Showing posts with label Manaxhimi i Burimeve Njerëzore. Show all posts
Showing posts with label Manaxhimi i Burimeve Njerëzore. Show all posts

Menaxhimi i Burimeve njerëzore


Menaxhimi i burimeve njerzore është funksioni bazë organizativ.
•       Jep një kontribut të rëndësishëm për arritjen e objektivave.
•       Në vitet ‘30 dolën ligje që nuk lejonin diskriminimin e punonjësve.

•       Në vitet ’70 u krijuan departamentet e para.

•       MBNj është procesi që merret me relacionet njerëzore dhe sigurimin e mirëqenies së tyre më qëllim që ata të japin kontributin maksimal në punë.

•       Menaxhimi i personelit dhe menaxhimi i burimeve njerëzore.

Aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore
•       është përgjegjëse për planifikimin e burimeve njerëzore, rekrutim, seleksionim, trajnim, vlerësim të stafit.

•       Menaxhimi i punonjësve të ndryshëm nga menaxherët e burimeve njerëzore.

Fazat e planifikimit të burimeve njerëzore
•       Faza e parë - vlerësimi aktual i burimeve njerzore.
•       Faza e dytë - parashikimi i nevojave planifikuese për periudhën 1-2 vjeçare.
•       Faza e tretë - projektimeve të programeve për trajnim dhe rekrutim të punonjësve.

Analiza, përshkrimi dhe specifikimi i punëve
•       Planifikimi i burimeve njerëzore nëpërmjet planifikimit të tyre.
•             Analiza e punës – studim i detajuar i çdo pune për të identifikuar karakteristikat e tyre dhe kërkesat që plotësojnë personat që do të kryejnë këto punë.

Analiza kryhet:
-                      Kur fillon aktivitetin,
-                      Kur krijon një punë të re,
-                      Kur ka ndryshime në pune.
2. përshkrimi i punës – specifikimi i objektivave të punës.
3. Specifikimi i punës – pasqyrim me shkrim i kualifikimeve, aftësive, arsimit, eksperiencës.

Rekrutimi dhe seleksionimi
•       Rekrutimi – identifikim dhe tërheqje kandidatësh.
•       Burimet janë: burime të brendshme dhe të jashtme.
•       Seleksionimi – përzgjedhja e kandidatëve.
•       Fazat janë shoshitja dhe testimi i kandidatëve.

Intervistimi
•       Kryhet nga persona të trajnuar.
•       Intervistat janë:
ü Të strukturuara
ü Pjesërisht të strukturuara
ü Të pastrukturuara

•         Kontrolli i backgroundin – informacion të detajuar për njohuritë, arsimin, etj., të kandidatëve.

Vendimi për marrjen në punë
•       Mbështetje tek intervistimi.

•       Mbështetje tek arsimimi.

•       Mbështetje tek kualifikimet.

•       Mbështeje tek aftësitë, etj.

Shpërblimi i punonjësve
•       Paga e punonjësve dhe përfitimet e tjera.
•       Ndërtimi i një sistemi të drejtë shpërblimi është detyra më e vështirë e menaxherit të BNj.
•       Arsyet konsistojnë në:
ü Koston e punës që zë një peshë të madhe në koston e produktit.
ü Tërheqjen e punonjësve më të kualifikuar.
•       Punonjësit janë të ndjeshem edhe nga madhësia e pagave të tjera në biznes.

Metodat e shpërblimit
•       Paga me copë - pagesë në bazë të njësisë së produktit.

•       Paga me kohë pune – paga e bazuar në kohë pune.

•       Paga me stimuj – kur punonjësi arrin një shkallë të lartë përformance.

Përfitimet e punonjësve
•       Përveç pagës punonjësit marrin përfitime.
•       Përfitimet lidhen me:
•       Aksidentët në pune,
•       Paaftësi të parakoshme apo përhershme, etj.
•       Në SHBA dhe Europën perëndimore ofron plan fleksibël.

Të drejtat e punonjësve
•       Mbrojtja nga pushime të padrejta nga puna – shkarkimi pas disa masash disiplinore.

•       Trajtim të individëve me paaftësi të pjesshme – mos diskriminim dhe krijim kushtesh të përshtatshme.

•       E drejta privatësisë - disa aspekte të jetës së punonjësve duhen të jenë të fshehta ndaj punonjësve të tjerë.

Linku i seminarit:
http://www.youtube.com/watch?v=Kpb_9Mj_DBs

MENAXHIM I BURIMEVE NJERZORE - Komunikimi në Organizatë.



FAKULTETI I BIZNESIT
TEMA:Komunikimi në Organizatë.
LËNDA:MENAXHIM I BURIMEVE NJERZORE
DEGA: BANK-FINANCË
  Përermbledhja
·         Çfar është komunikimi
·         Qëllimet e komunikimit
·         Llojët e komunikimit
·         Komunikiminëbiznes
·         Mënyrat e shëkmbimit të informacionit
·         Si është komunikimi në një organizat

ÇFARË ËSHTË  KOMUNIKIMI:

Komunikimi është procesi i të kuptuarit dhe i ndarjes se mendimeve,p të ndikuar qëndrimet dhe sjelljet në një publik të gjërë.Me komunikim kuptojmë tërësinë e informacioni ,mesazheve ,sinjaleve të çdo natyre qe emeton nje subjekt në drejtim të politikave te veta.Komunikim do të thotë të vësh në dispozicion të të tjerve një informacion, një ide ose një qëndrim.Komunikimi ështe një process elementar por dhe më i komplikuar i mardhenjeve njerzore.Komunikimi kërkon që të gjitha palët të gjejnë një gjuhë të perbashkët:

Qëllimet e komunikimit:
·         Për të dhënë informacion.
·         Për të marrë informacion.
·         Per të bere bashkebisedim që të ndihemi mirë .
·         Për të percaktuar se kush dhe përse kish gabuar.
·         Per të zgjidhur një problem.
·         Per mbartjen e përvojave.

Llojet e komunikimit :

o   Komunikimi verbal   kodimi I mesazheve bëhte me fjale dhe është I formës gojore dhe të shkruar.komunikimi gojor realizohet nëpërmjet të të folurit dhe të të dëgjuarit .Ai përfaqëson formën më të rëndesishme ,pasi çdo drejtues me anë të komunikimit gojor bën prezantimin e vlersimit të punës së punës,së punonjësve,evidenton kërkesat dhe ankesat e tyre.  Komunikimi i shkruar ne krahasim me atë gojor ështe më I vështirë ,kërkon një  mesazh të sakt.
                                  
o   Komunikimi joverbal realizohet jo nëpërmjet të folurit dhe të shkruarit . Shpesh është I formës spontane megjithatë është I rëndësishëm sepse në komunikim është e rendësishme të kuptohet ajo që duhet thënë.E veçanta e komunikimit joverbal qëndron në faktin se nëpërmjet tij përcillen mesazhe që nuk mund të dërgohen nëpërmjet komunikimit verbal.
Komunikimi joverbal quhet ndryshe edhe komunikimi preilinguistik.Në komunikimin joverbal ,për rëndësin  atë e kanë klasifikuar në katër grupe si: veprime të lindura,veprime të zbuluara ,veprime të absorbuara ,veprime te mesuara ,veprime te përziare.Komunikimi joverbal mund te realizohet nëpërmjet disa mënyrave :syve,lëvizjeve të trupit,paraqitja fizike,cilësitë e zërit,koha,takimi I duarve ,hapsira dhe territori.

                                   Komunikimi në biznes:
Arritja e suksesit ne biznes, ne ditet tona, varet ne menyre te ndjeshme nga aftësitë komunikuese me njerezit, brënda dhe jashtë organizatës. Pavaresisht,nëse bëhet fjalë për një vend pune apo për të gjetur klientë të rinj, suksesi ose dështimi ka lidhje direkte me aftesite për të komunikuar.Në fakt, komunikimi konsiderohet efektiv vetëm kur të tjerët e kuptojnë mesazhin tuaj në mënyrë korrekte dhe ju pergjigjeni në mënyren e duhur. Komunikimi efektiv ju ndihmon te menaxhoni me sukses punen tuaj të përditshme, të permiresoni marrëdhëniet e biznesit,të rrisni imazhin tuaj professional etj.Komunikimi efektiv ndodhet në qënder të pothuajse cdo aspekti të veprimtarisë së biznesit, sepse ai lidh kompanine me të gjithë ato të cilët bashkëvepron biznesi:punonjësit,klientet,furnitorët,komunitetin përrethe etj.                                                         Nëse duhet përmirësuar eficenca, cilesia apo inovacioni, per këtë nevojiten aftësi  të larta komunikuese.
                Disa nga karakteristikat më të rëndësishme të komunikimit efektiv janë:
·         Jep informacion praktik, pavarësisht nëse ka të bëje me kuptimin e politikave të kompanisë apo me nxitjen për kryerjen e një veprimi te caktuar.                                                    
·         Krijon përshtypje, duke përdorur shprehje konkrete,detaje specifike dhe informacion te qartë,bindës,të saktë dhe etik.
·         Qartëso dhe përqendro informacionin, duke theksuar informacionet më të rënësishëm                                                                                                             
·         Mesazhet që e seleksionojnë dhe përmbledhin informacionin janë mjaft efektivë.
·         Identifiko saktë përgjegjësitë, duke i shkruar mesazhet në mënyrë të tillë që të kërkojnë përgjigje nga një audiencë specifike.          
·         Shprehin qartë se cfarë pret prej dëgjuesve dhe cfarë mund te bësh per ta.
·         Bind te tjerët dhe jep rekomandime, duke iu shpjeguar dëgjuesve se cfare përfitimesh do të kenë nga përgjigja ndaj mesazhit tuaj në mënyrën e dëshiruar.

Mënyra e shkëmbimit të informacionit :

o   Shkëmbimi i informacionit me individë brenda organizatës quhet
 komunikim i brendshëm.
o   Shkëmbimi i informacionit dhe ideve me të tjerë jashtë organizatës përkufizohet si komunikim i jashtëm.
Çdo organizatë karakterizohet nga njrë rrjet komunikimi formal në të cilin idetë dhe informacioni qarkullojnë sipas linjave hierarkike të skemes organizative.\
Format kryesore të komunikimit  brenda organizates janë në tre drejtime:

       
                             I.            Nga lart-poshtë, nga drejtuesit ekzekutive tek punonjësit operative në                                  formën e urdhrave,vendimeve,porosive etj.
                          II.            Nga poshtë –lart ,nga punonjësit operativ tek drejtuesit ekzekutiv në formën e raportimit mbi realizimet ose mos realizimin e objektivave,qëllimeve dhe problemeve të ndryshme që hasin.
                          III.            Horizontalisht, ndermjet punonjësve apo departamenteve të të njëjtit nivel me qëllim koordinimin e veprimeve për zgjidhjen e problemeve komplekse dhe të vështira.Në cdo organizate mund te identifikojme gjithashtu edhe rrjetin informal te komunikimit ,i cili ndërtohet mbi bazen e kontakteve shoqerore dhe interesave te përbashkët profesionale dhe kulturore.
                         IV.            Komunikimi vertikai ose diagonal,kemi kombinimin e tre llojeve  të komunikimit  të mësipërm.
          
                             Si është komunikimi në një organizat:
Nga studimi që kemi bërë në disa kompani kemi vënë re se komunikimi nuk është i mirë, për disa arsye:
v  Konflikti i interesave  që kanë të dy palët ,pronari kërkon maksimizimim e fitimit dhe të ketë sa më pak kosto,ndërsa nga ana e tjetër punonjësit kërkojnë një pagë  relativisht të mirë  dhe kushte të mirë pune.
v  Konfliktet Brenda departamenteve.
v  Konflikte per munges financimi.
v  Mungesa e motivimit të punonjësve.
v  Mungesa e trajnimeve të punonjësve.
v  Vendosja e personave jo ne bazë të aftësis por në bazë të mendimeve subjective të eprorit.

        Si duhe te jetë komunikimi brenda organizatës:

Ø  Duhet te ketë një komunikim të mirë epror vartës .
Ø  Objektivat duhet të jenë sa më reale dhe efektive
Ø   Financimi i departamenteve në baze të nevojave që ato kanë.
Ø  Gjetja e personave të kualifikuarn dhe të specializuar për vendin e punes.
Ø  Përmirësimi i komunikimit përmes takimeve,bisedave ball përball që duhet të bëhen midis eprorve dhe punonjësve.
Ø  Eprorët duhet të kupojnë gjendjen psikologjike dhe emocionale  të punonjësve.
Ø  Motivimi i punonjësve në mënyra të ndryshme si psh:duke u rritur pagen ,duke u plotësuar kushtet e punës,duke i ngritur në detyrë.



REFERENCA:
Ø  Google
Ø  Baza Marketingu
Ø  Menaxhim i Burimeve Njerezore





Format e dhunës ndaj fëmijëve në shtëpi dhe në shkolla




TEMA: Format e dhunës ndaj fëmijëve në shtëpi dhe në shkolla


Hyrje

Përcjellja e dijes është vetem një segment nga puna e arsimtarëve. Ata japin kontribut kyç për zhvillimin emotiv dhe konjIktiv të fëmijëve dhe luajnë rolin kryesor në zhvillimin shoqëror dhe ndryshimeve.
Dhe krahas kësaj ,për fat të keq ,disa fëmijë janë viktima të dhunës
në shtëpitë e tyre,dhe ne shkolle.
Ketu do japim disa forma te ndryshme të dhunës çfare  ndodhin në shkollë dhe cfare  propozojme  për ta ndaluar ate .



Llojet e dhunës nëpër shkolla dhe pasojat e tyre
Egzistojnë shumë faktorë për dhunën nëpër shkolla .Këtu përfshihen të kuptuarit e ndryshëm për dhunën, faktori shoqëror-ekonomik, jeta e nxënësit në shtëpinë familjare dhe rrethin e jashtëm shkollor. Për shembull, mund të egzistojnë dallime të mëdha ndërmjet kulturave dhe shoqërive Pa dallim nga kultura apo konteksti socio-ekonomik i shkollës, dhuna ndodh si në forma fizike, poashtu edhe ne forma psiqike.
Raporti botëror i dhunës ndaj fëmijëve identifikon format themelore të dhunes në
mënyrat si vijon:Dënim fizik dhe psikologjik,dhunë seksuale dhe gjinore,dhunë e jashtme,situatat konfliktuoze, armët dhe rrahjet
Në mjedisin e arsimit në dënimin e tillë përfshihet rrahja (,goditje;shuplakë;goditje nga mbrapa,) te xënësi me shuplakë ose me mjet.Poashtu ,ajo mund të jetë edhe shqelmim,dridhje ose shtyerje e nxënësit,grithje,pickim,kafshim,tërheqje për flokë,goditje nga veshët,e detyron nxënësin të rin në pozitë të pakëndëshme etj.
Përdorimi i dhunës fizike duket se është një fenomen shumë i përhapur. I vetmi ndryshim midis dhunës fizike në shtëpi dhe asaj në shkollë është se kjo e dyta është më e përmbajtur, pra është më pak e përhapur sesa në shtëpi. Fakti se në shkollë shfaqet një nivel relativisht i lartë dhune nuk duhet marrë sikur autorë të saj janë medoemos mësuesit, mësueset, drejtuesit. Në këtë nivel dhune përfshihet edhe dhuna e fëmijëve mbi njëri tjetrin. Per te ndaluar kete dhune ne shkolle duhen marre disa masa si:
  1. Bisedoni me drejtorin e shkollës, shërbimin përgjegjës, kolegët,
Arsimtarët nuk munden ta ndalojnë dhunën në shkollë. E gjith bashkësia shkollore duhet të bashkohet që të arrijë marrveshje të qartë ne menyre qe dhuna te hiqet te mos ekzistoje dhe kjo mund te arrihet  për shembull nepermjet sigurimmit te mjedist ku do te mesojme.
zvogelimi mundësive për dhunë dhe dhënien e mjeteve nxënësve për ndalimin e dhunës janë poashtu kyçe për një shkollë të sigurt.
2. Bëni nxënësit partnerin tuaj në
parandalimin e dhunës. Mësoni nxënësit për të drejtat e njerëzve si dhe për të drejtat e moshatarve të tyre, arsimtarëve, antarëve të familjes dhe antarët
e bashkësise. Mund ti mësoni për të drejtat e njerëzve dhe të drejtat e fëmijëve nëpërmjet përrallave, debateve luajtjen e roleve, lojra dhe ngjarje aktuale dhe në të gjitha ato nxënësit janë të angazhuar të bëjne analiza dhe ta përcjellin dijeninë e tyre për të drejtat e njerëzve në realitet dhe në shkollën e tyre dhe bashkësi.
Detyroni nxënësit ti caktojnë rregullat dhe përgjegjsitë ne klasë.
3. Përdorni metoda dhe masa konstruktive dhe disciplinore
Rregullat në klasë duhet të jenë pozitive, instruktive dhe të shkurtra.Kur do të përgatiten rregullat, lista duhet të përmbajë më së shumtipesë ose gjashtë rregulla. Lista duhet të jetë e thjeshtë dhe konçize. Rregullat duhet të jenë të parashtruara pozitivisht, e jo negativisht, qartë ti drejtojn nxënësit si të sjellen. Keni kujdes të mos jenë në kundërshtim me politikën e përgjithshme shkollore.
4 Ndërtoni qëndrueshmëri te nxënësit dhe ndihmojni që në mënyrë konstruktive
tju përgjigjen sfidave në jetë.
Ndërtoni qëndrueshmëri te nxënësit dhe aftësi që me sukses të merren me sfidat e përditshme, stresin dhe fatkeqësitë me atë që do tju ndihmoni të ndërtojnë marrdhënie positive me të tjerët. Qëndrueshmëria më e lartë e zvoglon mundësinë që nxënësi të reagojë me dhunë ose të jetë victimë e sajë. Arsimtarët të cilët
demonstrojnë sjelle sociale dhe konstruktive, ju japin drejtim dhe ju ofrojnë mbrojtje, e zmadhojnë qëndrueshmërinë e nxënësve me atë që tregojnë mënyra pozitive dhe alternative me të cilat mundë tju përgjigjet sfidave në jetë. Arsimtarët e tillë paraqesin model pozitiv me përkujdesje të plotë.
5 Bëhuni shembull pozitiv me atë që zëshëm do ti kundërviheni dhunës
seksuale dhe gjinore.
Mbani llogari për paragjykimet gjinore. Ato nxisin diskriminim gjinor. Ndonjëher qëndrimi i arsimtarëve ndaj djemve është më i ndryshëm se sa ndaj vajzave. Për shembull, disa prej tyre mendojnë se meshkujt jan më të mire në matematikë ose jan intelegjent nga natyra, deri sa vajzat i llogarisin si të qeta dhe dashamirëse.
Ndërpritni stereotipet dhe të priturat e ndryshme nga vajzat/grate dhe djemt/burrat. Ngriheni vetëdijen për paragjykimet gjinore në mësonjtore dhe nxitni kolegët tuaj të veprojnë në të njejtën mënyrë. Djemt jan si zbatuesit ashtu edhe viktima të dhunës seksuale në shkollë, ashtu që arsimtarët nuk duhet të fokusohen vetëm tek femrat viktima.
6.shkolladuhe te kete nje program per arsimtarëve, nxënësve dhe bashkësisë për tu kuptuar, identifikuar dhe zgjedhjen e rasteve të dhunës seksuale gjinore. Stërvitja duhet të rrisë vetdijsimin për paragjykimet gjinore të cilat paraqesin bazë
për dhunën gjinore dhe të krijojë lidhjen ndërmjet dhunës ndaj vajzave në shkollë dhe numrin e zvogluar të vajzave që ndjekin mësimin dhe ato që ndërpresin shkollimin.Ndihmojeni shkollën tuaj dhe bashkësisë që të shohin mundësin
të mbrohen vajzat dhe grate në mjedisin shkollorë.






Perfundime

1.teëhen fushata në shkallë të gjerë dhe sistematike për ngritjen e ndërgjegjësimit të ppullatës në përgjithësi dhe të forcave arsimore në veçanti mbi qëndrimin e ligjit ndajpërdorimit të dhunës, mbi qëndrimin e mjekësisë,  mbi pasojat e dhunës, mbi efektet shkatërruese të dhunës psikologjike, mbi të drejtate fëmijëve për paprekshmëri fizike dhe psikike, etj.
2të bëhen trajnime dhe programe të tjera (vizitat në shtëpi) me prindërit për pajisjen e tyreme shprehitë e prindërimit dhe mënyrat alternative të disiplinimit të fëmijëve
3të bëhen trajnime të punonjësve të edukimit, shëndetësisë dhe të përkujdesjes shoqërorepër diagnostikimin e hershëm dhe raportimin e rasteve të dhunës kundër fëmijëve
4të botohen trajtesa lidhur me disiplinimin e fëmijëve, të cilat sfidojnë përdorimin e dhunës dhe teknika jo të dhunshme për arritjen e objektivave të mirërritjes së fëmijës.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME