Showing posts with label TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE. Show all posts
Showing posts with label TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE. Show all posts

VLERAT E MONUMENTEVE TE KULTURES SHQIPTARE JANE TRASHEGIMI PA KUFI…..

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Vlerat e çmuara të kulturës etnografike shqiptare më në fund do të kenë një strehë, ku do mund të ekspozohen. Pavioni i etnografisë do të përfundojë brenda këtij LEXONI ME SHUM....
viti sipas etnografes Afërdita Onuzi. Mbi 1000 objekte, si veshje tradicionale, argjendari, armë dekorative mbi 100 vjeçare do mund të shkunden nga pluhuri i fondeve dhe të prezantohen për publikun e gjerë në hapësirën e pavionit. Onuzi, e cila është marrë mirëfillazi me konceptimin e këtij muzeu thote se ky është një kurorëzim i punës së etnografëve ndër shekuj. Por shqetësim kryesor për specialisten është mos funksionimi i ekspeditave. Në këtë pavion do të pasqyrohen vlerat kulturore te krahinave të ndryshme të Shqipërisë Diskriminim i sertë ndaj monumenteve kulturore shqiptare Monumentet e trashigimisë kulturore shqiptare në gjithë Kosovën, janë nën presionin e vazhdueshëm dhe sistematik të dhunës fizike dhe keqpërdorimit që nuk kursen as vlerat më të shenjta, sic ka ndodhur, me monumentin më shpirtëror kulturor e historik gjithëshqiptar, me shtatoren e Skënderbeut në qendër të Prishtinës, që është cënuar rëndë, është poshtëruar keq, është përdhosur barbarisht! LEXONI ME SHUM....

 Kultura në përgjithësi, e në veçanti çështja e monumenteve të kulturës shqiptare, në Republikën e Kosovës, skajshmërisht është e lënë pasdore, dhe shkarazi vetëm sa për sy e faqe zihet në gojë, kur entet, institucionet dhe asociacionet e kulturës kanë nevojë që të përpilojnë raportet e “punës” dhe të arsyetojnë financat që i kanë shpenzuar. Pra, monumentet e kulturës shqiptare në Kosovë, jenë në një gjendje tejet të palakmueshme: krejtësisht të pambrojtura, të lëna në pamëshirën e stihisë së kohës dhe të faktorit njeri, që me keqardhje duhet ta themi se, është shumë larg nivelit të dëshiruar të vetëdijës elementare kulturore për vlerësimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin shpirtëror të vlerave të gjithmbarshme të trashigimisë material kulturore e historike. 
 LEXONI ME SHUM....
2. Monumentet e kulturës shqiptare janë nën presionin e vazhdueshëm dhe sistematik të dhunës fizike, janë të injoruara nga pakujdesia masive popullore dhe neglizhenca e theksuar institucionale, që nuk ka ndonjë qëndrim të formuar përkitazi me mbrojten, trajtimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve kulturore shqiptare. Në këtë gjendje janë edhe monumentet që logariten si vlera të vecanta kombëtare të evidentuara si “nën përkujdesjen shtetërore”, por, as këto nuk e gëzojnë kujdesin dhe mirëmbajtjen minimale institucionale. Prandaj, është krejtësisht normale që monumentet e trashigimisë kulturore shqiptare i kërcënon shpërbërja e sistematike dhe e vazhdueshme, nga prekjet e ashpra iracionale dhe keqdashëse, por edhe nga “përdorimi” jokulturor i monumenteve me rastin e riteve të ndryshme ceremoniale nga qytetarët, që i cënojnë me mënyrën e sjelljes dhe të përdorimit të vlerës së tyre. Kjo ka ndodhur me monumentet më të lavdishme kulturore, historike e fetare, të cilat brutalisht “qëndisen” me lloj-lloj shenjash dhe cinglash tekanjoze që, nuk përkojnë aspak me karakterin dhe funksionin e monumentit dhe e dëmtojnë vlerën, funksionin dhe e devalvojnë imazhin e monumentit të caktuar. Në këtë gjendje, është e shpjegueshme dhuna sistematike që manifestohet ndaj monumenteve të trashigimisë kulturore shqiptare, në gjithë Ksovën, e cila nuk kursen as vlerat më të shenjta, sic ka ndodhur, me monumentin më shpirtëror kulturor e historik gjithëshqiptar, me shtatoren e Skënderbeut, në qendër të Prishtinës, që është cënuar rëndë, është poshtëruar keq, është përdhosur barbarisht! Ky rast e shpjegon krejtësisht gjendjen në të cilën ndodhen monumentet kulturore shqiptare në Kosovë. 
 3. Kur flasim për monumentet kulurore në Kosovë, cështja e ka edhe anën tjetër të medaljes – ekstrafaqen, që ka të bëjë me monumentet kulturore serbe, për të cilat Kosova ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e tyre! Për të qenë sa më mirëkuptues ndaj realitetit kosovar që vazhdon të jetë në periudhën e tranzicionit shtetëror, duhet ta kemi parasysh pafuqinë shtetërore të Kosovës për të refuzuar detyra poshtëruese. Mirëpo, në anën tjetër, përkushtimi i zjarrtë dhe efikasiteti brilant i masave të sigurisë për mbrojtjen e monumenteve te trashigimisë serbe, ta turbullon vrerin, sepse paraqet përkushtimin ekstrem të institucioneve për mbrojtjen me cdo kusht, ndërkohë që, monumentet kulturore shqiptare lihen krejtësisht pas dore! Për të mos i shprehur emocionet e mllefta për gjendjen, po themi vetëm se, mbrojtja e këtillë e monumenteve kulturore serbe në Kosovë është e pamerituar plotësisht! Problemi duket i vogël për në fakt është tepër i madh, sepse kemi të bëjmë me një diskriminim “pozitiv” të sertë në dobi të serbëve, e në dëm të shqiptarëve! LEXONI ME SHUM....
Përkujdesja speciale shtetërore për monumentet serbe dhe pakujdesia totale për monumentet shqiptare, është absurd i paparë, sepse nuk mund të gjindet në asnjë lloj përvoje botërore, që të shkel vlerat autoktone dhe të mbrojë vlerat e huaja, sidomos kur është fjala për vlera të kultivuara për qëllime armiqësore, sic dihet se janë sajuar monumentet e trashigimisë kulturore serbe në Kosovë! Kjo duhet të thuhet hapur dhe zëshëm, sepse është fakt konkret, i pamohueshëm. Në këtë situatë, angazhimi shtetëror i Kosovës për mbrojtjen e monumeneve serbe është joserioz dhe i dëmshëm. Pse u dashka që nga buxheti modest i Kosovës të shpenzohen mjete të majme për mbrojten speciale të monumenteve tendencioze të një populli tjetër të ardhur në Kosovë dhunshëm! Pse dhe si arsyetohet angazhimi i 140 policëve të specializuar ekstra, për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike e fetare serbe! Si shpjegohet kjo zemërgjerësi banale, që privilegjon vlerat e huaja në dëm të vlerave të vendase, që janë si mos më keq, pos tjerash, edhe sepse janë sakatuar nga dhuna gjenocidale e vendit dhe popullit që Kososva tash e merr nën mbrojtje special(!). Kjo është e tepërtë, sepse ajo që të duhet në shtëpi, nuk cohet në fqinjësi. 
Monumentet kulturore serbe janë problem i Beligradit. Prishtina ka monumentet e veta, dhe ndaj serbëve duhet të merr për obligim garancën e trajtimit sipas konventave ndërkombetare, që i përcaktojnë qartë detyrat obligative. Prishtina biles, duhet të jetë insistuese kategorike e kërkimit të veprimeve reciproke nga serbët për monumentet shqiptare matanë kufirit, sipas standardeve të garantuara dhe jo privilegjimin e kujdoqoftë! Kjo ëshë rruga e zgjidhjes, që duhet të realizohet sot, sepse nesër bëhet vonë.
 Korce:Voskopoja dhe zhvillimi i saj ka sjelle ne qytetin e Korces perfaqeses te nje fondacioni francez i quajtur "Trashegimi pa kufi" i cili mes vemendjes per restaurimin dhe kthimin ne identitet te monumenteve te rralla ne vende te ndryshme te botes ka mare ne mbrojtje ne Shqiperi Voskopojen. Ne nje takim me prefektin e Korces Niko Peleshi eshte kerkuar edhe mbeshtetja e ketij institucioni ne planin strategjik te zhvillimit te kesaj zone turistike dhe historike ne vend. Plani strategjik i zhvillimi prezantuar ne prefekturen e Korces eshte hartuar me komunen e Voskopojes dhe fondacionin francez "trashegimi pa kufi" dhe ka si qellim zhvillimin shoqeror, mjedisor te Voskopojes dhe vlerave unikale te saj. Pritet qe strategjia e zhvillimit ekonomik dhe social te ece paralelisht me zhvillimin e kesaj zone ne pikpamjen e ndertimeve mbas vendimit te KRRTSH-se per masterplanin e Voskopjes e cila do te ngrihet mbi ate ekzistuese duke ruajtur vlerat e saj dhe do te shtrihet ne nje siperfaqe prej 180 mije hektaresh. Prefekti korcar ka garantuar vemendjen e strukturave te shtetit per kete zone me nje status te vecante ne pikmamjen kulturore dhe historike, ndersa retsaturimi i kishave dhe manastireve mbetet nevoja me urgjente ne kete zone. Aktualisht fondacioni franzec qe ka mare persiper te hartoje planin strategjik te Voskopojes qe daton ne fillim te shekullit te XVII-te, eshte duke restauruar kishen e Shen Thanasit qe vjen qe nga krijimi i Voskopojes, ndersa afresket dhe ikonat e saj mbajne per autor vellezerit Zografi. LEXONI ME SHUM....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

VLERA E MONUMENTIT TË KULTURËS SHQIPTARE - TRAZHGIMI KULTURORE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Monumentet e kulturës së një qyteti e kombi janë simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj dhe vite. Monumentet e kulturës jo vetëm në perëndim, por edhe në vendet ish-komuniste kanë LEXO ME SHUME....
patur dhe vazhdojnë të kenë një vëmendje të veçantë. Të gjithëve që na ka rënë rasti të vizitojmë vende të ndryshme të kontinentit tonë, dhe “shkrihemi” duke treguar një foto të bërë në këto monumente.
Mezi presim të bëjmë dhe publikojmë një foto, tashti në FB., për t’u treguar të gjithëve se kemi qenë në “filan” vend apo në "filan" monument të kulturës europiane. Po përse nuk duhet që këto institucione shpirtërore dhe materiale të një kombi të mos marrin vendin që ju takon edhe tek ne, të bëhen të vlefshëm deri të shenjta për të gjithë ne?! Zhvillimet sociale dhe urbane mbas viteve ‘90-të, zhvillimi dhe “nënvleftësimi” i këtyre monumenteve mund të takohet edhe në vende të tjera ish-komuniste por tek ne, në këto vite pati përmasa alarmante duke i kthyer biles edhe në “kioska” rakie e qoftesh dhe duke u marrë me to gjithkush qoftë edhe pa një formim dhe edukim në këtë fushë.    
Këto monumente shpesh u trajtuan si të “njerkës”, e në fakt janë tonat. Urbanizmi dhe krijimi i “monumenteve” shumë urbane personale, shtëpi banimi shpesh pa asnjë projekt dhe hapsira të tjera urbane, nuk i zëvendëson vlerat e vërteta materiale dhe shpirtërore të një qyteti ose një kulture të caktuar. Shpirti urban dhe urbanizimi material dhe shpirtërorë, nuk takohet vetëm në vendet e ish-komuniste. Ky koncept për urbanistikën dhe mënyrën e jetesës gati zuri vend edhe në perëndim. Por studjuesit dhe specialistët e zhvillimeve sociale dhe urbane përpiqen gjithnjë e më shumë të ruajnë traditën dhe monumentet e saj urbane materiale dhe shpirtërore territoret e tyre me të gjitha vlerat kulturore e shpirtërore.
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime :
“Ansambël arkitekturor” është tërësia e një numri ndërtesash, të cilat i lidh një koncept i njëjtë krijues.
“Ansambël historik” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me vlera historike.
“Ansambël muzeal” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike që mbrohet nga shteti.
“Ansambël urban” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me një qendër qytetare, e cila mund të formohet prej një ose disa pjesëve të një zone banimi.
“Ansambël urbanistik, arkitektonik, tradicional” është tërësia urbanistiko-arkitektonike e një qendre të banuar, e formuluar sipas kritereve kompozicionale të së kaluarës.
“Arkitekturë tradicionale” është arkitektura e së kaluarës me zbatim kohor relativisht të gjërë.
7.“Dëmtim” është ndërhyrja në dëm të pasurisë kulturore, materiale ose jomateriale, që cënon funksionin ose pamjen origjinale të këtyre pasurive. LEXO ME SHUME....

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Trashigimia kulturore shpirterore europiane




Trashëgimia Shpirtërore
http://eseshkolle.blogspot.com/

Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore që bashkëshoqërojnë ato, që bashkësitë, grupet dhe, kur është rasti, individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Kjo trashëgimi kulturore jomateriale, përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre, dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.
Në trashëgiminë kulturore shpirtërore (jomateriale) bëjnë pjesë :
1. Përdorimi i gjuhës në veprat letrare. 2. Folklori gojor i ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjistruar. 3. Folklori vokal, koreografik dhe instrumental. 4. Zakone dhe doke tradicionale. 5. Besime dhe bestytni të traditës. 6. Zejet e ndryshme tradicionale.
Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore që bashkëshoqërojnë ato, që bashkësitë, grupet dhe, kur është rasti, individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Kjo trashëgimi kulturore jomateriale, përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre, dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.

Shembuj te trashigimis  kulturore shpirterore  europjane.
1-Opera dei Pupi
( Opera e Puppets ; sicilian : Òpira RI pupi ) është një kukull përfaqësim teatrale e poezive frankë romantike si Kënga e Rolandit ose Orlando Furioso që është një nga traditat karakteristike kulturore të Sicili . Anët e karrocat e gomarit janë të dekoruar me ndërlikuar , skena pikturuar ; këto tregime të njëjta janë miratuar në teatrot tradicionale kukull shfaqur marionettes bërë me dorë prej druri . Opera e kukullave dhe traditës siciliane e cantastorî ( këngëtarë e tregime ) janë të rrënjosura në traditën rapsod provansal në Sicili gjatë sundimit të Frederick II , e Shenjtë Romake perandorit , në gjysmën e parë të shekullit të 13-të. Një vend i madh për të parë të këtij arti kukull është teatro kukull e Palermo, Sicili .
 teatrit Sicilian kukull dei Opera pupi u shpall në vitin 2001 dhe të gdhendur në vitin 2008 në listat e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s e paprekshme .
Sot, janë vetëm disa trupa që ruajnë traditën . Ata shpesh kryejnë për turistët . Megjithatë , nuk ka më janë familjet e mëdha historike të marionnettists , si greko të Palermos ; Canino i Cinisi ; Penale , Trombetta dhe Napoli e Catania , Pennisi dhe Macri e acireale , Profeta e Licata , Gargano dhe Grasso e Agrigento . Dikush mund të , megjithatë , admirojnë mbledhjen më të pasur të marionettes në Museo Internazionale delle kukull Antonio Pasqualino dhe në të Museo Etnografico Siciliano Xhuzepe Pitre në Palermo . Marionettes të tjera të bukura janë në shfaqje në Civico Vagliasindi Museo në Randazzo .

2-Vegla muzikore e ‘’fujares’’-sllovaki
Fujara ( shqiptimin Sllovake :  fujɑrɑ  )  lindi në Sllovaki qendrore si ngjyrim fipple flaut barinjsh i madh i sofistikuar Folk -së e dizajnit unik . Kjo është teknikisht një kontrabas në klasën tub darje .Duke filluar 160-200 cm të gjata ( 5'3 " - 6'6 " )  dhe tuned në A, G , dhe F. Ajo ka tre vrima ton të vendosura në pjesën e poshtme të trupit kryesor . Shëndoshë është prodhuar nga një fipple në fund e sipërme të trupit kryesor të fujara . Ajri është i çoi në fipple përmes një tub më të vogël paralel , të quajtur vzduchovod në sllovakisht ( që do të thotë " kanal të ajrit " ) , montuar në trupin kryesor të instrumentit . Ndërsa është e mundur për të luajtur frekuencën themelor në fujaras , teknikë normale e lojës është i bazuar në overblowing instrumentin . Për shkak të raportit të saj aspekt ( gjatësi të madhe kundrejt diametër të vogël të brendshëm ) , e overtones krijuar një leje për të luajtur një shkallë diatonik duke përdorur vetëm tre vrima e ton . Fujara është luajtur në këmbë , meinstrument mbajtur vertikalisht , zakonisht braced kundër kofshën e djathtë .
Dizajni atipike prodhon një , timbër të thellë meditues . Stolitë janë shtuar tradicionalisht të melodive bazë , të cilat zakonisht ndodhin në mënyrë mixolydian . Dy lloje të zakonshme të stolitë janë prefuk ,overblowing shpejtë të një shënim të vetëm , nga sllovakisht : prefukovať , që të kaloj me vrull ; dhe rozfuk , një ujëvarë zbritëse i ngjyrime , nga sllovakisht : rozfúkať , të shpërndaj .
Tradicionalisht ,fujara u luajtur nga barinjtë për rekreacion . Sot ,fujara ka lëvizur nga fusha të barinjve në fazën e festivaleve folklorike në qytetet sllovake të Východná dhe Detva . Instrumenti ka lënë edhe Sllovakinë dhe është luajtur në të gjithë botën ; veçanërisht nga aficionados e flauta vendas në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut . Pavarësisht kësaj ,Fujara ka ende për të fituar popullaritet apo njohje shumë jashtë Sllovakisë . Më shpeshfujara është një instrument solo , por ansamble e dy ose tre fujaras kanë qenë të njohur të ekzistojnë , të tilla si familja Kubinec ose trio Javorová Húžva .
Fujara u shpall në listën e UNESKO-s nga kryeveprat e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit në vitin 2005 .  "Fujara dhe Muzika e saj ", u shpallen  në Listën e Përfaqësuesit e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale e Njerëzimit nga UNESCO në vitin 2008 .

3-Polifonia gjorgjiane
U shpallnë 2008 nga  Përfaqësuesit Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale e njerëzimit ( fillimisht shpallur në vitin 2001 )
Të kënduarit popullor ka një vend shumë i çmuar në kulturën e Gjeorgjisë . Kënduar Polyphonic , në gjuhën gjeorgjiane , është një traditë laike në një vend gjuha dhe kultura e të cilëve shpesh kanë qenë të shtypur nga pushtuesit . Ekzistojnë tri lloje të polifonisë në Gjeorgji : polifonia komplekse , e cila është e zakonshme në Svaneti ; Dialogu polyphonic mbi një sfond bas , të përhapura në rajon Kakheti në Gjeorgji Lindore ; dhe polifonia kontrast me tri pjesë të improvizuara pjesërisht këndohen , karakteristike e Gjeorgjisë perëndimore . Kënga Chakrulo , e cila këndohet në ceremonitë dhe festivale dhe i takon kategorisë së parë , dallohet nga përdorimi i tij i metaforës dhe yodel saj, krimanchuli dhe një " këndojë gjel -së " , interpretuar nga një këngëtar mashkull këngëtar me zë fals . Disa nga këto këngë janë të lidhura me kultin e grapevine dhe datë shumë prapa në shekullin e tetë . Këngët tradicionalisht mbytur të gjitha fushat e jetës së përditshme , duke filluar nga puna në fushat (Naduri , e cila përfshin tingujt e përpjekjeve fizike në muzikë ) për këngë në kurimin e sëmundjeve dhe të Krishtlindjeve Carols ( Alilo ) . Himnet liturgjike bizantine inkorporuar edhe traditën gjeorgjian polifonike në atë masë sa që ata u bë një shprehje e rëndësishme e saj .
Duke vuajtur më parë mangësitë e politikave socialiste kulturore , muzikë tradicionale gjeorgjiane është e kërcënuar tani nga eksodi rural , si dhe nga rritja e suksesit të muzikës pop . Në shumë arkivat e gjen regjistrimet e këngëve polifonike nga fillimi i shekullit të njëzetë ; këto regjistrime janë , megjithatë , jo të sigurt të mjaftueshme për të garantuar ruajtjen afat-gjatë .

Trashëgimia Shpirtëror
Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.
Iso-Polifonia Shqiptare
                  
Nga greqishtja e vjetër fjala polifoni do të thotë shumëzërësh, kështu polifonia është një gjini e folklorit shqiptar që interpretohet nga dy a më shumë zëra.
Polifonia shqiptare, si një vlerë e pamohueshme e folklorit shqiptar e krijuar prej brezash nga populli ynë, e ndajmë në dy zona kryesore ku ajo interpretohet në polifoninë toske dhe polifoninë labe të cilat kanë karakteristikat e tyre të veçanta në mënyrën se si interpretohet. Nisur nga këto vlera të pamohueshme të polifonisë shqiptare në trashëgiminë tonë shpirtërore por dhe në atë botërore, më 25 nëntor 2005, ajo u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore e njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.

Trashigimia kulturore   shpirterore europiane  .
Trashigimia kulturore   shpirterore europiane   perbehet nga dukuri  qe perfshijn  traditat,folklorinletrar dhe muzikor  dhe shprehjet   gojore ,shfaqet  popullore  dhe  spektakel, praktikat  sociale ,ritualet  dhe ngjarjet  festive , artizanatin tradicional  etj.
Trashigimia  kulturore shpirterore  europjane  ndahet ne disa kadegori:
1-dukurit e folklorit muzikor dhe koreografik,
2-shfaqet popullore  ose  fetare,ritual dhe ato teatrore.
3-format e artizanatit tradicional.



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME