Showing posts with label ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE. Show all posts
Showing posts with label ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE. Show all posts

Organet e marredhenieve nderkombetare - Sistemi i organeve te marredhenieve me jashte

TEMA:   Organet e marredhenieve nderkombetare
  Sistemi i organeve te marredhenieve me jashte
  Shtetet hyjne ne marrdhenie  nderkombetare  ne njeri tjetrin per motive te ndryshme.,, si pasoje lind nevoja  e formimit te org te pasacme  per te zhvilluar me tej keto marredhenie.
  Org mund te jene: persone te vecante, org shteterore te vecanta; i dhe organe qe perfaqesojne shtetin ne marredhenie
nderkombetare, qe shprehin vullnetin e tij,mbrojne interesat e tij
 Veprimet e ketyre  personave e ngarkojne shtetin me pergjegjesi perballe subjekteve te kesaj te drejte.
n  Teresia e organeve te specializuara ne fushen e marredhenieve te jashtme te cdo shteti quhet diplomaci. Krijimi i nje kategorie te re funksionaresh shteteror - diplomatet
n  Organet e marredhenieve te jashtme brenda shtetit:
n  Kryetari i shtetit ( president,mbret, perandor  presidium);eshte ai qe emeron  postet me te larta te shtetit, ne emer te tij dergohen perfaqesues diplomatik ye rangjeve te larta dhe priten perfaqesues diplomatik te vendeve te tjera.
n  Parlamenti
n  Qeveria
n  Dikasteri i puneve te jashtme
n  Kryetari i shtetit
n  Neni 92 i Kushtetute – Presidenti lidh traktate dhe marreveshje nderkombetare (organ individual) ne te kaluaren  kete  funksion  e kryente  presidiumi i  Kuvendit Popullore, pra organ kolegjial.
n  Emeron dhe shkarkon perfaqesuesit dipomatik, pranon letra kredenciale
n  Gezon te drejta dhe privilegje te posacme, kur del lashte(imunitet te plote diplomatik)
n  Paprekshmeri personale, te sendeve te tij  dhe te godines ku ai ka zene vend.(edhe personat qe e shoqerojne)
n  Shpall gjendjen e jashtezakonshme, kur eshte e pa mundur te mbilidhet kuvendi popullor.
n  Parlamenti
n  Organi me i larte perfaqesues, realizon drejtimin e pergjithshem, mbikqyr politiken e jashtme  te shtetit.
n  Shqyrton probleme te politikes se jashtme, kur eshte e nevojshme;te gjitha organet e tjera mbajne pergjegjesi perpara tij.
n  Komisioni i puneve te jashtme – seksion i parlamentit
n  Neni 2 : “ kuvendi popullor  eshte organi me i  larte I pushtetit  shteteror. Eshte mbahjtes I sovranitetit te popullit dhe te shtetit dhe I vetmi organ ligjvenes.
n  Percakton  drejtime kryesore te politikes se jashtme
n  Qeveria
n  Organi kryesor ne marredhenit e jashtme.
n  Udheheq marredheniet me vendet e tjera.
n  Kryetari i qeverise luan rol te rendesishem ne lidhjet me jashte; ka disa shtete  si «republika presidenciale», ku kryetari i shtetit eshte dhe kryetari i qeverise.(kompetenca me te gjera)
n  Gezon te drejta dhe privilegje
n  Kryetari i qeverise;  zhvillon bisedime, lidh marreveshje, merr pjese ne konferenca nderkombetare.
n  Kushtetuta neni 100.  funksionet e  e keshillit te ministrave  ne fushen e politikes se jashtme “ keshilli I ministrave  percakton  drejtimet  kryesore  te politikes se  pergjithshme  shteterore, pra  edhe te  politikes  se jashtme”
n  Dikasteri i puneve te jashtme
n  Realizon politiken e jashtme te shtetit trajton problemet korente ne marredhenie me shtetet e tjera, dhe  merr masa per zgjidhjen e tyre.
n  Ministria e Puneve te Jashtme - emri ne disa vende; Angli quhet Zyra e Jashtme; SHBA- Departamenti i shtetit.
n  Dikasteri i  puneve  te jashtme   u dergon direktiva dhe u jep udhezime  perfaqesive diplomatike dhe konsullatave te vendit te vet jashte, mbikqyr veprimtarine e tyre, drejton kete veprimtari.
n  Dergon direktiva dhe u jep udhezime perfaqesive diplomatike dhe konsullore.
n  Mbron interesat e shtetit dhe te shtetasve te vet ne vendet e huaja.
n  Ministri i puneve te jashtme gezon privilegje diplomatike.
n  Organet e marredhenieve te jashtme jashte shtetit
n  Jane ne qender te vemendjes se te drejtes nderkombetare jo per nga rendesia apo hierarkia por nga karakteri i funksioneve te ketyre organeve, nga rrethanat ne te cilat ato kryejne veprimtarine e tyre.
n  Klasifikimi i organeve te maredhenive te jashtme jashte shtetit
n  Ne baze te karakterit te funksioneve te tyre ato ndahen ne:
-          Perfaqesi diplomatike
Kane karakter perfaqesues – perfaqesojne shtetin ne te gjitha sferat e veprimtarise shteterore.
-          Perfaqesi jodiplomatike
Nuk kane karakter perfaqesues
n  Perfaqesi diplomatike: ambasadat, misionet e perhereshme ne OKB.
n  Perfaqesi jodiplomatike: konsullatat
n  Po te merret ne baze kriteri i kohes:
- Perfaqesi te perhershme dhe te perkohshme
n  Perfaqesite diplomatike
n  Rangjet e perfaqesuesve diplomatike:
Me marreveshjen e Vjenes te 1815 perfaqesuesit diplomatike u ndane ne 4 rangje:
-          Ambasador i jashtezakonshem e fuqiplote
Perfaqesues te rangut me te larte, akreditohen tek kryetari i shtetit. Perfaqesues personal te kryetarit te shtetit.
-          I derguar i jashtezakonshem dhe minister fuqiplote
Perfaqesues i nje rangu me te ulet.
-          Minister rezident
-          I ngarkuar me pune
Diplomat
n  Klasat e perfaqesuesve diplomatike
n  Klasa eshte ceshtje e brendshme e cdo shteti
n  Diplomateve u caktohen klasa te ndryshme: atashe, minister ambasador, sekretar i pare
n  Personeli i perfaqesise diplomatike
n  Personeli i perfaqesise diplomatike ndahet ne 3 kategori:
-          Personeli diplomatik
Funksionaret me te larte
-          Personeli tekniko – administrativ
Punonjesit qe kryejne funksionet ndihmese
-          Personeli sherbyes
n  E drejta e emerimit dhe e kembimit te perfaqesuesve diplomatike
n  Shikohet ne 2 aspekte:
-          E drejta diplomatike aktive
Dergimi
-          E drejta diplomatike pasive
Pritja
n  Procedura e caktimit te perfaqesuesve diplomatike
n  2 kerkesa themelore: te gezojne besimin politik dhe te kene edhe aftesi per ti qendruar detyres ne krye
n  Kerkohet pelqimi zyrtar
n  Pergjigja e shtetit prites – persona grata/non grata
n  Ne vendin tone emerimi i ambasadorit dhe ministrit behet me dekret te vecante te Presidentit te Republikes, ndersa emerimi i te ngarkuarve me pune me vendim te Ministrise se puneve te Jashtme.
n  Dokumentat qe merr me vete perfaqesuesi diplomatik jane letrat kredenciale.
n  Ceremonia e paraqitjes se letrave kredenciale.
n  Paraqitja e letrave kredenciale kryetarit te shteti - akreditim
n  Funksionet e perfaqesise diploamtike
n  Perfaqeson shtetin e vet ne shtetin e huaj
n  Zhvillimi i marredhenieve midis shteteve
n  Funksione vrojtimi
n  Perfaqesia diplomatike eshte organi me i larte i shtetit te vet ne shtetin e huaj
n  Ka detyra kundrejt shtetit ne territorin e te cilit ndodhet
n  Mbarimi i funksioneve te perfaqesuesit diplomatik
n  Shkarkimi me ane te letrave te thirrjes qe i drejtohen  edhe kryetarit te shtetit prites.
n  Persona non grata
n  Perfaqesite e shteteve prane organizatave nderkombetare
n  Shtetet anetare te OKB-se, caktojne perfaqesuesit e tyre zyrtare prane kesaj organizate.
n  Trupi diplomatik
n  Perbehet nga te gjithe perfaqesuesit diplomatike te shteteve te huaja qe ndodhen me detyre ne nje shtet te caktuar.
n  Trupi diplomatik merret ne dy kuptime
-          Ne kuptimin e ngushte - titullaret
-          Ne kuptimin e gjere – gjithe personeli diplomatik i ambasadave.
n  Trajtimi i perfaqesuesve diplomatike
n  Imuniteti diplomatik zberthehet ne keto pika kryesore:
-          Perfaqesuesi diplomatik ka te drejten e paprekshmerise personale
-          Paprekshmeria e baneses eshte nje tjeter pike e rendesishme e imunitetit diplomatik
-          Perjashtim nga jurisdiksioni penal, civil apo administrativ i vendit prites.
-          E drejta e perfaqesuesit diplomatik per te komunikuar lirisht me qeverine e tij.
n  Me privilegje diplomatike do te kuptojme disa avantazhe plotesuese qe u njihen perfaqesuesve diplomatike.
n  Kush i gezon keto te drejta e privilegje?
n  Perfaqesite konsullore
n  Organ shteteror i ngarkuar me kryerjen e funksioneve konsullore.
n  Jane organe qe nje shtet gjithmone ne marreveshje me nje shtet tjeter, vendos ne pika te caktuara te territorit te shtetit prites.
n  Funksionet konsullore
n  Zhvillimin e shkembimeve tregtare
n  Mbikqyrja e anijeve me flamurin e shtetit te tyre
n  Mbrojtja e shtetasve te shtetit te vet
n  Funksionet administrative e noteriale
n  Seksionet konsullore
n  Konsullatat kane nje rreth me te ngushte detyrash se sa perfaqesite diplomatike, prandaj nuk mund t vihen ne nje plan me to.
n  Mund te ndodh qe perfaqesi konsullore te kryejne funksione diplomatike.
n  Ne perberje te perfaqesive diplomatike krijohen seksionet konsullore
n  Klasifikimi i konsujve
n  Ndarja e pare qe u behet konsujve eshte ne:
-          Konsuj profesioniste
-          Konsuj joprofesioniste
Ndarja e dyte ne baze te rangjeve:
-          Konsull i pergjithshem
-          Konsull
-          Nenkonsull
-          Agjent konsullor
n  Procedura e emerimit te konsujve
n  Organi qe ka te drejte te emeroj konsujt caktohet nga legjislacioni i brendshem.
n  Marreveshje midis shteteve per ngritjen e konsullates
n  Pelqimi i shtetit
n  Patenta konsullore
n  Trajtimi i perfaqesuesve konsullore
n  Imunitet konsullor:
-          Paprekshmeria e godines
-          Paprekshmeria e dokumentave dhe korrespondenca zyrtare
-          Paprekshmeria personale e konsullit
-          Privilegje dhe imunitete te punonjesve te perfaqesive diplomatike


Forma e veprimit juridik dhe fusha e zbatimit të regit actum - SHKENCA POLITIKE

Forma e veprimit juridik dhe fusha e zbatimit të regit actum
Përmbajtja:
  Forma e veprimit juridik
  Fusha e zbatimit të locus regit actum
Forma e veprimit juridik
Me formë të veprimit juridik kuptojmë mënyrën se si shfaqet veprimi juridik, vullneti për deklarimin e një veprimi juridik.
Doktrina e së drejtës njeh disa mënyra të shfaqjes së këtij vullneti.
Së pari, dallojmë shfaqjen e vullnetit me heshtje, përmes mjeteve demonstrative, apo  me fjalë të shkruara ose shenja. Parimi është liria e formës. Gjithsesi, nëse ligji parashikon një formë të caktuar atëherë duhet respektuar forma e kërkuar, në të kundërt veprimi juridik mund të shpallet i pavlefshëm. Pavlefshmëria mund të jetë absolute ose relative, kjo në varësi të rëndësisë që i jepet formës nga dispozita përkatëse ligjore.
E rëndësishme është të bëjmë dallimin midis formës dhe përmbajtjes së veprimit juridik.
Më sipër formën ë përcaktuam si mënyra se si shfaqet vullneti i palëve/subjekteve në një marrëdhënie juridike të caktuar. Përmbajtjen si element të marrëdhënies juridike e kemi përcaktuar si  tërësia e të drejtave dhe detyrimeve juridiko-civile të palëve. Kështu pra, arrijmë në konkluzionin se :forma është veshja që i bëhet përmbajtjes së veprimit juridiko-civil.
Cilësohen si ab probationem rastet kur forma ka rëndësi provueshmërie. Ab substantium rastet kur forma ka rëndësi për vlefshmërinë e përmbajtjes së veprimit juridik.

Në të drejtën ndërkombëtare private shtrohet çështja se cili do jetë ligji rregullues i formës së veprimit juridik? Për këtë në sistemet botërore dallojmë:
 Aplikimin e lex fori, pra të ligjit të gjykatës.
  Lex substanciae = ligji i rregullimit të përmbajtjes së veprimit juridik. Si ligj rregullues për formën e veprimit jurdik, mund të jetë edhe ligji që rregullon marrëdhënien juridiko-civile.
 Me lex loci kuptojmë ligjin e vendit. Kriteri locus regit actum përfshin dy aspekte të rëndësishme, ligjin dhe vendin.
 “Proper loë” = ligji që rregullon përmbajtjen e kontratës.

Fusha e zbatimit të locus regit actum
 Me favor negoti (“zbatim I lidhjes me të favorshme”) kemi parasysh tendencën për unifikim të kritereve të lidhjes, me qëllim të sigurimit në maksimum vlefshmërinë e veprimeve juridike.

Megjithë pluralitetin e kritereve të lidhjes, përgjithësisht ekziston një kriter kryesosr dhe kritere plotësues të tij.
Në ligjin tonë për të drejtën ndërkombëtare private gjejmë të parashikuar disa kritere lidhjeje alternative që mund të aplikohen për rregullimin e formës së veprimit juridik: locus regit actum, lex nationalis, lex substanciae, lex rei citae.
Neni 18 parashikon:
1. Veprimi juridik është i vlefshëm, nëse  përmbush kriteret e formës, sipas ligjit të
shtetit, në të cilin është kryer veprimi juridik (*parimi locus regim actum),  ose kriteret e përcaktuara, sipas ligjit, i cili rregullon përmbajtjen e veprimit juridik (*parimi lex substanciae). 
2. Veprimi juridik, i lidhur midis personave, të cilët ndodhen në shtete të ndryshme, ka
formë të vlefshme, nëse ai përmbush kriteret e të paktën njërit prej këtyre shteteve. 
3. Veprimi juridik, i cili ka për objekt sende të paluajtshme, rregullohet nga ligji i
shtetit, në të cilin ndodhet sendi i paluajtshëm (*Parimi lex rei sitae).

Disa përjashtime nga parimi locus regit actum:
1.    Kufizimi i parimit të parë buron nga lex rei sitae. Pra, këkrohet që formalisht t1i nënshtrohet ligjit të vendit ku ndodhet sendi.
2.    Ato raste kur ë drejta ë brendshem e një vedni ka ëprcaktuar forma të pandryshueshme, që nuk mund të cënohen. (P.Sh. rasti kur kërkohet forma me akt notarial).
3.    Situata që lidhen me rendin publik. Kur forma e parashikuar nga ana e ligjit të huaj është në kundërshtim me rendin publik të një vendi ose nuk njihet nga sistemi i tij juridik.

Problematika nga praktika
Përcaktimi i vendit të kryerjes së veprimit juridik kur palët nuk janë shtetas të të njëjtit shtet?
P.sh. një kontratë e lidhur mes dy shtetasve të shteteve të ndryshme. Përsa i përket vendit në të cilin lidhet një kontratë, apo një veprim juridik i dyanshëm ekzistojnë dy teori:
1. Vendi i lidhjes së kontratës do të quhet vendi në të cilin përputhen vullnetet e palëve.
2. Shfaqja e vullnetitit të sejcilës palë duhet të vishet në formën që kërkon ligji I shtetit të shtetësisë së çdonjërës nga palët.


Literatura:
  Cikël Leksionesh të së Drejtës ndërkombëtare private.
  “E drejta ndërkombëtare private” Ardian Kalia.
  Ligji nr. 10428 dt.02.06.2011 ‘Për të drejtën ndërkombëtare private”

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME