Teorite bihejvioriste anet negative dhe pozitive te saj



http://eseshkolle.blogspot.com/
Teorite bihejvioriste  jane te interesuara per sjelljen. Me konkretisht, bihejviorizmi përqendrohet ne sjelljen (reagimin) imediat te individit dhe ne forcat (stimujt) e mjedisit qe e shkaktojne kete sjellje.
1. Ka disa parime baze qe qendrojne ne themel te bihejviorizmit:
Sjellja mund dhe duhet te studiohet objektivisht, dmth, duhet te studiohen ato reagime apo sjellje qe mund te vëzhgohen se jashtmi, qe mund  te maten dhe qe mund te realizohen.
2. Reagimet (sjelljet) jane nje funksion; dmth, jane pasoje e gjerave te tilla si psh, përforcimi dhe ndeshkimi. Lidhur me kete, nje nga synimet kryesore te bihejviorizmit eshte qe te zbuloje ligjet qe drejtojne merredhenien mes stimujve dhe reagimeve. Po ashtu, nje tjeter synim kryesor per bihejviorizmin eshte edhe te zbuloje se si mund te kontrollohen reagimet (sjelljet) permes përdorimit te përforcimeve dhe te ndëshkimeve.
Teorite bihejvioriste jane teori mekaniciste, dmth ato e shikojne individin si nje makine. Individi ne keto teori, shihet si nje qenie reaktive.
Qellimi i psikologjise bihejvioriste ishte te arrihej te parashikohej se si do te sillej nje individ i zakonshem, ne nje situate te dhene.
Ne teorite bihejvioriste përfshihen: teoria e kushtezimit, kushtezimi operat, teoria sociale e te mesuarit, teoria e vetefikasitetit, etj.

ANET NEGATIVE DHE POZITIVE TE TEORIVE BIHEJVIORISTE
1. Anet  pozitive te teorive bihejvioriste:
• Kane nje natyre rigoroze shkencore (eksperimentale)
• Demostrojne kontributin e metodes se vezhgimit ne zbulimin e fakteve rreth zhvillimit.
• Theksojne rolin e mjedisit ne formimin e personalitetit dhe sjelljes se individit.
• Teoria sociale e te mesuarit ka vene ne dukje rendesine e mardhenjes mes sjelljes dhe stimulit mjedisor.
• Teoria sociale e te  mesuarit na ben te vetedijshem per rendesine qe ka pershtatja ndaj rrethanave te ndryshme mjedisore.
• Shume principe te kushtezimit klasik dhe te kushtezimit operant jane aplikuar ne shume fusha te jetes.
2. Anet  negative te teorive bihejvioriste:
• Jane teori shume mekanike.
• Pikpamjet e bihejvioristeve, ashtu dhe te teorise sociale te te mesuarit, jane jokronologjike.
• Jane teori qe thjeshtezojne zhvillimin.
• E konsiderojne individin  si diçka te ngjashme me makinen, e zhveshin ate nga cilesi te tilla si: nga aftesia per te menduar, nga aftesia per te imagjinuar dhe nga aftesia per te kontrolluar sjelljen.
• Proceset mendore shihen me shume si mediatore te  eksperiences mjedisore dhe te sjelljes,  sesa si shkaqe te sjelljes. I kushtojne shume pak rendesi proceseve te larta mendore  dhe mendojne se duhet perqendruar vemendja me shume ne sjelljen aktuale sesa ne proceset mendore.
Disa autore te ndryshem kane dhene kontributin e tyre ne psikologjine bihevjoriste:
Eduard Tolman

Analizat per sistemin e tij te ri bihevjorist ai I bazoi ne vezhgimet objektive te sjelljes, duke perfshire konceptin e qellimit dhe te njohjes se sjelljes. Ai argumentoi me shembuj te ndryshem se procesi I te mesuarit latent ishte I perhapur ne pervojen e perditshme te njerezve , duke e ilustruar me ecjen e individit  ne te njejten rruge cdo dite, pa pasur nevoje te ushtrohet me nje qellim te caktuar. Kete lloj te mesuari e quajti te mesuar latent.
Ai foli per te mesuarin insajt. Nga eksperimenti me minjte u pohua se sjellja e minjeve per te zgjidhur problemin kishte treguar dukurine e te mesuarit insajt sepse minjte per te gjetur rrugen me te shkurter per te shkuar tek ushqimi, kishin krijuar nje harte konjitive.
Tolman, per studimin e sjelljes se individit , shpresoi te zhvillonte nje teori sjellje te te kuptuarit. Zbatimi I kesaj sjellje kerkonte ndertimin e nje sistemi psikologjik te sjelljes.
Ai dha nje kontribut te rendesishem duke liberalizuar bihevjorizmin nga shtresa metodologjike dhe teorike  me te cilen e kishte paraqitur Watsoni dhe zbatoi ne praktike koncepte si: qellimi, idete mbi te mesuarin dhe sjelljen e individit.

Eduart Tordojak

Njihet per studimin qe beri me kafshet, ai kerkonte qe studimet e tij ti realizonte me femijet por atij nuk ia lejuan kete gje. Tordak dha kontribut ne studimin e konceptit te lidhjes ne psikologji. Tordak tha se ne qofte se do te shikonim mendjen njerezore  do verenim nje lidhje ndermjet formave te ndryshme te situatave dhe dhe pergjigjeve ndaj ketyre situatave.

Tordak realizoi eksperimentin me kafshet, ku me ndihmen e kafazit ai kreu nje studim mbi hapjen e ushqimit nga macet  e vendosura ne brendesi te tij. Tordaku vuri re se ne fillim macet arrinin ne menyre te rastesishme ta hapnin deren per te vajtur tek ushqimi dhe me kalimin e kohes ata duke u ushtruar filluan te behen me te sakta derisa procesi I te mesuarit te hapjes se deres  per te shkuar tek ushqimi u pervijua teresisht nga macet. Ai shpjegoi se tek macet pas perfundimit te te mesuarit  vihej re qe ato here pas here ato kete veprim e kryenin me lehtesi. Tordaku mati dhe kohen qe macja kalonte qe nga casti I hyrjes der tek casti I daljes nga kafazi dhe vuri tre se pas nje seri provash koha qe shpenzonte macja per te kryer kete proces levizjeje vinte duke u ulur. Ky proces mund te quhej ne psikologji me termin prove gabim dhe sukses I rastesishem.

EDVIN GUTRIE
Gutrie eshte konsideruar nje ze I rendesishem ndermjet psikologeve te rrymes se re bihevjoriste.Veprimtaria e tij u fokusua tek procesi I te mesuarit( vlersimi,denimi,dhe praktika tek ky process). Gutrie dha kontribut, fal punes kerkimore, lidhur me konceptin e harresesh.Gjithashtu gutrie kontriboj dhe ne zhvillimim e psikologjis klinike, duke pasqyruar pikpamjen e tij ne librin “Psikologjia e konfliktit njerzor” Teoria e te mesuarit: Kontributi I tij me I rendesishem ne psikologji, duke e konsideruar rendimente I sistemit te te mesuarit.Ky process bazohet ne vazhdimsin ngacmies-pergjigje(sa here do te riperseritet ngacmuesi ne nje situate te caktuar, aq here do te perftohet e njejta pergjigje). Vlersimi dhe denimi- nxisin procesin e te mesuarit tek individi. Roli vlersues- te mbroje te njejten pergjigje, jo te intensifikoj ndryshoj pergjigjen e individit.Psh kur femija bene nje sjellje positive ne e vlersojme kte gje ne menyre qe te perseritet perseri ne te ardhmen. Roli I denimit-pervjimin vazhdimin e pasojavenegative qe ishin te shtypura tek individi.GJithashtu sipas tij praktika ndikon ne prodhimin e nje sjellje te caktuar tek individi(maturohen sjelljet,fale pervojes) Koncepti I harreses:harresa ndodhe gjate formimit ten je shoqerimi te ri, permse aftesive (pa shoqerime te reja, nuk ka harres). Efekti I gjumit ne kujtese-Te mesuarit perpara gjumit, siguron materialin ne kultese, me shum se te mesuarit gjate nje veprimtarie apo pune. Modifikimi I sjelljes-menyra e perseritjes se veprimit ne menyren e duhur, vendos nje zakon te ri.Psh rasti I nje vajze qe sa here qe vjen nga shkolla pallton dhe canten e flak ne toke nuk I vendos ne vendin e duhur , dhe sipas Gutrie sa here qe vajza ta bente kte veprim nena e saj duhet ta detyronte vajzen qe ti merte dhe nje here ato dhe e nxerte jashte deres se shpise, qe kur te hynte te mos I linte ato ne toke por ti vendoste ne menyren te duhur.

Klark Leonard Hall
Nje psikolog tjeter biheviorist eshte edhe Hall.
Ai njihet per kontributin e tij ne hipnoze.  Puna e tij me e madhe shikohet ne hipnoze.  Interesi I lindi nga nje kurs qe jepte per hipnozen dhe kuptoi qe hipnoza luante nje rol te rendesishem sin je element kurues per individin. Gjate ndjekjes se seancave te hipnozave ai doli ne perfundimin se te gjitha dukurite qe ndodhin gjate hipnozes , bazoheshin ne sugjestionime. Kjo e shtyu ta studionte hipnozen me ane te studimeve empirike. Botoi nje liber dhe shpjegoi instrumentet qe mund te perdoren per te regjistruar pergjigjet psikologjike gjate hipnozes dhe teknikave te tjera te perdorura ne kete process si fiksimi apo sygjestionimi I drejteperdrejte. Kerkimet e tij gjithashtu treguan se grate dhe vajzat jane me te ndjeshme gjate hipnozave sesa burrar dhe djemte. Sipas tij njerezit normale dhe me inteligjence mesatare ishin me te pershtatshem per tju nenshtruar eksperimenteit me hipnozen. Gjithashtu nepermjet eksperimenteve Hall tregoi se procesi I hipnozes nuk lehtesonte perdorimin e kujteses se tanishme. Libri I Hallit perdoret edhe sot si tekst ne kurset universitare ne lidhje me hipnozen.

                Bibliografia

Histori E Mendimit Psikologjik, Edmond Rapti

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME