STRUKTURE MODEL PER STUDIMIN E RASTIT



STRUKTURE MODEL PER STUDIMIN E RASTIT
http://eseshkolle.blogspot.com/


Burimet dhe metodat qe mund te perdorni gjate studimit te rastitper te mbledhur informacion jane:
  • Dokumenta (rregjistra, ditare, albume, filmime)
  • Te dhena te arkivuara
  • Intervista
  • Vezhgimi direkt
  • Vezhgimi pjesemarres
  • Produkte fizike (objekte qe femija ka krijuar, prodhuar, etj)
INFORMACION I PERGJITHSHEM
Mos perfshi ne studimin e rastit informacion identifikues si emri dhe mbiemri i femijes, emrat e
prinderve, ose vendi i tyre i punes.
Kjo pjese e detyres suaj do te paraqese sfondin e rastit femijes qe keni marre ne studim. Perfshini faktore e te dhena per moshen, gjinine, punen, gjendjen shendetesore, historine e shendetit mendor te familjes, familja dhe marredheniet sociale, historia e perdorimit te droges apo/dhe alkolit, veshtiresite ne jete, qellimet e aftesite per te vene objektiva, pikat e dobeta, etj.
Perfshini informacion ne lidhje me zhvillimin e femijes, periudha e shtatzanise, lindja, mosha kur femija mund te qendronte ulur, ecur kemba dores, ecur vete, kur ka folur fjalen e pare e me pas fjali me te gjata.
Perfshini informacion rreth prinderve (shendeti mendor dhe fizik, profesioni, niveli i edukimit, etj). Kerkoni te dhena qe mund te shpjegojne sjelljen, gjendjen e femijes, te cilat mund te forcojne, ose kundershojne çfare ke vezhguar. Femija mund te sillet ne nje menyre ne shtepi, dhe ne nje tjeter ne shkolle, ose mund te tejkaloje nje faze zhvillimi (fizik, social, mendor, personal).
Kushtojini nje vend te veçante pershkrimit te nevojes/nevojave, karakteristikave, problemeve apo simptomave te te veçanta qe ju kane shtyre te zgjidhni kete rast per studimin tuaj.  Ku bazohet ky pershkrim, vetem tek vezhgimi i femijes, prinderit, mesuesit apo edhe mjeku, apo ndonje profesionist tjeter.
B. Pershkrimi fizik. Jepni nje pershkrim te plote fizik te femijes. Analizoni gjatesine, ndertimin trupor, ne krahasim me femijet e tjere te se njejtes moshe, ngjyra e flokeve, stili dhe tipare te tjera dalluese.
C. Perzgjedhja e femijes. Jepni arsyet per zgjedhjen e nje femije te veçante.
D. Vendbanimi ose vendi ku qendron femija/mesuesi (klasa, dhoma, shtepia). Pershkruani me detaje dhomen/klasen e femijes - vendodhja, pajisjet, dekorimet, mjetet, lojrat, etj. Listoni dhe pershkruani çdo lloj interesi te femijes, materialet dhe aktivitetet qe perdor.
II. ZHVILLIMI MOTOR (Listoni dhe diskutoni per secilen nga aftesite e permendura me poshte. Perdorni shembuj specifike per te pershkruar secilen prej aftesive te vezhguara – si, ku, sa mire. Me pas listoni aftesite qe nuk mund te vezhgoni. Sa me pak aftesi te vezhgoni, aq me shume detaje duhen per te pershkruar ato aftesi qe vezhguat.  
Aftesite e medha motore. Pershkruani llojin e aftesive te medha motore te cilat perdor femija, dhe ne ç’menyre krahasuar me femijet e tjere te se njejtes moshe. Perfshini ecjen, te vrapuarit, kercimin, kacavjerrjen, hedhjen, pritjen, nese nget biçikleten, kercimin, kapercimin, vallezimin, aftesite gjimnastikore, etj) dhe çdo lloj tjeter aftesie fizike qe mund te vezhgoni.

B. Aftesite e imta motore. Pershkruani llojin e aftesive dhe aktiviteteve te imta motore ne te cilat perfshihet femija dhe thoni sesi eshte performanca e tij krahasuar me femijet e tjere te se njejtes moshe. Perfshini mbajtjen dhe kapjen e objekteve te vogla, ne forme pince, (duke perdorur gishtin e madh dhe ate tregues per te kapur objekte), te ngrenit, mberthimin e kopsave, te zinxhirit, lidhjen e lidheseve te kepuceve, te veshurit, te zhveshurit, puna me puzzle (lojra formuese) perdorimi i gershereve, puna me plastelinen, ngjyrosja, manipulimi me formueset, perdorimi i xhesteve, kur kendo ose reciton, dhe aftesi te tjere qe mund te vezhgoni.
III. ZHVILLIMI MENDOR (Perdorni shembuj specifike per secilen nga fushat mendore.)
Koncepti i numrave. Diskutoni rreth aftesise se femijes per te numeruar duke e kuptuar kete detyre, dhe tregoni çfare numeroi femija (pjata, gishta, blloqe, etj). Deri ne sa mund te numeroje? Tregoni nese femija perdori fjale te tilla, si “me shume”, “me pak”, “me i madh”, “me i gjate”, “me i shkurter” duke treguar se kupton sasine apo masen.  
Vemendja dhe stili i zgjidhjes se problemeve. Diskutoni rreth aftesise se femijes (ose paaftesise) per te pritur (treguar vemendje, fokusuar, perqendruar) aktivitete ose detyra te ndryshme. Tregoni sa minuta shpenzon ne secilen prej detyrave ose aktiviteteve. [Shembull, "Femija kalon shpesh nga 3 ne 15 minuta ne nje projekt arti."] Cfare duket se pelqen me shume femija per te bere? Me pak? Kur punon (ose luan), a hutohet ai/ajo nga njerez, zhurma te tjera, etj? Kur perballet me nje aktivitet te ri, a merzitet apo nevrikoset lehtesisht femija, ose dorezohet shpejt apo vazhdon te perpiqet per nje kohe te gjate?
Aftesite e te arsyetuarit dhe te mesuarit. Pershkruani nese femija tregon permes fjaleve ose veprimeve se ka gjetur zgjidhjen e diçkaje—si funksionon diçka, çfare te beje per te marre ate qe do, pse ka ndodhur diçka, etj. Çfare ka mesuar femija nderkohe qe ju e vezhguat? Cfare problemesh specifike zgjidhi ai/ajo?
Kurioziteti, krijmtaria dhe imagjinata. Si e tregon femija (1) kuriozitetin rreth gjerave ne mjedisin e tij/saj? Ka ai/ajo sjellje eksploruese? Jepni shembuj te (2) krijmtarise, (gjera te reja, ndryshme, pazakonta, origjinale) qe femija ka bere, thene, pregatitur. Si e perdor femija (3) imagjinaten e tij (aktiviteteve imagjinare, njerezve, krijesave, etj)?
Kujtesa. Diskutoni per aftesite (1) kujteses afatshkurter dhe (2) kujteses afatgjate. Si i kujton femija rutinat e zakonshme ditore, njerezve, ngjarjeve te veçanta nga e kaluara? Analizoni çdo gabim te kujteses qe vini re.
Fazat e zhvillimit konjitiv te Piazhe-se. Ndersa vezhgoni femijen, percaktoni ne cilen faze apo nenfaze ndodhet ai/ajo sipas teorise se Piazhe-se. Jepni shembuj specifike, dhe arsye per pergjigjen tuaj.
IV. ZHVILLIMI I GJUHES [elementet e gjuhes] JEPNI SHEMBUJ DIREKTE TE SECILES PREJ FUSHAVE TE MEPOSHTME. PERFSHINI PERDORIME TE DREJTA DHE TE GABUARA.
Fonetika. A i shqipton femija fjalet qartesisht dhe ne menyre korrekte? Trego cilat fjale shqipton siç duhet. Perfshi çdo gabim shqiptimi. [Shembull: Ai/ajo thote “peshe per pese”, “tali per kali".]
Semantika. Trego per fjalet e fjalorit me te shpeshta (fjalet qe femija thote). (Ky eshte fjalori aktiv/riprodhues). Si krahasohet fjalori i femijes me ate te femijeve te tjere te se njejtes moshe? Sa mire kupton femija domethenien e fjaleve te perdorura nga te tjeret? (Ky eshte fjalori pasiv/perceptiv). Jepni shembuj te udhezimeve specifike te dhena nga mesuesja dhe pershkruani nese femija i kuptoi dhe i ndoqi ato. [Femija mund t’i kuptoje udhezimet, por nuk do t’i ndjeke.] Listoni çdo shembull te keqkuptimit te kuptimit te fjaleve.
Sintaksa. A perdor ne pergjithesi femija nje gramatike te mire? Permendni shembuj korrekt te gramatikes dhe me pas listoni çdo gabim ne gramatike qe degjuat dhe perpiquni te shpjegoni arsyet per keto grabime.
Pragmatika. A flet femija kur eshte e nevojshme dhe hesht kur nuk eshte e pershtatshme te flase? A flet femija veçanerisht me ze te larte ose te ulet? Ne nje ton te qete? Si e perdor femija gjuhen? Kujt i flet ai/ajo, dhe ne cilat mjedise? Me çfare shperndarje e perdor femija te folurin egocentrik (nuk arrin dot te marre parasysh kendveshtrimin e bashkebiseduesit) kundrejt te folurit social? Sa efektiv eshte femija ne komunikimin me bashkemoshataret? Po me mesuesit? Jepni shembuj ne detaje. Trego si komunikon femija. Pershkruani komunikimin jo verbal – gjuha e trupit, gjestet, shprehjet e fytyres – veçanerisht nese femija akoma nuk eshte shume verbal.
Kompleksiteti pergjithshem. Citoni kater deri ne gjashte fjali tipike te thena nga femija, duke perfshire fjaline me te gjate. Llogarisni gjatesine mesatare te fjalive [# fjaleve] te thena nga femija. (Sigurohuni te llogarisni se bashku me disa nga fjalite me te shkurtra te tij/saj.) Si krahasohet gjuha e femijes me ate te femijeve te tjere te se njejtes moshe ne klasen/kopshtin e tij?

(Tregoni nese femija eshte me i vogel ose me i madh sesa femijet e klases se tij/saj, ose afersisht ne te njejten moshe.)
V. ZHVILLIMI SOCIAL/EMOCIONAL  

Loja. Ne cilat lloje te lojrave perfshihet femija? Renditni dhe pershkruani secilen prej tyre. Jepni shembuj specifike te secilit lloj--1-lojra praktike, 2-lojra me gjasme/simbolike, 3-lojra sociale, 4-lojra me ndertim [kjo do te thote qe femija nderton apo pregatit diçka, artistike, me blloqe druri ose plastike, formuese, keshtjella rere, etj.]. Tregoni cilat prej tyre nuk perdor ai. Tregoni sa % te kohes shpenzon femija ne lojra ne grup? Sa % i vetem? A jane keto lojra te pershtatshme per moshen e tij/saj? Cfare keni pare se ka mesuar femija nga loja/lojrat? Cfare ndryshimesh gjinore keni vene re ne lojrat e femijes? Me cilat lodra/lojra luajne te 2 gjinite e femijeve? Po vajzat vetem, me çfare lojrash luajne? Po djemte?
Nderveprimet me bashkemoshataret. Jepni shembuj te seciles sjellje. Si ndervepron femija me femijet e tjere? Si eshte ai/ajo si pjese e grupit apo si lider? Si ushtron ndikim mbi te tjeret, nese e ben kete? Kur dhe si eshte femija i shoqerueshem, bashkepunues, agresiv, i hareshem, i terhequr? A perfshihet femija ne sjellje agresive? Kur? Perse? Me ke? Ne ç’menyre? Si reagon femija ndaj agresivitetit te shprehur nga femijet e tjere? Me cilin e kalon kohen me te madhe femija? Si reagojne femijet e tjere ndaj femijes qe keni ne studim? A shpreh femija simpati ndaj femijeve te tjere, i ndihmon ata, sidoqe keta te fundit te sillen ndaj tij/saj?
C. Nderveprimet me te rriturit.
Prinderit. Pershkruani nderveprimin (nese e keni vezhguar) mes femijes dhe prinderve te tij/saj. A ishte sjellja e femijes e ndryshme kur kishte prinderit prane? Si i kane marredheniet prinderit me femijen? Cfare thone me njeri-tjetrin?
Mesuesit. A ka femija nje mesues te preferuar (nese ka me shume se 1 mesues)? Cfare marredheniesh ka femija me te rritur te tjere ne klase, apo kopsht—mesuesja, praktikantja, ose njerez te tjere? Krahasuar me te tjeret, sa mire i degjon & ndjek femija kerkesat apo udhezimet e mesueses? A eshte femija “ngjites”, i varur apo i pavarur? Si regon mesuesja/mesueset ndaj femijes? A merret mesuesja me problemet e nevojat e femijes? Cfare metodash drejtimi dhe ndihme perdor mesuesja me te gjithe femijet? Cfare toni apo zeri perdor ajo/ai (mesuesja)? Si perforcohen sjelljet pozitive nga mesuesja? Si e ndihmon mesuesja femijen te mesoje? Sa vemendje i jep mesueja femijes?
Teoria e Eriksonit e zhvillimit te personalitetit (fazat psikosociale). Ne vezhgimin e femijes, percaktoni ne cilen faze ose faza ndodhet femija sipas teorise se Erik Erkisonit. Jepni shembuj specifike dhe justifikoni pergjigjen tuaj.
Emocionet. Pershkruani emocionet qe shpreh femija. A qan ai/ajo shpesh dhe lehtesisht? A irritohet shpesh? Tregoni nese dhe kur ai/ajo eshte i/e gezuar, i/e zemeruar, i/e lenduar, etj? (Jepni shembuj specifike te seciles prej situatave.)
Vetevleresimi. Si do ta pershkruanit vetevleresimin e femijes—i larte, i ulet, mesatar, i ndryshueshem? Cfare rastesh vezhguat qe ju çuan ne keto perfundime?
Pershkrimi i problemit te femijes
Ne kete pjese, pershkruani problemin ose simptomat e femijes. Pershkruani çdo lloj simptome fizike, emocionale, apo sociale qe keni vene re e identifikuar. Jepni edhe mendimet, ndjenjat dhe perceptimet e vena re te lidhura me simptomat.
VI. PERMBLEDHJA PER ZHVILLIMIN

Vleresimi i zhvillimit te femijes. Paraqisni dhe analizoni ne çnivel eshte femija ne secilen prej fushave te zhvillimit--social, emocional, konjitiv, fizik, & zhvillimi gjuhesor. Ne cilat fusha eshte femija me i zhvilluar per moshen e tij/saj? Cilat fusha jane ne nivel mesatar? Pse mendon keshtu?
Program shkollor/parashkollor. E mendoni se program parashkollor/shkollor ndjek dhe ploteson nevojat e femijes? Cilat nevoja? Pse ose pse jo? Nese do te ishit mesuesja e femijes, çfare lloj aktivitetesh, detyrash dhe pervojash do te planifikonit per te mbeshtetur, lehtesuar permiresuar zhvillimin e tij/saj? Planifikoni nje plan/aktivitete shume specifik/e per kete femije (edhe nese mendoni se plani/program actual eshte perfekt keshtu si eshte). Zgjidhni nje fushe, te cilen ju e percaktuat me siper, ne te cilen femija eshte me dobet (me pak i zhvilluar) dhe tregoni ne çmenyre do te ndihmone kete fushe zhvillimi apo edhe fusha te tjera. (Mos jini i pergjithshem, si p.sh “me shume lojra me femijet e tjere”, “me shume kohe per lexim”, “me shume ore krijmtarie” , “me shume kohe e ushtrime per te mesuar alfabetin”. (JINI SPECIFIKE DHE I DETAJUAR.)


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME