Showing posts with label SHKENCA JURIDIKE. Show all posts
Showing posts with label SHKENCA JURIDIKE. Show all posts

SHQYRTIMI I CESHTJES GJYGJSORE NE BAZE TE SEANCAVE

SHQYRTIMI I CESHTJES
Séanca e pare gjyqesore
Shqyrtimi I ceshtjes fillon me séancen e pare e cila mbahet ne diten dhe oren e caktuar. Pasi deklarohet celja e séances, gjykata verifikon prezencen e paleve dhe heton shkaqet e mosparaqitjes ne séance te njeres apo te dyja paleve.

Mungesa e paraqitjes se paleve
Procesi gjyqesor nuk mund te filloje dhe nese ka filluar nuk mund te vazhdoje nese paditesi nuk paraqitet ne gjykim. Ne rast te mosparaqitjes se paditesit apo te te gjitha paleve pa ndonje shkak te arsyeshem, edhe pse kane patur dijeni per diten e gjykimit, atehere gjykata vendos pushimin e gjykimit. Nese ne gjykim nuk paraqitet i padituripa ndonje shkak te arsyeshem edhe pse ka njoftim per diten e gjykimit, gjykimi mund te behet ne mungese te tij nese nje gje te tille e kerkon paditesi. Ne te kundert gjykata vendos pushimin e gjykimit.
Verifikimet ne lidhje me legjitimimin e paleve
Pasi eshte verifikuar paraqitja e paleve, gjykata verifikon legjitimitetin e paleve ne process, pr ate personave dhe perrfaqesuesve te tyre dhe kur eshte rasti I fton palet te plotesojne aktet dhe dokumentat qe rezultojne me te meta.
Veprimet pergatitore
Gjate veprimeve pergatitore, gjyqtari me vendim kryen keto veprime:
Kerkon qe padia te plotesohet me te gjitha elementet e nevojshem
Vendos per parjashtimin e paditesit nga pagesa e takses mbi aktet, ne rastet e parashikuara e parashikuara ne ligj
Therret te paditurin ose personin e trete, me qellim qe te percaktohet natyra e mosmarreveshjes, kerkon prej tyre te japin shpjegime si dhe percaktojne provat per vertetimin e pretendimeve dhe prapesimeve te tyre.
Vendos cilet deshmimtare do te thirren ne séance, kur eshte rasti vendos per veniaen e sekuestros ose marrjen e masava per sigurimin e padise.
Vendos per sigurimin e provave.
Vendos per pezullimin e gjykimit, pushimin e gjykimit, bashkimin e padive ne nje gjykim te vetem.
Vendos per moskompetence te gjykates dhe ia dergon kerkesepadine gjykates kompetente.

Shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes
Faza e dyte e procesit eshte shqyrtimi i ceshtjes si dhe hetimi gjyqesor i saj. Pasi jane kryer veprime te tilla si verifikimi i prezences dhe legjitimitetit te paleve, shpallet perberja e trupit gjykues dhe zgjidhen kerkesat paraprake te paleve.
Shqyrtimi i ceshtjes eshte veprimtaria qe zhvillojne palet per te paraqitur dhe diskutuar kerkimet dhe prapesimet e tyre. Shqyrtimi gjyqesor behet verbalisht, por palet mund te parashtrojne me shkrim shpjegimet dhe pretendimet e tyre. Ne cdo faze te gjykimit gjykata ka te drejte te therrase palet per tu pyetur, per rrethana te cilat gjykata i cmon te rendesishme per zgjidhjen e ceshtjes.

Perpjekjet dhe veprimet per pajtim
Ne permbushje te detyres qe ka gjykata  per te pajtuar palet, gjate veprimeve pergatitore ajo ben te gjitha perpjekjet per te zgjidhur mosmarreveshjen me pajtim, me kusht qe natyra e ceshtjes ta lejoje pajtimin.  Perpjekjet per pajtim mund te behen ne cdo faze te hetimit gjyqesor. Ai mund te ndodhe si para fillimit te séances gjyqesore, ashtu edhe gjate séances gjyqesore. Gjyqtari jep vendim per miratimin e pajtimit.



NDERHYRJA E PERSONIT TE TRETE
Procedura e nderhyrjes se personit te trete
Ne rastin e nderhyrjes vullnetare ne procesin gjyqesor, qofte si nderhyres kryesor apo dytesor, personi I trete duhet te paraqitet ne séance pergatitore ose gjyqesore me nje kerkese me shkrim ose duke e depozituar ate ne sekretari.
Personi i trete mund te thirret me kerkese te shkruar qe paraqitet ne séance pergatitore ose nesekretarine gjyqesore nese ka filluar shqyrtimi i padise. Kerkesa i njoftohet menjehere gjyqtarit, i cili urdheron te njoftohet personi i trete, mundesisht pa u shtyre séance gjyqesore.. Thirrja e personit te trete lejohet kur ai ka banim brenda territorit te RSH dhe deris nuk ka mbaruar gjykimi ne shkalle te pare. Pranimi I personit te trete ne gjykim behet me vendim te ndermjetem.

Ceshtje ne lidhje me nderhyrjen ne process te personit te trete

Si pasoje e nderhyrjes, personi i trete behet pale e procesit dhe si i tille duhet te trajtohet ne te gjitha efektet e procesit. Ne rast se me vendim te ndermjetem te gjykates personi I trete pranohet te marre pjese ne gjykim, ky vendim I ndermjetem mund te ankimohet sebashku me vendimin perfunimtar, si nga palet ashtu edhe nga personi I trete.




PAVLEFSHMERIA E AKTEVE PROCEDURALE

PAVLEFSHMERIA E AKTEVE PROCEDURALENuk mund te shpallet pavlefshmeria  e nje akti procedural pa kerkesen e pales pervecese kur ligji parashikon ndryshime dhe vet pala ne interest e se ciles eshte bere nje kerkese mund te kundershtoje pavlefshmerine e aktit per mungese te vete kerkesese.

Pavlefshmeria e nje akti mund te shpallet :
1.Zakonisht me kerkesen e pales se interesuar
2.Por ne raste te vecanta kur ligji e parashikon ndryshe ajo mund te shpallet edhe nga gjykata.

Pavlefshmeria e vendimeve te gjykates qe mund te shqyrtohen ne gjykaten e apelit ose per te cilat mund te behet kerkese ne gjykaten e larte , vleresohen brenda kufinjeve te rregullave te caktuara per keto mjete te kundershtimit
Pavlefshmeria e njoftimit
Njoftimi eshte I pavlefshem kur :
1.Nuk jane respektuar dispozitat ne lidhje me menyren dhe personit te cilit duhet ti dorezohet kopja  e aktit.
2.Ka pasiguri te plote per personin te cilit I este derguar kopja e aktit
3.Ka pasiguri te plote per daten e njoftimit

Nuk mund te shpallet pavlefshmeria  e nje akti procedural pa kerkesen e pales pervecese kur ligji parashikon ndryshime dhe vet pala ne interest e se ciles eshte bere nje kerkese mund te kundershtoje pavlefshmerine e aktit per mungese te vete kerkesese.
Pavlefshmeria e nje akti mund te shpallet :
1.Zakonisht me kerkesen e pales se interesuar
2.Por ne raste te vecanta kur ligji e parashikon ndryshe ajo mund te shpallet edhe nga gjykata.

Pavlefshmeria e vendimit gjyqesor
Pavlefshmeria e vendimeve te gjykates qe mund te shqyrtohen ne gjykaten e apelit ose per te cilat mund te behet kerkese ne gjykaten e larte , vleresohen brenda kufinjeve te rregullave te caktuara per keto mjete te kundershtimit
Pavlefshmeria e njoftimit
Njoftimi eshte I pavlefshem kur :
1.Nuk jane respektuar dispozitat ne lidhje me menyren dhe personit te cilit duhet ti dorezohet kopja  e aktit.
2.Ka pasiguri te plote per personin te cilit I este derguar kopja e aktit
3.Ka pasiguri te plote per daten e njoftimit



AKTET PROCEDURALE TE PALEVE

AKTET PROCEDURALE TE PALEVE

1.Forma e akteve procedurale te paleve
Nje aspect I vecante eshte ai qe I perket formes me goje ose me shkrim. Si parim shqyrtimi I ceshtjes perpara gjykates behet verbalisht, megjithate palet mund te parashtrojne me shkrim shpjegimet dhe
pretendimet e tyre rreth ceshtjes ne gjykim.Aktet qe behen gojarisht duhet te dokumentohen ne procesverbalin e séances gjyqesore.
2.Kushtet e akteve te shkruara te paleve

Per disa anga aktet e shkruara me te rendesishme K.P.C ka parashikuar nje sere rregullash per sa I perket permbajtjes,nenshkrimit dhe dokumentave qe I bashkangjiten atyre. Keshtu psh ankimi, kunderankimi, rekursi, kunderrekursi duhet qe te permbajne : palet ndergjyqese, vendimin kunder te cilit po behet ankimi, rekursi etj , shkaqet per te cilat po behet si dhe cfare kerkohet me kete ankim, recurs etj, akte keto qe duhet qe te nenshkruhen nga vet pala ose kur pala eshte e perfaqesuar edhe nga avokati ose perfaqesuesi.

AKTET PROCEDURALE - KUPTIMI I AKTIT PROCEDURIAL

AKTET PROCEDURALE
Kuptimi I aktit procedural
Akti procedural – eshte nje deklarim apo manifestim I bere ne menyre te vullnetshme nga njeri prej subjekteve te procesit I cili hyn ne njeren prej kategorive te akteve te parashikuara nga ligji procedural dhe I takon procedimit I cili ka efekte krijuese , ndryshuese ose shuese mbi
marrdhenien procedurale koresponduese.Aktet procedurale rregullohen nga ligji procedural.
2.Subjektet e akteve procedurale
 a.Akte procedurale te organi gjyqesor – ketu bejne pjese jo vetem aktet e gjykates por edhe aktet e organeve te administrates gjyqesore,aktet e secretaries gjyqesore ,nenpunesit gjyqesor etj
b.Akte procedurale te paleve – jane ato akte qe kryhen personalisht nga palet ose ne emer dhe per logari te tyre nga perfaqesuesit ose mbrojtesit e pales.
3.Permbajtja e aktit procedurale
Permbajtja e akteve procedurale natyrisht eshte shume e gjere pasi lidhet me shumellojshmerine e rasteve dhe te rrethanave dhe me vleresimin e ndryshem qe subjektet qe I kryejne keto akte, kane per to.Permbajtja e akteve eshte e percaktuar ne nje fare menyre dhe mbi te gjitha nga natyra e gjerave.
4.Forma e akteve procedurale
Menyra e mjeteve te shprehjes (me shkrim ose me goje) , te gjuhes, te kohes e te vendit ne te cilin kryhet akti procedural duhet ti pergjigjet mbi te gjitha domosdoshmerise teknike per te arritur prej aktit qellimin e tij si dhe njohjen e aktit prej personit te cilit I drejtohet .Aktet procedurale per te cilat ligji nuk kerkon forme te caktuar mund te kryhen ne formen me te dobishme per arritjen e qellimit te tyre.Ne te gjitha fazat e gjykimit perdoret gjuha shqipe dhe aktet procedurale hartohen ne gjuhen shqipe.
5.Vullneti I akteve procedurale :
Si akte te procesit  aktet procedurale jane pa dyshim akte te vullnetshme dhe nuk mund te mendohet qe ato te mos jene rezultat I vullnetit te subjektit qe I ka kryer
6.Akti procedural dhe procedimi
Nje karakteristike tjeter e akteve eshte se ato nuk jane te izoluara.Cdo akt eshte I lidhur  me nje grup pak a shume te shumte aktesh te tjera qe vijojne ne kohe dhe qe formojne nje seri te vazhdueshme.Ky grupim formon nje unitet qe merr emrin Procedim. Kordinimi I akteve ne procedim manifestohet ne tre aspekte  :
a.Qellimi  b.efeketet  c.vlefshmeria e akteve
7.Afatet
Afati – eshte nje periudhe kohe e vendosur per kryerjen e vlefshme ten je akti procedural.Afatat caktohen nga ligji dhe kur ky e lejon edhe nga gjykata. Afatet ne I klasifikojme ne afate :
a.Afate vonuese – jane ato afate te cilat duhet qe te mbarojne perpara se tem und dte kryhet nje akt I percaktuar procedural.
b.Afate pershpejtuese – jane ato afate brenda te ciles duhet te kryhet nje akt I caktuar/


SIGURIMI I PADISE

SIGURIMI I PADISE
Kur lejohet sigurimi i padise
Sigurimi i padise lejohet kur:
Padia mbeshtetet ne prova me shkrese
Paditesi jep garanci, ne masen dhe ne llojin e caktuar nga gjykata, per demin qe mund ti shkaktohet te paditurit nga sigurimi i padise.
Sigurimi i padise- lejohet per te gjitha llojet e padive dhe ne cdo faze te gjykimit, deri sa vendimi te marre forme te prere. Sigurimi i padise lejohet edhe nga gjykata e apelit kur padia eshte duke u shqyrtuar prej saj.
Sigurimi i padise mund te lejohet per te gjithe padine ose vetem per ato pjese te saj, qe gjykata i gjen te bazuara ne ligj.Ajo Duhet te jete e shkruar dhe te permbaje te gjitha kushtet formale te padise.
Kerkesa per sigurimin e padise Shqyrtohet :
  1.Ne prani te paleve
  2.Pa u thirrur pala tjeter
Kushtet e sigurimit te padise
Te gjitha masat per sigurimin e padise qe te pranohen nga gjykata duhet te kene disa kushte:
ekzistenca e mundshme e nje te drejte per te cilen kerkohet mbrojtje ne procesin e gjykimit te padise
nje frike e bazuar, qe ekzekutimi i vendimit per te drejten per te cilen kerkohet mbrojtje ne procesin e gjykimit te padise te behet i pamundur ose i veshtire.


Llojet e masave per sigurimin e padise
Sigurimi i padise behet:
Me sekuestrimin e sendeve te luajtshme dhe te paluajtshmesi dhe te kredive te debitorit
Me marrjen nga ana e gjykates e masave te tjera te pershtatshme, duke perfshire edhe pezullimin e ekzekutimit


Ankimi – kunder vendimit qe lejon masen e sigurimit nuk pezullon ekzekutimin e tij.Ankimi kunder vendimit me te cilin zevendesohet ose hiqet masa e sigurimit , pezullon ekzekutimin.

PADIA DHE KUSHTET THEMELORE TE PADISE

PADIA

Iniciativa e pales ne proces
Iniciativa per te filluar procesin i takon pales se interesuar (perjashtimisht edhe prokurorit), sepse gjykata nuk procedon vete dhe nuk mund te marre ne shqyrtim nje mosmarreveshje nese kete nuk e kerkon personi I interesuar.
Pyetje:
Pse gjykata nuk vepron kryesisht?
Fakti qe gjykata nuk vepron kryesisht qendron pikerisht ne domosdoshmerine per te siguruar pavarsine dhe paanesine e saj ne procesin gjyqesor.
Perse gjykata vepron vetem me kerkese te paleve?
Meqe palet ne process jane mbajtes te se drejtave subjective procedurale, ju takon atyre si titullare qe me vullnetin e tyre te permbushin keto te drejta
Padia
Padia – eshte e drejta  e personit qe ben pretendimin per tu degjuar, mbi themelin e ketij pretendimi, ne menyre qe gjykata ta shpall ate te bazuar ose jo.
Padia ne kuptimin material (substancial) – eshte mundesia,  e drejta qe i eshte njohur nga ligji nje subjekti per te kerkuar realizimin me ane te gjykates te nje te drejte subjective civile kunder nje personi tjeter.
Padia ne kuptimin procedural (material) - eshte vete parashtresa, akti ose dokumenti qe ndryshe quhet kerkese padi, ne te cilen paditesi parashtron kerkimet e tij qe gjykata ti jap mbrojtje ligjore me ane te procesit gjyqesor. Padia ne kuptimin procedural nuk parashkruhet.
Kerkese padia – eshte mjeti procedural-juridik ne te cilen paditesi parashtron pretendimet e tij, se cfare kerkon nga gjykata.Ne te jane percaktuar kufinjt e ceshtjeve te cilave duhet tu pergjigjet gjykata .

Kushtet themelore te padise
Kushtet themelore te padise jane:
Interesi per te ngritur padi - eshte nje element i te drejtes se padise dhe konsiston ne interesin per te marre nga gjykata vendimin e kerkuar.  Ai eshte nje interes procedural dhe lind nga nevoja per te mbrojtur interesin material
Legjitimiteti per te vepruar – nenkupton percaktimin e personit te cilit i perket interesi per te ngritur padine dhe personit kundrejt te cilit duh et te ngrihet padia.

Elementet e permbajtjes se padise
Elementet e permbajtjes ose kushtet formale te padise jane parashikuar shprehimisht nga K.Pr.C kur thote:
Kerkesepadia shkruhet ne gjuhen shqipe dhe duhet te permbaje:
gjykaten para se ciles paraqitet kerkesa
emerin, atesine, mbiemri,vendbanimin ose vendqendrimin e paditesit, e te paditurit dhe te personave qe perkatesisht i perfaqesojne ata, kur ka te tille
percaktimin e objektit te kerkesepadise
tregimin e fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve te tjera provuese dhe te se drejtes mbi te cilat mbeshtetet kerkesepadia
kerkimin e paditesit
vleften e padise, ne rast se objekti i saj eshte i vleresueshem

Padia si e drejte per nje gjykim
Padia eshte e drejta e personit qe ben pretendimin, per tu degjuar mbi themelin e ketij pretendimi, ne menyre qe gjykata te shpalle ate sit e bazuar ose jo, duke iu siguruar pales kundershtaree drejta per tu mbrojtur duke ngritur prapesimembi themelin dhe bazueshmerine ne ligj te pretendimit te ngritur nga paditesi.

Padia, Prapesimi, Kunderpadia
Prapesimi -  eshte pohimi dhe provimi nga ana e pales se paditur te nje fakti shues ose ndryshues per te arritur rrezimin e pjesshme ose te plote te padise. Pra prapesimi eshte nje mjet procedural qe i njihet te paditurit me qellim qe ai te mbroje te drejtat dhe pretendimet e tij gjate gjykimit duke mos kaluar kufijte e padise.
Kunderpadia – eshte padia qe i padituri mund te ngreje ne nje gjykim kunder paditesit, me qellim qe gjykata te vendose per kunderpadine njekohesisht me padine.         Pra kunderpadia eshte nje mjet procedural ne duart e paditesit me qellim qe ai te mbroje te drejtat dhe pretendimet e tij gjate gjykimit, e cila del jashte kufijve te padise.

Klasifikimi i padive
Klasifikimi i padive behet ne baze te kritereve te ndryshme:
Sipas te drejtave qe ato mbrojne:
Padi reale
Padi personale
Sipas te mires materiale te ciles i referohen:
Padi qe kane per object sende te luajtshme
Padi qe kane per object sende te paluajtshme
Sipas llojit te kekrimit te padise:
Padia per te kerkuar rivendosjen e nje te drejte ose interesi te ligjshem qe eshte shkelur.
Padia per vertetimin e qenies ose mosqenies se nje m.j ose ten je te drejte
Padia per njohjen e vertetesise ose pavertetesise se nje dokumenti me pasoja juridike per paditesin.

Identifikimi i padive
Elemnetet kryesore per identifikimin e padive jane:
Palet (paditesi dhe i padituri) - pra subjekti aktiv (ai qe e ngre padine) dhe subjekti pasiv (ai ndaj te cilit ngrihet padia).
Shkaku i padise - eshte fakti juridik qe paditesi e vendos ne themel te pretendimit te tij, nga ku buron e drejta qe ai pretendon se i eshte shkelur.  
Objekti i padise - eshte ajo qe kerkohet nga gjykata dhe individualizohet me llojin e vendimit qe kerkohet apo me te miren materiale te ciles i referohet vendimi.

Bashkimi i padive
Kur flasim per bashkim te padive kemi parasysh 2 raste:
Bashkimi subjektiv – bashkim i dy ose me shume kerkimeve objektivisht te ndryshme te parashtruara ne nje kerkese padi, por qe jane ngritur midis personave te njejte.
Bashkimi objektiv -  dy padi jane te lidhura kur kane te perbashket njerin ose te dy elementet objective (shkakun dhe objektin). Keto padi mund te ngrihen bashkarisht ne nje process te vetem edhe pse subjektet jane te ndryshme, ose mund t ebashkohen nese jane ngritur vec e vec.

Konkurimi i padive
Dy te drejta jane konkuruese kur jane te lidhura midis tyre nga pikepamja funksionale, ne menyre qe permbushja e njeres prej tyre shuan edhe te drejten tjeter. Ne kete rast te drejtave konkuruese ju korrespondojne edhe padite konkuruese. Konkurimi mund te jete:
Objektiv -  ku identiteti i personave dhe i objektit i korrespondon shkaqeve te ndryshme.

Subjektiv – ne te cilin subjekteve te ndryshme I takojne padi te ndryshme, objektivisht te njejta per nga shkaku dhe objekti.

PROKURORI DHE AVOKATURA E SHTETIT

Detyra kryesore qe Kushtetuta e R.Sh i njeh dhe i jep organit te Prokurorise eshte  ushtrimi i ndjekjes penale,  si edhe perfaqesimi i akuzes ne gjyq ne emer te shtetit.
Prokuroria kryen edhe detyra te tjera te caktuara me ligj.
Prokuroret jane te organizuar dhe funksionojne prane sistemit gjyqesor si organ i centralizuar.
Ne ushtrimin e kompetencave te tyre prokuroret i nenshtrohen Kushtetutes dhe ligjeve.

Avokatura e shtetit si subjekt procedural ne procesin civil ushtron perfaqesimin ne rastet e parashikuara me ligj.
Ajo eshte person juridik dhe perfaqeson dhe mbron RSH ne ceshtje qe kane te bejne me interesat pasurore te shtetit.
Ajo eshte institucion ne varesi te Ministrise se Drejtesise.
Avokatura e shtetit bashkerendon punen me prokurorine per mbrojtjen ne gjygj te shtetit, per ato ceshtje ku zgjidhja e ceshtjes civile behet gjate procesit penal.
Avokatura e Shtetit  mbron Republiken e Shqiperise ne rastet e meposhtme:
Ne ceshtjet gjyqesore me object gjykimi me vlere mbi 5.000.000 leke kun je organ qendror ose vendor i administrates eshte pale kunderejte nje personi privat
Ne ceshtjet gjyqesore ku eshte pale nje organ I administrates tatimore ose doganore kundrejte nje personi privat , si dhe ne ceshtjet gjyqesore qe rrjedhin nga kontratat administrative
Ne ceshtjet gjyqesore ku R.Sh eshte pale kundrejte shteteve te tjera
Ne ceshtjet gjyqesore ne te cilat R.Sh eshte pale para nje gjykate nderkombetare me perjashtim te gjykates se Strasburgut



NDERHYRJA E PERSONIT TE TRETE NE PROCESIN CIVIL


NDERHYRJA E PERSONIT TE TRETE NE PROCESIN CIVIL
Shkaqet dhe pasojat e nderhyrjes se personit te trete
Nderhyrja ne proces eshte hyrja  e nje personi te trete gjate zhvillimit te nje procesi. Ajo mund te jete rrjedhoje e kerkeses nga vet personi i trete
, me kerkese te njeres prej paleve dhe me kerkese te gjykates. Ne lidhje me nderhyrjen ne procesin civil te personit te trete, qofte me kerkesen e tij, me kerkesen e njeres pale apo me kerkese te gjykates duhet te mbahen parasysh disa aspekte te rendesishm:
Kerkesa per nderhyrje mund te behet gjate séances pregatitore ose gjyqesore por derisa te mos jete mbyllur hetimi ne gjykimin e shkalles se pare.Nderhyrja nuk lejohet ne gjykimin ne shkalle te dyte e gjykaten e Larte
Gjykata pranon marrjen pjese te personit te trete ne gjykim me vendim te ndermjetem/Kunder ketij vendimi mund te behet ankim i vecante
Nderhyrja ne process ben qe i treti te fitoje cilesine e pales me te gjitha pasojat qe rrjedhin prej saj, duke patur te drejte te kryej te gjitha veprimet procedurale qe u lejohen paleve
Personi I trete, pasi te jete marr pelqimi I paleve mund te zere vendin e pales per te cilen ka nderhyre dhe kjo e fundit te dale jashte gjykimit
Vendimi gjyqesor do te shtrije efektet ,pra do te jete i I detyrueshem edhe per personin e trete qe ka nderhyre ne process.

Nderhyrja kryesore
Kushdo mund te nderhyje ne nje process gjyqesor qe zhvillohet ndermjet personave te tjere, kur pretendon per vete, teresisht ose pjeserisht sendin ose nje te drejte, qe eshte object I padise ne shqyrtim, ose qe lidhet me perfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kunder ted y paleve ose njeres prej tyre.  
Nderhyrja dytesore
Kushdo mund te nderhyje ne nje process gjyqesor qe zhvillohet midis personave te tjere , kur ka interes per te mbeshtetur njeren ose tjetren pale, me te cilen bashkohet ne gjykim per ta ndihmuar  ate. Ne ndryshim nga nderhyresi kryesor, nderhyresi dytesor nuk pretendon nje te drejte te tij.
Nderhyrja me kerkese te pales
Secila pale mundte therrase ne gjykim nje person me te cilin mendon se ka te perbashket ceshtjen ose nga I cili mund te kerkohet nje garanci ose shperblim, qe lidhet me perfundimin e ceshtjes. Personi i trete mund te thirret me kerkese te shkruar qe paraqitet ne séance pergatitore ose nesekretarine gjyqesore nese ka filluar shqyrtimi I padise. Kerkesa i njoftohet menjehere gjyqtarit, i cili urdheron te njoftohet personi i trete. Thirrja e personit te trete lejohet kur ai ka banim brenda territorit te RSH dhe deris nuk ka mbaruar gjykimi ne shkalle te pare. Pranimi I personit te trete ne gjykim behet me vendim te ndermjetem

Thirrja e personit te trete nga gjykata
Gjykata, kur cmon se procesi gjyqesor duhet te zhvillohet ne prani te nje personi te trete, I cili rezulton se ka interes ne ceshtje, e therret ate dhe per kete qellim e shtyn séance gjyqesore.
Dalja jashte gjykimit te njeres prej paleve
Dalja jashte gjykimit e njeres pale eshte fenomen i kundert me nderhyrjen.  Ajo vjen si pasoje e vendimit te gjykates qe perjashton njeren pale nga pjesemarrja e mevonshme ne process dhe mund te jete si pale fillestare ashtu  edhe pale qe eshte thirrut ne process gjate zhvillimit te tij. Dalja nga procesi I gjykimit ndosh kur gjykata verifikon mungesen e parakushteve te vecanta qe kushtezojne prezencen e pales ne process, ose kur mungojne kerkime te ngritura ne gjykim nga pala ose kunder saj.



BASHKENDERGJYGJESIA

BASHKENDERGJYGJESIA
     Kuptimi i bashkendergjygjesise
Kemi bashkendergjygjesi kur padia mund te ngrihet bashkarisht nga shume padites ose kunder shume te
paditurve ne rast se:
       ata kane te drejta ose detyrime te perbashketa mbi objektin e padise
       te drejtat dhe detyrimet e tyre nga pikepamja e faktit ose e ligjit kane po ate baze
Bashkendergjygjesia mund te jete:
-          fillestare nese ne fillim te procesit ka shume pale
-         e mevonshme  nese ne fillim kemi 2 pale por ato shtohen gjate zhvillimit te procesit

        Bashkendergjygjesia e detyrueshme
Nese padia nuk mund te formoje object gjykimi, vetem nese eshte ngritur kundrejt shume paleve, atehere bashekndergjygjesia eshte e detyrueshme, pavaresisht faktit nese palet marrin pjese si padites apo te paditur.  Efekti i vendimit qe jep gjykata do te shtrihet ne te gjithe bashkendergjygjesit.
Rasti me tipik i bashkendergjygjesise se detyrueshme eshte pjestimi i pasurise, e cila duhet te ngrihet kundrejt te gjithe trashegimtareve ose bashkepronareve.
       Bashkendergjygjesia vullnetare

Kemi bashkendergjygjesi vullnetare kur shume pale mund te veprojne si padites ose te thirren si te paditur ne te njejtin process, kur kerkimet e tyre duke qendruar ne menyre te vecante nga pikepamja e faktit, kane po ate baze.

Palet Ne procesin civil

 Palet Ne procesin civil
1.Kuptimi I pales
Subjekte te procesit civil dhe te marrdhenies procedurale civile pervec gjyqtarit jane dhe palet.

Pale -  te nje procesi civil jane subjektet e mosmarrveshjes gjyqesore, te ndryshme nga gjykata e cila gjykon mosmarrveshjen e duhet te jape vendimin e saj.
Palet jane te lira te mbrojne interesat e tyre ne gjykim nepermjet perfaqesimit ose te cdo ndihme tjeter juridike, ne perputhje me dispozitat ne fuqi .Te gjithe subjektet e tjere qe marrin pjese ne procesin civil dhe nuk jane pale ne kuptimin procedural , jane te trete dhe te tille jane deshmitaret, ekspertet.
Pozicioni I pales si ndergjygjes fitohet :
1.Si pasoje e padise
2.Si pasoje e zevendesimit te pales
3.Si pasoje e kalimit procedural
4.Si pasoje e nderhyrjes ose thirrjes se personit te trete si nga palet ashtu edhe nga gjykata gjate zhvillimit ten je procesi civil

2.Zotesia e paleve
Kane zotesi per te vepruar ne nje gjykim civil personat qe ushtrojne lirisht te drejtat te cilat duhet te respektohen nga te tjeret.
Zotesia juridike -  si e P.F ashtu edhe P.J eshte aftesia per te pasur te drejta dhe per te marr perrsiper detyrime civile , pra aftesia per te qene subject I se drejtes.
Zotesia per te vepruar – si e P.F ashtu edhe P.J eshte zotesia qe me veprimet e tyre te fitojne te drejta dhe te marrin persiper detyrime , pra zotesia per te kryer veprime juridike.

3.Perfaqesimi I personit te pazote dhe I personit juridik
A.Personat qe nuk kane zotesi per te vepruar nuk mund te qendrojne ose te marrin pjese ne gjykim nqs nuk jane te perfaqesuar sipas normave qe rregullojne zotesine e tyre.Kur personi I pazote mungon dhe ekzistoje arsye te justifikuara qe kerkojne kryerjen e shpejt te disa veprimeve procedurale, mund te caktohet nje kujdestar I posacem derisa ceshtja te ndiqet nga ai qe eshte I ngarkuar ta perfaqesoje.
B.Personat juridik marrin pjese ne gjykim me ane te atij qe I perfaqeson. Per kete arsye personat juridik public ose privat qendrojne dhe marrin pjese ne gjykim nepermjet organeve te tyre qe I perfaqesojne sipas ligjit ose statutit.
Personat juridik privat- jane shoqerite, shoqatat, fondacionet dhe enetet e tjera me karakter privat.
Personat juridik public – jane institucionet e ndermarrjet shtetrore qe financohen vet ose nga buxheti I shtetit
4.Perfaqesimi gjyqesor vullnetar (prokura gjyqesore)
 Nje person I afte qe nuk I mungon zotesia juridike per te vepruar , pra qe ka zotesi per te qene pale dhe qe mund te ngreje padi mund tja besoj te tjereve pushtetin e perfaqesimit ne procesin civil
Si perfaqesues te paleve me prokure mund te jene :
1.Avokatet
2.Bashkeshortet, te paralindurit, te paslindurit, vellezrit dhe motrat.
3.Juristet dhe punonjesit e tjere te autorizuar te institucioneve te tjera shteterore.
4.Personat e tjere qe parashikohen me ligj se mund te jen perfaqesues te paleve.
5.Persona qe lejohen nga gjykata se mund te jene perfaqesues te paleve
Nuk mund te jene perfaqesues te paleve
1.Personat qe nuk kane mbushur moshen 18 vjec
2.Personat qe u eshte zotesia per te vepruar.
3.Avokatet, te cileve u eshte pezulluar ushtrimi I profesionit per aq kohe sa zgjat kjo mase.
4.Gjyqtaret dhe prokuroret
Prokura gjyqesore mund te jete e pergjithshme ose e vecante.Ajo behet me shkrim si dhe me goje perpara gjykates qe shqyrton mosmarrveshjen.

5.Perfaqesimi gjyqesor professional , mbrojtja me avokat
 Mbrojtja me avokat ne procesin civil ne shkallen e I dhe te II te apelit eshte me vullnetin e lire te paleve.Perkundrazi prania e avokatit eshte e rendesishme ne Gjykaten e Larte.Ne te gjitha rastet avokati duhet te zgjidhet nga personat qe jane te rregjistruar ne ndonje prej dhomave te avokatise qe veprojne ne R.SH .Pala mund te mbrohet nga nje ose disa avokate qe bashkarisht mund te pregatisin mbrojtjen e tij.Avokati ka te drejten e nje shperblimi per punen e kryer.
6.Pozicioni I paleve
Struktura e procesit presupozon gjithmone dy pale ne pozicione te kunderta.Nga karateri dy palesh I padise rrejdh se gjithmone ka nje pale active , pikerisht ajo qe ngre padine dhe qe merr iniciativen e procesit, ndersa pala tjeter mund te percaktohet sip ala passive sepas fiton cilesine e pales ne baze te nje akti te tjerkujt.Pala active merr emrin padites ndersa pala passive emrin I paditur.
 7.Kalimi procedural
Cilesia e pales fitohet edhe si pasoje e kalimit procedural I cili paraqitet :
1.Kalim procedural me titull universal
2.Kalim procedural me titull te vecante.
8.Cilesia e pales

Per vet faktin e pjesmarrjes ne process , dmth per vet faktin e ngritjes se nje padie personi fiton nje cilesi ose nje status te vecante qe eshte pikerisht cilesia e pales nga e cila lindin per te situate te shumta subjective, active dhe passive.Teresia e ketyre situatave subjective formon permbajtjen e marrdhenies juridike procedurale.

ORGANET NDIHMESE TE GJYKATES

ORGANET NDIHMESE TE GJYKATES
Ne strukturen  e gjykatave te shkalles se pare dhe te Apelit ben pjese dhe administrate gjyqesore ne perberje te se ciles bejne pjese :
      
  Sekretaria gjyqesore – dokumenton per te gjitha efektet ,ne rastet dhe menyrat e parashikuara nga ligji,veprimtari te mirefillta te gjykates te paleve e pjesmarresv e te tjere ne process
       Sekretari I séances – merr pjese ne te gjitha veprimet e gjykates per te cilat duhet te mbahet procesverbal
        Nenpunesi gjyqesor – merr pjese ne séance gjyqesore dhe merr masa per zbatimin e urdherave , ndjek proceduren e njoftimit te akteve dhe kryen detyra te tjera qe lidhen me procesin gjyqesor.

Te tre keto subjekte jane subjekte procedurale dhe si pasoje aktet e kryera prej tyre jane akte proceduriale

GARANCITE E VECANTA TE PAANSHMERISE SE GJYQTARIT

GARANCITE E VECANTA TE PAANSHMERISE SE GJYQTARIT
    1.      Heqja dore e gjyqtarit nga gjykimi i ceshtjes
Gjyqtari eshte i detyruar te heqe dore nga gjykimi i nje ceshtje konkrete kur:
   1.      ka interes ne ceshtje ose ne nje mosmarreveshje tjeter qe ka lidhje me ate ne gjykim.

     2.      ai vete ose bashkeshortja e tij eshte i afert deri ne shkalle te katert ose ne krushqi deri ne shkalle te dyte ose eshte i lidhur me detyrime biresimi apo bashkejeton ne menyre te perhershme me njeren nga palet ose mbrojtesit.
3.      ai vete ose bashkeshortja e tij jane ne konflikt gjyqesor ose ne armiqesi apo ne marredhenie kredie apo huaje me njeren prej paleve ose njerin prej perfaqesuesve.
4.      ka dhene keshilla ose ka shfaqur mendim per ceshtjen ne gjykim apo ka marre pjese ne gjykimin e ceshtjes ne nje shkalle tjeter te procesit, eshte pyetur si deshmimtar, si ekspert ose si perfaqesues i njeres apo tjetres pale.
5.      eshte kujdestar , punedhenes I njeres prej paleve, administrator ose ka kryer nje detyre tjeter ne nje ent, shoqate, shoqeri ose institucion tjeter qe ka interesa per ceshtjen ne gjykim.
6.      ne cdo rast tjeter kur vertetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njeanshmerie.

2.      Perjashtimi i gjyqtarit
Ne rastet kur heqja dore e gjyqtarit eshte e detyrueshme, secila pale ka te drejte te kerkoje perjashtimin e gjyqtarit. Kerkesa per perjashtimin e gjyqtarit duhet te nenshkruhet nga pala kerkuese dhe depozitohet ne sekretarine e gjykates. Kerkesa duhet te permbaje shkaqet e perjashtimit si dhe dokumentat dhe provat e tjera qe disponon pala.

Kerkesa per perjashtimin e gjyqtarit ose njerit prej gjyqtareve te trupit gjykues ben qe trupi gjykues te mos i hyje shqyrtimit ne themel te ceshtjes pa ju pergjigjur me pare kesaj kerkese paraprake. Shqyrtimi I kerkeses per perjashtimin e gjyqtaritshqyrtohet nga I njejti trup gjykues qe gjykon edhe ceshtjen.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME