Mbrojtje praktike ne fakultetin e biznesit Firma tregetare: “AFADA ” sh.p.k



        Firma tregetare: “AFADA ” sh.p.k

                              Hyrje


Ky pershkrim I referohet eksperinces se punes sime prane firmes “Afada”shpk,si Financiere prej nje viti.Kjo firme eshte nje firme tregetare qe ofron produkte ushqimore,produkte dhe nenprodukte te mishit dhe bulmetit.
Ne kete detyre do te trajtohet me gjeresisht se cili ka qene funksioni im ne kete firme per kete vit pune dhe cilat jane detyrat e kryera.Kjo detyre synon informimin rreth detyrave dhe pergjegjesive qe ka financieri I kesaj firme.
Gjithashtu do te paraqes  nje permbledhje te punes sime gjate keij viti duke u mbeshtetur tek disa koncepte baze ekonomike si edhe dokumenta ilustrues,te cilat konkretizojne punen time edhe me shume.Duke qene  se firma punon me programin Apha Bussines dokumentat ilustrues jane pjese e ketij programi si edhe dokumenta te tjera duke u mbeshtetur ne strukturen e brendshme te firmes.



                           Historiku

Firma “Afada” sh.p.k me  Nipt K61606537M Lgj. 12 Koco Kazanxhi  u krijua ne 20 janar te vitit 2000 me nismen e administratorit te saj Z.Fluturim Zera,me banim ne Durres.Qellimi I kesaj firme tregetare ishte ofrimi I produkteve te ndryshme bujqesore.Kjo firme e nisi veprimatrine e saj si firme me nje pronar ashtu sikurse vazhdon edhe sot.

Pas nje ekseprience 2 vjecare ne kete fushe,ne vitin 2002 kjo fime e ndryshon veprimtarine e saj tregetare duke u kthyer ne nje supermarket  qe tregtonte produkte te ndryshme ushqimore,produkte dhe nenprodukte te mishit dhe bulmetit e quajtur “Supermarket Luli”nen logon “Simbol I Cilesise”

Ne vitin 2003 kjo firme e shtrine edhe me gjere aktivitetin e saj tregretare duke hapur edhe nje filial tjeter,perballe spitlait te qytetit te Durresit,nen emrin “Supermarket Luli 2”.
Ne vitin 2005 kjo firme e shton veprimtare e saj edhe me nje filial tjeter ne Shkozet,Durres.
Ne vtitn 2010 ka hapur edhe nje filiale tjeter e cila eshte shumice e cila ofron produkte te ndryshme per restorante,bare,fast food etj me cmime shume te arsyeshme.
Edhe sot firme Afada shpk e vazhdon veprimtarine e saj ne qytetin e Durresit si nje rrjet supermarketesh ne zona te  ndryshme te ketij qyteti.

Supermarketi prezanton nje game te gjere te asortimenteve ushqimore dhe artikuj promocional shume terheqese-te gjtiha te ofruara me cmime shume konkurruese dhe te pershtatura me shijet,preferencat,dhe traditat e klienteve shqipetare.

Punonjesit e supermarketit jane te kujdesshem,positive dhe objektivi I tyre kryesor eshte te kenqain klientet cdo dite me cilesi shume te larte e te garantuar te produkteve dhe sherbimeve.Ky supermarket  iu  ofron klienteve “Kenaqesine e te bleit me lire duke synuar te behet shitesi me pakice dhe me shumice I preferuar I shqipetareve.

Nje avantazh I  ketij supermarketi vjen si pasoje e nismes se pronarit te saj per krijimin e nje ferme blektoriale ne qytetin e tij te lindjes,Korce e duke bere te mundur ofrimin e produkteve dhe nenprodukteve te ndryshme te mishit dhe bulmetit me logon e supermarketit.

                         Pershkrimi I punes


Duke u mbeshtetur tek eksperienca nje vjecare si punonjese e kesaj firme do bej nje permbledhje per punen qe une kam kryer gjate kesaj kohe ne kete firme duke u mbeshtetur edhe tek konceptet kryesore ekonomike,
Kjo firme punon me programin kompjuterik Alpha Business. Alpha Business-i është program financiar për nevojat e bizneseve të mesme dhe relativisht të mëdha. Ky program mundëson administrimin e plotë të financave, klientëve dhe gjithë ndërmarrjes. Ofron shkëmbim të lehtë të të dhënave dhe siguron që të gjithë sektorët e ndërmarrjes (financa, blerja, shitja, prodhimi etj) të punojnë në mënyrë efektive së bashku. Vihet shpejt në punë dhe u përshtatet lehtësisht nevojave të veçanta.

Alpha Business është një program informatik i cili funksionon në rrjet dhe shërben për manaxhimin e dokumentacionit kontabël dhe financiar. Ai është një sistem i integruar dhe fleksibël që ofron performancë dhe kontroll të lartë. Programi është krijuar duke u fokusuar tek nevojat dhe karakteristikat e bizneseve të mesme dhe të mëdha, siç janë: supermarketet, farmacitë dhe depot farmaceutike, baret dhe restorantet, institucionet buxhetore, firmat prodhuese etj. Alpha Business ofron ambjente të veçanta për përdoruesit e ndryshëm në varësi të punës që kryejnë. Ai gjeneron në mënyrë automatike raportet financiare si Bilanci Kontabël, PASH, Cash Flow Direkt dhe Indirekt etj.


Regjistron dhe raporton dokumentat përkatëse të:

Arkës & Bankës
Shitjeve & Blerjeve
Debitorëve & Detyrimeve
Klientëve & Furnitorëve
Magazinës & Artikujve
Prodhimit
Ofertave & Urdherpagesave
Punonjësve & Listëpagesave
Dukumentet e blerjes (Faturë tatimore me TVSH, faturë e thjeshtë tatimore, dëftesa tatimore)
Dukumentet e shitjes (Faturë e thjeshtë tatimore, dëftesë tatimore dhe përmbledhëset ditore të arkës regjistruese për shitjet me arkë)
Librin e blerjeve
Librin e shitjeve
Librin e inventarit (Gjendja e mallit në fund të vitit)
Librin e shpenzimeve dhe të ardhurave

Nje tjeter funksion qe une kryej nepermjet programit eshte edhe inventari.

Me inventar, në kuptimin fizik të tyre, kuptohen zakonisht rezervat me mallra dhe materiale të ndryshme apo produkte që zotëron një njësi ekonomike, të cilat eventualisht mund t'u shiten konsumatorëve në njërën apo tjetren formë ose mund të përdoren eventualisht nga vetë njesia. Pra, inventari shpreh mallrat që janë në gjendje për t'u shitur apo bashkësinë e produkteve te gatshme për shitje.

Inventari I firmes per produktet ushqimore behet nje here ne 6 muaj,kurse persa I perket produkteve dhe nenprodukteve te mishit dhe te bulmetit behet nje here ne muaj.

Nje tjeter funnksion konsiston edhe ne mbarvajtjen e rregullit te brendshem punes.Procesi dhe procedurat qe projekton menaxhimi per t’u siguruar se kontrolli i brendshem eshte ndertuar dhe po punon ne te gjithe komponentet e tij sipas objektivave (kontrolli I ambientit, vlersimi i rrezikut,informacioni e komunikimi.Firma ka nje rregullore te bendshme ne te cilen percaktohen orari I hapjes,mbylljes,pushimit te drekes etj.dhe duke u mbeshtetur ne kete rregullore punonjesit e saj duhet ta respektojne ate sipas kritereve te percaktuara ne raste shkeljesh personi pergjegjes per mbarvajtjen e disipilines,ne kete rast Finacieri, percakton masen e shklejes dhe penalizimin perkates sipas rangut te kesaj shkelje.

Arketimet

Nje tjeter funksion I  cili eshte I perditshem ne kete firme eshte edhe arketimi I xhiros ditore.Cdo dite pritet nje mandate arektim I cili konsiston ne arketimin e kesaj xhiroje dhe kjo behet ne zyren qendrore per te treja supermarketet ashtu sikurse edhe per shumicen..Pervec arketimeve te xhiros ditore firma ka edhe arketime te llojeve te tjera si arketime nga qeraja pasi firma ka disa subjekte te cilat  I jep me qera si edhe arketime te tjera te cilat behen nje here ne muaj nga firma te ndryshme te nenprodukteve te mishit te cila tjapin nje % te caktuar per frimes ne baze te xhiros se tyre,per keto produkte.
Cdo mandate arketimi ka bashkelidhur edhe dokumentat justifikues ne rastin e xhiros ditore vendosen fletat e te gjitha punonjeseve me emrin e tyre,shumen e xhiros ditore,daten dhe firmen.

Fature Blerje

Pothuajse cdo dite firma haset me faturat e blerjes te njohura si fatura tatimore.Pasi merret malli ne dorezim me fature tatimore firma ka nje procedure qe gjithcka,pra  cdo furnizim e pasqyron ne kompjuter per thjeshtesi llogaritjesh.Aty pasqyrohen artikujt qe firma ka blere, nga cili furnitor e ka blere,daten e blerjes,numrin rendor te fatures,si edhe artikujt jane specifik me emertimet perkatese barkodet,sasine dhe cmimin e tyre.

Mandat Pagesa
Nepermjet nje blloku te vecante te emertuar si mandate pagese me numra rendore priten edhe pagesat e ndryshme qe kryen firma si pagesa per shpenzime te  ndryshme adiministrative,pagesa per furnizimet e ndryshme te cilat I pasqyrojme ne faturen e blerjes te permendur me larte,pagesat e ndryshme me banken etj.
Cdo mandate pagese ka bashkelindhur mbrapa edhe dokumentat justifikues te saj te cilat na tregojne shumen e pageses dhe funritorin per te cilin eshte kryer kjo pagese,numrin e mandate pageses,daten e pageses.


Listpagesa
Listpagesat janë dokumente të rëndësishme të cilat paraqesin shpenzimet që bën kompania për pagat e punonjësve dhe për sigurimet e tyre. Ambienti i regjistrimit të listpagesave i lejon përdoruesit të kryejë pak veprime, pasi llogaritjet dhe kontabilizimet kryen në mënyrë automatike nga programi.

Ne daten 1 te fillimit te  mjuajit filllon edhe pergatitja e listpagesave te punonjesve per muajin paraardhes.Ne te specifikohen emer mbiemer I punonjesit,si edhe %  qe punonjesit fitojne nese ato kalojne limitin e xhiros mujore te percaktuar nga firma,kjo llogaritet si rreth 4% mbi normen e percaktuar duke e bere edhe nje motivim akoma me te madh qe punonjesit te jene sa me efektiv ne punen e tyre.

Ne listpagese  llogariten edhe ndalesat e ndryshme qe mund ti jene bere punonjeseve perkates si pasoje e thyrjes se disciplines,por edhe shtesat qe ato mund te perfitojne si pasoje e qendrimit me ore te gjata ne pune,vjetesise ne pune etj.
Ne daten 2 te gjithe punonjesit paraqiten ne zyren qendrore per te perfituar demshperblimet e ndryshme qe kane ardhur si pasoje e performances se mire ne pune,kurse rroga baze cdo date 3 depozitohet prane bankave me te cilat firma eshte e lidhur.

Flete hyrje dhe flete dalje

Flete hyrje ashtu sikurse flete dalje kane nje numer rendor I cili vendoset automatikisht nga sistemi,financieri ne kete rast vendos vetem daten net e cilen po ben flete hyrje apo dalje.Keto perdoren kur kryesisht per shkak te ngaterrimit te nje barkodi rezulton qe nje artikull ka mungese,kurse tjetri ka teprice,p.sh si ne rastin tone jane bere hyrje 57 makarona me nr.96007232 dhe dalje makarona me nr.96007238 per te rregulluar gjendjen e magazines.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME