Showing posts with label BJOLOGJI. Show all posts
Showing posts with label BJOLOGJI. Show all posts

BIODIVERSITETI -ceshte dhe nga cfare shkaktohet



Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiversiteti paraqet llojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga ADNja, llojet,
popullacionet dhe ekosistemi. Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara, shumica e të cilave gjenden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve mundë të jetë mbi 5 milion).
Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.
Te dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90 % qe nga fillimi i industrisë se peshkimit.http://eseshkolle.blogspot.com/
Ekspertet supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend , humbja e biodiversitetit do te ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 25-30 viteve të ardhshëm do të zhduken deri ne 10 % te llojeve te njohura në planet. Pasojat e kësaj humbje do të reflektohet edhe në ekonomine botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe 80 % e nevojave te njeriut plotësohen nga resurset biologjike.

Çrregullimet e të ngrënit, si të njohim buliminë dhe anoreksinë nervore

Dëshira për të arritur linja trupore perfekte përmes mbajtjes së dietave të rrepta, shpesh herë shndërrohet në armik të shëndetit.
Kjo pasi jo vetëm nuk e ndihmon arritjen e linjave të bukura, por ndikon në shfaqjen e probleme psikologjike, të cilat nëse nuk marrin ndihmën e duhur mjekësore në kohë mund të mbartin edhe pasoja fatale. Pjesë e këtyre shqetësimeve janë dhe të ashtuquajturat “çrregullimet e të ngrënit”, të cilat fatkeqësisht në ditët e sotme jo vetëm që po shfaqen në rritje, por ndikojnë negativisht në shëndetin e të rinjve. Ndër format më të shpeshta të çrregullimeve në të ngrënë janë anoreksia dhe bulimia. Si rrjedhojë e mungesës së informacionit mbi njohjen e këtyre çrregullimeve, në pjesën dërrmuese të rasteve trajtimi i tyre neglizhohet, çka e dëmton edhe më shumë individin, si pasojë e dëmtimeve që pëson shëndeti nervor. Përgjithësisht këto lloje çrregullimesh kuptohen si imazhe të tilla që kanë të bëjnë linjat e dobëta trupore, ndërkohë që janë edhe më të thella. Problemet që shfaqen në jetën tonë të përditshme, qoftë në familje, shkollë, shoqëri etj, rezultojnë të jenë edhe ndër faktorët e shpeshtë që mund të ndikojnë në shfaqjen e çrregullimeve të të ngrënit. Në një intervistë për gazetën “Dita”, specialistja e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik, Orjola Pampuri detajon format se si shfaqen këto çrregullime, si dhe rastet kur duhet kërkuar detyrimisht ndihma mjekësore.
Si duhet ti kuptojmë çrregullimet e të ngrënit, si dhe në çfarë formash shfaqen?   
Çrregullimet e të ngrënit karakterizohen nga prania e shtrembërimeve të forta në sjelljen e të ngrënit. Ndër çrregullimet më të shpeshta janë Anoreksia nervore, Bulimia nervore, çrregullime të paspecifikuara, si dhe obeziteti. Në thelb anoreksia nervore mund të konceptohet si një sjellje e mësuar, e cila bëhet e qëndrueshme nëpërmjet përforcimeve pozitive, që e shoqërojnë në fillimet e saj. Anoreksia nervore, e cila shfaqet me refuzimin e mbajtjes së peshës trupore mbi peshën minimale normale është një çrregullim me rrezik serioz për jetën që nuk shkaktohet nga asnjë sëmundje fizike. Etimiologjia e termit anoreksi, nënkupton një humbje të rëndë të oreksit me bazë emocionale, ndërsa bulimia e prejardhur nga fjalët greke “bous’ që do të thotë kafshë dhe “limos” që do të thotë uri, është e njohur ndryshe edhe si “sindroma e pastrimit”. Origjina gjuhësore e këtyre termave përputhet vetëm në dukje me këto çrregullime problematike për individët që i mbartin. Është interesant fakti që fjala anoreksi është përdorim i pasaktë, pasi shumë anoreksikë nuk shfaqin aq humbje të forta të oreksit sesa kanë frikë për të ngrënë. Si anoreksia, ashtu edhe bulimia nervore shfaqen zakonisht në nivelet më të ngritura të shoqërive, apo tek njerëz për të cilët eleganca fizike konsiderohet e rëndësishme.
Në çfarë kushtesh këta pacientë detyrohen të kërkojnë ndihmën mjekësore?         
           Personi zakonisht vjen për asistencë mjekësore nën presionin e familjarëve, kur humbja e peshës ose paaftësia për ta fituar atë bëhet e dukshme. Rastet kur individi e kërkon vetë ndihmën mjekësore janë rrjedhojë e shqetësimit të lidhur me pasojat trupore e psikologjike, me të cilat ai përballet. Duhet të vëmë në dukje se rrallë individët me anoreksi nervore shfaqin preokupim për dobësimin në vetvete. Në përgjithësi shfaqet mungesa e ndërgjegjësimit mbi sëmundjen ose mohimi me ngulm i saj.  Kjo është një pengesë serioze dhe kjo është arsyeja përse subjektet me anoreksi nervore janë një burim i pasaktë për mbledhjen e të dhënave mbi historikun e sëmundjes.
Në çfarë formash shfaqen këto lloje çrregullimesh?
Bazuar në praninë ose jo të episodeve të rregullta aktuale të të ngrënit pa kriter ose të sjelljeve të eliminimit, për vlerësim përdoren nëntipat e mëposhtëm: “Nëntipi kufizues, në të cilin kemi të bëjmë me rastet kur humbja e peshës tek këta individë arrihet në fillim përmes dietës, mosngrënies ose aktivitetit të tepërt fizik. Në përgjithësi tek këta persona nuk vërehen të ngrëna pa kriter ose sjellje eliminimi. Një tjetër formës e shfaqjes është edhe nëntipi me të ngrënët pa kriter ose të sjelljeve eliminuese. Kjo formë ndodh kur humbja e peshës tek këta individë arrihet përmes ngrënies pa kriter dhe përdorimit në vijim të sjelljeve eliminuese që kanë të bëjnë me : “të vjella të provokuara”, diuretikët dhe laksativët. Në disa raste individët nuk hanë pa kriter, po shfaqin përdorim të këtyre metodave pas marrjes së sasive të kufizuara të ushqimit. Duket se shpeshtësia e këtyre sjelljeve në këtë nëntip është, së paku javore, por të dhënat në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për të specifikuar shpeshtësinë minimale.
 Përmendëm që bulimia nervore është një ndër format më të shpeshta të këtyre çrregullimeve, konkretisht me çfarë ka të bëjë dhe si perceptohet pesha trupore tek këta individë ?  
Individët me bulimi nervore janë në kufijtë normal të peshës, megjithëse disa prej tyre mund të jenë pakëz mbi ose nënpeshë. Duket se para shfaqjes së çrregullimit të bulimisë nervore, individët tentojnë të kenë histori mbipeshe, krahasuar me moshatarët. Karakteristikat thelbësore të bulimisë nervore janë: “Prania e episodeve të vazhdueshme të ngrënit pa kriter dhe e sjelljeve të vazhdueshme të papërshtatshme për të parandaluar rritjen në peshë, përmes nxjerrjes së ushqimeve. Niveli i vetëvlerësimit tek individët me bulimi nervore ndikohet tepër nga pesha dhe forma e trupit. Për të justifikuar diagnozën, individi shfaq mesatarisht dy herë në javë për tre muaj rresht, të ngrënët pa kriter dhe sjellje të papërshtatshme kompensuese (nxitja e të vjellave). Episodi i  të ngrënit pa kriter, apo i cilësuar ndryshe “kriza bulimike” është përkufizuar si : Ngrënia në një periudhë të caktuar kohore, e një sasie më të madhe ushqimi, krahasuar me atë që shumica e njerëzve mund të hanë në atë periudhë kohe dhe në rrethana të ngjashme. Është e rëndësishme të vlerësohet konteksti në të cilin ndodh episodi.
Si duhet të kuptojmë ngrënien pa kriter?                                                                                                                                     
              Ajo që konsiderohet si sasi e tepërt për një vakt në një ditë të zakonshme, për një ditë feste mund të jetë normale. Me “një periudhë të caktuar kohore” kuptohet një periudhë e kufizuar, zakonisht më e paktë se dy orë. Episodet e të ngrënit pa kriter nuk është e thënë të ndodhin medoemos në një kontekst të caktuar, ato mund të nisin në restorant dhe të përfundojnë në shtëpi. Nuk konsiderohen si episode të tilla pickimet e vazhdueshme të sasive të vogla të ushqimit edhe nëse këto ndodhin gjatë gjithë ditës. Megjithëse, tipi i ushqimit përgjatë ngrënies pa kriter varion gjerësisht, ku përgjithësisht përdoren, ushqime të ëmbla hiperkalorike, të tilla si akulloret apo tortat. Ajo që duket se e karakterizon të ngrënin është më shumë dhe mbi të gjitha anomalia në sasinë e ushqimit sesa rendja kundrejt një ushqimi specifik.
A mund të identifikohen lehtësisht këto raste?                                                
                              Personave me bulimi nervore zakonisht u vjen turp prej zakoneve të tyre të ushqyerit patologjik, ndaj tentojnë t’i fshehin ato. Krizat bulimike ndodhin në vetmi, sa më e fshehtë të jetë e mundur. Shfaqja mund të jetë pak a shumë e planifikuar, megjithëse jo gjithmonë gjatë të ngrënit të shpejtë të ushqimit. Prania e këtij çrregullimi paraprihet nga: “Gjendje jo të mira humori, gjendje stresuese ndërpersonale, uri të shpeshtë pas një kufizimi dietik të ushqimeve, ndjesi të pakënaqësisë lidhur me peshën fizike, formën e trupit ose me ushqimin. Gjatë këtij episodi, humori mund të përmirësohet, por pasohet nga një humor i depresuar dhe autokritikë e pamëshirshme”.

Kur dhe si ndodh shfaqja e krizave bulimike?
Në përgjithësi fazat e hershme të një krize bulimike karakterizohen nga ndjesia e mungesës së kontrollit. Ndërsa në faza të avancuara individi përjeton një lloj ndjesie personale të humbjes së kontrollit përgjatë krizës e bashkëshoqëruar me paaftësinë për t’u rezistuar stimujve të krizës ose ndërprerjes së episodit, kur ai ka filluar. Humbja e kontrollit e shoqëruar me të ngrënit pa kriter tek bulimikët nervorë nuk është absolute, individi mund ta vazhdojë të ngrënit edhe nëse bie zilja e telefonit, por e ndërpret atë nëse dikush hyn papritmas në dhomë. Një tjetër karakteristikë thelbësore e bulimisë nervore është përdorimi i sjelljeve të vazhdueshme e të papërshtatshme kompensuese, për të parandaluar ngritjen në peshë.  Shumë individë me bulimi nervore realizojnë një sërë veprimesh që kanë për qëllim neutralizimin e efekteve të ngrënit pa kriter. Midis këtyre metodave ajo më e përdorshmja është të vjellat e vetëprovokuara pas të ngrënit. Ajo pakëson ndjesinë e papëlqyeshme fizike dhe frikën e shtimit në peshë.
Si manifestohet bulimia nervore?
Individët me bulimi nervore mund të përdorin mënyra të ndryshme për të shkaktuar të vjellët si: përdorimi i gishtave apo i mjeteve të tjera që shkaktojnë refleksin e të vjellit përmes stimulimit të faringut. Në faza të avancuara këto individë arrijnë të vjellin me komandë. Rrallë përdorin nxitësit e tipit të shurupëve apo përdorimi i papërshtatshëm i laksativëve, diuretikëve, enteroklizmave dhe medikamenteve të tjera. Të tjera masa nxitëse, janë mbajtja e dietës në ditët në vijim, ose kryerja e ushtrimeve të tepruara fizike.
 Shfaqja
Çrregullimet e të ngrënit fillojnë në moshën e adoleshencës, dhe janë më të shpeshta tek vajzat se tek djemtë. Numri i të rinjve me çrregullime të ngrënit shfaqet në rritje, ndërkohë që personat me këto çrregullime mund të kenë pasoja serioze në shëndet, dhe në rastet kur nuk trajtohen pasojat mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Personat me çrregullime të të ngrënit, e shohin peshën e trupit si qendrën e identitetit dhe lumturisë. Disa nga shkaqet e përmendura që çojnë në shfaqjen e anoreksisë rezultojnë të crregullimet e personalitetit, faktorët gjenetike, ata mjedisorë, imazhi i keq për trupin dhe peshën.  Shumica e personave me anoreksi shfaqin problem të personalitetit të tilla si, vetëvlerësimi i ulët, denja e të qenit i pashpresë, një frikë e vazhdueshme nga mbipesha
Aktiviteti fizik i tepruar   
Aktiviteti fizik konsiderohet i tepruar kur: “ndërhyn në aktivitetet të tjera të rëndësishme, ndodh në orare dhe në vende të pazakonta përdoret pavarësisht kushteve fizike të papërshtatshme. Personat me diabet mund të pakësojnë insulinën për të pakësuar metabolizmin e ushqimit të marrë gjatë krizës bulimike. Individët bulimikë i japin rëndësi të madhe formës dhe peshës së trupit në vlerësimin e vetes. Frika e madhe nga shëndoshja dëshira për të humbur peshë dhe niveli pakënaqësisë, për pamjen fizike janë shenja të përbashkëta me ato të individëve me anoreksi nervore  Sidoqoftë nuk është e justifikuar diagnoza e bulimisë nervore nëse çrregullimi shfaqet vetëm gjatë episodeve të anoreksisë nervore
Kritere diagnostikuese për anoreksinë nervore:
Refuzim i mbajtjes së peshës trupore mbi ose në peshën minimale për moshën dhe gjatësinë. Frikë e vazhdueshme e individit për shtim në peshë ose shëndoshje edhe kur është nënpeshë. Shtrembërim i mënyrës me të cilën individi e përjeton peshën ose formën e trupit, influencë e tepruar e peshës dhe e formës së trupit në nivelin e vetëvlerësimit, refuzim për të pranuar gjendjen e rënduar aktuale të qenit nën peshë. Shfaqja e amenorreas tek femrat, pra mungesa radhazi e tre cikleve menstruale.
Anoreksisë nervore, karakteristikat që e shoqërojnë :
Refuzimi i mbajtjes së peshës trupore, mbi peshën minimale normale
Frika e fortë dhe e vazhdueshme e ngritjes në peshë dhe shtrembërimi i imazhit trupor i lidhur me përmasat trupore.
Humbja e peshës në fillim arrihet përmes pakësimit të sasisë së përgjithshme të ushqimit të marrë.
Megjithëse ulja e nivelit të kalorive mund të kufizohet në fillim përmes përjashtimit të ushqimeve të konsideruara hiperkalorike.
Në pjesën më të madhe të rasteve këto subjekte arrijnë të kufizohen në pak kategori ushqimesh.
Për më tepër, ata mund të kryejnë sjellje eliminimi apo pastrimi siç janë: “Të vjella të provokuara nga vetë personi, përdorim i papërshtatshëm i laksativëve dhe diuretikëve, praktikim të tepruar të aktivitetit fizik me qëllim uljen e peshës.
Megjithëse disa individë mund të jenë të ndërgjegjshëm për dobësinë e tyre fizike, ata në mënyrë tipike i mohojnë pasojat e rënda mbi shëndetin e tyre mendor dhe emocional.
Bulimia nervore, karakteristikat që e shoqërojnë
Megjithëse tipi i ushqimit përgjatë ngrënies pa kriter varion gjatë, përgjithësisht përdoren, ushqime të ëmbla me kalori të larta, të tilla si akulloret, tortat e çokollatat në sasi të larta.
Ajo që duket se e karakterizon të ngrënin është më shumë dhe mbi  të gjitha anomalia në sasinë e ushqimit sesa përdorim i tepruar i një ushqimi specifik.
Subjekteve me bulimi nervore zakonisht u vjen turp prej zakoneve të tyre të ushqyerit patologjik, ndaj tentojnë t’i fshehin ato.
Krizat bulimike ndodhin në vetmi, sa më e fshehtë të jetë e mundur.
Episodi mund të jetë pak a shumë i  planifikuar dhe paraprihet nga:
Gjendje jo të mira humori.
Gjendje stresuese ndërpersonale.

Uri të shpeshtë pas një kufizimi dietik të ushqimeve.

Shpyllëzimet dhe katastrofat natyrore ne Shqiperi

http://eseshkolle.blogspot.com/
 Rrëshqitje dherash masive, tokash, shembje shtëpish, fshatrash të tërë, qindra banorë të rrezikuar kohët e fundit,...pas shirave të ditëve të fundit…për shkak të rrëshqitjeve të dherave sepse erozioni ka lënë gjurmët e tij… Shprehje të cituara nga media për disa raste të identifikuara kohët e fundit. Besoj që banorët e shtëpive në Synej, Trebinjë, Spille, Greth, në Komunën
Kryevidh, Gramsh, që duhet të shpërngulen për shkak të rrezikut që i kërcënon, etj., e dinë më mirë shkakun e këtyre katastrofave natyrore, sepse ata janë dëshmitarë për atë që ka ndodhur në ato toka me erozionin para rrëshqitjes dhe çfarë ka ndodhur me pyjet, drurët dhe bimësinë shoqëruese para se të shkaktohej erozioni… Për specialistët e pyjeve, që kuptojnë drejt se çfarë po ndodh me pyjet, këtë pasuri tashmë të cilësuar jo vetëm kombëtare por edhe globale, këto fenomene nuk janë të paparashikuara. Keqmenaxhimi i Sektorit Pyjor, abuzivizmi dhe korrupsioni galopant janë shkaqet kryesore që këto burime të rëndësishme natyrore, pjesë të ekosistemit natyror (toka, pyjet, ujërat ), nga burime të mirash materiale dhe mjedisore kthehen në burime fatkeqësish që po godasin çdo ditë banorët e zonave në afërsi. Shpesh, kur shohim dhe dëgjojmë se si reagon natyra ndaj abuzimeve që i bëhen asaj, pyesim për të gjetur shkakun pse është egërsuar ajo me njerëzit, që po i dënon me shembjen e shtëpive apo qindra banorë po i zbon nga vendbanimi i tyre i hershëm. I kthehem fjalës së urtë, se e njohim natyrën nëpërmjet kundërshtimit të saj kur veprojmë në kundërshtim me ligjet e natyrës…Kujtoj pamjet e fiksuara nga media të rrëshqitjes së 500 varreve në qytetin e Pogradecit, ku shumë shpejt, pas ngjarjes. u identifikua që shkaku i rrëshqitjes ishte prerja e drurëve në zonën mbi varreza. Më pas, rrëshqitje dherash masive në rrugët automobilistike, në afërsi të zonave Librazhd, Kukës, Pukë, etj., që më parë kanë qenë njohur për masive pyjesh dhe jo rrëshqitje masive dherash. Jo pak i dhimbshëm ishte rasti i shembjes se pallatit në Gjirokastër, i cili mori jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha në familjet që banonin aty. Edhe këtu nuk u vonua të identifikohej nga banorët shkaku i prerjes së drurëve (ullishteve) në zonën mbi pallat dhe që mjaftoi një tronditje nga një gabim i dytë fatal për të shkaktuar shembjen e tij. Erozioni i shkaktuar nga shkretëzimi i tokave për shkak të shpyllëzimeve dhe abuzimeve me bimësinë është shkaku kryesor i fatkeqësive natyrore në Synej të Kavajës, Spille dhe Greth, i rrëshqitjeve të tokës në Komunën Trebinjë dhe Gramsh, i rezervuarit të Qafdushkut në Komunën Kryevidh. Do të doja të theksoja që veç dëmeve në ekuilibrat ekologjikë, dëmet në vlera monetare janë shumë më të mëdha se sa të ardhurat nga prerja e drurëve. Gjithashtu, shpenzimet për rehabilitimin e këtyre dëmeve janë shumë më të mëdha se shpenzimet e nevojshme për pyllëzime dhe masa të tjera mbrojtëse të nevojshme në zonat e rrezikuara nga erozioni. Është e pamundur që këto toka të kenë qenë të shkretëzuara, siç i shohim sot. Shkretëzimi është shkaku i erozionit dhe erozioni bëhet shkak i rrëshqitjes çdo ditë të objekteve që toka nuk i mban dot në shkëmbim të asaj që i ka dhënë natyra, drurët, pyjet dhe bimësinë barishtore. Personalisht, këto fenomene i kam cilësuar rebelim të tokës, kur njeriu i merr padrejtësisht tokës pyllin, atë që historikisht ia ka dhuruar natyra. “Natyra nuk ka organe të të folurit, megjithatë krijon gjuhë dhe zemër me anë të të cilave flet dhe ndjen”, - thotë Gëte…Konteksti i kësaj shprehjeje është i qartë: natyra flet me zemërimin e saj duke ndëshkuar njeriun për padrejtësinë që ai i bën asaj. Ndërsa në vitet e regjimit monist ndodhi katastrofa e shndërrimit të tokave pyjore në toka buke, në një sasi prej 250 mijë hektarësh, në vitet e tranzicionit nuk dihet as shifra e saktë se sa sipërfaqe pyjore është shpyllëzuar jashtë çdo kriteri, për interesa për lëndë drusore apo nënprodukte të pyllit si qymyr druri, etj; sa sipërfaqe pyjore, megjithëse brenda fondit pyjor, kanë ndërruar destinacion për shkak të ndërtimeve të objekteve pa leje; sa sipërfaqe pyjore janë kthyer në pyje të degraduar dhe të parehabilitueshme për shkak të zjarreve në pyje. Ndërkohë, institucionet përgjegjëse të menaxhimit të pyjeve deklarojnë të njëjtat shifra të 40 viteve më parë të fondit pyjor, në mungesë të një inventarizimi serioz. Kjo shprehet qartë në qëndrimin që Ministria e Mjedisit mban kur, teksa në shumë vende të planetit nga politikanë dhe ambientalistë i bëhet thirrje ndërgjegjes njerëzore për rrezikun që i kanoset globit për shkak të shpyllëzimeve dhe aktiviteteve njerëzore në përdorimin e tokës, shpreh vetëkënaqësinë për mbjellje të disa hektarëve tokë me fidanë pyjore. Por, sipërfaqja që deklarohet me mburrje për mbjellje të fidanave, të cilat sapo mbillen eliminohen (shfaqur edhe në emisione të medias ), përbën një sasi qesharake krahasuar me nevojën për pyllëzime në tokat e shpyllëzuara dhe të rrezikuara nga erozioni. Ndërkohë, fati i këtyre mbjelljeve, edhe atje ku nuk eliminohen nga dora e njeriut, nuk dihet duke qenë se materiali mbjellës është i pacertifikuar, pa të dhëna mbi burimin e materialit mbjellës dhe aftësinë mbirëse të tij, - një faktor jo pak i rëndësishëm që na bën të mos besojmë në zënien e këtyre fidanëve. (Fatkeqësisht, IKPK që kishte përgjegjësinë e identifikimit të materialit mbjellës, përsa i përket origjinës dhe aftësisë mbirëse të tij, nuk ekziston më). Abuzimet në menaxhimin e pyjeve, që po sjellin vetëm fatkeqësi, përbëjnë një arsye më shumë që si specialistë pyjesh të vazhdojmë të këmbëngulim për ndërprerjen e aktiviteteve shfrytëzuese me qëllime tregtare për lëndë drusore, qymyr, etj., për një periudhë të konsiderueshme kohe, deri në bindjen për zbatimin e legjislacionit pyjor për mbrojtjen e pyjeve dhe ndërprerjen e veprimtarisë abuzive në pyje. Kjo masë duhet të konsiderohet vetëm fillimi në marrjen e masave për zhvillimin e prioriteteve në të ardhmen e zhvillimit të pylltarisë, për t’u pasuar nga një sërë masash të tjera të teknikës bashkëkohore silvikulturore në funksion të qëllimit dhe vizionit që duhet të udhëheqë politikat qeverisëse.

8 Keshilla Si Te Humbni Peshe



http://eseshkolle.blogspot.com/
Disa dieta kryejne pune e ca te tjera nuk jane efektive. Por per te humbur peshe dhe per te mos e shtuar prape ate ketu me poshte keni 8 keshilla qe shperesoj se do te ju ndihmojne qe nese e humbi peshen mos ta shtoni prape.
Kurr Mos Mbaj Diet Te Shpejt

Kur ju humbni peshe shpejte trupi juaj thjeshte eshte ka humbe glycogen (karbohidrate) dhe peshe uji, por jo yndre (dhjame) at qe me se shumti e deshirojme te humbur. Trupi juaj me fjale te tjera mendon se eshte ka vdes urie dhe e zvoglon shpejtesin e metabolizmit, gje qe e ben me te veshtire per trupin tuaj qe te djeg kalorit sepse ato djegen me nje ritem me te ngadalshem se sa do te digjeshin normalisht. Dhe kur filloni prape te hani normalisht si me pare, trupi juaj fillon prape te ruaj sa me shume ushqim qe mundet ne qelizat dhjamore ne raste urgjente urie.
Plani Me I Mire I Humbjes Se Peshes: zevendeso ushqimet ne vend se t’i eliminosh ato
Edhe pse shume njerez ndjejne se ushqimet me yndyre te reduktuar nuk jane po aq te mira se sa origjinalet (dmth ato qe nuk kane te reduktuar yndyrnat), do te ishte ndihmes e madhe per ju nese zgjedhni te bleni ushqime me me pak yndyre perkunder shijes. Provo edhe emra tjere te ushqimeve me yndyre te reduktuar dhe kush e di, ndoshta do te gjeni dicka qe ju pelqen me shume se sa produkti me te cilin jeni mesuar deri me tash dhe i cili ka shume me shume yndyre. Çelesi ketu eshte te besh ndryshimin ne zevendesim – nese te pelqen nje ushqim perplot me yndyre duke u munduar qe ta eliminosh ate tersisht nuk kishte me kry pune. Por, nese e zevendeson me nje ushqim te ngjajshem por me me pak yndyre kishte me pas ndryshime te dukshme tek ju pershkake te konsumit me te vogel total te kalorive per nje periudh te gjate.[wp-like-locker]
Cfar Te Pini Per Te Humbur Peshe
Te ndrepresesh krejtesisht pijet soda (si coca cola) nga dieta juaj te ruan nga mesatarisht 360 kalori apo edhe me shume gjate dite. Edhe soda dietale (si coca cola diet), disa lengje frutash, dhe qumshti i plote mund te shtojne kalori te panevojshme ne konsumin ditor te ushqimit. Ne vend te tyre pini shume uje dhe ndrysho nga qumeshti i plote ne qumesht me pak yndyre apo qumesht soja; keto gjera te vogla bejen ndryshim te madhe tek ju.
Humbja Peshes=diet e shendetshme dhe levizje
Te ngritesh, te levizesh dhe te ushtrosh do te thote te djegesh kalorit e teperta. Sigurisht qe keni shume mundesi te jeni atletik ne nje menyre apo tjeter. T’i bashkangjitesh ndonje ekipi, te shkosh ne ushtrimore (gym), te dalesh per nje ecje apo vraposh, etj. Keto nuk jane te vetmet menyra per te rritur nivelin e aktivitetit tuaj. Ju duhet te beni ndryshime tjera ne jeten tuaj sikur te ecesh apo te shkosh me biciklet deri ne pune apo shkolle ne vend se te vozitesh, te ecesh shkalleve disa her ne dite ne vend se te hipesh ne lift (ma leht por ma keq per ty), te besh edhe nje gjiro me shume deri ne shitore apo edhe ne bllokun ku jeton. Keto jan ato ndryshimet e vogla per te cilat po flasmi. Ekspertet rekomandojnen 30-45 minuta ushtrime aerobike per 3-5 here ne jave por nese krejt cka mund te besh eshte te ecesh rreth bllokut ku jeton per nja 30 minuta disa her ne jave ky eshte nje fillim i mire. Me mire pak se sa hiq dhe eshte me e veshtire te hash kur je duke levizur keshtuqe kjo tek ju rezulton me me pak konsumim te ushqimeve dhe me shume djegie te kalorive. Gjeja me e mire e ushtrimeve aerobike eshte se te mirat e tyre jane kumilative – me fjale te tjera eshte se nesi ecni 3 here ka 10 minuta gjate dites ju i keni po te njetat te mira shendetsore sikur te ecni per 30 minuta nje here ne dite.
Ndryshimet Graduale Jane Me Te Mirat Per Te Humbur Peshe
Mos harro se me leht eshte te qendrosh me ndryshime te vogla se sa te mundohesh qe te besh ndryshim te madhe pernjeher. Fillo ngadal duke len gjithmon pak ne pjaten tuaj. Mos i degjo te tjeret qe te shtyejne te fshish pjaten apo si themi tek ne (haje edhe qat kashore, mos e le). Keto ndryshime te vogla kan gjithashtu shancin te mbesin me ty edhe pasi te keni perfunduar me diet. Mundohu te besh ndryshime ne sjelljet e tua dhe cakto qellime per te cilat ua merr mendja qe do te mund ti arrini per vitet ne vijim jo vetem jave.
Mos E Tepro Duke Ngrene
Nese je i ngopur apo thjeshte ndiheni i knaqur me sasin qe keni ngren deri tash, ndal e mos ha me shume. Nuk eshte e then qe duhet te hash deri sa te ndjesh se stomaku don tju plase. Perveq tjerash mos harro se merr pak kohe deri sa materiet ushqyese ne ushqim te futen ne rrjedhen e gjakut dhe qarkullojne deri tek qendrat nervore qe rregullojne apetitin tuaj. Te hash ngadal te ndihmon qe ju mos ta kenit tepruar duke ngren para se keto qendra nervore te ju japin sinjal se eshte bolle aq sa keni ngren deri tash.
Provo Te Mos I Perjashtosh Disa Ushqime Kur Ben Diet
Mos i thuaj vetevetes se kurr me nuk do te kesh dicka sepse menjeher do te fillosh te kesh deshire per ta pasur para e per ta ngrene. Njerezit duhet te hane edhe yndyrna per te qen te shendetshem por vetem duhet te siguroheni se po hani me mase. Ne vend se te vazhdosh te hash ushqimin e yndyrshem cdo mengjes si me pare ndoshta eshte mire te beni nje ndryshim dhe te hani selino, mysli te perziera me qumesht me pak yndyre. Provo te besh veten te mendosh dhe te thuash: “E di se MUND ta ha, por a duhet ta ha?”
Humbje E Suksesshme E Peshes: qendro fit pergjithmone
Dietat e shpejta dhe rutinat e pambajtura te ushtrimeve nuk do te te mbajne ne peshen qe deshironi per nje periudhe te gjate. Ne vend se te mendoni me jave ju duhet te fokusoheni ne qellime reale te arritshme. Me fjale tjera modifikimet e sjelljeve me te cilat do te jetoni dhe te cilat do ju sherbejne per gjith jeten. Ne fund po marmi nje shembull per te ilustruar me mire te mirat e ketyre ndyrshimeve: te themi se nje person ka afer 5kg me shume peshe se sa duhet por eshte ne balanc perfekt te energjise – ai hane po aq kalori sa mund te djeg gjate dites keshtuqe pesha e tij mbetet konstant. Nes ky person kishte me sakrifiku nje copez te vogel nga gjerat qe hane gjate dites, te themi nje chips qe eshte i barabarte me 100 kalori, per nje periudhe te barabarte me nje vite ai person kishte me i humbe permbi 5kg! Gjysme kilogrami dhjame ne trupin tuaj perfaqson rreth 3500 kalori te ruajtura. 100 kalori X (here) 365 dite ne vite eshte e barabarte me 36500 kalori, apo me shume se 5kg dhjame (yndyre).

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME