Përmbledhje e shkurtër nga lënda Menaxhmenti i Bankave 1.Banka- eshte nje institucion i posaçëm financiar i sistemit monetar-kreditor qe merret me marrjen dhe dhënjen e kredive ne menyre profesionale si dhe me ndermjetesimin ne qarkullimin e pagesave te komuniteteve. 2.Bankat jane paraqitur per her te parë para 3000 vjetesh ne Babiloni ne kuader te pallateve mbretrore ne te cilat jane kryer punet depozitare dhe jane dhene hua. Tezaurët-kan qene shtepi private te cilat kane grumbulluar ushqimin, parat etj, te cilat ia kan dhene hua me kamate. Tezaurimi-do te thot terheqja e ndonje malli apo te parave nga qarkullimi. 3.Banka perfshin dy veprimtari kryesore:Punet e krijimit te parave dhe punet e ndermjetesimit financiar. 4.Funksioni i krijimit te parave- nenekupton emitimin e kartmonedhave dhe krijimin e depozitave bankare gjithashtu perfshihet krijimi i parave nga ana e bankes qendrore,dmth. krijimi i bazes monetare apo paras primare. 5.Funksioni i ndermjetesimit financiar-konsiston ne ndermjetesimin ne mes te sektoreve te ndryshem(ekonomia,shteti,popullsia),te cilët disponojn me sufiqit financiar,dmth,akumulimi ose kursimi i te cilëve eshte me i madhe se investimet e tyre reale dhe te sektoreve, te cilet kane defiqit te mjeteve financiare, dmth kursimi i te cileve eshte me i vogel se investimet e tyre reale. 6.Funksioni i ndermjetesimit permban kater komponenete te pavarura: a) Grumbullimi i mjeteve disponuese ne kuader te nje ekonomie kombetare, b) Transformimi i struktures se afatit te depozitave, c) Krijimi i metodave sa me efikase dhe racionale te grumbullimit e te lejimit te mjeteve monetare. d) Sigurimi i koncentrimit optimal te rrjedhave monetare me qellim te tejkalimit te kufizimeve territoriale,kohore dhe kufizimeve te destinimit. 7.Rolet kryesore te bankave te sotme jane: a) roli i intermediatorit - qe konsiston ne shndrrimin e kursimeve te popullsis ne kredi per firma dhe institucione tjera, ne menyre qe te investohet ne ndertesa,pajime, etj. b) roli i kryesit te pagesave- qe nenkupton kryerjen e pagesave per klientet e vet, c) roli i garantuesit- qe konsiston ne garantimin per klientet e vet dhe pagimin e borxheve te tyre nese ata vet nuk jan ne gjendje ti paguajn, 1 d) roli i agjensis-qe konsiston ne kujdesin per pasurin e klienteve te vet e) roli politik-qe konsiston ne ate qe bankat sherbejn si kanal per politiken e qeverise ne perpjekjet e saj qe te rregullohet rritja ekonomike,si dhe te realizohen qellimet shoqerore. 8.Ne te kaluaren bankat ofronin keto sherbime: këmbimi i kartmonedhave,marrja e depozitave te kursimit,ruajtaja e gjerave te qmuara,perkrahja e aktiviteteve te qeverise me ane te kredive,hapja e llogarive rrjedhese,kryerja e sherbimeve te besueshme, etj. Kembimi i kartmonedhave-kembimi i nje lloji te kartmonedhes per nje tjeter duke perfituar nje shperblim per sherbimin e kryer. Marrja e depozitave te kursimit-dhenja e kredive ne baze te depozitave, pagimi i kamates per te terhequr depozitat. Ruajtja e gjerave te qmuara-ruajtja e arit,letrave me vlere ne arka te sigurta.Kjo gje behet edhe sot. Perkrahja e aktiviteteve te qeverise me ane te kredive-sigurimi i mjeteve te nevojshme per qellimet e qeverise per zhvillimin e vendit. Hapja e llogarive rrjedhese- jane sherbime qe sherbejn per kryerjen e pagesave ne menyre efikase dhe te shpjet. Kryerja e sherbimeve te besueshme-qeverisja e puneve financiare si dhe pasurin e individeve dhe te firmave per nje shperblim ne vleren e pasurise ose mjeteve qe duheshin qeverisur. 9.Sherbimet qe ofrojne bankat e sotme jane: dhenja e kredive konsumuese,dhenja e keshillave financiare,menaxhimi i parave te gatshme,dhenja e pajimeve me qira,financimi i kompanive te reja,sigurimi dhe ruajtja,ofrimi i polisave te sigurimit,ofrimi i planeve per pensionim,kryerja e sherbimeve te brokereve,kryerja e sherbimeve lidhur me investimet dhe punet tregtare,etj. Dhenja e kredive konsumuese-eshte burimi kryesor i mjeteve dhe njekohesisht burimi me i rendesishem i te ardhurave te bankes. 2 Dhenja e keshilave financiare-dhenja e keshillave lidhur me shfrytzimin e kredive dhe investimin ne mjete monetare,etj. Menaxhimi i parave te gatshme-menaxhimi i parave per firmat dhe individeve qe parat e tyre ti investojn ne pune me profitabile. Dhenja e pajimeve me qira-dhenja me qira e mjeteve transportuese,te makinave te renda,ne disa raste edhe vetura permes kompanive holding te tyre. Financimi i kompanive te reja-financimi i shpenzimeve fillestare te kompanive te reja, te cilat merren me prodhimin e teknologjis me te re,ku per shkak te rrezikut te shtuar per keto kredi banka bene financimin ne bashkpunim me kompanin ne menyre qe rrezikun ta ndajn bashkarisht. Sigurimi dhe ruajta-aplikimi i sistemeve te sigurimit per te ruajtur parane e gatshme,letrat me vlere dhe instrumentat tjere financiar.Keto sherbime mund te jene dy lloje:dhenja e sejfave me qira(kutia metalike per vendosjen e gjerave te qmuara) dhe sigurimi(ruajtja). Ofrimi i polisave te sigurimit-shitja e polises se sigurimit klienteve me rastin e dhenjes se kredis ne menyre qe te sigurohen qe kredia do te kthehet edhe nese klienti vdes ose lendohet rende.Bankat bashkëkohore shpresojn te japin polisa te sigurimit edhe per pasuri,automobila dhe per shtepit. Ofrimi i planeve per pensionim-hartimi i planeve te pensionimit duke u kujdesur per pagimin e shumave te caktuara ne fondet e pensionimit. Kryerja e sherbimeve te brokereve-ofrimi i sherbimeve te brokereve per ti mundesuar klienteve te vet per te blere fletobligacione,aksione dhe letra me vlere pa shkuar fare te brokeret e dileret. Kryerja e sherbimeve lidhur me investimet dhe punet tregtare-keto sherbime perfshijn identifikimin e caqeve te mundshme te bashkimit me kompanit tjera,financimin e bashkimit te kompanive tjera,shitblerjen e letrave me vlere per klientet e vet,ofrimin e sherbimeve nga lemia e marketingut,si dhe sherbimet qe kan te bejne me mbrojtjen e klienteve nga fluktimi i vleres se valutave te huaja dhe ndryshimi i normes se kamatave. Sherbimet tjera-qe ofron banka jane:kredit karta,çeçe te vertetuar dhe çeçe te udhetareve,e-banking etj. 3 10.Trendet me te reja te afarizmit bankar jane: ekspansioni i sherbimeve,rritja e konkurrences,derregullimi,rritja e shpenzimeve te depozitave,revolucioni teknologjik ndaj aplikimit te shtuar te automatizimit,konsolidimi dhe ekspansioni gjeografik,globalizimi i afarizmit bankar, rreziku i shtuar nga deshtimi. Ekspansioni i sherbimeve-ka te beje me zgjerimin e sherbimeve bankare per shkak te presionit te konkurrences.Nder sherbimet me te reja jane:sherbimet e brokereve,planifikimi udhetimeve,keshillat tatimore,ofrimi i kredive locale per zhvillim etj. Rritja e konkurrences-me rritjen e konkurrences bankat lokale dhe bakat tjera te cilat ofrojne sherbime te njejta do te fillojn zgjerimin e sherbimeve ne menyre qe tu sjellin atyre fitim dhe treg me te madh.Ne kete situate bankat marrin rrezik plotesues per te ruajtur fitimin qe kanë. Derregullimi-paraqet rrethin afarist ne te cilin konkurrentet e tregut jan te kontrolluar me teper nga forcat e tregut sesa nga rreguallat e qeverise,me qellim qe te krijohet tregu sa me efikas. Rritja e shpenzimeve te depozitave-derregullimi ne kombinim me konkurrencen e rritur ne menyre dramatike,i rriti edhe shpenzimet per depozita qe paraqet burimin kryesor te mjeteve te bankes,keshtu bankat u detyruan te paguajn kamatat me qmimin qe mbizotronte ne treg,kjo gje u shkaktonte bakave shpenzime te teperta.Per tu tejkaluar kjo gjendje bankat filluan zvoglimin e shpenzimeve duke reduktuar numrin e punetoreve,aplikimin e kompjutereve dhe sherbimeve me sisteme moderne elektronike. Revolucioni teknologjik ndaj aplikimit te shtuar te automatizimit-per shkak te shpenzimeve te larta te punes bankat u orjentuan kah automatizimi ku sistemet e bazuara ne punen e njeriut i zevendesuan me makina elektronike duke perfituar nga arritjet teknologjike. Konsolidimi dhe ekspansioni gjeografik-shfrytezimi i inovacioneve te reja teknologjike i shtyne bankat ta zgjerojne tregun e tyre brenda dhe jasht kufijve shtetror ne menyr qe te zgjerojn vellimin e llogarive te tyre.Psh. degezimi i bankave afariste dhe formimi i kompanive holding te cilat i blejen bankat me te vogla dhe i fusin ne institucionet bankare me te medha. Globalizimi i afarizmit bankar-ekspansioni i shpejt gjeografik i njesive bankare beri qe ato te perhapen dhe te perfshijn tere globin tokesore ne nje konkurrenc globale. 4 Rreziku i shtuar nga deshtimi-megjithese konsolidimi dhe ekspansioni gjeografik ndihmoj qe bankat te mos jete te varura vetem nga tregu vendor,rritja e konkurrences ne mes bankave dhe institucioneve tjera jobankare beri qe numri i deshtimve te rritet dita dites. 11.Ndikimi i politikes dhe i rregullave te qeverise ne afarizmin bankar-qdo banke bashëkohore eshte nen ndikimin e politikes dhe te rregullave te qeverise sipas te cilave ajo duhet te punoj.Bankat ne qdo vend duhet te pajtohen me rregullimin e ashper,rregulla te caktuara nga shteti me te cilat rregullohen operacionet e tyre, sherbimet e ofruara,kualiteti dhe kuantiteti i kredive ,normat e kamatave, zgjerimi i kapitalit,menyra e raportimit si dhe me shum kujdes per kualitetin e kredive. 12.Afarizmi bankar nderkombetar- bankat qe ne fillim kan ofruar sherbime edhe jashta kufijve shtetror te cilat jane te koncentruara ne tregjet me te rendeshime nderkombetare duke ndihmuar ne financimin e transporit te lendeve te para e te mallrave per shitje,duke bere kembimin e valutes se nje vendi me ato te nje vendi tjeter.Forma me e shpesht e afarizmit bankar nderkombetare eshte themelimi i filialeve te shumta neper qendrat me rendesishme ne bote. 13.Trendet kryesore ne afarizmin bankar te sotem nderkombetare jane: tregjet financiare te cilat zgjerohen ne menyre rapide ne institucione botrore dhe shumica e ketyre tregjeve(siq jane tregjet e depozitave te eurovalutave, te kembimit nderkombetare dhe te letrave me vlere) jane bere tregje qe e lidhin boten ne nje zinxhir te tregtise kontinuele.Gjdo banke kerkon te gjeje burimet me te lira te mjeteve financiare, kudo qe eshte e mundur te gjenden ne mbare rruzullin tokesor. 14.Llojet e organizatave bankare nderkombetare jane: perfaqesite,filialet(deget),korporatat e pavarura,deponimet e perbashketa,filialet guaca,kompanit eksportuese tregtare(etc). Përfaqesitë(zyret perfaqesuese)-jane prezenca me e thjeshte organizative per nje banke, qe eshte aktive ne tregjet e jashtme dhe qe paraqet nje form te kufizuar te ofrimit te lehtesive ne kryerjen e sherbimeve.Me ane te perfaqesive klientet mund te njihen me sherbimet qe i ofrojne zyrat amë. Filialet(deget)-jane njesi organizative te bankave nderkombetare te cilat jane te afta te kryejne te gjitha sherbimet njesoj si ne banken amë.Mirepo keto forma ballafaqohen me rregulla te ndryshme varesisht nga vendi ku operojn. 5 Korporatat e pavarura-jane korporata te ndara te cilat posedojne kapitalin e vet dhe ne qoftese banka ame deshton keto korporata mund te vazhdojne afarizimin. Deponimet e perbashketa-bankat bashkohen me bankat tjera apo me ndonje firme jobankare per shkak te rezikut te cilit i nenshtrohet ne tregun e huaj ose sepse i mungojne ekspertet. Filialet guaca-jane filiale te posaqme te cilat jane themeluar me qellim te shmangjies se rregullave sidomos atyre qe kufizojne marrjen e depozitave si dhe tatimeve ne depozita dhe shpenzime te tjera. Kompanite eksportuese tregtare(etc)- jane firma te specializuara te cilat marrin nje perqindje te te ardhurave te bankes per shkak te rolit te tyre ne rritjen e eksportit.Keto kompani ofrojne sherbime te ndryshme si:sherbime marketingu dhe dizajn te produkteve, hulumtime te trgut, te menaxhmentit , ndihme ne transportin e mallrave dhe financimin e tregtise. 15.Rregullimi i afarizmit bankar nderkombetar-aktivitetet e bankave nderkombetare u nenshtrohen rregullave te caktuara sepse ekziston nevoja universale per mbrojtjen e mjeteve te deponuara nga rreziqet eventuale, gjë qe kerkon nxjerrjen e ligjeve dhe te rregullave qe e reduktojne ne mase te madhe eksponimin e bankes ne pune te rrezikshme financiare, gjithashtu per te siguruar rritje stabile te parave dhe te kredive, etj. 16.Multiplikimi(shumëzimi) i kredive dhe i depozitave eshte proces permes te cilit sistemi bankar bene emisionin e parase ne ekonomi. 17.Ne teori dallojme dy forma te multiplikimit : a) makro-multiplikimi apo krijimi i parave ne kuader te nje sistemi bankar dhe b) mikro-multiplikimi-apo krijimi i parave nga ana e nje banke individuale. 18.Dallojme dy forma te krijimit te parase ne sistemin bankar : a) multiplikimi pozitiv ( krijimi i parave ) dhe b) multiplikimi negativ(terheqja, anulimi i parave) ne kuader te sistemit bankar apo te nje banke ne veqanti. 19. Te gjitha pagesat mund te kryhen ne keto menyra : 6 a) ne dobi te organizates tjeter, e cila ka gjirollogari te banka e njejt, b) ne dobi te organizates tjeter e cila ka xhirollogari ne nje banke tjeter, c) pagesat ne para te gatshme per punetoret, d) depozitimi i parave te bankave afariste ne llogarit e klienteve te bankes qendrore, e) konversioni i parave te vendit ne mjete devizore dhe f) depozitimi i parave ne trajta te ndryshme jo likuide. 20.Parate e bankes qendrore paraqiten ne dy forma : a) si depozita te bankave afariste te banka qendrore dhe b) si para te gatshme ne qarkullim. 21.Procesi i multiplikimit fillon posa bankat afariste te marrin nga banka qendrore impulsin fillestar prej 100 njesish dhe procesi vazhdon derisa shuma e impulsit fillestar prej 100 njesish te ndahet ne rezreva. 22.Faktoret kufizues te multiplikimit- a) konversioni i parave depozitare ne para te gatshme dhe mbajtja e parave ne duart e popullsise, b) derdhja e parave nga klientet e bankes ne llogari te klienteve te bankes qendrore, c) perqindja e monetizimit te depozitave d) perqindja e potencialit te pashfrytezuar, e) koha qe perfshin shtyerjen e veprimit te faktoreve te caktuar. 23.Multiplikatori monetar-tregon aftesin e sistemit bankar qe ne baze te parase primare dhe shtese te krijoj masen me te madhe apo me te vogel te parase depozitare. m= M1 / MC 24.Ne formimin e multiplikatorit monetare ndikojne keta faktore : a) baza monetare b) formimi i parase depozitare, c) rritja apo zvoglimi i parave te gatshme, d) rezervat te banka qendrore, e) pjesemarrja e parave te gatshme ne parate depozitare dhe f) perqindja dhe masa e depozitave te kufizuara ne krahasim me depozitat me te pare. 7 25.Bankat afariste kryejne keto funksione : a) krijimi i parave, b) mbajtja e depozitave dhe c) kryerja e pagesave dhe transferi i mjeteve financiare. Krijimi i parave-nenkuptone aftesine e bankes per te krijuar para sepse bankat kur japin kredi, ato krijojn depozita qe rezultojne ne rritjen e ofertes se parave.Ketu rol te veqant ka banka qendrore ne mirembajtjen e politikes monetare qe bazohet ne qmime stabile,rritje ekonomike dhe papunesi minimale. Pagesat dhe transferi i mjeteve financiare-si funksion me rendesi qe bankat afariste kane eshte edhe provisioni per mekanizimin e pagesave dhe transferin e mjeteve financiare.Menaxhmenti financiar i bankave kerkon mbajtjen e parave aq sa i nevojiten per shpenzimet rrjedhese dhe per mbajtjen e likuditetit,ne menyre qe banka tu pergjigjet ne gjdo kohe kerkesave te saj.Rol te veqant ne kryerjen e pagesave dhe transferin e mjeteve financiare ne menyre efikase ka zhvillimi i hovshem i teknologjise kompjuterike, psh, futja e makinave auotmatike per terheqjen e parave dhe sherbimet bankare 24 ore permes sistemeve te kompjuterizuara. Dhenia e kredive-paraqet aktivitetin qendror te bankes afariste sepse kredite jane burimi kryesor i te ardhuarve te bankes. Permes kredive mund te financohen te gjitha aktivitetet prodhuese ne tere ekonomine. 26.Menaxhmenti financiar i nje banke afariste eshte nje proces ne te cilin menaxheri financiar i nje banke percjelle tregjet e kapitalit dhe operacionet financiare te bankes duke blere dhe shitur pasuri dhe aktivë me qellim te rritjes se vleres se pasurise se bankes. 27.Qdo vendim financiar permban ne vete tre faktor te rendesishem: a) paratë b) kohen dhe c) rrezikun 28.Menaxheri financiar duhet te marre tri vendime me rendesi: 8 a) Vendimi investiv- i cili ka te beje me vendimin sesa duhet te investohet dhe ne cilat mjete specifike, keto vendime percaktohen ne baze te madhesis dhe struktures se mjeteve b) Vendimi financiar-ka te beje me vendimet qe sigurojn parat e nevojshme per investime, c) Vendimi i dividentes-ka te beje me vendimet per shperndarjen e dividentes apo te investimit te saj ne operacionet e firmes.Menaxhmenti kerkon ta investoj ate per te siguruar fitim me te madhe, kurse aksionaret kerkojn ta marrin si rezultat i investimeve te bera ne aksione. 29.Ç’është menaxheri financiar ? Menaxheri financiar eshte nje person i cili merr vendime investive ose financiare me qellim te rritjes se vleres se firmes. 30.Banka afariste ka ne dispozicion tri burime te mjeteve financiare: kapitalin,depozitat dhe kreditë. 31.Llojet e kapitalit te bankes afariste klasifikohen ne dy grupe: kaptali aksionar dhe kapitali i huazuar.Ekziston edhe lloji i trete i kapitalit- rezervat ne kredi dhe letrat me vlere. Kapitali aksionar-paraqet vleren e aksionareve qe kan investuar ne afarizem.Ky kapital perbehet nga keto lloje te llogarive: aksioneve, tepricës, fitimi i pashperndar, dhe rezrevat e jashtzakonshme.Ky kapital eshte vendimtar gjat themelimit te bankave dhe mbeshtetjes se afarizmit te tyre.Bankat e rrisin kaptalin e tyre duke shitur aksione dhe letra te tjera me vlere. Kapitali i huazuar-paraqet obligime fikse te kapitalit qe sjellin kamate dhe i mundesojn bankes qe ta rris kapitalin e saj.Keto jan te pasiguruara dhe varen nga kerkesat e deponuesve dhe kreditoreve te tjere.Obligacionet e kapitalit jan instrumente mjaft terheqese per bankat per shkak te afatit te gjate te skadimit te tyre gje qe i minimizon nevojat e bankes per mbajtjen e rezervave te likuiditetit kundrejt tyre. Rezervat per humbjet nga kredit e lejuara-keto rezerva ndahen per ti mbuluar humbjet gjate kthimit te kredive. 32.Kostoja e kapitalit- tregon se cilat jane metodat me te pershtatshme ne kalkulimin e kostos se mjeteve financiare.Metoda me e thjesht eshte kalkulimi i kostes se mjeteve financiare qe bazohet ne normen e kamates se qertifikatave mbi depzitat(CD) me afate te skadimit prej 90 dite. Metoda me e pershtatshme e caktimit te kostes se kapitalit eshte perfshierja e kostes të të gjitha llojeve te mjeteve dhe kosten agregate të të gjtha mjeteve te bankes. 9 Kostoja e depozitave-Burimin kryesor te mjeteve te bankes e sajojne depozitat.Depozitat klasifikohen ne: a) depozita me te pare, b) depzita te afatizuara dhe c) depozita kursimi Kostoja e kapitalit te huazuar-eshte e barabart me normen e kthimit te fituar nga investuesit ne instrumentet e jashtme te huase, te cilen banka duhet ta paguaj per ti shitur letrat e tilla me vlere. CAPM metoda-kjo metode bazohet ne konceptin e rrezikut te kthimit te huas. 33.Funksionet e kapitalit te bankes afariste klasifikohen ne kater grupe: a) ti siguroj mundesit fizike, nepermjet te cilave banka do te behet e afte te veproj, b) te mbroj kreditoret, c) te krijoj nje norme konkurrente te kthimit per aksionaret, dhe d) ti plotesoj kerkesat e agjensive(organeve)mbikqyrese. Sigurimi i mjeteve financiare per fillimin e punes-para se te filloj punen banka afariste duhet ti shese aksionet ne menyre qe ta rrise kapitalin, qe i nevojitet per investime fikse, siq jan toka, ndertesa etj, dhe mjete plotesuese siq jane aplikimi i teknologjise bashkohore si dhe financimi i mjeteve fikse per te ndihmuar rritjen. Mbrojtja e kreditoreve-te bankata e sotme pjesa me e madhe e mjeteve e financohet nga huate(rreth 94 %), kurse nje pjese e vogel nga kapitali aksionar(6%).Kjo pjesemarrje kaq e madhe e huave ne mjetet e bankes e rrite edhe me teper rendesine e mbrojtejs se interesave te kreditorve te bankes.Rol te rendesishem ne mbrojtejen e intresave te kreditoreve ka kaptali i bankes nepermjet te cilit deponuesit dhe kreditoret sigurohen ne rast likuidimi.Gjithashtu kapitali ofron nje lloj garancie dhe sigurie te mjeteve nga humbjet qe mund te shkaktohen nga aktivitetet qe i kryen banka. Krijimi i normes konkurrenete te kthimit per aksionaret-furnizuesit e bankes me mjete financiare te cilet jan te motivuar nga deshira per te bere investime te mira jan te interesuar ta mbrojne investimin e tyre dhe te kene norme te kthimit te njejte me ate qe do ta kishin sikur ate kapital ta investonin diku tjeter.Aksionaret kerkojne te sigurojne kthim konkurrent te mjeteve te tyre duke shpresuar ne rritjene e vleres se aksioneve te tyre.Prandaj nese nje 10 banke nuk siguron te ardhura dhe kthim te mjaftueshem per aksionaret ata nuk kan arsye te vazhdojne ta furnizojne banken me kapital. Permbushja e rregullave dhe ligjeve-aktiviteti i bankave afariste u nenshtrohet ligjeve dhe rregullave te caktuara,ne menyre qe te sigurohet kryerja me rregull dhe e sigurt e operacioneve bankare.Psh: percaktohet qfare kapitali duhet te disponoj banka qe te mund te themelohet, limitet e kreditimit etj. 34.Mjaftueshmeria e kapitalit-nenkupton kur banka bene percaktimin e normave dhe rregullave te posaqme ne menyre qe kapitali i bankes te mbahet brenda kufijve normal ne te cilen banka mund te kryej afarizmin e saj.Pra nuk duhet te ket munges dhe as teprice te kapitalit sepse rrezikohet likuiditeti i biznesit.Matja e mjaftueshmeris se kapialit- behet ne shum forma psh: raporti ne mes te kapialit dhe te depzitave te tersishme, raporti i kapitalit ndaj mjeteve te tersishme te bankes afariste etj. 35.Trendet kryesore ne rregullimin e kapitalit bankes afariste-janë marrveshja e Bazelit e arritur me 11 korrik 1988 nga 12 shtete te industrializuara te cilat u pajtuan qe norma unike prej 8 % per kerkesat e kapitalit me rrezik te caktuar per bankat te aplikohet deri ne vitin 1993.Pra qellimi themelor i kesaj marrveshje ishte unifikimi i rregullave qe mbulojn fushen e mjaftueshmerise se kapitalit.Marrveshja e Bazelit u ofroj vendeve nenshkruese nje fleksibilitet te dukshem ne fushen e aplikimit te standardeve te reja te kaptalit.Per shkak te varietetit me te cilin bankat afariste i ekspozohen rrezikut sipas udhezimeve te reja te gjitha mjetet ndahen ne 5 grupe kryesore,varesisht nga shkalla e rrezikut: 1-mjetet me pak te rrezikuara siq jan parate e gatshme dhe letrat me vlere afatshkurtera. 2-mjetet me rrezik minimal siq jan letrat me vlere afatgjate te Qeverise dhe te agjesive te saj,3-obligimet e pergjithshme te shtetit, 4-fletobligacionet dhe kredite ne baze te hipotekes, 5-ketu hyjne mjetet te cilat e kan shkallen e rrezikut me te larte, siq jane kredite e ekonomise,kredite konsumuese,kredite e jashtme,letrat me vlere te korporatave dhe mjetet fikse. 36.Ç’ka duhet te ndermarre banka afariste nese nuk ka kapital te mjaftueshem ? Ne kete rast banka duhet te ndermarre keto aksione: a) te beje ristrukturimin e mjeteve per te minimizuar rrezikun, pra per te zvogluar edhe kapitalin e kerkuar, b) te ristrukturoj burimet e mjeteve per ti plotesuar kerkesat e reja, c) ti shes mjetet, d) te shkrihet me ndonje banke tjeter apo te marre ndonje banke per ti plotesuar kerkesat dhe 11 e) te krijoj kapital te ri 37.Me likuiditet kuptojme aftesin e bankes per te siguruar mjete te mjaftueshme financiare per ti kryer obligimet me nje qmim te arsyeshem ne ç’do kohe. 38.Funksionet kryesore te likuiditetit jane: a) siguria dhe besimi i kreditoreve, b) aftesia per pagimin e borgjeve, c) sigurimi i aftesis per te dhene hua dhe d) shmangia nga shitja e detyruar e mjeteve Siguria dhe besimi i kreditoreve-ka te beje kur banka ofron kushte ne te cilat kreditoret do te jene plotesisht te sigurt se depozitat apo parate e tyre qe ia kan dhene bankes do tu kthehen. Aftesisa per pagimin e borgjeve-eshte nje funksion i likuiditetit ne te cilin banka duhet te jete e afte dhe ne gjendje ti paguaj te gjitha borgjet e saj pa kerkuar shtyerjen e afatit te pageses. Sigurimi i aftesise per te dhene hua me qellim te kryerjes se obligimeve financiare prioritare-banka duhet te jete e gatshme te te jap kredi per klientet e saj edhe ne rast te rritjes se papritur te kerkesave per kredi.qe te jete e gatshme per nje gje te tille ajo duhet te kete likuiditetin adekuat. Shmangia nga shitja e detyruar e mjeteve-Nese banka bie ne pozite jolikuide dhe nuk eshte ne gjendje ti kryej obligimet me kohe ateher banka eshte e detyruar te shes nje pjese te pasurise se saj.Per te mos ardhe deri te kjo gjendje banka duhet te hartoj politika dhe te orjentohet ne sigurimin e te ardhurave plotesuese ne portofoloin e bankes per ti mbulluar shpenzimet e veprimtarise.Gjithashtu banka duhet te beje strukturimin e mjeteve te bankes per te siguruar nje baraspeshe delikate midis likuiditetit, solventitetit dhe te ardhurave. 39.Gjate kategorizimit te mjeteve financiare ne grupe te ndryshme mjetesh, na paraqiten tri qasje te ndryshme: a) grumbullimi i mjeteve, b) alokacioni i mjeteve, c) shkenca e menaxhmentit 12 Grumbullimi i mjeteve-nenkupton alokacionin e mjeteve ne grupe te ndryshme te mjeteve financiare ne baze te disa prioriteteve te caktuara.Pra menaxhmenti i bankes duhet te krijoj rregulla te caktuara mbi prioritetet per perdorimin e mjeteve te bankes.Kjo do te thote se nese banka afariste deshiron qe ti kryej obligimet e saj ndaj bashkesise ne menyre te kenaqshme dhe vazhdimisht ateher mjetet financiare ne disponim duhet te alokohen ne baze te kerkesave anticipative te shkalleve te ndryshme te urgjences.Lista e prioriteteve tregon se mjetet e bankes perdoren ne kater menyra: a) per ti mirembajtur rezervat primare, b) per ti siguruar rezervat sekondare, c) per ti plotesuar kerkesat kreditore klienteve te vet dhe d) per ti blere letrat me vlere. 40.Mjetet ne pergjithesi percaktohen si rezerva primare dhe rezerva sekondare Rezervat primare-jane mjete jofitimprurese te bankes qe jane ne forme te parave te gatshme ose jane te konvertueshme sipas kerkeses.Keto mjete u japin mundesi bankave afariste ti plotesojn kerkesat ligjore per te mbajtur rezerva ne para te gatshme kundrejt depozitave.Pra banka duhet te kete rezerva primare edhe per shak se nese deponuesit deshirojn ti terheqin parat e tyre banka duhet te jete ne gjendje ti plotesoj kerkesat e tyre. Rezervat sekondare-jane mjete te cilat i sjellin bankes te ardhura fitimprurese.Keto rezerva paraqesin burimin kryesor te likuiditetit te bankes afariste.Ato krijojn nje rezervuar te mjeteve te aferta me parate e gatshme te cilat terhiqen per ti plotesuar( rimbushur )serish rezervat primare pasi te jene shpenzuar ato. Plotesimi i kerkesave kreditore per klientet e vet-banka duhet te ndaj rezerva te mjaftueshme te mjeteve per te plotesuar kerkesat kreditore per klientet e vet. Blerja e letrave me vlere-nese tri rezervat e para nuk i kan shterr plotesisht mjetet e bankes ateher mjetet e pashfrytezuara mund te perdoren per te blere letra afategjate me vlere ne treguan e hapur. Alokacioni i mjeteve-Kjo metode dallon likuiditetin e ndryshem te llojeve te ndryshme te mjeteve dhe i ndan ato ne kategori varsisht nga shpejtesia e qarkullimit te tyre.Gjithashtu kjo metode perfshin udhezimet mbi perqindjen e mjeteve qe duhet te alokohen ne grupe te ndryshme te mjeteve.Perparesi e kesaj metode eshte thjeshtesia e saj relative dhe zotrimin e lehte, gjë qe e bene ate relativisht jo te shtrejt per aplikim dhe aftesin e saj qe ti rrise fitimet 13 duke eleminuar likuiditetin e tepert te llojeve te ndryshme te mjeteve. E meta kryesore e kesaj metode qendron ne ate se eshte jofleksibile dhe nuk i merr parasysh levizjet sezonale ne derdhjen e depozitave dhe kerkesat per kredi. Shkenca e menaxhmentit-paraqet nje qasje te nderlikuar duke perdor modele matematikore dhe teknika statistikore per te bere analiza me ndihmen e kompjutereve dhe ndervartesine e komplikuar te komponenteve te bilancit te bankes.Metodat e tilla aplikohen ne tri raste: a) per te percaktuar numrin optimal te arketareve ne sportele dhe perdorimin e teoris se radhitjes, b) per te treguar bilancin e bankes dhe operacionet e saj si dhe per te percaktuar numrin e qendrave kompjuterike me perdorimin e simulimit dhe c) per te zgjedhur problemin e alokacionit te mjeteve ne menaxhmentin e mjeteve me perdorimin e programit linear. Per ti perdorur teknikat dhe shkencen mbi menaxhmentin duhet te ekzistoj pikesynimi i qarte,identifikimi i vartesise ne mes elementeve te problemit dhe variablave qe jane apo nuk jan te kontrolluara nga ana e menaxhmentit,vleresimi i sjelljes se variablave te pakontrolluara si dhe identifikimi i detyrave te menaxhmentit. E meta serioze e perdorimit te shkences se menaxhmentit sidomos modeli i programimit linear eshte se ai nuk aplikohet ne banka te vogla sepse ketyre bankave kompjuteret dhe personeli i ushtruar mire do tu kushtonin shum shtrenjte ne krahasim me benificionet qe priten. 41.Identifikimi i nevojave per mjete likuide dhe percaktimi i kerkesave per likuiditetin e depozitave dhe te kredive- Per te siguruar alokacionin optimal te mjeteve menaxhmenti konfrontohet perher me qeshtjen e sigurimit te sasise adekuate te mjeteve likuide pe te plotesuar kerkesat e klienteve per mjete.Banka afariste duhet te jete a afte qe te siguroj nje shume te mjaftueshme te mjeteve tejet likuide ose qe ato ti rrise shpejte nga tregu i parave ne rast te terheqjes se depozitave, si dhe per kerkesa ligjore te kredive. Faktoret qe ndikojne ne punen e ekonomise ndikojne edhe ne kerkesat e komitentëve per mjete financiare, gjë qe ushtron ndikim ne menyre direkte ne poziten likuide te bankes afarsite.Keto forca jane: a) te jashtezakonshem, b) sezonal, c) ciklikë, d) sekularë 14 Faktoret e jashtezakonshem-jane te papritur dhe te paparashikueshem qe ndikojne ne ekonomine e nje vendi.Ato perfshijn katastrofat natyrore ( siq jane: termetet dhe fortunat) dhe aksionet njerezore te paparashikueshme( siq jane: grevat e punetoreve apo rreziku i papritur nga lufta ).Kta faktore eshte shum veshtire te llogariten dhe te futen ne planifikimin e likuiditetit. Faktoret sezonal-shfaqen ne nje kohe te caktuar per ç’do vit,prandaj ata mund te parashihen dhe jan te determinuar nga zhvillimet e tilla si mbjellja dhe korrja e drithrave, shitja me pakice gjat pushimeve etj.Pra keta faktore jane mjafte te parashikueshem dhe mund te perdoren ne menyre efektive gjate planifikimit te likuiditetit te tyre. Levzijet ciklike-jane me pak te parashikueshme prandaj edhe me pak te perdorshme per planifikimin e likuiditetit.Pasi qe ciklet nuk shfaqen ne intervale te rregullta, eshte veshtire te parashikohen nevojat ciklike likuide.Psh: rritja dhe zvogelimi i aktivitetit ekonomik. Forcat sekulare-ushtrojn ndikimin e vet ne ekonomi per nje periudhe te gjate sesa ciklet e afarizmit.Ndryshimet ne manjituda te tilla si: kursimet ,konsumi investimet , perparimi i teknologjise dhe popullsia jane shembuj te forcave sekulare.Keto forca ndikojne ne likuiditetin e bankes. Percaktimi i kerkesave per likuiditetin e depozitave-Fakti se banka duhet patjeter te plotesoje kerkesat e deponuesve per terheqjen e mjeteve ne menyre efikase dikton llojin e politikes se likuiditetit.Pra natyra e burimeve te mjeteve te bankes mundeson qe burimet e bankes te qeverisen ne ate menyre qe te behet i mundur plotesimi i kerksave per mjete sipas menyres se krijimit te tyre.Maksimumi i likuiditetit arrihet duke i mbajtur te gjitha mjetet e bankes ne forme parash te gatshme.Ne percaktimin e politikes se bankes per ruajtjen e likuiditetit menaxhmenti duhet te marre parasyshe sjelljen e llogarive depozitare. Percaktimi i kerkesave per likuiditetin e kredive- detyre e menaxhmentit te bankes afariste eshte qe te rregulloj politiken e lejimit te kredive ose te refuzoj qe te jap disa kredi.Pra rritja e kerkesave per kredi mund te mbahet nen kontroll te menaxhmentit.Kerkesat per likuiditetin e kredive mund te plotesohen me mjete likuide plotesuese,si mbrojtja nga zhvillimet e paparashikuara te kredive.Pra menaxhmenti mund te caktoj kufirin e sigurise per te plotesuar kerkesat kreditore te papritura. Kekesat agregate te likuiditetit-paraqiten kur behet mbledhja e shumave midis kerkesave likuide per depozita dhe kerkesave likuide per kredi.Keto kerkesa 15 do te jene maksimale nese kredite e bankes jane me te uleta kurse depozitat me te larta.Pra me rastin e rritjes se kredive dhe zvoglimit te depozitave, likuiditeti duhet te jete maksimal ne menyre qe te perdoret per rritjen e kredive dhe zvoglimin e depozitave.Nga ana tjeter kerkesa do te jete ne minimum nese pozita e kredive dhe e depozitave eshte e kundert. Pasurimi i statistikes me vleresim te arsyeshem-edhe pse studimi i pervojave nga e kaluara jep pasqyren themelore te kerkesave agregate te likuiditetit te bankes, jan te mundur pasurimet e konsiderushme te kesaj pasqyre.Veshtrimi i afert i rrethanave ekonomike dhe marrja ne konsiderim e trendeve globale mund te sigurojne bazen per parashikimin me te mire te nevojave likuide sesa ate qe bene statistika.Banka mund te nxjerre informata te vlefshme permes marredhenjeve me klientet e vet si dhe bashkesin e gjere. 42.Menaxhmenti i pozites likuide-nevojat e bankes per mjete likuide mund te klasifikohen si: te shpejta-, per afarizmin e perditshem, sezonale- per per terheqjet e depozitave dhe kerkesat kreditore qe parashihen ne te ardhmen, ciklike ose te paparashikueshme-, per ndryshimet afatgjate te depozitave dhe kerkesat kreditore te shoqeruara me ciklet afariste dhe zhvillimet e jashtzakonshme.Likuiditeti per nevojat e shpejta mund te sigyrohet vetem nga parate e gatshme te cilat jane forma me likuide e mjeteve qe sherbejne per te plotesuar kerkesat e perditshme per bankat afariste per mjete financiare. Menaxhmenti i rezervave sekondare-rezervat sekondare per behen nga : letrat me vlere dhe kredite.Keto rezerva dallojn nga mjetet e tjera te bankes nga fakti se keto krijojne te ardhura per te plotesuar nevojat likuide.Pra rezervat sekondare jane ato qe plotesojne rezervat primare kur ato te jene sosur.Likuiditeti i karakterit sezonal mund te sigurohet me mjetet qe kane atribute te rendesishme: a) kualitet primar(rrezik minimal), b) afat skadimi me te vogel se nje vjet, c) shkalle e lart kembyeshmerie Rezervat sekondare te tipit jo sezonal ( ciklik)-formohen per te plotesuar rezervat e tipit sezonal dhe te ndihmojne procesin e pershtatjes ndaj kerkesave te paparashikueshme dmth: ato jane te dizajnuara per te mbrojtur banken nga kerkesat kreditore te natyres ciklike. 43.Likuiditeti optimal i bankes afariste-ka te beje me ate se a eshte likuiditeti i mjaftueshem per te mundesuar tejkalimin e ndryshimeve te papritura ne nevojat likuide dhe burimet.Ne anen tjeter likuiditeti nuk duhet te jete teper i larte ngase likuiditeti i tepruar i shkakton shpenzime te kota bankes. 16 Menaxhmenti i solventitetit-ka per qellim sigurimin se vlera e mjeteve do te jete e mjaftueshme per ti mbuluar obligimet ne afat te gjate. Gjate kryerjes se afarizmit te tyre , bankat u ekspozohen rreziqeve te ndryshme siq jane: a) rrezikun nga humbjet, b) rrezikun nga terheqjet e depozitave, c) rrezikun e normes se kamates dhe d) fluktuimet e pavolitshme te kurseve devizore te jashtme. Rreziku nga humbjet-rreziku me i shpeshte ne afarizmin bankar eshte mundesia qe mjetet e huazuara apo te investuara te mos kthehen,kjo gjë do tu shkaktonte hubje te caktuara bankes.Psh; ndodhite e papritura per huamarresin(vershimet,termetet) mund te pengojne huamarresin qe ti kryej obligimet, faktore tjeter eshte edhe ndryshimi i shijes se konsumatoreve etj.Qe te parandalohen dhe kontrollohen humbjet per shkak te moskthimit te mjeteve te huazuara dhe te investuara banka duhet te ket standarde te larta per dhenien e kredive, te njohe mire huamarresin dhe afarizmin e tij si dhe te ket politike aktive per kthimin e mjeteve te saj. Rreziku nga terheqjet e depozitave-vjen kryesisht gjate periudhave te renies se aktivitetit ekonomik( reqesionit) keshtu deponuesit do te kerkojne terheqjen e depozitave te tyre, nese banka nuk do te jete ne gjendje tu pergjigjet kerkesave te tyre ateher rrezikohet ekzistenca e bankes. Rreziku i normes se kamates-sa here qe banka detyrohet te shese letrat me vlere afategjate ne periudhat e rritjes se aktivitetit ekonomik ajo i ekspozohet rrezikut te normave te kamates, gjë qe paraqet rrezikun se shitja e ketyre letrave me vlere do te realizohet vetem me zbritjen nga vlera e tyre nominale.Niveli i normave te kamates qe mbizotron ne treg ne kohen e shitjes, eshte faktor kritik qe ndikon ne humbjet e bankes. Strategjite me te rendesishme per menaxhmentin e mjeteve dhe te burimeve te mjeteve jane: a) menaxhmenti i distances(largesise), b) harmonizimi i rrjedhes se mjeteve, c) menaxhmenti i ndryshimit, d) zgjatja kohore dhe e) kembimi i normave te kamates 17 Menaxhmenti i distances-paraqet nje qasje te rendesishme ne izolimin e nje institucioni nga rreziku i normes se kamates dhe perqendrimin ne shperndarjen e bruto fitimit. Harmonizimi i rrjedhes se mjeteve-kjo strategji sherben per mbrojtejen e bankes nga rreziku i normes se kamates dhe perqendrimin e saj ne barazimin e skadimit te mjeteve dhe te burimeve te mjeteve. Menaxhmenti i ndryshimit-kjo eshte nje strategji relativisht e re e cila perfshin nje koleksion analitik qe i vë ne raport kamatat dhe karakteristikat e skadimit te mjeteve dhe te burimeve.Pra menaxhmenti i ndryshimit paraqet kornizen per rregullimin e ketyre raporteve. Koheve te fundit jane zhvilluar teknika te ndryshme qe kan per qellim ta ndihmojn banken ne menaxhmentin e diferences, nder te cilat jane: a) mbajtja e diferences mbi ciklin e normes se kamates, b) arritja e objketivave te diferences me perdorimin e kontratave financiare, c) arritja e objektivave te diferences me ane te opcioneve. Mbajtja e diferences mbi ciklin e normes se kamates-kjo strategji nenkupton ruajtjen e diferences pozitive dhe madhesis se kesaj diference qe eshte e lidhur me manipulimet ndaj ciklit te normave te kamates.Kryesisht aplikohet te bankat e medha afarsiste. Kontratat financiare dhe menaxhmenti i ndryshimit-Bleresit dhe shitesit lidhin kontrata per tu mbrojtur nga levizjet e normave te kamatave dhe qmimeve ne afate te caktuara.Bankat do ti mbrojne normat e kamates duke transferuar pjesen me te madhe te rrezikut ne qmimet e letrave me vlere ne nje pjesmarres tjeter ne tregun e puneve me afat i cili eshte i gatshem qe ta pranoj kete rrezik. Opcionet dhe menaxhmenti i ndryshimit-opcionet paraqesin nje strategji tjeter te rendesishme per menaxhmentin e rrezikut te cilat i japin te drejt pronarit ti bleje ose ti shes letrat me vlere me nje qmim te caktuar ose para dates se caktuar.Ekzistojn dy lloje te opcioneve: 1. opcioni i blerjes dhe 2. opcioni i shitjes Opcioni i blerjes-eshte opcion per blerjen e letrave me vlere, kurse Opcioni i shitjes eshte opcion per shitjen e letrave me vlere. Kembimi i normave te kamates-eshte nje nga mjetet me te reja te menaxhimit te mjeteve e te burimeve me ane te cilit institucionet financiare me 18 joperputhshmeri te afatit te skadimit te mjeteve dhe te burimeve te tyre mund te hyjne ne kembimin e normave te kamates per te izoluar operacionet e tyre nga fluktuimet e normave te kamates. Rreziku nga kurset devizore te jashtme-bankat te cilat kryejn transaksione jashta kufijve shtetror u nevojitet te bejne kembimin e parave.Per te kryer sherbimet e kembimit te huaj bankat afariste duhet te kene rezerva te mjaftuesjme te valutave te huaja.Ndersa per te ruajtur pozicionin e tyre ne valuta te veqanta bankat i angazhojne bokeret e pavarur qe ti kryejn punet e kembimit nderkombetrar.Kurset devizore levizin varesisht nga oferta dhe kerkesa ne treg.Vlera e valutes se nje vendi varet nga shum faktore si psh: kushtet ekonomike financiare te nje vendi, jo stabiliteti politik si dhe aktiviteti i bankave qendrore te cilat intervenojne per te stabilizuar vleren e valutave te vendeve te tyre.Bankat afariste do te kene humbje te konsiderueshme nese mbajne shuma te medha te valutave qmimet e te cilave bien dukshem.Bankat per tu mbrojtur nga humbjet ne afarizmin devizor realizojne diferencen midis qmimit te blerjes dhe shitjes se valutave. Shperdorimi dhe vjedhja-shperdorimi ka te beje me pervetesimin e mjeteve financiare te bankes nga te punsuarit kurse vjedhja u referohet akteve te tilla siq jane: falsifikimi, vjedhja dhe plaqkita e armatosur e cila behet nga te huajt. Menaxhmenti i te ardhurave-perveq mirembajtjes se likuiditetit dhe te solventitetit banka duhet te realizoj te ardhura plotesuese per ti paguar shpenzimet e afarizmit dhe per te siguruar kthim profitabil te kapitalit te investuar ne ndonje ndermarrje.Shfrutezimi i mjteve financiare te bankes duhet te jete konsistent me nevojat likuide te bankes dhe te jete brenda kufijve te rrezikut.Menaxhmenti vendos sesi do te kerkohen te ardhurat dhe si do te perdoren fitimet. 43.Profitabiliteti i nje banke afariste- Faktoret qe ndikojne ne profitabilitetin e bankes-ne baze te disa studiuesve ,shkalla e profitabilitetit te bankes varet prej ketyre faktoreve: madhesia,pronsia,koncentrimi i tregut,struktura e bankes,shpenzimet e propagandes, si dhe karakteristikat e menaxhmentit.Nga te gjitha rastet hulumtuesit kan ardhe ne perfundim se faktori primar i cili i dallon bankat e sukseshme nga bankat tjera eshte menaxhmenti efektiv. Vleresimi i suksesit(efikasitetit) te bankes-efikasiteti i tanishem i nje banke vleresohet duke bere krahasimin e saj me efikasitetin e kaluar te bankes ose me shenimet e bankave te tjera te cilat kane madhesi dhe fushe te ngjashme aktiviteti. 19 Aplikimi i analizes se shpenzimeve-analiza e shpenzimeve nuk e perparon vetvetiu efikasitetin e bankes afariste.Ajo mund te identifikoj ato fusha ku efikasiteti mbetet pas synimeve dhe parashikimeve te menaxhmentit kurse perparimi i profitabilitetit ne ato fusha shtron nevojen e analizes se metejshme per te percaktuar keshtu shkaqet e efikasitetit te ulet. Planifikimi i fitimit mund te behet ne dy menyra: a) ne forme te buxhetit dhe b) ne forme te planifikimit afategjate Planifikimi ne forme te buxhetit-buxheti eshte nje plan financiar i cili parashikon rezultatet e operacioneve te bankes afariste per vitin e ardhshem.Ai perfshin te ardhurat, shpenzimet dhe fitimet e pritura duke u bazuar ne objektivat e menduara mire te menaxhmentit per ç’do zë te bilancit te mjeteve dhe te burimeve. Planifikimi afategjate-zakonisht mbulon nje periudhe pese vjeqare procesi i te cilit fillon me dhenien e synimeve te pergjithshme te bankes ne periudhen e caktuar, si psh: - te beje ekspansionin e sherbimeve te saj ne nje hapsire me te gjere gjeografike,- te afirmoj veten me perparimin e sherbimeve dhe ofrimin e sherbimeve te specializuara, - te ushtroj dhe te perparoj kuadrin udheheqes per te siguruar vazhdimsin e plotikes se saj afariste,- te kontriboj ne prosperitetin e rrethines ne te cilen vepron,- te rrise fitimin vjetor se paku 10 % ne vit gjate pese viteve te ardheshme. Matesit e profitabilitetit dhe trendet me te reja-matesit qe perdoren me se shpeshti per percaktimin e profitabilitetit te bankave afariste jane; norma e kthimit te mjeteve dhe norma e kthimit te kapitalit aksionar. 44.Veprimtaria kreditore e bankave afariste- Evolucioni dhe fushveprimtaria e tashme-funksioni me i rendesishem i bankave eshte dhenia e kredive.Bankat kan pervoj dhe fleksibilitet ne lejimin e kredive prandaj kjo gje u jep atyre perparsi te dukshme ne krahasim me institucionet tjera financiare.Kredite bankare kan rol te veqant ne zhvillimin dhe rritjen e shum ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, ne zhvillimin e rrethit te tyre dhe ne permiresimin e mireqenies ekonomike ne pergjithesi. Evolucioni i kredive bankare-kater teorite me kryesore te likuiditetit jane: a) teoria e kredive komerciale, b) teoria e transferimit, c) teoria e te ardhurave te planifikuara dhe 20 d) teoria e qeverisjes te burimeve te mjeteve Teoria e kredive komerciale-kjo teori ndryshe njihet edhe si “ doktrine kambialesh te verteta “ e formuluar nga Adam Smithi.Sipas kesaj teorie, mjetet fitimprurese te bankave duhet te jene ne form te kredive afatshkurter vetlikuiduese, qe u lejohen ndermarrjeve per financimin e nevojave te tyre.Jane quajtur kredi vetelikuiduese ngase ato i kan krijuar mjetet per kthimin e tyre , qe do te thot mallrat e prodhuara me kredi , kur jan shitur , kan siguruar mjete financiare per pagimin e kredise.Kjo teori ka tri dobsi kryesore: se pari- ajo injoron nevojat e tjera kreditore siq jan kredit per financimin e blerjes se paisjeve dhe makinave ose blerjes se pasurise se patundshe, se dyti-kjo teori supozon se te gjitha depozitat me te pare do te terhiqen ne te njejten kohe , ndersa praktika tregon se depozitat me te pare kan shkall me te larte stabiliteti sesa qe supozon teoria, se treti- ne periudhat e reqesionit kredite nuk do te jen vetelikuiduese ngase shum debitore do te kene veshtiresi qe ti kthejn ato. Teoria e transferimit-kjo teori supozon se derisa mjetet e bankes do te jen te transferueshme, likuiditeti i saj duhet te ruhet.Psh: letrat me vlere mund te nxirren ne treg dhe te shndrrohen ne para te gatshme, prandaj kan nje shkall te lart likuiditeti. Teoria e te ardhurave te planifikuara-kjo teori pohon se banka mund ta ruaj likuiditetin e saj nese kthimi i kredive eshte parashikiar ne baze te te ardhurave te planifikuara te huamarresit.Prandaj per krijimin e kredive te ketij lloji, kjo teori sugjeron qe bankat te mbeshtetn ne te ardhurat e debitoreve dhe mbulesen nga keto te ardhura te kerkesave per kthimin e kredive. Teoria e qeverisjes se burimeve te mjteve-sipas kesaj teorie nuk eshte e nevojshme qe banka afariste tu permbahet standardeve tradicionale per likuiditetin qe kan te bejen me kredite vetlikuiduese, pasi ajo mund te dal ne treg dhe te furnizohet me mjetet e nevojshme sa her qe balafaqohet me mungesen e likuiditetit. Ekzistojn burime te shumta ne te cilat bankat mund te mbeshteten gjate sigurimit te likuiditetit te tyre: a) sigurimi i depozitave te paafatizuara, b) shitja e qertifikatave te afatizuara te depozites, c) huazimi i mjeteve nga banka qendrore dhe d) shitja e letrave me vlere afatshkurter. 21 Llojet me te shpeshta te kredive te cilat i lejojn bankat e sotme afariste jane: a) kredite komerciale dhe industriale, b) kredite konsumuese, c) kredite per pasuri te patundshme, d) kredite per institucionet financiare, e) kredite per prodhuesit bujqesor, f) kredite per blerjen e letrave me vlere dhe g) kredite tjera. Kredite komerciale dhe industriale-keto kredi sherbejn per te financuar rritjen e ndermarrjeve ose nevojave te firmave per kapital qarkullues te cilat jan te vendosura ne vendet jo mjaft te zhvilluara ku ka ekzistuar restriksioni i kredise dhe ku ajo ka qene relativisht e shtrejt. Linja e hapur kreditore-ka te beje me dhenien e kredive per klinetet e rregullt te cilet kan pasur nje sezon te deshtuar te afarzimit.Banka mund tu lejoj atyre kredi sezonale ne form te linjes kreditore per nje periudhe qe zakonisht nuk i kalon 90 dite duke i bashkangjitur kerkeses dokumentet mbi gjendjen e tanishme dhe planet e ardhme te tyre. Standby marrveshjet-eshte nje marrveshje me formale e lidhur me shkrim me ane te se ciles banka hyn ne kontakt formal me huamarresin dhe obligohet qe te lejoj nje shum te caktuar per nje periudhe te caktuar kohore. Kredite per kapital qarkullues-jane kredi te cilat jipen per nje periudhe me te gjate se je sezon sepse disa ndermarrje kane nje cikel te gjate te prodhimit te cilat mund te kene nevoj te huazojne mjete qarkulluese per tu furnizuar me lende te para dhe per te financuar proqesin e prodhimit derisa te shiten produktet e prodhuara.Kthimi i kredise do te behet nga shitjet rrjedhese te atyre ndermarrjeve. Kredite per transaksion-jane kredi afatshkurter te cilat lejohen per financimin e nje transaksioni te caktuar, psh; blerja e makinave. Kredite revolving-jane te ngjashme me standby marrveshjet .Pra kemi te bejme me nje marrveshje formale dhe kontraktuale e cila e obligon banken qe tia siguroj mjetet huamarresit sipas kerkeses se tij.Keto kredi jepen per periudha prej 3-5 vjetesh dhe paraqesin nje form te ndermjetme te kredive. 22 Kredit me afat-jane kredi te cilat u jepen firmave per nje periudhe me te gjate se nje vit.Keto kredi lejohen per te financuar rritjen e kapitalit qarkullues apo per blerjen ose perparimin e mjeteve fikse(fabrika, makina) etj. Kredite per financimin e projekteve te medha-jane kredi me profitabile per banken te cilat zakonisht financojn projektet me rrezik te madh dhe shpenzime te larta qe tejkalojn kapacitetin financiar te nje kreditori te vetem.Psh; projekte te tilla qe mund te kushtojn miliarda euro bie fjala ndertimi i rafinerive, naftsjellseve etj. Letrat kreditore-perdoren ne aktivitet nderkombetare te cilat mund te jene ne form te letres kreditore komerciale dhe standby. Letra komerciale kreditore mbeshtet ne ate qe banka e shfrytezon reputacionin e vet per bleresin i cili eshte i panjohur per shitesin. Standby letra kreditore- paraqet garantimin e bankes per kryerjen e pageses ndaj pales se trete, nese klienti nuk eshte ne gjendie qe ti permbush obligimet e veta financiare. Kredite konsumuese-perfshijne kredite qe u lejohen individeve per familje,amvisni apo shpenzime personale. Kredite per pasuri te patundshsme-jepen per financimin e pronsise,ndertimit,rindetimin e objekteve per banim dhe atyre industriale si dhe prodhuesve bujqesore per blerjen e tokes.Keto kredi hyjne ne radhen e kredive afatgjate dhe jepen per 10 dei 30 vjet. Kredite hipotekare-lejohen duke lene peng nje pasuri te patundshme. Ngarkesa e pasurise se patundshme zgjat derisa te kthehet kredia e dhene.Hipoteka i jep te drjete kreditorit qe me ane te shitjes se pasurise te lene penge te arketoj borxhin, nese debitori nuk e paguan obligimin e vet me kohe. Kredite per instucionet financiare-u lejohen institucioneve te ndrysjme financiare siq jane : bankat korrespodente,bankat e jashtme,bankat investive, kursimoret dhe bankat industriale. Kredite per prodhuesit bujqesor-jepen per te financuar prodhuesit bujqesor lidhur me shpenzimet e tyre sezonale dhe investimet e kohepaskoheshme.Psh: blerja e makinave dhe paisjeve bujqesore etj. Kredite per blerjen e letrave me vlere-u lejohen individeve me qellim qe te blejne aksione apo letra te tjera me vlere.Per shkak te rrezikut nga spekulimet ne bursat e aksioneve bakat shpesh aplikojne kontrollin sellektiv kreditor te ketyre kredive. 23 Kredite tjera-jane faktoringu, forfetimi etj. Faktoringu-eshte form e financimit afatshkurter ne tregtine e jashtme nepermjet institucioneve te posaqme-kompanite faktoring. Forfetimi-ka te beje me blerjen e kerkesave afatshkurter nga eksportuese dhe eshte e lidhur me kerkesat afatshkurter ndaj botes se jashtme gjithashtu forfetimi ka te beje me blerjen e kerkesave afatgjate ndaj personit te trete. Karta kreditore-eshte nje instrument i pagesave me te cilin mundesohet kreditimi afatshkurter i blerjes me pakice.Dallojm tri kategori kartash kreditore: kartat kreditore universale, kartat kreditore speciale dhe karata si garance per qekat e leshuar. Sigurimi i kredise-sigurimi ka te beje me transferimin e mjeteve financiare ne letra me vlere te cilat mund te kembehen ne treg.Sigurimi pershine gjashte funksione: krijimi i kredise,sevisimi i kredise,krijimi i potencialit kreditor, garantimi i rrjedhes se parave nga keto letra me vlere,shitja e letrave me vlere investuesve,mirembajtja e trgut sekondar te ketyre letrave me vlere. Krijimi i kredise-ka te beje me krijimin fillestar te kredise dmth: me hapat qe i ndermerr banka derisa kredia te regjistrohet ne librat e saj. Servisimi i kredise-perfshine arketimin e pagesave te huamarresit ashtu si arrijne per pagese. Krijimi i potencialit kreditor-kredite individuale mblidhen per te formuar potencialin kreditor perkundrejt te cilit emitohen letrat me vlere. Garantimi i rrjedhes se parave nga keto letra me vlere-ka te beje me garantimin nga pale te treta( kompanit e sigurimit apo banka te medha) qe te vazhdojne pagimin investues nese huamarresi origjinal deshton. Shitja e letrave me vlere investuesve-letrat me vlere shperndahen ose u shiten investuesve me ndihmen e bankave investive. Mirembajtja e tregut sekondar te ketyre letrave me vlere-ky eshte nje funksion tradicional i dilerit i cili siguron likuiditetin e ketyre instrumenteve. Sado aktive qe te jete banka ne treg kredia e siguruar eshte superiore ne krahasim me kredite tradicionale per keto shkaqe: a) ajo ka me pak shpenzime, 24 b) siguron likuiditetin me te lart te mjeteve, c) krijon shumllojshmerin e roleve per pjesemarresit e tregut, d) eshte shperndaresi me i mire i rrezikut kreditor dhe e) ajo transferon rrezikun e normes se kamates tek investuesit Procedurat per zbatimin e politikes kreditore-menaxhmenti i çdo banke afariste mundohet te percaktoj kornizat per kreditim te sigurt, te shendosh dhe fitimprures.Çeshtjet me te rendesishme qe percaktohen me ane te kesaj politike jane : a) madhesia e llogarise kreditore, b) afatet e deshiruara te skadimit, c) llojet e kredive dhe d) kushtet sipas te cilave do te lejohen kredite. Madhesia e llogarise kreditore-bankat vazhdimisht ballafaqohen me qeshtjen se ne çfare madhesie duhet ta kene potencialin kreditor te tyre,çeshtie kjo qe ka rendesi specifike pasi kredite paraqesin aktivitetin me fitimprures te bankes.Bankat mund ta rrisin potencialin kreditor, mirepo kreditimi tejet liberal mund te qoj drejt humbjeve per shkak te moskthimit te kredive. Kriteret qe vleresojne zotimet e teresishme kreditore ne krahasim me kapacitetin kreditor jane: raporti i kredive ndaj depozitave dhe raporti i kredive ndaj kapitalit. Afatet e skadimit-pasi afatet e skadimit kane implikime si ne likuiditetin e bankes afariste ashtu edhe ne rrezikun te cilit i ekspozohet eshte me rendesi qe te formulohet nje politike e qart qe do te percaktonte shperndarjen e pranueshme te afteve te skadimit te kredive te bankes.Sipas afatit te skadimit kredite e bankes klasifikohen ne: a) kredi afatshkurter, b) kredi afatmesem dhe c) kredi afatgjate Kredite afatshkurter-konsiderohen ato kredi afati i skadimit tet te cilave eshte nje vit apo me pak.Ato mund te jene dy tipesh:sipas kerkeses dhe sipas kohes.Sipas kerkeses jane ato te cilat huamarresi mund ti kthej apo kreditori mund te kerkoj pagimin ne qdo kohe. Sipas kohes kredite jepen per nje periudhe te percaktuar deri ne nje vit. Kredite afatmesem-jane kredi qe e kan afatin e skadimit prej 8 deri ne 10 vjet.Nje nga llojet e kredive te tilla jan kredite konsumuese. Kredite afatgjate-jane ato qe kane afat skadimi mbi 10 vjet.Lloji me i zakonshem i ketyre kredive jane kredia per pasuri te patundshme. 25 Llojet e kredive- nderyshojne sipas bankave per shkak te ketyre faktoreve: a) karakterin ekonomik te hapsires ne te cilen eshte vendosur banka, b) llojin dhe stabilitetin e depozitave te cilat i mban banka, c) te kaluaren dhe evolucionin e bankes dhe d) preferencat e menaxhmentit brenda kornizave te mundesive dhe presioneve rrjedhese. Karakteri ekonomik i hapsires-ne te cilen eshte vendosur banka ndikon dukshem ne percaktimin e fushave te kreditimit ne te cilat ajo do te specializohet. Stabiliteti i depozitave-bankat jan munduar qe te pershtasin afatet e skadimit te burimeve me mjetet e skadimit perkates per te krijuar stabilitet te depozitave. E kaluara dhe evolucioni i bankes-perveq karakteristikave themelore te tregut dhe stabilitetit te depozitave te saj, mundesite e bankes per te dhene kredi varen nga modelet ekzistuese te kontratave per ndermarrjet dhe praktikat kreditore qe jan zhvilluar nga e kaluara. Preferencat e menaxhmentit-sa i perket struktures se kredive te cilat varen nga te hyrat, rreziku nga humbja dhe likuiditeti ndikojne fuqishem ne strukturen aktuale ne qdo kohe.Menaxhmenti ushtron ndikim vendimtar mbi llojet dhe vellimin e kredive qe lejohen nga ana e bankes.Preferencat e menaxhmentit per te siguruar bilancimin e drejte ndermjet llojeve te ndryshme te kredive shprehen permes limiteve per katgorit e ndryshme te kredive.Keto limite nuk jan fikse ne qdo kohe por jan fleksibile(mund tu pershtaten ndryshimit te rrethanave ekzistuese). Kushtet per lejimin e kredive-me te rendesishme jane: a) norma e kamates, b) kompenzimi i saldos, c) provizioni per mbrojtjen nga humbjet dhe d) plani i kthimit te kredise. Norma e kamates-per kredi ne qfaredo kohe tregon gjendjen e nje ekonomie dmth; politiken monetare dhe fiskale si dhe kerkesen per kredi.Banka duhet te vendos norme te arsyeshme te kamates sepse norma e ulet e kamtes nuk do ti krijonte fitim te mjaftueshem asaj ndersa norma teper e larte do te largonte klientet . 26 Roli i normes primare-norma primare paraqet ate norme te cilen banka e e arketon nga klientet e vet me te medhenje dhe me te rendesishem. Kalimi ne normat notuese- per te siguruar ndryshim pozitiv midis te ardhurave dhe shpenzimeve te mjeteve ,bankat kalojne ne normat notuese te cilat jane te lidhura me normat ne tregun e parave.Me shfaqjen e ketyre normave profitabiliteti i bankave erdh duke u rritur. Kompenzimi i saldos-banka e obligon huamarresin qe ti mbaje depzitat me te pare dhe te afatizuara ne banke nga te cilat merr kredi.Sepse saldoja e huamarresit nuk duhet te bjere nen shumen e kredise se kerkuar. Caktimi i qmimit te kredise-qe nje kredi te jete fitimprurese ajo duhet te sjelle nje norme me te lart te kamates sesa qe jane shpenzimet e mjeteve per banken. Mbrojtja nga humbjet-forma me e shpesht per mbrojtjen e bankes nga humbjet nga kredit eshte lënia peng e pasurise, garantimi i nje pale te trete, futja e neneve te posaqme ne kontarten mbi kredine etj. Amortizimi(kthimi) i kredise-behet me marrveshje para dhenies se kredise qe duhet te jete rezultat i aftesise se klientit pe te kthyer kredine. Qeverisja e politikes kreditore-per sendertimin me sukses te funksionit kreditor eshte i domosdoshem organizimi efikas i kreditimit si dhe aplikimi i procedurave te posaqme.Menaxhmenti i bankes duhet te siguroj qe kredite te lejohen ne pajtim me dispozitat ligjore dhe politiken kreditore te bankes. Vleresimi i kerkesave kreditore-para se te vendose per kerkesat kreditore banka duhet ti ket te gjitha informatat relevante per kerkuesin e kredise per te ditur potencialin real te tyre per kthimin e kredise. Fusha e analizes kreditore-perfshine shqyrtimin e ktyre faktoreve: karakterin,kapacitetin,kaptalin,pengun dhe kushtet. Karakteri-nuk ka te beje vetem me gadishmerin per te paguar borxhet por edhe me deshiren qe te permbushen obligimet kontraktuese ashtu si parashihen ne kontrate.Psh; nese huamarresi eshte individ karakteri eshte funksion i kualiteteve morale ndersa kur huamrresi eshte ndermarrje ateher karakteri eshte funksion i integritetit menaxherial, i reputacionit dhe gjendjes afariste e financiare. 27 Kapaciteti-ka te beje me ate se a ka huamarresi te drejtë ligjore dhe aftesine e nevojshme per te kthyer kredine. Kapitali-aftesia e huamarresit per te marre kredi varet nga shuma dhe kualiteti i kapitalit te cilin e posedon. Pengu-ka te beje me nje garance nga ana e huamarresit per te terhequr kredine. Kushtet-kane te bejen me vleresimin e kushteve ekonomike mbi veprimtarin e huamarresit.Psh; informatat mbi strukturen e tregut,ndikimin e teknologjise ne kerkesen per produkte te industrise se caktuar,metodat e distribuimit etj. Burimet e informatave kreditore-banka duhet te mbledhe informata te cilat perdoren per te vleresuar karakterin e huamarresit,kapacitetin,garancen dhe karakteristikat e industrise.Format kryesore per burimin e informatave jane: dokumentacionet kreditore, intervistat dhe shenimet e bankes,raportet financiare te kerkesit te kredise etj. Kontrolli i kredive-ka te beje me mbikqyrejen e vazhdueshme te kredive te dhena duke mbajtur kontakte te ngushta me huamarresin. Cilet jane shkaktaret me te shpeshte te problemeve me kredite? Shkaktaret me te shpesht jane: a) katastrofat natyrore ( termetet,vershimet ), b) kushtet ekonomike, c) rrjedhat ne politikat dhe praktiken kreditore te bankave afariste, d) veshtiresite e huamarresit te cilat rezultojne nga paaftesia e kthimit te kredise sipas marrveshjes dhe e) malverzimet e huamarresit apo te kreditorit. Nese huamarresi nuk u permbahet afateve te parashtruara ne kontrate, banka ka dy alternativa te ndryshme: a) zgjidhja e problemit dhe b) likuidimi Zgjidhja e problemit -eshte nje proces i punes me huamarresin per te mundesuar kthimin e nje pjese te kredise apo te shumen e saj. Likuidimi-eshte proces i perdorimit te te gjitha mjeteve ligjore per ta detyruar huamarresin qe ta kthej kredine. 28 Teknikat e analizes-paraqesin metodat te cilat perdoren nga analiza financiare siq jane; rrjedha e parave,raportet,metoda e trendit(perqindjes), burimet dhe perdorimi i mjeteve dhe analiza e madhesise se zakonshme.Me perdorimin e ketyre metodave nenpunesi i bankes do te verej shpejt dhe qarte situatat e veqanta si dhe do te kerkoj informata plotesuese nga huamarresi. Analiza e madhesise se zakonshme-paraqet njeren nga metodat me te thjeshta qe mund te perdoren per analizen e raporteve financiare, ne te cilen te gjitha zerat shprehen si perqindie e manjitudes themelore. Metoda e trendit-shitjes-kjo metode merr si vit baze vitin me te hershem per te cilin eshte dorzuar raporti financiar dhe çdo zeri ia cakton vleren 100 %. Burimet dhe perdorimi i mjeteve-kjo metode bazohet ne llogaritjen e ndryshimeve neto te mjeteve,burimeve dhe te llogarive te vleres neto ne bilancet e datave te ndryshme. Rrjedha e parase-eshte nje teknike e vlefshme per analizen kreditore e cila bazohet ne te ardhurat e planifikuara. Analiza e raporteve-qellimi i kesaj analize eshte qe te ndriqoj marrdhenjet e brendshme ne mes te shifrave te prezantuara ne raportet financiare. V. Ndertimi i sistemit informativ per menaxhmentin e bankes afariste Informata si burim-informata eshte nje burim i pazevendesueshem ne afarizmin e bankave.Ndryshimet teknologjike ne komunikacion,ne mjetet e komunikimit dhe ne sistemet informative kan ndikuar dukshem ne perballimin e konkurrences.Me rendesi te madhe ne afarizmin bankar eshte qe ta kemi informaten e duhur, ne formen e duhur dhe ne kohen e duhur. Epoka e informatave-periudha ne te cilen ndodhemi shpeshherë ne menyre te popullarizuar quhet epoke e informatave.Informatat mbi klientet,konkurrentet, si dhe faktoret e jashtem ekonomik dhe politik se bashku me te dhenat e hollsishme mbi shpenzimet e afarizmit jane bere te domosdoshme per afarizmin e sukseshem.Ne revolucionin e informatave ka ndikuar dukshem afrimi i teknologjise se kompjutereve me tekonologjine e komunikimit. Nevojat e menaxhmentit per informata-ne procesin e marrjes se vendimit eshte me rendesi qe te kemi informaten e duhur ne kohen e 29 duhur.Menaxhmenti duhet ta konsideroj informaten si burim te rendesishem te afarizmit dhe asaj ti kushtoj kujdes paresor. Sipas disa autoreve mjetet me te cilat drejtohet nje organizate behen ne kete forme: a) Strategjia-duhet siguruar qe organizata ndermerr hapat e duhur. b) Struktura- organizimi i afarizmit eshte menyra me efikase per permbushjen e qellimeve. c) Sistemet-mekanizmat me te cilat oraganizata i kryen operacionet e veta jane qeshtje me rendesi. d) Shkathtesia-me to organizata punon si duhet. e) Sjellja-menyra se si sillet menaxhmenti. f) Personeli-paraqet njerezit me ane te te cileve nje organizt permbush qellimet. g) Kultura-paraqet besimin dhe ndjenjat e thella te cilat sqarojne kuturen e organizates. Informatat qe jane te nevojshme per afarizmin e sukseshem te nje banke afariste mund te kategorizohen ne 7 grupe: a) Informatat mbi afarizmin e pergjithshem-paraqesin te dhenat mbi afarizmin dhe zhvillimet ekonomike kombetare e nderkombetare. b) Informatat financiare-informatat mbi zhvillimet ne fushen e shebimeve financiare. c) Informatat afariste lokale-informatat mbi afarizmin ne pergjithesi dhe afarizmin e firmave te veqanta ne hapsiren ku vepron banka. d) Informatat mbi klientet-informatat e detajizuara mbi transaksionet me secilin klient te bankes si dhe te dhenat analitike mbi segmentet e ndryshme te afarizmit te klienteve. e) Informatat mbi afarizmin e brendshem-te dhenat financiare dhe statistikore mbi te gjitha aspektet e operacioneve te bankes. f) Informatat mbi konkurrentet-informatat komperative mbi afarizmin e konkurrenteve te bankes. g) Informatat per distribuim -ekstern-nganjeher autoritetet regullatore kerkojne qe per to te pergaditen informata specifike. Ndertimi i bazes informative te menaxhmentit-sistemi informativ i menaxhmentit qe do te pershkruhet, nuk eshte ndonje sistem i thjeshte por ai eshte para se gjithash nje proces i cili kerkon qasje te planifikuar dhe te koordinuar drejt ndertimit dhe shfrytezimit te burimeve informative. Struktura e informatave-Burimet themelore te informatave te nje institucioni financiar mund te klasifikohen ne disa grupe : a) shenimet mbi klientet individual dhe grupet e klienteve te ngjashem, 30 b) shenimet lidhur me produktet dhe sherbimet e ndryshme te cilat i ofron banka sikurse jane: llogarite e transaksioneve,instrumentet e kursimit,kredite e llojve te ndryshme etj. Dhe c) shenimet lidhur me deget dhe njesite afariste te bankes. Perdorimi i kopjuterit per nevojat e menaxhmentit-sot pothuajse te gjitha bankat i perdorin kompjuteret per perpunimin e te dhenave dhe mbajtjen e llogarive kontabile mbi depozitat, kredite.etj. Ç’eshte afarizmi bankar me vlere te larte kualitative ? Krijimi i kualitetit ne banka varet nga struktura organizative.Organizimi eshte kusht i nevojshem por jo edhe i mjaftueshem per sherbime, produkte dhe procese kualitative.Kualiteti i afarizmit bankar perbehet nga 3 komponente: persosmeria e brendshme, efektiviteti dhe efikasiteti, sherbimi superior dhe struktura organizative per orjentim drejt kualitetit. Bankat dhe strategjia e kualitetit- per bankat strategjia me e sukseshme eshte kualiteti.Duke i dhene prioritet kesaj strategjie automatikisht do te sigurohet se shpenzimet do te zvoglohen dhe do te krijohen sherbime tjera. Ç’eshte QVE qasja ? QVE – eshte nje qasje sistematike drejt menaxhmentiti kualitativ. Pra QVE eshte nje program i plote i kualitetit dhe perfshin ne vete te gjitha operacionet e bankes si dhe metodologjine per zgjidhjen e problemeve. Ekzistojne 3 komponente kryesore te QVE-s : a) kostoja e kualitetit, b) organizimi i kualitetit dhe c) kualiteti i sherbimeve per klientet. Kostoja e kualitetit-ekzistojne dy lloje te kostos se kualitetit;kostoja “e mire” dhe kostoja “e keqe”.Kostoja e keqe ka te beje me kryerjen e puneve ne menyre te gabueshme dhe te serishme, inspektimi dhe korrigjimi i defekteve etj.Shpenzimet e mira paraqesin shumen qe eshte shpenzuar per tu siguruar se shpenzimet e ofruara jane ne pajtim me kerkesat e klienteve. Organizimi per kualitet-gjate organizimit per kualitet duhet pasur parasysh 3 nivele te organizimit: a) strukturen organizative te bankes, b) infrastrukturen e programit te kualitetit dhe c) strukturen e kualitetit. 31 Struktura organizative-ka te beje me menyren se si eshte e organizuar nje banke, pra a ka ajo strukture vertikale apo horizontale. Infrastruktura e QVE –perfshine formimin e ekipeve te specializuara te menaxhereve per te krijuar kualitet dhe satisfaksion per klientet. Struktura e kualitetit- perfshine tere banken dhe ne te inkuadrohen te gjithe per te hartuar programin per perparimin e kualitetit dhe sherbimit per klientet. Kualiteti i sherbimeve per klientet-perfishne kujdesin e vazhdueshem dhe te tersishem per permiresimin e produkteve dhe sherbimeve kualitative per klientet. Strategjia e sherbimeve-nevojitet per dy arsye: a) per ti parashikuar ndryshimet ne treg dhe b) per t’iu pershtatur krizes. Strategjine e sherbimeve e perbejne; a) hulumtimi i tregut, b) qellimi afarist dhe c) vlerat e bankes- qe kan te bjene me kuturen e te punsuarve dhe gadishmerin e tyre per te zbatuar kualitetin. Sipas Valerie Zeithamt jane pese karakteristka te sherbimeve kualitative: a) besueshmeria-mbajtja e premtimeve te dhena per sherbime, b) pergjegjesia-parapergaditja dhe deshura per ti kryer sherbimet ne menyre te shpejte dhe efikase, c) siguria-kompetenca e miresjelljes, d) kujdesi-interesimi per klientet dhe e) pershtypja-siq jane mjetet ndihmese, miresjellja e personelit. Per tu arritur kualiteti ne afarizmin bankar duhet te plotesohen keto kushte: a) pranimi i palekunder i orjentimit drejt kualitetit nga ana e te gjithe te punesuarve, b) perqendrimi ne klient, c) rialokacioni i resurseve, d) percjellja e perhershme e kerkesave te klienteve , e) gadishmeria per te pranuar efektet e ndryshimet dhe f) sistemi per veshtrimin e efikasitetit dhe shperblimin e personelit Arritja e afarizmit me vlere kualitative mund te behet me 10 hapa: organizimi,pergaditja,te mbledhurit e shenimeve,analiza,ekipet per krijim e 32 vleres,planet e aksioneve,zbatimi,veshtrimi,shperblimet dhe mirenjohjet dhe vazhdimi i proqesit. VII. Marketingu financiar dhe menaxhmenti i financave te bankave afariste Marketingu financiar-duhet te niset nga funksioni i parase dhe i kapitalit duke u bere pjese integrale e funksionit te teresishem financiar dhe politikes zhvillimore ne sistemin bankar,modernizimit dhe efikasitetit. Marketingu bankar- paraqet nje qasje moderne ndaj afarizmit te bankes sipas modelit te tregut,si institucion financiar per financimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes se ndermarrjeve.Qellimi kryesor i marketingut bankar eshte perparimi i vazhdueshem i funksionit depozitar te bankes me qellim te rritjes se potencialit kreditor. Formulimi i strategjise se marketingut sipas struktures organizative perfshine keto segmente: a) grumbullimi i mjeteve te ekonomise(funksioni depozitar) b) plasmani i mjeteve ne ekonomi(funksioni kreditor), c) afarizmi me boten e jashtme(funksioni devizor) dhe d) afarizmi me popullsine( funksioni depozitar dhe kreditor) Qellimet e marketingut te bankes jane: a) rritja e fitimit te bankes afariste, b) investimi ne rritjen e bankes, c) rritja e kvantumit te depozitave te bankes afariste, d) racionalizimi i plasmaneve kreditore, e) ngritja e imazhit te bankes, f) zgjerimi i tregut te bankes afariste, g) prezantimi nderkombetar i bankes afariste, h) ekspansioni i asortimentit te produkteve dhe sherbimeve bankare, i) zgjerimi i rrjetit te filialave, j) ndertimi i qendrave te reja te fitimit te bankes ne krahasim me konkurrencen. Forcat e ndryshimit-me perparimin e telekomunikacionit,te informimit dhe te teknologjise, me shfaqjen e marketingut te drejtperdrejte dhe teknikave per hulumtimin e tregut,derregullimi,normave fluktuive te kamates,tregjeve me te nderlikuara financiare u shfaq nevoja per kryerjen e sherbimeve ne menyre efikase dhe me qmim me te ulet. Porteri thekson se ekzistojne 5 forca kryesore te cilat e percaktojne fitimin e nje veprimtarie: 33 a) rreziku nga hyrjet e reja ne ate veprimtari, b) rreziku nga zevendesimi i produkteve, c) forca negociatore e furnizuesve, d) forca negociatore e bleresve dhe e) intenziteti i rivalitetit. Gjashte hapat kyqe ne procesin e ndërrimeve strategjike jane: a) krijimi i mendimit te ri dinamik,inovativ,te orjentuar drejt ndryshimeve, b) duhet te krijohet vizioni strategjik me ane te udheheqjes se drejt, c) duhet arritur marrveshja e pergjithshme mbi ate se ne qfare afarizmi eshte banka aktualisht dhe si duhet definuar ate afarizem, d) planifikimi strategjik vjetor duhet te ngritet ne nje shkalle me te larte, e) fokusi strategjik duhet te orjentohet drejt udheheqjes ne te gjitha nivelet, f) kultura ekzistuese e bankes duhet ti nenshtrohet nje analize te thelle. Planifikimi strategjik-çeles per eksistence-planifikimi strategjik eshte qeles per ekzistence ngase ndihmon te planifikohet e ardhmja ne menyre qe banka te mbijetoj si organizat e pavarur. Qellimi i planifikimit strategjik- eshte inkuadrimi i plote i udheheqjes dhe i keshillit drejtues ne planifikimin e ardhmerise se bankes afariste. Komponentet me te rendesishem ne planifikimin strategjik te bakave afariste jane: a) analiza e situates, b) perpilimi i projektiti te misionit te bankes afariste, c) percaktimi i synimeve dhe i objektivave organizative, d) propozimi i strategjive per arritjen e synimeve dhe te objektivave te percaktuara me pare, e) identifikimi i aksioneve dhe i hapave per ekzekutimin e strategjive te ndryshme, f) emrimi i individeve te cilet do ti zbatojne planet e aksioneve, g) caktimi i afateve te fundit per komletim te planeve te ndryshme te aksioneve dhe h) veshtrimi dhe revizionimi i komponenteve te planit. Percaktimi i objektivave dhe synimeve-duhet te orjentohemi ne ato synime dhe objektiva qe jane me prioritare.Synimet dhe objektivat ndahen ne 3 kategori: a) financiare, 34 b) menaxheriale dhe c) te tregut. Analiza e situates-eshte nje hulumtim i thuket i tere veprimtarise se bankes afariste dhe te karakteristikave te saj,te problemeve si dhe te mundesive.Analiza e situates paraqetkomponentin me te rendesishem ne procesin e planifikimit strategjik. Rritja e rendesise se tregut per bankat afariste eshte rezultat i ndikimit te forcave te ndryshme si: konkurrenca,tekonologjia,legjislacioni et. Teknologjia-ndikon ne rritjen e gjasave te bankave afariste per te mbijetuar. Ndikimi rregullator-forca e fundit qe ndikon ne bankat afariste eshte problemi i rregullimit nga ana e qeverise dhe legjislacionit. Caktimi i qmimeve per produkte dhe sherbime-strategjia per percaktimin e qmimeve varet nga perceptimet e klienteve per produktet dhe sherbimet e caktuara.Gjithashtu aftesia per ti paguar provizionet dhe shpenzimet ndikon gjithmon ne strategjin e qmimeve. Promovimi dhe imazhi publik-bankat zakonisht perdorin televizionin dhe mediumet tjera per promovimin e tyre ne publik.
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...