ASPEKTE TË EKONOMISË ARBËRORE GJATË MESJETËS SË MESME . (Shek.XII-XV)



http://eseshkolle.blogspot.com/
ASPEKTE TË EKONOMISË  ARBËRORE GJATË  MESJETËS SË MESME .
    (Shek.XII-XV)
             Në shek. XII-XV,qytetet arberore dhe  pronat  e fisnikëve arber morën pamjen e plotë të qendrave ekonomike. Ata filluan të merrnin përsipër veprimtari të tilla me interes të përgjithshëm, si ndërtime kishash e manastiresh, hapje e meremetime rrugësh, ndërtim veprash me karakter mbrojtës, veçanërisht në dobi të qyteteve e manastireve të mëdha. Oborret e aristokratëve të tillë të mëdhenj, si Balshët, Topiajt, Arianitët etj., filluan të konkurrojnënjeri tjetrin ne shume zeje te ekonomise se kohes.

    
 Ne fund te shek XI. prane bregdetit te qytetit te  Durresit  permenden dy koloni: njera i perkiste  Venedikut dhe tjetra nga amalfeve.Ne te dyja lagjet italike ,qe luanin nje rol te rendesishem ne ekonomine e qytetit,funksiononin edhe kishat e tyre: Shen Andrea e venediksave  dhe  Shen Meria e amalfeve .
            Durresi dhe qendrat  e tjera bregdetare (Vlora,Shufadaja, Spiranica ,etj) perballonin tregetine me qytetet e perkundrejta te  Adriatikut. Qe nga fundi i shek.XI e ne vazhdim tregtare venedikas sillnin ne ne Arberi dhe vecanerisht ne Durres mallra te ndryshem. Me pas nepermjet rruges Mbreterore(Via Egnatia) i transportotnin mallrat e tyre  ne Selanik e Konstandikopoje. Qe andej merrnin artikuj ekzotike per ti derguar ne Venedik e ne qytete te tjera te Europes.

          Ne vitet 1204-1213 Durresi ishte organizuar ne formen e  Dukatit te tipit venecian . Kur   Republiken  e Shen Markut e qeveriste  duka Pietro Xian. ,  ne krye te  Dukatit te Durresit ishte veneciani  Manfred(vitet 1210-1213
        Por nuk kaloi shume kohe dhe despoti i Artes, Mihali I Engjelli shkeputi   nga Venediku me  1213 Durresin .Me ardhjen ne fuqi me 1216 te  vellait te  tij,Teodorit.,  qyteti mbeti nen kontrollin e Despotatit te Artes deri ne vitin 1253.Pas tre vjetesh  ,ne kohen e   Teodorit II Laskari , kur   perandoria e Nikese u shtri ne trevat ballkanike krahas Selanikut, me 1256, u pushtua  edhe Durresi.
             Gjate viteve  1257 – 1258 flota e Manfredit Hohenshtaufen e Mbreterise se Sicilise e komanduar nga admirali i tij Filip Kinardi zbarkoi ne bregdetin shqiptar dhe pushtoi Durresin, Vloren, Spiranicen dhe Beratin.
                  Ne nje kohe kur qyteti Durresit kish arritur nje zhvillim te dukshem ekonomik dhe numri i popullsise llogaritej me rreth 25.000 banore,  termeti i vitit 1263  shkaktoi deme te
konsiderueshme.Nje pjese e popullsise se mbetur iu drejtua Beratit dhe Italise.

            Ne shkurt 1272 u shpall bashkimi i Regnum Albaniae me Mbreterine e Sicilise nen sovranitetit e Karolus I dei gratia Rex Siciliae et Albaniae. Po ne ate vit  anzhuinet e Napolit moren Durresin.Per te perforcuar mbojtjen e qytetit  me 1280 ata ndertuan  nje kulle te re ne krahun jugor te bregdetit qe iu bashkengjit mureve rrethuese  bizantine. Ne pjesen me te larte te keshtjelles ndodhej fortese (castrum praetorium) ku qendronte  garnizoni i qyetit.           
       Karl Topia edhe pse ishte princ i Arberit (1350-1385) dhe ishte shpallur boterisht ithtar i papes, ai u shqua edhe si mbrojtes dhe krijues (ktitor) i kishave dhe manastireve ortodokse ne principaten e tij.Me 1338 topiajt u bene sunduesit e qytetit bregdetar  ndersa me 1368 Karl Topia u quajt zot i Durresit.
       Per nje periudhe te shkurter Arberia njohu edhe sovranitetin e mbreterise serbe . Me 1296 Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321)  mundi te pushtonte perkohesisht Durresin.Edhe gjate periudhes 1332-1355 qe njihet si koha e sundimit te Stefan Dushanit ne trojet arberore,vetem ne fund te ketij sundimi, me 1355 Durresi u rimor nga Topiajt.
   Ne vitet e para te shek.XIV Bizanti u detyrua te  braktiste perfundimisht Durresin dhe Krujen. Pas vdekjes se Andronikut III Paleolog me1341 mori fund sundimi bizantin ne Arberi.
Shumica e vendbanimeve gjendeshin në zonat kodrinore, në shpatet e maleve a rrëzë tyre dhe përgjatë luginave të lumenjve. Ka zona në Shqipëri ku mjaft fshatra janë shtrirë me kohë në dy ose tri nivele banimi, gjithnjë brenda kufijve të fshatit të tyre ose të malit a të vendbanimit  që u përkiste.Me moshë nga mesjeta e hershme, në mos edhe më përpara, duhen konsideruar fshatrat që mbajnë emrin e një shenjti, si Shëngjergj, Shëmri, Shënjak, Shënkoll etj., ose thjesht një emër të krishterë, si Damian, Dedaj, , Kolgecaj, Lekas, , Lleshan, Markaj, Martanesh, Petran, Petrelë, Simon, Sotirë etj.
Përveç vendbanimeve të hapura, në mesjetë ka pasur edhe vendbanime të fortifikuara ose kështjella. Sipas arkeologëve të kësaj periudhe, në Shqipëri njihen rreth 70 kështjella që nga mesjeta e hershme deri në pushtimin osman.
Gjatë shekujve XIII-XIV morën gjithashtu një zhvillim të dukshëm ndërtimet mbrojtëse, zgjerohen dhe rindërtohen muret e qyteteve dhe në disa raste rrethohen me mure edhe lagjet e jashtme (varoshet). Në këtë veprimtari u dalluan despotët e Epirit dhe më vonë fisnikët shqiptarë, si Topiajt, Balshajt, Muzakajt etj. Kështu Topiajve me qendër në Krujë dhe Pertelë u atribuohet nga Barleci ndërtimi i kështjellës së Petrelës, ndërsa Balshajve kështjella e Shkodrës. Rreth mesit të shek. XIV Karl Topia rindërton kështjellën e Krujës, ndërsa në vitin 1389 Muzakët ndërtuan Kullën e Pirgut në derdhje të Semanit.
Monumentet kryesore të arkitekturës civile në Shqipëri janë kështjellat. Tipa më interesantë paraqesin kështjellat e Beratit, Shkodrës, Lezhës, Shurdhahut, Krujës, Rodonit, Petrelës, Kaninës etj. Për një pjesë të mirë ato janë ndërtuar mbi themelet e kohës antike të herët ose të vonët, por janë rindërtuar gjatë shekujve të mesjetës. Kështjellat kryesore të vendit në gjendjen e tyre të sotme në themel u përkasin shek. XII-XV.
Mjaft kështjella dhe qytete të fortifikuara të vendit tonë ruajnë edhe sot tiparet arkitektonike të shek. XIII-XIV, kur ato u ndërtuan apo patën periudhën e lulëzimit më të madh gjatë mesjetës.
Fortifikimet më të rëndësishme janë pa dyshim muret rrethuese të Durrësit që i takojnë periudhës së sundimit të perandorit Anastasi I dhe qe ,me pak riparime ,vazhduan te ishin ne kembe edhe gjate mesjetes se mesme . Ato janë ndërtuar krejtësisht me tulla dhe kanë një gjerësi prej 3,50 metrash. Çdo 60-65 metra janë ndërtuar kulla të fuqishme pesëkëndëshe, të cilat kanë patur një lartësi prej 18 m dhe ndaheshin në tri kate me dysheme druri.
Në shumë drejtime vlerat arkitektonike të Durrësit në fushën e artit të fortifikimit i kalojnë kufijtë krahinorë. Sipas përshkrimit të Ana Komnenës, para kësaj porte qëndronte një statujë prej bronzi, e cila me sa duket kishte mbetur aty nga koha romake dhe i kushtohej perandorit Adrian
Nje fortifikim tipik mesjetar është kështjella e Beratit, muret e sotme të së cilës janë rindërtuar në fillim të shek. XIII prej despotit Mihail Engjëll Komneni, monogrami i të cilit qëndron mbi portën e parë të hyrjes. Muret rrethuese që ndjekin konturin e terrenit kanë një gjatësi prej 1 400 m dhe përforcohen nga 24 kulla me forma planimetrike dhe përmasa të ndryshme. Në pjesën më të mbrojtur të platformës së kodrës ndodhet kështjella e përforcuar nga pesë kulla. Vetë kështjella përmban edhe një ndarje tjetër më të vogël, të përforcuar me dy kulla që shohin nga oborri i kështjellës. Kjo ndarje shërbente si vend i qëndresës së fundit, por më tepër për të veçuar selinë e fortifikuar të sundimtarit nga garnizoni.
Brenda mureve të kështjellës se Beratit ndodhej bërthama kryesore dhe më e vjetër e qytetit. Edhe sot në kështjellë ndodhet një lagje e tërë me emrin “Kala”, më e vjetra e qytetit të Beratit. Duke u zgjeruar, qytetet mesjetare dolën jashtë mureve të kështjellës, ku u formuan te këmbët e saj lagje të jashtme, “varoshet”, të fortifikuar me mure shumë të dobëta. Nganjëherë varoshi lidhej me mure me kështjellën, siç ndodhte në Lezhë, në Drisht e në vende të tjera.
Një nga fortifikimet që ka marrë trajtën themelore gjatë shek. XIII-XIV është kështjella e Shkodrës, e cila me gjithë ndërtimet dhe rindërtimet që ka njohur gjatë sundimit osman, ruan strukturën e saj të brendshme dhe të jashtme që ka pasur në ata shekuj. Sipërfaqja e brendshme e kështjellës, ndahet nëpërmjet muresh në tri oborre që komunikojnë me porta midis tyre. Oborri i tretë që zë një sipërfaqe më të vogël nga të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë e të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle.
Përveç kullave të zakonshme në kështjella ndërtoheshin dhe kryekulla (donzhone), që mund të ishin të shkëputura nga muret rrethuese dhe të zinin një vend qendror në kështjellë, mund të ishin të lidhura me muret apo krejt të veçuara. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle dhe ishte e aftë t’i qëndronte një rrethimi të gjatë. Ato i hasim kryesisht gjatë periudhës së Despotatit të Epirit, si në Durrës, Butrint etj.
Gjatë shek. XIII-XIV u ndërtuan edhe kështjella më të vogla. Të tilla ishin kështjellat në grykat e disa lumenjve që mbronin skelat tregtare, si kështjella e Pirgut në grykën e Semanit, e Bregut në atë të Shkumbinit, e Rodonit në grykën e Ishmit etj. Nga këto ruhet ende sot në gjendje të mirë kështjella e Bregut. Planimetria e saj është katërkëndëshe, me nga një kullë të rrumbullakët në të katër skajet. Muret e trasha kanë përsipër bedena dhe, sikurse kullat, janë pajisur me frëngji për t`u përdorur për mbrojtjen. Brenda mureve ndodheshin ndërtesa banimi, depo ushqimesh etj.
Një tjetër tip kështjellash qenë ato që u ndërtuan në formë kullash në viset malore nga feudalë shqiptarë. Zakonisht të ndërtuara në vende strategjike, nga ana arkitektonike ato ishin të thjeshta. Gjurmët e disa prej tyre duken edhe sot në Guribardhë (Mat), në Kalanë e Lekës (Va-Spas).
Shek. XV shënon një epokë të re në zhvillimin e fortifikimeve, e cila lidhet me periudhën e përdorimit të armës së artilerisë dhe të përsosjes së saj. Në territorin e Shqipërisë fillojnë të gjejnë zbatim parimet moderne të fortifikimit, siç janë kullat për artileri që u quajtën “Rondelo”, të ulëta dhe me mure të fuqishme, të barabarta me lartësinë e kullave, hendeqet e fortifikuara etj. Kjo ndodhte në një kohë kur në disa vende të Evropës Perëndimore vazhdonin të ndërtonin gjithnjë e më tepër në lartësi për të vendosur sa më lart artilerinë mbrojtëse. Frymëzimet, më tepër teorike se praktike vinin nga Gadishulli Apenin. Në këtë fushë konkurruan Skënderbeu, venecianët dhe turqit, prej të cilëve këta të fundit nuk patën zhvillime të shënueshme të teorive moderne të fortifikimit në territorin e Shqipërisë. Ndërmjet shumë fortifikimeve të realizuara në këtë periudhë, përmenden fortifikimi në Kepin e Rodonit, të cilin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e ndërtoi në vitin 1463 dhe kulla për artileri në kështjellën e Durrësit etj.
Kështjellat monumentale dhe kishat e hijshme që u ngritën me shpenzimet e fisnikëve shqiptarë dhe që kanë arritur deri në ditët tona, dëshmojnë për mundësitë materiale të fisnikëve shqiptarë gjatë shekujve të mesjetës për të pasur kushte jetese sa më optimale.
Banesa, oborri, magazinat dhe stallat e kafshëve (që ngriheshin larg banesës), madje edhe kopshti bashkë me gropën e gëlqeres, zakonisht ishin të qarkuara me një mur të përbashkët e të lartë guri. Kur burimet e ujit të pijshëm ishin larg vendbanimeve, në oborrin e banesës hapej një pus. Paretet e tij visheshin me gurë cilësorë dhe puset lartësoheshin nga niveli i tokës me një grykë guri, që mbulohej me kapakë druri. Në mjediset e banesës ose në oborrin e saj ishte edhe furra familjare për pjekjen e bukës, të mishrave etj. Në oborrin e banesës kultivoheshin trandafila dhe lule të tjera.. Banesat natën ato ndriçoheshin me qirinj dylli, të vendosur në shandanë argjendi, me dy, tri ose me më shumë llambadha. Shandanët ishin të zbukuruar me gdhendje artistike.
Banesat fshatare ndërtoheshin me gurë të lidhur ose jo me llaç dhe nuk kishin dritare por vetëm frëngji. Në shtëpitë përdhese dyshemeja përbëhej nga trualli i ngjeshur mirë; ato nuk kishin ende tavanë dhe mbuloheshin ose me tjegulla, ose me rrasa guri ose me fluga pishe, atje ku kishte lëndë të mjaftueshme drusore.
Shumica e fshatrave ishin të ndërtuara në terren të thyer, kështu që pjesa përdhese përdorej për kafshë dhe në katin e sipërm banonte familja. Muret ishin të pasuvatuara, dritaret të ngushta si frëngji nga jashtë, por të gjera nga brenda. Në mure nuk kishte dollapë me flegra, por kishte kamare si në antikitet (p.sh. në Kamenicë). Vatra e zjarrit nuk ishte krejt në mes, por disi më pranë njërit mur. Banesa e vjetër e Tiranës, në format e saj më fshatarake, duket se ruante mjaft tipare nga banesa mesjetare.
Në banesat e zakonshme tymtarët ishin të rrallë, por ata nuk mungonin në banesat e zotërve feudalë, madje atje edhe vatrat ishin të mëdha e me oxhakë shumë të gjerë.
Në të dyja anët e vatrës kishte, përveç shkambeve të thjeshtë, karrige ose frona druri, me forma mjaft të zhvilluara, me mbështetëse për shpinën e për parakrahët. Format e tyre shihen në disa skena afreskesh dhe si një fazë e thjeshtuar e tyre mund të konsiderohen disa nga format më origjinale të karrigeve prej druri të përdorura në rrethet Pukë, Mirditë etj. deri në shek. XIX. Në përdorim të fisnikëve të kohës përmenden edhe frona ose poltrona të dërguar nga Venediku. Dhe kështu Noli, jo rastësisht thotë për Vojsavë Kastriotin: “rrinte pranë zjarrit mbi një poltron venecian …” (në prozën e shkurtër “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”)..
Orendi të përhershme ishin arkat ose sëndyqet e vogla prej druri për sendet e imta e të mëdha dhe për rrobat e trupit. Ato punoheshin prej zdrukthtarëve dhe marangozëve vendës, por, për bujarinë e lartë, silleshin edhe nga jashtë, sidomos nga Venediku. Arkat e punuara më mirë ishin arkat e pajës. Në zonat me pyje shumë, kishte fshatarë vendës që i punonin vetë orenditë shtëpiake prej druri, duke përdorur teknika tradicionale, pa përdorur gozhda metalike. Ndër këto orendi mund të përmenden fronat e gjatë e të thjeshtë pa mbështetëse, tryezat masive me dhoga të trasha, govata e magje, shtretër etj.
Për t’u çlodhur, malësori mund të ulej thjesht mbi një postiqe pranë zjarrit, kurse banori i fushës, për një pushim të shkurtër ulej gjysmë i shtrirë mbi një rrogoz, shtruar në një qoshe të freskët brenda shtëpisë ose në hije në oborr. Sidoqoftë, përsa u përket pajisjeve të fjetjes, në dokumente, sidomos në testamente, përmenden shtretërit prej druri, e në disa raste ata shihen edhe në skena ikonash. Krerët e shtretërve mund të ishin të zbukuruar edhe me gdhendje të thjeshta. Pajisjet e tjera të fjetjes ishin dyshekët ose më mirë shtresat dhe jastëkët a përkresat, që bëheshin me pëlhurë liri ose leshi, në formën e një këllëfi që mbushej me lesh ose kashtë. Për fisnikërinë e lartë dyshekët, sidomos jastëkët, duket se ishin të mbushur me pupla (siç dëshmon Gjon Muzaka).
Qe nga shek.X dhe ne vazhdim perdoren si vegla pune :parmenda e drunjte me plorin e
hekurt, shati  etj., perdorimi i sistemit dyvjeçar, (ne ara në çdo dy vjet bwhet djegia e  pyjeve. Vendin kryesor e zinin dritherat, midis kryesoreve mund të permendin: grurin elbin, melin, thekrwn etj. Krahas drithërave, vend te konsiderueshem luanin vreshtaria dhe kopshtaria. Dokumente te shek. XIV bejne te ditur per ullishte rreth qyteteve bregdetare edhe në zonën Shkodër-Drisht, atje ku sot nuk gjenden me. Kopshtet e vreshtat sa vinin e zgjeroheshin.
 Në dokumentet e periudhës ndeshet termi “Rrah”. Me anë të shpyllezimit, të pastrimit të zabeleve ose të kullotave te degraduara, fitoheshin toka që viheshin nën kulture. Hapjen e tokave të reja e nxitnin edhe shteti dhe feudalet.
Zhvillimi i pergjithshëm bujqësor u shpreh edhe në specializimin e krahinave në disa kultura. Keshtu, krahina e Shkodres ishte e specializuar në drithe, mel, vreshtari e kopshtari. Aty kultivoheshin zarzavatet, si qepa, hudhra, spinaqi, batha, etj.: krahinat bregdetare te Shqipërisë së Mesme e Jugore në grure kopshtari, fusha e Kosovës dhe Rrafshi i Dukagjinit në grure, vreshtari e pemtari (molle, kumbulla, qershi, geshtenja, arra etj.)
Kalimi ne mesjete edhe në Shqipëri e zhvendosi qendren e gravitetit ekonomik në fshat, ku ishte përqendruar masa derrmuese e popullsise. Me perjashtim tw Durresit, qytete si Skampa, Apolona, Bylis Amantia, Onkezmi, pushuan se ekzistuari. Qeliza jetësore u be bashkesia fshatare, ku në plan te pare kishin dale territori dhe interesat e perbashkët. Ne ndonje rast bashkesia e kapërcente kuadrin e një vendbanimi fshatar, duke përfshirë disa tw tilla. Kështu, linden bashkimet krahinorë, si Cunavia, Stefaniaka, Pulti, Devolli, Himara,etj
Ushqimi e rregullat e të ngrënit njihen më mirë, sepse shumë artikuj ushqimorë shfaqen në mallrat tregtare të kohës. Për pjesën më të madhe të vendit, artikulli kryesor ishte buka prej gruri, sidomos në zonat ku toka punohej mirë, siç ishte rrethi i Tiranës, por edhe pllajat e kultivuara me grurë, thekër, mel etj. Drithi, si artikull i rëndësishëm eksporti, duket se i plotësonte mirë kërkesat e kultivuesve, por padyshim, kishte edhe zona në luginat e thella ku nuk mjaftonte gruri dhe kështu hahej edhe meli, megjithëse prej tij dilte një bukë shumë e qullët. Në disa dokumente, krahas artikujve të tjerë për eksport, përmendet edhe buka. Këtu është fjala për bukë të thekur (peksimadhe), artikull shumë i nevojshëm për detarët sa kohë ishin në lundrim, sepse i qëndronte më mirë lagështirës, dhe ky ishte një zakon i përhapur gjithandej në brigjet e Mesdheut.
Drithi bluhej në mullinj, që punonin tashmë me forcën e ujit, megjithatë mokrat prej guri vazhduan të bëjnë pjesë në orenditë shtëpiake, duke bluar në to edhe grurin për trahan etj. Të tjera orendi për të grimcuar ose shtypur sende ushqimore ishin shtypësat e ndryshëm prej druri ose prej guri. Gruri i bluar trashë e i zier është padyshim një nga gatimet e hershme, që i paraprin bukës.
Krahas bukës e gatimeve të tjera me bazë mielli (si qulli, përsheshi, pitet, petullat etj.) në shekujt e mesjetës vinte përdorimi i bulmetit dhe i yndyrnave. Në dokumentacionin e kohës, krahas djathit përmendet në eksportet edhe qumështi. Në gjelltarinë e kohës është i pranishëm shpesh vaji i ullirit e kokrrat e tij, artikuj ushqimorë tipikë mesjetarë por që njiheshin që në antikitet. Mullinj vaji kishte tashmë jo vetëm pranë banesave të zotërve feudalë, por edhe pranë manastireve që kishin ullishte.
Mishi konsumohej më shumë në dimër se në verë. Në qytet ai konsumohej veçanërisht në tryezat e fisnikëve e të kështjellarëve të kohës. Baza ishte mishi i pjekur, për të ftuarit më të nderuar edhe mish shpendësh e zogjsh gjahu. Përdorej shumë edhe vera. Në kushtet e kohës mishi ose konsumohej pas therjes ose ruhej i kripur shumë, prandaj para gatimit duhej lënë në ujë që t’i dilte kripa. Edhe peshku konsumohej mjaft sidomos në qytetet e bregdetit, i freskët ose i tharë. Në dokumente të kohës përmenden ngjalat, krapi e putargat e Shkodrës por dëshmon edhe ekzistenca e dajlaneve, përveç mënyrave të tjera të peshkimit. Pak a shumë këto ishin ushqimet që konsumoheshin edhe në tavernat e qyteteve kryesore, si Durrësi, Vlora, Shkodra. Llojet më të përdorura të perimeve ishin qepët, preshët, hudhrat, specat djegës, të freskëta dhe të regjura (turshi). Gjithashtu gjerësisht përdoreshin fruta të freskëta, të thata dhe shurupe, si kumbullat, mollët, dardhat, qershitë, fiqtë etj. Në gjellët e ndryshme të kësaj kohe përdorej shumë edhe uthulla, për të shtuar shijen, gjë që vazhdon edhe në shekujt e mëvonshëm.Mjalti ishte gjithashtu një artikull i përdorur gjerësisht.
Nëse në tryezat e fisnikëve të kohës mbizotëronin enët prej argjendi masiv, në forma disqesh e pjatancash të mëdha, si edhe potirët me fron dhe kupat po ashtu prej argjendi, në tryezat e shtresave të mesme qytetare përdoreshin gjerësisht tasat, pjatat dhe pjatancat prej qeramike, të glazuruara me kujdes e hijeshi si brenda, ashtu edhe jashtë, format e të cilave shihen në gjetjet arkeologjike të mesjetës së hershme.
Në mënyrën e jetesës zinin vend edhe ngrohja e ndriçimi. Lënda djegëse në këta shekuj duket se ishin shkarpat e drutë. Është rdorur edhe qymyri i drurit, i cili njihej që në lashtësi, por në një masë shumë më të kufizuar. Lënda djegëse sigurohej që gjatë verës dhe vendosej në stiva pranë banesës. Drutë digjeshin në vatër dhe për të lehtësuar djegien mbështeteshin te një almise e thjeshtë prej hekuri, që quhej “kali i druve”. Rreth këtij zjarri i kalonte familja fshatare orët e gjata të mbrëmjeve gjatë dimrit.
Në banesat qytetare, sidomos në kështjellat e zotërve feudalë, kishte vatra e oxhakë të mëdhenj (ndoshta të ngjashëm me ato që shihen në kuzhinat e manastireve më të vjetra të vendit). Në banesat e vogla fshatare mjetet e ndriçimit ishin, copat e pishës, të vendosura mbi një pishtar të thjeshtë hekuri, pranë vatrës.
Sipas një tradite që vjen nga antikiteti, zonat ku rritej ulliri përdornin për ndriçim kandilat me vaj. Ndriçimi me këto kandila me vaj është ruajtur deri në shek. XX në kishat ortodokse të vendit. Kandilat me vaj, në format e tyre kryesore, bëheshin krejtësisht prej argjendi dhe të mbuluara me gdhendje artistike, që u jepnin një shkëlqim të veçantë mjediseve që ndriçonin. Këta kandilë të kushtueshëm janë pjesë e artit dhe e kulturës bizantine të këtyre shekujve dhe janë përdorur gjithandej në viset e Bizantit.
Përdorim të gjerë kishin edhe qirinjtë prej dylli, me trashësi të ndryshme, që vendoseshin në shandanë argjendi, me dy, tri ose me më shumë lambadha, që vendoseshin mbi tryezat a në vende të tjera të ngritura, për të ndriçuar më mirë.
Të dhënat për veshjet në shek. XII-XV janë të pakta e mjaft fragmentare. Pjesë të veçanta të veshjeve popullore të mëparshme, si linjat e gjata e me mëngë të gjera, tirqit, hlamidat ose strukat e leshta por edhe xhupet e opingat, vazhdojnë të mbahen rregullisht. Në një dokument të vitit 1335, përmenden pjesët e veshjes së një detari, ndër të cilat edhe këmisha, fustani e fustanella (camisia, fustanum etc.). Gjatë shek. XIII e pastaj edhe në shekullin pasues, importohej rregullisht një lloj pëlhure e pambuktë, mjaft e qëndrueshme, e quajtur fustan, me të cilën filluan të bëhen edhe ato funde këmishe të gjera për burrat që u quajtën fustanella. Por familjet princore dhe aristokracia e lartë vazhduan të ndjekin në veshje modën bizantine prej kadifeje  e stofra, të zbukuruara rëndë me qëndisje me fije ari e me gurë të çmuar. Edhe stolitë e tyre, si kurora e diadema, vathë e tëmthore, gjerdanë me medalione të mëdha, breza etj. ishin prej ari, me perla e me gurë të çmuar. Në shek. XIV-XV përmenden më shpesh klamidat e dyfishuara, domethënë me dy faqe dhe mantelet e veshur përbrenda me gëzof. Është interesant fakti se në fillim të shek. XV të tilla klamida, në dokumentet veneciane, cilësohen me fjalët ad modum Albanesi.
Së fundi, mund të kujtojmë se nga shek. XV deri në shek. XVIII, në shtresa të ndryshme të shoqërisë është mbajtur një lloj kapele mjaft e lartë dhe me strehë rreth e qark, që cilësohet në Francë si kapelë shqiptare (“chapeau albanois” ose thjesht “albanois”).
Krahas rrobaqepësve e gëzoftarëve, si zeje më vete, përmenden në qytetet e Shqipërisë edhe këpucarët, çizmarët e papuçinjtë.
Deri nga fundi i shek. XV veshja e fisnikëve vazhdoi të zhvillohet jo vetëm nën ndikimin e qytetërimit bizantin, por edhe nën ndikimin perëndimor, që hynte te ne kryesisht nëpërmjet marrëdhënieve me qytetet më të zhvilluara italiane të kohës. Këtu nuk duhet harruar se shumë nga familjet bujare të kohës, si Balshajt, Topiajt, Dukagjinët, Kastriotët, etj. ishin të përzier midis tyre me lidhje të shumëfishta gjaku e krushqie. Madje disa prej tyre kishin të tilla lidhje edhe me dinastitë e mëdha të kohës si paleologët, anzhuinët, si edhe me aristokracinë kroate, serbe e boshnjake, pra e mbanin veten të barabartë me ta, madje edhe me fisnikët e Italisë së Jugut.
Këto familje fisnikësh kishin secila oborrin e vet, ku vinin rrotull një varg zotërinjsh e fisnikësh, kancelarësh, e vojvodësh të rangjeve të ndryshme, si edhe një mori kalorësish, e shërbëtorësh, si edhe të ftuar të shumtë.
Kjo fisnikëri nga kontaktet me fisnikët e Perëndimit, synonte të jetonte e të zbavitej si ata. “Për një kohë shumë të gjatë, - thotë M.Shuflai, - fisnikët dhe zotërinjtë e hinterlandit, kishin zakon të shkonin në Durrës shumë herë në vit, për punët e veta dhe për dëfrim .
Nën ndikimin perëndimor, sidomos të anzhuinëve, fisnikët e vendit tonë fillojnë të përdorin edhe stemat e vulat, duke zgjedhur secili shenja e simbole të veçanta. Stema e gdhendur në gur vendosej, zakonisht, në hyrjen kryesore të kështjellës. Duke filluar nga shek. XIII pranë klerikëve në veprimtarinë kulturore të zhvilluar në tokat shqiptare shfaqen edhe përfaqësues të aristokracisë vendase, më shpesh si ktitorë (themelues) ndërtimesh monumentale kishtare.
Zhvillimi ekonomiko-shoqëror e politik që karakterizon shek. XII-XIV krijoi kushte për përdorimin më të gjerë të shkrimit. Gjatë mesjetës u shtua në mënyrë të ndjeshme numri i veprave të shkruara që qarkullonin në duart e njerëzve të mësuar. Përmbajtja e shumicës së tyre ka karakter krejt kishëtar. Ato janë tekste ungjillore, vepra liturgjike, aty-këtu ndonjë traktat teologjik. Një pjesë e tyre ka mundur të ruhet në Berat.
 Riparimet apo rindërtimet janë realizuar me një teknikë të varfër, që tregon për vështirësitë ekonomike të kohës. Bazilika e madhe e Butrintit e ndërtuar në shek. VI rindërtohet në shek. IX. Gjithashtu, në shek. XI vazhdon të përdoret bazilika e Ballshit, ku mbreti Boris i bullgarëve, në vitin 865, kthehet në fenë e krishterë.
Gjatë shek. X vërehet në përgjithësi një rritje e nivelit të ndërtimeve. Kriza që u shkaktua nga inkursionet arabe në detin e Jonit dhe shfaqja e frankëve në kufijtë perëndimorë rriti rolin e Temës së Durrësit në fortifikimin e qyteteve bregdetare të Shqipërisë. Mure mbrojtëse të kësaj periudhe, të pajisura me kulla trekëndëshe dhe kontraforta, hetohen në Kaninë dhe Butrint. Në shek. X u fortifikuan gjithashtu një radhë qytetesh rreth Shkodrës, si Sarda (Shurdhahu), Drishti (Drivast) dhe Deja. Në fushën e ndërtimeve të kultit vazhdimi i traditës bazilikale konstatohet në bazilikën nën xhaminë e Fatihut në Durrës. Arkitektura e kultit arrin kulmin me kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit të Gjirokastrës e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Kjo kishë e ndikuar nga arkitektura kryeqytetase shquhet për ngritjen e saj vertikale (lartësia 17 m), për tamburin masiv mbi të cilin mbështetet kupola, si dhe për dekoracionin e pasur me tulla.
Përveç këtyre monumenteve për vlerat e tyre të veçanta arkitektonike shquhen edhe objekte të tjera të stilit bizantin, që u përkasin shekujve XIII-XIV, si: manastiri i Apolonisë, kishat bizantine të Beratit (Shën Mëria Vllaherna, Shën Triadha, Shën Mëhilli i ndërtuar në shkëmb), manastiri i Mesopotamit (Sarandë)etj. Vlera të veçanta artistike paraqet kisha e manastirit të Pojanit, e ndërtuar në shek. XIII nga perandori bizantin Androniku II. Shtyllat në oborrin e saj përbëjnë elementë të huaj që nuk gjenden në asnjë ndërtesë tjetër të këtij stili dhe që janë dëshmi e stilit romanik të përhapur në viset Veriore të Shqipërisë dhe në ato Perëndimore të bregdetit ballkanik.
Në Shqipërinë Qendrore, por më tepër në atë të Epërme lulëzoi në mesjetë edhe arkitektura romaniko-gotike, kjo sepse krahinat veriore mbetën të lidhura më shumë me kishën perëndimore, ndërsa në Durrës dhe krahinat rreth tij vepronin të dyja kishat, por kishte përparësi kisha lindore. Në kushte të tilla përveç tipave arkitektonikë të pastër kemi dhe ndikime të ndërsjellta të arkitekturës bizantine dhe asaj perëndimore. Ndikimet e arkitekturës perëndimore vërehen dhe në ato krahina ku për periudha të shkurtra erdhën sundimtarë perëndimorë.
Ne Durres dhe ne  qendrat e e tjera te  bregdetit te Arberise, u vune re ndikime te kultures romaniko-gotike. Ky proces pati intensitet te dukshem pas vendosjes se normaneve ne Durres me 1081.  Gjate kesaj faze (1081-1204) kemi te bejme me ndikime te pjeshme te arkitektures e artit perendimor. Disa  elemente arkitektonike dekorative  te stilit romaniko-gotik te gjetura Durres jane objekte  qe deshmojne per kete ndikim.
Shembujt më të shquar nga arkitektura romaniko-gotike datohen në shek. XII-XIII. Kishat e këtij tipi në Shqipërinë e Epërme dhe Qendrore karakterizohen nga planimetritë kryesisht njënefëshe me theksim të boshtit gjatësor perëndim-lindje me absida rrethore ose drejtkëndëshe, nga përdorimi i frantonive në anët më të ngushta, nga çatitë mbi kapriata druri me rrathë mbi qemere cilindrike, si dhe nga prania e këmbanave.

Elemente arkitektonike karakteristike romaniko-gotike ishin të përhapura prej bregdetit të Shqipërisë së Epërme deri në Kosovë, ku kjo arkitekturë pati një lulëzim të veçantë në ndërtimet e kultit në shek. XIV, siç është kisha e manastirit të Deçanit pranë Pejës.
Banesat mesjetare i njohim më tepër nga të dhënat burimore. Ato ndërtoheshin me gurë, dru apo të ndërthurura. Çatitë mbuloheshim me furde ose me kashtë. Tjegullat përdoreshin në godinat e kultit dhe në ato të shtresave të pasura. Banesat e Shurdhahut (Sarda) të datuara në shek. XI, janë përgjithësisht dykthinëshe, si dhe të tilla me një ambient qendror midis tyre. Shtrimi i dyshemeve me pllaka guri tregon se ato duhet të kenë qenë njëkatëshe.
Periudha Veneciane (1392-1501)per nje pjese te territorit te Arberise )eshte koha e depertimit te teknologjise perendimore.    Pasi moren Korfuzin me 1389,dhe me pas kalane e Butrintit, venecianet vune ne zoterim edhe  kullen prane skeles se Durresit.
      Me anen e nje akti zyrtar ne prill 1392  princi arberor  Gjergj Topia i dorezoi qytetin e Durresit  Republikes se Shen Markut.Nje vit me pas venecianet u futen edhe ne Lezhe. Pas venien  ne kontroll te Ulqinit dhe Tivarit, Venediku arriti te zoteronte pothuajse te gjithe  bregdetin arberor te Adriatikut.
             Administraten e Venedikut  ne Durres e qeveriste bajl kapiteni.Venecianet e Durresit sipas kronistit Italian Malaterra ishin me prejadhje nga fisnikeria (De nobili genere). Familje te shquara,si Kontarenet,Maurot,,Barbadigot etj., kishin blere toka e bageti  jo vetem ne Durrres,por edhe ne Vlore e Butrint duke ngritur ne afersi te ketyre qyteteve  edhe fermat e tyre (casale).
                      Per nevoja te forcimit te sistemit te fortifikimit Venediku ndermori punime te kalane ekzistuese duke ndertuar edhe kulla te reja.Nje e tille e ngritur qe nga themelet eshte kulla A.Nga pikpamja arkitektonike ajo i perket tipeve “Rondele”te kohes se  shek.XV.   
   Ne vitet e para te shek.XV  venedikasit parashikuan hapjen e nje kanali ne lindje te qytetit por ,per per arsye te mungeses se fondeve ,ky projekt nuk u realizua
            Per gjallerimin e tregut,krahas monedhave te njohura te te Republikes,Venediku preu dhe vuri ne qarkullim prerjen e re me legjenden : DALMAT  ET  ALBAN.
            Ne Durres, Vlore e qytete te tjera deshmohet mbijetesa e bashkesise qytetare (universitas communitas) .             Statutet e Durresit te nxjerra jasht perdorimit  gjate kohes se sundimit te Topiajve ne kete qytet (1368-1392), u gjeten gjashte vjet me vone (me 1398) pas vendosjes se administrates se Venedikut.35 nene te ketyre statuteve  ruheshin ne kuvendin franceskan te qytetit.
         Ne mesjetë armetaret shqiptare ishin tê organizuar ne korporata zejtare,  né Durres (shek.XIII), ne Prizren, në Shkodër, në Drisht ,Kruje (shak.XIV-XV). Ishin te njohur shpatepunuesi Brato Shpatari ne Ulqin, me 1359, Dhimiter Shpatari ne Vlorë me 1365 dhe Niko Shpatari ne Tivar me 1399. Farketar Stolan Shkodrani dhe Martin Balistari me 1388-1399 permenden per prodhimin e 20.000 shtizave
Ne dokumentet venedikase (1466) permendet armetari vendas nga qyteti i Drishtit Mark Bogiti , i cili dinte të ndreqie topat dhe te prodhonte barutin me tym (te zi).
Ne Durres permenden zanatcinj te ndryshem : botari (prodhuesit e vozave), lekuretaret, kepucaret, bukepjekesit, kasapet (macellarius).etj.. Qyteti kishte masat e peshave dhe vulen qe vendosej  mbi thaset e kripes, prodhimi i se ciles ishte monopol Bashkise. Midis mallrave   kryesore qe  eksportoheshin per ne tregjet e Adriatikut ,e vecanerisht per ne Venedik,Ankona,Raguze etj, pervec kripes dhe peshkut, kishte edhe prodhime te tjera si:dritherat,bulmetra verera,dyll,mendafsh,lekura,lende druri,bageti te gjalla, kuajt (albanos hyppos) etj.     Tregtaret durrsake permenden me anijet e tyre ne Venedik.  Nder artikujt e importit qe vinin nga Venediku, Raguza e qytete te tjera italike ishin cohrat e shtrenjta, armet, stolite prej ari, xhamat, orendi shtepiake  etj.Ne tregun e Durresit  sic ka rezultuar edhe nga germimet arkeologjike,ishin mjaft te preferuar enet me glazure te prodhimeve veneciane
  


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME