"E penguara - Requiem për Linda B". Roman me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri. Botuar në nëntor 2009. Faqet e librit 216. ISBN 978-99943-42-48-8.Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".
“E penguara, requiem për Linda B“, romani i ri i Ismail Kadaresë i kushtohet vajzave shqiptare që u lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri.
Kjo nostalgji epokash të përzjera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.
Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të Kadaresë, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.
Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.Ky liber është një rrëfim thellësish orfik, i stilit kadarean, icili tematizon, ashtu sikurse në shumë romane të tij, jetën në diktaturë,duke e perceptuar atë nga shumë aspekte, si jetë e penguar, deri nërrafshet më të larta tragjike, atëherë kur bëhet absurd letrar,karakteristika këto të strukturës tekstore të këtij romani, që shpërfaqennë dimensionet semantike, por edhe në ato estetiko-letrare.. E penguara, kësisoj bëhet shenjë dheshënjues i tekstulitetit të kësaj proze. Ky roman, me një narrativitet tëfuqishëm, është një metaforë për fatin tragjik të një heroine, e cila hynfuqishëm në piedestalin e personazheve model në kulturën letrareshqipe, por edhe botërore, ngase arti letrar kadarean, është pjesë ekulturës botërore dhe komunikon fuqishëm me të. Për Lindën B, për këtë personazh thellësisht tragjik, në roman flitet vetëm përmes personazheve të tjerë, shkrimtarit e dramaturgut Rudian Stefa, tëdashurës së tij Migenës dhe sigurimit të shtetit, i cili në mënyrën ma të pacipët, merret me vetëvrasjen e saj, duke e hulumtuar në shumëshkallë e dimensione, implikimet e së cilës fusin në lojë dramaturgunRudian Stefa, të cilin vajza e dashuronte pa dijeninë e tij. Ndërkohë qëkjo dashuri ishte rritur sidomos pas librit që ajo kishte marrë menënshkrim të autorit, nëpërmjet vajzës Migena, e cila në roman është edashura e Rudianit, por edhe pika e ndërlidhjes së dashurisë mesdramaturgut dhe vajzës së vetëvrarë.Për të krijuar mundësi të vizitojë kryeqytetin, apo për të sfiduar shtetin, Linda B shpik kancerin, mirëpo kur kupton se nuk ishte esëmurë, bën vetëvrasje. Nga këtu, kemi sekuenca të fuqishmenarrative, ku me depërtime të thella psikologjike e artistike, përshkruhen përjetimet e Rudianit dhe evokohet dashuria që Linda Bushqente për të, njëherë përmes Migenës, pastaj përmes shëmbëllimitme mitin për Orfeun dhe implikimit të Euridikës, si kujtesëmitologjike në tekst. Mirëpo, Kadare si një mjeshtër i jashtëzakonshëm i rrëfimit, zhbiron nëpër kohë dhe fatin e saj ekontekstualizon nëpërmjet funksionalizimit mjeshtëror të mitit për Orfeun dhe trajtesën universale të tij. Shëmbëllimi letrar mes Rudianitdhe Orfeut shpërfaqet në mënyrë eksplicite, ndërkaq Euridika dheLinda B bëhen shëmbëllim i tragjikes së dashurisë së përjetësuar pasvdekjes. Ky raport interletrar mes dimensionit mitologjik dhe psikologjik, e sforcon prozën, ndërsa dimensionet e saj bëhen trajta të
fuqishme universale, ku diskursi shumëdimensional bëhet model i një proze thellësisht psikologjike.Kadare rifunksionalizon me një përmasë krejtësishtorigjinale arketipin tragjik të letërsisë, atë arketip ontologjik qëshëmbëllimet e së cilës lirshëm mund të krahasohen me letërsitë emëdha dhe kolosët e saj, si Dante, Shekspiri, Kafka etj.E penguar Linda B, që është personazh shkak dhe pasojë i romanit, nëtekstin letrar bëhet simbiozë e fuqishme e vajzës së pasionuar për jetëne dashurinë, mirëpo së cilës i mohohet ajo, për arsyeje të pakuptimtadhe në mënyrën më barbare, më të trishtuar, me absurde. Tragjikjaështë më e thellë, për arsyen më të thjeshtë, ngase ajo asnjëherë nuk eka njohur lirinë, madje as një ditë. Për këtë shpik edhe kancerin, për tëgjetur një moment lirie, mirëpo asgjë nuk e tjetërson jetën e saj, derinë momentin kur ajo i jep fund jetës. Ky fund i dhimbshëm, funebër,është preteksti për të filluar një fushatë e pashembullt e gjurmimit,hulumtimit të jetës së saj, si dhe ndërlidhjes që ka ajo me dramaturgunRudian Stefa, i cili, edhe ashtu në sytë e pushtetit nuk shikohej mirë, për shkak të një dramë që gjykohej në parti.
Thirrja e papritur e tij në hetuesi dhe paradoksalisht hyrja në fabulë evajzës së vetëvrarë, e fut lexuesin në një vorbull dramatike rrëfimi, ku pasionet dhe dashuria vihen në kontrast të fuqishëm me egërsinë e pushtetit, pashpirtësinë e diktaturës dhe venitjen e jetës njerëzore.Është ky fat i trishtueshëm i femrës dhe mashkullit shqiptar, në njëkohë të egër, që prodhon një tekst letrar të mahnitshëm, përmes stilittashmë të veçantë, stilit kadarean, i cili jo vetëm që shëmbëllen mekolosët e mëdhenj të letërsisë, por për shumë nuanca bëhet model