Showing posts with label ESE ARGUMENTUESE. Show all posts
Showing posts with label ESE ARGUMENTUESE. Show all posts

Arsimi Publik apo privat kush ofron cilesi me te mira mesimdhenje?

Arsimi Publik apo privat kush ofron cilesi me te mira mesimdhenje? 
 Arsimi ka qene dhe do te mbetet padyshim shtylla me e forte qe ka mbajtur dhe mban çatine e shoqerise. Eshte arsimi ai qe ben te mundur ruajtjen, zhvillimin dhe perparimin e vlerave te individit dhe te kombit. Nepermjet arsimit merr hov zhvillimi shoqeror. Eshte ushqyesi me i qenesishem i mendjes, por gjithashtu eshte edhe pishtari i sistemeve. Me arsim merr forme karakteri kolektiv i nje brezi, karakter ky here-here i ndikuar nga sistemi.
Ne raport te drejte me rendesine e arsimit ka qene edhe perpjekja e sistemeve per ta infektuar me ideologji ate. Ky infektim ka zgjatur jo pak, por dyzet e pese vjet komunizem, ku perveç shkencave ekzakte, qe nderhyrja eshte e veshtire pasi dy plus dy bejne kater, ka patur nderhyrje, shformim dhe interpretim te pameshirshem te teksteve shkollore ne sherbim te ideologjise. Te zgjedhesh nje universitete publik apo privat eshte bere dilema me prezente e nje maturanti i cili do te nise vitin akademik universitar. Zgjedhja dhe mundesite per studimet universitare jane shtuar duke bere temundur lehtesimin per arsimimin i cili pergjate nje dekade eshte pjese e dy realiteteve te vena perballe njeri-tjetrit. Por situata ku ndodhet arsimi i larte ne Shqiperi qe ofrohet nga te dy sektoret si ai privat apo shteteror kane sfida dhe pergjegjshmerite perkatese, vecorite si edhe perballjen afatgjate te cilesise qe pretendohet. Nisur nga kjo, secili nga ne zgjedh te studioje ne ate Fakultet apo dege ku prirjet jane te orientuara sipas talenteve tona. Kjo duket se kohet e fundit nuk i perket as entuziazmit akademik, por me tregun e punes qena ofrohet. Universiteti si privat dhe ai shteteror duket se luajneme imazhin e njeri-tjetrit persa i perket edhe mundesive tezgjedhjes se degeve ne mungese tek njeri sektor apo tek tjetri. Sektori publik ka sfidat e tij te radhes. Te jesh sot student i universitetit publik nuk eshte dhe aq e lehte dhe nuk eshte fjala per volumin e mesimeve. Por per njemori problemesh qehasen sapo shkel dyert e ketij universiteti. Ajo qevihet re dhe qenis si nje nga problematikat e para eshte mbingarkesa e ambjenteve ku zhvillohet mesimi. Klasat jane te vogla dhe te papershtatshme per auditor te madh. E thene ndryshe mbipopullimi i tyre ka eshte shtuar edhe ne zhvillimin e mesimit me dy turne. Nese pyesim kedo nga studentet a jane dakort me kete sistem, te zhvillimit te mesimit pasdite ata shprehen te pakenaqur pasi mesimi nuk mund te zhvillohet sic duhet. Nga ana tjeter ne mungese mbetet edhe mos bashkepunimi i profesoreve me studentet per lendet perkatese dhe jo vetem kjo, por edhe si pasoje te vonesave te pedagogeve ne oret e leksioneve. Te pyetur student te Fakultetit te Filologjise shprehen: se Pedagoget vijne kur t`ju doje qejfi atyre, pasi ata japin mesim edhe ne universitete private dhe nuk e ndjejne pergjegjesin qe kan per zhvillimin e mesimit tone e jo me tjene bashkepunues me ne per gjerat e paqarta qe mund te kemi. Por nuk do ndalemi vetem ketu. Nje tjeter problem duket se i prek studentet e shteterorit kur behet fjale per punen kerkimore, e cila nuk realizohet ne menyre individuale pasi mungon laboratori per realizimin e punes kerkimore pothuajse ne te gjithe fakultetet. Gjithashtu padrejtesia e notes eshte nje nga shqetesimet me te medha qe farketon pakenaqesite dhe pse jo dhe nxit korrupsionin per marrjen e notes kaluese. Ky eshte nje tjeter fakt qe zhvillohet si nje dallim midis ekonomis dhe studentit me vlera. TE perballur me keto lloj fenomenesh te instaluara prej kohesh studentet priren drejt lenieve teorive te leksioneve dhe drejt humbjes se vitit akademik. QE do te thot me pak student te mire per t`i dalluar si me te miret per punesimin e ardhshem ne cdo fushe te jetes qe aspirojne. Gjithashtu edhe studentet nga rrethet qe akomodohen ne per konvikte, vazhdojne te ankohen per kushtet e konvikteve qe akoma nuk kane marre nje zgjidhje perfundimtare sado premtime qe jane bere. Dhe cudia vazhdon edhe me librat apo leksionet e perkthyera copy-past pa nje korrektim te mundshem duke bere keshtu veshtiresim ne kuptimin e leksioneve te marra dhe te pazbatueshme per sezonin e provimeve. Pasi tjeter gjithone librat dhe tjetra gjera kerkohet ne provime , – shprehen student te shqiptare. Dhe kete gje e veshtireson akoma me shume edhe mos pasja e internetit ne salla te medha apo mos aksesim me bibliotekat e huaja. Edhe Google shqiptar eshte shume i varfer ne perkthimet, materialet qe iu duhen studenteve dhe jo vetem. Kushtet ne cdo aspekt lene per te deshiruar. Por nese flasim edhe per studentet qe nuk fitojne vitin akademik universitar, atehere kemi te bejme edhe menje tjeter realitet. Dhe kjo ndodh fillimisht nga kuotat e pranimit te cilat jane te uleta ne disa fakultete si per shembull: Fakulteti Shkenca-Sociale me vetem 100 kuota pranimi. Kuotat e uleta ta pranimit bejne edhe ate qe quhet te zgjedhesh te studiosh ate dege qe nuk e do, ne pamundesi per tevazhduar studimet, kjo sipas aplikimit te formulareve qe vazhdojne te mbeten pakenaqesia e radhes. Studentet e pamundur ekonomikisht per nje universitet privat, zgjedhin te pranojne humbjen e nje viti akademik me shpresen se vitin e ardhshem kuotat e pranimit do te jene me te larta ne degen qe ata duan te studiojne. Maturant Et qe mbeten jashte ketyre dyerve, zgjedhin universitete private te zhgenjyer nga universiteti publik me te gjithe problematikat e lart permendura. Universitet privat kam favorizone dhe lehtesime per mbarevajtjen e vitit akademikâ. Edhe te zgjedhesh sektorin privat per te kryer studimet e larta nuk eshtee lehte. Tarifat e larta qe kane per regjistrim eshte nje problem shume i debatuar se fundmi. Pagesat per nje vit akademik sipas degeve fillojne minimalisht nga 2 mije euro dhe shkojne deri ne 5mijeeuro viti. Shqiperia ka nje kuader ligjor per funksionimin e universiteteve private, si per lejimin e hapjeve te tyre ashtu edhe per rendesinee cilesise akademike dhe jo vetem, por kjo duket se nuk zbatohet po te kemi parasysh ate c`ka ndodh me regjistrimet e studenteve ne universitetet private. Regjistrime qe behen ne mes te vitit akademik dhe justifikohen nga administratat e ketyre universiteteve si te lejuar nga Ministria e Arsimit deri sa te jape nje urdher te dyte per mbylljen e regjistrimeve per vitin akademik. Kjo eshte nje shkelje e hapur e ligjit! NE vendin tone jane te liecensuara rreth 40 shkolla te larta private dhe vetem 3 prej tyre kane statusin e universitetit,- sipas burimeve zyrtare te ministrise se Arsimit. TE perballur me kete shumes universitetesh apo shkollash te larta private gjendemi perballe jo vetem frikes se punesimit, por vlefshmerise se diplomave ne teardhmen. Ajo qevlen per t`u permendur pas te gjithave , mbetet kontrata qelidh studentet me keto shkolla telarta universitare, tecilat jane ne kundershtim me veterregulloren e brendshme te ketyre institucioneve. Kontrata qe perpilohen ligjerishte por sherbejne ne menyre asnjanese cka do te thote nje studenti jo vetem qe nuk i njihen te drejtat, por abuzohet gjate gjithe vitit akademik me tarifa ekstra qe te kerkohen gjate vitit. Kontrata nuk i permend keto detyrime, nderkohe qe studenti eshtei detyruar ti beje keto pagesa ne te kundert gjobitet me dyfishin e vleres se tarifave qe percaktohen ne kontrate. Brenda nje institucioni privat funksionojne kontrata te ndryshme per studentet, e nuk jane te njejta per te gjithe. Keto kontrata gjithashtu jane te ndryshme nga viti ne vit, cka do te thote nuk ka nje rregull per lidhjen e kontrates per te tre vitet Bachelor. E gjitha kjo perkthehet po si nje shkelje e ligjit, pasi te jesh student ke detyrime dhe te drejta te barabarta brenda institucionit. Studente te ndodhur nen presione tetilla nuk mund te zhvillojn jo vetem oren e leksioneve, por as mbarevajtjen e gjithe vitit akademik pasi presioni psikologjik qe ushtrohet per te kryer pagesat ekstra etj, eshte i demshem, i padrejte, i paligjshem, nje vjedhje e hapur. Cdo student qe nuk kryen pagesat nxirret gati me dhune edhe ne oren e provimeve. Edhe universitetet qe e gezojne statusin universitet, zbatojne rregullore te brendshme te institucioneve te tyre ne baze perfitimi duke nisur qe tek pagesat shtese per provimet e prapambetura edhe pse tarifa e shkolles eshte 5mije euro ne vit. Problem tjeter mbetet edhe Cregjistrimi, kalimi ne nje shkolle tjeter ku tarifat per cregjistrim dhe lista e dokumentave te plotesimit nis me tarifa te larta dhe nga ana tjeter, studenteve qe shkeputen nga keto shkolla private per t`u regjistruar ne nje tjeter universitet nuk i behet e ditur per perplasjen e numrit te amzes se studentit. Keshtu qe, jo vetem nuk i njihet viti shkollor por perveec humbjes se pagesave te kryera, humbet gjithashtu dhe vitin akademik, pavaresisht kryerjes se vitit akademik. Por kur perballet me kete fakt ky student perserit te njejtin vit me te njejten tarife. TE dy realitetet shteteror dhe privat lakohen ne problemet ende te pazgjidhura ne veecoritee tyre. Politikat shteterore duhet te rishqyrtojne dhe te zgjidhin te gjitha fenomenet absurde qendodhin ne arsimimin shteteror dhe ne ate privat, duke filluar qe nga imazhi dhe deformimi qe i bejne njeri-tjetrit. Te jene me prezente dhe me afer problemeve, duke i shqyrtuar dhe zgjidhur keto e shumeanomali tetjera. Duke i kontrolluar nebazeteligjit per arsimin, studenti temos perballet me dilemen e madhe Ku testudioj?

Dilema e maturanteve, arsimi private apo publik. Ja zgjedhja e duhur.

TITULLI:ARSIMI I LARTE DUHET TE JETE PRIVAT APO PUBLIK

Arsimi eshte nje mundesi shume e mire per te investuar dhe padyshim per nje te ardhme e cila nuk vonon,por qe te siguron jetesen
,karrieren,te zgjon egon dhe deshiren per te ngjitur shkallet e suksesit.Te ndodhur perballe  zgjedhjeve nuk dime me se ku mund te gjejne ate qe deshirojne,nje staf te kualifikuar,mesimdhenien e duhur,qetesi dhe perkushtim.Cila ti siguron te gjitha keto universiteti privat apo publik?
Eshte e vertete qe universiteti publik ka sfidat e veta por i ofron shume studentit.Ambjenti nuk eshte ashtu sic do deshironim,sepse mungojne investime,por gjithsesi mendoj se kudo ka nevoje per ndryshim.Ndoshta universiteti privat shfaqet me ndryshe se ne kete rast ti je klient dhe paguan per te marre aq sa kerkon,numer me i kufizuar,ambiente me te rregullta,staf i cili nuk eshte ne stadin  e duhur jo ndoshta sepse privati synon maksimizimin e fitimit e kjo pakenaqesi e mesuesve vijon me pas tek studentet.
Nje mije e nje arsye ndoshta te pathena  por qe te marresh dije nuk me pelqen te paguaj.Ajo gjendet kudo mjafton te kesh deshire per perkushtim dhe nje student nga universiteti shteteror do te vleresohet gjithmone si nje burim i madh drite.


Ese - Ironia

http://www.fakultete.blogspot.com/ Esse - Ironia... veçanërisht ajo sokratike.
Ka një ironi elementare e cila ngatërrohet me njohjen dhe që, e tillë si art, është bijë e zbavitjes. Sigurisht, ironia është tepër morale për të qenë vërtet artiste, dhe tepër mizore për të qenë vërtet komike. Megjithatë, ja një tipar që i përafron : arti, komikja dhe ironia bëhen të mundshëm vetëm aty ku çtendoset ngutshmëria jetike. Por ironisti është ende më i çliruar se komiku ; sepse ky i fundit, shpesh nxiton të qeshë vetëm për të mos qarë, njëlloj si ata frikacakët që i flasin me zë natës së zezë për t’i dhënë vetes zemër ; këta mendojnë se do ta largojnë rrezikun thjesht duke ia zënë emrin me gojë, dhe bëjnë kështu si të lirë, me shpresën që t’ia kalojnë në shpejtësi rrezikut. Ironia, e cila nuk ua ka më frikën befasirave, luan me rrezikun. Kësaj here, rreziku është në një kafaz ; ironia shkon ta shohë, e
përqesh, e provokon, e tall dhe e mirëmban për riprodhimin e vet ; madje ajo do të rrezikojë edhe përmes hekurave të kafazit, që zbavitja të jetë po aq e rrezikshme sa e mundur, për të përfituar kështu iluzionin e plotë të së vërtetës ; ajo luan me frikën e saj të paqenë, dhe nuk lodhet së ngadhnjyeri mbi këtë rrezik të mrekullueshëm që vdes në çdo çast.
Ç’është e vërteta, loja mund të përfundojë keq, dhe Sokrati ka vdekur nga kjo ; sepse ndërgjegja moderne nuk i ngacmon ashtu pa u ndëshkuar krijesat e përbindshme që terrorizonin ndërgjegjen e vjetër. Megjithatë, fryma e ironisë është pikërisht fryma e shkrehjes, dhe ajo përfiton nga qetësimi më i vogël për ta rifilluar sërish lojën. Kështu, gjatë historisë së vet, mendimi ka përshkuar disa oaze ironie ; këto janë epokat e « jetës skolastike » dhe talljeve të lira ku mendimi merr frymë sërish dhe çlirohet nga sistemet e ngurta që e shtypnin ; brezat e ironistëve ndërrohen me breza tepër seriozë, ashtu si në jetën individuale, tragjikja ndërrohet me moskokëçarjen. Shfaqja e Sokratit në fund të shekullit të V-të p.e.s, përfaqëson kështu këtë ironi të parë të adoleshencës e cila pason tek ne periudhën e frikave dhe rrëmbimeve të rinisë. Ironia sokratike është një ironi pyetësore ; me pyetjet e veta, Sokrati shpërbën kozmogonitë masive të Jonianëve dhe monizmin mbytës të Parmenidit. Le të shënojmë fillimisht se Sokrati është një sofist, ashtu si Prometeu një titan ; por ai është një sofist që ka « përfunduar keq », një sofist që tallet edhe me sofistikën, edhe me shkencën e meteorëve. Në thelb, fryma e humanizmit dhe debatit që fryn tek këta sharlatanë, është vetë fryma e Sokratit ; Xhorxhias, duke argumentuar në favor të mosqenies, përpiqet të na mashtrojë, ashtu si dhe Abderitani Protagoras, i cili është një virtuoz i « antilogjisë ». Për shembull, ashtu si Sokrati, Sofistët e pranojnë karakterin e mësueshëm të virtytit, por për arsye aq të dyshimta sa Sokrati i Protagoras duket sikur thotë se ky virtyt është i papërcjellshëm ; sepse ai kërkon shkencën dhe jo kleçka apo receta. Ajo çfarë Sokrati iu qorton tregtarëve orvietanë (ashtu si më vonë Auguste Comte ndaj Saint-Simon), është se ata e kanë vënë parmendën para qeve, se improvizojnë aty ku do të duhej analizuar, dhe se shkurt, kanë rënë në përafërsitë e rëndomta të probabilizmit. Sofistit, me sofist : Sokrati çjerr maskën e këtij sherri (debati), dhe mashtrimin e këtij « arrivizmi » ; Sokrati i bën shoshë me pyetje tregtarët e fjalive të bukura, dhe ndjen një ngazëllim të vërtetë tinzak kur ua shpon tepritë e tyre të elokuencës, kur ua shfryn tollumbacet e mbushura plot me një dije të kotë. Sokrati është ndërgjegja e Athinasve, njëherësh ndërgjegja e tyre e qetë dhe ajo e rënduar ; domethënë, në funksionet e tij, gjejmë dy rrjedhojat e ndryshme të ironisë, sipas asaj që kjo na çliron nga frikat tona apo na privon nga bindjet që kemi. Nga njëra anë, Sokrati i zbavit Athinasit ; Schelling e krahason me Dionisin, zotin e ri falë të cilit qielli i shkretë i Uranosit do të mbushet me këngë dhe zhurma. Nga ana tjetër, Parmenidi është Kronosi i filozofisë, që gëlltit, qysh në zanafillë, veçantitë konkrete, shumësinë, lëvizshmërinë, tjetërsinë. Sokrati, me natyrë dioniziake, e vë në lojë këtë unitet të pangopur, këtë parim kronian që rëndonte mbi larminë e hareshme të dallimeve ; Sokrati ka diçka prej sharlatani, xhongluesi, qenieje gëtike ; ai e deh qytetin e vjetër të fortë e të ngurtë, themelon më në fund një dije njerëzore, të flatruar, të hollë e të zgjuar, në fushën e së cilës do të ushtrohet analiza e Aristotelit. Kështu, mbi Athinasit fryn një erë çmendurie ; demoni i dialektikës i cyt të rinjtë në sheshe dhe kryqëzime ; Alqibiadi lëshohet në gjithfarë fjalësh të çuditshme për të tërhequr vëmendjen e qytetit… Eshtë Sokrati, njeriu demonik, ai që i tremb qytetarët, që i deh me dialektikë dhe ide të mprehta ; tani e tutje, në Greqi ka vend për mendime të shkathta dhe të lira, për kritikë pjellore. « Kur të dëgjoj ty, i thotë Alqibiadi në tavolinën e poetit Agaton, më rreh zemra më shumë se nga vallja e koribantëve… » ; dhe ai e krahason Sokratin herë me një silen, e herë me satirën Marsias, që janë qenie dioniziane. Por gjithashtu, Sokrati është i vetmi njeri që mund ta bëjë Alqibiadin të skuqet ; i vetmi që e bën të kuptojë se të jetosh ashtu siç bën ai, s’ia vlen të jetosh fare. Gjithçka duket e papërfillshme në krahasim me nderimin e mrekullueshëm dhe prekës që Alqibiadi i bën Sokratit në fund të Gostia të Platonit. Alqibiadi është ca i pirë, thjesht aq sa duhet për të folur në tërë lirshmërinë e shtytjes së parë. « Pra më duhet t’i largohem atij duke i mbyllur veshët ashtu si për sirenat… Ai është i vetmi që zgjon tek unë një ndjesi për të cilën askush s’do të më besonte të aftë : për turpin përballë një njeriu tjetër ; … dhe them se shpesh do të doja që të mos ekzistonte fare.

Tema : Gjergj Fishta, nje shpirt gjithmone I trazuar- ESE ARGUMENTUESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/http://eseshkolle.blogspot.com/ Kur u ndesha për herë të parë me emrin e Gjergj Fishtës ideja e parë që më erdhi në mendje ishte ajo e një heroi legjendash pasi ky emër më bënte shoqëri me Gjergjat e tjerë, të heroit kombëtar, apo atij që vrau bajlozin e zi. Duke lexuar me kalimin e kohës pjesë nga krijimtaria e poetit Fishta, më shumë i detyruar nga rrethanat, sesa si përzgjedhje timen estetike,  LEXO ME SHUME...
fillova të kuptoj se ky emër kishte vërtet diçka legjendare, heroike e madhështore njëherësh. Kurse kontakti me veprën e tij monumentale “Lahuta e Malcis” është pak të thuash se ishte shokues për mua. Më duhej shumë punë të kuptoja sa kontekstin historik, aq edhe vetë tekstin e koduar e mesazhet epike që kërkonin spjegime shtesë. Gjene mirë që kisha kë pyesja që të ftillohesha se për çfarë bëhej fjalë, por gjithsesi kjo përpjekje i dha frytet e veta sepse vetë modeli i kësaj vepre të madhe sa letrare aq edhe historike, më shtrëngoi të njihja më shumë Fishtën si krijues e si njeri. Ky ndryshim ishte vërtet fatlum pasi te Fishta fillova të zbuloj njëherësh një model poeti, shkrimtari, gazetari, politikani e poaq patrioti të pashoq, pothuaj unik në llojin e vet, i papërsëritshëm sa mund të tregohemi dorëlëshuar e ta përcaktojmë si gjeni. Vërtet, gjenia e Fishtës ishte e gjithanshme. Nuk ka praktikisht fushë të artit ku ai të mos ketë lëvruar diçka... poema, lirika, drama e tekste në prozë që çmohen si modele të arrira të artit të letrave shqipe. Në kokën time përplaseshin sa Fishta satirik i “Metamorfozës”, aq edhe hijerëndi i “Lahutës” sa liriku i “Mrizit të Zanave” aq edhe dramatiku i “Judës makabe” e të tjera.Nuk e di se si mund të ishte më kërkues njeriu kur apelon vetë Hyjninë, madje të duket sikur e akuzon për mosvëmendje ndaj halleve të këtij vendi, “kur gjuan lisat kot me rrufe!” në vend se ato t’ua drejtojë atyre që poeti i stigmatizon si tradhtarë. Duhet vërtet një staturë gjeniu që të barabitesh me forca apo njësi që janë më shumë se ato njerëzoret. E Fishta ishte praktikisht një titan, prandaj nuk i druhej asnjë përballjeje.Leximet e ndryshme rreth krijimtarisë së Fishtës dhe sidomos njohja me një pjesë të konsiderueshme të produktit të tij letrar, s’mund të kalonte pa më lënë efektet e veta. Kështu sa më tepër që tentoja t’i afrohesha perimetrit imagjinar të krijimtarisë së tij, aq më shumë më largohej ai dhe gati më përmbyste idenë që kisha formuar për të deri në atë moment. Fishta ishte gati një oqean i pafund krijimtarie dhe mua më duket gati e pamundshme njerëzisht, edhe me teknikat e sotme, që njeriu të shkruajë aq shumë e me atë cilësi. Ndoshta kjo është ajo çka i dallon gjenitë e vërtetë nga figurat kalimtare. Më ndërmenden fjalët që një poet tjetër shqiptar Poradeci, thoshte duke cituar Gëten: “Çfarë është gjeniu? Puna!” Pra edhe Fishta si krijues e si njeri ishte një “perpetum mobile”, një punëtor i gjuhës e letrave shqipe. Zaten nuk i është dhënë më kot edhe titulli si Poet Kombëtar, e në këtë shkallë, nuk është e lehtë të ngjitesh. Jo më kot Fishta ka qenë i pari shqiptar që është konsideruar si kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi. Dhe të kujtojmë që atëbotë, letërsia shqipe ishte praktikisht e papërkthyer në ndonjë gjuhë tjetër të madhe, siç janë përkthyer sot me dhjetëra shkrimtarë e poetë. Natyrshëm, kur flitet për meritat letrare nuk është e pavend të kujtohet edhe nderimet që i janë bërë së gjalli krijuesit, dhe prandaj ka vend të kujtojmë që Fishta ka qenë gjithashtu i dekoruar nga katër qeveri të ndryshme e akademi prestigjioze, siç ka qenë ajo e Italisë së mes dy luftërave.Por medaljen më të madhe, Fishtës ia kanë dhënë vetë shqiptarët, të cilët siç dëshmohet, kanë nxënë përmendësh pjesë të tëra të krijimtarisë së tij letrare e sidomos të lahutës.Kur kujtojmë Fishtën si poet s’mund të dalim në përfundimin se ai ka qenë një politikan i mprehtë e një aktivist i palodhur i çështjes kombëtare. Le të shënojmë së pari se ai ka qenë kryetar i Kongresit të Manastirit, më 1908, ku u vendos alfabeti i njësuar i gjuhës shqipe, praktikisht ky që kemi sot. Më pas atë e shohim si një figurë aktive përgjatë gjithë historisë nga shpallja e pavarësisë e deri sa mbylli sytë pas një jete e cila i ishte dedikuar me mish e shpirt mëkëmbjes së kombit shqiptar.Fishta ishte prift katolik, i urdhrit françeskan dhe ndoshta për të do të kishte qenë më e lehtë të kryente shërbesat fetare e të shtynte një jetë të qetë brenda mureve të kishës, por ai me vetëdije zgjodhi që të ishte deri në fund një shërbestar i Zotit dhe i kombit të vet. Ky fakt s’mund veçse të na nxisë të kuptojmë se çfarë zjarri vlonte brenda shpirtit të tij saqë të dilte përmbi rehatinë që i garantonte rroba fetare e të vihej në shërbim të një kauze më të madhe sesa ajo e një kleriku “politikisht korrekt”. Prandaj Fishta shquhet në dimensionet e tij sa letrare aq edhe humane, si një model i papërsëritshëm e me gjasë edhe i pakapërcyeshëm.
  LEXO ME SHUME...

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Ese: "Nëse humbet guximin atëherë ke humbur vetveten!" . ESE ARGUMENTUESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/


http://eseshkolle.blogspot.com/Nëse humbet guximin atëherë ke humbur vetveten. Ajo çfarë e mban gjallë një njeri dhe e dallon atë nga të tjerët janë vlerat nga të cilat ai karakterizohet. LEXO ME SHUME...
Një prej atyre vlerave është guximi. Çdo qenie njerëzore në këtë planet i është dhënë guximi si dhuratë. Megjithatë, ka shumë pak njerëz këtë dhuratë dinë t’a përdorin në mënyrën e duhur ose nuk e përdorin fare. Guximi është një nevojë e evolucionit të popullit tonë. Pa guxim, afrikano- amerikanët do të ishin ende të mbërthyer në skllavëri, nëse nuk do të kishte qenë guximtar dikush apo disa, skllavëria do të ishte në përmasa akoma më të mëdha. Guximi mund të gjendet në forma të ndryshme. Një shembull i guximit mund të gjendet tek në një ushtar. Ai rrezikon jetën e tij çdo ditë thjesht për të mbrojtur jetët tona. Ne mund të shohim edhe guximin në një shok klase, ai i cili përballet me humbjen e një prindi dhe sërish ai përpiqet të vazhdojë jetën e tij. Mbi të gjitha, guximi është instinktive. Shpesh, ai është një nxitje e emocionit të momentit që të lë pak kohë për të menduar veprimet dhe pasojat që ata lënë. Njerëzit e guximshëm nuk hezitojnë. Duhet të kemi guxim të përballojme çdo situatë me të cilën na përball jeta. Nëse humbasim guxim bashkë me të do humbasim një pjesë të personalitetit tonë, të tjerët do të na shikojnë me sy tjetër. Të jesh guximtar nuk do të thotë që të jesh absolutisht fitimtar. Pse? Çdo njeri duhet të dijë sesi të përdorë virtytet e tij, nëse ai nuk di të përdorë të mirat e tij atëherë edhe e mira bëhet e pavlerë për të. E njëjta gjë vlen edhe për guximin. Nëse një njeri nuk di të përdorë guximin në mënyrë të mençur, në kohën dhe vendin e duhur atëherë guximi është i dëmshëm për të. Janë shumë shembuj të cilët tregojnë se kur guximi nuk përdoret në mënyrë të mençur kthehet në një të keqe e cila nuk quhet më guxim, por sjellje e pakujdesshme e gabuar, si për shembull: guximi që adoleshentët kanë për të ngarë makinën me shpejtësi duke shkelur rregullat e qarkullimit apo duke lëvizur me makinë edhe kur nuk kanë patentë, sjellje që në shumë raste kanë qenë pasojë e aksidenteve. Nga ana tjetër, përdorimi në mënyrë të mençur i guximit, në momentin e duhur dhe për gjëra jo të dëmshme për veten dhe të tjerët, është tregues i një personi të suksesshëm dhe jo të një personi të humbur. Shembujt e guximtarëve të mençur janë të shumtë, si nxënësit që marrin guximin të konkurojnë në një olimpiadë të fizikës duke ditur që konkurrenca dhe vështirësia është e fortë, marrin guximin të tregojnë apo dhe të njohin veten në sfida të ndryshme. Siç edhe Shekspiri ka thënë, “Guxo të bësh atë çka i ka hije njeriut; kush guxon më tepër, nuk është njeri”. Si përfundim, guximi i përdorur në mënyrën dhe masën e duhur është tregues i vetes të suksesshme si kundër përgjigje e ndrojtjes dhe guximit të shfrenuar LEXO ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' - ESE ARGUMENTUESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
http://eseshkolle.blogspot.com/

Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
http://eseshkolle.blogspot.com/ E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por është ajo që vlen. E vërteta dhe gënjeshtra janë dy anë të një medaljoni të njëjtë. Ato nuk bëjnë pa njëra tjetrën. A do kishte kuptim e vërteta në qoftë se nuk do kishte gënjeshtër? Po gënjeshtra a do ekzistonte po të mos kishte të vërtetë? Jo, natyrisht që jo, sepse nëse nuk do të ekzistonte e kundërta nuk do të dihej rëndësia e një fakti. LEXO ME SHUME...

E vërteta për shumë njerëz është miku më i mirë dhe për shumë të tjerë është armiku kryesor. Njerëzit të cilët jetojnë dhe duan të ecin në hapat e të vërtetës rrugës pengohen edhe nga të vërteta të hidhura, por sërish duan të vazhdojnë dhe ecin në rrugën e saj. Mirëpo, ka nga ata njerëz, ku e vërteta e të tjerëve nuk i pëlqen sepse i prishet interesi i tyre ose thjesht nuk ia duan të vërtetën e mirë tjetrit. Nga ana tjetër, ka nga ata njerëz që duan të mohojnë të vërtetën e hidhur sepse nuk i pëlqen shija e saj! A ja vlen të pranohet një e vrëtetë edhe pse ajo nuk na pëlqen? Situatat janë nga më të ndryshmet pjesë e të cilave janë njerëz të mirë dhe jo të mirë, ku e vërteta mund të jetë shumë e dhimbshme dhe e papranueshme, por ja që është një e vërtetë. Pse ja vlen që të besohet një e vërtetë? E vërteta ja vlen që të besohet edhe kur është e papranueshme, e pabesueshme në mënyrë që të gjendet një mënyrë më e mirë për të vazhduar më tej, për të krijuar situata që të kënaqemi nga të vërteta të reja, të vërteta të pëlqyeshme. Në qoftë se shoqëria nuk do të kishte pranuar të vërtetat e hidhura do të kishte qëndruar në vend, pa lëvizur dhe e mbytyr në dëshpërim, por e ka parë të domosdoshme të ndërtojë rrugë të reja për t’u kënaqur nga të vërteta me shije të ëmbël. E kundërta është e domosdoshme për të kuptuar rëndësinë e çdo gjëje, por kjo nuk do të thotë që duhet të gënjejmë që të dimë rëndësinë e të vërtetës, përkundrazi, duke ditur vlerën “zero” që ka gënjeshtra, duhet të pranojmë të vërtetën edhe pse mund të jetë e hidhur, sepse ajo nuk është e pavlerë. LEXO ME SHUME... 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Ese - E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por është ajo që vlen. - ESE ARGUMENTUESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Ese - E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por është ajo që vlen. 

 E vërteta dhe gënjeshtra janë dy anë të një medaljoni të njëjtë. Ato nuk bëjnë pa njëra tjetrën. A do kishte kuptim e vërteta në qoftë se nuk do kishte gënjeshtër? LEXO ME SHUME...
Po gënjeshtra a do ekzistonte po të mos kishte të vërtetë? Jo, natyrisht që jo, sepse nëse nuk do të ekzistonte e kundërta nuk do të dihej rëndësia e një fakti. E vërteta për shumë njerëz është miku më i mirë dhe për shumë të tjerë është armiku kryesor. Njerëzit të cilët jetojnë dhe duan të ecin në hapat e të vërtetës rrugës pengohen edhe nga të vërteta të hidhura, por sërish duan të vazhdojnë dhe ecin në rrugën e saj. Mirëpo, ka nga ata njerëz, ku e vërteta e të tjerëve nuk i pëlqen sepse i prishet interesi i tyre ose thjesht nuk ia duan të vërtetën e mirë tjetrit. Nga ana tjetër, ka nga ata njerëz që duan të mohojnë të vërtetën e hidhur sepse nuk i pëlqen shija e saj! A ja vlen të pranohet një e vrëtetë edhe pse ajo nuk na pëlqen? Situatat janë nga më të ndryshmet pjesë e të cilave janë njerëz të mirë dhe jo të mirë, ku e vërteta mund të jetë shumë e dhimbshme dhe e papranueshme, por ja që është një e vërtetë. Pse ja vlen që të besohet një e vërtetë? E vërteta ja vlen që të besohet edhe kur është e papranueshme, e pabesueshme në mënyrë që të gjendet një mënyrë më e mirë për të vazhduar më tej, për të krijuar situata që të kënaqemi nga të vërteta të reja, të vërteta të pëlqyeshme. Në qoftë se shoqëria nuk do të kishte pranuar të vërtetat e hidhura do të kishte qëndruar në vend, pa lëvizur dhe e mbytyr në dëshpërim, por e ka parë të domosdoshme të ndërtojë rrugë të reja për t’u kënaqur nga të vërteta me shije të ëmbël. E kundërta është e domosdoshme për të kuptuar rëndësinë e çdo gjëje, por kjo nuk do të thotë që duhet të gënjejmë që të dimë rëndësinë e të vërtetës, përkundrazi, duke ditur vlerën “zero” që ka gënjeshtra, duhet të pranojmë të vërtetën edhe pse mund të jetë e hidhur, sepse ajo nuk është e pavlerë. LEXO ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Ese argumentuese bindese - Pse duhet te vazhdoj kete profesion

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


 Mua me pelqen te studioj,sepse marr njohuri me te cilat do te ndertoj te ardhmen time.Te marresh njohuri do te thote te behesh nje njeri i ditur,pergjegjes,i afte per te kaluar cdo sfide nje njeri me
LEXO ME SHUME....
kultur pra me pak fjale i kompletuar. Pasi mbaron shume vite shkollim,vlen nje moment kur ti duhet te zgjedhesh nje dege me te cilen do te ushtrosh nje profesion te caktuar. 
Dhe ky eshte pikerisht momenti ku lindin dhe dyshimet,fillon dhe behesh kunfuze dhe nuk je e sigurte ne vetvete Perballe nje momenti te tille duhet te jesh e arsyetueshme per te marre nje vendim,qe neser te ndihesh mire dhe te mos pendohesh per ate cke zgjedhur. Konkretishte mua me pelqen dega per mjekesi. dhe tani lind pyetja:- pse duhet te zgjedh kete dege per te studiuar? Meqe arritem ne thelbin e duhur, ne ceshtjen ku qendron dhe problemi do te vija ne dukje disa arsyeje dhe argumenta qe te cojne ne zberthimin e kesaj ceshtje. arsyeja e pare qendron ne deshiren dhe pasionin tim.qe i ka fillimet qe ne momentin kur un e fillova ta kuptoj kete bote, kur une fillova te jap ndihmen e pare dhe te marr kenaqesine e pare, qe ne ate moment mendova te behem pjese e saj, Pavaresishte kesaj qendron dhe arsyeja qe une mbi te gjitha jam nje njeri human, nje njeri me zemer te forte dhe e gatshme per te qene ne sherbim te personave te cilet kane nevoje per tu shuruar fizikisht dhe moralishte,po ashtu deshiroj te jem ne krah te tyre sa here qe ndjejne nevojen per te zbazur dhimbjen,problemetqe ato kane dhe une ne nje fare menyre te behem pjese e ketyre dhimbjeve qofte edhe per nje cast. deshiroj gjithashtu tiu afroj mbeshtetje force,kurajo,tiu rris shpresen per te jetuar qe ta shikojne jeten ne kendveshtrime te ndryshme. Arsyeja e fundit por jo me pak e rendesishme eshte se edhe prinderit e mi jane nje nder shkaqet qe me inkurajojne te ndermarr kete hap,qe me mbeshtesin dhe me mesojne per kete fushe. Duke bere keto arsyetime ,duke dhene keto argumenta ne momente te tilla dyshimesh fillon dhe e kupton si dhe je me e qarte perse do ta vazhdosh kete rrugetim.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ESE:JETE PARALELE (KENEDI, HRUSHOVI, ENVER HOXHA) DHE MODELE UDHEHEQJEJE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


  ESE:JETE PARALELE (KENEDI, HRUSHOVI, ENVER HOXHA) DHE MODELE                                                     UDHEHEQJEJE 


SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik dy superfuqite ne krye te dy blloqeve kundershtare Lindjes dhePerendimit.Politikat e kunderta dhe lufta e ftohte ishin ato qe pasuan Lexo...
politiken ebashkepunimit.Sic e dime Lufta e Ftohte ishte nje rivalitet ne fushen politike, ekonomike ,kulturore edhe ushtarake por ne kete plan ajo qendroi ne gjendje te “ftohte “ sikurse morri edheemrin. Ballafaqimi kryesisht ndermjet SHBA-se dhe BS nuk arriti kurre ne konflikt tedrejtperdrejte.Mjetet te cilat u perdoren ishin te shumta duke nisur nga propaganda e ndryshmeduke mberitur deri tek armet berthamore.Deri ne vitet 1996 Lufta e Ftohte midis dy superfuqive vazhdoi por pati edhe periudha te uljes setensionit e te zhvillmit te bisedimeve .Bisedimi dypalesh ishte nje forme e re ne mardhenietnderkombetare i cili mori jete ne kohen kur ne SHBA ishte ne pushtet Xhon Kenedi dhe ne BSNikita Hrushovi.Ishin keto dy figura thelbesore dhe dy modele udheheqjeje te cilat ndryshuan rrjedhen engjarjeve dhe mardheniet midis ketyre dy superfuqive.Nga njera ane qendronte presidenti i SHBA-ve Xhon Kenedi i cili i dha botes portretin e njeAmerike te re , me nje vision te gjere e te gatshem per te ndihmuar ne zgjidhjen e problemevedhe ruajtjen e paqes ne bote.Ishte Kenedi ai qe ne tetor te vitit 1962 kaperceu me zgjuarsine e njestrategu konfliktin e mundshem nuklear me Bashkimin Sovjetik qe kishte vendosur raketat neKube 90 milje larg Amerikes.Ishte durimi dhe vendosja e Kenedit ajo qe e nxorri Ameriken tepaprekur nga ky konflikt i mundshem tanime mund te kthehej ne nje konflikt ushtarak.Vizioni itij per kombin Amerikan ishte i gjere .Ai besonte se SHBA-ja ishte nje komb i madh dhe se etille ishte edhe detyra qe ky komb kishte.Me veprat, fjalet dhe ekzistencen e tij ai i jepte jeteidealit qe kishte .Kjo pasqyrohej me se miri ne zbritjen e njeriut ne Hene e bere realitet ne 20korrik 1969.Kenedi besonte se SHBA-te duhet te mundoheshin te mbanin nje Europe te bashkuardhe keshtu mund te vendosej paqe ne bote .Ky mendim ishte ai qe i dha shtyse politikes sebashkepunimit me BS.Nga ana tjeter ishte Nikita Hrushovi ai qe solli ndryshimet politike dhe sociale. Hrushovi ishte aiqe denoi krimet e Stalinit, kultin e individit dhe diktaturen e tij
Hrushovi u përpoq se si tandryshonte Bashkimin Sovjetik. E para, si mund ta bënte ekonominë më efektive, ekonomia ecentralizuar funksionon në se je fokusuar në një drejtim si Industrializimi apo industria gjatëLuftës. Mos harrojmë që në atë kohë edhe ekonomia amerikane ishte në nje mënyrë ecentralizuar. Në se përpiqesh që të manaxhosh gjithçka, atëherë duhet që ta bësh atë në menyra tëndryshme. Hrushovi ishte i pari i cili mendoi që ta decentralizonte ekonominë sovjetike. Së parinë nivelin e Distrikteve dhe pastaj në atë të Drejtorëve.Gjate viteve te pushtetit te tij u krijuanbazat per nje liberalizem brenda komunizmit po ashtu ishte ky udheheqes qe me pervojen e tij nderkombetare zgjodhi politiken e bashkebisedimit dhe negocimit me SHBA per nje kontrollberthamor. Ai u mundua për ta ndryshuar Bashkimin Sovjetik në një mënyrë më demokratike.Keshtu nepermjet ketyre dy udheheqesve u be e mundur kalimi drejt mareveshjeve per kufizimine provave berthamore ne atmosfere dhe te krijimit te nje linje te drejperdrejte te konsoliduarndermjet dy superfuqive.Keshtu bashkebisedimet paqesore shenuan fillimine “ores se arte “.Nderkohe qe ndryshe nga qendrimi i ketyre dy udheheqesve paraqitet Enver Hoxha.Diktatorishqiptar qendroi strikt idealeve te tij , idealeve te marksizem-Leninizm.I orientuar drejt bllokut telindjes dhe kur ky bllok ndryshoi “ ideologji” ai u nda perfundimisht. Ai perdori disa menyra perte mbajtur pushtetin e tij diktatorial. Sloganet, nje kult dhe disipline e personalitetit te Hoxhes,ishin te pranishme ne Shqiperi. Por ekzistonte njekohesisht nje zhvillim ekonomik i paket dhenje konspiracion, krahasuar me pjesen tjeter te Europes Lindore, si dhe Perendimin. Perveç njetrupe diplomatike dhe pak biznesmene te lejuar brenda vendit vetem per pak dite ne ate kohe,Shqiperia pranonte rreth 5000 turiste ne vit. Ne kufi, nje berber zyrtar rruante mjekrat dheshkurtonte floket. Ata largonin pothuajse çdo mjet leximi dhe urdheronin qe pantallonat engushta, minifundet dhe pantallonat e shkurtra te zevendesoheshin me rroba te gjata. Nese nukzbatoheshin keto rregulla, vizitoret nuk hynin ne Shqiperi ndryshe nga çdo vend tjeter ne Europe.Ne baze te strategjise se Enver Hoxhes per t’u mbeshtetur secili ne forcat e veta, vendi kishtengritur nje baze industriale primitive, por te shumellojshme. Relativisht e pasur me minerale perpopullsine e saj prej dy milione banoresh, Shqiperia kishte vajra sulfurore dhe furnizontepothuajse te gjitha nevojat e saj energjetike dhe pjesen me te madhe te lendes se pare, si dhe tekerkesave per ndertim.Me vone Enver Hoxha u nda politikisht me vendet diktatoriale per tradheti ideologjike ndajparimeve te proletariatit .Enver Hoxha i izoluar nga Lindja dhe Perendimi se bashku pershtatikursin e ndertimit te soccializimit me forcat e veta sic e thashe e me lart duke u pozicionuar sivend ii vetem Stalinist ne gjithe bllokun komunist.Keshtu kemi tre drejtues shtetesh te ndryshem , botekuptime, menyra udheheqjeje, menyrashveprimi. Lexo me shume...

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ESE- Ne fluturim e siper... Gjakmarrja [Ese argumentuese]

Ne fluturim e siper... Gjakmarrja [Ese argumentuese]

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesira te gjelbra te egra..., si dhe shtepi me mure e cati “te celikta”. Noton ne ajrin qe mbulon malet e oqeanet pakufij... DHE arme vdekjeprures e pellgje
te kuq, po ne ngjyren e qiellit. Lodron lehtazi mbi kokat e gjykatesve e gjakesve, krijuesve e kontrabandisteve, postiereve e politikanve, arkitekteve e arme-mbajtesve, historianeve e hajduteve, violinisteve e vrasesve, e shume e shume... Pellumb fluturon i lire, derisa...Bum! Nje “pellumb” tjeter e rrezon pertoke... Bota tone eshte e mbushur me gjera, dukuri, njerez te mire e te keqinj, kete e dime. Nuk ka gje plotesisht te mire apo plotesisht te keqe. Ato zevendesojne njera-tjetren fare thjesht. Prandaj ne cdo gje te mire ka nje te keqe, dhe ne cdo te keqe ka nje te mire. Ne kete shprehje une bej nje perjashtim. Sepse, c’gje te mire mund te kete nje seri vrasjesh e ngujimesh te pafundme? Mos ndoshta eshte dicka e mire qe qindra femije humbasin lirine? Apo qe njerezit jane te detyruar te vrasin e te vdesin? Oh, me falni: te vriten. Nje i marre do ta pohonte. Madje as Poliana nuk do te mund te gjente dicka per te cilen ia vlen. Leke Dukagjini vertet mund te kete qene nje ushtarak I shkelqyer, por si diplomat mendoj se nuk e ka arritur ate nivel, se nga luftrat, vdekjet e shumte harro c’rendesi ka jeta e dikujt. Nuk eshte se kemi 7 jete si macoket fatlum e t’i perdorim si te na teket. Kemi thjesht nje, me caste fatkeqe e lumturie, veprime budallalleku e te zgjuara,.. me te qara... me trishtime... por dhe me kujtime te bukura e gezime. Qe te gjitha keto duhet t’i shfrytezojme ne max. Vertet me do zhdukemi pa gjurme nga kjo toke, por te pakten ta bejme te rendesishme per ne vete. Me te qeshuren ne buze cdo sekonde “Born to Die” nuk do te thote asgje! Por gjithcka qe mund te shkruaj une mbi dashurine per jeten do te ishte e kote per aq shume shpirtra. Ato mund te shkaktojne nje pike lot tek ata e madje jane nje ‘asgje’ e madhe. E kane humbur te drejten e tyre duke bere asgje te keqe, sic kemi pare te ndodhe plot raste, dite per dite, kudo, sido e kurdo…

LEXO ME SHUME.....

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ESE PERSHKRUESE TEMA: NATA


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime.
Drita e dites terheq vendimet. Realiteti dhe trillimi shkrihen ne erresire dhe poshte yjeve, si ne nje roman surreal te pikturuar nga tingujt, ngjyrat, aromat, shijet dashurite dhe tradhetite.

Ne fllusken e nates egziston nje vend per hijen e dyshimit qe as flaka e turpshme dhe e hershme e diellit mund ta shuaje. Gjate nates zhvillohen biseda, skena, takime dhe lamtumira, humbje te shpallura me nxitim por te mirepritura nga nje shprese naïve.
Bashke me qiellin magjik dhe te qete bashkohen lidhje te pashpjegueshme, shqetesuese,intensive, te thella dhe emocionuese.
Dicka ne lekure hyn ne fuqi dhe magneti I brendshem reagon ne menyre te pajtueshme ne nje trup tjeter. Mendja e shendoshe zakonisht del ne pension. Eksitimi I mishit dhe I shpirtit jo gjithmone kuptojne besnikerite…as te huajat, as te vetat.
Eshte poshte henes kur dalin maskat dhe shume te tjera bien. Hapen zemrat ose anullohen biletat qe lejonin hyrjen e drejtperdrejte ne shpirt. Ndertohen histori ose shkaterrohen pa patur kthim mbrapa. Para yjeve, syte kryqezohen me dhjetra shikime te ndryshme, te urtuara per te
 formuar nje rastesi te vetme qe eshte aq transparente si per tu reflektuar
ne ujerat e saj, per te pire puthjet dhe vargjet e saj, edhe nese I ka apo nuk I ka ato.
Buzet bejne te tyren dhe nderthuren ndermjet premtimeve te embla ose propozimeve joshese. Peshperisin gjera qe vetem shikimi mund ti konfirmoje apo mohoje pothuajse menjehere. Gjuhe e heshtur, e tij. Forca e syve eshte e plote. Syte jo vetem qe flasin por edhe ftojne edhe rrefejne. Syte puthin me mire se vete puthjet. Parfumi I nates te ben qe te biesh ne dashuri. Mund te gjendesh permes aromash qe te trembin,
por eshte bekim te perplasesh me te gjithe ata qe te lidhin kujtesen dhe zemren pergjithmone,duke ngrire gabime te jetes dhe ndjenja ne kohe.
Mungesa e aromes eshte nje nga mekatet me te medha. Ai qe nuk ndjen asnje arome nuk egziston, nuk eshte. Shkon pa u vene re, si ai qe kalon para nje te verberi, si nje shpirt I cili eshte ne gjendje per te shikuar.
Prandaj parfumi I nates eshte joshes, mban ere fantazie, muzike, vetmie, spiritualiteti, lodhje dhe solidariteti. Nata mban ere mekati dhe falje. Shija e saj e ndaluar gjithashtu ka ere te zakonshme. Eshte figura e ekulibrit mes te embles dhe te hidhures, si qumeshti dhe mjalti, si
vreri dhe uthulla, si luleshtrydhjet dhe vera.
Disa njerez e dine cfare eshte shpresa dhe iluzioni,dhe qe ne sekonda fitojne shijen e dhimbshme te zhgenjimit, te fundit.
Deri ne henen e sotme, pak jane ata qe e kuptojne shijen e perjetesise, prandaj shija dhe ereza e tyre eshte ajo e perkohshmerise.

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ESE TE GATSHME

ESE TE GATSHME 






Esefilozofike "Jeta"


































ESE : “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdine ka nevoje per zemernjerezore qe e cmon dhe e do”















ESE:Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?

Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?
Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gjithe kohes se  ekzistences se saj ka krijuar rregullatoret e vet per te mbijetuar. Pjese e ketyre rregullatoreve jane kodet ligjore, ato morale, pse jo edhe feja. Me ane te ketyre shoqeria njerezore kufizohet; jo ne nje konotacion negativ, por kufizohet ne te kryeren e gjerave jo njerezore. 

Por cfare do te ndodhte nese kete shoqeri ne do ta linim ne liri te plote, pa ligje, fe apo moral? A do te vazhdonte te ekzistonte ende apo do te ishte shfarosur?
Kur analizojme kete pyetje e para gje qe na vjen ne mend eshte: cfare eshte morali ne vetvete?  Ne nje kuptim te gjere morali eshte aftesia e nje personi per te dalluar veprimet te mira nga ato te keqija. Problemi i etiketimit te nje veprimi i mire apo i keq varet nga kultura, nuk mund te themi qe eshte objektiv, pra ai ndryshon ne vende te ndryshme. Shpesh here shoqerite me te prapambetura i quajne ato me te civilizuarat si amorale apo te shthurura. Kjo vjen nga pasoja te ndryshme, por kryesisht mund te themi qe kodet e tyre morale jane me te ngurta. Nje kod moral mund te shihet si nje permbledhje se cfare besojne njerezit qe mund te te beje nje njeri te mire.
Morali i brendshem ashtu si kodet morale te nje shoqerie na ndohmojne te mos kryejme veprime jo njerezore, si per shembull te vrasim dike pa arsye.
Por realisht cfare do te te ndodhe nese nuk ka moral? Padyshim pergjigja eshte hipotetike, bazuar ne analizen e mesiperme te asaj cka quajtem moral. Ne nje shoqeri krejtesisht te lire, pa kufi ligjore dhe morale do te mbreteronte kaosi. Asgje e mire nuk krijohet kur nuk ka rregulla. Njerezit do te vrisnin njeri tjetrin pa arsye dhe askush nuk do ta ndalonte. Ndoshta dhe fenomene me te erreta si kanibalizmi, perdhunime etj. Imagjinojeni vete: te mund te kishit ne dore gjithcka dhe te mos kuptoje cfare eshte e mire dhe cfare e gabuar. Kjo shoqeri do te ishte e destinuar te zhdukej ne nje hark kohor shume te shkurter.
Kur hedhim nje sy nga mbreteria e kafsheve shohim qe sado kaotike mund te duket ne pamje te pare, ajo realisht funksionon mjaft mire. Kafshet e njohin moralin dhe e respektojne. Kur ne ushqejme nje qen, ai vjen dhe na lepin doren; shenje mirenjohjeje nga ana e tij ndersa kur i gjuajme me gur ai na sulmon. Kjo tregon qe qeni e kupton se cfare eshte e mire dhe cfare e keqe, pra dhe kafshet kane rregullatoret e tyre.
Si perfundim mund te themi qe nje shoqeri te jete e afte te ekzistoje ne rradhe te pare e me as te perparoje ka nevoje per rregullatore si ligji, morali etj. Sigurisht qe ka lirine e saj, por sic eshte dhe pika kryesore e te drejtave te njeriut: liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Ne nje shoqeri pa moral dhe pafund liri, nuk do te ishte e mundur te jetoje.


ESE BUKURIS, SI PERCEPTOHET BUKURIA


Bukuria. Si perceptohet.
Shpesh e kemi pyetur veten ne nje pike te jetes: cfare eshte bukuria, pas te ciles thuren kaq shume poema, kenge dhe industri te tera? Pasi analizova arrita ne perfundimin qe bukuria nuk eshte gje tjeter vecse vetebesim. Shume njerez ne boten e sotme e shohin bukurine thjesht si paraqitjen e jashtme te dikujt. Dhe ne fakt nuk e kane gabim: sigurisht qe bukuria fizike ekziston, dhe madje eshte teper terheqese, godet syrin ne momentin e pare...por keto njerez shpesh deshtojne ne perceptimin e bukurise se brendshme. Vetebesimi dallohet dhe ne jeten e perditshme, kur dikush merr komplimenta per nje prerje te re te flokeve apo nje veshje te re, fillon dhe ndihet me mire, me me shume vetebesim dhe dita merr nje kthese pozitive. Vetebesimi rrit vetevleresimin tone, i cili i jep njeriut nje pikepamje me pozitive per jeten, dhe kjo nevojitet per nxjerre bukurine e brendshme te nje njeriu.
Perceptimi mbi bukurine eshte sigurisht mjaft i gjere, duke e bere nje teme komplekse, dhe prandaj ka dhe mjaft pikepamje per bukurine. Nje shembull i tille eshte nje grup etnik ne Afrike te cilet besojne qe te kesh unaza rreth qafes te cilat ta zgjasin ate, i ben te bukur. Po ashtu si ne Kine ku kembet e vogla merren si shembull i bukurise dhe njerezit kane krijuar metoda per mosrritjen e tyre. Keto jane vetem disa shembuj te disa traditave antike lidhur me bukurine fizike; te shohesh ate te brenshmen eshte nje menyre tjeter per te pare bukurine. Njerezit kane filluar te besojne qe vetebesimi dhe bukuria jane te nderlidhura. Ne kerkim te evidencave per te mbeshtetur kete argument, me erdhi ndermend nje shembull i perditshem: Kur dikush ka vetebesim duket qe ne sjellje pasi ka tendence te vishet me gjera qe i shkojne, rregullohet per tu dukur sa me mire dhe nga ana e jashtme, kujdesen per veten dhe per me teper buzeqeshin me teper. Buzeqeshjet jane gjithmone te bukura. Kur sheh qe ai vetebesim qe rrezatohet i ben te gjithe te tjeret rreth teje te ndihen me mire, kupton qe bukuria i rrethon te gjithe. 
Sigurisht bukuria eshte subjektive, por gjithcka mjafton eshte pak vetebesim dhe te jemi mendjehapur te arrijme te shohim te gjithe bukurine qe na rrethon cdo dite. Streset qe hasim ne jete ndonjehere na bejne te harrojme te shohim perreth dhe te mos perceptojme te gjithe gjerat e bukura qe na rrethojne. Le te ndalojme te gjithe nje moment dhe te harrojme gjithcka...a nuk duket cdo gje me bukur tani?

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME