elemente kryesore:
1. Dallueshmërinë e kushteve të prodhimit
2. Shpenzimet rënëse të prodhimtarisë
3. Dallueshmërinë e shijeve të konsumatorëve
Proteksionizmi – është teori dhe politikë e tregitisë së jashtme që bazohet në mbrojtjen e prodhimtarisë vendore nga konkurenca e jashtme. Themelues i teorisë moderne proteksioniste konsiderohet A. Hamilton, që angazhohej për aplikimin e doganave për të parandaluar importin e mallrave industriale nga Anglia, me çka sipas tij do të krijoheshin parakushtet për zhvillimin e industrisë vendore.
Përfaqësuesi më i njohur i teorisë proteksioniste është ekonomisti gjerman F. List, sipas të cilit doganat do të duhej të ishin të përkohshme dhe se nuk duhet të kalojnë 25% të vlerës së mallit të importuar. Për këtë dhe shumë arsye tjera ai konsiderohet si themelues i teorisë së nacionalizmit ekonomik.
Instrumentet dhe masat e politikës proteksioniste në përkufizimin e tregtisë së jashtme mund të ndahen në ato që ndikojnë përmes ndryshimit të çmimeve dhe në ato që bëjnë kufizimin përmes sasisë. Në grupin e parë bëjnë pjesë: doganat, taksat, tatimet, premitë, subvencionet, kurset diferenciale, devizore etj., ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë: kontigjentet, lejet, ndalesat etj.
Në kushtet e sotme, përveç këtyre masave zbatohen edhe format neoproteksioniste siç janë:
- Klauzula – që i mundëson një shteti për ta mbrojtur industrinë e vet përmes taksave antidamping ose taksave tjera kompenzuese.
- Shfrytëzimi i barierave të ndryshme. (që mund të jenë në formë të tarifave të larta doganore, përmes pengesave të ndryshme për disa produkte ose vendosjen e kufizimeve sasiore për importimin e tyre etj.).
Doganat janë instrumenti më i vjetër dhe më i rëndësishëm (i kufizimit të tregtisë) por edhe që zbatohen më së shpeshti.
Përmes saj, nga importuesi kërkohet që për produktin e importuar t’i paguajë qeverisë një pjesë të caktuar të çmimit botëror.
Politika tregtare e çdo vendi anëtar në OBT (Organizata Botërore e Tregtisë) duhet të jetë në pajtueshmëri me rregullat e kësaj organizate dhe të marrëveshjeve tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga ai shtet.
Në kushtet bashkëkohore të ekonomisë së tregut, ekziston një lidhje e ngushtë reciproke (korrelacioni) ndërmjet ecurisë së GDP dhe këmbimeve të jashtme tregtare të çdo vendi, e që shprehet përmes multiplikatorit të tregtisë së jashtme.
Proteksionizmi ekonomik – me ç’rast paraqitën disa argumente, joekonomike që shpjegojnë se është e dëshirueshme që të sakrifikohet mirëqenia ekonomike me qëllim që të stimulohen disa qëllime nacionale (qëllimet ushtarake, siguria nacionale etj.).
Kuotat, janë restrikcione për importin maksimal të sasisë. Keshtu p.sh. BE-ja aplikon kuota (përcaktimi i plafonëve) për importimin e disa produkteve. Përmes tyre kufizohet sasia e mallrave të importuara, por kjo nuk do të thotë se këto nuk ndikojnë në çmimet vendore.
Barierat jodoganore, janë rregulla administrative përmes të cilave bëhet diskriminimi i mallrave të huaja në krahasim me mallrat vendore. Kjo masë mund të përdoret në mënyra të ndryshme si: pengimi në forma të ndryshme të importimit të mallrave, kërkesa për koorporatat që të përdorin vetëm mallra të prodhuara në vend (p.sh. fushata për blerjen e mallrave të prodhuara në vend), përcaktimi i standardeve të cilësisë etj.
Subvencionet eksportuese, janë masa të politikës komerciale me të cilat stimulohet eksporti. Këto masa mund të zbatohen përmes sigurimit të kredive të lira ose lirimit nga disa tatime shtetërore.
Përmes tyre mbrohen firmat vendore nga konkurenca e firmave të jashtme.
Ekonomistët që nga Adam Smithi, David Rikardo, Paul Samuelson e deri tek Paul Krugman kanë theksuar efektet neto të intervencionizmit tregtar në shtetet e vogla, duke shpjeguar se proteksionizmi sipas rregullit i shkakton dëme një grupi të caktuar shoqëror (konsumatorëve të produkteve të mbrojtura dhe prodhuesve të produkteve të pambrojtura që pjesërisht shndërrohen në fitime që i përvetëson grupi tjetër (prodhuesi dhe importuesi i produkteve të mbrojtura).
Faktorët ose shkaqet përmes të cilave arsyetohet aplikimi i masave proteksioniste, mund të klasifikohen në dy grupe të rëndësishme dhe atë:
- Të natyrës ekonomike | a) se doganat mund t’i përmirësojnë kushtet e tregtisë në dobi të shtetit që i përdor, b) mbrotja e përkohshme doganore për “industritë e reja” dhe c) ndikimi pozitiv i doganave në uljen e papunësisë
- Të natyrës jo ekonomike | potencojnë se përmes aplikimit të doganave dhe kufizimeve të tjera në masë të caktuar ruhet siguria kombëtare etj.
- INTEGRIMET EKONOMIKE
Format e integrimeve
- Zona e Tregtisë së Lirë, është marrëveshje ndërmjet dy ose më shumë shteteve për të eliminuar barrierat tarifore dhe jotarifore që cenojnë tregtinë ndërmjet tyre, ndërsa për importet nga shtetet që nuk janë anëtare çdo shtet pjesëmarrës aplikon skemën e vet të pavarur të tarifave. Në kuadër të ZTL hiqen të gjitha barrierat ekonomike në mes shteteve anëtare dhe nuk lejohet asnjë lloj takse diskriminuese, tarifë doganore apo ndonjë barrierë tjetër diskriminuese. Si zona më e njohur e tregtisë së lirë është Zona Europiane e Tregitsë së Lirë (EFTA), e formuar në vitin 1960.
- Bashkimi Doganor, paraqitet kur nje grup shtetesh heqin tarifat e nganjëherë edhe barrierat tjera që pengojnë tregtinë në mes tyre, por duke ruajtur një tarifë të jashtme të përbashkët mbi mallrat dhe shërbimet e importuara. Në kuadër të Bashkimit Doganor parashihet politika unike doganore në raport me shtetet joanëtare.
- Tregu i Përbashkët, është integrim , ku nuk parashihen barriera tregtare në mes shteteve anëtare. Në kuadër të tregut të përbashkët bëhet levizja e lirë e punës, e kapitalit dhe e teknologjisë. Në këtë rast, kur mundësohet lëvizja e lirë e faktorëve të prodhimit, mund të shfrytëzohet edhe varianti më produktiv i prodhimit.
- Bashkimi Ekonomik, në kuadër të bashkimit ekonomik bëhet harmonizimi i politikave monetare dhe fiskale.
Përveq BE-së dhe NAFTA-së ekzisojnë edhe një numër alencash ekonomike. Më të rëndësishmet janë:
- ASEAN (Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore) ku bëjnë pjesë: Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Brunei.
- EFTA (European Free Trade Association)
- OPEC (Organizata e Vendeve Transportuese të Naftës) – Algjeria, Ekuadori, Indonezia, Irani, Iraku, Libia, Nigeria, Katari, Emiratet e Bashkuara, Venezuela, Gaboni dhe Arabia Saudite.
- LAIA (Shoqata për Integrim Latino Amerikan) – Argjentina, Brazili, Kili, Paraguai, Uruguai, Ekuadori, Venecuela dhe Bolivia.
- CACM (Tregu i Përbashkët i Amerikës Qendrore) – Nikaragua, Kosta Rika, El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi.
Bashkimi Europian (faqe 236 – 242 filozofi palidhje n’liber)
NAFTA, mekanizmi, funksionimi dhe rezultatet
Marrëveshja Amerikano- Veriore për tregtinë e Lirë është marrëveshje e lidhur ndërmjet SHBA, Kanadasë dhe Meksikës në vitin 1993 dhe ka hyrë në fuqi më 1 janar 1994. Në këtë marrëveshje parashihen këto çështje kryesore:
a) Liberalizimi i rregullave të lëvizjes së investimeve nga një vend anëtar në tjetrin, heqja e pengesave si dhe sigurimi i interesave të investitorëve dhe krijimi i mekanizmave për zgjidhjen e konfliketeve ose mosmarrëveshjeve të paraqitura në këto fusha.
b) Eliminimi gradual (brenda 15 vjetësh) i të gjitha tarifave doganore si dhe barrierave tjera tregtare për lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve në mes shteteve anëtare
c) Parashikimi i masave komplekse në fushën e mbrojtjes së ambientit, unifikimit gradual të legjislacionit dhe standardeve në këtë fushë (pa dëmtuar zhvillimin ekonomik të shteteve) si dhe krijimi i organeve për harmonizimin e kontrollin e masave të mbrotjes së ambientit
d) Parashikimi i masave për mbrotjen e punëtorëve dhe krijimin e komisionit të kooperimit për çështje të punës.
8.5. Organizata Botërore e Tregtisë
Është themeluar në vitin 1994.
Parimet kryesore të saj janë: Kombi më i Favorizuar (KMF), që trajton të tjerët në mënyrë të barabartë, që do të thotë se vendet nuk mund të bëjnë dallime ndërmjet partnerëve të tyre tregtar.Në kuadër të këtij parimi, sistemi tregtar duhet të jetë: jo diskriminues, më i lirë, i parashikueshëm, më kompetitiv dhe më fitimprurës për shtetet në zhvillim.
Qëllimet kryesore të OBT janë:
- Ndihma në zhvillimin dhe funksionimin sa më të lirë të tregtisë, me qëllim që të mos shkaktohen efekte të padëshiruara anësore.
- OBT shërben edhe si forum i hapur për bisedime tregtare
- OBT angazhohet dhe shërben edhe për zgjidhjen e polemikave dhe kontesteve të ndryshme tregtare në mes shteteve të ndryshme.
Parimet e Sistemit të OBT-së janë:
- Parimi i Kombit më të Favorizuar
- Parimi i mosdiskriminimit
- Tregti më e lirë, nëpermjet negociatave
- promovimi i një konkurence të drejtë dhe të ndershme
- Inkurajimi i zhvillimit dhe reformës ekonomike
- Më fitimprurje për vendet në zhvillim
8.6.Tregu dhe infrastruktura e tregut
8.7. Kur shteti intervenon në ekonomi?
8.8 Kush Qeverisë në ekonomintë moderne? (tregu apo shteti)
(Filozofi palidhje faqe 246-247)
8.9. Masat dhe legjislacioni antimonopolistik
Në legjislacionin e shteteve të zhvilluara është theksuar domosdoshmëria e mbrojtjes antimonopolistike, qëllimi parësor i së cilës është sigurimi dhe mbrojtja e konkurencës së lirë dhe lojale.
Politika antimonopolistike kryesisht është e orientuar në dy drejtime:
a) ndalon disa lloje të caktuara të sjelljeve afariste, siç është, për shembull marrëveshja për çmimet
b) parandalon dhe kufizon forcimin e disa strukturave të caktuara të tregut siç janë trustet dhe disa forma të monopoleve.
Termi Anti-trust është term amerikan që përdoret për ligjet me të cilat kontrollohet shtimi i fuqisë së tregut të firmave të caktuara.
Deri më tani janë aprovuar ligje të shumta antimonopolistike por më të rëndëshimet janë: Ligji i Shermanit (Sherman Act) – 1890 dhe i plotësuar më 1914 me Ligjin e Klejtonit (Clayton Act) që parashihte ndalimin e kontraktimit, kombinimit dhe konspiracionit me qëllim të kufizimit të tregtisë dhe monopolizimit në mes shteteve të SHBA, e po ashtu edhe me shtetet tjera. Denimi maksimal për shkelësit e dispozitave para qeverisë në fillim ishte 5000$, në vitin 1955 ishte rritur në 50.000$ ndërsa në vitin 1974 kjo shumë është rritur në 1.000 000 $ për Korporatat.
Përkufizime të ngjashme janë edhe në Marrëveshjen e Romës (që është akt themeltar i Bashkimit Europian).
9. Ndërmarrësi dhe Ndërmarrësia
Termi ndërmarrësi (sipërmarrësi) për herë të parë është përdorur nga ekonomisti frëng J.B. Say rreth vitit 1800.
Ndërmarrësi është pronari ose menaxheri i kompanisë që përpiqet të realizojë profit duke pranuar rrezikun (riskun) si dhe duke përdorur iniciativën.
Nërmarrësi është faktor që e organizon procesin e prodhimit. Ai është përgjegjës për vendimet, çka, si dhe për kë të prodhohet.
Ndërmarrësi është agjent (subjekt) ekonomik i cili:
a) vetë organizon prodhimin, me qëllim që të sigurojë kombinimin sa më efikas të faktorëve të prodhimit
b) kërkon dhe realizon mundësitë më të mira
c) gjeneron dhe përvetëson idetë progresive
d) aplikon teknologjinë më të re me qëllim që të prodhojë produkte të reja dhe më cilësore por edhe me çmime më të ulëta
e) gjatë fillimit të çdo punë i nënshtrohet riskut të caktuar.
Ndërmarrësia Shtetërore paraqitet kur vet shteti organizon ndërmarrësitë të cilat janë të rëndësishme për ekonominë kombëtare.
Ndërmarrësia private është sektor më dinamik dhe më inovator që karakterizohet me disa përparësi në krahasim me ndërmarrësinë shtetërore, në këtë rast N. Private:
a) krijon kushte për punësim më të madh dhe ka produktivitet më të lartë të forcës punuese.
a) krijon kushte për punësim më të madh dhe ka produktivitet më të lartë të forcës punuese.
b) kërkon shpenzime më të vogla në udhëheqje.
c) më shpejt i preorienton mundësitë e veta kah produktet dhe shërbimet e reja
e) nëse firma falimenton humbjet janë dukshëm më të vogla.
10. Globalizimi si model i zhvillimit dhe sfidat e globalizimit
Është një fenomen tepër kompleks i epokës moderne që tashme ka filluar të bëhet prezent në të gjitha poret shoqërore, me ç’rast proceset ekonomike qëndrojnë në thelb të globalizimit.
Sipas ekspertëve të Bankës Botërore definicioni më i pranueshëm i globalizimitështë ai se ky fenomen reflektohet në shtimin gjithnjë e më të shpejtë të pjesëmarrjes gjithnjë e më të madhe në aktivitetet ekonomike të individëve që jetojnë në shtete të ndryshme. Këto aktivitete lajmërohen në formë të: tregtisë ndërkombëtare, investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe lëvizjes së kapitalit.
Ne periudhën e Globalizimit ekonomitë kombëtare gjithnjë e më shumë po integrohen në katër fusha fundamentale: tregti, financa, prodhim dhe në rrjetin gjithnjë e më të gjerë të kontratave dhe institucioneve.
Sipas Xhefri Saks-it, dilemat më të rëndësishme të globalizimit janë:
- A do të mundësojë globalizimi promovimin më të shpejtë të shtimit ekonomik, posaçërisht në shtetet në zhvillim (ku jetojnë 4/5 e popullatës botërore).
- A do të ndikojë globalizimi në stimulimin apo destimulimin e stabilitetit makroekonomik.
- A do ta stimuloj globalizimi jobarazinë më të madhe të të ardhurave dhe a ka të bëjë ky problem me punëtorët e pakualifikuar në shtetet në zhvillim, apo është rezultat i fuqive të tregut në të gjitha pjesët e botës
- Si do të duhej që institucionet shtetërore në të gjitha nivelet (rajonale, shtetërore dhe ndërkombëtare) t’i përshtaten fuqisë dhe përgjegjësisë në kuadër të krijimit të tregut të ri global.
Globalizimi si proces bashkëkohor forcon të gjitha marrëdhëniet jashtë kufitare dhe vepron sipas parimit të superterritorialitetit. Si proces globalizimi i tejkalon barrierat ekonomike, sociale, kulturore, por edhe ato politike. Ky proces është dukshëm më i shprehur në kuadër të disa segmenteve, e që e karakterizojnë botën e sotme bashkëkohore:
- Në aspektin e komunikimit ky proces është i pranishëm nëpërmjet PC (kompjuterëve), satelitëve dhe mjeteve masive elektronike.
- Në aspektin organizativ janë formuar lloje të ndryshme të organizatave ekonomike, ekologjike, kulturore, sociale etj. që veprojnë në tërë hapësirën e rruzullit tokësor (IBM, Yahoo, Microsoft, Amesnty International etj.)
- Në aspektin ekologjik, fenomenet globale siç janë shkrirja e akullnajave, gropat e ozonit, rreziku nga radioaktiviteti etj. kërkojnë aksione dhe veprime të përbashkëta dhe globale pasi që këto probleme nuk njohin kufij nacional
- Prodhimtaria globale zvhvillohet në firmat-korporatat globale që veprojnë në tërë botën në kuadër të korporatave të ndryshme multinacionale
- Në aspektin ushtarak ndërtimi i raketave balistike më rreze të gjata ose satelitët e spiunimit që mbulojnë thuajse çdo pëllëmbë të rruzullit.
- Në kohën e sotme globalizimi në sferën ekonomike, gjendet në fazën filestare, në radhë të parë në orientimin kah tregu botëror, për ç’arsye efektet e globalizimit nuk shihen gjithkund njejtë dhe në fazën e tanishme dobi më të madhe përfitojnë shtetet më të pasura të botës.
Sa i përket prodhimit në kuadër të ekonimisë globale, ekzistojnë disa qasje (metoda): prodhimtaria masovike, në një anë dhe specializimi fleksibil nga ana tjetër.
Qasja e parë karakterizohet me specializimin e punës si dhe paisjeve dhe prodhim standard, ndërsa qasja e dytë karakterizohet me fuqi punëtore të kualifikuar, paisjeje fleksibile të prodhimit si dhe me prodhime diferencuese.
Debati nëse globalizimi paraqet një “gjë të mirë” apo “një gjë të keqe” shfqet në arenën ideologjike.