PROBLEMATIKAT QË HASIN SHKOLLAT NE DITËT E SOTME



http://eseshkolle.blogspot.com/
                                        HYRJE

Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individualizmin e bashkjetesës sociale bën që t’I kushtohet një vëmendje e madhe edukimit, ose thënë ndryshe ndërtimit të qënies sociale në marrdhënie me idealet dhe me vlerat, me praktikat dhe stilet që duhen realizuar mbi të gjitha në mjedise shoqërore si shkolla, që i dedikohet mësimit dhe edukimit të brezave të rinj. Parson i referohet drejtpërdrejtë familjes dhe shkollës për realizimin e një shoqërizimi të plotë. Të dyja agjensitë e shoqërizimit janë bazike dhe duhet të veprojnë në vazhdimësi, por rezultojnë të kenë një peshë të ndryshme përgjatë procesit të shoqërizimit. Familja luan nje rol bazik në shoqërizimin parësor të fëmijëve, derisa të mund të bëhen vërtetë antarë të shoqërisë. Në fillim është familja që luan rol të rëndësishëm në formimin e karakterit dhe personalitetin e tyre. Familja duhet të jetë një institucion që dhuron mbështetje, dashuri, paqe, qetësi dhe siguri. Ajo duhet t’I mundësojë fëmijës mundësinë për t’u arsimuar dhe edukuar. Pas familjes është shkolla institucioni i dytë që luan një rol të rëndësishëm në formimin e individit. Shkolla është ai institucion ku fëmija kalon një pjesë të madhe të kohës se tij. Përvec se shkolla është vend i të mësuarit te gjerave të reja dhe marrje e dijeve, ajo është gjithashtu nje vend shoqërizimi. Vend shoqërizimi sepse individët njohin njerëz të rinj, bashkpunojnë me ata, shkëmbejnë ide me njëri-tjetrin. Duke qënë se edukimi është një process shumë delikat dhe i rëndësishëm duhet që t’I kushtojmë atij vëmendjen dhe mbështetjen e duhur për t’a bërë edukimin sa më të lehtë dhe funksional për individin.



  PROBLEMATIKAT QË HASIN SHKOLLAT NE DITËT E SOTME
Megjithëse teknologjia dhe kohët kanë ecur shumë përpara në vendin tonë shkollat hasin një sërë vështirsish. Problematikat me të cilat hasen shkollat tona janë të ndryshe duke filluar nga disa problem të vogla deri tek ato që janë vërtet shqetësuese. Një problematikë shqetësuese që prek shumicën e shkollave në vendin tonë është infrastruktura. Që edukimi të jetë një process i lehtë dhe funksional duhet që shkolla të ofrojë kushtet e përshtatshme për mësimdhënie pëe nxënësit e saj. Ne kemi parë dhe dëgjuar shumë për shkolla që infrastuktura e tyre lë shumë për të dëshiruar. Shumë shkolla nuk kanë dyer apo dritare të rregullta që janë baza më elementare për cdo institucion. Klasat janë në gjendje të mjerueshme dhe higjena është një tjetër problem mjaft serioz dhe shqetësues. Kur shkollat dhe institucionet përkatëse nuk ofrojnë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e mësimit atëherë mendoj se dhe rezultatet e nxenesve nuk janë të kënaqshme sepse duke parë ambientin ku mësojnë bie dëshira dhe motivimi për të mësuar. Një tjetër problem shqetësues mendoj që është dhe numri i madh i nxenësve në klasa. Duke qënë se klasat kanë një numër të madh nxënësish mësimi nuk bëhet në parametrat e duhur. Krijohet më shumë rrëmujë dhe shpërqëndrim tek nxenësit si dhe mësuesi e ka më të vështirë që të mbajë klasën nën kontrroll. Për të shmangur këtë problem duhet që nëpër klasa të jetë një numër i kufizuar nxënësish në mënyrë që mësimi të jetë i qetë, frytdhënës dhe aktivizimi i tyre është më i madh sepse mësuesi ka vëmendjen tek një numër i kufizuar nxënësish dhe jo tek një grup i madh. Mungesa e laboratorëve dhe palestrës është një tjetër problem i shkollave tona. Shumë pak shkolla janë të pajisura me laboratorë dhe palestër. Mungesa e laboratorve sjell mangësi për zhvillimin e disa lëndëve shkencore si biologji, kimi dhe fizikë. Duke pajisur shkollat me laboratorët përkatës ofrohet mundesia për një njohje më të afërt me lëndën dhe përvetësimin e lendës duke vënë njohuritë në praktikë. Mungesa e palestrës në ambientet shkollore është një problem i rëndësishëm. Cdo shkollë duhet të ketë palestërn e saj për zhvillimin në kushtet e duhura të Edukimit fizik. Shpesh herë kësaj ore nuk i kushtohet vëmendja dhe rëndësia e duhur duke zbehur edhe tek nxënësit dëshirën për këtë lendë pavarsisht faktit se është një lëndë aktive dhe mbi të gjitha e rëndësishme për shëndetin tonë fizik dhe mësimin dhe vënien në praktikë të aktiviteteve të ndryshme sportive.

                                
                                           REKOMANDIME

Unë përmenda më sipër disa nga problematikat që prekin shkollat tona. Mendoj se duhet shumë punë dhe vullnet për të kthyer në rrugën e duhur këto shqetësime. Që këto problem të gjejnë zgjidhje duhet që autoritetet përkatëse t’u kushtojnë vëmendje dhe të përcaktojnë zgjidhjen për ato sa më shpejt. Gjithashtu prindërit dhe mesuesit duhet që të jenë një shtysë e madhe për fëmijët gjatë procesit të edukimit. Fëmijët kanë nevojë që prindërit dhe mësuesit të trëgojnë kujdes, dashuri dhe mbështetje. Edukimi nuk është një process i lehtë por ne duhet që të gjejmë mënyrat e duhura që ky process të jetë i suksesshëm dhe funksional. Duhet punuar shume që arsimimi dhe edukimi të marrin rrjedhën e duhur dhe secili nga ne duhet të bejë atë që ka mundësi dhe nuk duhet të anashkalojmë asnjë problem sado i vogël që mund të duket sepse mund të marrë përmasa të mëdha me kalimin e kohës.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME