Showing posts with label ESE HISTORIKE. Show all posts
Showing posts with label ESE HISTORIKE. Show all posts

Asimilimi

Asimilimi


Vendimi i fundit i Kuvendit Komunal të Prizrenit, për ta larguar LOGON e saj, në të cilën gjendej, LIDHJA E PRIZRENIT,  flet çartë për krizën e thellë në të cilën është katandisur Kosova. Përveç tjerash, ky vendim i pajustifikueshëm, shpreh qartësisht  gjendjen e mjerë në të cilën ndodhet vendi dhe populli i saj shumicë (shqiptarët).

Arsimimi i popullatës, në vitet e demokracisë

Arsimimi i popullatës, në vitet e demokracisë

Arsimimi i popullatës, në vitet e demokracisë, ka rritur gamën e problemeve për shoqërinë shqiptare. Krahas nivelit të frekuentimit, probleme të shumta kanë dalë në lidhje me cilësinë e mësimdhënies, të teksteve shkollore, kërkesës së dobët ndaj nxënësve, sidomos në shkollat private, por, mbi të gjitha, shqetësim ka qenë mosvazhdimi i shkollës nga një numër i madh fëmijësh, të cilët nuk e fillojnë fare atë, ose e ndërpresin në faza të ndryshme të saj, pa përmendur rastet e frekuentimit të pjesshëm të saj.

E ardhmja e Shqiperise eshte ne BE

Bashkimi Europian është një organizatë që është krijuar për bashkimin e vendeve të lira me qëllim që t’u jepeshin fund luftërave,të cilat kishin përçarë kontinentin e vjetër për shekuj me rradhë,dhe të garantonte një jetë të qetë dhe cilësore për qytetarët e saj.Kjo ende është ideja themelore e Bashkimit Europian,ide e cila vjen duke u zhvilluar dhe duke u përhapur.Kjo organizatë e krijuar në vitet ’50,ka sjellë përfitime të mëdha për anëtarët e saj dhe u ka ofruar atyre paqen dhe stabilitetin politik dhe
ekonomik,për të cilat çdo vend ka nevojë.Për 60 vjet,ky bashkim ka ardhur duke u zgjeruar dhe duke përqafuar në gjirin e tij shtete të ndryshme të kontinentit,që kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.Nuk ka rëndësi sa të ndryshme këto shtete janë nga njëra tjetra,sepse motoja e BE-se është Të bashkuar në diversitet Pjesë e kësaj fuqie të madhe që organizon dhe rregullon shoqërinë europiane,kërkon të bëhet edhe vendi ynë,I cili në vitin 2009 ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit,e cila mbështetet në detyrimet dhe të drejtat reciproke ndërmjet dy palëve,veprimet e përbashketa dhe procedurat specifike.Konkretisht kjo marrëveshje ka për synim : forcimin e demokracisë së vendit;stabilitetin politik,ekonomik dhe institucional;rregullimin e legjislacionit;sigurimin e zhvillimit ekonomik në një treg funksional.Kjo marrëveshje është vetëm fillimi I asaj që do të jetë rrugëtimi I Shqipërisë në BE. Ky rrugëtim ka të bëjë me plotësimin jo vetëm të kriterit politik (stabilitetit të institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve) por edhe plotësimin e kriterit ekonomik – ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësinë për të ndërvepruar me presionet dhe forcat e tregut brendapërbrenda BE-së. Të bëhesh anëtar I BE-së është një procedurë komplekse e cila nuk realizohet brenda natës. Çdo vend që plotëson kushtet,mund të aplikojë.Këto kushte janë të njohura si ‘Kriteret e Kopenhagenit’ dhe përfshijnë ekonominë e tregut të lirë,një demokraci të qëndrueshme,sundimin e ligjit dhe pranimin e legjislacionit të Bashkimit Europian. Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian funksionojnë mbi bazën e demokracive liberale, në të cilat shteti i së drejtës është i konsoliduar, ligji është i barabartë për të gjithë dhe të drejtat e njeriut janë të shenjta.Shqipëria duhet të ketë shkallën e inflacionit të ulët,GDP-në të konsiderueshme dhe borxh të ulët publik,në mënyrë që kandidatura e saj të konsiderohet nga organet më të larta politike të BE-së.Bashkimi Europian ngulmon që vendi ynë të bëjë një integrim të plotë e jo të pjesshem,si në rastin e Rumanisë,sepse kjo do të sillte dëme si për vetë shtetin ashtu edhe për BE-në. Fatkeqësisht,Shqipëria është larg përmbushjes së kritereve për t’u futur në BE.Nryshimi që duhet të fillojë nga vetë shoqëria,nuk po vjen ende në formën e duhur.Duke folur në kuadrin social,në shoqërinë tonë e drejta e njeriut nuk është konsoliduar ende.Mjafton të përmendim këtu dhunën në familje(sidomos dhunën e grave),dukurinë e seksizmit dhe të nënvlerësimit të femrave.Në një kohe ku në vendet europiane pjesëmarrja e grave është e madhe dhe roli I tyre është I rëndësishëm,në shoqërinë tonë nuk njihet ende roli themelor I gruas në konsolidimin e shoqërisë.Problem tjeter madhor I shoqërisë është edukimi I brezit të ri I cili mendohet të jetë brezi që do e shohë Shqipërinë në BE.Ky brez nuk mësohet me vlerat morale dhe vlerat e punës ashtu siç mësohen në shoqërinë europiane,dhe si pasojë shteti ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve të pakulturuar dhe pa ndjenjën e qytetarit, që mendon se një nga detyrat e tij është të japë kontributin individual për shtetin.Këta individë që do e shohin vendin në BE,duhet të edukohen me vlerat e larta europiane dhe të tregojne se në Shqipëri po rritet një brez I shëndetshëm. Integrimi ekonomik I Shqipërisë është hapi tjetër I rëndësishëm,një hap I cili përfaqëson tejkalimin e të gjitha problemeve që ekonomia shqiptare ka.Së pari,duhet thënë se hapja e vendeve të reja të punës është një sfidë,në një kohë kur oferta e krahut të punes rritet me shpejtësi dhe kërkesa e aktivitetit ekonomik është më e ulët për krah pune.Niveli i tregut informal është mjaft I lartë.Pjesa më e madhe e popullsisë së thjeshtë,punon në të zezë.Infrastruktura në sektorë të ndryshëm lë për të dëshiruar.Prsh. nëse marrim bujqësinë,shumë fermerë nuk arrijnë të dërgojnë prodhimet e tyre në qytet për shkak të mungesës së transportit dhe infrastrukturës së keqe.Kjo sjell pasoja për shtetin,sepse importi është më I madh se eksporti.Një tregues tjetër problematik është edhe inflacioni I lartë,ku rritja e vazhdueshme e çmimeve vazhdon të jetë e madhe. Por këto probleme nuk do të thonë se shanset e Shqipërisë për të hyrë në BE janë të pakta.Mjafton të përmendim këtu anëtarësimin tonë në NATO,apo liberalizimin e vizave në zonën ‘Schengen’.Vendi ynë ka bërë një rrugë të madhe brenda 20 vjetëve dhe me bashkëpunimin e organeve të larta europiane,do të arrijë të bëjë reforma në sektorët më problematikë.Integrimi në BE do t’I sillte shumë përparësi vendit tonë.Të jesh pjesë e BE-se do të thotë të kesh aksesin në një treg më të gjerë dhe më konkurrues,të zhvillosh një edukim dhe arsimim europian,të jesh pjesë e një kulture të përbashkët që ka për qëllim të edukojë individë me frymën e punës dhe të vlerave të vërteta.Në planin personal për Shqipërinë është e rëndësishme marrja e statusit dhe si pasojë integrimi,sepse kjo do bënte që ajo të vihej në shënjestrën e investitorëve të huaj dhe do të sillte mjaft përfitime për të.Gjithashtu intregrimi në BE do t’I jepte një shtysë arsimit,sepse studentët do të shkonin të studionin dhe të fitonin eksperiencë në vende të ndryshme europiane. Shqipëria do të sillte mjaft ndihmesë në çështjet sociale nëse do të ishte pjesë e familjes europiane.Në shoqërinë shqiptare nuk ekzistojnë fenomene si racizmi apo jotoleranca fetare.Përkundrazi,në shoqërinë tonë solidariteti dhe sakrifica janë vlera që kanë arritur të mbijetojnë.Gjithashtu Shqipëria ka një politikë të jashtme të mirëzhvilluar dhe një marrëdhënie të mirë me shtetet europiane.Një shoqëri e tillë(edhe pse me të meta të tjera),I nevojitet Bashkimit Europian,në një kohë ku konfliktet mes shteteve më të mëdha ndizen herë pas here. Në përfundim të kësaj duhet të them se jam optimiste se një ditë vendi ynë do të arrijë të integrohet në BE,jo vetëm sepse e dua vendin tim dhe besoj te ai,por edhe sepse i shoh zhvillimet që ndodhin ditë pas dite.Por nuk duhet të angazhohet vetëm shteti në këtë drejtim.Ndryshimi duhet të fillojë nga vetë qytetarët.Në këtë mënyrë,rrugëtimi ynë do të përfundojë me sukses në organizatën që në vitin 2012 mori çmimin Nobel për paqen për kontribuimin e saj gjatë 6 dekadave në arritjen e paqes dhe të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Europë.

Ilirët parardhës të shqiptarëve

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Ilirët parardhës të shqiptarëve 

Ilirët si parardhës të shqiptarëve pranohen nga shumica e ekspertëve dhe studjuesve seriozë të historisë, nga kombe të ndryshme. Ndersa te tjere kanë përdorur “argumente” kundër prejardhjes shqiptare nga ilirët dhe kanë tentuar të propagandojnë se gjoja edhe disa nga sllavët “kishin prejardhje ilire”.
Së fundmi edhe Oliver Schmitt, një studjues zvicëran i është bashkuar zërave të futjes së konfuzionit dhe tentimit për të ”rishkruar dhe rizbuluar” historinë e shqiptarëve, duke theksuar se gjoja ”nuk paska një vazhdimësi mes ilirëve dhe shqiptarëve”. Ai është po ashtu i njohur si person që shkroi një libër kontradiktor mbi Skenderbeun, për të cilin libër mori kritika shkencore nga studjues të ndryshëm. Disa nga këto fakte dhe të dhëna, jane publikuar në pjesën e tretë të librit”Shtetndërtimi dhe Kosova”, të botuar më 2010, si dhe argumente tjera si p.sh. nga Noel Malkolm dhe Instituti suedez për politika të jashtme që dëshmojnë qartë lidhjen dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare. Atlasi konciz historik mbi Ballkanin: Ky libër historik në formë atlasi, i shkruar në vitin 2001, nga profesorët amerikanë, Dennis P. Hupchick dhe Harold Cox, është një atlas-libër historik dhe objektiv për shqiptarët në Ballkan. Në shpjegimin historik thuhet se: shqiptarët flasin një gjuhë unike që rrjedh nga ilirishtja e vjetër. Në kohën antike, Ilirët kanë banuar pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor. Valët invaduese të romakëve, gotëve, avarëve dhe sllavëve i shtynë/detyruan Ilirët të zhvendosen në rajonet malore të banuara nga shqiptarët e sotëm. Po aty thuhet se shqiptarët dhe grekët janë popujt më të vjetër në Ballkan kurse të tjerët janë ardhacakë, kush më herët e kush më vonë. Në hartën numër 6, atë mbi Perandorinë Romake lindore, fundshekulli i VI-të përmenden si porte të rëndësishme detare Durrësi dhe Vlora. Po aty tregohet një hartë autentike e viteve 527-565 në kohën e sundimit të Justinianit I dhe aty shihet se Ilirët kanë dominuar qartë Ballkanin Perëndimor dhe kanë banuar në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë, në Serbinë e sotme dhe kuptohet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Po në atë hartë, në ato vite dhe në ato vende që përmendëm nuk shihen sllavët që ende nuk kishin ardhur në Ballkan. Por, nëse shfletojmë një faqe më tej në hartën numër 7 dhe në fund shekullin e VII-të shihen dallime të mëdha sepse aty paraqitet Perandoria Bizantine dhe ardhjet masive të sllavëve në Ballkan nga malet The Illyrians – Ilirët nga John Wilkes (Blackwell Publishers, 1992, USA): Për më shumë se 1000 vite para ardhjes së sllavëve në Ballkan në shekullin VI-VII, tokat në lindje të Adriatikut kanë qenë vendi dhe shtëpitë e njerëzve të njohur nga bota e vjetër si Ilirët . Dokumenti dhe shkrimi i parë në botën moderne mbi ilirët u botua në Albanesische Studien të J. G. von Hahn, të publikuar në Jena më 1854, në të cilin shkrim autori paraqiti dhe mbrojti tezën se shqiptarët e sotëm kanë origjinë nga Ilirët e vjetër . Edhe Wilkes thekson se ilirët kanë jetuar në tërë Gadishullin Ballkanik duke përfshirë përveç Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë edhe Slloveninë e sotme, Kroacinë, Malin e Zi. Emrat ilirë janë dëshmi tjetër që lidhen me shqiptarët e sotëm. Në gjeografinë e studiuesit Strabo, tradita greke identifikonte ilirët si popull apo etni që ishin të ndryshëm nga trakasit, maqedonasit dhe grekët. Studiuesit modernë të emrave ilirë, si p.sh. H. Krahe, A. Mayer, definuan një lingusitikë të veçantë të ilirëve. Emrat si Gentius-Genti, Teuta, Plator, Ledio, Pleurat etj. ekzistojnë edhe sot tek shqiptarët dhe janë dëshmi të rëndësishme të përcjelljes së traditës.e Karpateve! Ilirët – Enco Gatti (Ilirët, 1981, Bargjini): Kush ishin ilirët? Janë disa gjëra që japin përgjigje në këtë pyetje: Toponomastika: regjistrat e gjeografisë së lashtë, arkeologjia, ndërsa duhet interpretuar edhe mbishkrimet e lashta. Shkrimet e vjetra, toponomastika dhe arkeologjia janë materiale të vjetra të parahistorisë. Duhet shfrytëzuar për të njohur ilirët. Fjalori gjeografik i ilirëve është provë e padiskutueshme e shtrirjes së këtij populli, e gjuhës së tij, vendqëndrimit dhe qytetërimit të tij . Toponimet dëshmojnë të njëjtën përmbajtje ilire. Dëshmojnë gjithashtu që Iliria shtrihej mbi të gjithë Ballkanin . Ilirët, në kohët romake zotëronin pothuajse mbarë Ballkanin e arrinin deri mbi Alpe, në Eindilica e në Retia . Gjuha shqipe është bijë e gjuhës së lashtë ilire . Shenja alfabetike shumë të lashta dëshmojnë lashtësinë e gjuhës së shkruar ilire. Leximi i shkrimeve të lashta iberike na konfirmon një lidhje në shkrim dhe në fonetikë midis fjalorit ilir dhe fjalorit shqiptar . Në botën indoevropiane e ilire ka nyje e prapashtesa. Roma modifikon gjuhën: eliminon nyjat. Modifikon prapashtesat, fut të reja, të çuditshme e vulgare, të tipit “um, arum, orum, abus ed ibus”. Pastaj Roma modifikon shkrimin. Ilirët shkruanin nga e djathta në të majtë, atëherë kjo u ndërrua në të kundërtën, nga e majta në të djathtë. Falsifikimi shkrimor nuk ishte i rastësishëm. Të gjitha konceptet e popullit ilir shkatërrohen e përmbysen me ashpërsi e egërsi. Hyjnitë e ilirëve zëvendësohen, me mujshi, me perënditë e reja greke e romake. Edhe gjuha ilire përdoret për këtë ndryshim. Panteizmi, konceptimi themelor i fesë ilire, mohohet, goditet me të gjitha mënyrat. Si përfundim, më lejoni të jap një shembull praktik nga përvoja ime në MPJ të Republikës së Kosovës. Si përfaqësues i MPJ-së një nga gjashtë vendet më të fuqishme të BE-së, në një vizitë zyrtare, para tre viteve, në fund të një takimi zyrtar dhe dhënies së një dhurate me simbole të historisë së Kosovës (Hyjnesha në Fron, Ulpiana dhe simbole tjera historike-turistike të Kosovës), udhëheqësi i lartë i MPJ-së të atij vendi më thotë në fund të takimit: “Nuk mund ta blejmë me para këtë histori të pasur që e keni ju shqiptarët, mbi 3500 vjeçare”. . Ishin kroatët të parët, që pretenduan të ishin pasardhësit e ilirëve të famshëm, deri në atë pikë sa të identifikoheshin me ta dhe vetëquheshin ilirë. Për disa shekuj gjuha kroate u quajt pikërisht ilirike. Vinko Pribojevic në shek.XVI ishte i pari që përfshiu historinë e ilirëve në një program që mund të quhet politik. Ideja e Pribojevicit ishte që, për t’iu kundërvënë ideologjisë dhe kërcënimit pangjerman, të përdorte historinë e famshme të ilirëve për të provuar një superioritet kulturor e sidomos historik ndaj gjermanëve, po dhe ndaj italianëve e hungarezëve. Sipas Pribojevicit, mbretëresha Teuta dhe mbreti Agron ishin sllavë, po ashtu Aleksandri i Madh, Diokleciani e bile edhe Aristoteli e Shën Jeronimi Mauro Orbini, një tjetër historian kroat, rihodhi idenë pansllave në librin e vet të mirënjohur “Il Regno degli Slavi, hoggi corrottamente detti Schiavoni" publikuar në Pesaro më 1601. Libri pati shumë sukses dhe ushtroi një ndikim të madh në historianët dhe politikanët e shekujve të mëpasëm. Aq sa askush nuk dyshonte që sllavët e veçanërisht ata të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik, ishin pasardhës të drejpërdrejtë të ilirëve. Ilirishtja u cilësua gjuha e folur në bregun lindor të Adriatikut dhe toka e banuar nga sllavët e jugut, sidomos kroatët, ishte Iliria. Kroatët adoptuan për veten emërtimin ‘ilir’ ndonëse më shumë jashtë Kroacisë dhe në publikime në gjuhë të huaja se sa brenda vendit. Në gjysmën e parë të shek. XIX, cilësori ilirian fitoi një funksion të qartë politik midis kroatëve. Udhëheqësit e lëvizjes kombëtare kroate e quanin veten iliriane . Për më tepër teoria e origjinës ilire të kroatëve u mishërua në një formë akademike nga Ljudevit Gaj, ideologu i madh i lëvizjes kombëtare. Ishte ai që publikoi një libër të titulluar “Kush ishin ilirët e lashtë?”(3) ku çështja trajtohej nën një këndvështrim historik, por për qëllime politike. Gay e dinte fort mirë që teoria e prejardhjes së drejtpërdrejtë ilire për kroatët e kohës ishte sidoqoftë një teprim. Megjithatë ai ishte i bindur se përdorimi i termit ‘ilir’ do të mund të ishte forca që do të çimentonte bashkimin e sllavëve të jugut në një entitet të ri kulturor dhe ekonomik dhe do të krijonte një aleancë të fuqishme politike për të përballuar armiqtë e vjetër . Ishte shkrimtari dhe filologu Bogoslav Sulek që i dha goditjen përfundimtare teorisë së prejardhjes ilire të sllavëve të jugut. Me 1844 ai publikoi në një trajtesë pikpamjen se sllavët e jugut nuk mund të ishin pasardhës të drejpërdrejtë të ilirëve të lashte; sipas pikpamjes se tij sllavët e pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik ishin rezultat i një procesi etnogjenetik të gjatë e të komplikuar ku përfshiheshin ilirët por gjithashtu edhe romanët, keltët, gotët dhe më në fund edhe sllavët. me 1980, ishte botuar volumi i parë i Enciklopedisë jugosllave (botimi i dytë) në të cilën ishin dy zëra të titulluar "Albanci" (Shqiptarët) dhe "Albansko-Jugoslavenski odnosi" (Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave). Në faqet 75-79 historiani shqiptar nga Kosova Ali Hadri kishte shkruar një pjesë të zërit "Albanci” ku merrej me “origjinën dhe zhvillimin e popullit shqiptar” në të cilën ai bënte pohimin se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. Gjuhëtari Idriz Ajeti bënte të njëjtën gjë duke konsideruar gjuhën shqipe të prejardhur prej ilirishtes Arkeologu serb Milutin Garashanin paraqet një rast të veçantë. Me 1955 ai shkroi një artikull në periodikun e Prishtinës “Përparimi” në të cilin pohonte se shqiptarët janë pasardhës të drejpërdrejtë të ilirëve NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME