Showing posts with label Psikologji Sociologji. Show all posts
Showing posts with label Psikologji Sociologji. Show all posts

SI NDIKONE DIVORCI TEK FEMIJET.



TEMA: SI NDIKONE DIVORCI TEK FEMIJET.
 PERMBAJTJA: 
• HYRJA.
• METODOLOGJIA.
• QELLIMI.
• REKOMANDIMET.
• PERFUNDIMET.
• REFERENCAT.

Stresi ankthi dhe paniku

Stresi ankthi dhe paniku
Valët e ankthit dhe panikut mund të jenë shenja dominuese të disa formave deprisive. Prirjet janë vetëm që këto t’i lidhim me stresin dhe paaftësinë për të përballuar shqetësimet e përditshme. Disa ngulin këmbë se ankthi është një lloj pësimi apo çmimi që duhet t’ia paguajmë ‘’modernizimt’’ tonë. Në kudhte normale, organizmi vë në lëvizje një reagim që quhet ‘’ lufto ose mbathja’’. Sistemi nervor simpatik aktivizohet dhe ky nga ana e vet shpalos një sërë reagimesh fizike, si, për shembull: Shtimi i ritmit kardiak apo tensionit muskulor. Në këtë mënyrë, trupi përgatitet për rrezikun që i kanoset. Ama, kur një reagim I tillë aktivizohet pa një motiv të shpjegueshëm, stresi nuk është më një reagim fiziologjik dhe themelor për mbijetesën tonë, por një gjendje e vazhdueshme alarmim e cila sjell një gjendje të ankthit kronik.
Ankthi u shton rrugën një sërë manifestimeve të tjera somantike, si: rrahjet e forta të zemrës, ndjenjës së mbytjes, drejsitjes së tepruar dhe migrenës. Në raste të rënda ankthi kronik dhe të pajustifikueshëm mund të kalohet në kurthet e panikut, në frikën e pajustifikueshme (fobi) dhe në depresion.
Ndër shkaqet e shqetësimeve të ankthit dhe të fobive mundë të ketë edhe një prirje gjenetike, një lidhje jo korrekte ndjenjash me prindërit, ngjarje të papëlqyeshme në të shkuarën dhe që nuk janë përtypur kurrë, patologji fizike, si: diabeti ose sëmundje kardiake ose nga tronditje të rënda në jetën private,


Po   ç’është ANKTHI?
Ankthi është një emocion i fuqishëm , i pranishëm  tek  çdo njeri  që nga lindja,  një emocion që i shërben njeriut si një mekanizëm mbrojtës i dobishëm në rastet e një rreziku.
Kur rritet ky emocion përtej masës ai kthehet në një problem për  individin. 
 Me ankthin janë të lidhura edhe çrregullime të natyrave nga më të ndryshmet si: depresioni, ataku i panikut, çrregullimet  fobiko- obsesive , fobia sociale, fobia specifike, çrregullimi obsesiv – kompulsiv, çrregullimi post –traumatik nga stresi …
Ankthi  nuk është një sëmundje, por është simptome e një shqetësimi, shpesh e një shqetësimi të thellë  dhe të panjohur nga   personi ankthioz.
Ataket e panikut  janë një sinjal alarmi dhe një “ftesë” për të eksploruar dinamikat dhe problematikat e pandërgjegjshme  që kanë filluar të “dëgjohen” e të shqetësojnë individin. 
Personi i drejtohet  mjekut  atëherë ky ankth ka filluar të shkarkohet mbi trupin  duke i krijuar atij   probleme me frymëmarrjen, zemrën, stomakun, gjumin,  etj….


A është ankthi i trashegueshem? 
Jo rralle ndodh që ankthi “ trashegohet” gjenetikisht nga brezi në brez. Këtë e mbrojne teorite bio-gjenetike që flasin për një numër të madh të molekulash “ ankthsjellese” si noradrenalina në tru e cila shkakton rritjen e nivelit të ankthit  mbi  normë.
Teori te tjera flasin për    “ trashëgiminë” e modeleve ankthioze të sjelljes.  Një fëmijë që jeton në një familje me prinder ankthiozë, mëson të shohë e trajtojë çdo ngjarje të jetës me një preokupim të madh.  Një nënë ankthioze është e preokupuar se fëmija e saj do të lëndohet, apo  do të ftohet, apo do të zihet me moshataret.  Këto frikëra , javë pas jave e vit pas viti gjenerojnë tek femija frike e pasiguri.
Si mund ta kurojme?
Farmakoterapia.                                                                                                                     Terapia farmakologjike për ankthin  parashikon përdorimin e benzodiazepinave dhe  anti- depresiveve . Ndihmon në uljen e  intensitetit  te ankthit por nuk  e  eleminojne atë. 
Teknika relaksimi: Teknika të autokontrollit që shkojnë  nga mendimi pozitiv,  tek autohipnoza,  training autogjen  etj.. Janë të gjitha teknika të mira, por veprojnë në pjesën e siperfaqshme të ankthit.  Kërkohet ndihmë e nje psikoterapisti, kur ankthi vazhdon të shqetësoje.
Terapitë e mendimit dhe të sjelljes (Cognitive – Behavioral)                                                       Terapitë e mendimit dhe sjelljes përdor teknika për  përforcimin e sjelljeve pozitive,  desensibilizimin sistematik  përballe objektit ankthndjelles. Teknikat e ndryshimit të sjelljes shoqerohen edhe me teknika konjitive (të mendimit)  që zbulojnë  e modifikojnë  bindjet jo funksionuese që gjenerojnë ankthin.  

Këto terapi përdoren me një përmirësim në kohë të rikthimit të krizave.
Terapitë psikodinamike     zbuloi dhe synon  të ngrejë në nivelin e ndërgjegjes    konfliktin  apo konfliktet  e thella të pandërgjegjshme që ushqejnë ankthin  në rrënjë. 
 Psikoterapia  adleriane  funksionon në këtë linjë duke  filluar që prej  menaxhimit  të simptomave ankthioze në inkurajimin , modifikimin e    ripercaktimin  e stilit të jetës së individit. 
Ankthi ndodh në tri nivele : 1. Tru, 2. Sjellje, 3. Përvojat subjective

Shqetësimi nga ankthi i përgjithësuar (GAD) është një gjendje ankthi ekstrem, e cila zgjat shumë (diagnoza e sigurt mund të bëhet pas një periudhe vuajtjesh prej saj, për të paktën gjashtë muaj rresht). Ankthi mblidhet në disa aspekte të jetës, për shembull, rreth shëndetit apo tek problemet e fëmijëve; frika e pengon njeriun të jetë konstruktiv dhe para-pozitiv dhe sjell nga ana tjetër shmangien e situatave, në të cilat mund të ndodhin shpërthime të gjithë këtij ankthi të mbledhur. Tensioni muskulor, frika e përsëritur dhe e pashkak, humori i rënë, dramatizimet e situatave dhe të tjera si këto, janë simptoma dominuese, përvec mungesës së vetëvlersimit dhe ndjeshmërisë ekstreme ndaj kritikave. GAD-i mund të reagojë mirë, si ndaj ilaceve kundër ankthit, ndaj psikoterapive strategjike të shkurtra, ashtu edhe ndaj terapive holistike. Shqetësimi nga kurthi i panikut (DAP), karakterizohet nga kriza ankthi shumë të forta, që vijnë pa një motiv të dukshëm dhe që shpalosin ndjesinë e llahtarshme të humbjes së kontrollit. Kura mund të jepet në mënyrë të harmonizuar; kombinohen ilacet qetësuese për të mbajtur nën kontroll ankthin pararendës me antidepresivët për të përballur kurthet e panikut, por edhe psikoterapitë strategjike të shkurtra, grupet vetëndihmuese, EMDR, hipnoza dhe kura holastike.
Psikoterapia strategjike
Është një ndërhyrje e shkurtër terapeutike, që përqëndrohet në shqetësimet e manifestuarit nga pacienti, duke studiuar mekanizmat e këtyre shqetësimeve, duke skicuar në këtë mënyrë dhe një strategji për eleminimin e tyre. Kjo terapi rekomandohet sidomos kundër ankthit, fobive, panikut dhe obsesioneve.
Disa kura homeopatike
Në vija të përgjithshme mund të thuhet se cfarëdo kure homeopatike mund të përdoret , i përshtatet personit në tërësinë e vet, më tepër se simptomave në patologjinë e tij. Nga homeopatia rekomandohen kura më të përshtatshme. Bëhet fjalë për kura që në studimet eksperimentale studjojnë efektet, kanë treguar se mund të prodhojnë ato simptoma që i hasim shpesh në luhatjet e humorit, si: apatia, acarimi i shpejtëi nervave, pesimizmi, turbullime të vijës logjike, momentet agresiviteti apo trishtimi të thellë, ankthi dhe shumëfishimeve të tij.
ACONTINUM.
Është një nga ilacet homeopatike kundër tronditjeve te ndryshme. Është tipike për shfaqje të ankthit dhe depresionit të papritur dhe mjaft të ashpër.
ARGENTUM NITRIUM. Është ilaci për atë që është gjithnjë në pritje. Jeton vazhdimisht në gjendjen e alarmit,  për atë që vuan nga ankthi dhe frika e parakohshme. Mamatë që shohin vazhdimisht orën duke pritur dajlin qe të kthehet, dhe për studentët që thonë gjithmonë: kam një parandjenjë të keqe për këtë provim’’, si dhe për atë që reagon në mënyrë të ekzagjeruar ndaj cdo ngjarje stresante.
ARSENICUM ALBUM: Përdoret për gjendjet në të cilat mendja është rënduar nga shumë mendime, tek personat që bien në kurthet e panikut dhe të ankthit që sjell ulcerën e stomakut, dhembje koke, astmë bronkiale.
IGNATIA
 Ignatia është ilaçi për të shëruar depresionin me këtë origjinë ankthi. Vepron si qetësues, aq sa quhet me të drejtë. Në këtë pikë, do të jetë më e lehtë për shkaqet e fshehura dhe të thella të ankthit dhe origjinës së depresionit. Ignatia është ilaci për personat që sapo kanë humbur një person të dashur, edhe në planin simbolik.
LYCOPODIUM.   Bëhet fjalë për një bimë që njëherëishte shumë e lartë dhe hijerëndë dhe që sot, në fakt, i është dashur të përshtatët me kushte dhe përmasa shumë më modeste. Ai që do të “bëhet përsëri” i madh e i fortë, i fuqishëm, porse ndjehet i vogël, i pasigurt, pre e ankthit dhe lodhjes nervore. Gjendjen deprisive , si pagjumësinë, ankthin
THUIAnuk gjendet kollaj, edhe ndër ilacet konvencionale, është një ilac i mirë për obsesionet. Homeopatia i ofron këto ilace të përsosura për tu përdorur në të gjitha rastet, në të cilat pacienti bëhej skllav i disa ideve dhe ka ndjesinë se nuk mund të clirohet prej tyre. Thuia, është për atë person që e ka gjithmonë kokën të mbushur me  mendme, preokupimet, idetë, për atë që dëshironë ti eskorciojë frikat e veta, me gjeste compulsive. P.sh.: lan vazhdimisht duart, e kontrollon njëqind herë nëse gazi i sobës është i mbyllur.
WHITE CHESTNUI  për atë që i bluan gjërat përbrenda, që ka mendime obsesive të cilat nuk e lejojnë mendjen të qetësohet, që ka një ndjenjë faji që nuk gjen qetësi, pagjumësi etj. Mendimi i bllokuar, që nuk shprehet apo shfryhet me veprimin, shkakton ankth, vuajtje dhe ankth. Ky bar rekomandohet për shqetësimet obsessive-kompulsive, pagjumësinë.
AGRIMONYËshtë bari për personat që fshehin tensionin dhe ankthin e vet nën një vello alegorie. Nën maskën e klounit mund të fshihet ajo tragjedia e dhimbjes dhe lëngimit të brendshëm, gjë e cila largohet ndonjëherë me ndihmën e drogave dhe alkolit.
CENTAURY Për atë që nuk ka vullnet që tregohet i dobët dhe që merr e jep tërë ankth ndjenjat dhe kënaqsitë, të drejtat thelbësore, si kërkimi i lumtureisë, në rrekjet që bënë duke i plotësuar dëshirat dhe nevojat e të tjerve e duke lënë pas dore veten.
SWEET CHESTUNI  Është për atë që ndjehet me shpatulla pas murit, pas asnjë rrugëdalje, pre e ankthit dhe dëshpërimit. Eduard Bah shkruan lidhur me këtë bar: “Ankthi bëhet aq i madh, sa duket i padurueshëm. Atëherë kur duket se mendja apo trupi kanë arritur kufirin ekstrem të durimit dhe duhet të çentrojë”.


Një rast
Roberta frekuenton universitetin dhe deri në vdekjen e të atit, që ndodhi disa muaj më parë, nuk ka pasur asnjë problem. Por, duke qenë se mbeti jetime, ndjehet e dëshpëruar, e pushtuar nga një ndjenjë e padurueshme vetmie. Nuk bëhet fjalë vetëm për trishtimin e pashpjegueshëm që ajo ndjen, gjë që i detyrohet edhe kësaj humbje të madhe që ka pësuar. Roberta kupton se kjo ngjarje i ka vënë në diskutim gjithë jetën e saj, që deri në këtë moment kishte kaluar e qetë, nën hijen e të atit. Tani beson se jeta është e padrejtë, asaj nuk i vjen për shtatë të përballojë të gjitha përgjegjësitë prej të rriture. Kjo gjendje kërkonë një ndërhyrje urgjente. Në këtë rast, duhet Sëeet Chestnut, që në një kohë relativisht të shkurtër i jep mundësinë Robertës të dalë nga kriza. Ndërkohë, psikoterapeuti kërkon ta sigurojë në aftësinë e tij për të përballur ekzistencën.
Për frikën
ASPEN(Plep malesh, plep i egër). Ky mund të merret për ankthet, obeseionet me drejtim supersticioz, ndërhyrjet që nuk lejojnë shikimin e realitetit me syrin objektiv.
RED CHESTNUT (Gështenjë e kuqe) Është ilaçi për ankthin e pajustifikueshëm, stresin që lind pa asnjë arsye konkrete.
ROCK ROSE(Mënishte). Rekomandohet për kurthet e panikut (është gjithashtu një prej elementeve të Rescue Remedy), për ankthin që paralizon. Ky bar e bën njeriun të gjejë kurajën, I jep zemër dhe energji.
Anthi e paniku: Rock Rose, Aspen, Sëeet Chestnut
Ankthi: Impatients, Elm, Vervain,  Mimilus, Agrimony.
Bimë me veti qetësuese
Kawa-kawa    Rrënja e kësaj bime përdoret prej shekujsh për të nxjerrë një lloj pije që konsumohet në ishujt e Paqësorit.
Kawa dhe ankthi. Sipas disa studiuesve, ekstrakti I bimës mund të arrijë të zëvëndësojë, me kalimin e kohës, benzodiazepinën, sepse vepron tamam si një qetësues tradicional. Në këtë rast, ama, është themelore që diagnoza të nxjerret nga një mjek, sepse nën petkun e zakonshëm të një ankthi të caktuar, mundë të fshihet një sëmundje.  
Këto veprojnë në sistemin limbic, apo në pjesën më ‘’primitive’’ të trurit, në atë pjesë e cila aktivizon të gjith funksionet e tjera trunore, që është edhe vatra e emocioneve dhe instikteve.


LULEBLETA
Lulebleta është një ilac kundër ankthit në mesjetë fama që kjo bimë kishte si panace ishte aq e madhe, sa Karli Madh porositi që të kultivohej në të gjitha kopshtet botanike të perandorisë të tij.
Tri ilaçe, për tri problem.
Ankthi. Perdoret valesë apo çaj  himesh. Vihen të zijnë himet për 10 minuta në ujë, pra lengu pihet edhe i vakët. Ka një funksion freskues dhe qetësues.
Mendimet obsesive. Hong hua, shafrani kinez. Një copëz pestili në një gote me ujë në mbrëmje. Në mëngjes pihet lëngu. E vë në lëvizje gjakun, pra edhe shen-in, dhe për rrjedhoi edhe mendimet qarkullojnë e shkrihen di si.
Pagjumësia. Gjysëm hide apo kimike gjembash, fare biotelindore në formën e valesës apo cajit.
MAGNEZI.
Është një aleat i sigurtë i humorit të mirë, prirjes për tu merakosur apo për të pasur një ankth të tepruar, mund të arrihet deri në një shqetësim të vërtetë dhe të mirëfilltë të sjelljes.


SELENI
 Peshku është i pasur me selen, një element gjurme mungesa e të cilit favorizon ankthin, lodhjen, depresionin. Aromat për humorin e mire dhe clodhjen.
PORTOKALLI. Bën për tu vendosur në dhomën e fëmijëve, për te harmonizuar dhe freskuar ambientet që frekuentohen nga shumë njerëz. Çlodhes , largon gjendjet e ankthit, nevozizmin dhe pagjumësinë.
RIGONI. Është kundër pagjumësise dhe dhëmbjeve të kokës, këshillohet edhe ne rast trishtimi dhe ankthi. Një e qeshur do ta fundosë ankthin depresionin! Ky qëndrim, shendos muskujt, normalizon rrahjet e shpeshta të zemrës, largon ankthin, dhe është një antipezmatues dhe analgjetik krejt natyral dhe pa anjë efekt anësor. Nga pikpamja e humorit, një e qeshur e fortë, shpërthyese, e hapur dhe çliruese zgjeron kraharorin dhe frymarrjen dhe sjell një rënie të tensionit dhe ankthit. Frymarrja bëhet edhe më thellë (ndërsa ajo frymarrja tipike e ankthit është e shkurtuar dhe e kufizuar vetëm në anën e sipërme të mushkrive). ‘’E qeshura rrit sekrecionin e substancave kimike naturale, si: katekolaminat dhe endorfinat, që na bëjnë të ndihemi të gjallë dhe në formë’’. Ashtu si thotë edhe Pach Adams, mbrojtësi më I famshëm I vlerave terapeutike që ka e qeshura.
MUZIKA
Tingujt, dhe për rrjedhojë muzika, veprojnë në shumë nivele, në ato fiziologjik e duke e ndryshuar tonin muskulor dhe duke dhënë përsëri ritmin e qetë frymëmarrjes. Nëse rënia e tonit të humorit lidhet me ankthin, atëherë rekomandohet meloditë e muzikës Neë Age, sidomos ato që bazohen në tingujt e natyrës, si era, deti, kënga e zogjve. Po aq qetësuese janë adaxjio e famshme e Albinonit, apo sonata e Shopenit.
Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv
Një lloj relativisht i rëmdomtë çrregullimi ankthi është çrregullimi obsesiv-kompulsiv, i cili mund të shfaqet në reformat të ndryshme. Personat me ankth kanë mendime të përsëritura (obsesione) ose shtytje të vazhdueshme  per  t’u  marre me veprime të përsëritura pa kuptim.
Këto  obsesione ose kompulsione krijojnë brengosje dhe shqetësime  të  ndjeshme  në  funksionimin  normal  të  indivitit dhe i shpenzojnë  shumë kohë.
Obsesionet dhe kompulsionet  shpesh janë të kombinuar  me  njëra-tjetrën, siç  është rasti  i shqetësimit  nga papastërtia  e shoqëruar  me lajren  e duarve  pas çdo ore. Ose një person që ka frikë nga të ftotit, vesh disa triko dhe hedh mbi vete disa batanije. Në qoftë se një person ka 100 triko duhet të jemi të sigurtë se  kemi të bëjmë me një sjellje  komplsive. Ne të gjithe kemi mendime dhe manierizma që i kryejme thuajse në mënyrë automatike .
Personi  mund të fantazojë here pas here  për  vrasjen e një njeriu të afërt.  Që të dalë në rrugë lakuriq ose të thërrasë me zë të lart gjëra të turpshme.
Çdo përpjekje për t’u dhënë fund këtyre  mendimeve shpie në një ankth edhe me të theksuar.  Veprimet  kompulsive janë po aq shqetesuese për personin që  i bën ato. Në to mund të përmendim veprime rutinë e të parëndësishme sikurse është të kontrolluarit
Saktësisht pesë here, duke vazhduar me rituale të tilla komplekse sikurse veshja  dhe zhveshja shtatë herë para daljes nga shtëpia, ose mbledhja e numrave të të gjithë targave të makinave që i dalin përpara kalimit në anën tjetër të rrugës.
Për të gjykuar skatë nëse një sjellje e caktuar është obsesive komplusive, duhet  të merret në konsideratë konteksti social .
Egzistojnë disa teori që shpjegojnë çrregullimet obsesive kompulsive. Sipas modelit psikoanalitik ankthi dhe frika për një problem mund ta poshtoj njeriun. Atëhere ai mendon se duke bërë dicka tjetër ja heq mendjen nga ky problem. Teoria e sjelljes së mësuar (apo të fituar) sugjeron që çrregullimet obsesive kompulsive  lindin si përgjigje ngaj përvojave që shkaktojnë ankth. Kur ndjehemi të shqetësuar për diçka ne përdorim metoda të ndryshme për ta zbutur ankthin. Kur vërejme se dick aka difekt, ne vazhdojmë ta bëjmë atë. Dollert dhe Miller thonë se, sjelljet tona të pa përmbajtura mund ta kenë burimin tek sjelljet tona të shpërblyer në fëmijëri. Përshembull, për larjen e duarve, veshjen, ose rregullimin e dhomës shpesh kemi marrë lavdrim. Kërkimet më të fundit vënë në dukje se egziston një baze biologjike për disa nga format e sjelljes obsesive kompulsive.

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar.
Individet me çrregullimi të ankthit të përgjithësuar jetojnë në një gjëndjë ankthi të vazhdueshem. Njerzit me ankth nuk e dinë përse ndienje se diçka e tmerrshme do tju ndodhe; ankthi i tyre është i pa përcaktuar dhe nuk lidhet me ndonjë objekt apo situatë të caktuar. Personat me  çrregullim ankthit të përgjithësuar ndjehen të pa zot dhe të pa fuqishem në përballimin e jetës dhe sfidet e saj. Njerzit me çrregullim  ankthit të përgjithësuar ndjehen në vështirësi te theksuar, kur kanë të bëjnë më probleme që ne të tjerët i kalojmë pa ndonjë zor.
DSM-III-R numëron 18 simptoma, 6 nga të cilët janë të nevojshme për diagnozën e çrregullimit të ankthit të përgjithësuar. Simptomat e tensionit muskulor përfshin dridhjet, tensionin muskulor, shqetësimin dhe vendodhjen. Simptoma të një vigjilece të theksuar shfaqen në formën e dyshimit të të qënit kyçur brënda, me reagime të ekzagjeruara të trembjes. Personi duhet ti manifestojë këto simptoma të paktën për 6 muaj qe të diagnostikohen se vuan nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Ka gjithshtu të dhëna se krizat e panikur mund të shfaqen tek individët me çrregullimi të ankthit të përgjithësuar. Çrregullimet e ankthit të përgjithësuar përfaqësojne fundin e zbutur të spektrit të keqpërshtatjes. Sado serioze që janë, siç shihet terapia mund të trajtohet me sukses dhe personin mund të rifilloj një jetë produktive.
 Studim rasti

Koli është një djalë tetë vjecarëqë referohet për shkak të tërheqes së tij sociale, frikërave të shumta, ankesave të shumta somatike dhe refuzimit të tij për të ndjekur shkollën. Vështërsitë e Kolit fillimisht filluan me të fjeturit dhe me makthet e shumta të tij. Ai ishte shumë I shqetësuar nga mendimet e tij gjatë gjithë ditës për vdekjen e ndonjë të afermi të tij, me dëmtimin e tyre, ose me kërcënimin nga superheronjt e frikshëm dhe shumë të tmerrshëm. Ai në mënyrë kategorike refuzonte të shkonte në shtrat nëse nëna e tij nuk ulej pran tij. Dhe shumë net të tjera atij I duhej të kalonte shumë kohë për ta zënë gjumi nga frika se mos nëna do të largohej. Sidomos në ditët e shkollës, Koli ankohej shumë për dhimbje barku, koke ose stomaku, për të cilat asnjë bazë fizike nuk mund të gjehej. Për shkak të ankesave të shumta fizike, ai shpesh qëndronte në shtëpi pas shkolle dhe kishte shumë vështirësi të përqëndrohej në mësim. Ai shpesh insistonte të ishte I sëmurë dhe kishte nevojë të qëndronte në shtëpi. Perfomanca e tij në shkollë nisi të përkeqësohej dhe notat e tij filluan të ishin gjithnjë e më të ulta. Mardhëniet sociale të Kolit ishin shumë të ngurta dhe strikte, për shkakun se ai kishte frikë të largohej nga shtëpia dhe të shkontë në shtëpitë e shokëve të tij apo refuzonte të flinte te ndonjë shokë netëve. Edhe pse ai ishte shumë I gëzuar të lunate me ta, ai nuk donte të shkonte në shtëpitë e tyre, por i ftonte ata të luanin në shtëpinë e tij. Kur shkonte të lunate në shtëpinë e ndonjë shoku, ai këmëngulte të kishte me vete numrin e telefonit në cdo moment që të mundë ta lajmëronte atë për çdo rast dhe gjithashtu këmbëngulteqë nëna ti thoshte orën e saktë se kur do të vinte për ta marë. Ai shpesh kërkonte që nëna e tij ti telefononte per ta siguruar atë se do të vinte ta merte dhe se ajo ishte ajte. Ai shpesh në mënyrë të përsëritur pyeste për orën dhe për sa kohë tjetër kishte mbetur që nëna të vinte ta merte. Nëse ajo në ndonjë mënyrë mundë të vonohej disa minuta, ai frikësohej dhe bëhej ankthioz si dhe i pa aftë të përqëndrohej në lojra më shokët. 

Rëndësia e psikologut dhe e pedagogut në shkolla

Nevoja e psikologut dhe pedagogut në shkollat tona është shumë e rëndësishme, duke e parë të arsyeshme dhe preventiv për parandalimin e sjelljeve devijuese, dhe duke e parë të nevojshme konsultimet e fëmijëve me probleme të ndryshme siç janë: problemet emocionale, familjare, sociale etj.
Sot pa një shërbim profesional, pothuaj është e pamundur të paramendohet veprimtaria e suksesshme e procesit edukativ në shkollë. Arsimtari në shkollë është një person që mbanë mësim, që e udhëheqë mësimdhënien, që përgatitet dhe e planifikon punën mësimore, që e organizon, hulumton dhe e përparon atë.


Është vështirë të mendohet se të gjithë mësimdhënësit mund të përgatiten njësoj në mënyrë të pavarur për punë mësimore në shkollë, të cilët do të mund të planifikonin e organizonin, e aq më tepër të avanconin veprimtarinë mësimore, pa pasur mbështetje nga shërbimi profesional psikologjik.

Kjo për faktin se ndonëse mësimdhënia dhe mësimnxënia janë një veprimtari e veçantë profesionale ku nuk do të mund të jenë të mjaftueshme për mësimdhënësin vetëm njohuritë e ngushta profesionale, por edhe njohuritë tjera shtesë nga psikologjia, pedagogjia, teoria e mësimit, metodika etj. Prandaj, Institucionet tona duhet ta kuptojnë se shërbimet profesionale, roli i psikologut është i vlefshëm për shkollën, për nxënësit, për mësimdhënësit.

Këto shërbime do ta lehtësonin edhe punën  e mësimdhënësve, prindërve e veçanërisht edhe vet adoleshentët. Ky shërbim profesional është i rëndësishëm dhe i vlefshëm, po aq edhe i rëndësishëm po sikurse mjeku për sëmundjen, agronomi për bujqësinë.  Roli profesional  psikologjik – pedagogjik në shkollat tona është një këshilltar permanent I arsimtarëve, është urë lidhëse ndërmjet partneriteti shkollë – familje – komunitet, është  me të vërtetë lokomotiva e vërtetë e punës në shkollë.

Çfarë mund të sjelli roli i psikologut në shkollë?

Ndihmon çdo mësimdhënësi të sigurojë kushte të nevojshme për mësimdhënie dhe nxënësit për mësim nxënie;

Mundëson çdo mësimdhënës që të identifikojnë sa më herët tek nxënësi përparësitë dhe mangësitë e tyre;

Ndihmon mësimdhënësve në përpilimin e programit të punës edukative që u dedikohet nxënësve në harmoni me nevojat aktuale të bashkësisë së klasave;

Ndihmon mësimdhënësve që t’ia krijojnë mundësin çdo nxënësi për të marrë pjesë në punën e pavarur mësimore, motivimin, zgjidhjen e  problemeve, në marrjen e vendimeve;

Motivon çdo mësimdhënës që të bashkëpunojë me punën e shërbimit profesional në shkollë;

Mundëson dhe motivon çdo mësimdhënës që të koordinojë bashkëpunimin e shkollës me komunitetin;

Ofrim këshillimi për individët si: nxënësit, prindërit, mësimdhënësi;

Mbështetjen e ndryshimit, nxitjen dhe motivimin për ndryshim në fushën mësimore, akademike, të marrëdhënieve sociale dhe  funksionimit personal;

Trajtimi e rasteve individuale dhe në gupe. Këshillimi individual ofrohet në formën e takimeve individuale konfidenciale. Ai mbulon çështjet e vështirësive e mirëqenies psikologjike kryesisht të nxënësve, çështjet e vështirësive të tyre në përparimin në mësime, këshillimin e mësuesve për bashkëpunimin me nxënësit, këshillimin e prindërve për trajtimin e fëmijëve dhe të adoleshentëve.

Puna me nxënësit

Shërbimi i psikologut ua lehtëson punën edhe nxënësve, ndihmon ta njohin, kuptojnë dhe pranojnë vetën, dinjitetin e tyre, duke i orientuar në shfrytëzimin e mundësive të tyre për përparimin e vazhdueshëm në shkollë, duke pasur nxënësit një mundësi të flasin me psikologun ti drejtohen për problemet, sfidat dhe vështirësitë në mësimnxënie, dhe problemet e tjera sociale, familjare etj.

Krijon kushte të favorshme në shkollë për zhvillimin social, emocional, intelektual te të gjithë nxënësit;

Ndihmon në edukimin dhe socializim e nxënësve;

Ndihmon në tejkalimin e vështirësive si ato psikike, emocionale, sociale etj.
Rëndësi të madhe për informimin dhe orientimin profesional e cila është një punë shumë e rëndësishme  dhe ndihmë për të rinjtë, për orientimin dhe ndërtimin e karrierës në të ardhmen. Ndihmon prindërve që të krijojnë një atmosferë të volitshme dhe një qëndrim prindëror ndaj fëmijës. Duke u konsultuar për mënyrën qasjen dhe bashkëpunimin me fëmijët e tyre, koordinimin dhe partneritetin shkollë – familje – komunitet.

Shërbimi profesional në shkollë  vetëm sa e ngrit cilësinë e mësimnxënies, motivimin e nxënësve, punën dhe seriozitetin e nxënësve për mësim. Nxënësit me këtë shërbim do të jenë larg devijimit, dhe konsumimit të substancave narkotike sepse përcjellja, zhvillimi dhe kujdesi i tyre do të ishte në mënyrë permanente nga profesionistët  dhe lehtësim i prindërve për komunikimin dhe qasjen me fëmijët.

Motivimi i nxenesve neper shkolla

Motivimi i nxenesve neper shkolla me theks te vecante ne shkolla te mesme profesionale......

Une besoj se arsimtaret dhe profesoret qe jane te kycur ne procesin arsimore  tani me e kuptojne se c'fare ndryshimesh kane ndodhur ne arsimin neper vendet ish komuniste.Keshtu ne ne shkollen tone te mesme profesionale ekonomike - juridike "8 Shtatori" patem rastin te degjojme nje ligjerate nga perfaqesues te ambasades amerikane ne Maqedoni.Ne kete ligjerate perfaqesuesit sollen disa shembuj se si ne SHBA  motivohen nxenesit e tyre nese ata arrijne sukses  deri aty sa qe te bejne edhe ndonje zbulim.Ne bashkebisedim u kycen edhe koleget e shkolles  dhe natyrisht se edhe ata dhane mendimet e tyre.Keshtu une po jap  mendimin tim por po e sjell ketu edhe mendimin e kritik te nje kolegu.Une p.sh me vetedije nxenesve gjate ores mesimore u marr shembuj te ndryshem kjo per shkak se ne raste te caktuara nxenesit me duket se jane me te interesuar kur u tregon ndonje shembull praktik se sa tu flasesh per teori.Natyrisht se une i percjell zhvillimet e ndryshme dhe mundohen te jape shembuj te fresket.Keshtu une shpesh marre shembuj pozitive per ti stimuluar ata qe kur te perfundojne mesimet apo studimet se si mund te behen te suksesshem.Natyrisht se ne nuk mund te krahasohemi me Ameriken qe atje p.sh per nje zbulim mund te shperblehesh edhe me miliona dollare por kishte raste kur nxenesit ishin shperblyer edhe me udhetime te ndryshme apo edhe me nje takim me presidentin e shtetit Barak Obama.Ndersa sa i perket disa zbulimeve psh. qe ra fjala aty  per produktet e ndryshme (kuptohet se ne jemi shkolle e mesme profesionale ekonomike -jurdike) qe sollen koleget e ambasades amerikane une mora shembull supermarketet ne Tetove.Keshtu po te verehet re neper keto supermarkete dominojne produktet na importi.Pradaj une thashe se c'faredo qe te prodhosh mendoj se nuk eshte gabim.Ndersa nje koleg  pak me i moshuar kolegeve amerikane  u tha :-Si ta motivoj  une nxenesin   kur e kam problem ta motivoj veten.Sepse une marr afer 390 dollare amerikane ne muaj per punen qe bej.Pra edhe kjo eshte nje kritike  e qelluar.Ne kete drejtim une mendoj se pagat  e profesoreve neper shkollat e mesme do te duhej te ngriteshin prej 450 deri ne 500 euro ne muaj.Natyrisht se kjo mase do te ishte edhe si nje motiv per vete profesionistet e arsimit  por edhe per vete nxenesit qe edhe ata ta duan arsimin me shume.


Divorci - Mbarimi i marteses

Mbarimi i marteses
Nje martese e lidhur ne perputhje me kerkesat e ligjit ndonese eshte ne thelb nje marreveshje pa kushte dhe pa afat ka fillimin dhe fundin e vete .Tre shkaqe qe mbaron martese 1 vdekja e njerit bashkshort 2shpallja i vdekur me vendim gjykate 3 zgjidhja e marteses Vdekja dhe shpallja i vdekur \vdekja e njerit bashkshort Vdekja e njerit bashkshort eshte tipike per mbarimin e martese ,nuk behet kerkese ne gjykate dhe nuk duhet nje vendim gjygjesor .Pasojat per te mbijetuarin 1 bashkshorti pasjetues merr statusin liberum 2 per te pasjetuarin ekzistojne pengesa per lidhjen martese vjehrri me nusen .3mbaron bashkesia ligjore dhe si rregull dhe regjimi pasuror .nis procesi i pjestimit .4lind e drejta bashkshortit pasjetues per te trasheguar .
Mbarimi i marteses pjesa 2 5 bashkshorti pasjetues ka te drejte te mbaje mbiemrin qe ka marre nga martesa .6 kur vdekja eshte shkaktuar nga aksident bashkshorti bashkjetues kerkon te demshperblehet per humbjen pasurore .7 e drejta per pension familjare .personat qe jane ne ngarkim te personit qe vdes i cili kishte kushte per perfitimin e nje lloj pensioni kane te drejte te marrin pension familjar .bashkshorti pasjetues e perfiton nqs eshte mbajtes i nje femije qe ishte ne ngarkim te te vdekurit deri ne modhen 8 vjecare .bashkshorti pasjetues humbet te drejten per pension nqs martore .8 e drejta e pageses per vdekje .kjo pagese i jepet personit te siguruar ose nje pensionasti ne rast vdekjeje tenje anetari te familjes qe ai ka ne ngarkim .pagesa per vdekje eshte e barabarte me nje muaj pension .ne rastin kur bashkshorti qe eshte shpallur i vdekur del gjalle martesa e mbaruar per shkak vdekjen del e pavlefshme .
Dallimi ndermjet mbarimit te marteses dhe me zgjidhje martese dhe pavlefshmerise 1 pavlefshmeria e lidh fundin ee lidhjes se marteses me nje shkak qe i referohet castit te lidhjes se marteses pra celebrimit .ndersa ne rastin e zgjidhjes lidhja merr fund per shkaqe te mevonshme pra nga kriza e prodhuar nga raporti .2 pavlefshmeria godet aktin e marteses dhe ne kete menyre ka efekte prapavepruese qe do tee thote qe me te goditet themeli i institutit ,ndersa zgjidhja i jep fund marredhenies martesore dhe pushon ne kete menyre efektet e marteses se vlefshme .3 pavlefshmeria nuk le me vend per zgjidhje martese ndersa e kunderta nuk qendron ,nje martese e zgjidhur mund te goditet ne pavlefshmeri .
Zgjidhja e martesesKur mund te ngrihet nje kerkese padie ,nuk ka kufizime kohe peer tu ligjitimuar aktivisht per te kerkuar ne rruge gjyqesore zgjidhjen e marteses ,pra duhet te vertetohet qe nje marredhenia e bashkshorteve ka prodhuar dhe po kalon nje krize te tille qe e ben te padurueshme jetesen ne cift .2 kush legjitimohet aktivisht dhe pasivisht ne procesin gjyqsor per zgjidhjen e marteses ,njeri bashkshort merr rolin e paditesit dhe tjetri te te paditurit .ka raste kur njeri nga te dy nuk ka zotesi juridike per te vepruar dhe ka kujdestar ,dhe padia mund te ngrihet nga kujdestari ..kur njeri nga bashkshortet eshte po vuan nje denim te rende e drejta per ngritjen e padise ushtrohet nga kujdestari .
RAstet e zgjidhjes se marteses 1 zgjidhja e marteses me pelqeim reciprok te te bashkshorteve .bashkshortet jane te ndergjegjesuar qe te dy per zgjidhjen e marteses .ne kete menyre ata mund ti drejtohen gjykates me kerkese per zgjidhjene marteses dhe me projekt marreveshje mbi menyren e rregullimit te pasojave .pra marr dhe kerkesa duhet te paraqiten sebashku .procesi i gjykimit kalon ne disa faza .se pari :gjykata duhet te krijoje binde e brendshme qe qe jemi perpara rastit te zgjidhjes se marteses me pelqim reciprok .se dyti gjykata verifico pastertine e vullneteve permes degjimit aktiv te bashkshorteve vec e vec . se treti gjykata kalon ne nje hap te rendesishem degjimin bashkarisht te bashkshorteve .se katerti :nese eshte rasti gjykata therret perfaqesuesit ligjore te bashkshorteve .ne rast se gjykata konstaton se marreveshja nuk ploteson kushtet pezzullo gjykimin 3 muaj .edhe pas 3 muajve nuk kane bere rregullime rrezon kerkesen per zgjidhje .cfare duhet te permbaje marreveshja :1lenien per rritje dhe edukim te femijeve dhe marredheniea me prendi tjeter 2 te ardhura te nevojshme per rritjen 3 .kontributin e secilit bashkshort ne favor te atij nevojtar . Zgjidhja e marteses per nderprerje te jetesees se perbashket .Institutit te marteses i eshte cenuar nje elemt i rendesishem si jetesa e perbashket .kf e njeh kete mundesi bashkshorteve per zgjidhjen e marteses nese cifti jeton faktikisht i ndare qe prej 3 vjetesh .rastet e ndarjes jane te tilla qe cifti nuk jeton si burre e grua me shume se tre vjet edhe pse jeton ne te njejten ndertese .mjeti juridik qe perdor bashkshorti eshte kerkese padia .legjitimohet aktivisht vetem bashkshorti qe pretendon se bashkshorti tjeter ka nderprere jeten bashkarisht .bashkshorti i paditur ka te drejte te paraqese kunderpadi .ai e kundershton kerkesen e te eparit me kete padi .nese eshte rasti gjykata mund te rrezoje padinee dhe te pranoje kunderpadine duke zgjidhur martesen .kur behet kerkese padia percaktohet dhe menyra e zbatimit te detyrimevee te mundshme kundrejt femijeve dhe bashkshortit tjeter .gjate procesit mund te dale qe nderprerja eshte bere per shkaqe ekonomike ne dobi te familjes .ath gjykata mund ta rrezojee kete padi per zgjidhje .padia mund te ringrihet per te njejtat shakaqe nese ekzistojne rrethana te tjera .
Zgjidhja e marteses me kerkesen e njerit bashkshort .jemi perpara kesaj menyre kur njeri nga bashkshortet provon perpara gjykates se jetesa e perbashket eshte bere e pamundur dhe martesa ka humbur qellimet e saj per personin padite ose per te dy .shkaqet e zgjidhjes 1 grindjet e vazhdueshme .eshte shume e rendesishme qe gjykata te mbaje parasysh karakterin vazhdues te ketyre grindjeve .2 keqtrajtimi . ka te beje me dhunen e ushtruar e cila mund te jete e te e gjitha formave fizizke seksuale ekonomike ,psikologjike .3 fyen rende .fjalet e ulta fyrese ne prani ose jo te te tjereve bejene qe bashkshorti te jete prekur ne seder .4 shkelja e besnikerise bashkshortore cka buron nga karakteri monogam i saj .partneret ndajne jo vetem jeten seksuale por i qendrojne besnike njeri tetri ne shume plane .5 semundje mendore e pasherueshme ,semundje qe rezulton nga shkenca si e pasherueshme. 6 denim i rende penal .7shkelja ne menyre te perseritur te detyrimeve qe rrjedhin nga martesa .
Vecorite e zgjidjes se procesit te martese 1 perpjekjet per pajtim .gjykata cakton nje seance pajtimi ku duhet te paraqiten te 2 bashkshortet .kur arrihet pajtimi mbahet procesver dhe gjykimi pushohet per kete shkak 2 pezullimi i gjykimit kur kekohet nga gruaja shtatezene dhe jo me shume se 1 vit .3fajesia eshte nje ceshtje e munguar .4 bashkimi i kerkimeve te tjera detyrimi per ushqimin .5 masat e perkoheshme .pala e interesuar kekon vete per marrjen e masave te parakohshme .Pasojat e zgjidhjes se marteses 1 rifitimi i statusit leberum 2 e drejta e perdorimit te mbiemrit 3 ndalesa per martese per shkak te lidhjes afinitive 4 pasojat pasurore –detyrimet e kuntributit kompesues .-caktohet masa e detyrimit merret parasysh modha gjendja e ish bashkshorteve .pasurine ,koha qe shpenzojne per edukimin e femijeve .Pasojat e zgjidhjes se marteses per femijet 1 menyra e ushtrimit te pergjegjesise prinderore 2 te drejten e vizites ,te mbikqyerjes ,te animi ,te imformimi , dhe konsultimit qe ne fakt realizon maredhenien prind femije .3 te besuarit te femijes njerit bashkshort .4 masen e kontributit per permbushjen e detyrimit per ushqim ndaj femijes .
funnksionet e familjes .familja eshte themelore dhe natyrore e shoqerise .1 vendosja e lidhjeve emozionale midis bashkshorteve dhe gjithe anetarve te tjere .2 familja ka funksion ekonomik 3.funksioni i marredhenieve seksuale dhe riprodhuese ndermjet bashkshorteve .martesa dhe bashkjetesa jane rruget e ligjesimit te marrdhenieve seksuale .4 familja te jep nje emer dhe nje status moral dhe juridik .5.shoqerizimi dhe edukime i femijeve si edhe i prinderve .ka nje interaktivitet dhe perfitim ose kampesim te perkushtuarit te anetarve te familjes .6 .familja ka dhe funksione mbrojtese dhe te kujdesit baze .7.shkembimi i te mirave dhe i sherbimeve eshte nje funksion qe rrit qendrueshmerine e familjes . Burimet dhe parimet e se drejtes familjare 1 kushtetuta e rep se shqiperise 2.marreveshjet nderkombetare te ratifikuara 3kodi i familjes 4 burime te tjera ose ligje te tjera te rendesishme dhe te lidhura me te drejten familjare .5 .aktete normative te keshillit te ministrave .6 .vendimet njesuese te gjykates se larte dhe vendimet e gjykates europiane te te drejtave te njeriut (strasburg )
Martesa dhe vecori te saj Martesa si nje bashkesi ligjore mbeshtetet ne barazine morale dhe juridike te bashkshorteve ne ndjenjej e dashurise ,respektit dhe mirekuptimit reciprok si baze e unitetit ne familje .1 martesa nuk njeh kushte dhe afate .nuk eshte marreveshje me kusht 2 martesa si akt ka karate tipik ,vete ligji e permbajtja e aktit .3 martesa ka karate formal –civil ,legjislacioni yne njeh vetem martesen civile dhe jo ate ne kishe .4.martesa ka karate personal si raport .5 martesa ka karate jo pronesar amartesa eshte bashkim monogam e cila lidhet vetem midis nje burri dhe nje gruaje .b.martesa eshte bashkim heteroseksual ,c.martesa nenkupton nje bashkim te lire dhe vullnetar d.martesa nuk ka afat .e.martesa eshte bashkim midis personave te moshes se caktuar f.martesa eshte bashkim qe realizohet perpara nepunesit te gjendjes civile .g.martesa si bashkesi morale shpirterore dhe materiale .
Kushtet thelbesore per lidhje te marteses .1zotesia per te vepruar .si kushte per martese quhen ato elemente mungesa e te cileve ben qe martesa te jete e pavlefshme .1.Mosha per martese ,mosha 18 vjec konsiderohet si mosha dysheme e tolerueshme per lidhjen e marteses .perjashtimi nga mosha .gjykata ka pushtet ne dhenien e lejes per lidhjen e marteses per shkaqe me rendesi ,nje situate e tille mund te ishte shtatzania .investimi i gjykates ne nje situate te tille behet prej vete bashkshorteve ..gjykata duhet te hetoje lidhur me 1 pjekurine qe duhet te perfshijne gjithe pjekurine e subjektit .2 rendesine e motivit .3 bazueshmerine e motivit .deri ne cmoshe mund te lejoje gjykata lidhjen e marteses .gjykata duhet te beje shume kujdes para se te lejoje lidhjen e marteses deri ne moshen 16 vjec .martesa mund te lidhet edhe pa pelqimin e prinderve .Pelqimi i lire per martese i bashkshorteve te ardhshem .pra pelqimi i lire eshte standart i cili ndonese spalle si kusht i rendesishem eshte i pakontrollueshem prej asnje organi tjeter administrativ ose gjyqsor publik ose privat pervec vete bashkshorteve .
Ndalimet per martese 1 mungesa e status liberum do te thote qe ne castin lidhjes se marteses se re njeri ose te dy ekzistues ose nuk jane ne kushtet e gjendjes se lire per nga statusi marital .nuk shkaktohet ndalesa :eshte deklaruar e pavlefshme .2 eshte zgjidhur dhe ka nje vendim per zgjidhjen 3.ka mbaruar per shkak te vdekjes se bashkshortit ose shpalljen e vdekur .b.lidhjet e gjakut .perbejne ndalese per martese lidhjet e gjakut te drejtperdrejt dhe ne vije te terthorte deri ne shkallen e 4 c.lidhjet e krushqise (lidhjet afinitive )perbejne ndalese per martese lidhja midis vjehrrit nuses dhendrit vjehrres .e.marredheniet e kujdestarise .perben ndalese per martese ekzistenca e raporteve te kujdestarise midis bashkshorteve te ardhshme ,kjo ndalese ka karate te perkohshem ,kushtezohet me kohen gjate te ciles vazhdon kujdestaria .f.biresimi perben ndalese per martese ekzzistenca e lidhjes te biresimit .1 ndalimi i marteses midis te biresuarit dhe bashkshortes .2midis biresuesit dhe te biresuesit 3 midis biresuesit dhe bashkshortit 4 midis te biresuarve 5midis te biresuarit dhe femijeve te biresuarve .Format e lidhjes se marteses behet per :te siguroje deshmi per pa\vlefshmerine e marteses ,te realizoje ne regjistrin zyrtar apo dokumentin me shkrim per efekt te proves .martesa lidhet perpara nenpunesit civil sepse martesa qe nuk eshte lidhur publikisht dhe perpara nenpunesit te gjendjes civile eshte e pavlefshme .s4martesa lidhet rregullisht ne zyrat e gjendjes civile ose ne mjedise jashte tyre te caktuara per lidhjen e marteses ne cdo rast ne prani te publikut .
Formalitet paraprake \shpallja e marteses .per realizimin e kesaj duhet te filljoje permes paraqitjes se kerkese perpara nepunesit te gjendjes civile ,dhe kjo behet nga bashkshortet e ardhshem ose nga personi i caktuar nga ata me prokure .kerkesa permea identitetin ,profesionin vendbanim dhe vendqendrim te bashkshorteve .nderprerja e shpalljes nese shpallja nderpritet perpar afatit 10 ditor eshte detyre e nenpunesit qe kete fakt ta permende ne shpalljen e re .nderpritet 1 kur nuk jane plotesuar kerkesat per shalljen 2 ka vend per dyshime per nje martese te lidhur pa pelqim .3 vihen re pengesa ligjore per lidhjen e marteses sipas ligjit 4 .verehen parregullsi ne dokumentet e identitetit te paleve .
Kundershtimi i lidhjes se marteses .kf njeh institutin e kundershtim in te marteses .subjektet qe mund te kundershtojene 1 prinderit e secilit bashkshort 2 ne mungese te prinderve jane paraardhesit e tjere te bashkshorteve .3 ne mungese te prinderve te afermve .4bashkshorti i personit qe do te lidhe martese te re 5.kujdestari nese njeri nga bashkshortet eshte vene nen kujdestari 6.prokurori per shkaqe qe parashikon ne ligj .bashkshortet nuk mund te bejne kundershtim sepse kane bere kerkese .bashkshortet mund te heqein dore ,mjafton mosardhja ne diten e lidhjes se marteses ).arsyet e kundershtimit Mosha ,feja gjendja ekonomike nuk jane arsye ,perbejne shkak per kundershtim vetem ato qe perbejne ndalesa dhe mosplotesim te kushteve per martesen jane te perligjura si situat te kundershtimit te marteses .ku behet kundershtimi perpara nenpunesit te gjendjes civile .cfare permea akti :cilesine qe i jep atij te bej kundershtimin ,vendin ku martesa duhet te lidhet ,shkaqet e kundershtimit ,dispoziten ligjore perkatese ku gjendet ky shkak ,nenpunesi i gjendjes civile duhet te beje shenimin perkates ne regjistrin e marteses me paraqitjes se aktit te kundershtimit ,te beje shenim ee heqjes se kundershtimit ne regjistrin e martesave .E drejta e pezullimi te lidhjes Nese nuk eshte hequr dore nga kundershtimi dhe ceshtja behet objekt shqyrtimi gjygjesor pezullohet lidhja e marteses derisa gjykata te vendose me nje vendim te formes se prere refuzimin e kundershtimit .ky pezullim duhet te kundershtohet brenda 5 diteve nga bashkshortet .refuzimi per te lidhur martese refuzimin per lidhjen e marteses e ben nenpunesi i gjendjes civile i cili ne momente te rendesishme shpallja ,kundershtimi dhe lidhja e ushtron te drejten e monitorimit me shume kujdes
Lidhja e marteses Nenpunesi i gjendjes civile percakton diten kur do lidhet martesa .pervec bashkshorteve te ardhshem dhe nenpunesit te gjendjes civile duhet te jene te pranishem edhe 2 deshmitare .ceremoniali 1 ditene lidhjes nenpunesi verifico dhe nje here dhe bindet per identitetin kete e realizon edhe nepermjet deshmitareve 2 u lexon bashkshorteve te ardhshem nenet ku permbahen te drejtat dhe dytrimet 3merr nga secili bashkshort deklarimin verbal se duan te lidhin martese ,pra pelqimi per lidhjen e marteses .4pas marrjes se pelqimit i shpall burre e grua ne emer te ligjit 5.harton menjehere aktin e marteses i cili nenshkrohet aty per aty nga bashk ,deshmitaret ,dhe vete nenpunesi i gjendjes civile .nenpunesi consumon vepren penale te fallsifikimit nese 1 e shkruan aktin me vone ,pasi jane larguar bashk .2 i merr nenshkrimet ne te bardhe 3 nuk lexon aktin .akti marteses permabn 1,zyren e gjendjes civile ne te cilen kryhet akti i marteses dhe nenpunesin perkates 2.daten dhe oren e mbajtjes se aktit te marteses 3.identitetin ,numrin e identifikimit ,vendbanim dhe gjendjes familjare .4.identitetin e te pranishmeve .5.njohjen e paleve me te drejtat e detyrat sipas kf .6.llojin e marteses sipas percaktimeve te kf .7.pohimin e vullnetit per te lidhur martese ne ate menyre 8.mbiemrin qe do te mbaje palet pas lidhjes se marteses .9.njohjen e atasise dhe \ose amesise te femijeve te bashkshorteve ,te lidhur para marteses (nese ka )
I biresuari dhe statusi i tij ne familjes biresuese .1 mosha e femijes qe biresohet ,biresohet vetem i mituri pra femija nen 18 vjec .i mituri i emancipuar per shkak te marteses nuk mund te biresohet 2.shtetesia lejohet biresimi i femijeve qr kne shtetesi shqiptare dhe femijeve me shtetesi te huaj .3ndalesat qe burojne per shkak te lidhjes se gjakut nuk mund te biresohen personat qe kane lidhje te drejtperdrejte gjaku ,personat qe kane raporte kujdestarie ,ribiresimi :ka vetem nje biresim nga nje familje biresuese .mund te biresohen vetem ata femije ,emrat ete cileve gjendet ne listat e komitetit shqiptar te biresimit .behet fjale per femije te braktisur me vendim gjykate ,femije prinderit e te cileve kane dhene pelqim per biresim .qe mungesa e interesit per femijen te quhet braktisje duhet te kaloje 1 vit .ose tre muaj ne rastin kur femija eshte strehuar ne nje institucion perkujdesje qe nga lindja .deklarimin per braktisje e kerkon 1drejtuesi i institucionit te perkujdesjes 2personi qe e ka femijen ne perkujdesje .terheqja e prinderve nga dhenia e pelqimit behet brenda 3 muajve nga casti i dhenies se pelqimit ,por mund ta terheqim edhe pas 3 muajve por para se te marre vendimin gjykata .
Statusi i ri i femijes qe biresohet 1 ka te gjitha te drejtat dhe detyrime ndaj prinderit si femija biologjik 2 i biresuari merr nje emer nene dhe ati te biresuesve 3mbiemri :merr mbiemrin e biresuesit 4emri i femijes se biresuar mund te ndryshohet nga gjykata me kerkese te biresuesve .5.shtetesia dhe kombesia merret ajo e prinderve biresues .6 lindin te drejta dhe detyrime ndermjet lidhjeve ligjore .7 me biresimin mbarojne te drejtat dhe detyrimet ndermjet te biresuarit dhe familjes se tij te origine .
Biresuesi Kushtet e birësimitBirësohet vetëm i mituri.Birësuesi duhet të ketë një diferencë moshe të paktën 18 vjet metë birësuarin.Në qoftë se birësohet fëmija i bashkëshortit, diferenca e moshës duhet të jetë jo më pak se 15 vjet.I mituri nuk mund të birësohet nga shumë persona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë.Birësimi i ri lejohet pas vdekjes së birësuesit ose të birësuesveapo pas vdekjes së njërit prej birësuesve, në qoftë se kërkesa është paraqitur ngabashkëshorti i ri i birësuesit. Ndalimet e birësimitNuk mund të birësohet një person nga të paralindurit e tij, si edhevëllai nga motra dhe anasjelltas.Nuk mund të birësohet një person nga kujdestari i tij, pa u parëpërpara nga gjykata administrimi i pasurisë së të miturit prej tij,dorëzimi i pasurisë së të miturit, si dhe vlerësimi i detyrimeve në ngarkim të kujdestarit ose dhënia e garancisë nga kujdestari përpërmbushjen e këtyre detyrimeve.Personi nuk mund të birësojë kur:a) i është hequr nga gjykata përgjegjësia prindërore;b) vuan nga një sëmundje psikike ose ka zhvillim mendor të metë,si dhe vuan nga një sëmundje, e cila mund të vërë në rrezik shëndetindhe jetën e atij që do të birësohet;c) nuk ka garancinë si person, se do të kryejë në rregull detyrën ebirësuesit në lidhje me mirërritjen, edukimin dhe arsimimin e atij qëdo të birësohet.
Procedura administrative e biresimit .kjo procedure nis me kerkesen qe subjektet e interesuara i bejne komitetit shqiptar te biresimit ne te cilen paraqiten motivet e biresimit shoqeruar me nje sere dokumentesh ku perfshihen anetaret e familjes dhe qendrimi tyre ndaj biresimit ,te dhena per femijerine dhe menyren e rritjes ,vertetim te pronesise se baneses .mbas ketij dokumentacioni mbi familjen biresues keshilli drejtues vendos nese aplikanti eshte i pranueshme per te biresuar .vazhdimi i procedures vazhdon me pergatitjen e dokumentave te femijesqe do te biresohet ku ndoshet 1 certifikata e linde 2 raportet per gjendjen psiko-fizike .3 mendimin e femijes nese ai ka mbushur 10 vjec dhe thote pelqimin nese eshte 12 vjec .4 certifikaten e prinderve biologjik nese njihen 5.raportin mjekesor te prinderve biologjike 6deklaraten me shkrim te prendi biologjik 7.hollesi mbi zakonet e femijes .me pas aplikuesi ben kerkesen per percaktimin e kohes se proves e cila nuk eshte me shume se 3 muaj .konstatimi i pershtatmerise konkrete te femijes me aplikuesin ,dhenia e pelqimit nga komiteti dhe pergatitja e dose per gjykate perfundon fazen e procedures administrative .
Procedura gjyqesore e biresimit .eshte detyra e komitetit ta coje dosjen ne gjykate e cila permea 1 dokumentat per aplikantin 2.dokumentat per femijen qe do te biresohet .3.vendimi per pershtatshmerine 4pelqimi i keshillit drejtues per biresimin e femijes .4raporti i pershtatshmerise se aplikantit me femijen . Pëlqimi për birësimPër birësimin e të miturit kërkohet pëlqimi i të dy prindërve të tij.Në qoftë se njëri nga të dy prindërit ka vdekur, nuk është në gjendjetë shprehë vullnetin e tij ose i është hequr përgjegjësia prindërore,pëlqimi i prindit tjetër është i mjaftueshëm. Pëlqimi për birësim mund të tërhiqet nga prindërit biologjikë,brenda 3 muajve nga çasti i dhënies së tij.Kjo periudhë shërben edhe si periudhë provë për marrëdhëniet midis birësuesve dhe të birësuarit.
Periudha e provës shërben për të vendosur një marrëdhënie
birësuese midis një fëmije dhe një familjeje.Prindërit mund të tërheqin pëlqimin e tyre edhe pas kalimit tëafatit tremujor, deri në çastin e marrjes së vendimit nga gjykata
kompetente.Gjykata, përpara se të vendosë, duhet të verifikojë nëse janëplotësuar afatet e mësipërme, nëse janë bërë të gjitha përpjekjet enevojshme për kthimin e fëmijës pranë prindërve biologjikë dhe nëse
gjatë bashkimit ka funksionuar marrëdhënia e të miturit me birësuesit.Në qoftë se personi, që i është besuar fëmija gjatë periudhës sëprovës dhe më pas, refuzon ta kthejë atë, prindërit mund t’i drejtohen
Ndryshimet zgjidhje \pavlefshmeri .1ne rastin ku verehen parregullsi vese qe godasin martesen si akt jemi perpara institutit te pavlefshmerise ,1 ne rastin e krizave te prodhuara pas lidhjes qe godasin martesen si akt te cojne ne institutin e zgjidhjes se marteses ,ndryshimi qendron se ndodhin ne momente te ndryshme te te marteses .ne rastin e prodhimit te pavlefshmerise buron ng shkaqe te ndryshme nga defekti qe shkakton zgjidhja e marteses .ndryshimi qendron ne kohen e shfaqjes se te metes por edhe ne ndryshime ne permbajtje .2 ndryshim tjeter lidhet me statusin e bashkshorteve .gjendja civile mund te jete e ndryshme si beqar i maruar etj ne rastin e pavlefshmerise se marteses ky person do figuroje sikur nuk eshte martuar asnjehere .ndersa ne zgjidhjen e marteses si i shkurorezuar .3.pasojat qe burojne nga zgjidhja e marteses ndryshojne nga ato te pavlefshmerise pervec atyre per femijet .ne zgjidhjen e marteses bashkshortet per inertesi kane akoma vazhdimsi .ndersa ne pavlefshmeri ku midis bashkshorteve qe nuk kane qene bashkshorte nuk ka me asnje lloj pasoje .
1 Pavlefshmeria e marteses .eshte
Martesa qe eshte lidhur pa pelqimin e lire dhe pa vese te te dy bashkshorteve ose te njerit prej tyre eshte e pavlefshme .
te 3 lloje pavlefshmeri absolute 2 relative 3.pavlefshmeri joekzistuese .pavlefshmeria absolute ndosh kur jane cenuar ato qe ligji i quan kushte thelbesore per lidhjen e marteses .ne rastin e marteses relativisht te pavlefshme eshte vullneti dhe deshira e bashkshorteve per ta shnderruar kete martese si te vlefshme sepse atyre u atribohet e drejta e rivlersimit te marteses .ne rastine pav.absolute te drejtene padise e kane te dy bashkshortet ndersa ne pav.relative kushdo qe ka interes te drejtperdrejt .e drejta e padise ne rastin e nje martese absolutisht te pavlefshme nuk parashkruahet .madje ajo mund te ushtrohet edhe pas martese . Të drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës ne rastin e kanosjes së lidhur pa pëlqimin e lirë të dy bashkëshortëve ose të njërit prej tyre e kanë të dy
bashkëshortët ose bashkëshorti, pëlqimi i të cilit nuk ka qenë i lirë.Të drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës së lidhur mekanosje ose me lajthim e ka vetëm bashkëshorti që ka qenë i kanosurose në lajthim.
E drejta e padisë parashkruhet, në qoftë se nga data që ka pushuarkanosja, që është zbuluar lajthimi ose bashkëshorti ka fituar lirinë e
plotë në rast të martesës pa pëlqim të lirë, kanë kaluar 6 muaj, por në çdo rast jo më tepër se 3 vjet nga lidhja e martesës.
E drejta e padisë, në rastet kur ka pasur një bashkëjetesë të
vazhdueshme për 6 muaj që nga çasti që bashkëshorti ka fituar lirinë e
plotë ose nga çasti që ai ka marrë dijenipërlajthimin,parashkruhet me kalimin e këtij afati. Të drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës, për shkaqet eparashikuara në nenin 35, pas shërimit të bashkëshortit të sëmurë, eka secili nga bashkëshortët.E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 6 muajve nga shërimi i bashkëshortit.
2 pasojat e pav . nje martese absolutisht e pavlefshme karakterizohet nga mungesa e pasojave ndersa ajo relativisht e pavlefshme i prodhon efektet e saj ndonese ne menyre te pasigurte dhe te paqendrueshme .martesa relative do te quhet qe ka qene e vlefshme deri sa do marri nje vendim per shpalljen e saj te pavlefshme nga gjykate ne formen e prere . Pasojat e pavlefshmërisë
1Martesa që shpallet e pavlefshme me vendim të formës së prerëkonsiderohet se nuk është lidhur.2Për bashkëshortin që nuk ka ditur shkakun e pavlefshmërisë sëmartesës, pasojat fillojnë nga data që vendimi merr formë të prerë.
3Fëmijët e lindur nga një martesë që shpallet e pavlefshme, quhensi të lindur nga martesa dhe marrëdhëniet midis tyre dhe prindërve
rregullohen si në rastet kur zgjidhet martesa. Subjektet qe kerkojne pavlefshmerine :1 bashkshortet 2.prinderit 3 prokurori 4kujdestari 5.te paralindurit 6.ata qe kane interes te drejtperdrejte per ceshtjen .
Shkaqet e pavlefshmerise absolute dhe relative .pavlefshmeria absolute ven kur bashkshortet e lidhin martesen en kushtet e 1.mungeses se pelqimit te lire 2 semundjes se rende psikike ose zhvillimeve te mete mendos te atij qe nuk e kupton qellimin e marteses (te dyja te riparueshme nga bashkshortet )3 mospasja e qellimit per jetese te perbashket 4.raporteve te kujdestarise 5.lidhjeve te biresimit me njeri tetri 6.shkelje te monogamie 7.mosrespektimi i formes civile se lidhjes 8 lidhje te krushqive ose afinitive 9 moshes nen 18 vjec 10 lidhjeve gjinore sipas kodit (te dyja te riparueshme nga gjykata me pelqimin e bashkshorteve kjo padi nuk parashkruhet .11 martesa e lidhur gjate vazhdimit te nje martese te meparshme te njerit prej bashkshorteve eshte e pavlefshme 12 martesa qe nuk eshte lidhur publikisht dhe para nenpunesit te gjendjes civile eshte e pavlefshme .rastet e pavlefshmerise relative jane 1.ne kohen e lidhjes se marteses bashkshorti gjendej ne ndikimin e nje kanosjeje .2. martesa eshte lidhur Ne lajthim per personin e bashkshortit .(te riparueshme vetem nga bashkshortet )kur kemi absolutizem relativ e kemi te riparueshem nga gjykata me pelqimin e bashkshorteve ,dhe nga bashkshortet .
Martesa putative \martesa me mirebesim .pasojat e pavlefshmerise do te jene te ndryshme ne varesi te faktit nese kemi te bejme me rastet 1 vetem njeri nga bashkshortet nuk e ka ditur shkakun e pavlefshmerise dhe tjetri po .2te 2 bashkshortet nuk e kane ditur 3 te dy bashkshortet kane qene ne dijeni .per rastin e pare dhe te dyte lidhet me padijenine e nje ose te dy bashkshorteve qe dikur quhej martese putative ose ne mirebesim .per keto situata ka nje rregullim te vecante .kjo eshte nje martese e pavlefshme per ligjin por e vlefshme per bashkshortet .pra pasoja varet nga mirebesimi dhe keqbesimi i bashkshorteve .ne rastin e dyte jemi perpara mirebesimit dhe pasojat fillojne qe nga dita kur vendimi merr forme te prere nga gjykata .nese vetem njeri nga bashkshortet ishte ne mirebesim ath pasoja fillon qe nga dita kur vendimi merr forme te prere nga gjykata,ndersa per bashkshortin tjeter qe nha lidhja e marteses .ne rastine 3 per te dy bashkshortet pavlefshmeria fillon qe ne diten e lidhjes se marteses .kjo do te thote qe efektet pozitive te pavlefshmerise jane vetem per bashkshortin mee mirebesim .kjo padijeni duhet te jete ne momentin e lidhjes se marteses vetem keshtu ka rendesi ,sepse bashkshortet mund te ndergjegjsohen me vone mbas lidhjes se marteses per pavlefshmerine .ne ekete menyre gjen zbatim parimi sipas te cilit mirebesimi prezumohet ndersa keqbesimi duhet te provole .
1 Regjimi i bashkesise ligjore .i vetmi regjim qe rregullohet nga ligji dhe qe zbatohet kur bashkshortet nuk kane lidhur kontrate .me kete regjim regullohen marredheniet pasurore si gjate marteses ashtu dhe ne rastet e mbarimit te saj.perberja e bashkesise tregon se ne te nuk hyn cod pasuri jashte saj mbeten pasurite e fituara gjate marteses me ane te dhurimit ,te trashegimise .edhe te ardhurat e fituara nga secili bashkshort gjate marteses dhe te konsumuara ne menyra dhe per qellime te ndryshme nuk hyjne ne bashkesi .perberja e pasurise Përbërja e bashkësisë
a) pasuria e fituar nga të dy bashkëshortët, së bashku ose veç eveç, gjatë martesës;
b) të ardhurat nga veprimtaria e veçantë e çdo bashkëshorti gjatë
martesës, nëse nuk janë konsumuar deri në mbarimin e
bashkëpronësisë;
c) frytet e pasurisë së çdo bashkëshorti, që janë marrë dhe nukjanë konsumuar deri në mbarimin e bashkëpronësisë;
ç) veprimtaria tregtare e krijuar gjatë martesës.Në rast se veprimtaria tregtare para lidhjes së martesës i përkiste
vetëm njërit prej bashkëshortëve, por gjatë martesës drejtohet nga të
dy bashkëshortët, bashkësia përfshin vetëm fitimet dhe shtimin e. prodhimit.hyjne ne bashkesi menjehere fitimet dhe shtimet e pasurise qe vijne nga veprimtaria tregtare .
2 Pasuria e caktuar për administrimin e veprimtarisë tregtarePasuria e krijuar gjatë martesës, e caktuar për administrimin e veprimtarisë tregtare të njërit prej bashkëshortëve dhe shtesat eprodhimit të saj janë objekt i bashkëpronësisë vetëm nëse ekzistojnë si të tilla në çastin e mbarimit të martesës. Pasuria e bashkëshortëve prezumohet si e përbashkët, me përjashtim të rastit kur bashkëshorti provon karakterin e saj vetjak.pasuria vetjake qe nuk ben pjese ne bashkesi a) pasuria, e cila para lidhjes së martesës ishte në bashkëpronësitë bashkëshortit me persona të tjerë b) pasuria e fituar gjatë martesës me anë të dhurimit, të trashëgimisë ose legut, c) pasuritë e përdorimit ngushtësisht vetjak të secilit bashkëshort dhe pasuritë e fituara si aksesorë të pasurisë vetjake; ç) mjetet e nevojshme të punës për ushtrimin e profesionit të njërit
prej bashkëshortëve,
d) pasuria e fituar nga shpërblimi i dëmit vetjak, me përjashtimtë të ardhurave që rrjedhin nga pensioni i fituar për shkak të humbjes së pjesshme ose të plotë të aftësisë për punë;
dh) pasuria e fituar nga tjetërsimi i pasurive vetjake të
sipërpërmendura;detyrimet per regjimin e pasurise ligjore a) për të gjitha barrët dhe detyrimet që rëndojnë mbi ta në çastin
e fitimit të pronësisë;b) për të gjitha shpenzimet e administrimit të pasurisë së
përbashkët;c) për të gjitha shpenzimet për mbajtjen e familjes dhe për çdo
detyrim të kontraktuar nga bashkëshortët, qoftë dhe veçmas, që është në interes të familjes;ç) për çdo detyrim tjetër kontraktues ose jokontraktues, mepërjashtim të detyrimeve të përcaktuara si vetjake në këtë Kod. Mbarimi i bashkësisë
a) vdekjen e njërit prej bashkëshortëve, shpalljen i zhdukur ose ivdekur të njërit prej tyre, shpalljen të pavlefshme dhe zgjidhjen e martesës;b) pjesëtimin e pasurive;c) ndryshimin e regjimit pasuror martesor, kur sjell mbarimin e bashkësisë.



STUDIME MBI FAMILJEN DHE MARTESEN - ZAKONET DHE TRADITAT



   UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ” DURRES
FAKULTETI  I EDUKIMIT
MASTER PROFESIONAL : SHERBIME SOCIALE DHE KOMUNITARE
 LENDA : STUDIME MBI FAMILJEN DHE MARTESEN


TEMA : ZAKONET DHE TRADITAT E MARTESES NE ZONA TE  
               NDRYSHME TE SHQIPERISE


Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per t'u mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe nga ajo kohe, martesa nuk kane qene gjithmone nje ngjarje e lumtur. Dhe, pikerisht prej rivalitetit te tribuve, shpeshhere grate dhe femijet grabiteshin ose rrembeheshin. Qe kur brenda tribuve ishte e ndaluar te martoheshe brenda klanit, atehere grate rrembeheshin dhe ishin te detyruara te lidheshin ne martese me te huajt qe i kishin rrembyer. Historianet, i referohen shpesh kesaj periudhe, qe ishte pjese e kohes se eres se "marteses me rrembim".
Dreka e beqarise
Sipas shume te dhenave, qe depertojne deri ne ditet e sotme, ky festim per nder te nuses eshte quajtur dreka e beqarise, ose "Gostia e Fundit" (e beqarise). Ashtu si shume tradita te tjera martesore, zakoni ka luajtur gjithmone rolin e nje testi per kohen ne vazhdim. Fillimisht, ky zakon na vjen qe nga shekulli i peste prej Spartes, ku komandantet ushtarake mund te festonin dhe te ngrinin dolli me njeri-tjetrin ne prag, te marteses se njerit prej shokeve te tyre.Madje edhe sot, nje dreke beqaresh, behet pak para dates aktuale te dasmes, apo ashtu si njihet "shija e fundit e lirise" per dhendrin. Duke u shkeputur nga konteksi historik, duhet thene se ne ditet tona ky takim i miqve te nuses dhe dhendrit, behet me nje qellim te thjeshte, qe atyre t'u hiqet ankthi i dites se marteses, ose dites se tyre te madhe.
Martesa
Gjate eres " se marteses me ane te rrembimit", shoket me te afert, asistonin kur dhendri rrembente nusen nga familja e saj. Shoqeruesit ne ate kohe dhe njerezit me prane familjes se protagonistit (dhendrit), duhet te kishin nga nje arme "te vogel", madje dhe mund te luftonin per te ruajtur rrembimin e vajzes, nga reagimi i eger i familjareve te saj, nderkohe qe dhendri largohej me te.
Shoqerueset e nuses dhe vajzat e nderit u bene me te pranishme ne keto aktivitete, kur martesa tashme ishte dicka e planifikuar.
Qe disa dite para marteses, eshte nje grua, qe duhet te ndiqte te gjitha pergatitjet e nuses. Kjo vajze apo matrone (grua romake) nderi, qe eshte edhe sot, siguron te gjithe ceremonialin dhe ndihmon nusen, qe te vishet. Te gjitha vajzat e tjera ndihmojne nusen qe te zbukurojne martesen...
Lulet e dasmes
Perpara perdorimit te luleve ne buqeten martesore, grate mbanin buqeta te ndryshme te herbeve dhe luleve te ndryshme me qellimin kuptimplote, per te larguar shpirtrat e keqinj. Me kalimin e kohes, lulet dhe ererat e ndryshme u zevendesuan me lule qe simbolizonin pjellorine dhe dashurine e perhershme. Lule specifike kane kuptime te ndryshme ne vende te ndryshme...

Paja e nuses
Nje institut i rendesishem i se drejtes zakonore familjare, i njohur qe nga kohet me te lashte ka qene paja e nuses. Ne fshatrat shqiptare ku sundonte varferia, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (corape e veshmbathje tjeter) qe merrte me vete nusja. Sipas librit "E drejta zakonore e Laberise" paja perbehej nga sendet vetjake te nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Ne Shqiperine e Veriut, paja e nuses perfshinte edhe priken. Ne Laberi paja pergatitej nga shtepia e burrit. Babai i dhendrit se bashku me babane e nuses shkonin ne pazar dhe i blinin rrobat e nuses qe nga kepucet (zakonisht 2-3 pale) e deri tek shamia e kokes. Kjo norme e pashkruar e se drejtes zakonore ka vepruar kudo ne Shqiperi e ne Kosove. Ndersa sot mjaft qe te kesh leke dhe nusja blen gjithcka cfare do vete.

Velloja e nuserise
Velloja, ne menyre origjinale, eshte mbajtur nga grate e pamartuara per te treguar modestine. Ne ceremonine martesore, nje nuse e mban vellon si simbol te nenshtrimit dhe premtimit, qe do t'i bindet te shoqit te saj. Dhe, vetem pas ceremonise veli ngrihet per te zbuluar pamjen e nuses, perpara dhendrit. Dikur ne shekullin e 16-te, veshjet me vello ishin shume delikate, ndersa vellot me tantella, per here te pare u bene popullore mbas marteses se Mbretereshes Viktoria ne vitin 1840.

Unazat e marteses
Tradita e unazave te marteses eshte nga me te vjetrat nder te gjitha traditat e tjera martesore. Afersisht, cdo qyteterim, duke filluar qe nga egjiptianet, i kane perdorur unazat martesore, si simbol te marreveshjes martesore. Sipas hiroglifeve egjiptiane, rrethi perfaqeson perjetesine, dhe unazat e para jane bere nga fijet e barit, lekura, bari i thate, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalet, atehere ato zune vendin kryesor ne perberjen e ketyre unazave.
Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore eshte gishti i katert i dores se majte.Ky zakon ka filluar tek egjiptianet, sepse ata besonin qe nje vene ne doren e majte, qe ndodhej pikerisht ne gishtin e katert, kishte direkt lidhje me zemren. Ndersa shpjegimi pragmatist i sotem eshte i thjeshte: vihet ne doren e majte, sepse shumica e njerezve e kane inaktive kete dore, pasi keta njerez shkruajne me te djathten.
Por, ka dhe perjashtime, pasuesit e Elisabetes ne Angli, e mbanin ne doren e djathte unazen martesore, dhe mbanin madje disa te tilla. Katoliket romane po ashtu i mbanin ne anen e djathte. Gjithashtu eshte e ndaluar, qe unazat e marteses, te blihen diten e premte. Per supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, perpara ceremonise se marteses.

Muaji i mjaltit
Muaji i mjaltit, i ciftit te sapomartuar, nuk ka pasur kuptimin, qe ka ne ditet e sotme, si muaji i pare i kaluar sebashku. Fjala ka ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e veriutNë Shqipëri, akti i martesës mbahet nga punonjësi i zyrës së Gjendjes Civile në bazë të dokumentave të paraqitura. Sipas Kodit të Familjes dhe legjislacionit shqiptar në fuqi, martesa lidhet midis dy bashkëshortëve që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të lidhjes në gjendjen civile bëhet edhe shpallja publike e aktit. Nëse askush nuk do ta kundërshtojë, çifti mund të trashëgohet i qetë.

Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50 vete
Deri ne fillim te viteve 90 dasma shqiptare zgjaste nje jave rresht dhe te ftuar ishin mbi 100 vete. Harxhe te medha per familjen, por qe i merrnin mbrapsht pasi te ftuarit nuk benin dhurata, por hidhnin leke ne tabaka, "zakon"i stisur gjate sistemit komunist, ardhur prej varferise, por qe ka mbetur dhe sot. Sot jane te rralla dasmat e tilla te medha. Me e zakonshmja eshte ajo e tipit kur nusja dhe dhenderi ftojne vetem hallat, tezet dhe shoqerine rreth 50, 70 veta. Shtrohet nje banket i vogel; gjate te cilit nusja nderron dy dhe tre fustane, pasi sigurisht eshte dita e saj. Ne dasmat e sotme nusja kercen sa mundet, ndersa duhet te nuseronte gjithe turp, e nuk guxonte as te buzeqeshte. "Dasma vazhdoi tri dite e tri net. Dasmoret hengren e pine dhe per nje jave nuk u doli pija". Keshtu pershkruhen dasmat e familjeve shqiptare, te cilat fillonin qe te henen ne mengjes dhe perfundonin te henen tjeter. Per nje jave njerezit hanin, pinin dhe kendonin per fatin e dy te rinjve qe martoheshin. Ndersa sot ndodh e kunderta. Mund te te lajmerojne se marton nipin para dy diteve te dasmes dhe vetem te dielen te jesh i pranishem ne koktejlin e thjeshte, qe do te organizohet me kete rast.

Tradita ka mbetur vetem te vallet
Asaj qe ndoshta dasmoret shqiptare nuk i kane shpetuar dot, jane vallet e tradites. Edhe cifti nuk shkon ne dhomen e gjumit, nese nuk ka kryer ritin e valles se nuses dhe dhendrit. Shoqerimi i ciftit qe kercen ne shoqerine e prinderve eshte e vetmja tradite, e cila ka shpetuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen jane te vogla, cifti, domosdoshmerisht, duhet te kerceje hipur mbi nje tryeze, ku do te digjet edhe shamia e beqarise. Sipas tradites, ne vallen e nuses merrnin pjese edhe te aferm te tjere, te cilet tashme duken rralle e me rralle ne kete valle. Kjo per faktin, se nusja dhe dhendri lodhen.

"Ritet e mira te marteses, qe i kemi humbur"
Shume kohe me pare ne dasmat shqiptare ne vend te parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim te kesaj tradite edhe ne ndonje dasme shqiptare qytetare. Por ne me te shumtat e rasteve doroviten para. Nderkohe qe tradita te tjera negative jane ne rikthim, jane harruar fare tradita te mira si ajo e sponsorizimit te pajes. Gjate dhjetevjecarit te fundit ka patur shume ndryshime ne ritin e dasmes, fejeses dhe marteses. Kjo shpesh ka ndodhur per arsye te difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Per shembull, eshte shtuar perdorimi i pijeve te tjera qe pak perdoreshin ne dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani perdoret shume vera dhe birra. Keto prirje kane lidhje me emigracionin. Per shembull ne dasmat e te emigruarve ne Itali shpesh shoket e dhendrit qellojne njeri-tjetrin me torte, por sidomos dhendrin. Kjo si shenje e jetes se lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjeter eshte thyer zakoni per mosvajtjen e dhendrit vete per te marre nusen (prej kohesh) dhe tani dhendri shkon ta marre nusen, madje si shofer. Keto jane disa shembuj periferike te ndryshimeve qe kane ndodhur ne ritet e dasmave. Nje ndryshim i rendesishem eshte ai i shtimit te diferences ne moshe mes dhendrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Ne nje fare menyre ne kete rast kemi te bejme me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diference te konsiderueshme ndermjet burrit dhe gruas ne moshe. Sot kjo diference sipas statistikave shkon deri ne 2 vjet me shume se paraadhesja, pra ne 6-7 vjet ndermjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigranteve shpesh u shkon mosha duke punuar jashte. Nje rikthim tjeter eshte fakti, qe nje pjese e emigranteve marrin gra te pashkolluara. eshte nje rikthim negativ, sepse keto gra po e humbin ne kete menyre pavaresine ekonomike dhe njekohesisht pushteti ekonomik i burrit eshte rritur shume. Por vec traditave jopozitive te se shkuares ka tradita te mira, tek te cilat ia vlen te kthehesh. Nuk eshte ne traditen e shqiptareve komercializimi i dasmes. Si rregull nuk cohej para ne shtepine e atyre qe martoheshin, por dhurata si per shembull dashi ose dicka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, me mire te behen dhurata simbolike sesa te detyrosh ne nje fare menyre te ftuarit e tu te dorovisin para, edhe kur jane te varfer. Komercializimi i dasmave eshte bere nje gje vulgare.

Zona e Korçës: Bukë me qiqra për nusen që të jetë pjellore
Korça i ruan traditat e saj të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shumë sesa disa qytete të tjera. Atmosfera e dasmës fillon që një javë para, të hënëën. Fillojnë përgatitjet, njerëzit janë nga s janë vijnë dhe çdo natë bëjnë darkë, mblidhen të gjithë. Të mërkurën merret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve i mbledhin të gjithë fëmijët e mëhallës që të shkojnë të marrin pajën. Kur niset makina, hedhin sheqerka dhe oriz. Më pas, bëhet adeti i zënies së bukës me qiqra. Të gjitha gratë mblidhen në dhomë rreth e rrotull dhe këndojnë dhe fëmijët e shtëpisë e shtypin nganjëherë qiqrën dhe më pas gratë fillojnë të zënë bukën dhe e lënë të vijë deri të nesërmen në mëngjes. Të enjten, çupat me mësallkat e reja venë të shpien bukën në furrë.
Të premten, zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojnë. Gjithashtu të premten shpihet kungulli me verë nga nusja. Pastaj të shtunën është dasma e nuses dhe të dielën, dasma e dhëndrit. Kur shkojnë dhëndri me të afërmit të marrin nusen të dielën, i vëllai i nuses ose një nga djemtë e shtëpisë që kanë caktuar të kryejë këtë detyrë, i vë lulen dhëndrit në xhep dhe kur takohen, vëllai i jep një dackë në faqe dhëndrit (me demek që dhëndri t ia mbajë mirë motrën, ta ketë parasysh dackën që ka ngrënë) dhe dhëndri i fut në xhep para vëllait të nuses në këtë moment. Më pas, para se të ngrihen të gjithë dhe të marrin nusen, vllami (i bërë si vëlla)hedh para dhe të gjithë i shikon në dysheme që i mbledhin ku ranë e ku s ranë. Gjithashtu, vllami i ndron dhe këpucët nuses, i vesh këpucë të reja me porosi. Kur jashtë dëgjohet boria e makinës, nusja përcillet dhe e gjithë mëhalla ka dalë jashtë që ta shikojë. Kur hyn nusja tek dera, i vënë dy bukë me qiqra nën sqetull (që nusja të jetë pjellore) dhe vjehrra ia bën gishtin nuses me mjaltë, bën kryqin lart te dera që të bekojë shtëpinë dhe të jetë e ëmbël. Ortodoksët e kanë zakonin që vënë kurorë në kishë, ndërsa myslimanët i vënë unazat në shtëpi, kur venë të marrin nusen, dhe krushkat këndojnë: Epo këto krushkat moj,/ sa të mira moj, sa të mira/ na e mbushen çupën/ me lira moj me lira/...

Zona e Shkodrës: Byrekun e bën vjehrra, por quhet “i nuses„
Familja ia nis përgatitjeve muaj përpara, në radhë të parë me rrobat e nuses. Një javë para dasmës mblidhet gjithë fisi çdo natë tek djali, është një atmosferë e paparë. Ndërkohë që vajza është te dajat deri tre ditë para dasmës. Çifti dy-tre javë para dasmës nuk është i lejuar të shihet. Të enjten shkojnë ca gra të fisit të djalit tek nusja për ta parë dhe po ashtu, për t i çuar dhuntinë: Kjo përmban fustanin e nusërisë dhe çdo gjë që mund t i duhet ditën e dasmës. Po ashtu dhe dhuratat për familjen e nuses dhe për nusen, nga farefisi i djalit. Po të njëjtën ditë, pasdite, shkojnë ca gra tek familja e djalit me dhurata për gjithë fisin e djalit nga familja e vajzës. Të premten në darkë ose të shtunën vinë ca njerëz të djalit të marrin pajën e nuses. Këtu burrat janë brenda, ndërsa familja e nuses vë çdo gjë brenda në makinë. Në momentin që burrat dalin dhe duan të hipin në makinë, gjejnë një çun të vogël në makinë, i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhënë para. Burrat provojnë në fillim me pak para dhe e pyesin: „Të mjaftuan?” Dhe djali i vogël, natyrisht nuk zbret, derisa të ketë duart plot me para. Të premten çojnë nusen në parukeri dhe në darkë vinë të gjitha shoqet e nuses me dhurata. Të shtunën, familja e vajzës ka përgatitur dasmën në të cilën është i ftuar vetëm, kurse gjithë të tjerët janë njerëzit e vajzës. Kërcejnë, hanë, pinë… (fustani i nuses është ndryshe nga ai i ditës që vjen). Të dielën që me natë, nusja shkon sërish në parukeri, që të ketë një pamje tjetër. Kurse djalit i sjellin berberin në shtëpi, i presin flokët (zakon) i heqin mjekrën. Pastaj, e ëma i vë kollaren dhe i vesh xhaketën. Afërsisht në 10.00 mbërrin djali me të tijët që të marre nusen. Normalisht kanë orkestër me vete, kërcejnë tek shtëpia e vajzës. Ndërsa ca burra, ndër ta dhe dhëndrri, janë brenda. Vjen momenti për të dalë nusja. Nga shtepia e nxjerr vëllai dhe daja (nëse nuk ka vëlla një djalë xhaxhai). Tek oborri del dhëndrri dhe merr nusen nga krahu. Kur mbërrijnë tek shtëpia e dhëndrrit, i mbulojnë me oriz e karamele. E ëma i pret tek dera me bukën, që ta vërë nën dorën e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses në mjalt dhe lyen cepin e derës. Më vonë i vënë nuses një çun të vogël në prehër të cilit ajo i jep një kokërr mollë dhe një palë çorape. Në vazhdim, çifti është vetëm, derisa të fillojë “dasma” e vërtetë. Ata mbërrijnë me vonesë si gjithmonë. Në dasmë ka shumë- pak njerëz dhe shoqëri të vajzës. Në momentin që çifti kërcen, i mbulojnë me para. Ajo që ka ngelur nga mbrëmja është e çiftit pastaj. Në mëngjes, nusja çohet në 5.00 të përgatisë kafenë për vjehrrën dhe vjehrrin. Dhe po ashtu tërhollë byrekun, (edhe pse në shumicën e rasteve nuk di dhe në fakt ajo vetëm sa i prek petët dhe në të vërtetë, e bën vjehrra). Pastaj, kur vinë njerëz, u thonë ”Byreku i nuses”.

Zonat e Tepelenës, shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze
Dasma në zonat rurale është një eveniment i rëndësishëm, që kërkon përgatitje dhe përkushtim. Ftesat nuk ekzistojnë, sepse miqve u çohet fjalë me lajmës. Proekupimin më të madh e ka përgatitja e ushqimit. Hapi i parë është zgjedhja e mishrave, që duhet të jenë kryesisht desh kopeje dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg për mik të ftuar. Hapi i dytë është rakia, ajo duhet të jetë e fortë dhe llogaritet të jetë minimumi dy litra për person. Sa për pjesën tjetër të ushqimit, nuk ka shumë rëndësi. Nqs janë plotësuar këto kushte, krijohet ideja që dasma po nis mbarë. Më pas zgjidhen personat që do të pjekin mishin në hell dhe këta duhet të jenë ekspertë, ndryshe miqtë do të jenë të pakënaqur. Më pas, bëhet plani i uljes së miqve. Shtrimi bëhet në dy anë, në një anë gratë dhe në një anë burrat. Të krijohet ideja, që dasma është vetëm ngrënia dhe vajza që martohet, është thjesht një kukull, këto momente që zëri nuk i dëgjohet dhe e qeshura kurrsesi nuk zë vend në fytyrën e saj. Dasmën e hap i zoti i shtëpisë ku uron të gjithë për ardhjen dhe e mbyll fjalën "Ua shpërblefsha në fëmijët tuaj".
Dollinë e parë duhet ta marrë krushku më i freskët i familjes dhe përgjatë natës, dollia vazhdon sipas një riti të vjetër, ku askush s ka të drejtë ta prishë, përndryshe kjo mund të çojë në përmbysjen e tavolinës dhe dasmës gjithashtu. Bejtet janë pafund dhe këtu. Burrat tregojnë kush është më i fortë dhe më i zgjuar. Nqs dikush nuk mund të pijë aq sa i kërkohet ose nuk di ta kthejë bejten, ai nuk është “burrë” ato momente aq sa do të përflitet. Këngët janë ato polifonike të traditës, ndërprerë tek-tuk nga orkestra, që duket se ka thjesht rol plotësues. Dhe dasma vazhdon deri sa më të fortet të mposhten.
Pas dasme, të hënën, gjithe miqtë duhet të pinë kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojnë për jetë të lumtur. Më pas hapet paja, ku një i afërm do të tregojë se ç ka sjellë nusja dhe dhuratat për njerëzit e burrit. Ndryshe ndodh në qytet. Dasma rrjedh normalisht si në gjithë qytetet e Jugut, e hareshme me këngë, valle ku çifti është qendra e vëmendjes dhe këngët, vallet, romuzet gjithçka u dedikohet atyre

Zona e Laberise
Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen ( nuk e di vinin me arme apo jo, sepse shkrehja e armes kur merrej nusja ka qene zakon ne disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak ( ne jug quhet ndryshe, por nuk me kujtohet), dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepi te burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel.
Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin me kena. Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjese te brendshme bagetie. (keto di une, por ka dhe te tjera).
Embelsira tradicionale ka qene revania.
Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimine miqve ne tryeza etj ( nqs kujtoni Birce haskon tek filmi Malet me blerim mbuluar, ajo eshte tmam ashtu sic ka qene zakoni). Grate e burrat uleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.
Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume. Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, PSH:
Njerezit e nuses:NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.
Njerezit e djalit:DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.
Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me me humor e dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen e te ulje dhendrin apo kenge trimerie per djalin e te ulje nusen.
Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses
Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin, por me nje femije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen.

Dasma Tiranase
Kësaj here shkrimi mbi traditën dhe ritualet kryesore të jetës, si dasma, lindja e vdekja, ka për shtysë interesimin e madh të treguar nga lexuesit on-line dhe si burim kryesor disa forume, në të cilat qytetarë të shumtë nga Tirana, të nxitur nga reportazhet e mëparshme të "Shekulli-Kontakt", kanë treguar diçka mbi zakonet e trevës së tyre.
Dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsi vizitat e shoqerisë (ku shumica shkon tek nusja, se aty e kanë qejfin; dhëndrit një kostum i është veshur, pak ka ndryshuar). Gjithsesi dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen...",duke vijuar të tregojë se "pastaj e premtja është dita që nisin pajën për te shtëpia e dhëndrit, apo shtëpia e ardhshme e nuses.Gratë vijnë e shikojnë se ça` do çojne dhe gratë andej nga dhëndri shikojnë se ça` ka sjellë nusja (se doemos, po nuk na i pa dhe komshiu brekët ne, nuk ka derman!). Shumë familje kanë traditat e tyre të vogla, që i kalojnë brez pas brezi. Në të gjitha dasmat tiranase në çdo valixhe të pajës nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si për të treguar një fillim të ri e me ëmbëlsi".
Dita e shtunë, për tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo më kot, por sepse atë ditë nusja feston fundin e beqarisë dhe bën darkë pa burrin, si hera e fundit që "është e lirë". Sipas zakonit, darka fillon rreth orës 20.00 dhe atëherë zhvillohej në ndonjë prej oborreve më të mëdha të lagjes, ndërsa në ditët e sotme kryhet sipas qejfit, në lokale të ndryshme pasi është më praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj.
Krushqit vijnë në darkë vetëm pas mesnate dhe janë një rreth i ngushtë familjar i dhëndrit, por që siç thamë, të pashoqëruar nga dhëndri. Ata nuk qëndrojnë më tepër se një orë dhe janë të detyruar që sipas adetit, të hedhin valle për nder të familjes...
Kurse të dielën, nusja përgatitet që të lërë shtëpinë e nënës dhe zakonisht rreth orës 11 vjen dhëndri me dajën dhe me një fëmijë të vogël, i afërm të tyre, i cili i jep lule nuses ndërkohë që ajo duhet ta dorovitë. Më pas ata hipin në makinën e zbukuruar (dikur pelë e bardhë) dhe bashkë me shoqëruesit nisen drejt shtëpisë së dhëndrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, në madhështinë e saj të tejplotë. Kur hyn dhëndri në dhomë, takohet me të gjithë dhe përpara i del vëllai i nuses, ose nëse nusja nuk ka vëlla një kushëri i saj, i cili më pas e gjuan djalin me një shuplakë. "Të gjithë bërtasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i bien.E gjitha kjo bëhet sa për t'i treguar dhëndrit, se ka dikush këtu për këtë vajzë dhe ai duhet të sillet me kujdes ndaj saj, ta respektojë dhe të mos ta përdhosë sipas qejfit..."
Njëri nga krushqit e dhëndrit, është si zakon që duhet të tregohet i shkathët dhe më i zoti se njerëzit e shtëpisë së nuses, për t'i vjedhur një objekt apo send të çfarëdoshëm para se të dalin jashtë dhe më pas t'ia japë të zotit të shtëpisë, duke i thënë se "ne jemi më të zotët. Jua hodhëm...!Pas kësaj, nusen e zbukuruar e hipin në makinë, të cilës i kanë vënë dhe një sixhade sipër. Ndërkaq, nusja duhet të hedhë një vezë mbrapsht, motiv të cilit për momentin nuk ja kemi gjetur ende domethënien simbolike.
Nusja te vjehrra Sa i afrohen shtëpisë nusja me krushqit, shohin vjehrrën që del e pret te dera me një llokume, që gjysmën e ha vetë dhe gjysmën ia jep nuses, si dhe me një pjatë me mjaltë, në të cilën nusja ngjyen dy gishtërinj dhe i fshin te pragu i portës. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do që nusja të hyjë brenda dhe të qëndrojë e gjora për disa orë rresht me kokën ulur, pa shikuar askënd në sy e fytyrë, duke i takuar të gjithë, e duke u thënë veç "Faleminderit!", teksa e urojnë që të trashëgohet dhe të ketë jetë të lumtur. Pas kësaj, nusen e marrin dhe e fusin në dhomën e saj, ku i tregojnë se si ja kanë mobiluar. Nëse nusja nuk e pëlqen kjo duket shumë shpejt, pasi acarimet me vjehrrën për pozicionimet e krevatëve, kolltuqeve, tavolinave, do të jenë të pashmangshme dhe sa vjen e më të shpeshta..Kur nusja hyn në dhomën e saj shkon tek krevati, ku i vjen një vogëlush i afërm i burrit, të cilin ajo duhet patjetër që ta dorovisë. Në atë çast në dhomë hyn dhëndri, i cili ia heq këpucën nuses dhe nis t'ia mbushë me florinj.





BIBLIOGRAFIA

Informacionet per kete detyre kursi jane marre nga keto faqe interneti dhe me pas jane perpunuar :


www.traditatzakonetfejesa martesa.com

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME