PARAJA DHE FUNKSIONET E SAJ
Në diagramën e rrjedhjes së të ardhurave vëmë re lëvizjen vlerore të aktivitetit ekonomik,e cila matet nëpërmjet parasë.Parajanuk luan vetëm këtë rol të matjes së aktivitetit ekonomik,por ajo ka një ndikim më të madh në ekononomi.
Nëpërmjet manipuliimit të parasë autoritetet monetare hartojnë e vënë në jetë politikat e tyre monetare që synojnë stabilizimin dhe rritjen e ekonomis.Fillimisht,në këtë leksion do të shpjegojm cështje të tilla: Çështë paraja? Si ka evoluar në kohë? Cilat janë funksionet dhe karakteristikat e parasë? Më pas në leksionet e tjerë do të trajtojmë teoritë dhe mekanizmin e ndikimit të pparasë në aktivitetin ekonomik.
Për paranë ekzistojnë shumë përcaktime,por sipas një pëerkufizimi tepër të njohur, me para kuuptojmë gjithcka të shprehur në njësi monetare që pranohet përgjithësisht si mjet këmbimi pagese. Si para mund të shërbej çdo instrument financiar që kryen funksionet e parasë si mjet këmbimi,matës i vlerës edhe ruajtës i vlerës.
1.Funksionet e parasë
Pavarsisht nga forma e saj si metal i cmuar,kartmonedhë etj.paraja kryen tre funksione të rëndësishëm;
Paraja si mjet këmbimi,
Paraja si matëse e vlerës(njësi llogaritje)
Paraja ruajtëse e vlerës(rezervë vlere)
A.Mjet këmbimi.
Përfaqëson një ndër funksionet më të rëndësishëm të parasë sepse nëpërmjet tij realizohen transaksionet e këmbimit në treg të parasë sepse nëpërmjet tij realizohen trasaksionet e këmbimit në treg duke bërë këmbimin shumë efiçent. Këmbimi kërkon harxhim kohe,e cila përfaqëson atë që njihet si kosto e trasaksioneve. Po qe se këmbimi do të kryhej mall me mall,sikurse ka ndodhur shumë e shumë vite më parë, kjo kosto do të ishte tepër e lartë sepse njerëzve të ndryshëm do tju duhej të gjenin pikërisht individët ,të cilët prodhojnë mallin që ata kanë nevoj dhe në të njëjtën koh ata të kenë nevoj për mallin që ata individ prodhojnë.Pra që të realizohet këmbimi mall me mall duhet të plotësohet koicidenca e dyfishtë e nevojave.
Përdorimi i një ndërmjetësi në këmbim e lehtëson mjaft atë,vecanrisht në një ekonomi që mbështetet në tregun ku kryhen me qindra miera trasaksione në ditë,sepse ai bën të panevojtëshme plotësimin e koicidencës së dyfisht të nevojave. Paraja duke luajtur këtë funksion të ndërmjetësit në këmbim ose të mjetit të këmbimit,pakëson ndjeshëm kostot e transaksioneve dhe shërben si lubrifikant që lehtëson funksionimin e ekonomisë.
Për realizimin e këtij funksioni paraja duhet të plotësoj disa karakteristika fizke:
Lehtësia në këmbim që shprehet në pranimin gjerësisht të saj si mjet këmbimi dhe në ndashmërinë e saj në njësi monetare të ndryshme(p.sh.1,5,10,100,500,1000,lekë).Në qoftë se paraja nuk pranohet gjerësisht nga njerëzit ajo nuk mund ta kryejë funksionin e mjetit të këmbimit dhe del nga qarkullimi,sic ka ndodhur me kartmonedhën dy dollarshe.
Uniformiteti i paraqitjes.Që paraja të bëhet e pranushme dhe lehtësisht e përdorshme duhet që madhësia dhe forma e saj të jetë uniformë.
Qëndrushmëria.Qëndrushmëria e parasë është kusht i domozdoshëm që ajo të kryejë funksionet e saj,sepse nqs ajo do të prishej shpejt,nuk mund të përdoret për të bërë pagesa në cdo koh që dëshiron mbajtësi i saj.Për shëmbull,kolonizatorët shumë shpesh e kthenin paranë nga forma mall e drithit në uiski i cili jo vetëm transportohej më lehtë,por edhe rronte më gjatë.
Lehtësia në transportim.Përfaqëson një karakteristik tjetër të parasë,e cila është e domozdoshme për ulur koston e transportit,e cila rritet shumë me rritjen e vëllimit të trasaksioneve.Është kjo arsyeja që emëtusi i saj këron vazhdimisht ta bëjë atë sa më të pafallsifikushme,megjithëse është e vështirë që kjo të arrihet plotësisht.
B.Matëse e vlerës(njësi llogaritje).Përfaqëson një funksion tjetër të parasë i cili shërben së pari për të bërë të matshëm me një njësi të njëjtë mallra që nuk janë të bashkëmatshëm në njësi fizike.Po qe se do të kishim një ekonomi të kembimit mall me mall,mallrat do të masin vlerën e tyre në sasitë e mallit me të cilin këmbehen.Në këtë mënyrë për cdo mall do të kishim aq cmime sa edhe mallra me të cilët këmbehet ky mall.Përdorimii parasë e thjeshton mjaft problemin seps secili mall shpreh cmimin e tij në para,duke pakësuar numrin e cmimeve në aq sa janë edhe mallëra,Duke theksuar që paraja e mat vlerën e mallit jo sipas dobishmërisë që sjell secili mall që konsumohet,po sipas vlerës së tregut që përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në treg.
C.Ruajtëse e Vlerës(rezervë vlere).Paraja shërben dhe si mjet për të transferuar fuqinë blerëse në periudha të ardhshme kohore.Në këtë kuadër paraja shfaqet si nga format e ruajtjes së pasurisë,si aktive financiare.Nëpërmjet këtij funksioni paraja siguron jo vetëm ruajtjen e vlerës,por sjell edhe para të re në formë interesi.Pra në këtë funksion paraja përfaqëson një variabël rrjedhës.
Funksionin si ruajtëse vlere e kryejnë edhe aktive të tjera financiare,bile ato kanë përparësinë se sjellin interes më të lartë se paraja.Por paraja ka një përparësi më të madhe që e bën atë të pranushme krahas aktiveve të tjera si ruajtëse vlere, ajo është plotësisht likuide.Me likuiditet kuptojmë lehtësinë dhe shpejtësinë me të cilën një aktiv kthehet në mjet këmbimi.Paraja është mjet këmbimi,pra është plotësisht likuide,ndërsa aktivet kërkojnë koh dhe shpenzimet për tu kthyer në para,të cilat lidhen me procesin e shitjes së tyre në tregun e aktiveve.
II.Format e parasë
Historikisht,me gjithë llojshmërinë e madhe të objekteve dhe njësive monetare që luajnë rolin e parasë,njihen dy forma kryesore të saj:paraja dhe paraja e dekretuar
Paraja Mall.Karakteristika kryesore e saj është objekti që luan rolin e parasë ka edhe alternativa të tjera përdormi përvec parasë.Pra rolin e parasë e luan një mall që mund të përdoret për të plotësuar dhe një nevoj tjetër.Historikisht kemi shumë forma të parasë mall duke filluar nga ato më të hershme si skllevërit,gjë e gjallë,kripë,erëxa,sixhade,etj.dhe më von,me zhvillimin ekonomik,forma më të plota si metalet e ndryshme,kryesisht të cmuara të shprehura në njësi monetare(monedhat e bakrit,arit,argjendit).Formë tjetër e parasë është paraja përfaqësuse e saj.Këtu futen kartmonedhat që mund të këmbehen në cdo koh me sasinë e parasë mall që përfaqësohet kryesisht nga ari.Me zhvillimin ekonomik,metalet e çmuara filluan të dalin nga qarkullimi,për shkak të konsumit të tyre,duke u zvëndësuar me kartmonedha që përfaqësojnë paranë me vlerë të plotë si psh,paranë mall në formën e arit.
Paraja e dekretuar.Me prishjen e standartit të arit që filloi pas luftës së dytë botërore,në shumë vënde kartmonedhat fillun të mos këmbeheshin më me arin dhe aktualisht, në përgjithësi kartmonedhat janë të paktheshme në ar.Ato shërbejnë si para jo sepse janë mall, por sepse pranohen si të tilla. Pra paraja pranohet e till duke u bërë e dtyrushme nga një autoritet që qëndron mbi individët. Ajo bëhet e till nëpërmjet detyrimit ligjor nga shteti,prandaj quhet edhe para e dekretuar(fiat money). Veçori e parasë së dekretuar është se ajo nuk ka alternativ tjetër përdorimi ose më sakt,ka një alternativ tepër të kufizuar përdorimi.Paraja e dekretuar paraqitet në formë kartmonedhash apo monedhash metalike prej metali jo të cmuar. Ajo garantohet nga emëtusi që zakonisht është autoriteti monetar në emër të shtetit.
Agregatët monetarë.
Po të shikojmë historinë e evolimit të parasë vëmë re q këtë funksion e kanë kryer objekte të ndryshme.Është kjo arsyeja që matja e parasë ose e ofertës së parasë,që zakonisht shërben si masë e saj,nuk është një gjë e lehtë.Duke qënë se aktualisht ekzistojnë disa aktive financiare që realizojnë në mënyrë të qartë funksionin e parasë ose kanë tiparet e saj,është e nevojshme që ajo të matet me tregues të përgjithëshëm ose agregatë që ne i quajmë agregatet monetarë.Njihen dy mënyra apo alternativa teorike kryesore të përcaktimit të agregatëve monetarë:metoda teorike dhe ajo empirike.Sipas metodës teorike tiparithemelor i parasë është funksioni i saj mjet këmbimi prandaj si para shërbejnë vetëmato aktive financiare që veprojnë në mënyrë të qartë si mjet këmbimi.Këto kushte i plotësojnë aktive të tilla si kartmonedha,ceku,ceki i udhëtarve etj.Pra,para është vetëm ajo që shërben për realizimin e trasaksioneve.
Sidoqoftë,kjo metodë ka mangësitë e veta se lë jashtë përfshirjes si para edhe aktivet e tjera,që në një masë të caktuar kryejnë funksionin e mjetit të këmbimit si psh.llogaritë e kursimeve që përderisa janë pa afat,mund të kthehen shumë shpejt në para.Sa më shumë kohë duhet për ta kthyer në para,aq më i kufizuar është funksiioni i mjetit të këmbimit.Pikërisht kjo gjë ka kushtëzuar përdorimin e një metode tjetër që quhet metoda empirike.
Sipas metodës empirike para quhet ajo që parashikon më mirë lëvizjen e variablave ekonomike që supozohen të shpjegohen me anë të parasë dhe inflacionit apo ciklit të biznesit.Para ose ofertë monetare do të quajmë atë agregat monetar që i përshtatet kësaj lidhje me lëvizjen e variablave që kushtëzojnë.Sidoqoftë,asnjë nga metodat nuk jep një përcaktim të plotë e të qëndrushëm të parasë.Është kjo arsyeja që klasifikimi agregat monetar evoluon sipas ndryshimeve të kushteve ekonomike.
Sic theksuam,në një ekonomi,ekziston një numër i madh aktivesh financiar nga paraja në dorë deri tek aktivet e tjera financiare të nderlikuara.Por,duke u mbështetur në metodat e mësipërme,cila nga ato do të quhet para?
Në vënde të ndryshmë ekzistojnë klasifikime të ndryshme,të cilat ndryshojnë herë pas here edhe brënda të njëjtit vënd.Në vëndin tonë pas krimit të sistemit bankar me dy nivele,Banka e Shqipërisë së autoritetit monetar kryesor përcaktoi edhe agregatët monetarë që janë M1,M2,dhe M3.Një klasifikim të përafërt,në tre agregatët monetarë e gjejmë dhe në vënde të tjera të zhvilluara.
M1,përfshin ato aktive likuide që mund të përdoren direkt,menjëherë dhe pa kufizime për të bërë paesat.Një aktiv është likuid në qoftë se mund të përdoret drejtpërdrejt,me lehtësi dhe lirisht për bërjen e pagesave.
M2,për vec kesaj,përfshin aktivet që nuk janë plotësisht likuide si depozitat me afat që kërkojnë njoftim të institucionit depozitues për ti tërhequr,etj.
M3,përfshin aktivet që shumica e njërëzve nuk i shohin kurrë,si depozita të mëdha të këmbyeshme dhe marrveshjet e riblerjes.Këto mbahen kryesisht nga korporatat,por edhe nga individë të pasur.
Kur kalojmë nga M1 të M3 likuiditeti i aktiveve bie,ndërsa interesi që sjellin ato rritet.Paraja në dorë sjell një interes të barabartë me zero.Llogaritë e cekushme të tipit NOË sjellin një interes më të vogël se depozitat me afat,dhe kështu me radh.Pra kemi të bëjmë me një lidhje inverse tipike ekonomike,një likuiditet më i madh do të thotë interes më i vogël dhe anasjelltas.
M1,përvec parasë në dorë,përfshin dhe depozitat e tjera të cekushme që ,sic sugjeron emri,janë depozita kundrejt të cilave mund të shkruhen ceqe.Ato mbahen në bankat tregtare dhe institucionet e kursimit,bankat e përbashkëta të kursimeve dhe bashkimet e kreditit.
Pjesa më e madhe e M2 përbën prej depozitave të kursimeve dhe depozitave të vogla me afat në bankat dhe institucionet e kursimit.Këto mund të përdoren pothuajse pa vështërsi për bërjen e pagesave.Në rastin e një depozite kursimi,banka duhet të njoftohet për të transferuar fondet nga depozitat e kursimit në një llogari të cekushme.Për depozitat me afat ,parimisht,është e nevojshme të pritet derisa të maturohen,përndryshe cdo tërheqje para afatit shoqërohet me një gjobë.
Në kutinë 2-1 po japim klasifikimin e plotë që përdoret nga Banka Qëndrore e Sba dhe atë që përdoret nga Banka e Shqipërisë.
III.Kutia 2-1.Klasifikimi i Bankës qëndrore Amerikane(Federal reserve)
M1=a+b+c+d
a.Paraja në dorë:Monedhat dhe kartmonedhat në qarkullim.
b.Depozita në të parë:Logari të cekushme në bankat tregtare të cilat nuk sjellin interes.
c.Depozita të tjera të cekushme:Llogari të cekushme që sjellin interes që përfshin llogaritë NOË dhe ATS(transferta automatike nga kursimet).Një depozitues që zotëron një llogari ATS mban paratë e tij në një llogari kursimi dhe,kur duhet të bëhet një pagesë,banka transferohen ato automatikisht në një llogari të cekushme.
d.Ceqe udhëtarësh:Ceqe që lëshohen nga institucionet jo bankare si psh.American Express.Ceqet e udhëtarëve që lëshohen nga bankat përfshihen në depozitat në të parë.
M2=M1+e+f+g+h+k+l
e.Marrveshje ditore të riblerjes(RP ose REPO).Përfaqësojnë trasaksionin me të cilin banka merr hua nga një klient jo bankar duke i shitur klientit një letër me vlerë(psh,bono thesari) sot dhe duke i premtuar ta blejë atë përsëri të nesërmen me një cmim të pëercaktuar.
f.Eurodollarë ditor:Përfaqësojnë depozita në dollarë që mbahen në bankat e vëndeve të tjera dhe merren hua për një ditë nga bankat e SHBA me një interes të caktuar.
g.Aksione të fondeve të përbashkëta të tregut monetar(MMMF):Depozita të cekushme të fondeve të përbashkëta të investuara në aktivet afatshkurtra dhe që sjellin interes.
h.Llogaritë e depozitave të tregut monetar (MMDA-të):MMMF të administruara nga bankat,me avantazhin që janë të siguruara deri 100000 dollarë.
k.Depozitat e kursimeve:Depozita në banka dhe institucione të tjera kursimi që nuk janë të transferushme me cek dhe shpesh regjistrohen në një librexë të vecantë kursimi që mbahen nga depozitusi.
1.Depozita të vogla me afat:Depozita të voga që sjellin interes me një afat të vecant maturimi.Mund të përdoren përpara kësaj date vetëm nqs paguhet një gjobë.
M3=M2+m+n+p
m.Depozita të mëdha me afat:Depozita që sjellin interes me një vlerë nominale prej më shumë se 100000 dollarë.
n.Marrëveshja me afat të riblerjes:Marrveshja e riblerjes(RP) që shitet nga institucionet e kursimit,zakonisht për më shumë se një ditë plus MMMF-të që mbahen nga institucionet.
p.Depozita të tjera në eurodollarë:Eurodollarë me afatgjatë(më shumë se një ditë)
L=M3+q+r+s+t
q.Obligacione kursimi:Obligacione të qeverrisë së SHBA që zakonisht u shiten invetitorëvë të vegjël.
r.Pranime bankare:Angazhimi i bankave për të paguar një shumë të vecantë në një koh të përcaktuar.Përdoren gjerësisht në tregëtië ndërkombëtare.
s.Letër tregtare:pasive afatshkurtra të korporatave.
t.Bono thesari:Letra me vlerë të emetuara nga thesari që kanë një afat maturimi më të vogël se 12 muaj.
IV.Klasifikimi i Bankës së Shqipërisë
Pas transforimeve të para drejt ekonomisë së tregut,me krimin e sistemit bankar me dy nivele,Banka Qëndrore e Shqipërisë,si autoriteti i hartimit dhe zbatimit të politikës monetare,ka përcaktuara agregate monetare që përdoren aktualisht në vendin tonë,duke i klasisfikuar në M1,M2,M3.Në vëndin tonë,për shak të trazicionit i cili karakterizohet nga një sistem financiar i pa zhvilluar,instrumentat financiar që luajnë rolin e parasë janë tepër të kufizuar.Kjo pasqyrohet edhe në aktivet financiare që përbëjnë agregatët monetarë,të cilët përgjithësisht janë të thjeshtë.Ky klasifikim mban parasysh parimin kryesorë0 që kalimi nga një agregat në tjetërin bëhët sipas shkallës së likujdittit të instrumentave financiarë që përfshihen në to.
M1 përbëhet nga kartmonedhat,monedhat,ceqet e udhëtarve dhe nga depozitat pa afat.të cilat shërbejnë direkt si para trasaksionesh.
M2 përbëhet nga M1 plus depozitat me afat të cilat mund të kthehen në para trasaksionesh me një kosto të caktuar
M3 përbëhet nga M2 plus depozitat në valutë të huaj të cilat janë më pak likuide se depozitat me afat.