Permbajtja
Parathenie
I.1 Themelimi I Lidhjes Shqiptare te Prizerenit dhe program.
I.2 Organizimi institucional I Lidhjes se Prizerenit.
I.3. Shqiperia gjate Kongresit te Berlinit dhe acarimi I Marrdhenieve Shqiptaro – Turke
I.4 Perpilimi i disa kerkesave te reja per interesat e patrioteve shqiptare dhe mbrojtja heroike e trojeve shqiptare nga politika gllaberuese e shteteve fqinje.
I.5 Rendesia dhe Renia e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit.
1.6 Bibliografia
Parathënie
Lidhja Shqiptare e Prizerenit mund te konsiderohet pa dyshim si nje nder pikat me kulminante te Rilindjes tone Kombetare , e cila frymezoi masat e gjera te popullit shqiptare qe nepermjet llogjikes intelektuale dhe forces fizike ushtarake ,te kerkojne te drejtat e tyre kombetare me ngulm dhe vendosmeri te patundur .Kishte ardhur koha qe tashme shqiptaret te kundershtonin me cfardo lloj menyre shtypjen dhe arbitraritetin e Perandorise Osmane ,e cila prej kohesh vazhdonte ti privonte shqiptaret nga te drejtat e tyre elementare kombetare . Por jo vetem kaq ,sepse tashme per shqiptaret vec pasojave negative qe I vinin nga sundimi I Perandoris Osmane ,gradualisht po I shfaqej edhe nje rrezik I ri , ai I politikes shoviniste te shteteve fqinje ne bashkerendim edhe me arrogancen e fuqive te medha .Shovinizmi fqinj prej kohesh ushqente ne brendesi te tij venien ne jete te planeve copetuse e aneksuese , nje gje e tille shikohet qe tek programi I Megalo Ideas dhe Narcetanias, por qe ne kete kohe me nxitjen e Rusise na shfaqet I shume permenduri Traktat I Shen Stefanit dhe I ashtuquajturi Kongresi I Berlinit ,dy ceshtje historike qe mund te thuhet me plot gojen se I dhane nxitjen e tyre formimit te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit .
1.1 Themelimi I Lidhjes Shqiptare te Prizerenit dhe program politik.
Klasa intelektuale shqiptare tashme e ndergjegjshme per vendimet cenuese te traktatit te Shen Stefanit dhe duke marre me mend pak a shume vendimet qe mund te merreshin ne Kongresin e Berlinit ,mori iniciativen qe te formonte nje lidhje shqiptare me karakter mbare kombetare nen frymen e larte te patriotizmit me qellim qe te luftohej ne interes te drejtave kombetare .Nismen per themelimin e kesaj lidhje e mori Komiteti Stambollit dhe si vend per formimin e kesaj lidhje u zgjodh Prizereni I cili ishte nje nder qytetet me te medha te vilajetit te Kosoves .Nen thirrjen e Ali Bej Gucise I kerkohej gjithe banoreve te 4 vilajeteve qe te merrnin pjese ne kete lidhje kombetare me qellim qe te perpunohej nje program politik ne interes te kombit shqiptare qe do ti parashtrohej per diskutim fuqive te medha ne kongresin e Berlinit .Pas ketyre ngjarjeve me ne fund me 10 qershor 1878 startoi punimet e tij kuvendi I Prizerenit ne te cilin moren pjese nje numer I konsiderueshem nga rradhet e patrioteve shqiptare .
Megjithate duhet te flasim edhe per politiken bllokatore qe ndoqi Perandoria Osmane qe te conte ne deshtimin e kesaj lidhje ,sic ishte rasti I bllokimit te patrioteve te Shkodres nga valiu I qytetit ,dhe pengimi I patrioteve nga Janina te cilet me shume veshtersi arriten qe te perfaqesoheshin ne kohe ne lidhje vetem nga dy delegate ,njeri prej te cileve ishte Abdyl Frasheri .Ne kuvend moren pjese edhe shume jo shqiptare kryesisht nga vilajeti I Kosoves .Qe ne ditet e para u zhvillua nje lufte e ashper midis politikave kontradiktore te sulltanisteve dhe patriotikeve , megjithate si pasoje e nje fjalimi te zjarrte nga Abdyl Frasheri u arrit nje kompromis midis 2 rrymave politike dhe u hartua edhe programi I lidhjes ,ku pikat me te rendesishme ishin :
1 –U themelua nje lidhje kombetare me nje qender te vetme drejtuese dhe me dege ne te 4 vilajetet .
2-Lidhja duej te mbronte me vendosmeri interesat kombetare .
3- U hartua nje peticion me ane te se cilit patriotet Shqiptare do te ngrinin zerin para fuqive te medha ne kongresin e Berlinit .
4 - U vendos nje bese e pergjithshme ku shqiptaret do ti ndalonin veprimet kanunore te gjakmarrjes .
1.2 Organizimi institucional i Lidhjes se Prizerenit.
Pas themelimit te saj tashme nje nder detyrat themelore qe parashtroheshin te zbatoheshin nga lidhja shqiptare e Prizerenit ,ishte organizimi I organeve te saj drejtuese .Prandaj menjehere u vendos qe te formohej Keshilli I pergjithshem me qender ne Prizeren dhe me dege ne te gjithe vilajetet me kryetar Iliaz pashe Dibren ,dhe njekohesisht u formua edhe Komiteti Qendror I Lidhjes me funksion ekzekutiv I ndare ne 3 komisione perkatese .
Komisioni I puneve te jashtme me ne krye Abdyl Frasherin .
Komisioni I puneve te brendshme me ne krye Haxhi Shabanin .
Komisioni I financave me ne krye Sulejman Vokshin .
1.3 Shqiperia gjate Kongresit te Berlinit dhe acarimi I Marrdhenieve Shqiptaro – Turke
3 dite pas lidhjes se Prizerenit nisi punimet e Tij Kongresi I Berlinit ,I cili kishte si qellim qe te rishikonte vendimet e Traktatit te Shen Stefanit . Ne Kongresin e Berlinit gjithe fatin e vendimeve e kishin 6 fuqite e medha ,patriotet e lidhjes se Prizerenit megjithese ishin pjesmarres atyre nuk ju lejua qe te flasin .Pas nje muaji diskutimesh u moren me ne fund edhe vendimet e shume pritura qe per Shqiperine kishin karakter negativ ,megjithese u likujdua ideja e Bullgarise se madhe, per territoret shqiptare tashme do te shfaqet rreziku I aneksimit nga 3 shtete fqinje te Serbise ,Greqise ,dhe Malit te Zi shtete te cilave ju njoh e drejta e pervetesimit te nje numri te konsiderueshem te territoreve Shqiptare .
Sidomos shume cenuese per interesat e konmbit shqiptare ishin edhe Neni 23 dhe Protokolli 13 qe u miratuan ne Kongresin e Berlinit .Kombi shqiptare I zemeruar ne mase nga vendimet e Kongresit te Berlinit u shpreh I gatshem se do ti mbronte nen forcen e armeve te drejtat e tij, per kete arsye u mblodh edhe nje kuvend nderkrahinor ne Janine nga patriotet e lidhjes ku u vendos qe te bashkoheshin trojet shqipate ,ti jepej prioritet gjuhe shqipe , dhe te ndermrreshin disa reforma me karakter thelbesor .Por nje nder vendimet me te rendesishme te patrioteve ishte gadishmeria per te mos I leshuaar me asnje kusht Hotin dhe Gruden Malit te Zi dhe Camerine Greqise. Nje vendim I tille I patrioteve shqiptare ngjalli pakenaqesi tek mbreti Knjaz Nikolla I Malit te Zi I cili I kerkoi ndimen e Turqise per te permbushur qellimet e veta ne trojet shqiptare ,mirepo Perandoria Osmane nga ana tjeter nuk ishte e interesuar per kete ceshtje megjithate ajo u detyrua te nderhynte ne favor te Malit te zi si pasoj e presionit Austro – Hungarez per te zbatuar vendimet e Kongresit te Berlinit ,per kete qellim Perandoria Osmane dergoi Mustafa pasha Drenin per te shtypyr lidhjen e Prizerenit dhe te detyronte shqiptaret qe te dorzonin Plaven dhe Gucin .Mirepo ne luftimet e zhvilluara midis ketyre 2 forcave kundershtare ne rrethin e Gjakoves situate shtypese e Perandorise Osmane u konvertua ne nje disfate ushtarake ku si pasoj e luftimeve ne fushen e betejes ra edhe Mustafa pashe Dreni ,Kjo ngjarje demoralizoi forcat kundershtare dhe frymezoi per me tej patriotet shqiptare ne permbushjen e qellimeve te tyre .
1.4 Perpilimi i disa kerkesave te reja per interesat e patrioteve shqiptare dhe mbrojtja heroike e trojeve shqiptare nga politika gllaberuese e shteteve fqinje.
Pas aksionit te Gjakoves situata politike per lidhjen e Prizerenit ndryshoi ne menyre pozitive ,sepse tashme patriotet shqiptare te inkurajuar nga suksesi ne Gjakove e ndienin veten ne pozita komode per ti parashtrua Perandoris Osmane nje program prej 7 pikash ne te cilin pasqyroheshin nje sere kerkesash nen zerin e Abdyl Frasherit .
Ruhej sovraniteti I sulltanit ne shqiperi por nuk do ti leshohej asnje pellemb toke shteteve fqinje .
Kerkohej formimi I nje vilajeti te vetem nga territoret shqiptare .
Administrata te zevendesohej me punonjes shqiptare , te perdorej gjuha shqipe dhe ne marrdhenie me Turqine Osmanishtja .
Te krijohej nje ushtri Kombetare .
Shqiperia te qeverisej ne menyre demokratike ku te gjithe te ndjehen te barabarte para detyrave te tyre .
Vendi te qeverisej me organe perkatese pushtetare ku organi me I larte shteteror te ishte kuvendi I madh .
Vendimet e qeverise se vilajetit ishin te deturueshem per shqiptaret dhe duhej te respektoheshin edhe nga Perandoria Osmane .
Megjithate na mbetet te themi se qeveria Osmane kurrsesi nuk I njohu kerkesat e shqiptarve por jo vetem kaq,sepse ajo tashme u angazhua seriozisht edhe per zgjidhjen e 2 problemeve qe kishte me shqiptaret respektivisht kufiri Turko –Malazez dhe Turko –Grek .Tani problemet per lidhjen Shqiptare te Prizerenit sa vini e shtoheshin sepse vec Perandorise Osmane ajo duhej te perballonte edhe presionin e agresionit fqinj .Nje nder ceshtjet me te rendesishme per lidhjen e Prizerenit ishte mbrojtja e Plaves dhe Gucise dhe , Hotit e Grudes . Per ti dhene fund zgjatjes se problemit ne lidhje me dorzimin e Plaves dhe Gucise me ne fund qeveria e Malit te Zi angazhoi nje ushtri prej rreth 4000 vetash nen komanden e Mark Milanit, mirpo ne betejen e pare te zhvilluar ne vitin 1879 midis forcave ushtarake te lidhjes dhe Mark Milanit duhet te themi se beteja perfundoi me disfate pe kete te fundit ,megjithateMali I Zi nuk hoqi dore nga qellimet e tyre sepse ato organizuan nje ekspedite te dyte ushtarake me nje kontigjent ushtarak prej 9000 forcash ,dhe ne betejen e 8 janarit te vitit 1880 ato pesuan nje disfate te dyte edhe me te turpshme se e para .Sukseset dhe vendosmeria shqiptareve ne betejat e fundit dhe pa aftesia ushtarake e Malit te Zi detyruan fuqite e madha qe ti rishikonin edhe nje here vendimet e Kongresit te Berlinit .
Pas diskutimeve disa ditore midis diplomateve te fuqive te medha u vendos qe te vihej ne jete plani I ambasadorit Italian Konti Korti .Sipas mendimit te kontit Korti duhej vendosur qe Malit te Zi ne vend te Plaves dhe Gucise ti jepeshin krahinat e Hotit dhe te Grudes dhe nje pjese e Klemendit .Sipas Kortit duke qene se pjesa me e madhe e popullsise se ketyre krahinave ishte katolike ato nuk do ta kundershtonin bashkimin me Malin e Zi .Mirpo ky hamendesim I Kontit Korti rezultoi I gabua sepse shqiptaret edhe nje here tjeter do te tregojne vendosmerine e tyre patriotike ne mbrojtjen e teresise territoriale . Tashme forcat Malazeze te komanduar nga vjerri I Knjaz Nikolles Petar Vukatic me nje numer prej rreth 10 000 forcash do te thyhet serisht nga forcat e lidhjes Shqiptare te Prizerenit ne uren e Razhanices .Beteja e Razhanices ishte e treta fitore rradhazi e patrioteve shqiptare kunder shovinistave Malazez dhe diplomacis se fuqive te medhe ,duke treguar nje shkalle te larte patriotizmi .Fuqite e medha megjithese ishin te bindur se Shqiptaret luftonin per nje ceshtje te drejte ,nuk mund te pajtoheshin kurrsesi me kerkesat e lidhjes se Prizerenit ,prandaj ato si fillim vune para presionit Perandorin Osmane duke I bere me dije kesaj te fundit se duhej te ishte me aktive ne permbushjen e detyrave qe I takonin, se dyti fuqite e medhe duke e pare si te pamundur marrjen e zonave malore Shiptare , vendosen qe ti bashkonin Malit te Zi qytetin Bregdetar te Ulqinit .Nderkohe nga ana tjeter patriotet shqiptare te lidhjes te informuar rreth ketyre vendimeve u rreshtuan njeri pas tjetrit ne mbrojtjen e ketij qyteti qe kishte nje pozite te rendesishme gjeografike . Duke pare rezistencen e shqiptareve,te paret qe u hodhen ne sulm ishin forcat Osmane te cilet derguan nje ekspedite ushtarake per ne Ulqin nen kryesine e Riza Pashes ,ndersa ne veri patriotet duhet ti benin balle presionit te ushtrise Malazeze .
Qarqet kundershtare perdoren metoda nga me te ndryshmet per te shtene ne dore qytetin e Ulqinit ,mirpo shqiptaret vazhdonin te qendronin te pa lekundur kunder veprimeve te here pas hershme ushtarake te kundershtareve . Ulqini vazhdonte prej disa kohesh ta mbante te paprekur tersine e tij territoriale ,dhe mund te themi se nje gje e tille mund te vazhdonte ne pafundesi ne qofte se nuk do te nderhynin ushtrite e fuqive te medha ,te cilat duke mos duruar situaten e krijuar nga shqiptaret derguan kunder tyre disa anije luftarake pergjate bregut te detit Adriatik duke e bere Ulqinin qe te izolohej nga te gjitha anet , dhe vetem si pasoje I ketij rrethimi te trefishte ai do te binte me ne fund ne dore te forcave ushtarake te Dervish Pashes me 23 nentor 1880 dhe do tju dorzohej perfundimisht Malit te zi me 26 nentor duke I dhene fund qendreses se shqiptareve per mbrojtjen e tersise se tyre territorial.
1.5 Rendesia dhe Renia e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit.
Pas marrjes se Ulqinit forcat qeveritare osmane menduan se ky ishte casti I duhur per ti dhene goditjen perfundimtare lidhjes se Prizerenit .Per tia arritur ketij qellimi qeveria osmane organizoi nje ekspedite ushtarake me ne krye Dervish Pashen me rreth 20 000 ushtare .Dervish Pasha u nis nga Selaniku me qellimin e vetem per ti dhene fund nje here e mire Lidhjes Shqiptare te Prizerenit ,pasi korri disa suksese ne Shkup Dervish Pasha ju sul vilajetit te Kosoves , ku forcat e lidhjes te pakta ne numer zhvilluan disa beteja me kundershtarin si ne Kacanik ,slivove ,Shtimje ,carravele ,suhareke etj por qe nuk arriten ta frenonin dot Dervish Pashen qe me 23 prill 1881 te futej ne Prizeren dhe ti jepte fund lidhjes ,duke perndjekur pjesmarresit dhe kreret e kesaj lidhje dhe duke zbatuar mbi to denime nga me te ndryshmet .
Megjithese u shtyp Lidhja Shqiptare e Prizerenit pati kete rendesi historike:
Lidhja Shqiptare e Prizerenit ishte e para levizje masive qe synonte te realizonte programin e Rilindjes Kombetare .
Lidhja e Prizerenit ishte e para levizje clirimtare ne te cilen moren pjese te gjitha krahinat e vendit .
Lidhja e Prizerenit ishte e para lidhje me karakter kombetar te perbashket qe krijoi dege ne te gjitha krahinat e Shqiperise ,dhe qe perdori per interesat e atdheut krahas penes edhe pushken .
Lidhja e Prizerenit ishte e para organizate politike qe mori atributet e nje qeverie te perkohshme ne menyre te pavarur nga Perandoria Osmane .
Lidhja e Prizerenit ishte e para levizje qe sfidoi prepotencen e fuqive te medha ,agresion e shteteve fqinje ,dhe arrogance e Portes se larte .
Lidhja shqiptare e Prizerenit bashkoi shqiptaret ndermjet tyre pa bere dallime fetare .
Lidhja e Prizerenit I beri me vetedije fuqite e medhe se territoret shqiptare nuk jane placke lufte dhe I detyroi ato qe ti rishikonin 3 here vendimet e tyre .
Lidhja e Prizerenit beri te mundur qe ceshtja shqiptare te behet e njohur ne arenen Nderkombetare .
Lidhja e Prizerenit I tregoi botes se shqiptaret kishin aftesi te vetqeveriseshin .
Lidhja e Prizerenit me veprimtarine e saj I dha prioritet te metejshem arsimit dhe kultures ne Shqiperi .
Faktoret qe cuan ne renien e Lidhjes Shqipetare te Prizerenit mund te renditen si me poshte :
Lidhja e Prizerenit nuk pati sukses sepse nuk kishte mbeshtetje ne arenen nderkombetare ,dhe ishte ne konflikt me disa shtete njeherazi .
Gjithashtu nje tjeter faktor qe coi ne renien e kesaj lidhje ishte edhe percarja qe ekzistonte midis Shqiptareve
Si dhe gjendja e keqe financiare , mungesa e armative ,dhe numri I paket I forcave ushtarake ishte nje tjeter faktor qe coi ne renien e Lidhjes se Prizerenit .