Aspekte të ekonomisë Otomane në Shqipëri



http://eseshkolle.blogspot.com/ 
Aspekte të  ekonomisë Otomane në  Shqipëri

Shfaqja e Osmanëve
Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve evropianë. Kultura arabe u shfaq për herë të parë në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).
Idikimet e ekonomisë osmane në territorin shqiptar lidhet drejtpërsëdrejti me pushtimin osman në shek. XIV-XV.
Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare theks të veçantë iu kushtua ndërtimeve të arkitekturës islame. Kështu u ndërtuan ura, xhami e shtëpi me stil të veçantë arkitektural e artistik

Ndryshimet ekonomike
E gjithë popullsia që paguante tatime pavaresisht nga kombësia, deri në fund të shekullit te XVIII-te, quhej raja.
Tatimet nuk janë  aplikuar në mënyrë uniforme në të gjithë perandorinë. Numri i taksave arrinte ne 200. Kishte dy Thesare, (në kuptimin e sotem, banka): një  për qeverinë dhe një tjetër për sulltanin që merrte edhe  një e pestën  e të gjithë plaçkës së luftës.
Perandoria Osmane ishte një shtet që të gjithë ekonominë e bazonte tek toka bujqësore prandaj zhvilloi shumë ekonominë fshatare. Qytetet u reduktuan në sipërfaqe dhe në numër popullsie, pasi njerëzit migruan drejt fshatit
Ekonomia në fshat
Fshatrat kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë.
Brenda fshatit kishte tre tipe pronash: private (banesa dhe kopshtijet), shtetërore (kullotat, livadhet, pyjet, arat, burimet ujore etj) dhe pronat e fesë Islamike (Vakëfet).
Fshatari raja tokën që e punonte dhe e mbillte e kishte përkohësisht në dispozicion. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur.

Për të kontrolluar fshatarët raja shteti osman kishte punonjës të administratës që quheshin Spahi.
Ky person kishte një sipërfaqe toke të dhënë nga shteti, që e mbante në pronësi për sa kohë kishte postin, nga ku Spahiu merrte të ardhura e nuk paguante taksa për këtë.
Spahiu nuk e trashëgonte këtë tokë pasardhësve.
Tek toka e spahiut dhe e shtetit osman punonin fshatarët raja 2 ditë në javë gjatë kohës së mbjelljes e korrjes.
Spahiu mbillte taksat e shtetit osman fshatarësisë raja.
Spahiu në rast lufte, kur e thërriste sulltani, ishte i detyruar të shkonte me një numër të caktuar ushtarësh.
Në raste konfliktesh rreth shfrytëzimit të tokave kolektive midis fshatarëve të fshatit, spahiu kishte të drejtën e zgjidhjes
Ekonomia në fshat, Vakëfet
Ishte pronë e fesë islame (e xhamisë).
Nuk tatohej nga asnjë lloj takse nga shteti islam.
Vakëf mund të ishin kullota, ullishte, ara, burime ujore, pyje etj.
Me anë të ligjeve të shtetit osman çdo tokë mund të kthehej në vakëf, pronë e fshatarit raja, spahiut apo tokë shtetërore.
Fshatarët disa ditë në muaj duhet të punonin tek pronat e xhamisë.
Vendndodhja e fashatrave shqiptare (shek. XV-XIX
Vendbanimet fshatare, në përgjithësi, i janë përshtatur klimës dhe relievit ku janë vendosur.
Fshatrat më të ulta janë ato të Fushave Bregdetare, kurse fshatrat më të larta arrijnë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit në rrethin e Korçës e atë të Kukësit e në zona te tjera.
Banesat e një fshati mund të ishin të grumbulluara ose të shpërndara, madje në disa zona edhe shumë të shpërndara.
Fshati kishte një qendër shoqërore, rreth së cilës gravitonte aktiviteti i njerëzve në kohën jashtë punës dhe kjo mund të ishte një shesh i vogël pranë një rrapi a një lisi shekullor, dyqani i ndonjë bakalli ose oborri i një ndërtese kulti (kishe a xhamie).
Popullsia në fshat
Nga përllogaritjet e historianëve ka dalë se, në shek. XV, në Shqipëri, mesatarja e shtëpive për çdo fshat, ishte 21; mesataren më të lartë e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtëpi, i ndjekur nga rrethi i Korçës, me 28 shtëpi për fshat.
Deri në çerekun e parë të shek. XX, rreth 80% e popullsisë punonte e jetonte në fshatra, shumica e fshatrave kishte nga 20 shtëpi afërsisht dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorë.
Nga kjo kuptojmë se nuk pati lëvizje të mëdha demografike nga qyteti në fshat gjatë 5 shekujve të sundimit të turqëve në shqipëri. Kjo nga fakti se baza e ekonomisë turke ishte toka dhe ekonomia fshatare.

Taksat dhe tatimet Osmane
Midis 200 taksa e tatime që shteti osman kishte vendosur mund të përmendim:
Taksa për pendë (për kafshët)
Taksa e xhizës (për popujt jo myslimanë)
Taksa e lëvizjes (për kalime urash e rrugësh)
Taksa e shpyllëzimit (kur shpyllëzohej një sipërfaqe pylli)
Taksa për xhaminë (1/10 e prodhimit)
Qyteti shqiptarë gjatë periudhës Osmane
Në shek. XV-XVI ulet ndjeshëm numri i qyteteve në shqipëri në raport me periudhat pararendëse. Vetëm nga shek. XVII qyteti fillon dhe e merr veten.
Qytetet që vazhduan jetë në mënyrë të pandërprerë ishin Durrësi, Shkodra, Lezha, Berati, Vlora, Gjirokastra, Kruja, Ulqini, Prizëreni, Peja, Shkupi, Ohri etj.
Nga shek. 17 qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht kjo falë zhvillimit të tregtisë.
Tregtar venedikas, raguziane e fiorentinas të kësaj kohe vazhdonin të eksportonin nga Shqiperia nëpërmjet skelës së Vlorës, Durrësit dhe Lezhës.
BANESA
Banesa pati lulëzimin e saj gjatë shek. 18-19, ku dallohet për një tipilogji të pasur dhe të kristalizuar, si dhe për arritje me vlera të mëdha, si në fshat dhe në qytet.
Kjo përkon me lindjen e marrëdhënieve kapitaliste, u pasqyrua në pasurinë e madhe të vlerave arkitektonike të banesës.
Banesa qytetare dallohet në tipologji nga banesa fshatare, sidomos nga ajo e Shqipërisë së veriut.
Investime nga buzheti qendror në monumentet e kultit, xhamia
Ndërtimi i faltoreve islame, që duhet të ketë filluar në rajonet periferike të vendit tonë në fund të shek. XIV, u shtri në viset shqiptare pothuajse në të gjithë shek. XV.
Shumica e xhamive janë ndërtuar në shek. XV-XVI dhe XVIII e XIX.
Modelet arkitektonike qenë në përgjithësi projekte të importuara nga zyrat qendrore perandorake osmane.
Qytetet zgjerohen dhe çdo lagje e banuar kishte zakonisht një qendër të vetën, ku ndërtohej xhamia, e shoqëruar me kompleksin e hamamave, çezmave, teqeve, tyrbeve, namazgjave, bezistanëve, kullave të sahateve që ndërtoheshin rreth xhamisë etj
Mëhallët
Popullsia e qyteteve ishte e ndarë në mëhalle.
Ndarja ishte mbi baza fetare.
Për emërtimin e mëhallëve të reja myslimane u përdorën emra të njerëzve të shquar të krahinës ku ndodhej qyteti, të krerëve të esnafeve ose të klerikëve myslimanë.
Secila mëhalle kishte nga një esnaf (kolegj zejtar).
. Namazgjatë (vendi i faljes në persisht
Namazgja-ja është sheshi para xhamisë ku luten besimtarët mysliman.
Këto ishin investime të qeverisë qendrore osmane, fesë islame por edhe individëve privat.
Në Shqipëri investime të tilla i kemi në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Kavajës, Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës etj.
SAHATKULLAT
Kanë qenë pjesë të pandara të kompleksit të xhamive kryesore të qyteteve.
Si pjesë e kompleksit të xhamisë ato ndërtoheshin bashkë. Fondet për ndërtim ishin të njëjta me ato të xhamisë.
Prania e sahat kullave pranë xhamive është një fenomen i vendeve Ballkanike si Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia.
Në Shqipëri sahatkulla kemi në qytetet e periudhës mesjetare si: Kavaja, Tirana, Berati, Shkodra, Gjirokastra, Delvina, Vlora, Peqini etj.
HAMAMET
Hamamet kishin rëndësi të madhe për jetën e përditshme të myslimanëve, pasi pastërtinë trupore e kanë kërkesë të domosdoshme të fesë së tyre.
Pranë pazareve, por edhe në brendësi të lagjeve të qyteteve, u ndërtuan një sërë hamamesh, të cilat u shërbenin si tregtarëve që vinin me mallrat e tyre në ditët e pazarit, ashtu edhe banorëve të qytetit.
Të tilla janë hamamet në Elbasan, Krujë, Shkodër, Durrës etj.
Zanatet që ushtroheshin gjatë periudhës osmane në Shqipëri
Zanatet ishin të grupuara në atelie ose kolegje mbi baza profesioni. Qeramika. Argjendaria Qelqpunuesit Tekstilet Mëndafshi Qilimat Zdrukthtaria Bujtinat ose hanet Pazari Tregtia Blegtoria bujqësia














Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME