Hidrokarburet e metaleve alkalino dhe alkalino – tokesore



PROJEKT KIMIE
http://eseshkolle.blogspot.com/ 
TEMA : Hidrokarburet e metaleve alkalino dhe   alkalino – tokesore . 

Metalet alkaline
Metalet alkaline perbejne grupin e pare ku bejne pjese elementet e meposhtem:
Hidrogjeni
Litiumi
Natriumi
Kaliumi
Rubidiumi
Ceziumi
Franciumi

Hidrogjeni bën pjesë në grupin e parë por nuk ësht një metal alkalin. Quhen alkale të gjithë ato substanca që janë të afta të neutralizojne acidet. Kështu që me "alkalin" edhe në ditet e sotme kuptohet ose një metal i grupit të parë ose një bazë. Metalet alkaline shfaqin në përbërjet e tyre gjithmonë numër oksidimi +1. Janë reduktues shumë të fortë, reagojnë vrullshëm me ujin duke reduktuar hidrogjenin. Elementet e këtij grupi manifestojnë vlerat më të ulta te elektronegativitetit : në fakt vetëm humbja e një elektroni i bën të marrin një konfigurim elektronik mjaft të qëndrueshëm, domëthënë identik me atë të gazit të dobët që i paraprin në tabelën periodike.

Hidrogjeni
Hidrogjeni është një gas, ky eshte elementi i pare i tabeles periodike te elementeve. Hidrogjeni ka vetem një elektron ne shtresen e pare elekronike, kjo shtrese për të qenë e plotë duhet të ketë dy elektone. Masa atomike e hidrogjenit eshte 1.008g/mol. Në bërthamën e tij ky element përmban një proton që ka ngarkesë positive dhe në shtresën e jashtme një elektron me ngarkesë negative.


ZBULIMI
Në 1671 në një publikim kimisti Britanik Robert Boyle e pershkruan një gaz djegëz që u lirua nga një reaksion në mes të hekurit dhe acidit të tëholluar. Shumë më vonë, me 1766 shkencëtari Britanik Henry Cavendish zbuloi se u bëhej fjalë për një element kimik kur ai bënte eksperimente me kvik. Edhepse ai arriti ti shpjegoj saktësisht shumë tipare, ai paramendonte se jo acidi por metali ishte liruesi i këtij gazi. Për ketë arsyje ai e quajti elementin e zbuluar gas djegës i metalëve. Disa vjetë më vonë Antoine Lavoisier e emëroj atë me emër qe edhe sot e mban, Hidrogjen. Emri Hidrogjen vjen nga termet Greke hydrogenium e genes mund të përkthehët në krijues i ujit.Hidrogjeni eshte element mjaft i perhapur ne natyre.Hidrgjeni eshte perberesi kryesor i diellit dhe i yjeve te tjere.Ne Toke hidrogjeni gjendet afersi te vullkaneve.Ai lirohet bashke me gazrat vullkanik.Meqenese hidrogjini eshte me i lehte se ajri ai gjendet ne shtresat e larta te atmosferes.Hidrogjeni me teper gjendet i perhapur ne forme te komponimeve te tij.Komponimi me i perhapur i tij eshte uji.Hidrogjeni gjithashtu eshte perberes i naftes,qymyres dhe i lendeve te tjerate djegshme.Hidrogjeni eshte perberes i bimeve dhe i shtazeve.Buka,sheqenat,yndyrnat,proteinat dhe shume substanca te tjera te rendesishme per zhvillimin e jetes permbajne hidrogjen.
Përbërja
hidrogjeni eshte elementi i par ne sp,Hidrogjeni mund të ketë dy izotope (iso=do te thote i njejt, topos=do te thote vend), pra jane atome qe kane te njejtin vend ne tabelen periodike por paraqesin një masë atomike të ndryshme sepse përmbajnë një numër të ndryshëm neutronesh.
Hidrogjeni kur lidhet me elemente te tjere formon tre tipe produktesh: hidrure kriprash kur lidhet me metale, hidrure molekolare ose kovalente kur lidhet me jometale dhe e fundit hidroathartira qe janë thartira që përmbajnë hidrogjen plus jometal. Shembujt e disa hidroathartirave mund te jen: thartira klorhidrike HCl, thartira fluorhidrike HF, thartira sulfhidrike H2S, thartira bromhidrike HBr, thartira jod'hidrike HI.
Kombinimet kimike
Hidrogjeni nderton komponime me nr.oksidues -1 qe quhen Hidride me elementet e gr.Ia dhe II a.Komponimet me te rendesishme jane hidridi i Litiumit-LiH,Natriumit-NaH,Kalciumit-CaH2.Hidridetperfitohen me nxemjen e metaleve te shkrira me H ne temeratue 300-700 grad celcius ne shtypje prej 101,325 kilopaskal.Hidrogjeni me Al,He,Be nderton hidride polimerizuese kovalente te cilat nuk mund te perfitohen me sintezen direkte te elemnteve. Hidrogjeni nderton komponime me nr. oksidues +1 me elementet e grupit IVa te sistemit periodik qe jane Hidride neutrale,me gr.Va hidride pak acidike,me gr.VIIa hidride shume acidike. Brenda grupeve te caktuara te elementeve karakteri bazik i hidrideve zvoglohet kurse karakteri acidik dhe temperatura e vlimit rritet.Temperatura e vlimit eshte me e madhe se sa pritet te H2O,HF,NH3,pershkak te lidhjes Hidrogjenore.
Përdorimi
Është element shumë i përhapur dhe ndodhet në përbërjen e diellit ku shërben si burrim i energjis diellore.Në gjendje të lidhur ndodhet në ujë,në përbërjen e mineraleve,thëngjillit,naftës,acideve,bazave, sheqerit,alkooleve etj. Poashtu ne te ardhmen hidrogjeni do te mund te perdoret edhe si lende djegese te motoret e ndryshem,arsyea eshte se me perdorimin e hidrogjenit si LD-se nuk do te ndotet ambienti per shkake se nuk do te lirohet SO2 si gaz i helmueshem por avujt e ujit.Hidrogjeni gjen perdorim edhe ne industrit e renda si te aeroplaneve si lende e par raketore sepse per njesi te mases liron me se shumti energji se gjitha lendet e djegshme. 

Litiumi është një element kimik dhe radhitet tek metalet e lehta. U zbulua në vitin 1817 nga Johan August Arfwedson. Emri i tij rrjedh nga fjala e gjuhës së vjetër greke "lithos" (gr. Λιθος), që e ka kuptimin “gur”, pas që litiumi për herë të parë u vërtetua në shkëmbinj. Litiumi është prej gjithë metaleve më i lehti. Hyn shumë shpejt në reaksione kimike dhe për këtë nuk gjendet i lirë në natyrë. Stabilitet kimik tregon në ajër plotësisht të thatë dhe në temperaturë dhome. Në ajër me lagështi krijon shumë shpejt në sipërfaqen e tij një shtresë ngjyrë hiri, që përbëhet nga oksidi i litiumit. Është shumë shpesh pjesë përbërëse e ujit mineral.
Përhapja e tij
Litiumi gjendet në shumë minerale të natyrshme: Amblygonit (LiAl(PO4)F), Kryolithionit (Li3Na3[AlF6]2), Lepidolit, Petalit (LiAl[Si2O5]2), Trifilin (Li(FeII,MnII)[PO4]) etj.
Në masë të madhe, që përdoret edhe në ekonomi, gjendet në Kili (Salar de Atacama), në ShBA (North Carolina dhe Nevada), në KanadaAustrali dhe në Zimbabvea. Në treg vjen në përgjithësi si karbonat i litiumit (Li2CO3).
Prodhimi

Copëza litiumi të mbuluara nga shtresa e bardhë e hidroksidit të litiumit
Prodhimi i litiumit metalik bëhet me anë te elektrolizës së një përzierjeje, e cila përbëhet në peshën e saj nga 52% klorid të litiumit dhe 48% klorid të kaliumit. Kjo përzierje ka temperaturën e shkrirjes 352 °C. Litiumi i lëngët mblidhet në sipërfaqen e elektroliteve dhe kështu mundet shumë lehtë të ndahet nga qeliza elektrolite.
Po ashtu është e mundur të fitohet litiumi me anë te elektrolizës së kloridit të litiumit në piridin. Kjo metodë është shumë e përshtatshme për laboratorët e vegjël.
Përdorimi
Litiumi përdoret në bateritë dhe akumulatorët e kualitetit të lartë. Në mjekësipërdoret, sidomos në formën e kripërave të litiumit si p.sh karbonati i litiumit, simedikament në terapinë e sëmundjeve psikike afektive bipolare.
Më tutje përdoret si mjet për prodhimin e hidridit të litiumit dhe amidit të litiumit, si mjet reduktues në kiminë organike dhe në rafinerinë e metaleve.
Pasi që në krahasim me hidrogjenin mund të konservohet më lehtë, izotopi i tij 6Li përdoret së bashku me deuterin në formë të deuterit të litiumit (LiD) apo së bashku me deuterin dhe tritiumin (Li2DT), si reagens fillues në reaksionin bërthamor të bombës hidrogjenike .
Në fizikën atomike përdoret shumë, pasi që ka, si metali i vetëm alkalik, një izotop fermjonik, dhe për këtë arsye përdoret në studimet e efekteve të gazeve kuante si p.sh në teorinë BSC. Pasi që ka po ashtu një rezonancë të gjerë, mundëson të caktohet sipas nevojës distanca në mes të atomeve, dhe në këtë rast po për shkak të kësaj rezonance, nuk është e nevojshme që fushat magnetike të mbahen në mënyrë precize.
Një përdorim i ri teknik vjen nga ndërtimi i aeroplanëve, ku Airbus ka paraqitur idenë, që në të ardhmen trungu i aeroplanëve të gjeneratës së re (A350) të ndërtohet nga legurat e litiumit dhe aluminit.
Lidhjet kimike të litiumit
Alumin-hidridi i litiumit
Bromidi i litiumit
Karbonati i litiumit
Kloridi i litiumit
Fluoridi i litiumit
Hidridi i litiumit
Hidroksidi i litiumit
Jodidi i litiumit
Nitrati i litiumit
Oksidi i litiumit
Sapunët e litiumit
Niobati i litiumit



Natriumi
Natriumi është një metal i cili gjendet në natyrë. Ky element kimik në trupin e njeriut së bashku me klorin formojnë kripën e kuzhinës me të cilën arrihet kriposja e lëngjeve të njeriut Përndryshe natriumi merrë pjesë në përbërjen e një trupi normal të njeriut me 0,15%.


Të dhënat e përgjithëshme
Emri, simbolinumri
sodium, Na, 11
Seritë kimike
metalet alkalinee
Grupi, periodablloku
1, 3s
Pamja
metal i bardhë në të argjendtë
Pesha standarde atomike
22.98976928(2)g·mol−1
Konfigurimi i elektronik
[Ne] 3s1
Elektrone për mbulojë
2,8,1
Vetitë fizike
Faza
e ngurtë
Dendësia (rreth t.dh.)
0.968 g·cm−3
Dendësia e likuidit në p.sh.
0.927 g·cm−3
Pika e shkrirjes
370.87 K
(97.72 °C, 207.9 °F)
Pika e vlimit
1156 K
(883 °C, 1621 °F)
Pika kritike
(extrapolated)
2573 K, 35 MPa
Nxehtësia e shkrirjes
Nxehtësia e avullimit
Kapaciteti i nxehtësisë
(25 °C) 28.230 J·mol−1·K−1

Vetitë atomike
Struktura kristalore
kubik me trupin në qendër
Gjendja e oksidimit
+1, -1
(oksid i fortë bazik)
Elektronegativiteti
0.93 (shkalla Pauling)
Energjia e jonizmit
(më shumë)
1st: 495.8 kJ·mol−1
2nd: 4562 kJ·mol−1
3rd: 6910.3 kJ·mol−1
Rrezja atomike
186 pm
Rrezja kovalente
166±9 pm
Rrezja e Van der Valsit
227 pm
Modulet e ndarjes
3.3 GPa
Modulet e sasisë
6.3 GPa
Fortësia e Mohs-it
0.5
Fortësia e Brinell-it
0.69 MPa
Numri CAS i regjistrimit
7440-23-5
Kompon-imet e natrium-it
Klouri i natriumit  NaCl
 Hidroksidi i natriumit  NaOH
Përdori-mi
Natriumi elementar ka perdorim te gjer sidomos ne industrin kimike per perfitimin e komponimeve te tij pastaj te kauçukut sintetik per sinteza te ndryshme organike dhe ne industri te ngjyrave.Natriumi perdoret edhe ne tekniken e ndriçimit,gjithashtu si mjet i fortë reduktues sidomos per perfitimin e borit silicit, po ashtu perdoret edhe ne industrine e sapunit, ne redaktore berthamore dhe ne perçues elektrik.






Kaliumi
Kaliumi është element kimik. Në masen e trupit të njeriut merr pjesë me 0.35% dhe me këtë sasi arrihet mbajtja në barazpeshë kimike e lëngjeve në trupin e njeriut, përndryshe sapuni marohet nga kaliumi.
Përbërja
Kaliumi është metal alkalin i butë,sa që mund të pritet lehtësisht me thikë, ka ngjyrë te bardhë ne të argjendt, në takim me ajrin ngjyra e argjendt zhduket. Ai është një metal i lehtë dhe për lehtësin e tij vjen pas litiumit, ka densitet më te vogël se uji.Formula e Kaliumit është (K)
Kombinimet kimike
Oksidi kaliumit është një bazë e fortë qe ne temperaturën e ambjentit paraqitet si kristal pangjyrë. Në kontakt me ujin vepron fuqishëm dhe jep hidroksil kaliumi(KOH).
2K(s) + 2H2O(l) → H2(g) + 2KOH(aq)
      Hidroksidi i kaliumit;
K2CO3 + Ba(OH)2 →2KOH + BaCO3
             Kloruri i kaliumit: KCL
             Nitrat i kaliumit:
NaNO3 + KCL → KNO3 + NaCl
            Karbonat i kaluimit:
K2CO3

Përdorimi
Kaliumi është një element kimik industrial ku gjen perdorim te gjere. Psh si elektrolit ne baterit alkaline. Përdoret për prodhimin e fotocelulave që gjejnë përdorim në teknika të televizionit..
Përfitimi
Kaliumi mund të fitohet me elektrolizë të shkrirjes së klorurit të kaliumit ose hidroksidit të kaliumit
Vetitë
Kaliumi është metal me ngjyrë argjendi me shkëlqim metalik,në kontakt me ajrin kaliumi oksidohet dhe e humb shkëlqimin. Densiteti i kaliumit është 0.86 g/cm3. Ky mineral luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por edhe në transmetimin e flukseve nervore. Ato nderhyjnë në funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kundër ngerceve. Kaliumi merr pjesë gjithashtu në funksionimin e gjendrave mbiveshkore që rregullojnë stresin si dhe në prodhimin e energjisë.

Rubidiumi
Rubidiumi është një element kimik me simbol Rb dhe numër atomik 37. Rb është një element i butë metalik me ngjyrë të argjendtë në të bardhë nga grupi i metaleve alkaline.
Rubidiumi është shumë i butë dhe shumë reaktiv, me veti të ngjashme me elementet e tjera të grupit të parë, si që ështëoksidimi në kontakt me ajrin. Komponimet e tij kanë zbatim në kimi dhe elektronikë. Metali i rubidiumit avullon lehtë dhe ka një rreze të volitshme të absorbimit spektral, çka e bën një shënjestër të shpeshtë për manipulimin laserik të atomeve.
Rubidiumi nuk duket se është i nevojshëm për ndonjë organizëm të gjallë. Megjithatë, ashtu si ceziumi, jonet e rubidiumit nga organizmat e gjallë trajtohet në një mënyrë të ngjashme si me kaliumin: merret në mënyrë aktive nga bimët dhe qelizat e gjalla shtazore.
Rubidiumi ka një izotop të qëndrueshëm,85Rb. Izotopi 87Rb i cili përbën gati 28% të rubidiumit në natyrë është paksaradioaktiv, me një kohë të gjysëmzbërthimit prej 49 milliardë vjet—më shumë se tre herë më gjatë se mosha e vlerësuar e universit.


Ceziumi

Ceziumi është një element kimik me simbolin Cs dhe numrin atomik 55


Franciumi

Franciumi është një element kimik me simbolin Fr dhe numrin atomik 87.



Beriliumi
Beriliumi , kristalor

Berilium është element kimik me simbol Be dhe numër atomik 4.
Një element dyvalent , Berilium në natyrë nuk gjindet i pastër , por i kombinuar me elemente të tjera , mineraleve , xehe. I lirë është një element gri, i fortë, i lehtë i brishtë metal alkaline-tokësor.


 Etimologjia
Emri berilium vjen prej greqishes βήρυλλος, bērullos, beryl, prej Prakrit veruliya, prejPāli veuriya; ] veiru ose , viar, "to become pale," beryl.

Struktura e elektroneve

Kalciumi

Kalciumi është element kimik që në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Ca dhe radhitet si element i 20 me radhë. Metali i bardhë vizëllues e agjentë dhe në natyrë e gjejmë tek gëlqerjamermeri,shkumësi dhe tek mineralet e tjera.
Histori
Kalcium i pastër
Emri "Kalcium" rrjedh nga fjala latine calx-gelqere. Kalciumi i pastër u zbulua në vitin 1808 nga Sir Humphry Davy duke bërë avullimin e Hg(ZHIVËS) dhe nga elektroliza e bërë u përfitua amalgami i kalciumit.Ai mund të përfitohet edhe me elektrolizen e klorurit te kalciumit te shkrirë.
Nxjerrja
kalciumi ne natyre muk gjendet ne forme te lirë por ne forme komponimeve si :karbonat kalciumiCaCO3,si sulfat kalciumi CaSO4 SI GIPS CaSO4*2H2O. MUNGESA E KALCIUMIT NE ESHTRA manifestohet me semundjen e quajtur RAHITIS. mgi gjitha e perqon elekrtricitetin dhe nxetesine
Karakteristikat
Kalciumi është më i butë se plumbi (Pb), por megjithatë nuk mund të pritet me thikë.Si metal eshte shumë i perhapur ne koren e tokes me pjesmarrje mase 3.4%.Ai ka shkelqim te argjendit. Në ajër, lëviz shpejt. Në ujë reagon ashpër nën lidhjen me hidroksidi i kalciumit (Ca(OH)2) si dhe hidrogjenin (H). Në ajër oksidohet dhe përfitohet oksid i kalciumit si dhe një sasi e vogël kalciumit nitrit. Gjatë lidhjeve kimike, merr numrin e oksidimit +2. Jonet e kalciumit janë të ngarkuar me jone dyfishësh pozitive.
Sasi të mëdha të kalciumit përdoren edhe +në përftimin e gizës dhe qelikut.Qeliqet e trajtuara me kalcium përdoren në industrinë e automobilave dhe të aeroplanëve por edhe për prodhimin e paisjeve për eksportimin e naftës.



Magneziumi
Magnezi (Mg) është element kimik dhe gjendet i lirë në natyrë. Nga djegia e këtij elementi tek fishekzjarrët krijohet një dritë e bardhë ndriçuese. Në trupin e njeriut normal magnezi paraqitet me një përqindje prej afro 0,15 %. Kjo sasi përkujdeset për forcimin dhe ruajtjen e imunitetit dhe gjallërimin e nervave dhe turrjen e muskujve.
Magnezi i takon grupit të elementeve te bllokut s me numrin rendor 25 në sistemin periodik. Nga gjithsej 11 izotopet vetëm izotopi natyral 55Mg është stabil. Magnezi gjendet në të katër format e allotropeve. Metali me ngjyrë argjenti të mbylltë është lehtë të tretët në thartësira, tretja e fillon që në ujë. Në ajër digjet në Mg3O4 duke krijuar lidhjet kimike magnezore.
Xehet më të rëndësishme të magnezit janë gjitha oksidet natyrore si p.sh.: Pyrolusit-i, MgO2 Magneziti MgOOH, etj.
Për nga shikimi teknik më të rëndësime se magnezi janë legurat e magnezit.
Gjurmë të magnezit gjinden në qeliza të shumë kafshëve, shpezët lëkurore përshembull e rezervojnë magnezin me anë të metaleve tjera në qelizat e stomakut.
Struktura e magnezit
Ka veti të përgjithshme të metaleve. Në formë pluhuri ose shiriti. Digjet me flakë të ndryshme intenzive. Me me oksigjenin formon oksidin e magnezit(MgO), me ujin formon hidroksidin e magnezit.
 

Komponimet kimike
Komponimet e Magnezit jane:
oksidi i magnezit MgO
karbonanti i magnezit MgCO3 
sulfati i magnezit MgSO4
Vetitë shëruese të magneziumit
Për magnezin dihet se është mineral esencial i organizmit tonë, kurse suplemenetet e saj ndihmojnë në parandalimin e aterosklerozës. Hulumtimet më të reja japoneze kanë zbuluar edhe një veti të mirë të magnezit, në artritin reumatizmal. Kompania Akokasei ka publikuar rezultatet e hulumtimit të fundit për jonin e magnezit. Eksperimentet kanë treguar se magnezi vepron kundër endemës në këmbë dhe ne sistemin gastrointestinal të shkaktuar nga indometacina. Si përfundim është pohuar se kripërat e magnezit mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të artriti...
Xehja
Xehja e magnezit mund të ketë disa ngjyra kështu dallohen: xehja e magnezit e hirtë (edhe e ndriçueshme), xehja e magnezit e zezë, xehja e fortë e magnezit gjenden si të përziera. Xehja e hirtë e gjendet si mineral magnezi i përbërë nga një pjesë magnezi dhe një pjesë Pyrolosit-i, xehja e zezë e magnezit është një mineral i përzier nga Krytomelan-i dhe Psilomelani.
Pigmentet e xehes së magnezit janë të shumta. Ndër to dallohen magnezi i kaftë si pigment magnezi, pastaj cementa e kaltërt apo pigmenti i i kaftë i xehes së magnezit dhe pigmenti i gjelbërt i magnezit.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME