Etnometodologjia

Ç’është etnometodologjia?
Etnometodologjia është bashkësia e metodave që përdor një grup etnik për të shpjeguar dhe kuptuar aktivitetet e tyre.
Nënvizon  dhe pranon faktin se publiku i thjeshtë mundohet të shpjegojë dukuritë sociale njëlloj sikurse bëjnë shkencëtarët.
Etnometodologjia ekzaminon mënyrat me të cilat anëtarët e shoqërisë i japin një domëthënie strukturës sociale nëpërmjet interpretimit. Realiteti social është realizimi i metodave që personat përdorin për vëzhgimin dhe përshkrimin e shoqërisë në të cilën jetojnë  

Etnometodologji  do të thotë studimi i metodave të anëtarëve për prodhimin e rregullave sociale të njohura
Ç’është etnometodologjia?
Etnometodologjia paraqitet pra si shkenca që studion empirikisht metodat që personat përdorin për ti dhënë një kuptim botës, duke i dhënë jetë shoqërisë më rregullat dhe specifikat e saj.
Etnometodologjia e shikon strukturën sociale si një entitet i lindur nga një proçes i pandërprerë i interpretimit që kryhet nga anëtarët e shoqërisë. Ne nuk ndalemi kurrë së dhëni një kuptim botës që na rrethon dhe të shpjegojmë se çfarë po ndodh.
Mbi të gjitha etnometodologjia merret me studimin e aspekteve të kuptimi të përgjithshëm të jetës së përditshme. Sipas Zimmerman dhe Pollner [1970] bota e jetës së përditshme e furnizon sociologjinë me argumentët e saj të preferuar për kërkime, por ajo vetë rrallë herë është objekt i kërkimit.etnometodologët studiojnë ndërveprimin social si një proçes në lëvizje.
Shumë kërkime bazohen në analizën e bashkëbisedimit. Studime të jera i përkasin ndërveprimit jo verbal apo ndërveprimit në brendësi të një sistemi të veçantë apo një kontekst organizativ.
Një teknikë e rëndësishme e mbledhjes së të dhënave e përdorur nga etometodologjia është vëzhgimi.
Pjesa më e madhe e studimeve të kryera nga etnometodologët, në veçanti ato të kryera nga Garfinkel, janë eksperimentale.
Studimet etnometodologjike për vetë karakteristikat e kërkimit dhe për vëzhgimin intensiv që kërkon janë te tipit microsociologjik. Nuk do të ishte praktike kryerja e një studimi etnometodologjik në shkallë të gjerë.
Disa etnometodologë merren me domethëniet e përbashkëta që fjalët ( «fjalori natyral «) kanë për anëtarët e një grupi.
               Karakteristika të veprimit social sipas etonometodologjisë janë:
a) Tregueshmëria
b) Racionaliteti
Tregueshmëria:
                Tregueshmëria: e cila do të thotë se çdo shpjegim do të thotë (tregon) shumë më tepër nga çka shpreh, dhe kuptimi i saj nuk mund të përcaktohet qartë nëse izolohet nga konteksti në të cilin ndodhet. Çdo pohim i referoht vetëm vetvetes, pasqyron vetveten dhe nuk i referohet ndonjë realiteti të ndryshëm nga vetvetja. Treguese janë fjalët apo fjalitë domethënia e të cilave mund të ndryshojë nga një situatë në tjetrën. Sipas Garfinkel dhe Sacks [1970] janë fjalë treguese fjalët si:  «ajo, ne, ai, ju, kjo, këtë, atë, atëherë, sot, më vonë, nesër «. Këto hanë fjalë specifike dhe kërkojnë një shpjegim apo një kontekst.
Racionaliteti
b) Racionaliteti: sipas etnometodologëve nuk ekziston nga njëra anë shoqëria dhe nga na tjetër mënyra për të vëzhguar dhe përshkruar shoqërinë. Të dyja janë të lidhura pasi anëtarët e një gupi veprojnë, dhe më veprimin e tyre i japin kuptim asaj që bëjnë, e shpjegojnë. Ky kuptim nuk është i ndryshëm nga ajo që bëjnë por i njëjtë me të.
Strukturat e bashkëbisedimit
Sipas etnometodologëve bashkëbisedimet janë të strukturuara dhe jo rastësore, në të cilat anëtarët e shoqërisë ndjekin një numër rregullash ndërveprimi. Këto rregulla janë  «norma « që përcaktojnë se cila sjellje është e përshtatshme për një person më një status të veçantë, në një situatë apo kontekst të veçantë, në një moment të veçantë. Për më tëpër njërëzit ndjekin këto norma në mënyrë rigoroze por pa qenë të vetëdijshmë që e bejnë një gjë të tillë dhe shpesh duke e injoruar dhe ekzistencën e vetë normës. Si shembull mund të marrim rregullin që përcakton distancën nga një person tek tjetri gjatë bashkëbisedimit. Kjo distancë ndryshon nga një kulturë në tjetrën por brenda një kulture ajo është e njohur dhe respektohet nga të gjithë.
Bashkëbisedimi sikurse dhe ndërveprimi është i lidhur ngushtë me rregulla dhe norma që shpesh kryhen në mënyrë të pandërgjegjshme. Por megjithëse njerëzit i ndjekin këto rregulla  duke mos qenë të ndërgjegjshëm por si një normë që tashmë është bërë rutinë, ato përbëjnë për etnometodologët një strukturë të organizuar dhe përgjithësuese. Në këtë mënyrë etnometodologët mund të zbulojnë nësë u jepet kuptim treguesve.
Strukturat e bashkëbisedimit
Një mënyrë për të shpjeguar treguesit në bashkëbisedim është ajo që Garfinkel e Sacks [1970] quanjnë  «formulimi «, proçes nëpërmjet të cilit një prej bashkëbiseduesve interpreton apo shpjegon një pjesë të bashkëbisedimit duke u munduar të përcaktojë thelbin, ta përkthejë apo ta përmbledhë. Në thelbin e saj formulimi është një përshkrim i një sjelljeje që synon të përcaktojë çfarë ja duke bërë efektivisht njerëzit që bashkëbisedojnë kur thonë diçka. Grfinkel e Scks [1970] sjellin një fragment bashkëbisedimi:
                                 
J.H: Pa shiko! Sa shumë njerëz paska në zyrën time!
S.M: Po na thua që të ikim por nuk e thua direkt apo jo?

Pohimi i S.M është një formulim që shpjegon pohimin e J.H duke specifikuar se çfarë J.H bo bën realisht kur thotë atë fjali të veçantë (domethënë u thotë personave që ndodhen në atë zyrë të largohen).
Strukturat e bashkëbisedimit
               Përveç formulimit etnometodologët studiojnë edhe çështje të tjera që bëjnë bashkëbisedimin domethënës dhe të qartë pjesëmarrësve. Mes temave të studiura mund të përmendim :
mënyrën se si përcaktohet sekuenca ne bashkëbisedimet,
mënyra se si mbyllet një bashkëbisedim
specifikimi i rregullave të përgjithshme nëpërmjet të cilave zhvillohen bashkëbisedimet.
Avantazhet e etnometodologjisë

a) Është longitudinale. Duke qenë një metodë vëzhgimi e vazhdueshme, etnometodologjia mund të vërejë ndryshimet në momentin kur ndodhin dhe nuk duhet të mbështetet në memorien e pjesëmarrësve sikurse ndodh me anketimin.
b) Studion jo vetëm sjelljen verbale por edhe atë jo verbale.
c) Etnometodologjia na mundëson të kuptojmë se si të intervistuarit u japin një kuptim pyetësorëve dhe arsyet përse përgjigjen në një mënyrë të caktuar. Kjo përqasje mund të jetë e dobishme në analizën e pyetjeve të lëna pa përgjigje në kërkimet e kryera me anë të pyetësor apo me anë të intervistave.

Dizavantazhet e etnometodologjisë  
               a) Produktet. Etnometodologjia nuk është metoda e preferuar nëse objektivi është ai i studimit të një produkti social dhe jo ai i proçesit prej nga ka ardhur ky produkt. Me fjalë të tjera nëse duam të studiojmë për shembull qëndrimet apo sjelljet që njerëzit kanë të përbashkëta nuk mund të përdorim etnometodologjinë, megjithëse mund ta përdorim për studimin e proçesit  nga i cili kanë ardhur këto qëndrime apo sjellje.

               b) studimet në shkallë të gjerë. Studimet në shkallë të gjerë mbi sjelljet e masës janë më të përshtatshme për kërkimet me intervista apo pyetësorë sesa për etonometodologjinë. Kjo pasi ato studiojnë produktin dhe jo proçesin por edhe për faktin se nuk mund të studiohen në mënyrë efikase me mjetet e vëzhgimit dhe ato eksperimentale të preferuara nga etnometodologët.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME