Showing posts with label EKONOMI. Show all posts
Showing posts with label EKONOMI. Show all posts

“A ndikon rritja e cmimit në uljen e konsumit të duhanit?”

“A ndikon rritja e cmimit në uljen e konsumit të duhanit?”
Cështja e rritjes së taksave është shndërruar në një nga cështjet më të nxehta në Shqipëri. Kjo rritje ka prekur një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve dhe produkteve, përfshirë këtu edhe akcizen e duhanit. Kjo rritje është thënë që është bërë në mënyrë që të ulë konsumin e këtij produkti me efekte negative. Por ky motiv ka ngjallur polemika të shumta, pasi janë mbajtur qëndrime të ndryshme në lidhje me efktivitetin e taksës lidhur me realizimin e këtij qëllimi. Unë gjithashtu i bashkangjitem mendimit se një rritje e cmimit nuk do të ulë konsumin e duhanit. Akciza është një taksë që ndryshon nga të tjerat pasi ajo nuk iu merret bizneseve, por taksimi i saj kryhet direkt në fabrika ose në dogana. Në rastin tonë, ne si vend cigaret i importojmë nga jashtë. Sipas të dhënave hyrja e duhanit është ulur me disa tonelata brenda pak viteve ndërsa konsumi nuk është ulur. Kjo gjë ka ndodhur pasi është rritur kontrabanda e këtij produkti, gjë që ka ulur efektivitetin e taksës. Sipas studimeve të ndryshme që janë bërë, ka rezultuar që nëse cmimi i cigareve rritet me 10%, konsumi i cigareve do të ulet me 4% në vëndet e pasura dhe me 8% në vëndet e varfëra ose ato në zhvillim. Rritja që është propozuar ka vlerën prej 20 lekësh/paketë, pra as sa 8% e vlerës totale të një pakete. Gjithashtu, për shkak se në treg ka një konkurrencë të lartë për këtë produkt, një pjesë e taksës do të përballohet nga vetë prodhuesit duke ulur në këtë mënyrë edhe më shumë impaktin total të taksës. Në treg përvec cigareve të importuara ekziston edhe prodhimi vendas, ndryshe i referuar si “duhan i hapur”. Kjo referencë ndodh për shkak se nuk ka një kompani vendase që e kthen duhanin ne cigare ne mënyrë që ta shesë më pas në treg. Mbi këto dy lloje formash duhani aplikohen akciza të ndryshme, ku në llojin e dytë është më e ulët rreth 5 herë. Për shkak të kësaj gjëje konsumatori ka një alternative të dytë më pak të ksuhtueshme nëse nuk mundet të përballojë dot një cmim më të lartë te cigareve. Kur një përson krijon vartësi ndaj duhanit, kjo gjë ndodh për shkak të nikotinës. Nikotina është një nga substancat më të rrezikshme në kontekstin e vartësisë. Ajo hyn në gjak dhe ndikon fuqishëm ne SNQ dhe SNP, ndërsa në sasi të mëdha ajo pengon shumë impulse nervore. Pas një peridhe nën ndikimin e nikotines, sistemi nervor krijon vartësi te fuqishme ndaj saj. Një rritje e akcizës dhe si pasojë edhe e cmimit në nivelet e sipërpërmendura ka një ndikim të pakrahasueshm në krahasim me vartësinë nga nikotina. Por edhe sikur të ndikonte, konsumatori do ti drejtohej burimit alternativ më pak të kushtueshëm. MASS Media, shkolla, organizata të ndryshme etj, ia kanë dalë mbanë shumë mirë që cdo njeri në ditët e sotme të dijë anët negative të të gjitha produkteve, përfshirë këtu duhanin i cili shkakton me dhjetëra milion viktima në vit. Kur një person pak nga pak e nis duhanpirjen kronike, ky person është i vetëdijshëm për dëmet që do të ketë. Një përson vlerëson gjithmonë veten më shumë se cdo lloj akcize, prandaj kur ai pranon një kosto te atillë shëndetësore, kostoja ekonomike është e papërfillshme për ta. Pra si përfundim mund të themi se rritja e akcizes, dhe si rrjedhojë cmimit, nuk do të ndikojë në uljen e konsumit. Ajo vetëm sa do të rrisë ekonomine informale dhe mund të ndikojë sapak në ndryshimin e llojit të konsumit. Megjithate ajo duhet të vendose pasi ne këtë mënyrë do të gjenerojë më shumë të ardhura për shtetin dhe gjithashtu mund të ketë një ndikim, ndonëse fare të lehtë, në forcimin e tregut të brendshëm. 
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/980/Akciza-per-cigaret-dhe-duhanin-RSh-dhe-Vende-Europiane-2014
 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=35230 http://www.netdoctor.co.uk/health_advice/facts/smokehealth.htm http://en.wikipedia.org/wiki/Cigarette_taxes_in_the_United_States

LIGJI PER MBROJTJEN EKONKURRENCES DHE KONSUMATORIT

PERMBAJTJE:
Historiku i te drejtes se konkurrences ne Shqiperi
Shtyllat kryesore te Autoritetit te Konkurrences
Parimet baze te konkurrenceshttp://eseshkolle.blogspot.com/

Nxjerrja e jashteligjshme nga tregu e nje kompanie
Abuzimi i ndermarrjeve
Marreveshjet e ndaluara
Kontolli i  perqendrimeve
Rastet  kur ndalohen apo autorizohen perqendrimet
Hyrje
Promovimi i të drejtave të konsumatorëve ", prosperiteti dhe mirëqenia janë vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian (BE),dhe kjo është reflektuar në legjislacionin e tij. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian siguron mbrojtje shtesëpër konsumatorët.. Në këtë dokument është pershkrua  niveli minimal i mbrojtjes të gjitha vendet e BE duhet,sipas ligjit të BE-së, tju  japë konsumatorëve. Detajet e saktësise se çfarë janë të drejtat tuaja - dhe si ju mund  ti mbroni ato - do të ndryshojnë nga vendi në vend në varësi se si ata e kanë zbatuar në BE rregullat në ligjin e tyre kombëtar. Ju duhet të vini re se ligjet nacionale mbrojtjen e konsumatorëve mund - në disa raste -  tju jap një nivel më të lartë të mbrojtjes.
POLITIKAT EUROPIANE
Politika europiane Antitruse u zhvillua nga dy rregullat qendrore te percaktuara ne Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Europian.
Marreveshjet ndermjet dy ose me shume operatoreve te tregut te pavarura te cilat kufizojne konkurrencen, jane te ndaluara nga neni 101 i traktatit. Kjo dispozite mbulon te dy marreveshjet horizontale ( mes konkurrenteve aktuale ose potenciale qe veprojne ne te njejtin zinxhir te furnizimit)
Neni 2 i Traktatit ndalon firmat qe mbajne nje pozite dominuese ne nje treg te caktuar te abuzojne me ate pozicion , per shermbull duke abuzuar me cmimet, duke kufizuar prodhimin.
Komisioni eshte i autorizuar nga Traktati per te aplikuar keto rregulla ndalimi dhe mban nje numer te kompetencave hetimore per kete qellim ( p.sh. inspektimit te bizneseve, kerkesat me shkrim per informacion, etj) Ai gjithashtu mund te vendose gjoba per ndermarrjet qe shkelin rregullat e BE.
KARTELET
Aksioni kundër karteleve është një lloj i veçantë i zbatimit të antitrust. Një kartel është një grup i kompanive të ngjashme të pavarura, të cilat bashkohen së bashku për të rregulluar çmimet, të kufizojë prodhimin ose për të ndajnë tregjet ose konsumatorët mes tyre.Në vend që të konkurrojnë me njëri-tjetrin, anëtarë të kartelit të mbështeten në njëri kurs të tjerëve rënë dakord të veprimit, i cili zvogëlon stimujt e tyre për të ofruar produkte të reja ose më të mirë dhe shërbime me çmime konkurruese. Si pasojë, klientët e tyre (konsumatorët apo bizneset e tjera) të përfundojë duke paguar më shumë për cilësinë më pak. Kjo  është arsyeja pse kartelet janë të paligjshme sipas ligjit të BE-së konkurrencës dhe pse Komisioni Evropian vendos gjoba të rënda mbi kompani të përfshira në një karteli.
Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Autoriteti i Konkurrencës është institucioni publik i ngarkuar nga ligji, për të mbrojtur konkurrencën e lirë dhe efektive në Shqipëri. Ky institucion ka për qëllim të mbrojë konkurrencën në vetvete, si një e mirë publike. Në këtë mënyrë mbrojtja e konkurrencës efektive i shërben interesit publik. Ky ligj është i zbatueshëm në të gjithë sektorët e ekonomisë, si dhe për të gjitha ndërmarrjet, private dhe shtetërore, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për ndërmarrjet që veprimtarinë e ushtrojnë jashtë këtij territori, por pasojat e saj ndihen në tregun e brendshëm.
Puna e Autoritetit të Konkurrencës mbështetet në tre shtylla kryesore që përcaktojnë mbrojtjen e konkurrencës:
marrëveshjet e ndaluara (kartelet);
abuzimin me pozitën dominuese;
 bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve.
Një tjetër detyrë e këtij institucioni është të veprojë si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, si dhe të vlerësojë aktet normative të ndryshme që mund të cenojnë konkurrencën.
Një aspekt i rëndësishëm i ligjit aktual për mbrojtjen e konkurrencës është e drejta e çdo personi që t’i drejtohen drejtpërdrejt gjykatës në rast se pengohen në veprimtarinë e tyre nga një marrëveshje e ndaluar apo nga një praktikë abuzive. Sipas ligjit këta persona të mund t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës me anë të një kërkesë padie pavarësisht faktit të inicimit të një procedure pranë Autoritetit.
Marrëveshjet e ndaluara
Marrëveshjet, midis ndërmarrjeve të cilat mund të sjellin kufizim të konkurrencës janë të ndaluara. Kështu, parimi që “marrëveshjet duhen respektuar” nuk aplikohet në këto raste. Autoriteti i Konkurrencës mund të urdhërojë ndalimin e marrëveshjeve të tilla dhe mund ti vendos gjoba ndërmarrjeve për arritjen e këtyre marrëveshjeve. Ky rregull zbatohet si për marrëveshjet e shkruara ashtu edhe për ato të pashkruara.
Kontrolli i përqendrimeve
Te gjitha propozimet e përqendrimeve, të cilat njoftohen pranë Autoritetit të Konkurrencës shqyrtohen nëse mund të kufizojnë në mënyrë të ndjeshme konkurrencën efektive në treg. Nëse rezulton se përqendrimi nuk e cenon konkurrencën, ai autorizohet pa kushte.
Rastet kur ndalohen apo autorizohen përqendrimet
Gjatë viteve të fundit ndryshimet më të mëdha në strukturën e tregun kanë ndodhur te bankat dhe kompanitë e sigurimit. Hyrja në treg e grupeve të rëndësishme financiare evropiane si Raiffeisen Bank, Intesa SanPaolo, Societe General, ProCredit Holding etj, kanë krijuar një mjedis më konkurrues dhe një zgjerim agresiv të degëve dhe shërbimeve bankare. Rasti më klasik i përqendrimeve ishte bashkimi nëpërmjet përthithjes i Bankës Amerikane të Shqipërisë me Bankën Italo Shqiptare. Kjo formë përqendrimi, si rezultat i së cilës Banka Italo Shqiptare pushoi së ekzistuari si person juridik, duke u krijuar një bankë të re, me të njëjtin emër: Banka Amerikane e Shqipërisë, rriti fuqinë në treg të bankës së re, duke e renditur atë në vend të dytë pas Raiffeisen. I parë në këndvështrimin e eficencës së tregut, forcimi i pozicionit në treg të bankës së re BASh pas përqendrimit, nuk e kufizon ndjeshëm konkurrencën në treg dhe sjell përfitime për klientët. Futja e shërbimeve/produkteve të reja, përmirësimi i atyre ekzistuese, krijimi i sinergjive, nga ulja e shpenzimeve dhe rritja e të ardhurave, zhvillimi i teknologjive të informacionit, etj., janë tregues pro-konkurrues që tejkalojnë pasojat që rrjedhin nga forcimi i pozicionit në treg të BASh-së.
Te drejtat e konsumatorëve
e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës
e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë
e drejta e ankimit
e drejta për dëmshpërblim
e drejta e edukimit;
e drejta e marrjes së informacionit
e drejta e mbrojtjes ligjore;
e drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse.
Dëmshpërblimi i konsumatorit
Shitësi është i detyruar të pranojë ankesat për mallrat në çdo vend ku ushtron ose paraqet veprimtarinë, me përjashtim të rastit kur është autorizuar një person tjetër për riparimet
Shitësi vendos për pranimin e ankesës menjëherë ose brenda 3 ditëve pune
Në rastin e mungesës së përputhjes, konsumatori ka të drejtën të rizotërojë mallin e sjellë në përputhje, pa pagesë, nëpërmjet riparimit apo zëvendësimit, të ketë një ulje të përpjesshme të çmimit, ose konsumatori mund të anulojë kontratën.
Organet kompetente 
Institucionet shtetërore kompetente janë organet kryesore përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorëve, për të mbrojtur të drejtat bazë të konsumatorëve, në mënyrë të veçantë të grupeve të konsumatorëve më të ndjeshëm, si: fëmijët, të moshuarit, të varfrit, invalidët, të sëmurët, si dhe personat me aftësi të kufizuara mendore e fizike.
Organi përgjegjës
Ministria përgjegjëse për fushën e tregtisë, nëpërmjet strukturës administrative përkatëse (më poshtë struktura përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve), harton politikat dhe siguron instrumentet rregulluese të mbrojtjes së konsumatorit, si dhe zbatimin efektiv të këtij ligji
Shoqatat e konsumatorëve
Konsumatorët kanë të drejtë, në baza vullnetare, të krijojnë shoqata të pavarura konsumatorësh, në mbrojtje të interesave të tyre, sipas ligjit në fuqi.
Shoqatat e konsumatorëve janë organizata të pavarura nga tregtarët dhe kanë si qëllim, të përcaktuar me statut, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve
Shoqatat e konsumatorëve duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme në mënyrë që të përfaqësojnë interesat kolektivë të konsumatorëve
anëtarësi aktive
Përvojë
shtrirje gjeografike
Nëpunësit e organeve administrative shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve nuk lejohen të kenë funksione drejtuese në shoqatat e konsumatorëve.
Bibliografia
Hetemi J Mehdi ‘ Mbrojtja e tregut te lire nga konkurenca jolajale: aspekti krahasimore’, Prishtine 2004
Baleta Teuta, Kalifa Neritan, File Luljeta ‘ Dominimi i tregut bankar Shqiptar’, Tirane: Banka e Shqiperise 2000

Perpali Lush, ‘Ceshtje te konkurrences ne ekonomi’, Tirane: Ideart 2006

Globalizimi Detyre Kursi - Ekonomi


http://eseshkolle.blogspot.com/

1. Përmbajtja
1. Hyrje ************************************
2. Përkufizimi *********************************
3. Historiku i Globalizimit ************************
4. Natyra dhe ekzistenca e Globalizimit *************
5. Karakteristikat e Globalizimit *******************
6. Shkaqet e Globalizimit *************************
7. Pro-globalizimi (Globalizimi) ********************
8. Anti-Globalizimi (Drejtësia Globale) **************
9. Matja e globalizimit ***************************
10. Kosova dhe Globalizimi ***********************
11. Shqipëria dhe Globalizimi *********************
12. Rekomandime ******************************
13. Literatura: ************************************
GLOBALIZIMI

Hyrje
Duke u nisur nga fakti, se në lidhje me temën e globalizimit ekzistojnë njohuri paraprake të marra nga mediat, mendoj që një punim i përmbledhur është një mundësi për njohuri më të shumta në këtë temë.
Përkufizimi
Në fillim duhet të bëjmë dallimin midis termave globalizëm dhe globalizim. Globalizmi, në thelbin e tij, përshkruan dhe shënon jo më tepër se një botë e cila karakterizohet me rrjetë të lidhjeve që i kapërcejnë hapësirat multi-kontinentale.
Përkundër kësaj, globalizimi shënon rritjen ose zvogëlimin në shkallë të globalizmit. Ai fokusohet në forcat, dinamizmin ose shpejtësinë e këtyre ndryshimeve.
Globalizmi, pra, e përshkruan realitetin e të qenët i ndërlidhur, kurse globalizimi përfshinë shpejtësinë në të cilën këto lidhje shtohen apo pakësohen.
Definicioni
Një definicion tipik – mirëpo kufizues – mund të merret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN ose IMF), i cili e thekson ndërvarësinë ekonomike gjithnjë në rritje të vendeve rreth e përqark botës përmes shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksioneve tejkufitare në mallra e në shërbime, rrjedhjen e lirë ndërkombëtare të kapitalit si dhe shpërndarjen tejet të shpejtë e të gjerë të teknologjisë.
Ky definicion ka të bëjë më shumë me të ashtuquajturin globalizim ekonomik.
Mund të thuhet se:““Globalizimi është një term përfaqësues për një seri komplekse të ndryshimeve ekonomike, seri komplekse të ndryshimeve ekonomike, sociale, teknologjike, kulturore dhe politike, që sociale, teknologjike, kulturore dhe politike, që vërehen në ndërvarësinë (interdependence), vërehen në ndërvarësinë (interdependence), integrimin dhe ndërveprimin (interaction) integrimin dhe ndërveprimin (interaction) gjithnjë në rritje midis popujve dhe kompanive gjithnjë në rritje midis popujve dhe kompanive në vende të ndryshme të botës”.në vende të ndryshme të botës”.
Historiku i Globalizimit
Si një term “globalizimi” ka filluar të përdoret qysh në vitin 1944, mirëpo ekonomistët kanë filluar ta aplikojnë aty kah viti 1981.
Termi “fshat global” u afirmua pas botimit të veprës
Understanding Media
(Routledge, Londër, 1964) nga autori M. McLuhan.
Ndërkaq Theodore Levitt është më meritori për farkimin e termit ‘globalizim’ përmes një artikulli të tij që ai e shkroi në vitin 1983 për Harvard Business Review të titulluar “Globalization of Markets” (“Globalizimi I TREGJEVE”)
Që nga Lufta e Dytë Botërore, globalizimi është zhvilluar nga raundet e negociatave mbi tregtinë, fillimisht nën patronazhin e GATT-it (The General Agreement on Tariffs and Trade – Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë), që kanë çuar në një seri të marrëveshjeve për ngritjen e kufizimeve në tregtinë e lirë. Raundi i Uruguait (1984-1995) ka çuar te marrëveshja për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT ose WTO), për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjet tregtare.
Me qëllim të reduktimit të tarifave e të pengesave tregtare janë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh shumëpalëshe, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Mastrihtit (Maastricht Treaty) në Evropë dhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Amerikën Veriore (The North American Free Trade Agreement - NAFTA).
Disa autorë më me mëndje e parapëlqejnë termin internacionalizim sesa globalizim.
Te internacionalizimi, roli i shteteve dhe rëndësia e kombeve janë më të mëdha, ngase globalizimi në formën e tij komplete i eliminon shtetet kombëtare.
Disa të tjerë janë të mendimit se globalizimi është një gjeografi e imagjinuar; d.m.th. një mjet politik i qeverisjes së neoliberalistëve, të cilët tentojnë t’i përdorin disa pamje e diskurse të politikës botërore për t’i arsyetuar agjendat e tyre politike.
Disa veçori të Globalizimit
1. Në nivelin ekonomik globalizimi shfaqet në:
a- rritjen e tregtisë ndërkombëtare në një shkallë shumë më të shpejtë,
b- shtimin e rrjedhjes ndërkombëtare të kapitalit,
c- lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë shkaktuar krijimin e organizatave si WTO (Organizata Botërore e Tregtisë) dhe të karteleve ekonomike siç është OPEC (The Organization of the Petroleum Exporting Countries (Oranizata e Vendeve Transportuese të Naftës),
d- zhvillimin e sistemeve globale financiare,
e- rritjen e rolit të organizatave ndërkombëtare siç janë WTO, WIPO (The World Intellectual Property Organization (Organizata Botërore e Pronesisë Intelektuale), IMF që merren me transaksione ndërkombëtare.
2. Në nivelin kulturor globalizimi shfaqet në:
a- shkëmbimin kulturor gjithnjë më të madh ndërkombëtar,
b- përhapjen e multikulturalizmit, p.sh. përmes eksportimit të filmave të Hollywoodit e të Bollywoodit.
c- udhëtimin dhe turizmin gjithnjë më të madh ndërkombëtar,
d- imigrimin më të madh, përfshirë edhe imigrimin ilegal,
e- shtrirjen e prodhimeve të gatshme lokale (p.sh. ushqimit) në vende të tjera (shpesh të adaptuara ndaj kulturës së atyre vendeve),
f- ngjarjet botërore të sportit siç është Kupa Botërore e FIFA-s (Federata Ndërkombëtare e Futbollit) dhe lojërat olimpike,
g- formimin ose zhvillimin e një sërë vlerash universale...
3. Në nivelin teknik / juridik globalizimi manifestohet në:
a- zhvillimin e një infrastrukture globale për telekomunikim dhe në rrjedhjen më të madhe të të dhënave përtej kufirit,
b- shtimin e numrit të standardeve të zbatuara në shkallë globale, p.sh. ligjet për të drejtat e autorit (copyright laws) dhe patentat,
c- iniciativën e shumë avokatëve për themelimin e gjykatave ndërkombëtare për krime lufte dhe lëvizjeve ndërkombëtare për drejtësi, si për shembull kemi ICC – The International Criminal Court (Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte) dhe ICJ – The International Court of Justice (Gjykata Ndërkombëtare)...
Shpesh thuhet se madje edhe terrorizmi ka pësuar një globalizim, me sulmet në vendet e jashtme që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me vendin amë. Mendime e sidomos deklarata të këtilla sot dëgjohen nga shumë politikanë anekënd botës, “lufta kundër terrorizmit global” etj...
Shkaqet e Globalizimit:
a-TEKNOLOGJI(INTERNETI)
b-KOSTOT DHE SHPEJTESIA E TRANSPORTIT
c-FUNDI I LUFTES SE FTOHTE
d-PROBLEME GLOBALE(KLIMA,MIGRACIONI)
e-LIBERALIZIMI
Pro-globalizimi (Globalizmi)
Mbështetësit e ‘globalizimit demokratik’ herë-herë quhen edhe pro-globalistë. Ata konsiderojnë se faza e parë e globalizimit, e cila ka qenë me orientim tregtar, duhet të kompletohet nga një fazë e ngritjes së institucioneve globale politike që do ta përfaqësojnë vullnetin e ‘qytetarëve botërorë’.
Statistikat botërore rreth Globalizimit
- Përqindja e njerëzve që në vendet në zhvillim jetojnë me të ardhura nën 1 $ në ditë është përgjysmuar brenda vetëm njëzet viteve.
- Jetëgjatësia thuajse është dyfishuar në vendet në zhvillim që nga Lufta II Botërore.
- Vdekshmëria e fëmijëve ka rënë në çdo rajon të botës në zhvillim.
- Pabarazia e të ardhurave për botën si tërësi po zvogëlohet.
- Demokracia është shtuar në mënyrë dramatike nga pothuajse asnjë komb me të drejtë universale të votës në vitin 1900 deri te 62.5 % te të gjitha kombet në vitin 2000.
- Mes viteve 1950 – 1999, shkrim e leximi është shtuar nga 52 % në 81 % të botës. Femrat : shkrim-leximi i femrave si një përqindje e shkrim-leximit të meshkujve është rritur nga 59% në vitin 1970 në 80% në vitin 2000.
- Përqindja e fëmijëve si forcë punëtore ka rënë nga 24% në vitin 1960 në 10% në vitin 2000.
- Tendenca të njëjta vërehen edhe në fushën e energjisë elektrike, veturave, radiotelevizioneve, telefonave etj. për kokë banori, si dhe përqindja e atyre që furnizohen me ujë të pijshëm.
Anti-Globalizimi (Drejtësia Globale )
Aspekte të ndryshme të globalizimit shihen si të dëmshme nga aktivistë të interesit publik si dhe nga nacionalistët e fuqishëm të shtetit. Kjo lëvizje nuk ka një emër të përbashkët. Termi “antiglobalizim” është një term që më shumë e preferojnë mediat: Kjo mund të çojë në disa ngatërrime, sepse aktivistët i kundërshtojnë vetëm disa aspekte apo forma të globalizimit, e jo vetë globalizimin. Vetë aktivistët, për shembull Noam Chomsky, kanë thënë se ky emër është i pakuptimtë, ngase qëllimi i kësaj lëvizjeje është globalizimi i drejtësisë (shtrirja e drejtësisë sociale në mbarë globin). Në fakt, ‘lëvizja për drejtësi globale‘ është një emër i përbashkët.
Argumentet ekonomike të teoricienëve të tregtisë së ndershme thonë se tregtia e lirë e pakufizuar u shkon në interes atyre me forcë financiare (pra të pasurve) në dëm të të varfërve.
Matja e globalizimit
Se në çfarë mase është globalizuar një shtet-komb apo një kulturë brenda një vitit të caktuar deri vonë kohëve të fundit është matur përmes përfaqësuesve të thjeshtë si rrjedhja e tregtisë, migrimi ose investimi i drejtpërdrejtë nga jashtë. Një qasje shumë më e sofistikuar për matjen e globalizimit është indeksi bashkëkohor i kalkuluar nga instituti zviceran për hulumtime (think tank) KOF (Konjunkturforschungsstelle). Indeksi në fjalë i mat tri dimensionet kryesore të globalizimit, atë:
a-ekonomik,
b-social
c-politik.
Sipas këtij indeksi:Vendi më i globalizuar në botë është SHBA-ja, e pasuar nga Suedia, Kanada, Mbretëria e Bashkuar dhe Luksemburgu. Vendet më pak të globalizuara sipas indeksit të KOF-it janë Togoja, Çadi dhe Republika e Afrikës Qendrore.
Shqipëria dhe Globalizimi
Nje nga arsyet e forta qe mungon ose eshte i zbehte debati per globalizmin ne Shqiperi eshte se vete fenomeni eshte i vonuar si shfaqje.
Po tu hedhesh nje sy ngjarjeve ne Shqiperi lidhur me problemet e Globalizimit, del qe se pari, shteti eshte relativisht i dobet dhe se dyti, jo vetem kaq por eshte ende i paafte per te hyre ne konkurim ne tregun global. Megjithate Shqiperia qofte edhe ne kete pozicion qe eshte po peson fenomenet e globalizmit me te mirat dhe me te keqiat dhe konkretisht se pari, nuk perfiton nga te mirat e tregut global (sepse eshte jashte tyre), por se dyti, nuk demtohet ne menyre te theksuar, pikerisht sepse eshte jashte.]
Rekomandime
Globalizimi nuk eshte i mire, por nuk eshte as i keq. Te gjithe ata qe vendosin veten ne llogoret Pro apo Kunder globalizimit, i shohin zhvillimet vetem ne kontekstin e interesave personale apo kombetare, jo ne interesin global.Eshte e vertete qe interesat ekonomike fitojne nje prioritet mbi interesat principore dhe çdo vlere shoqerore barazohet me nje vlere financiare." Ne bote nuk do te kete ndonjehere paqe per aq kohe sa ka uri" - ka thene Simon Perez, ish-kryeministri dhe ministri i jashte izraelit. A i interesojne vlerat dhe principet nje njeriu te uritur ne Kine, Indi, apo Afrike?
Nje prej efekteve teper pozitive te globalizimit ka qene zgjerimi i tregjeve lokale ne nje treg te perbashket boteror. Kjo ka bere qe korporatat e medha perendimore te levizin biznesin e tyre ne vende si India dhe Kina qe ofrojne punetore ne mase dhe kosto shume te ulet pune krahasuar me koston ne vendet e tyre. Kjo shikohet si nje kercenim per punetoret amerikane, gjermane apo britanike qe humbin vendet e tyre te punes, por ne te njejten kohe eshte nje avantazh per te shuar urine dhe krijuar nje shtrese te mesme edhe ne vendet me te populluara te botes si India dhe Kina me 1/2 te popullsise se botes.
A do te mund te shikonim kete lulezim marredheniesh me Kinen komuniste, nese nuk do te kishim politikat e globalizimit te ekonomise midis SHBA dhe Kines? A do te mund te mbijetonte stabiliteti politik e shoqeror ne Kine, nese miliona kineze nuk do ta gjenin veten ne pune e jo ne rruge pa asnje te ardhur?
E solla shembullin me Kinen per te provuar qe zhvillimi ekonomik i shpejte i saj, i ka hapur udhen krijimit te nje shtrese te mesme dhe nje shtrese te pasur biznesmenesh, qe jane investimi me i madh i bere per nje Kine demokratike neser.
Shqiperia si vend i vogel (ne marredheniet me FMN dhe BB) hyn ne " detin global'' si nje varke e pasigurte, sepse vinte nga nje ekonomi e asfiksuar nga mbyllja 50 - vjecare teknologjike e profesionale. Mjaft politikane thone se e vetmja menyre konkurimi e Shqiperise, pas viteve 90-te, u be emigrimi dhe shitja e krahut te lire te punes. Ngjarjet e vitit 97-te sollen momente tragjike pas shembjes se piramidave financiare.
Globalizimi ka bere te mundur qe ekonomia amerikane te dyfishoje e trefishoje GDP e vete pasi ajo i ka rritur mushkerite e saj me tregjet e reja te krijuara ne vende si Kine, Indi, Filipine, Meksike. Kjo nuk do te thote qe prosperiteti amerikan ndahet nga pjesa tjeter e botes, por ne te njejten kohe hapja e tregjeve te reja ne bote ka krijuar zhvillimin e ketyre tregjeve dhe rritjen e vazhdueshme te mireqenies ne to.

DETYRE KURSI PASQYRAT FINANCIARE NE EKONOMI



http://eseshkolle.blogspot.com/
    Tema:PASQYRAT FINANCIARE. 
Pasqyrat Financiare Prezentimi i pasqyrave financiare Vështrim i përgjithshëm. Prezantimi i pasqyrave financiare Pasqyrat kryesore financiare janë mjetet të cilat kontabiliteti i shfrytëzon me qëllim të
grumbullimit, përpunimit dhe prezentimit të informatave ekonomike përshkruan formën dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare të ndërmarrjeve biznesore të cilat kërkohet të pregatisin pasqyra financiare për përdoruesit e jashtëm. Prezentimi i pasqyrave financiare. Për marrjen e vendimeve ekonomike bazuar në rezultatet financiare të raportuara dhe rrjedhat e keshit në ndërmarrje. Për investitorët për marrjen e vendimeve se a të shiten apo të mbahen investimet dhenMbi përdorimin e pasurive dhe resurseve të ndërmarrjes nga ana e udhëheqësisë;nMbi pozitën financiare, veprimtarinë financiare dhe ndryshimet e gjendjes financiare; Objektivat e pasqyrave financiare janë që të sigurojnë informacion:nObjektiva e pasqyrave financiare. Prezentimi i pasqyrave financiare.  Dy supozime themelore formojnë bazën e pregatitjes së pasqyrave financiare:1. përdorimi i bazës akruale të kontabilitetit dhe2. koncepti i vazhdueshmërisë Supozimet bazë. Prezentimi i pasqyrave financiare.  Të hyrat dhe shpenzimet në pasqyrën e të ardhurave raportohen në periudhën të cilës i përkasin. Obligimet për të paguar para të gatshme apo për të ofruar shërbime raportohen si detyrime në pasqyrën e bilancit. E drejta për të marrë kesh apo burime të tjera financiare raportohet si pasuri në pasqyrën e bilancit. Efektet e transaksioneve dhe ngjarjeve tjera njihen atëherë kur ato të ndodhin (dhe jo atëherë kur të merret apo të paguhet keshi dhe ekuivalentet e tij) dhe ato regjistrohen në regjistrat kontabël dhe raportohen në pasqyrat financiare të periudhave me të cilat kanë të bëjnë. Në mënyrë që të plotësohen objektivat e tyre, pasqyrat financiare, përveç informacionit për rrjedhjen e keshit, pregatiten në bazë akruale të kontabilitetit. Kjo ndikon në raportimin financiar si më poshtë: Kontabilitet akrual. Prezentimi i pasqyrave financiare.  Shumat e pagueshme palëve tjera do të paguhen në përputhje me marrëveshjen e kreditorit. Pasuritë e blera me qëllim të përdorimit në veprimtari, siç janë pasuritë fikse, do të përdoren gjatë jetës së tyre të përdorimit. Pasuritë e menduara për rishitje, siç janë stoqet, do të shiten në pajtim me veprimtaritë normale. Pasqyrat financiare duhet të pregatiten bazuar në supozimin që entiteti është një vazhdimësi, dhe do të vazhdojë me afarizmin e vet në të ardhmen e paraparë. Kjo nënkupton që: Parimi i vazhdueshmërisë. Prezentimi i pasqyrave financiare.  Prezentimi i pasqyrave financiare Cilat janë pasqyrat kryesore të kontabilitetit ? Llogaritë vjetore  Lista përfundimare. Regjistrimet parambyllëseoLibrat ndihmësoLibri kryesoroDitarioBilanci i gjendjeso Inventarizimi. Prezentimi i pasqyrave financiareDisa nga pasqyrat e përdorura më parë: Politikat e kontabilitetit dhe shënimet shpjeguese. Pasqyrën e rrjedhjes së keshit dhenNjë pasqyrë të të gjitha ndryshimeve në ekuitet;n Pasqyrën e të ardhuravenPasqyrën e bilancit; Një komplet i plotë i pasqyrave financiare i përfshin komponentet e mëposhtme  Komponentet e pasqyrave financiare. Prezentimi i pasqyrave financiare
11. Prezentimi i pasqyrave financiare1. Inventarizimi – si instrument financiar paraqet pasqyrën e pasurisë së ndërmarrjes në një ditë të caktuarSi bëhet inventarizimi ? - Me regjistrimin e pasurisë (mjeteve dhe burimeve të mjeteve) të ndërmarrjes së paku një herë në vit.Çfarë mund të jetë inventarizimi
12. Prezentimi i pasqyrave financiareDetyrat kryesore të inventarizimit:- Përpilimi i bilancit fillestar të ndërmarrjes së posaformuar në bazë të inventarit si bazë e dokumentuar- Përcaktimi i ndërrimeve të padokumentuara në pasurinë e ndërmarrjes me qëllim të përpilimit të bilancit vjetor të ndërmarrjes që punon në mënyrë kontinuele. 13. Prezentimi i pasqyrave financiare Inventarizimi indërmarrjes më datë 31.12.... Nr. Përshkrimi Kolona Parakolona Kolona kryesore ndihmëse (analitika) 1. AKTIVA a. Mjetet themelore 74.000 Objektet 90.000 - Amortizimi 40.000 Pajisjet 24.000 b. Mjetet xhiruese 33.600 Materiali (A,B,C..) 14.000 14.000 Produktet e gatshme 15.200 2. Blerësit ( 1,2,3...) 3.400 3.400 Paratë ... 1.000 Gjithsejt Aktiva 107.600 PASIVA a. Burimet e huazuara 8.400 38.400 Furnitorët (1,2,3...) 30.000 30.000 Kreditë afatgjata b. Burimet vetanake 69.200 69.200 Kapitali i pronarit Gjithsejt Pasiva 107.600 Prezentimi i pasqyrave financiareInventarizimiShembull:Ndërmarrja “Y” më 31.12... Posedon me mjete dhe burime të mjeteve si vijon:- Objekte ndërtimore 300.000 euro- Amortizimi i obj.ndërt. 100.000 euro- Pajisjet (2 x 40.000) 80.000 euro- Materiali (A=10.000, B=23.000).. 43.000 euro- Blerësit (A=8.000, B= 5.400) .. 13.400 euro- Paratë 25.000 euro- Furnitorët (A=10.000, B=8.000).. 18.000 euro- Kreditë afatgjata 30.000 euro- Kapitali i pronarit . 230.400 euroTë kryhet inventarizimi në bazë të dhënave të mësipërme. Zgjidhje:Nr. Përshkrimi Kolona ndihmëse Parakolona Kolona kryesore (analitika)I. Aktiva1. Mjetet themelore 280.000a). Objektet ndërtimore 300.000b). - Amortizimi 100.000c). Pajisjet 80.0002. Mjetet xhiruese 81.400a). Materiali 43.000 A 20.0n15.
Prezentimi i pasqyrave financiare 00 B 23.000b). Blerësit 13.400 A 8.000 B 5.4ooc). Paratë 25.000 Gjithsejt Aktiva 361.400II. Pasiva1. Detyrimet 48.000a). Furnitorët 18.000 A 10.000 B 8.000b) Kreditë afatgjata 30.0002. Kapitali 313.400a) Kapitali i pronarit 313.400 Gjithsejt Pasiva 361.400
Prezentimi i pasqyrave financiareBilanci i gjendjesCilat janë elementet e bilancit të gjendjes ?Ku dallon bilanci i gjendjes nga inventarizimi ? Prezentimi i pasqyrave financiareEkuacioni i bilancit të gjendjes MJETET = EKUITETI + DETYRIMET ( Ekuacion bazë për prezentimin e bilancit të gjendjes). Prezentimi i pasqyrave financiareBilanci i gjendjesa).Qëllimi - Përmbledhja e burimeve financiare, detyrimeve dhe interesit të pronarit, - Vlerësimi i një pozite financiare në një datë të caktuar që jep bazën për shumë analiza financiare, - Paraqitja e një historie financiare ashtu siq regjistrohen në sistemin financiar, - Shpalosja financiare e kompanisë ndaj investitorëve dhe të tjerëve. Ekuiteti është interesi i mbetur në pasuritë e ndërmarrjes pasi që të hiqen të gjitha detyrimet. Detyrimi është një obligim i ndërmarrjes në të tashmen i cili shfaqet për shkak të ngjarjeve në të kaluarën, plotësimi i të cilit pritet që të shkaktojë dalje të resurseve që përbëjnë përfitime ekonomike nga ndërmarrja. Pasuria është resurs që e kontrollon ndërmarrja si rezultat i ngjarjeve në të kaluarën dhe nga e cila pritet që të hyjnë në ndërmarrje dobi ekonomike. Elementet që drejpërsëdrejti janë të lidhura me matjen e gjendjes financiare në pasqyrën e bilancit janë pasuritë, detyrimet dhe ekuiteti. Këto definohen si më poshtë: Gjendja financiare. Prezentimi i pasqyrave financiare
Mjetet (pasuritë, asetet):”Një burim i vlefshëm për të bërë biznes në të ardhmen, e paraqitur nga një pronësi apo e drejtë që paraqet të mira në të ardhmen”.1. Mjetet qarkulluese ( paraja e gatshme, investimet, stoqet, të arkëtueshmet, parapagimet qarkulluese...).2. Mjetet themelore (mjete që japin të mira më tepër se një vit).04/17/13 20n20. Prezentimi i pasqyrave financiarePërbërësit:
21. Prezentimi i pasqyrave financiareb). Detyrimet:”Një borxh apo detyrim që ekziston legalisht apo i vlerësuar me anë të teknikave akruale të kontabilitetit ndaj një pale tjetër që del nga transaksionet në të kaluarën”. - Detyrimet afatshkurtëra:”Borxhet apo zërat e vlerësuar mbi burimet e firmës që pritet të paguhen brenda ciklit normal të veprimtarisë së ndërmarrjes

HYRJE NË ANALIZËN E PASQYRAVE FINANCIARE



http://eseshkolle.blogspot.com/
Tema:HYRJE NË ANALIZËN E PASQYRAVE FINANCIARE
PERMBAJTJA
- Qëllimi i analizës pasqyrave financiare dhe përdoruesit e tyre.
 - Metodat e analizës financiare.
- Llojet e analizes financiare: Analiza financiare e jashtme e brendëshme. Informacioni financiar dhe komunikimi i jashtëm. Klasat e
përdoruesve të informacionit të PF
HYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIARE
Pasqyrat financiare: Bilanci. Pasqyra e të ardhurave.
Pasqyra e kapitalit aksioner. Lidhjet mes pasqyrave financiare.
Informacioni që shoqëron pasqyrat financiare: Raporti i drejtimit. Raporti auditorëve.
Analiza paraprake e pasqyrës financiare: Ndërtimi blloqeve të analizës. Analiza e krahasuar e pasqyrave financiare. Analiza e pasqyrave financiare me përmasë të përbashkët. Analiza e raporteve të pasqyrave financiare.
Qëllimi i analizës së pasqyrave financiare dhe përdoruesit e tyre e pasqyrave financiare zbaton mjete, teknika analitike dhe metoda të nevojshme për analizën e biznesit. Eshtë një mjet diagnistikimi
për vlerësimin e aktiviteteve të financimit, investimit dhe operative dhe është një mjet vlerësimi për vendimet e drejtimit dhe vendime të tjera të biznesit.  Objekti i APF: Te informoje mbi njesine ekonomike dhe rezultatet e saj. Përdoruesit e pasqyrave financiare:
- Investitorët dhe kreditorët e kapitalit.
- Qeveria, agjensitë qeveritare dhe autoritetet tatimore.
- Publiku në përgjithësi dhe grupe të veçanta interesi, sindikata, dhe grupe konsumatorësh.
Objektivi i analizës financiare është matja e krahasuar e riskut dhe kthimit në marrjen e vendimeve të investimit apo të kreditimit
Përdoruesit e pasqyrave financiare
Ciklet e njesise ekonomike
Elementët e bilancit kontabel:
Aktivet
Detyrimet
Kapitali i vet
1 - Aktivet, që janë rezervat që disponon (kontrollon) njësia në një moment të caktuar, rezerva që nuk janë perdorur ende për
prodhimin e fitimit, por që do të përdoren për prodhimin e fitimit në periudhat e ardhshme.
2- Detyrimet janë rezerva ekonomike që një njësi i perdor perkohesisht sepse nuk janë të sajat.
3- Burimet e veta (kapitali i pronarit). Keto perbejne interesin e mbetur të pronarit apo pronarëve në mjetet ekonomike (në aktivet), apo investimin e bërë prej tij në njesine e biznesit.
 Ekuacioni kontabël
 Gjendja financiare e njësisë mund të paraqitet me ekuacionin:
(a) Rezervat ekonomike = Kerkesat (pretendimet) për to
(b) Aktivet = Kerkesat e kreditoreve + Kerkesat e pronarëve
ose
(c) Aktivet = Detyrimet + Kapitalin e pronarit
 Kjo perben dhe ekuacionin kontabël, i cili pikerisht pasqyron marëdhëniet që ekzistojne midis aktiveve, detyrimeve dhe kapitalit të pronarit, siç pasqyrohen në pasqyren e gjendjes financiare.
 Bilanci kontabel
 
Aktivitetet e investimeve = Aktivitetet e financimit
Investime = Fin nga kreditoret + Financim nga aksioneret

Aktivet afatshkurtra – Dety rimet ASH = Kapitali punues
Pasqyra e alokimit te fitimeve te pashperndara
- Fitimi Fillim periudhes trasheguar nga periudha e kaluar
 - Korrigjime +/-te rezultateve te periudhave  kaluara
- Gjendja e fitimeve te trasheguara nga e kaluara
- Fitimi neto periudha raportuese 

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME