BOTA SHTAZORE DHE BIMORE


http://eseshkolle.blogspot.com/
TEMA:BOTA SHTAZORE DHE BIMORE

Ne Evrope trevat shqiptare radhiten ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimet e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizoterojne llojet mesdhetare te bimesise (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj.). Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe rriten vetem ne trevat shqiptare. Vetem ne Republiken e Shqiperise rriten rreth 30 te tilla.
Per shkak te mbizoterimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtim vertikal ne kater breza: brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare; brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine.
Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m. Lartesi) gjendet ne tre
vat perendimore dhe jugperendimore. Pjesen e poshtme te tij e zene shkurret me gjelberim te perhershem (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte, si: selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger etj. qe, ne disa raste, formojne pyje te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkurreve mesdhetare e zene shkurrct qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit, si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj.
Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri ne rreth 1000 m lartesi. Ka perhapje me te madhe se brezat e tjere bimore, sidomos ne brendesi te trevave shqiptare. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj.
Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne rreth 1600 - 1800 m lartesi. Ahishtet, duke kerkuar me shume lageshti, jane me te perhapura ne malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes), si: pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyjet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.
Brezi i kullotave alpine shtrihet mbi brezin e ahut dhe te haloreve, ku, per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesi barishtore dhe shume rralle shkurre te uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore.
Pyjet me bimesi dhe bote shtazore me interesante e me mire te ruajtura jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar me ligj dhe prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ka ne Shqiperi (Thethi, Lura, Liogaraja etj.), ne Kosove (Berzovica etj.), ne trevat shqiptare ne Maqedoni (Galicica, Pelisteni) etj.

Bota shtazore
Pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumellojshmeria e peizazheve gjeografike pasuria bimore, relievi i copetuar dhe pasuria ujerave te brendshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zhvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, tokesore dhe ujore.
Bota shtazore tokesore perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi, qe gjendet ne zonat kodrinore dhe fushat bregdetare lakuriqi i nates, qe jeton ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra; ujku, dhelpra, cakalli, shqarthi, ne brezin e dushkut dhe te ahut zardafi dhe kunadhja, ne zonat pyjore te larta; ariu i murme, ne pyjet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes; macja e eger, ne pyjet e larta etj. Mjaft te perhapur jane gjitaret barngrenes ,si derri i eger ne brezin e dushkut dhe te ahut; lepuri i eger, ne zonat fushore dhe kodrinore me shkurre. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkurreve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.

Te shumellojshem jane shpendet shtegtare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlera te vecanta, si: pelikani kacurrel, ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja.
Ne ujerat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish, si: sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse ne ujerat e brendshme, trofta, korani dhe belushka ne (liqenin e Ohrit), qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere, si: krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitare, Si: delfini (ne ujerat detare) dhe vidra.

Ndikimi i njeriut ne bimesine dhe ne boten shtazore
Pyjet dhe ne pergjithesi mbulesa bimore permiresojne cilesine e ajrit dhe te ujit, rregullojne regjimin e rrjedhjeve ujore, mbrojne token nga erozioni dhe perbejne mjedise ku jetojne shume kafshe te egra. Ato kane rendesi te madhe ekonomike, sepse prej tyre merren prodhime te shumta, sidomos lende druri per perdorim industrial, ndertim etj. Ne to mund te zhvillohet turizmi. Megjithate mbulesa bimore jo rralle eshte demtuar nga veprimtaria njerezore. Format e demtimit te saj jane te shumta: shpyllezimi i siperfaqeve te tera, duke i kthyer ato ne toka te punueshme; zjarret e shpeshta, prerjet dhe kullotja ne to e bagetise me ritme me te medha se rritja natyrore, si dhe demtimi i bimesise nga ndotjet e ajrit me gaze helmuese etj. Te gjitha keto ne shume zona kane shkaterruar mbulesen bimore dhe kane zvogeluar vazhdimisht siperfaqet pyjore. Me e demtuar eshte bimesia e shkurreve mesdhetare dhe e dushqeve. Kjo ka sjelle keqesimin e cilesise se ajrit dhe te ujerave, e ne mjaft raste eshte shoqeruar me pakesimin madje edhe me zhdukjen e shume llojeve te kafsheve te erga.
Mbulesa bimore dhe bota shtazore e trevave shqiptare eshte shume e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka demtuar dhe shkaterruar ato ne shume zona, duke rrezikuar shendetin e popullsise. Me cdo kusht duhet te mbrojme mbulesen bimore dhe boten shtazore.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME