Showing posts with label EDUKIM. Show all posts
Showing posts with label EDUKIM. Show all posts

Cfarë kuptojmë me mësimdhënie të mirë?

Cfarë kuptojmë me mësimdhënie të mirë?

Cështië mësimdhwnia e mire Mesuesit e mire janë tëPerkushtuar ndaj nxënësve të tyre. Ata perballen me njëlarmi fëmijësh me aftësi dhe probleme të ndryshme: gjuhë të~ndryshme,situate te ndryshme familjare dhe aftësi tëndryshme vetjakeAta duhet ta përshtatin mësimdhënien me nevojat enxënësit. Gjatë gjithë kohës së trajtimit të materialit akademik,ata duhet te kujdesen edhe për nevojat emocionale të nxënësve,të ndihmojnë nxënësit të krijojnë një përfyryrim më të mirë
per  veten e tyre mesuesit e mire tregojne kujdes per nxenesit e tyre.

SI NDIKONE DIVORCI TEK FEMIJET.



TEMA: SI NDIKONE DIVORCI TEK FEMIJET.
 PERMBAJTJA: 
• HYRJA.
• METODOLOGJIA.
• QELLIMI.
• REKOMANDIMET.
• PERFUNDIMET.
• REFERENCAT.

Studim Rasti

 Studim Rasti
Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me nevoja te vecanta. Shkollat tona i kanë pranuar këto fëmijë me këtë problem pasi ka mësues të cilët kujdesen në mënyrë të vecantë për këta fëmijë por ka ende nga ato mësues të cilët i lënë nxënësit atje në qoshe të klasë, në bankat e fundit dhe kujtohen për ta vetëm në raste kur mund të ken provime

POLITIKA DHE VENDIMARRJA NË KURRIKUL

POLITIKA DHE VENDIMARRJA NË KURRIKUL
Hyrje
Çështjet që kanë të bëjnë më planifikimin dhe zhvillimin e kurrikulës nuk kanë vetëm karakter politik dhe social por edhe karakter teorik dhe praktik. Sot konsiderohet një vëmëndje në rritje për  problemet që qarkon kurrikulumi shkollor.

NEVOJAT E KUALIFIKIMIT TE MESUESVE NE SHKOLLEN 9 –VJEÇARE

TEMA:”NEVOJAT E KUALIFIKIMIT TE MESUESVE NE SHKOLLEN 9 –VJEÇARE “BASHKIM BERISHA   “
SYNIMI I PLANIT :
Ò  Në këtë detyrë kemi si synim njohjen me nivelin akademik të mesuesve ,njohjen me nevojat që ata kanë ,njohje me  kualifikimet që ata kanë ose dëshirojnë të kenë .
Ò  Njohjen me vëshirësitë që hasin mesuesit dhe me përmisimin e këtyre vëshirësive.
TE DHENA MBI SHKOLLEN BASHKIM BERISHA:

Kurrikula me baze kompetencat

Kurrikula me baze kompetencat

Hyrje


Kurrikula shkollore eshte shtylla e tere procesit mesimor ,eshte nje mjet per arritjen e qellimeve te edukimit dhe trajnimit te cilat jane dinamike dhe zhvillohen sipas ndryshimit te kerkesave sociale dhe ekonomike .Natyrisht kurrikula ndryshon per te pasqyruar tendencat e zhvilllimit ne arsim ,trajnim dhe tregun e punes.Nevoja per nje kurrikul bashkekohore eshte jo vetem nje kerkese ne rrafsh global por edhe nje kerkese  ne nivel kombetar .

Cfare do te thote fjala sjellje?

  1. Cfare do te thote fjala sjellje?

Fjala sjellje perdoret bashke me fjalen objektiv dhe te nxenit percaktohet sin je ndryshim i sjelljes se vezhgueshme. Sjellja eshte nje ndryshim i jashtem ose i brendshem qe ndodh tek individi. Formulimi i objektivave te sjelljes kerkon qe sjellja te jete e vezhgueshme,e matshme perms nje teksti,vezhgimi,detyrash,liste kontrolli etj. Kur fjala sjellje perdoret bashke me ate objektiv, te nxenet percaktohet si ndryshim ne  sjelljen e vezhgueshme Brenda nje kohe te caktuar.
Nivelet e zoterimit paraqesin vlera gjykimi se ne cfare niveli te kryrjes do te demostrohet sjellja ne etapa te me vonshme,pertej mjedisit te klases,ne jeten reale. kompleksiteti  i sjelljes ne fushat njohese,emocionale dhe psikomotore qendron ne veprimet qe kerkon te kryhet nga nxenesi per te prodhuar sjelljen dhe jo nga kompleksiteti i veprimtarive te mesimdhenies.
Format dhe menyrat e vezhgimit te sjelljes. Rastet e sjelljes se padshirueshme te nxensit jane jot e pakta dhe ,si te tilla, duhen trajnuar me kujdes nga mesuesi. Tipet me te shpeshta te nje sjellje te tille jane:
Te njohurit jashte redhe ose pa leje.
Te qenit i zhurmshem,si : te bertiturit ndaj nje nxenesi tjeter ne klase, perplasja e librit, e cantes, levizja e karrikes, stolit etj.
Mungese vemendjeje ndaj mesuesit.
Moskryrja e detyres se ngarkuar.
Ngritja pa shkak nga vendi.
Ngacmimi ose pengimi i nxenesve te tjere.
Ardhja me vonese ne shkole.
Ne nje klase te konsiderueshme keto sjellje jane te vesszhgueshme she mund te zvogelohen nga mesimdhenia cilesore ,ne pergjithsi, si dhe nga menyra e sjlljes e sistemi i punes, se mesuesit, ne vecanti disipline qe mbizoteron ne klase nuk ndikohet vetem nga sjellja e reagimi i mesuesit, por edhe reagimet qe sjellin me vete nxenesin dhe, me e rendesishme nga disiplina dhe rregulli i pergjithshem ne shkolle. Megjithate, nje mesim e zoteruar mire, i bazuar ne marrdhenie te respektit dhe raporteve reciproke, ndikon shume per te zvogeluar sjelljen e keqe.
Shkaqet kryesore te sjelljes se keqe ne klase jane
Merzitja: kjo kur mesimi apo veprimtarite paraqiten ne nje menyre qe nuk zgjon interes.
Perpjekjet mendore e zgjatur: Ndodh kur shumica e veprimtarive mesimore,kerkon perpjekjet mendore te zgjatur e per nje kohe te gjate. Dhe kjo shkakton lodhje dhe veshtirsi te nxenesi.
Paafesia per te bere detyren;  shfaqet kur nxenesit mund te jen te pazote per ta bere detyren e ngarkuar, kur ajo eshte shume e veshtire ose kur vete nxenesit jane te paqarte per kerkesat e detyres.
Te qenet i shoqerueshem: aspekte te marrdhenieve sociale midis nxensve do te shfaqen shpesh edhe ne mesim.
Vetevlersimi i ulet: pervoja e shume deshtimeve te pasuara me pare, humb besim te vetja tek disa nxenses per te kapercyer sfidat dhe detyrat mesimore. Te tille nxenes i bejne vetes vleresim te ulet, se jane te pazote e te paafte per te zgjidhur detyrat mesimore. Te tille nxenes mund te behen jo miqesore dhe mund te prishin klimen pozitive ne klase.
Veshtiresi emocionale: ka nxenes qe e quajne pa vlere permbushje e detyrave te shkolles, keshtu qe keto behen te merzitshme e te veshtira. Kjo ben qe perpjekjet e tyre te shterrojne. Disa nxenes behen qellimisht te merzitshem,vetem qe te terheqin vemendjen.
Mungesa e pasojave negative: kur nje nxenes sillet keq, veprimet e mesuesit, si pasoje e ketij qendrimi duhet te synoje q eta terheqin nxenesit ne pune sa me shpejt. Sjellja e mesuesit duhet t’ia ndryshoje mendjen e nxenesit, qe ait e mos e perserise me sjelljen e keqe ne rrethana te tjera te ngjashme.
Strategjite kryesore per vezhgimin dhe kontrollin e sjelles se padeshirueshme jane: kqyrja e klases
Qarkullimi
Veshtrimi
Pyetjet me qellim
Perdorimi i aftesive
Dhenia e ndihmes
Ndryshimi i veprimtarive
Dallimi i sjelljes se keqe
Dallimi i mosrespektimit
Levizja e nxenesve
Qortimi eshte paralajmerim i percaktuar gojor ose koment nga mesuesi ndaj nxenesit, si mospranim i sjelljes se keqe.
Ndeshkimi eshte nje akt formal te cilin nxenesi eshte i detyruar ta perjetoje si jo te kendshme, ndihme qe jepet per te ardhmen. Ndeshkimet kane tre qellime kryesore;
shpagimi
frenimi
riparim









BIBLIOGRAFIA :
 LITERATURA E SHFRYTEZUAR:
“ STRATEGJITE  E TE MSUARIT “
“ METODOLOGJI TE MESIMDHENIES”( B. MUSAI)


CDINI PER ADOLESHENTET

Ç'duhet të dini për adoleshencën?
Adoleshentë llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit.

Asimilimi

Asimilimi


Vendimi i fundit i Kuvendit Komunal të Prizrenit, për ta larguar LOGON e saj, në të cilën gjendej, LIDHJA E PRIZRENIT,  flet çartë për krizën e thellë në të cilën është katandisur Kosova. Përveç tjerash, ky vendim i pajustifikueshëm, shpreh qartësisht  gjendjen e mjerë në të cilën ndodhet vendi dhe populli i saj shumicë (shqiptarët).

Arsimimi i popullatës, në vitet e demokracisë

Arsimimi i popullatës, në vitet e demokracisë

Arsimimi i popullatës, në vitet e demokracisë, ka rritur gamën e problemeve për shoqërinë shqiptare. Krahas nivelit të frekuentimit, probleme të shumta kanë dalë në lidhje me cilësinë e mësimdhënies, të teksteve shkollore, kërkesës së dobët ndaj nxënësve, sidomos në shkollat private, por, mbi të gjitha, shqetësim ka qenë mosvazhdimi i shkollës nga një numër i madh fëmijësh, të cilët nuk e fillojnë fare atë, ose e ndërpresin në faza të ndryshme të saj, pa përmendur rastet e frekuentimit të pjesshëm të saj.

100 vjet vetmi

Tema: 100 vjet vetmi 

 Në kryeveprën “Njëqind vjet vetmi”, përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në një dimension alternativ, në një vend jashtë botës. Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Josè Arcadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull, një shekull plot magji dhe misticizëm. Duke u martuar Josè Arcadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashta brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci.
  Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mocando-s, shpesh herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine. Personazhet e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër, me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Macondos. Derisa arrijmë në fund, ku tërë fshati shkatërrohet nga një ciklon tropikal.

Mesazhet e autorit në “Njëqind vjet vetmi” janë të shumta. Marquez na thotë psh. që vetmia e ndjek njeriun hap pas hapi; një njeri që lufton për mos arritur pastaj në asgjë, për t’u gjetur sërisht në pikënisje. Koha përsëritet, faktet gjithashtu, duke dhënë jetë a cikle gjithmonë të njëjta ku shtypja dhe vetmia janë ndjenjat më të zakonshme. Një shekull kohë ka patur në disponim familja Buendia për t’u përmirësuar, por supersticionet dhe karakteret e degjeneruara të personazheve pengojnë çdo përmirësim. Shpesh herë personazhet e romanit kanë të njëjtat emra dhe është e lehtë për lexuesin të gabohet. Do bënte mirë të pajisej me letër e stilolaps për të shënuar tërë emrat e familjes Buendia. Nuk është një libër i thjeshtë dhe kërkon vëmendje në lexim. Por edhe pse i vështirë, jam e bindur që Macondo, ky vend jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit, magjeps çdo lexues me atmosferën e tij magjike.

shumë intervista García Márquez ka thënë se është e vështirë që në romanet e tij të mos gjesh gjë që nuk ka lidhje me realitetin. Pra realizmi i tij është magjik sepse real. Edhe pse nuk e ka shpikur Marquez-i atë.

fakt është e çuditshme si fjalët “realizëm magjik” në letërsi drejtojnë lexuesin drejt Amerikës Latine në përgjithësi e drejt Marquez-it në veçanti. Gabimisht do thoja, sepse realizmin magjik me siguri nuk e kanë shpikur latino-amerikanët. Ka ekzistuar gjithmonë në letërsi, dhe pa këtë dimension ireal ajo do të ishte e paimagjinueshme. Mjafton ti hedhim një sy tragjedive greke, Dante Alighieri-t, Cervantes për të zhgënjyer naivitetin e atyre që besojnë se realizmi magjik i përket në mënyre specifike Amerikës Latine dhe shekullit të XX. Ama Gabriel Garcia Marquez me realizmin magjik të “Njëqind vjet vetmi” pa pikë diskutimi bëhet pararendësi i kësaj rryme në letërsinë latino amerikane dhe atë botërore të ‘900. Jo për gjë autori fitoi çmimin Nobel për letërsinë në 1982.

Edukimi dhe Barazia Sociale

I.                 Edukimi dheBarazia Sociale

Ekonomistët e edukimit mbështesin idenë se “investimet në sektorin e edukimit janë rentabël kur ato kontribuojnë direkt në përmirësimin e produktivitetit individual apo kombëtar”.

NDIKIMI I ARSIMIT NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE ANASJELLTAS

I.                   NDIKIMII ARSIMIT NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE ANASJELLTAS
Arsimi si veprimtari e rëndësishme shoqërore paraqet kapitalin themelor të shoqërisë bashkëkohore dhe, si i tillë, sot konsiderohet faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi. Krahas shtimit të popullsisë në planetin tonë, harxhimit të burimeve minerale e energjetike, problemeve të ndotjes e globalizimit dhe formave të ndrysh

KERKESE KUALIFIKIM PER MESUESE



KERKESE
DAR/ZA___________________
Emer                Atesia              Mbiemet
___________,___________,___________.
Seksi  M                   F 
Datelindja (dd/mm/vv)           /          /
Vendlindja: Qarku /Rrethi_____________________ Qyteti / Fshati_____________________
Shkolla ku jep mesim_______________________________________________
Tel_____________________Cel________________ E-mail___________________________
Shkolla e kryer_________________________
Dega_________________________________
Viti i mbarimit te shkolles ________________
Vjetersia ne arsim_______________________
Cikli ku jep mesim:
           Arsimi parashkollor
           Cikli i ulet
     Cikli i larte
    Arsimi i mesem
Lendet qe jep_________________________
Shkalla e kualifikimit qe kerkon te fitoje ______________________
Lenda qe kerkon te konkuroje per kualifikim___________________
Shenim:
Formulari te plotesohet nga kandidati i cili kerkon te fitoje nje shkalle me te larte kualifikimi. Formulari plotesohet ne 2 kopje. Nje kopje mbahet ne drejtorine e shkolles dhe tjetra mbahet ne DAR apo ZA.
Kandidati                                                                                   Drejtori i shkolles
Emer Mbiemer Firma                                                                          Emer Mbiemer Firma

______________________                                                             ______________________

Pergjegjesi i Sektorit te Programeve te Zhvillimit ne DAR
Emer Mbiemer Firma 
______________________
http://eseshkolle.blogspot.com/

Komunikimi i quajtur shoqëror

Komunikimi i quajtur shoqëror

1. Përcaktimi
1.Secila shoqëri synon të luftojë kundër të këqijave shoqërore, që e godasin (pasiguria. aksidentet, sëmimdjet, dëmtimi i mjedisit etj.)
dhe të përkrahë vlerat kolektive të nevojsbme për mirëqenien e lulëzimin e saj. Mirëpo mjaft shpejt del se
rregullat dhe kontrollet janë të paafta për të arritur rezultatet e shpresuara. Për ta ndryshuar sjelljen individuale, nuk mjafton ta bësh të detyrueshme një masë, të kërcënosh me sanksione në rast shkeljeje. Është më mirë të behet përpjekja për të arritur pajtimin vullnetar të secilit nëpërmjet një procesi. i cili mbështetet te vullneti për t"u bërë pjesëmarres në mirëqenien e vet dhe :te kolektivit. Ky ështe objektivi i komunikimit shoqëror.Ndërsa reklama tregtare shfrytëzon të mirat e prodhimeve për t'i bërë që të blihen, komunikimi shoqëror, teknikat dhe mjetet e të cilit janë të aferta me të, meqë ka po atë përdorim të përgjithësuar të mediave (fushatat me pllakate. mesazhet nëpërmjet televizionit etj.), synon që ta bëje secilin qytetar të përgjegjshëm per zgjedhjet e veta, në lëmin e shendetit e të sigurisë, si dhe të arrijë pjesëmarrjen e tij në jetën publike. Ai nuk mjaftohet me informimin. Një njoftim i tipit ""Mos pini duhan! Duhani ju dëmton rëndë shëndetin!" nuk u jep duhanxhinjve arsye të mjafta për t'u sjellë më mirë. Komunikimi i përpunuar shkencërisht studion të gjitha karakteristikat e zakonit të pirjes së duhanit, marrëdhëniet e varësisë së organizmit prej pirjes se cigareve, si dhe analizon gjithë mjetet e bindjes, të përshtatshme për t'i ndryshuar ato sjellje. Shpjegimi dhe përgjigjja vijnë përpara një parulle. Ai shtron tri pyetje të rëndësishme:
-Cilat jane bazat ekonomike, morale dhe politike të komunikimit shoqëror?
-Cila është ligjshmëria e tij?
-Cili eshtë vendi i tij i posaçem kundrejt ligjeve dhe kontrolleve. Që konkurojnë njëkohësisht për ndryshimin e sjelljeve?
2.Komunikimi shoqëror është arritja e një evoluimi natyror të komunikimit individual evoluim në tri faza njëra pas tjetrës, sipas J. Dyranit (Durand 1981):
-  në nivelin e parë, ka thjesht bashkekzistencë ndërmjet komunikimeve individuale, aspekti shoqëror i këtyre komunikimeve ka të bëje vetëm me shumësinë e tyre; shoqërorja këtu është një realitet thjesht statistik;
-  ne nivelin e dytë, komunikimi individual merr një përmasë shoqërore. sepse rimerret dlie zgjerohet nëpërmjet një mjeti shoqëror të komunikimit ('konkretisht, nëpërmjet mediave);
-  në nivelin e tretë, shfaqet komunikimi specifik shoqëror: komunikimi lidhet me rregulla, me institucione; përpunohet një gjuhë e kodifikuar, e cila dallohet nga karakteri normativ i shprehjes individuale spontane.

Komunikimi shoqëror dallohet thelbësisht nga llojete tjera të komunikimit prej synimit përfundimtar, siç e dëshmojnë tabelat e mëposhtme:
Komunikimi shoqëror


-  lidhet më shume me jeten personale  të
qytetareve: nëpërmjet medieve, drejtimit të
mesazheve  në  mënyre  te  privilegjuar  pcr
qytetarët si idivide te pavarur (p.sh. parandalimi i semundjee dhe i aksidenteve).
-  përqendrohet  te  pasojat,  te  rezultatet:  e
kërkuara,
-  zhvillon raportet ndervepruese në të mirë të
përparimit njerëzor

Komunikimi societal
-  i shërben kombit prek me drejtpesedrejti temat e shoqerisedhe  e vlerave  morale,  mbrojtja e
trashegimise dhe e kulturës) duke iu drejtuar
nje koiektivi te marrë në teresine e tij.
-  krijon nje atmosterë psikologjiks të pershtatshme per pranimin e mesazheve shoqerore:
e zgjeron fushën e përkujdesjeve individuale,  kërkon të  perftohet  dhe te  zhvillohet
vetedijësimi kolektiv.

Komunikimi shoqëror dhe komunikimi "societal" (neologjizëm kanadez) plotësohen gjatë ndjekjes së një objektivi të përbashkët. mirëqenies individuale dhe kolektive, por të ndnyshme për pikat e mëposhtme:

Komunikimi shoqëror
- predikon ndryshime të sjelljes per të ndryshuar shprehit e jetes; është më teper kunder konsumizmit,
-  I referohet sjelljeve "ideale" të qytetarëve
lidhur me veten e tyre.
-  cilesohet prej kolektivit publik: fonde te shoqatave. pjesa me e madhe e burimeve të te cilave vijnë prej parave të mbledhura nga popullsia

Reklama
- synon te bëje që të blihet nje produkt i ri.
rrjedhimisht, e nxit konsumin,
-  e ve theksin te marka me shumë sesa te
prodhimi, synon më shumë të bindë sesa të
infonnoje,
-  paraqet nje njeri, i cili duhei të fitohet ose
te asnjanësohet, konsumatorm.
-  financohet prej produkteve që i blejne konsumatoret



2.Një  fushatë  komunikimi  shoqëror
2.1 Të ndryshosh zakonet është kurdoherë një punë me synime afatgjata. Kështu periudha e pjekjes natyrore të problemit për sigurinë rrugore i ka kaluar tridhjetë vjet: faza e sensibilizimit të opinionit publik (informimi i gjerë për çëshijen) u zgjat për gjashtë vjet, nga 1966 deri më 1972. Faza e veprimit të fuqishëm, momenti kur zbatohen masat që i përgjigjen problemit, parashi-kohet të z^jatet nja tridhjetë vjet. Dija ("iinë e di që është gjë e keqe ta ngas makinën shumë shpejt të pi kur do të ngas, të mos e vë rripin e sigurimit"). dëshira (;'duhet ta ul shpejtësinë. ta pakësoj përdorimin e pijeve alkoolike")-dhe mbi te gjitha veprimi ("nuk do ta bej më...") janë tri etapa të ndryshimit te sjelljes. që kërkojnë kohë nga disa vjet e deri te një jetë e tërë.
Zotërimi i faktorit kohë zbatohet edhe në plane të tjera. Periudha e hapjes se fushatës së informimit zgjidhet qëllimisht: ajo përputhet me periudhën kur individët janë më të hapur për ta marrë mesazhin. Lufta kundër pijes bëhet në kohën e festave, kryesisht gjatë periudhës se krishtlindjeve e vitit të ri; rregullat për drejtimin me kujdes gjatë natës përmenden gjatë lëvizjeve të mëdha në dimër. Zgjatja e fushatës së informimit, duke u mbështerur te këshillat për anën shtrënguese e shqetësuese, përcaktohet për dy ose tre muaj. periudhë e nevojshme që të arrihen rezultate pa pasur rrezik që të shihet si mbingopje. Shtjellimi i fushatës konceptohet në funksion të një vargu para-metrash: sa kohë mund të ushtrohet trysnia nëpërmjet mediave pa e tepruar me aftësinë për ta ngulitur në kujtesë? Duke nisur nga cili moment një fusha-të quhet se e ka shteruar veten? A është më rairë të përqendrohet përdorimi 1 saj te një media për shumë kohë, apo te shpërndahet për një periudhë më të shkurtër midis disa mediave? Cila është kohëzgjatja e jetës së nje mesazhi? Pas sa kohësh duhet hequr dorë nga bindja për të kaluar te shtrëngesa. vënia e rregullave dhe kontrollimi?

2.Përpunimi i një strategjie të komunikimit shoqëror u nënshtrohet parimeve teknike të rrepta. Gjatë një fushate duhet trajtuar vetëm një çëshije (njesia tematike): flishata për sigurinë rrugore do të ndalet te perdorimi i rripit të sigurimit ose te respektimi i kufizimit të shpejtësisë. ose te mospirja e alkoolit kur nget makinën, porse asnjëherë për të tria aspektet njëherësh. sepse me-sazhet e njëkohshme me tema të ndryshme fshijnë njëri-tjetrin. Informacioni duhet shpalosur gjatë një periudhe të përcaktuar shkencërisht, pa ndërprerje (njësia e kobës). Ndikimi i komunikimit është aq më i fortë. sa më i madh është numri i mjeteve që bashkohen për të njëjtin synim (njësia e tërësisë).
Strategjia na çon te pikat e mëposhtme: zgjedhja e temës së fushatës. përcaktimi i qëllimit, konceptimit, tonk. përmbajtjes. forcës tërheqëse dhe parullës së mesazhit. Në funksion të rrethanave zgjidhet çështja për të cilën komunikimi ka më shumë gjasa ta ndryshojë gjendjen ekzistuese: SIDA. droga. dhe jo doemos nje çështje themelore, si sëmundjet kardio-vaskulare ose alkoolizmi, për të cilat vdekshmëria dhe sëmundshmëria vjetore arrijnë për fat të keq në dhjetëra mijëra viktima. Në radhë të parë veprohet mbi prindët për punën e higjienës ushqimore, për shembull, për të bërë që fëmijët të hanë një mengjes të vërtetë te vogël. Konceptimi i mesazhit. një element themelor i ko munikimit, u nënshtrohet parimeve të frytshmërisë. Ai mund t"i drejtohet frikës:
"Pasoja më e rëndë e pasigurisë rrugore është vdekja, prandaj në fiishatai që merren me këtë teme është raë i përhapur përdorimi i frikës. sidomos jashië vendii. Kjo mënyrë bindjeje përligjet me arsyet e mëposhtme: pasiguria rrugore është sinonirn i aksidentit të rëndë me pasoja trupore. prej këtej zgjidhet që të tregohen pasojat dramatike lë sjelljeve të rrezikshme. me shpresën se vetem tregimi i tyre është i mjaftueshëm në vetvete; pasiguria rrugore është sinonim i shkeljes së rre-gullave dhe shoqërohet me dënimin për shkelje: një nivel mjaft i lartë i alkoolit në gjak sjell si pasojë heqjen e lejes së qarkullimit. Është e logjikshme që ta bësh drejtuesin e mjetit të mos pijë, duke i treguar rreziqet që e presin".
Por të bindësh nëpërmjet frikës eshtë një veprim delikat, pasi është e veshtirë të rroken pasojat mbi publikun. Frika do të pranohej më mire nga kategoritë shoqërore me të ardhura të pakta dhe nga femijët. Pasojat e saj luhaten sipas forcës së saj dhe sipas individëve. por edhe mund lë jenë te rrezikshme për individë, që kanë prirje neurotike (fobi. obsesione). duke u sjellë çrregullime të funksioneve psiko-motore.
Mesazhi mund t'i drejtohet humorit (për punën e sigurisë rrugore; ai pritet keq, për shkak të konotacioneve të rënda të aksidenteve) ose dhe erutizmit. Mesazhi mund të ketë ton të gëzuar ose të rëndë, të jete teknik, moralizues, shkencor ose i pushtetshem; ai duhet të predikoje sjellje mireberese .

3. Të bindësh apo të shtrëngosh?
1.Bindja dhe shtrëngesa janë dy mjete bashkëplotësuese të veprimit shtetëror në fushën e komunikimit shoqëror, ndërsa mjeti i dytë prej tyre përdoret vetëm kur dështon i pari. Puna bindëse për të ndryshuar sjelljet e papërshtatshme kundrejt interesit indivdual ose kolektiv nënkupton një parakusht: duhen bërë të njohura arsyet që e përligjin modifikimin e qëndrimeve të parapëlqyera, rrjedhimisht, të përhapen në masën më të madhe të mundshme faktet dhe komentet shpjeguese për çështjen e ftishatës. Kjo nuk është detyrë e lehtë: reklamat tregtare për cigaret dhe për pijet alkoolike janë shumë më të pranishme në ekrane e në gazeta, sesa parullat e tipit: "Pa duhan e thithim jetën me mushkëri të pastra". Informatat e përhapura në këtë mënyrë e ushqej-në opinionin, që është interpretim i dijeve, që u jep një kuptim. një peshë. një rol; formimi i këtij opinioni. pasi të merren dijet. është etapa që kushtëzon ndryshimin e sjelljes. Të paktën në parim: nëse pirja e duhanit quhet një rrezik kryesor për 83 % të francezëve. sipas një anketimi për opinionin nga C.C.E. më 1987, dhe ndiqet nga alkoolizmi (63 %), shitja e cigareve arriti më 1987 në Francë rekordin historik, krahas me rekordin tjetër botëror të mbajtur prej dhjetëra vjetësh lidhur me konsumin e alkoolit. Në të vërtetë, vetëm informimi nuk bën të mundur të kalohet nga ideja te veprimi. nje prag që e kapërcejne vetëm 30 % të njerëzve. Mbajtja vullnetarisht e rripit të sigurimit asnjëherë nuk e ka kaluar përqindjen 30 %, aq sa kënaqen me përhapjen e "fjalës se rnirë"'. megjithëse për vit përsëritet fushata për sigurine në qarkullimin rrugor. Pragu më i lartë i frytshmërisë së një fushate kundër duhanit po ashtu vete rreth 30 %. përqindje që për çudi i përgjigjet numrit të  duhanpirësve jo terjaqinj. domethënë atyre që mund ta lene duhanin edhe pa ua kërkuar mjeku.
2.Aftësia marrëse e publikut lidhur me propagandën nuk është e pakufishme, zgjidhja nëpërmjet rregullave vjen ndër mend kur frytshmëria e përçapjeve bindëse vjen në rënie. Mjafton të bëhet e detyrueshme një rnasë, dhe një përpjesë e ndjeshme e publikut e respeklon nienjëherë. Në korrik 1973 u vendos me ligj mbajtja e rripit të sigiirimii: treguesi i mbajtjes reale kaloi nga 26° o te 60°, o; ndërsa mosrespekiimi i kufizimit të shpejtësisë në të njëjtën ko-hë ra nga 26°o te 10%, Pa "zell gëzim e liri" drejtuesi i makinës, nga shtrengesa e teksteve ligjore, e përvetësoi konceptin e sigurisë, i cili deri në atë kohë nuk pranohej prej disave. "Ndjenja qytetare" e tij u ushqye prej tre fak-torëve: "frika nga polici". që ka meritën të "sigurojë portofolit'. fryma e ko-pesë. qe i lehtëson të gjitha shqeiësimet -kur të tjerët janë njësoj të detyruar të vënë rripin. rregulla bëhet morale sepse është e njëjtë dhs unë e pranoj t'i lë mënjanë pakënaqësitë vetjake -. efekti katalizator që shërben për t'u vetë-dijësuar per të mirat e vendimit dhe sjell pranimin e shtrëngesave administrative gjithmone  të neveritshme. Mbetet pasoja negative e shtrëngesës. Kur nuk ka pasur bindje paraprake. ose ka qenë e pamjaftueshme a e bërë keq, individi e hedh poshtë detyrimin; kështu ndodh shpesh, sepse autoritetet administrate ose politike e kane per zakon që më mirë t'i bëjnë shpejt gjërat sesa mirë: po përmendim orvatjet e ndryshme dhe të rregullta për reformën e arsirait publik ose privat. që tradicionalisht ndërpriten nga demonstratat nëpër rrugë... Shembulli i "tribunaleve te rrugëve". ku shihen prefekiët që adëshkojnë rreptë shoferët në pjesët për pushim anësh autostradave. është përfaqësues për një farë ideje se çfarë bëhet ne Francë për kontrollin. Mirëpo kushdo e di qe për t'u bindur. më parë njeriu duhet të respektohet. Veç kësaj. francezi raesatar, mendjehollë e njohës i mirë, e mëson shpejt sesi t'i përballojë goditjet.


INTERNETI DHE BOTIMET E SHTYPURA



http://esseshkolle.blogspot.com/

1. INTERNETI DHE BOTIMET E SHTYPURA
l.l Tashmë botimi elektronik ka nisur të konkurrojë librat tradicionalë. Per shembull, revistat, sidomos në fushën e shkencave me vështirësi po e ndërpresin borimm në letër dhe prej kësaj kanë të mira: bëhen më shpejt, pasi mjafton që të futen "në linjë" artikujt në atë mënyrë, siç i kanë hartuar autorët në kompjuter
e përhapen menjëherë në mbarë botën dhe përfundimisht kanë kosto më të ulët si për të adresuarin, edhe për botuesin. Botimi grafik i kërkon lexuesit që të bëjë shpenzime dhe mund ta kufizojë tirazhin e artikujve që i interesojnë. Prej këtej del një kursim i padiskutueshëm.
Përveç kësaj, tashmë po flitet për 'librat elektronikë", me letër të posaçme ku shkronjat do të dalin e do të zhduken sipas udhëzimeve që do t'i japë një kompjuter i lidhur me Internetin. Meqë mund të fshihet lënda, domethënë mund të ripërdoren, ata do të kene të mirat e leximit klasik, mundësinë e shfrytëzimit të kujtesës elektronike: sigurinë se menjëherë mund të merret gjithçka që paraqitet në trajtë të shifërzuar. Natyrisht, duhet të zgjidhen problemet për ruajtjen afatgjatë, sepse mbështetja magnetike që shfrytëzon informatika është e brishtë. Por tashmë kanë shprehur mendimin, që përveç dokumenteve, të ruhen edhe programet logjike që kanë shërbyer për t'i prodhuar dhe sisteniet e shfrytëzimit, që kanë përdorur kompjuterët në kohën e tyre. Kështu. bibliotekat fare mirë në të ardhmen mund ta kryejnë misionin e tyre, duke iu drejtuar këtyre teknikave të reja.
1.2 A duhet të na vijë keq për këtë mënyrë të re përhapjeje e cila po e pushton fushën e botimit? Nuk do të zgjatemi për çështjen, sigurisht me rëndësi, të rreziqeve që sjell për zhdukjen e disa mënyrave të përdorimit. Për shkak të informatikës tashmë mjeshtëria e vjetër e tipografit është duke u zhdukur. Porse kjo nuk sjell vetëm të këqija. Për shembull, Shtypshkronja kombëtare franceze me sa duket, ka qenë e vetmja që kishte pothuaj të gjitha gërmat me të cilat mund të riprodhoheshin mbishkrimet hieroglifike egjiptiane, ndërsa në programet logjike sot është hapur mundësia që ta kenë këtë mundësi të gjitha vendet. Sigurisht, lexuesit e mësuar me librat dhe me kompjuterin e ndiejne më të përshtatshëm leximin e dokumenteve në letër sesa në ekran. Kur njeriu është mësuar t'i bëjë ndreqjet e teksteve, e ka më të lehtë t'i dallojë gabimet. porse në ekran ndreqjet bëhen më lehtë dhe mund të kesh ndihmën e sistemeve automatike, që kontrollojnë drejtshkrimin e gramatikën. Prandaj ka edhe të mira, edhe të këqija. Pastaj a po bie vërtet shtypshkrimi? Po mjaftohemi vetëm me një shembull: në të dyja anët e Atlantikut që nga viti 1997 është vënë re një krizë e botimeve në shkencat humane e shoqërore. Por thirrja për alarm duhet parë relativisht. Nëse universiletet i mbyllin disa pajtime, kjo vjen ngaqë pjesërisht po kështu ka ndodhur me numrin e lexuesve dhe pjesërisht botuesit ende nuk i janë drejtuar elektronikës. Megjithatë tëpaktën në Shtetet e Bashkuara, sasia e shtypshkrimeve të botuara në këtë fushë kurrë nuk ka qenë kaq e madhe, siç e ka vëne në dukje gazetari Robert Darnton.
1.3 Të përmendim një rrezik tjetër. Përveç çështjes se "fotokopjimit", kundër të cilit me të drejtë janë lidhur botuesit, ka edhe rreziqe nga "kibergrabitja", sipas një fjalë të krijuar nga François Gëze. Tashmë janë shfaqur piratët e veprave muzikore: mund të fiiten ne linjë pa ndonjë rrezik të madh. sepse është tepër e vështirë t'i detyrosh përdoruesit e rrjetit ndërkombëtar që të res-pektojnë ligjet për të drejtën e autorit dhe të pronësisë intelektuale: rrjedhimisht, me ndihmën e një teknike jo fort të ndershme, sot është e mundur që marrësi i veprave muzikore t'i hedhë në disqe kompakte, mjafton të bëjë një regjistrim të thjeshtë. Sa për tekstet, nëse ekzistojnë në trajtën informatike, sigurisht që është e mundur të arrihet një farë sigurie nëpënnjet kodimeve të fshehta. Por kur dalin nga një shtypshkronjë është e mundur që t’u behej skanimi dhe kështu përsëri shndërrohen në dokumente informatike të gatshme për t'i përhapur në Net pa asnjë kontroll.

2. INTERNETI, BOTA V1RTUALE, KRIJIMTARIA
Po thuhet shpesh, se Neti u jep përdoruesve çelësin për një botë virtuale. E vlen barra qiranë që të bëhet pyetja se çfarë do të thotë ky mbiemër dhe do të përfitonim nga përsiatjet e Pierre Levit (Levy 1998). Nuk ka nevojë ta ndjekim për të gjitha pikat si në rastin kur flet për "inteligjencën kolektive'" ose për '"kolektivat inteligjentë", nocione që për ne duhen parë me rezervë.
Në gjuhën e zakonshme, fjala virtual i kundërvihet fjalës real, që do të thotë se krahas universit real në të cilin jetojmë dhe falë Internetit ekziston edhe një tjetër, konkurrues, por në të cilin nuk u nënshtrohemi po të njëjtave shtrëngesa. Universi i Netit çel hapësira të reja per veprimtarinë tonë. Mes njerëzve të panjohur vendosen marrëdhënie që deri më sot nuk kanë qenë të mundshme. Krahas shoqërisë tradicionale të ngritur mbi bashkëpraninë fizike të njerëzve po shohim të zhvillohet një shoqëri Intemeti e çliruar nga kjo pengese.
Por, sipas Levit, virtual përbën një çift me aktual dhe duhet bëre dallimi nga / mundshëm, që përbën çift me real. Çifti i parë ka të bëjë kryesisht me veprimet e ngjarjet që janë virtuale ose aktuale, i dyti me sendet objektet, që janë reale, të mundshme ose irreale. Duke e përdorur virtual për Internetin shohin në Net një univers, ku është e mundur të përftohet një pafundësi ngjarjesh komunikimi dhe ku disa prodhohen me të vërtetë çdo çast. Por lidhur me çiftin virtual/aktual dhe ndërthurjen e tij me çiftin i mundshëm real duhet shtruar pyetja: një ngjarje ose një veprim që nuk do të aktualizohet a bën pjesë në virtualen? A duhet të bëjmë dallimin ndërmjet një virtuai te aftë për t’u aktualizuar, prej një tjetri që nuk do të jetë pra, ndërmjet një virtuali të mundshëm dhe një virtuali të pamundshëm? Një përsiatje e tillë do të na çonte larg. Ndërkaq mund të shohim në Net "një objekt të zakonshëm. dinamik, të ndërtuar ose të paktën të ushqyer nga të gjithë ata që e shfrytëzojnë", "'një mënvrë e panjohur për ta bërë shoqërinë në mënyrë inteligjtnte" (LëA 1998: 126 e 127).
Natyrisht nuk duhet tepruar rëndësia e risive që na sjell. Para shfaqjes së tij tashme kompjuterët na kishin dhënë mjetet për të kapërcyer pjesërisht kohën e realitetin për të udhëtuar në të kaluarën ose në të ardhmen, e po ashtu në imagjinaren. Për shembull, duke u nisur nga rrënojat. ata na bënin të mundur të rindërtonim një qytet të zhdukur prej shumë kohësh. Anasjelltas, mund të bëjmë që të dalë në ekran, përpara se të ndërtohet, një shtëpi që duam ta bëjmë, ose të përfytyrojmë një ndërtesë që kurrë nuk do të ketë mundësinë të bëhet. Gjithashtu mund të studiohen objekte, për të cilat nuk i kemi mjetet që t'i prodhojmë. dukuri që vetëm ka rrezik të ndodhin. Interneti vetëm i ka shtuar këto mundësi; ai i shumëfishon rastet që kanë përdoruesit për ta bashkuar imagjinatën e tyre. Megjithëse kontrolli i reales mbetet shpesh i domosdoshëm, megjithëse sajimi i gjendjeve të mundshme vërtet ka kufij, është shtuar jashtëzakonisht aftësia krijuese. Prandaj duhen nënvizuar perspektivat që hapen në fushën artistike, kur është fjala për muzikën ose për disiplinat plastike.
Megjithatë, mbeten disa pengesa, madje edhe në Internet; për shembull, kufijtë gjuhësorë. Anglishtja ia ka dalë të bëhet gjuha mbizotëruese në Internet, por kjo anglishte, e dyta gjuhë për shumicën e përdoruesve, rrallë i ka pasurinë dhe mundësitë e gjera që jep gjuha e parë. Për më tepër, mjafton të mendohet se çfarë është gjuha amëtare për t'u bërë të vetëdijshëm, se çfarë mundësish virtuale paraqet gjuha njerëzore që në zanafillën e saj. Gjuha tradicionale është vetë një mjet, që na bën të mundur ta shprehim fare mirë si realen, edhe imagjinaren. të sjellim në kujtesë te kaluarën dhe të vështrojmë të ardhmen. Mund të marrim si shembull letërsinë artistike, përrallat, tregimet, romanet, lelërsinë fantastike-shkencore. Ka edhe më: veprimtaria e historianëve, formulimi i objektivave ose i hipotezave shkencore etj.

Sido qe të jetë, virtualizimi për të cilin jep ndihmesë Interneti, bën pjesë në një proces të nisur prej shumë kohesh, duke kuptuar me këtë zhvillimin e karakteristikave, bartësi më i përparuar i të cilave është lloji njerëzor. Porse ky virtualizim, i cili do të thotë të kapërcehen kufizimet e vendosura nga realiteti i drejtpërdrejtë, është vetëm relativ: nuk mund të kapërcehen koha dhe hapësira veçse në një farë mase. 

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME