Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Showing posts with label QYTETARI. Show all posts
Showing posts with label QYTETARI. Show all posts
Arsimi Publik apo privat kush ofron cilesi me te mira mesimdhenje?
Burimet e ndotjes se tokave
Me te shpeshta jane: mbetjet industriale dhe urbane si dhe perdorimi mbi normativat elejushme te kimikateve ne bujqesi.
a) Mbetjet industriale jane shume te rezikshme. Ato jane te llojeve te ndryshme, te ngurtadhe te lengeta. Ndermjet tyre mund te permendim depozitimet ne afersi te minierave tekromit, te bakrit dhe te hekur-nikelit, ne afersi te minierane te plumbit dhe te zingut, teqymyrit te gurit, mbetjet e
industrise se metalurgjise, te termocentraleve, te uzinave kimikeetj. Vecanerisht tokat jane te ndotura ne afersi te zonave te nxierjes dhe perpunimit tenaftes.b) Mbetjet urbane jane te shumta prane qyteteve te medha si Tirana, Prishtina etj. Ketombetje kur nuke perpunohen, perhapen neper toke nepermjet ujrave, duke i ndotur ato.
c) Kimikatet qe ndotin tokat perbehen nga plerat kimike qe jane perdorur mbi sasine elejuar per te ritur ne menyre artificjale prodhimin bujqesor. E njejta gje mund te thuhetedhe per pesticidet, kur perdoren edhe keto mbi sasine e lejuar, per ti mbrojtur bimet ngasemundjet dhe demtuesit. Nje pjese jo e vogel e ketyre kimikateve depozitohen ne toke,meret nga bimet dhe depozitohet ne trupin dhe faren ose frutin e tyre, keto duke uperdorur si ushqim nga njeriu, demtojne shendetin e tij.Per te siguruar prodhime te pastra nga ana kimike duhet te mbrohen tokat nga ndotjet dhembetje te rrezikshme industriale, urbane dhe me kimikate bujqesore.
C’DUHET TË BËJME PËR TË PËRMIRËSUAR MJEDISIN KU JETOJMË?
v Mos hidh mbetëurina në rrugë ,nga dritaret e makinave ,apo në lumenj .Mos hidhni kudo qeset me mbeturina .
v Ankohuni tek përfaqsuesit tuaj lokalë nëse grumbullimi i mbeturinave në zonën tuaj nuk është i përshtatshëm .
v Prindërit mund te edukojnë femijët e tyre mbi rëndësinë e mjedisit ,por edhe fëmijët mund të edukojnë prindërit e tyre nëse ata marrin njohuri të reja.
v Te ndertohen impiante per riciklimin e mbeturinave
v Ndani mbeturinat tuaja ,sidomos kanacet e aluminit ,qeset dhe shishet plastike.
v Bëni vend për një investim fillestar në biznesin tuajqë të garantojë një standart më të lartë shërbimesh ne rrugën e standarteve europiane .
v Kontrollojeni shpesh makinën .Motori i makinës suaj do të punojë me më efektivitet dhe më ekonomisht dhe do të ndotë më pak ajrin .
v Kur mbushni makinën me nafte blini tipin Euro ose D2 , dhe jo atë më të lirën që ndot më shumë.
v mos prisni pemët dhe nëse është e mundur mbillni pemë në bashkësinë tuaj.
v Investoni ne panele diellore pë rte ngrohur ujin në shtëpitë tuaja ,pas investimit fillestar, numri i madh i ditëve me diell në Shqipëri bën të vetën –do të ulë ndjeshëm faturat e dritave dhe shpejt ju do të keni përfitime nga investimi I bërë.
Mitet Shqiptare
Mitologjite shqiptare
Dëshmitë burimore, shkrimet e kërkimtarëve në këtë lëmë të dijes u takojnë shek.XIX-XX, por dhe në shekujt e Mesjetës arbërore e më tej kemi të dhëna të copëzuara për mite, rite e besime ndër Shqiptarë, në trojet e tyre etnike e më tej në diasporë.
Këto arritje në kërkime do të duhej të ndaheshin në ato me natyrë thjeshtë dëshmuese, dokumentuese, përshkrime dukurish të këtij lloji dhe, së dyti, në ato me natyrë sintezash, interpretimesh, në vështrim krahasues në kohë e në shtrirje hapsinore të ndryshme.
Në shek. XIX u shënuan arritje të një shkalle të lartë në studimet krahasuese të gjuhësisë indoeuropiane e në këtë vështrim u ngjall shumë interesi për kërkime të mitologjisë krahasuese, në sinteza, në interpretime të këtyre dukurive me rrënjë parahistorike, bërë nga dijetarë të vatrave më të shquara shkencore e universitare të Europës, të Amerikës e më tej. Kjo frymë kërkimesh, ndonëse në një shkallë më të vogël, u ndje dhe në Shqipëri. Këtu, kryesisht nga të huajt e më pak nga Shqiptarët, u mblodhën materiale të natyrës mitologjike, të besimeve pagane, po më tepër u dhanë mendime krahasuese e interpretime. Mendime të këtij lloji u dhanë më tepër në kuadrin e gjuhësisë krahasuese ose si reflektim i kulturës antike greko-romake a të ndikimit sllav e bizantin në Mesjetë.
Duhet sqaruar se burimet materiale, objekte të zbuluara nga arkeologët në shkrime ose mbishkrime të ndryshme, sado të pakta, i kemi që nga koha ilire e parailire, nga periudha greke e romake e nga tërë periudhat e Mesjetës. Për këto shtrirje kohore nuk ka munguar as paraqitja ikonografike e hyjnive të ndryshme, fytyra në gur a qeramikë, qoftë vendëse po me emra grekë a romakë, qoftë dhe me emra ilirë, ose fare pa emërtime mbishkrimore. Të dhëna me interes janë bërë të niohura nga zbulimet arkeologjike, nga hulumtimet e ilirologëve, arkeologëve, balkanologëve, nga gjuhëtarë të gjuhësisë krahasuese indoeuropiane; emrat e tyre do të dalin në brendinë e krerëve të ndryshëm të punimit.
Po përmendim vetëm pak gjëra më domethënëse nga mitologjia ilire, duke e marrë atë brenda një kompleksi kulturor e në të njëjtën shtrirje gjeografike, po natyrisht në dhënie e marrje tepër të shkrirë bashkë në mes kulturash etnikisht të ndryshme.http://eseshkolle.blogspot.com/
Në një rrëfenjë mitike, shënuar nga disa autorë të antikitetit, në variante të ndryshme, thuhet se Kadmi, i biri i një mbreti fenikas, duke kërkuar motrën e vet Europën, arriti së pari në Beoti ku themeloi qytetin Teba, pastaj shkoi e zuri vend ndër llirë, ku, me të shoqen Harmonia lindi i biri: lliriosi. Duke u mbëshjellur nga gjarpri, ai mori pamjen e atributet e tij. Pas vdekjes Kadmi e Harmonia u kthyen në gjarpërinj e ashtu kaluan në jetën e përtejme”. Sipas një varianti tjetër, lliriosi gjarpër pati shumë fëmijë, djem e vajza. Këta fëmijë krijuan fillesën e fiseve ilire, fise që mbajnë emrat e tyre: emërtimet e fiseve në gjininë mashkullore u quajtën “bijtë e llirit”, ndërsa ato femnore: “bijat e llirit”. Pati dhe personalitete historike përtë cilat besohej se kishin lindur nga gjarpëri.
Ndër llirë është dëshmuar gjerësisht kulti i hyjnisë kalorës luftëtar. Ndër ta përmendet hyjnia kalorës i Japodëve, Medaurus, paraqitur hipur mbi kalë e me shtizën në dorën e majtë. Ikonografia ilire me paraqitje të kalit a të hyjnive kalorës është e pasur. Për të siguruar fitore në luftë a fat, në veprime të.ndryshme flijonin kuaj. Po janë të njohura ndër ta dhe sakrifica njerëzore: Në Desareti, në anë të Korçës, afër lumit Eord (Devolli i sotëm) llirët, për të siguruar fitore në ndeshje me ushtrinë pushtuese, si nathonë Kurti Rufi, Flavi Ariani etj, therën aty: tre djem, tri vajza e tre desh të zinj. Këta ua kishin bërë fli perëndive të tyre, sipas besimittë shenjtë, përt’iu dhënë guxim e siguri përfitore luftëtarëve të tyre, (“llirët dhe lliria tek autorëtantikë’,…, f. 156,235).http://eseshkolle.blogspot.com/
Traditës ilire e parailire i përket tempulli i Dodonës pranë Janinës me malin Tomaros., me Lisin e Shenjtë e me tri plakat që tregonin permes gjetheve të lisit e zhurmës së enës së bakërt, fatin e ardhmë të njerëzve. Ndoshta në tempullin e Dodonës kemi një përzierje besimesh e ritesh pellazgo-greko-ilire.http://eseshkolle.blogspot.com/
Njohim tek llirët disa emra hyjnish e diçka dhe tiparet e tyre: hyjni të natyrës e të burimeve, me emra të interpretimit grek a romak ose të zanafillës ilire: Diana, Ika, Vidasus, Thana, Silvani, Jupiteri i Partinëve, Medaurus, Menzana, Diana e Kandavëve, Bindi, Redoni, Andini, Sentona, Latra e kështu me radhë. Përgjithësisht këto janë hyjni të natyrës, të burimeve, të detit ose perëndi të gjithfuqishme si simotrat e tyre antike greke e romake. Hyjni tepër domethënëse është Redoni -hyjni ilire e detit, prej nga na është ruajturemri i tij deri sot: Kepi i Redonit (Rodonit) në bregdet në Adriatik, në veri të Durrësit.http://eseshkolle.blogspot.com/
Në shkrime të ndryshme, po dhe në dëshmi arkeologjike të shekujve të ndryshëm të mesjetës, janë ruajtur copëza besimesh, ritesh, mitesh të paganizmit, diku në një paraqitje më të qartë e diku më të mjegulluar. Këto dukuri të religjionit pagan të Mesjetës arbërore, sado që të thërmuara, si mendojmë ne, janë një urë e fortë ndërlidhëse në mes Lashtësisë llire e Kohës së Re të të njëjtit areal gjeografik e njerëzor, në vështrim të trashëgimive në fushë të mitologjisë. Nuk mund të mohohen këtu as dhëniet e marrjet me popujt e tjerë në kulturë, për të njëjtën kohë.
Në varret e Arbërve të Mesjetës së Hershme vërejmë vendosjen e kufomës nga perëndimi në lindje (në varr), vegla e amuleta, rrethimi i varrit me gurë ashtu si ndodh dhe në praktikë, i shoqëruar me besime të caktuara që kanë arritur deri në Kohë të Re. Në stolitë arbërore (shek. VI-XI) vërejmë shenja simbolike të kultit të diellit, të kultit të hënës. Vathët e veshit te gratë janë në formë të gjysmëhënës, ashtu si ndodh dhe në ditë të sotme në gratë e Mirditës e të Matit etj. Edhe sot kulti i hënës në besimet popullore lidhet shumë me gruan e me fatin e saj në jetë, në shendet, në shërim, në lindje fëmijësh e tjerë. Në objekte të asaj kulture vërejmë kalin në hedhje fluturim dhe mendojmë se kjo ka të bëjë me hyjninë kalorës të llirëve; vërejmë zogjtë fatidikë, kultin e dorës e një seri shenjash të tjera me domethënie besimesh pagane. Kulti i dorës i pasqyruar, ndër të tjera, dhe në bërjen e saj si zbukurim në gdhëndje në gurë: në dyer, në porta, në vatër, në pëmendore. Në një dokument të vitit 1323 përmendet festa e Rushajëve me ritet përkatëse (Thallorzy, Jireçek, Suffllai, “Acta et diplomata… Vindebonnae”, 1913, v.l, f.156, nr.527), çka flitet për atë festë pranvere që ka ardhë me shumë ritederinëditëttona.http://eseshkolle.blogspot.com/
Tek Histoha e Skënderbeut (viti 1510) e Barletit dokumentohet shumë mirë gjama e burrave ashtu si bëhet deri në shek. XX; është dëshmuar shumë herë në shkrime të ndryshme si më 1466, pastaj nga P. Budi e F. Bardhi në shek. XVII e me radhë. Mirat e Fatiet, të përmendura shumë herë te Barleti në veprat e tij, si mendojmë ne, s’janë tjetër veçse Orët e Zanat shqiptare.
Sipas studimeve gjeologjike e sipas dëshmive historike, liqeni i Shkodrës është formuar para shumë mijëra vjetësh, ndërsa legjendat mitike të mbledhura në shek.XX tregojnë se ai është formuar tash vonë e formimin e tij e lidhin me plakën e Krozhës. Eshtë interesant se për formimin e vonshëm të këtij liqeni na flet dhe Barleti në “Rrethimi i Shkodrës” 1504 (Tiranë, 1962, f.30-31). Aty ndër të tjera thuhet: “Po kështu, me sa duket, vërtetohet edhe sa më kanë rrëfyer banorët ma të moçëm të këtij vendi, të cilët më kanë thanë se aty ku sot ndodhet liqeni dikur ka qenë tokë plot me burime të pashtershme, nga të cilët lindi ai liqen i mrekullueshëm”. Pra lindjen e këtij liqeni e tregonin si rrëfenjë mitike pleq ‘të Kohës së Barletit, gjë që është tepër domethënëse për të njohur kujtesën popullore për këto rrëfenja fantastike. Kjo legjendë mitike na përmendet pra dhe në shek. XX, si mbijetojë e një kohe tepër të lashtë.
Gj. Buzuku në parathënien e “Mesharit” (v.1555), paragr.ll, i porosit besimtarët që të venë në ritet e krishtera në kisha e “të braktisin atë të shtremnën” që, sipas nesh janë ritet pagane: të Kthimit të Diellit për Verë, të Buzmit, të Vitit të Ri, të Ditës së Zojës’(me 25 mars) të Shën Gjergjit (23 prill), të Shën Gjonit (24 qershor) e festa të ndryshme pagane të prodhimit. Këto rite pagane i praktikonin për të shtuar bereqetin e mirëqenien në familje. Gj. Buzuku i kthen të tëra në qëllime të riteve të krishtera e shton: “Dheju kurta banikëtë, Zotiynë (prajo aiipaganëve: M: Tirta) ka meju shtue ndërju që të korrat tueja të zgjaten deri së vjelash dhe të vjelat deri në të mbjella”. Në popull thuhej deri tash vonë kjo shprehje, si sipër, për qëllimin e riteve pagane.
http://eseshkolle.blogspot.com/
Mitologjia shqiptare nuk përbën ende objektin e një monografije, por subjekti është trajtuar në shumë ese dhe artikuj të gjuhësisë, folklorit dhe etnografisë. Mund të thuhet se kjo mitologji është e tipit pagan ballkanik. Fetë monoteiste që i janë mbivendosur – katolike në Veri, ortodokse në Jug, islamike në mbarë vendin – pak e kanë prekur natyrën e saj. Historia e shqiptarëve, origjina e të cilëve fillon që nga migrimet e para indoeuropiane në Ballkan, është një vazhdimësi pushtimesh nga ana e popujve që i rrethojnë: romakë, gjatë Lashtësisë, sllavë, grekë e italianë në Mesjetë, turq, në fillim të erës moderne. Prandej pritet që mitologjia shqiptare të jetë mjaft sinkretike. Mund të flitet për shtresa alogjene përgjatë boshtit të një konstanteje lehtësisht të identifikueshme që është: kulti i karakterit (genit) të racës.
Hyjnitë e kësaj mitologjije janë thuajse të gjithë paganë.Aty janë nuset e malit dhe këshetat, por edhe shtojzavallet dhe zanat.Gjenden gjigantë të kobshëm balozët, katallajt, por edhethopçat (xhuxhat që argëtohen duke shpotitur njerëzit).Ndeshen edhe karkanxholët dhe një variant i kacilmicit. “Përbindshat janë me shumicë: gogolët, kuçedrat, lubitë. Metamorfozat janë të shpeshta: burri shndërrohet në dre, ujk, hut; gruaja në nuse lale, qyqe, turtulleshë. Hyjnitë e shtëpisë mund të kenë një formë njerëzore si nana e votrës ose shtazore (vitore, një lloj gjarpëri).Flijohen kafshët (dikur femrat) mbi themelet e një ndërtese; Bëhen magjira (p. sh. për ta bërë mashkullin impotent).Ka këngë namatisjeje, të tjera për të sjellë shiun.Gjuhet me gurë hëna e eklipsuar për të trembur ujqërit që e sulmojnë.Objektet magjike – pasqyrat, nuskat, unazat–luajnë një rol të madh.I besohet syrit të keq, ëndrrave paralajmëruese.I besohet fuqisë së gurëve, bimëve.Por kryesisht i besohet fuqisë së heroit.
Kulti i heroit, i dëshmuar nga një traditë e gjatë kombëtare që pasqyrohet në epopenë popullore si dhe në të drejtën zakonore, ka ruajtur një karakter mitik në disa krahina të Shqipërisë së Veriut. Të mbrojtur nga male të thepisur, banorët e tyre kanë mundur t’u rezistojnë kolonizimeve romake dhe sllave dhe madje kanë mundur të ruajnë një lloj autonomije gjatë sundimit turk. Barinjtë e Veriut, në pjesën më të madhe katolikë, vazhdojnë te quhen Uk, Dash, Shpend, Sokol: ata adhurojnë zjarrin (ta pështysh është tabu), betohen për Qiell e për Tokë, vajtojnë të vdekurit e tyre duke gërvishtur fytyrën sipas një rituali që është mbeturinë e një valleje; u besojnë orëve të vendit, shpirtrave, djajëve, magjistareve, vampirëve. Totemizmi dhe animizmi përzihen me mitet klasike dhe me legjendat mesjetare.Uliksi e Perseu i kanë ekuivalentët e tyre.Polifemi shqiptar (KK5) quhet katallâ, në kujtim të mizorive të mercenarëve katalanas të shek.XIV të. Zana, mbrojtësja e heroit, është deri etimologjikisht e afërt me Dianën (perëndesha romake shoqërohet nga një drenushë, kafsha e hyjnisë shqiptare është dhija e egër), kurse për funksionet e saj ajo merr nga zana sllave, Vila. Vetë emri shtojzavalle është një rast sinkretizimi pagano–kristian: Shtoj, Zo(t), vallet.
Shumë nga këto besime pagane janë të njëllojta për më shumë se një popull ballkanik, ndërsa të tjera janë me origjinë latine e ndoshta kelte.Atëherë çfarë paraqet si fizionomi të veten, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare?
Kjo mitologji nuk ka zota.Hyjnitë janë të dorës së dytë dhe nuk kanë emra të përvetshëm, ose emri i tyre është kolektiv.Betohet për qiell e për tokë, thërritet dielli e hëna. Por janë vetëm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo persona. Ndërmjet elementeve toka është mbizotëruese. Cilësia sipërore e heroit, ose i heroinës të çon tek ajo: burri i dheut, e bukura e dheut. Beja më gur është solemne.(Gjeçov $ 534). Kush betohet mbi gurë do të ngurtësohet nëse e shkel betimin e tij. (zanat e kanë fuqinë e vështrimit që ngurtëson) Gjenden murana aty ku dikush ka qenë vrarë për gjakmarrje (Çabej 360).Dhe hidhen gurë për të lehtësuar lodhjen – (me lanë pritesën).
Një tjetër tipar`dallues është mungesa e një jete përtej –varrit.
Qielli nuk ka asgjë qiellore, nuk ekziston ferri.Besimi te kukuthët, lugetërit, vurkullakët është i përhapur; por këta janë shpirtra të munduar që toka i flak jashtë për shkak të ndonjë keqbërjeje të rëndë. Ky shpirt është njëhie ose një abe një mbështjellje trupore e pajisur me nje mbeturinë materialiteti (ai mund të ngrejë pesha).
Mitologjia shqiptare me zana e me djaj, por pa zota e pa eskatologji dhe ku vetë konceptimi i shpirtit është plotësisht negativ, është pra, krejtësisht tokësor.Ajo është organizuar rreth bipolaritetit etik të së mirës dhe së keqes.Nga njëra anë ka një monstër – kulçedra ose kuçedra, mamadraga - e përfytyruar si një gjarpër me shtatë koka që than ujrat dhe helmon ajrin.Në anën tjetër ka një hero mitik që e përball në shpellën e tij dhe e mbyt. Në Jug, ku pushteti i Sulltanit zëvëndësoi atë të Perandorit bizantin, shpesh ky hero është fisnik (djali i mbretit), ndërsa në Veri ai është një bir i popullit i lindur drangue. Njeriu-drangu ka flatra nën krahë, ai mund të fluturojë. Këtu njihet miti i Herkulit që lufton Hydrën, që u bë pastaj ai i Shën Gjergjit që mbyt dragoin. Shën Gjergji është shumë popullor në Shqipëri, dhe festa e tij përket me ardhjen e pranverës. Gjergj është gjithashtu emri i një heroi që çliron vendin e vet nga njëmonstër i zi i dalur nga deti, n’atë që është, ndoshta, rapsodia më e bukur shqiptare.
Mitologjia shqiptare, monumenti i së cilës është cikli i rapsodive të Veriut, ekzalton një konceptim të jetës heroike tepër etnike.Heronjtë kryesorë të këtij cikli, Muji e Halili, kanë emra myslimanë, të huazuar nga këngët epike boshnjake, nga të cilat huazojnë edhe metrikën (rapsoditë këndohen nën tingujt e lahutës). Por këto elemente alogjene nuk e prishin aspak substraktin autokton të këngëve mitike. Muji është një bari që zanat e maleve, në këmbim të një shërbimi që ai u ka bërë, e kanë pajisur me një fuqi mbinjerëzore – ai mund të shkulë me rrënjë lisat (KK7). Një rapsodi tjetër ia atribuon këtë fuqi talentit të tij prej gjahtari: ai ka mundur të kapë tri dhitë me brirë ari ku fshihet fuqia e zanave (KK1). Muji i masakron armiqtë e tij, sllavët, por jo pa pësuar dhe ai vetë. Një rapsodi e tregon të plagosur rëndë, të shoqëruar nga shpirti i tij mbrojtës, ora, mes një gjarpëri që i kujdeset dhe një ujku që e ruan (KK23).Kur ai vdes, armiku vjen ta provokojë në varrin e tij.
Pakicat Kombetare ne Shqiperi perfshirja e tyre ne jeten sociopolitike- Sociologji
Permbajtia
Ceshtja e minoriteteve ka terhequr vemendjen dhe eshte percaktuar si nje problem dhe nje nisme nderkombetare,pas Luftes se pare Boterore. Traktati i Versajes, i imponoi Evropes ndryshime te medha territoriale, ndryshime qe sollen pasoja te medhe per shume shtete dhe midis tyre dhe Shqiperine. Keshtu ,ne vazhdim te Lufterave Ballkanike te 1912-1913 ,u nda me dysh e me tresh midis shteteve fqinje. Ketu u vulos edhe fati i Kosoves.
Pikerisht per te lehtesuar disi regjimin e ketyre popullsive te shkeputura nga shteti e tyre,sidomos te te shmangur tendencat per separatizem, fuqite aleate percaktuan disa detyrime ne lidhje me trajtimin e ketyre popullsive, detyrime qe binin mbi ato shtete qe kishin te tilla popullsi minoritete brenda territorit te tyre. Vec asaj, u vendos qe fati i ketyre popullsive,mbikqyrja e trajtimit te tyre t’i besohej se pares organizate nderkombetare me karakter universal sic ishte Lidhja e Kombeve.
Mbrojtja e minoriteteve ne Evrope ka qene pjese perberese e misionit te Lidhjes ne ruajtje te paqes. Ajo e ushtronte funksionin e garantit nepermjet nje praktike te shqyrtimit te peticioneve,qe mund t’i paraqiteshin ne emer te minoriteteve kur keto kishin pretendime per shkelje te te drejtave te tyre. Prane Keshilit te Lidhjes kishte nje komitet te posacem, qe i shqyrtonte keto peticione. Ne ndonje rast, edhe Dhoma Permanente e Drejtesise Nderkombetare ftohej te jepte mendime konsultative per ceshtje te diskutueshme juridike. Nje nder te metat kryesore te sistemit ka qene mungesa e universalizimit ne rregullat e miratuara. Detyrimet ne fushen e minoriteteve u ngarkoheshin vetem shteteve te lidhura me Traktatet e Paqes,nderkohe qe Fuqite e Medha u shmangeshin atyre.
2. Cfare jane minoritetet? Nocioni juridik.
Pas Luftes se pare Boterore,ceshtja e minoriteteve ka terhequr nje vemendje me te madhe. Por jane hasur veshtersi ne ndryshme. Veshtiresite jane se pari juridike dhe me e madhja veshtiresi ne kete drejtim lidhet me percaktimin e nocionit te minoritetit. Ne fakt ,nje shumice tekstesh ekzistuese nderkombetare kane dhene deri tani ndonje perkufizim te pergjithshem te nocionit te minoritetit,nje perkufizimi i cili te mund te perfshinte grupet e ndryshme minoritare. Jane shprehur edhe dyshime se disa shtete nuk jane te interesuar per nje percaktim te qarte te ketij koncepti, me qellim qe te mos arrihet qartesia e duhur persa i perket regjimit te minoriteteve. Eshte fakt se disa shtete jane deklaruar prej shekujsh shtete unitare dhe ato druhen se nje perkufizim i pergjithshem i minoritetit mund te krijoje probleme,mund te coje deri ne rivendikime territoriale e ne tendenca separatiste.
Pervoja ka treguar se eshte e veshtire te jepet nje perkufizim, i cili te perfshije te gjitha kategorite e minoriteteve, per shkak te larmise se madhe te grupeve minoritare dhe te veshtiresise objektive per ti klasifikuar ne menyre homogjene.
Si rezultat,aktet e ndryshme nderkombetare nuk e permbajne nje perkufizim te pergjithshem te minoritetit. Nje vemendje e vecante i duhet kushtuar Konventes-kuader per mbrojtjen e minoritetteve kombetare ,miratuar nga Keshilli i Evropes ne nentor 1994. Por edhe kjo i eshte shmangur kesaj ceshtjeje. Megjithate, kur flitet sot per ceshtjen e minoriteteve permendet nje protokoll qe eshte hartuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit Te Evropes me 1993. Aty behet nje tentative per nje perkufizim te tille. Mirepo, dihet se projekti nuk u miratua nga Komiteti I Ministrave e Keshillit te Evropes dhe kjo i heq atij karakterin detyrues per shtetet anetare. Gjithsesi, Asambleja Parlamentare ka kerkuar qe legjislacioni i shteteve anetare dhe i shteteve qe kerkojne te aderojne ne Keshillin e Evropes te jete ne perputhje me kerkesat e protokollit ne fjale.
Sipas ketij projekti shprehja ‘’minoritet kombetar’’ tregon nje numer personash ne nje shtet te caktuar, te cilet
a) banojne ne territorin e nje shteti dhe jane shtetas te tij
b) mbajne lidhje te vjetra ,te forta dhe te qendrushme me kete shtet
c) shfaqin karakteristika etnike,kulturore,fetare ose gjuhesore te vecanta
d) ndonese me te paket ne numer sesa pjesa tjeter e popullsise se ketij shteti ose te nje rajoni te ketij shteti,jane perfaqesues ne menyre te mjaftueshme
e ) jane frymezuar nga vullneti per te ruajtur kulturen,traditat,fene ose gjuhen e tyre.
Projekti permban tregues te natyres objektive dhe subjektive. Elementet objektive kane te bejne me ekzistencen,brenda nje shteti te caktuar,te grupeve te vecanta te popullsise qe kane karakteristika etnike, fetare e gjuhesore te qendrueshme. Elementi subjektive ka te beje me vullnetin per te ruajtur karakterin e vecante te grupit. Se ketejmi rrjedh se vetem grupet qe i pohojne dallimet e tyre gezojne nje trajtim special, ndersa mbeten jashte ata qe jane asimiluar me vullnetin e tyre te lire dhe jane shkrire me shumicen e popullsise. Gjithsesi, mungesa e nje perkufizimi te pergjithshem nuk ka penguar qe rregullat perkatese nderkombetare te gjejne zbatim ne ceshtje konkrete, kur ka tregues te mjaftueshem per te percaktuar ekzistencen e nje minoriteti. Keshtu,mungesa e perkufizmit te pergjithshem ne nenin 27 te Paktiti per te Drejtat Civile dhe Politike si dhe ne nenin 14 te Konventes Evropiane te te Drejtave te bjeriut nuk ka penguar as Komitetin e te Drejtave te Njeriut te OKB-se, as Gjykaten evropiane te te Drejtave te Njeriut per te zgjidhur konfliktet qe u jane paraqitur atyre. Sic e theksonte me te drejte Dhoma e Perhereshme e Drejtesise Nderkombetare, qysh me 1930,” ekzistenca e nje minoriteti eshte nje ceshtje fakti dhe jo nje ceshtje e se drejtes, jo nje ceshtje thjesht juridike.
3.Vellimii I te drejtave te minoriteteve. Te drejtat kolektive.
Megjithese shtete kane rene dakort per nevojen e mbrojtjes se minoriteteve, ato ende jane larg arritjes se nje konsensusi mbi vellimin e te drejtave qe do t’u njihen atyre. Legjislacionet e brendshme ndryshojne nga njeri shtet ne tjetrin. Mund te behet fjale per nje platforme te perbashket,e cilla perfshin te drejtat e njohura nga aktet e ndryshme nderkombetare te perpunuara ne nivele ne ndryshme,te OKB-se, OSBE-se dhe Keshillit te Evropes. Ato jane nje nurmer te drejtash te njohura nga bashkesia nderkombetare si te drejta te nje rendesia themelore per personat qe u perkasin minoriteteve.
Keto te drejta themelore mund te renditen si vijon :
Barazia e te drejtave te nje minoriteti me te drejtat e shumices se popullsise dhe nje mbrojtjeje te barabarte perpara ligjit;
-Liria e predikimit dhe ushtrimit te lire te fese;
-Liria per te perdorur gjuhen kombetare;
-E drejta e arsimit ne gjuhen zyrtare te shtetit e kombinuar me mesimin e gjuhes amtare;
-Lirira e informacionit ne shkembimet edhe per,tej kufijve,me shtete me te cilet ata jane lidhur nga prejardhja e tyre kombetare etnike ose nga gjuha e feja e tyre
-Liria e organizmit kolektiv ;
E drejta per te marre pjese ne ceshtjet publike ,vecanerisht ne ceshtje qe lidhen me mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit ne tyre.
Nje teme tjeter ,e cila ka shkaktuar mjaft debate por nuk ka gjetur zgjidhje.Eshte ajo e te drejtave kolektive te minoritetit.Eshte fjala per te drejtat qe ushtrohen jo ne menyre individuale,jo si individe por si grup kolektiv,si minoritet.Te gjitha aktet ekzistuese, qe trajtojne temen e minoritetit,bazohen ne doktrinen e te drejtave individuale. Ne fakt, nuk jane minoritete te tilla qe duhet te gezojne te drejtat, por jane ‘’personat qe u perkasin minoriteteve kombetare’’. Ne vazhdim te debatit eshte arritur ne nje formule kompromisi, si ajo qe eshte perfshire ne Deklaraten e OKB-se mbi te drejtat e minoriteteve kombetare. Formula eshte si vijon: Personat qe u perkasin minoriteve mund te ushtrojne te drejtat e tyre si individualisht,ashtu edhe si komunitet bashke me anetare te tjere te grupit te tyre”. Kjo formule eshte perseritur pak a shume edhe Deklaraten e Kopenhagen te OSBE-se dhe perfundimisht ne Konventen kuader te Keshillit te Evropes mbi minoritetet e vitit 1994.
4.Perafrimi I legjislacionit. Aktet nderkombetare dhe kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Traktati I Miqesise.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise e vitit 1998, sanksionon parimet e njohura universale te te drejtave te njeriut dhe ‘’pluralizimin, identitetin kombetar dhe trashigimise kombetare, bashkejetesen fetare, si dhe bashkejetesen dhe mirekuptimin e shqiptareve me pakicat’’(neni 3). Ajo i cileson te drejtat dhe lirite themelore te njeriut ‘’si te pandashme,te patjetersushme, te padhunushme dhe qe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik’’(neni 15)
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise i konsideron pakicat kombetare pjese e pandare te shoqerise shqiptare. Ajo u garanton atyre barazi te plote para ligjit ne ushtrimin e lirive dhe te drejtave te tyre dhe u njeh te drejten “te shprehin lirisht , pa u ndaluar as detyruar perkatesite e tyre etnike,kulturore fetare e gjuhesore’’ si dhe te drejten ” per t’ i ruajtur e zhvilluar ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare si dhe te bashkohen ne organizata dhe shoqata per mbrojtjen e interesave dhe identitetit te tyre’’.Keshtu, sanksionon barazine pa asnje lloj diskriminimi te te gjithe shtetasve qe jetojne ne territorin e Republikes se Shqiperise, shqiptare; pjesetare te pakicave kombetare, te huaja apo persona pa shtetesi, si ne gezimin e te drejtave dhe lirive themelore ashtu edhe ne zbatimin e detyrimeve qe lindin nga kushtetuta dhe ligje te tjera parimet qe lidhen me lirite edhe te drejtat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore – te sanksionuara ne aktet e ndryshme nderkombetare, jane bere pjese perberese e tere korpusit kushtetues e ligjor shqiptar.
Nje interes te vecante paraqet nje perqasje comparative e legjislacionit dhe praktikes se Shtetit shqiptar ndaj nje numri nenesh te Konventes Kuader e cila eshte ratifikuar nga Kuvendi ne qershor 1999.
Ne sesionin 1 ne saj, nenit 1 dhe 2 shtrojne ceshtjen ne planin nderkombetar dhe ne kuadrin e marredhenieve midis shteteve fqinje.
Pasi nenvizohet se mbrojtja e te drejtave dhe lirive te minoriteteve eshte pjese perberese e mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne shkalle nderkombetare dhe objektive e bashkepunimit nderkombetar, ne nenin 2 shtrohen detyra per shtetet anetare ku kerkohet prej tyre qe dispozitat te zbatohen me vullnet te lire, me tolerance dhe ne perputhje me parimet e fqinjesise se mire.
Ne lidhje me kete vlen te permendet Traktati i miqesise, bashkepunimit,fqinjesise se mire dhe sigurise se perfunduar midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise me 21 mars 1996. Statusi dhe gjendja e popullsise minoritare greke ne jug te vendit ka qene objekt kontaktesh te shpeshta midis dy paleve. Krejt ndryshe nga e kaluara kur ceshtja trajtohej shpesh ne menyre konfliktuale duke shkaktuar tension ne marredheniet midis tyre, prej disa vjetesh tanime ka nje atmosfere te re ne marredhenit shqiptaro greke dhe kjo ka patur efektin e vet pozitiv dhe ne poziten e minoritetit grek. Ky traktat ka qene nje arritje e rendesishme. Neni 13 i referohet drejpersedrejti temes se minoritetit kur thote se ” Te dyja palet, duke njohur rendesine e mbrojtjes dhe respektimit te te drejtave njerezore dhe minoritare jane dakord te zbatojne dispozitat e teksteve te OSBE-se qe permenden ne dimensionin njerezor, por sidomos ne takimet e Kopenhagenit, Gjeneves dhe te Moskes.
Neni 3 i Konventes, i pergjigjet neni 20 te Kushtetutes se republikes se Shqiperise i zberthyer po ashtu ne dy paragrafe si vijon :
personat qe u perkasin pakicave kombetare ushtrojne ne barazi te plote para ligjit dhe lirite e tyre.
Ata kane te drejte te shprehin lirisht,pa u ndaluar as detyruar perkatesine e tyre etnike,kulturore,fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte t’i ruajne e ti zhvillojne ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare, si dhe te bashkohen ne organizta e shoqata per mbrojtjen e interesave dhe te identitetit te tyre.
Sic shihet edhe ne legjislacionin shqipatr ne paragrafin 200 te Kushtetues nuk ka perkufizim te vecante te termit ‘’minoritet kombetar’’. Ajo ka adoptuar te njejten shprehje qe eshte perdorur ne aktet nderkombetare perkatese,ne vecanti ne nein 3 te Konventes. Ne lidhje me paragrafin 2 te nenit 20 te Kushtetutes, mund te behet nje tabllo e pergjithshme si viojn: se pari duhet ritheksuar ajo qe eshte thene edhe me pare se ne shqiperi grupet minoritare nuk kane qen objket diskriminimi. Sigurisht ne regjimin e kaluar ato kane ndare fatin se bashku me shumicen e popullsise me kufizimet perkatese. Por aro kane patur gjithnje mundesine e perdorimit te gjuhes, te komunikimit ne gjuhen ametare.
Neni 3 i konventes, pasohet nga neni 4 ne sesionin II me kete permbajtje : ‘”Palet angazhohen t’u garantojne personave qe u perkasin minoriteteve kombetare te drejten e barazise para ligjit dhe te mbrojtjes se barabarte nga ligji. Lidhur me kete ndalohet cdo diskriminim bazuar ne perkatesine ndaj nje minoriteti kombetare’’
Neni 4 i konventes gjen pasqyrim ne nenin 18[ te Kushtetutes i cili ne 2 paragrafe te tij afirmon parimin e barazise se te gjithe shtetasve dhe perjashton cdo diskriminim,midis te drejtash,edhe mbi bazen e perkatesise etnike.
Neni 3 dhe 4 pasqyrohen edhe ne nje varg aktesh ligjore dhe nenligore ne legjislacionin shqiptar. Ne lidhje me kete,duhet permendur ne radhe te pare Kodi penal i vitit 1995. Por ka edhe akte te tjera qe u referohen ketyre neneve.Eshte Kodi i Punes i korrikut 1995, eshte ligji “per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim’’ i prillit 1998, ligji ” per radion dhe televizionin publik dhe privat ne Republiken e Shqiperise shtator 1998, Kodi Zgjedhor, ne maj 2000. Ne akt tjeter ligjor qe duhet permendur, edhe edhe ligji “Per Azilin ne Republiken e Shqiperise’’ i dhjetorit 1998. Ne te gjitha keto akte, perjashtohet cdo diskriminim mbi bazen e kombesise.
Neni 5 dhe neni 7 gjithashtu jane nene shume te rendesishme qe synojne te krijojne kushte zhvillimit te kultures dhe te drejtave te tyre.
Se fundmi eshte ngritur nje strukture e vecante ne organiken e Ministrise se Jashtme. Zyra e lart permendur eshte nje organ i specializuar qe ndjek problemet e e minoriteteve por kjo nuk eshte e vetme. Vec asaj duhen permendur Sektori per Minoritetet ne Ministrine e Pushtetit Lokal ne kuadrin e Drejtorise se Prefekturave. Ne ministrine e arsimit eshte nje inspektor i posacem, i ngarkuar qe te ndjeke funksionimin e shkollave te minoriteteve. Nje institucion shume i rendesishem gjithashtu eshte edhe Avokati i Popullit, i cili eshte organ kushtetues. Ai krijon mundesi te reja per trajtimin e te drejtave dhe lirive te personave qe u perkasin minoriteteve kombetare, per mbrojtjen e tyre nga cdo veprim qe eshte ne kundershtim me ligjin dhe aktet nderkombetare perkatese.
5. Problemi minoritar ne Shqiperi.
“Strukturat shtetërore apo dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë detyrë morale por edhe ligjore të ndalojnë në gjenezë çdo veprim të subjekteve të ndryshëm që prishin principet e bashkëjetesës midis popullsisë mazhoritare dhe minoriteteve dhe nxisin urrejtjen etnike në Shqipëri. Vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përbën garancinë kryesore ligjore, e cila në nenin 3 të saj përcakton si bazë të shtetit, ndër të tjera dhe “ bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat”, duke përcaktuar dhe si detyrim “respektimin dhe mbrojtjen e këtyre vlerave”. Nga ana tjetër, Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar pa asnjë rezervë Konventën Kuadër të Këshillit të Europës “Për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare”, e cila është pjesë e kuadrit ligjor shqiptar. Kjo Konventë përcakton në nenin 6 të saj detyrimin e shtetit të inkurajojë shpirtin e tolerancës dhe dialogun ndërkulturor dhe të marrë masa efektive për të promovuar respektin e ndërsjellë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis pakicave dhe mazhorancës. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 265 të tij përcakton si vepër penale “nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve raciale dhe kombëtare si dhe shkrimeve me përmbajtje të tillë”.
Shqiperia u kushton vemendje te vecante marredhenieve te mira, tolerances, bashkepunimit, bashkejeteses dhe mirekuptimit te shqiptareve me pakicat kombetare qe jetojne ne territorin e saj. Shoqeria shqiptare ne historine e saj, si ne te kaluaren, ashtu edhe ne ate te tanishme, nuk ka njohur probleme apo konflikte etnike, racore apo fetare. Ky fakt eshte njohur edhe nga organizmat nderkombetare. Angazhimet e Shqiperise ne drejtim te mbrojtjes se pakicave kombetare i kane fillesat pas Luftes se Pare Boterore, me pranimin e saj ne Lidhjen e Kombeve ne dhjetor ne 1920. Ne tetor 1921, Shqiperia beri nje deklarate te posacme para keshillit te lidhjes, me ane te se ciles, mori persiper te respektonte te drejtat e pakicave kombetare brenda territorit te saj ne perputhje me dispozitat e traktateve te paqes te lidhura pas luftes se pare.
Edhe pas Luftes se dyte boterore, regjimi komunist, ne funksion te synimeve te veta ideologjike dhe politike per tu paraqitur si nje mbrojtes shembullor i pakicave kombetare, ka bere nje politike te vecante favorizuese per pakicat kombetare ne Shqiperi e,ne menyre te vecante, per ate greke e maqedonase.
Me ndryshimet demokratike ne Shqiperi, trajtimi i pakicave kombetare mori nje dimension te ri, i cili shprehet qarte ne anetaresimin e Shqiperise ne organizatat nderkombetare, si: OSBE, Keshilli I Evropes etj, ne ratifikmin apo aderimin ne pothuaj te gjitha konventat nderkombetare per te drejtat e njeriut dhe ne menyre te vecante, ne ratifikimin pa asnje reserve te Konventes Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve Kombetare.
Respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombetare, qeveria shqiptare e konsideron si nje detyrim qe buron nga orientimi themelor i Republikes se Shqiperise per te mbrojtur e respektuar te drejtat dhe lirite themelore te individit. Keto te drejta dhe liri jane sanksionuar nga Kushtetuta dhe Legjislcacioni ne fuqi, te hartuara ne perputhje te plote me standartet e njohura nderkombetare. Njekohesisht qeveria shqiptare konsideron respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombetare edhe si nje element thelbesor, qe i sherben krijimit te urave te miqesise misid popujve dhe vendeve fqinje, si dhe integrimit te saj te plote ne Evrope. Ne kete kuptim politika e shtetit shqiptar ngrihet mbi dy boshtet themelore qe percaktojne instrumentat nderkombetare per mbrojtjen e pakicave kombetare.
-garantimin dhe zbatimin ne praktike te se drejtes per nje trajtim jodiskriminues te personave qe u perkasin pakicave kombetare ne gezimin e plotete te gjitha te drejtave njerezore,si dhe te drejtave civile e lirive politike qe Kushtetuta dhe Legjislacioni u njohin te gjithe shtetasve shqiptare;
-garantimin ligjor dhe marrjen e masave konkrete per te mbrojtur dhe respektuar te drejtat e personave qe u perkasin pakicave kombetare si : e drejta per te shprehur lirisht e ne menyre te papenguar ato elemente te vecanta qe karakterizojne jeten e komunitetit te tyre si pakice,mesimin e gjuhes amtare,veprimtarine kulturore,ushtrimin e kultit fetar etj.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise i konsideron pakicat kombetare pjese e pandare te shoqerise shqiptare. Ajo u garanton atyre barazi te plote para ligjit ne ushtrimin e lirive dhe te drejtave te tyre dhe u njeh te drejten “te shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar perkatesite e tyre etnike, kulturore fetare e gjuhesore’’ si dhe te drejten “per t’i ruajtur e zhvilluar ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare, si dhe te bashkohen ne organizata dhe shoqata per mbrojtjen e interesave dhe identitetit te tyre’’
Shteti shqiptar,duke punuar per krijimin dhe konsolidimin e institucioneve te shtetit demokratik, per krijimin e ligjislacionit dhe te shtetit ligjor, perpiqet per zbatimin dhe realizimin praktik te te gjitha te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, ne Shqiperi, perfshire dhe ato te pakicave.
Kushtetuta jone, legjislacioni dhe praktika i bejne jehone te plote dhe te sakte frymes dhe germes se Konventes Europiane per mbrojtjen e minoriteteve kombetare. Shoqeria shqiptare perballet sot me veshtiresi dhe probleme serioze, por persa i perket respektimit te regjimit te minoriteteve, per nga toleranca, bashkejetesa normale, fqinjesia e mire, ajo mundte sherbeje si model per gjithe hapesiren ballkanike.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Popular
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL RAJONI JUGLINDOR I SHQIPERISE GJEOGRAFI KUSHTET NATYRORE Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te lugines se S...
-
Lenda: Gjeografi Tema: Afrika Objektivat: Pozicioni gjeografik Pasurite natyrore (relieve,klima,hidrografia,bota bimore,shtazore) Popullim...
-
MBIERMRI Mbiemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sendi . Ai...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL VECORI TE PERGJITHSHME GJEOGRAFIKE TE SHQIPERISE - GJEOGRAFI POZITA GJEOGRAFIKE Republika e Shqiperis...
-
Ekonomia (Viti i Parë) – Fakulteti Juridik (UP) 1. Njohuri Elementare për Kuptimin e Ekonomisë Ekonomia është sferë e posaqme e jetës s...
-
MENAXHIMI I ZINXHIRIT TE FURNIZIMIT Ne fokus kompania “Donianna Shpk” 1. Hyrje – Prezantimi i kompanise ...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
-
Analizë e veprës “Vallja e yjeve” e Lasgush Poradecit. PIKAT E STUDIMIT Jeta e Lasgush Poradecit Veprat e tij Motivet kryesore të poezisë la...
-
PADIA Iniciativa e pales ne proces Iniciativa per te filluar procesin i takon pales se interesuar (perjashtimisht edhe prokurorit), sepse g...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...