Veprimi Politik i Individëve”

Tema: “Veprimi Politik i Individëve”

Nëntemat:
      Zgjedhësit dhe roli i tyre
      Militantët roli i tyre
      Drejtuesit politikë, profilet e drejtuesit 

Aktorët individuale
Në këtë kapitull si drejtim kryesor është studimi i aktorëve individuale por parë në sistemet demokratike sepse këta të fundit janë të vetmit që u ofrojnë individëve të ç’farëdoshëm shansin e një veprimi politik të shpeshtë dhe paqësor.
Rëndësia e individit në politikë

Një individ i çfarëdoshëm parë në një vështrim të thjeshtë nuk është se luan një rol të dukshëm, me përjashtim të rasteve apo rrethanave të veçanta. E megjithatë tërësia e individëve të çfarëdoshëm luajnë një rol të rëndësishëm sepse së bashku ata formojnë opinionin publik dhe, duke u nisur nga kjo premisë e fundit, do arrinim në konkluzionin se ç’do individ luan një rol sado të vogël por jo zero.
Zgjedhësit
Kur trajtojmë rolin dhe rëndësinë e Zgjedhësve, duhet bërë dallimi mes:
1. Pjesëmarrjes elektorale
2. Motivimit të zgjedhjeve elektorale
Pjesëmarrja elektorale- Është domëthënia objektive dhe përmbajtja subjektive e pjesëmarrjes elektorale. Sipas politologut Andreë Heyëood, votimi përbën një akt politik meqënëse nëpërmjet tij veprohet për përcaktimin e qeveritarëve.
Ka dy kontradikta që shiqërojnë këtë procës:
*      Nga njëra anë zgjedhësi mendon se zëri i tij nuk ka peshë
*      Nga ana tjetër zgjedhësi refuzon shpesh idenë se vota përbën një akt politik

Abstenimi
Ekzistojnë disa forma të abstenimit me shkaqe dhe domëthënie të ndryshme. Në mënyrë skematike mund të dallojmë tre prej tyre:
  1. Abstenimi luftarak

Ai manifestohet kur një formacion politik u jep “ithtarëve” të vet rekomandimin e hapur për të abstenuar në rast të një kërkese elektorale të cilën ajo e kundërshton.

Ky lloj angazhimi nuk përbën aspak shenja të mosangazhimit por përkundrazi përdoret shpesh herë për të bërë që të meret në konsideratë apo të dëgjohet një pikëpamje me një forcë të veçantë.


  1. Abstenimi si pasojë e një niveli të ulët integrimi
Bëhet fjalë për disa raste specifike psh:
Të sëmurët votojnë më pak se njerëzit që gëzojnë shëndet të mirë, të papunët më pak se njerëzit aktive, të rinjteë në moshë më pak se njerëzit e pjekur etj. Ky lloj abstenimi bazohet në idenë se pjesëmarrja elektorale nuk mund të jetë e vetvetishme. Ajo lidhet dhe vjen nga një kulturë pra një edukim, prandaj ajo është më e pranishme kur transmetimi i këtyre vlerave bëhet më me dobi.
  1. Abstenimi si rezultat i një mungese kolektive të dashurisë ndaj sistemit politik
Shpesh ndodh që mungesa e dashurisë vjen nga një ndjenjë lodhjeje si rezultat i një situate të zgjatur dhe pa rrugëdalje. Kjo ndodh psh kur partitë në garë mbajnë të njëjtin fjalim dhe program dhe mundësia e zgjedhjes së një alternative duket e përjashtuar. Ky është abstenimi që i lëkund më tepër institucionet demokratike nëpërmjet mekanizmit të indiferencës. Në këtë rast sistemi politik nuk shikohet më si i papërsosur por si i keq.
Motivimi i zgjedhjeve elektorale Dy hipotezat kryesore që shtrohen nga studiuesit e shkencës politike mbi këtë fenomen janë:
Hipoteza deterministe
Hipoteza e zgjedhjeve strategjike
  1. Hipoteza deterministe

Kjo hipotezë është mbizotëruese në sistemin politik në Francë. Thelbi i saj është që të izolojmë 2 ose 3 variabla të ndryshueshëm që duket se përcaktojnë sjelljet e individëve të një shoqërie. Këto variabla do të konsiderohen si verifikim i mjaftueshëm i hipotezës së lidhjes statistikore të një variabli të ndryshueshëm dhe një lloj vote. Nqs kjo hipotezë do na rezultojë e saktë atëherë do të thotë që mund të jemi të aftë të prashikojmë  rezultatet e votimeve të ardhshme.
hipoteza deterministe, dy koncepte kryesore për shpjegim
1. Determinizmi gjeografik (është një gjë e njohur që votat për prirjet e ndryshme politike nuk janë të shpëndara në mënyrë homogjene por në mënyrë të pabarabartë në hapësirë).
2. Sociologjia e elektorale (shpesh mund të kemi vënë re një lidhje ndërmjet statusit socio-ekonomik të votës, të papunët votojnë më tepër djathtas se të punësuarit, ndërmjet këtyre të fundit vota haset sa më shpesh që të zbresim shkallët e hierarkisë).


2. Hipoteza e zgjedhjeve strategjike
Duhet vënë re se sa më të pakta të jenë dallimet ndërmjet ndarjeve ideologjike aq me i fortë është propabiliteti i kësaj hipoteze. Nëse partitë në garë kanë ndjeshmëri dhe programe të afërta, Zgjedhësi është më i prirur  të gjykojë qeveritarët në fuqi për rezultatet e arritura. Nga ana tjetër nuk duhet ti nënshtrohemi tundimit për të interpretuar idenë e zgjedhjes strategjike me termat e racionalitetit objektiv, sepse në ç’farëdo situate të gjitha zgjedhjet elektorale  mund të mbrohen me ndihmën e argumenteve sociale. Kësisoj nga sa pamë më sipër mund të dalim në përfundimin që vota nuk është e përcaktuar edhe nese propabiliteti i disa sjelljeve elektorale shtohet me një sërë ndryshueshmërish. Ekziston përherë një pjesë elektorati i cili është i lëkundshëm dhe ky elektorat është më tepër strategjik sesa i determinuar por vota e tij është me rëndësi vendimtare se përcakton orientimin politik të vendit.
Militiantët
Quhen individët që marrin përsipër me vetëdije dhe hapur një veprimtari politike duke u rreshtuar në një parti ose organizatë dhe duke kryer për të disa detyra politike: propagandë në favor të tezave të partisë, mbështetje të kandidatëve të saj, punë të brendshme për organizmin dhe reflektimin.

Sa militantë kemi?
Përqindja e militantizmit është e ndryshme në varësi të kulturave politike të ndryshme!
Vështirësitë e militantizmit
Megjithatë militantët përbëjnë gjithmonë një pakicë në sisteme politike.
1. Militanti shhfaqet hapur në ndryshim nga zgjedhësi i mbrojtur prej sekretit të votës. Karakteri publik i angazhimit sjell pasoja. Në të gjitha rastet të militosh do të thotë të zbulohesh.
2. Veprimtaria militante rrallë mund të jetë shpërblyese.ajo përfshin shpesh detyra të rëndomta (të ngjitësh afishe, shpërndash trakte). Militantizmi është gjithmonë veprimtari e lodhshme sepse nuk është e lehtë t’ua ndërrosh njerëzve idetë e tyre dhe mbi të gjitha është një veprimtari shumë angazhuese.
Motivet e militantizmit
Militantët vihen në levizje për motive të fuqishme.
1. I pari është motivi ideologjik dhe kolektiv (shpesh një grup individësh priren të militojnë të shtyrë nga një situate krize ose e ngutshme psh anëtarët e klasave të paprivilegjuara të cilët shohin në veprimin politik i cili mund të jetë dhe revolucionar një mjet për të përmirësuar fatin e tyre).
2. Motivi individual dhe psikologjik
Në një shoqëri të caktuar psh disa persona nuk arrijnë dot të integrohen për arsye të ndryshme. Mirëpo militantizmi politik përbën ndonjëherë një mënyrë për të arritur këtë integrim. Ai “të hap dyert”.
3.Motivi i ambicjes së individëve

Në fakt militantizmi mund të jetë rruga normale për të nisur një karrierë politike. Shërbimet që ajo kërkon do të pranohen atëherë si kushtëzim i nevojshëm për mbushjen e shpresave të konsiderueshme: arritja dhe ushtrimi i pushtetit me përparësitë e ndryshme që të ofron një post pushteti.
Si përfundim mund të thuhet se këto burime të militantizmit nuk janë të ndara me thikë me njëri tjetrin. Ato mund të kombinohen në përmasa të ndryshme tek i njëjti individ.
Drejtuesit politikë
Demokracitë si sisteme politike nxjerrin një klasë drejtuese që ne i quajmë drejtues politikë. Në një sistem demokratik përkatësia në një grup drejtuesish mund të jetë e paqëndrueshme  meqënë se sistemi mbetet në zgjedhje. I zgjedhuri duhet ta rivendosë në lojë mandatin e tij periodikisht dhe nuk është i sigurtë nësë funksionet e tij do të rikonfirmohen sërish. Ka dhe mendim të kundërt me ç’farë përmëndëm është ai se ekzistenca e elementëve të paqëndrueshëm në kufijtë e grupit nuk përbën aspak një pengesë për ekzstencën e një bërthame të qëndrueshme. Ekzistojnë realisht profesionistë të politikës. Këtë mund ta konsiderojmë në dy kuptime:
1. Në kuptimin negativ të fjalës një numër individësh nuk zotërojnë asnjë mjet tjetër ekzistence sepse  nuk kanë  ushtruar kurrë ndonjë profesion tjetër vec politikanit ose  e kanë braktisur atë prej kohe.
2. Në kuptimin pozitiv kanë arritur të ndërtojnë një pozicion të qëndrueshëm për të injoruar luhatjet e kulturës politike ose për ti mbijetuar një përmbysjeje të momentit.
Solidaritetet tipike të klasës drejtuese
Së pari ato janë të lidhur pikë së pari me nevojat objektive të jetës së përbashkët. Kundërshtarët politikë nuk kanë domosdoshmërisht urrejtje personale.
Së dyti por nga ana tjetër kjo ndjenjë do të mbetej në dyshim embrionale nëse nga ana tjetër profesioni politik nuk do të ngërthente një lloj ngjashmërie me kushtet e jetesës, sepse:
Ø  Ky profesion është pikë së pari publik.
Ø  Është profesion i paqëndrueshëm
Ø  Ofron lehtësi të paarritshme për njeriun e zakonshëm
Ø  Profesion i ekspozuar ndaj tundimeve të vecanta.
Të tëra këto krijojnë një ndjenjeë solidariteti.
Origjina shoqërore e drejtuesve politikë
Është i rëndësishëm të studiohet raporti mes origjinës shoqërore dhe karrierës politike.
Pabarazia përpara karrierës politike.
Duhet të theksojmë se individët që rrjedhin nga familje të pasura kanë më shumë shanse të bëhen drejtues politike sesa individët që vijnë nga klasat e papërkrahura.
Zgjedhja e kuadrove në partitë komuniste
Në partitë komuniste shumica e drejtuesve politikë rrjedhin nga klasa të paprivilegjuara.
Në këto regjime planifikohet sa përqind e drejtuesve duhet të jetë me prearjdhje punëtore, sa përqind me prejardhje nga fshati ose qyteti, vëndet më të pakta do t’u mbeten intelektualëve të vërtetë.
Profili psikologjik i drejtuesve politikë.
Sa i rëndësishëm është sipas mendimit tuaj?


Literaturë shtesë ku mund të mbështeteni:

  1. Ferraj Hysamedin, “Hyrje në Shkencat Politike”, Shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë 1998.
  2. Heywood Andrew, “Politika”, Tiranë 2007.
  3. The Evolution of Political Science (Nov. 2006). APSR Centennial Volume of American Political Science Review. Apsanet.org. 4 Feb. 2009.
  4. Goodin, R. E.; Klingemann, Hans-Dieter (1996). A New Handbook of Political Science. Oxford and New York: Oxford University Press. ISBN 0-19-829471-9.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME